11 shtatori, dita me e zeze ne historine amerikane
BEQIR SINA, Nju Jork
shtatori perkujtimor 2007
Lufta kundra terrorisimit, vjen direkt pas luftes se I, II dhe Luftes se Ftohte, ku edhe ra perdja e eger komuniste. Ne kete lufte moren e marrin pjese edhe shqiptaret. Merr pjesee gjithe Shqiperia dhe Kosova.
Deda Dedvukaj : Djali i xhaxhait te Simon Dedvukaj njera prej tre viktimave shqiptare qe humben jeten me 11 shtator, shkruan me rastin e 9-11
U mbushen 6- pa ty Simon Marash Dedvukaj. Nuk mund t'ju largojme nga mendja e zemra deri sa te jetojme ne kete bote. Familja vazhdon jeten me bashkime, festa e martesa, por, ty nuk shofim me ne mesin tone. Te kujtojme ne dasma e festa, ne veēanti tani qe u martua Michael me Jacklyn Gjelajn. T'i kishe vendin aty, si dasmor i nuses, por nuk te pame fizikisht ne mesin tone.Kishin ardhur miq, kumbare e shume dashamire dhe gjithe familja, nipa e mbesa. Te gjithe e ndejne mungesen tende, por nuk goxonim t'a japim veten, megjithese ndonjehere e leshonim ndonje pike loti pa dashje, e ne veēanti Nena Vitore.
Simon, per hirin tend nuk u vesh me kostume kombetare as Misheal as nusja e tij ai qe kishe keto rroba kur u martove. Ne te ruajme ne kujtese qe nga ajo dite e 8- tetorit 2000-es, ne Easteood Manor. Per festen e Shen Gjonit u bashkua e gjithe familja, miq e kumbare e dashamire te shumte. Here pas here te shikonim ne fotografi, por ti me ne nuk fole. Vazhdonte kenga e dyzeni deri ne oret e mengjesit, shume here edhe zor vetem per te mos merzitur Bacen e Vitoren.
O Simon i dashur.....!
Jeta kalon me gezime e hidherime, por ty Simon do te kujtojme ēdo here ne veēanti ne pervjetorin e 11 shtatorit, do te kujtojme ne si familje, por edhe i gjithe komuniteti shqiptar do te perkujtoje ty Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalajn dhe Rrok Camajn. I perjeteshem qofte kujtimi juaj, bekuar qofte toka u pushojne eshtrat, Mon, Rrok e Simon. Simon i dashur, te kujtojne, Baci Marash, nena Vitore, vellezerit dhe motrat, axhat e kusherinjet e Malcise dhe mbare populli shqiptare. Pushofshi ne Paqe.

Ne Bruklin nje grup femijesh dhe prinder shqiptare iu bashkengjiten marshit perkujtimore .
Qyetare nga nje mini lagje e Bruklinit ne Nju Jork, zhvilluan dje ne perkujtim te gjashte vjetorit te sulmeve terroriste te 11 shtatorit, nje marsh neper rruget e Bruklinit. Marshi ishte i gjate rreth 5 kilometra, dhe u mbyll ne nje prememorje te ngritur ne fasaden e nje stadiumi.
Lėvizja:"Atdheu na Bashkon " organizoi tubim pėrkujtimor:
* * *
6 vjet pas 11 shtatorit, zyrtarėt amerikanė besojnė se Al Kaida pėrbėn kėrcėnim
![]() |
| 11 shtator 2001 |
Zėri i Amerikės
11-09-2007 Amerika sot pėrkujton 6-vjetorin e sulmeve terroriste
tė 11 shtatorit tė vitit 2001, me ceremoni qė do tė zhvillohen nė Nju Jork dhe
Uashington.
Presidenti Bush, Zėvendės Presidenti Ēejni dhe Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs, do tė mbajnė njė minutė heshtje nė oborrin e Shtėpisė sė Bardhė. Nė Nju Jork, punėtorėt e shpėtimit dhe familjarė tė viktimave do tė lexojnė emrat e 2 750 viktimave tė vrarė nė Nju Jork.
Sipas njoftimete, hartuesi i sulmeve, udhėheqėsi i al-Kaidės Osama bin Laden, do tė publikojė njė vidio-kasetė tė re me rastin e kėtij pėrvjetori. Njė faqen kompjuterike islamike thuhej se bin Ladeni do tė bėjė tė njohur dėshirėn e fundit tė njėrit prej vetėvrasėsve mė 11 shtator.
Gjashtė vjet pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit nė Shtetet e Bashkuara, zyrtarė tė administratės sė Presidentit Bush thanė se grupet ekstremiste islamike, dhe veēanėrisht al-Kaida, vazhdojnė tė jenė kėrcėnim pėr Shtetet e Bashkuara. Korrespondentja e Zėrit tė Amerikės, raporton nga Kongresi ku zyrtarėt dėshmuan pėrpara njė komisioni tė Senatit.
Drejtori pėr Sigurimin Kombėtar, Majkėll Ēertoff, nė njė paraqitje pėrpara Komisioneve tė Senatit pėr Sigurimin Kombėtar dhe tė Marrėdhėnieve Qeveritare, dha njė vlerėsim tė fundit mbi kėrcėnimet qė paraqesin grupet radikale islamike.
Ata ende pėrpiqen tė ndėrmarrin sulme mbi Shtetet e Bashkuara, mundėsisht nė territorin e saj, dhe nė qoftė se jo, kundėr pikave strategjitke amerikane gjetkė. Unė mendoj se ata janė duke parė dy mundėsi, tė pėrgatisin operativė tė cilėt tė mund tė ndėrmarrin sulme nga vende tė tjera tė botės, dhe gjithashtu, ata janė duke shpresuar ti radikalizojnė ata brenda kėtij vendi.
Drejtori i Zbulimit Kombėtar, Majkėll Mekonell tha se al-Kaida ėshtė fuqizuar, pavarėsisht pėrpjekjeve tė Shtetet e Bashkuara pėr tė shkatėrruar kėtė rrjet terrorist.
Fakti se ata janė strehuar nė zonat fisnore midis Afganistanit dhe Pakistanit, i ka dhėnė mundėsi tė ambientohen dhe tė pėrfitojnė me strehim, dhe me udhėheqėsit e pėrkushtuar, ata kanė rikrijuar lidhjet ndėrmjetėse. Por ata nuk kane nje numer te madh rekrutėsh pėr tė ndėrmarrė akte qė ata do tė donin tė kryenin.
Dėshima u bė vetėm pak ditė mbasi udhėheqėsi i al-Kaidės u paraqit nė njė video-kasetė nė prag tė 6-vjetorit tė sulmeve terroriste mbi Qendrėn Botėrore tė Tregėtisė dhe ne Pentagon.
Drejtori i Zbulimit Kombėtar, Mekonell tha se video-kaseta u analizua, por ai nuk beson se Bin Ladeni ishte duke thėnė ndonjė mesazh specifik pėr pasuesit e tij.
Deri tani, ne nuk mendojmė se ky ėshtė njė sinjal. Ai e ka bėrė kėtė vazhdimisht.,- tha ai.
Zoti Mekonell tha se kėrkimet pėr Osama bin Ladenin dhe pėr zėvendėsin e tij, Ajman al-Zavahiri vazhdojnė tė jenė pėrparėsi pėr Shtetet e Bashkuara dhe burime tė konsiderueshme janė vėnė nė dispozicion tė kėrkimit.
Drejtori i FBI-sė, Robert Muller i tha Komisionit tė Senatit se agjencia e tij ėshtė duke punuar kundėr pėrpjekjeve tė grupeve radikale pėr tė rekrutuar pėrkrahės nė Shtetet e Bashkuara.
Ne kemi individė nė Shtetet e Bashkuara, tė cilėt janė besnikė tė kėsaj ideologjie, tė ideologjisė ekstremiste dhe ne punojmė me homologėt tanė, qė tė kemi mundėsinė ti identifikojmė dhe pas identifikimit, ne pėrcaktojmė se a ka pjesėmarrės tė tjerė kėtu, apo nė vende tė tjera tė botės; ne punojmė ti shkatėrrojmė kėto komplote.
Drejtori i FBI-sė, Muller tha se agjencia e tij ėshtė duke punuar me komunitetin mysliman amerikan, pėr tė gjetur mėnyra pėr tė bėrė tė njohur problemin e radikalizmit.//lk




E hënë 11 shtator 2006 - Ngjarjet e 11 shtatorit do të kujtohen gjatë në historinë e njerëzimit Me rastin e pesëvjetorit të sulmeve terroriste mbi SHBA-të, ku humbën jetën rreth 3 mijë njerëz të pafajshëm nga 90 vende të botës, përfaqësuesit e institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë, kujtojnë atë tragjedi që i ndodhi popullit amerikan si një ngjarje e cila i parapriu luftës së fuqishme kundër terrorizmit global.
Kosova i bashkohet përkujtimit të tragjedisë së 11 shtatorit
2001 në SHBA
Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA
11.09.2006 12:42 ET Prishtinë - Udhëheqësit e institucioneve
të Kosovës, theksuan të hënën se edhe pesë vjet
pas sulmeve terroriste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vazhdojnë
të jenë promotorë dhe mbrojtës të paqes dhe demokracisë
në tërë botën.
Pėrkujtohet 5-vjetori i sulmeve tė 11 shtatorit Sot, nė pėrvjetorin e 5-tė tė sulmeve terroriste tė 11 shtatorit kundėr SHBA-ve, objektet e kultit do t'u bien kėmbanave nė orėn 8.46 tė mėngjesit. Nė qytet do tė mbajė njė minutė heshtje pėr tė pėrkujtuar ēastin kur u godit kulla e parė. Nė vendin ku dikur ngriheshin kullat binjake, tė afėrmit e 2,973 viktimave qė humbėn jetėn gjatė sulmeve, do tė lexojnė pastaj emrat e tyre. Ata do tė ndalen vetėm nė momentin kur avioni i dytė goditi kullėn jugore dhe momentin e shembjes sė dy kullave.Presidenti Bush po merr pjesė nė njė seri ceremonishė pėr tė pėrkujtuar viktimat. Dje, presidenti dhe zonja e parė, Laura Bush, vendosėn kurora nė Kuotėn Zero, siē quhet vendi ku dikur ngriheshin kullat e Qendrės Botėrore tė Tregėtisė. Ndėrtesat 110 katėshe u shembėn kur terroristėt e Al-Kaidės pėrplasėn nė to dy nga avionėt e rrėmbyer prej tyre mė 11 shtator 2001. Bush do tė vizitojė edhe Pentagonin, qė u godit nga njė avion i tretė nė 11 shtator dhe vendin ku ra avioni i katėrt i rrėmbyer, nė Pensilvani. Sot, Presidenti Bush do tė takohet nė Nju Jork me zjarrfikės dhe me policė. Sė bashku me personelin e ndėrhyrjeve tė emergjencės, ai do tė mbajė njė minutė heshtje pikėrisht nė momentet kur 5 vjet mė parė avionėt e rrėmbyer goditėn kullat binjake. Pastaj, Presidenti do tė vizitojė objektet ku u pėrplasėn dy avionėt e tjerė Pentagonin pranė kryeqytetit Uashington dhe njė fushė nė Shanksville tė Pensilvanisė. Nė mbrėmje, Presidenti do tė mbajė njė fjalim drejtuar vendit nga Shtėpia e Bardhė.VOA
Fjalimi javor i kryeministrit Ēeku i kushtohet solidaritetit tė Kosovės me popullin amerikan Nė pesė vjetorin e sulmeve terroriste nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kryeministri Agim Ēeku ka shprehur solidaritetin e Kosovės me popullin amerikan. Gjatė fjalimit javor nė Radio Kosovė, Ēeku deklaroi se pėr ēdo 11 shtator ne ndjehemi amerikanė, kur bota e qyteruar rikonfirmon vullnetin pėr mbrojtjen e vlerave tė lirisė, demokracisė, tolerancės dhe shtetit ligjor.Kryeministri, Agim Ēeku, fjalimin e pėrjavshėm nė Radio Kosovė ia kushtoi 11 Shtatorit, duke theksuar se nė kėtė ditė e tėrė Kosova ėshtė pranė popullit amerikanė. Ai e ka quajtur moment tė rėndė pėrjetimin e sulmit makabėr, por e ka vlerėsuar vendosmėrinė e SHBA-vė pėrballė kėsaj tragjedie.Ajo qė pasoi pas sulmit makabėr, vendosmėria dhe vetėpėrmbajtja me tė cilėn SHBA-tė reaguan, ishte njė demonstrim i shkėlqyer i madhėshtisė sė popullit dhe qeverisė amerikane. Njė nga mėsimet qė kemi kuptuar gjatė kėtyre viteve ėshtė se terrorizmi nis tek mendimi dhe pėrfundon tek akti. Mendimi terrorist ėshtė kėrcėnues
, u shpreh ai Duke folur mė tej pėr terrorizmin I cili afirmon kultin e dhunės, kreu I qeverisė, pėrmendi pėrpjekjet qė bėhen nė parandalimin e shkatėrrimit tė shoqėrive demokratike, marrėdhėnieve ndėrkombėtare e diplomacisė. Me kėtė rast ka rikonfirmuar edhe angazhimin e Kosovės nė kėtė drejtim. Pėr ēdo 11 shtator, bota e qytetruar rikonfirmon vullnetin pėr tė mbrojtur vlerat e lirisė, demokracisė. Tolerancės dhe shtetit ligjor. Edhe Kosova rikonfirmon kėtė duke dėshmuar se ėshtė pjesė e botės sė qytetėruar dhe pjesė e koalicionit tė gjerė kundėr terrorizmit. Ne jemi tė vendosur tė luftojmė tė gjitha fenomenet qė kėrcėnojnė demokracinė, si krimi i organizuar dhe terrorizmi tha ai. Nė emėr tė qeverisė kosovare, Ēeku ka pėrshėndetur edhe angazhimin e qeverisė sė Shqipėrisė nė luftimi e krimit pėrmes angazhimit tė ekspertit amerikan Tom Ridge, ish-sekretar amerikan pėr sigurinė e vendit. Nė shenjė solidariteti me popullin amerikan dhe qeverisė amerikanė edhe vendi ynė ka organizuar njė sėrė aktivitetesh.
Njė muze i vogėl ėshtė homazh pėr 11 shtatorin
11
shtator,
2005
- Pak ditė para se tė
bėhen katėr vjet qė nga 11 shtatori 2001, u hap njė muze i vogėl nė New York, me
fotografi, video dhe relike nga vendi ku u rrėzuan kullat e Qendrės Botėrore tė
Tregėtisė. Fotografi qė ngriti muzeun, u frymėzua nga njė vizitė nė njė tjetėr
muze historik nė Amsterdam. Koleksioni i objekteve tė ekspozuara mbush njė
zbrazėtirė, pasi mund tė duhen tė paktėn pesė vjet tė tjerė qė tė ndėrtohet njė
muze tjetėr i madh kushtuar 11 shtatorit.
Ėshtė njė muze i vogėl, privat nė njė nga lagjet e New Yorkut, i hapur nga fotografi Gary Suson. Zoti Suson shėrbeu si vullnetar pėr nėntė muaj nė vendin ku ranė kullat, duke fotografuar zjarrfikėsit, policėt dhe punėtorė tė tjerė, ndėrsa ata gėrrmonin nė rrėnoja pėr tė nxjerrė trupat e afro 3 mijė viktimave. Pas botimit tė njė libri me kėto imazhe nė vitin 2002, zoti Suson iu rikthye karrierės sė tij si aktor dhe skenarist. Gjatė njė vizite nė Amsterdam, ai pa shtėpinė e viktimės sė Holokaustit, Ana Frankut.
U preka shumė nga ekspozita dhe mendova se duhej tė bėja diēka, pėr tė kujtuar tė rėnėt dhe pėr tu bėrė homazh punonjėsve tė shpėtimit qė punuan aq shumė pėr tė gjetur viktimat.
Kėshtu, ai ngriti Muzeun e vogėl, pėr tė ekspozuar fotografitė e tij, videot e xhiruara nga tė tjerėt dhe objektet nga vendi ku ranė kullat. Disa nga fotografitė e tij janė tė prera sipas objektit tė fotografuar, pėr tė krijuar mė shumė efekt. Ato janė ngjitur mbi gurė tė marra nga pjesa e jashtme, ku nuk u gjetėn trupa njerėzish, pranė paisjeve tė pėrdorura nga zjarrfikėsit. Dhe e gjithė salla ėshtė mbushur me objekte nga ajo zonė, plehra, pllaka, sende tė shkatėrruara, copėra qelqi dhe mermeri.
Doja tė ishte sa mė realiste qė tė ishte e mundur. Doja qė njerėzve tu dukej sikur ishin aty ku u rrėzuan kullat. Mendoj se kjo i bėn njerėzit tė krijojnė njė lidhje, tė ngjashme me atė qė krijova unė me shtėpinė e Ana Frankut nė Amsterdam. Unė doja qė njerėzit tė ndjeheshin, siē u ndjeva unė atje.
I pyetur se ēfarė kishte ndjerė atje, zoti Suson thotė se ishte prekur dhe trishtuar jashtė mase dhe e kishte kuptuar plotėsisht se ēfarė ėshtė e keqja.
Fotografitė e zotit Suson janė krahasuar me ato tė fotografit tė Luftės Civile Matthew Brady. Fotografitė e tij dokumentojnė dhimbjen dhe rraskapitjen e ekipeve tė shpėtimit, vendosmėrinė e tyre. Shumė vetė humbėn vėllezėr, apo baballarė zjarrfikės, kur ranė kullat dhe disa madje nxorrėn edhe trupat e tė afėrmve tė tyre. Por muzeu i ri po tėrheq mė shumė vėmendjen pėr arturinat, sesa pėr pamjet.
Disa kritikė, mes sė cilėve edhe kryetari i Bashkisė Michael Bloomberg e kanė vėnė nė pikėpyetje mėnyrėn sesi i ka marrė zoti Suson objektet nga vendi i tragjedisė. Zoti Suson thotė se asnjė prej kėtyre objekteve nuk u identifikua si pasuri personale e viktimave dhe disa i ishin dhėnė nga zjarrfikėsit, ndėrsa tė tjera ishin gjetur nė plehra. Gary Suson thotė se paratė e siguruara nga biletat do tu jepen gjashtė shoqatave bamirėse, pėrfshirė shoqatėn e familjeve tė 11 shtatorit.
Bota kujton 11
shtatorin 2001