AKTUALITETE 2008
www.ereniku.net

Vistėr lajmesh-marrė nga agjencitė e ndryshme informative shqiptare dhe botėrore.

AKTUALITETE 2008
www.ereniku.net

Vistėr lajmesh-marrė nga agjencitė e ndryshme informative shqiptare dhe botėrore.
Na merni JU, qė tė bėhemi tamam NE.
Shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt
.
/AKurti-Tiranė/

LAJMET
E hėnė, 01 dhjetor, 2008
Neser serish ne shesh
01.12.2008
Mijėra qytetarė nga qytetet tė ndryshme tė Kosovės pritet tė mblidhen nesėr nė Prishtinė pėr tė kundėrshtuar planin gjashtėpikėsh tė propozuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Moon e qė mė pas u miratuar nga organizata.
Protesta do tė zhvillohet nėn moton "Kundėr 6 pikėshit- pėr sovranitet". Organizatat jo qeveritare tė cilat kanė marrė pėrsipėr organizmin e kėsaj proteste, kanė bėrė tė ditur se protestat do tė fillojnė nė orėn 12:00 dhe nisja do tė bėhet nga Biblioteka Kombėtare. Ndėrkohė, Prishtina zyrtare ka kundėrshtuar hapur planin nė fjalė duke e vlerėsuar atė si tė pazbatueshėm. Kundėr kėtij plani ka dalė edhe Tirana zyrtare e cila e ka cilėsuar si njė hap qė ēon drejt ndarjes sė Kosovės.
Deklaratė mė radikale ka ardhur ditė mė parė edhe nga kryetari i parlamentit kosovar, Jakup Krasniqi, i cili u shpreh se nė rast tė tillė, Tirana duhet tė kėrkojė bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn, duke menduar kėshtu pėr krijimin e Shqipėrisė sė Madhe.

HILLARI KLINTON EMĖROHET SEKRETARE SHTETI
Uashington, 1 dhjetor 2008 Koha 17:37
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Barak Obama e ka bėrė publike pėrbėrjen e ekipit tė tij tė sigurisė. (Kosovapress)

NATO nuk ka ndryshuar qėndrimin rreth Marrėveshjes sė Kumanovės
Nė NATO nuk ka gatishmėri qė tė diskutohet pėr mundėsinė e ndryshimit tė Marrėveshjes sė Kumanovės, kanė konfirmuar zyrtarėt e aleancės. Ata thonė se nga mediat janė njoftuar pėr nismat e zyrtarėve serb, pėrfshirė kėtu kryetarin e Serbisė Boris Tadic dhe shefin e shtatmadhorisė Zdravko Ponosh tė cilėt kanė paralajmėruar diskutimet me aleancėn rreth ndryshimeve tė marrėveshjes me tė cilėn pėrfunduan bombardimet e vitit '99. Sido qė tė jetė, zėdhėnėsi i Aleancės James Appathurai deklaroi sot se nė aleancė nuk zhvillohet kurrfarė diskutimi rreth kėsaj nisme e as qė ka ndonjė ndryshim nė qėndrimin e NATO-s pėrsa i pėrket Marrėveshjes sė Kumanovės.
Zyrtarėt e Aleancės gjithashtu thonė se mundėsia e ndryshimit tė Marrėveshjes sė Kumanovės as qė do futet nė agjendėn e takimit nė nivel tė ministrave tė jashtėm qė do fillojė nesėr nė selinė e NATO-s.
Njė diplomat nga vendet anėtare madje konfirmoi se aleatėt e NATO-s as qė kane gatishmėri qė tė marrin parasysh nismėn pėr ndryshim tė Marrėveshjes sė Kumanovės.
"Marrėveshja e Kumanovės funksionon shume mirė, andaj nuk ekziston asnjė arsye pėr ndryshim tė diēkaje qė funksionon si duhet", u shpreh njė diplomat i NATO. /Gjeraqina Tuhina/rtk/

Berisha dhe Thaci u kercenuan me atentat?
01.12.2008
Ekzistojnė dyshime serioze se ka pasur kėrcėniem pėr atentat ndaj kryeministrave tė Kosovės Hashim Thaēi dhe atij tė Shqipėrisė Sali Berisha, gjatė qėndrimit tė tyre nė Shkup. Ja detajet... Ekzistojnė dyshime serioze se ka pasur kėrcėniem pėr atentat ndaj kryeministrave tė Kosovės Hashim Thaēi dhe atij tė Shqipėrisė Sali Berisha, gjatė qėndrimit tė tyre nė Shkup me rastin e shėnimit tė 100 vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit tė gjuhės shqipe, njoftojnė pėr "Lajm" burime nga strukturat policore, tė cilat insistojnė tė mbetet anonime.
Nė polici i demantojnė kėto informacione, por ditėn e qėndrimit tė Thaēit dhe Berishės nė Shkup, gatishmėria e policisė ka qenė nė nivelin mė tė lartė. Burimet tona vlerėsojnė se me realizimin eventual tė kėtij skenari, ėshtė synuar destabilizimi i tre shteteve pėrnjėherė: Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė.
Tani pėr tani nuk dihet nėse cak i kėtyre tentimeve pėr atentat ka qenė edhe kryeministri maqedonas Gruevski. Burimet tona supozojnė se prapa kėtyre kėrcėnimeve me siguri qėndrojnė struktura proserbe. Ata thonė se nuk kanė informacione sa serioze kanė qenė kėrcėnimet, por theksojnė se masa mė tė ėmdha janė ndėrmarrė pėr sigurimin e kryeministrit kosovar Hashim Tha;i, qė mund tė interpretohet si "dėshmi" se ai ka qenė "qėllimi kryesor i atentatorėve".
Mbrėmjen e 22 nėntorit Thaēi, Berisha por edhe kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski pos takimeve qė kanė realizuar nė godinėn e Qeverisė kanė marrė pjesė edhe nė Akademinė solemne pėr tė shėnuar 100 vjetorin e Alfabetit shqip nė Manastir. Ndryshe, ardhja e kryeministrave tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė Shkup mė 22 nėntor po thuaj se qe paralajmėruar njė muaj mė parė nė shėnimin e 100 vjetorit tė Alfabetit shqip. Para dy viteve mediat nė Maqedoni kanė informuar se kryeministri Nikolal Gruevski ėshtė nėn kėrcėnime pėr atentat, mirėpo deri tani nuk ka pasur ndonjė konfirmim zyrtarė tė kėtyre informatave. (Lajm)

THAĒI: EULEX EDHE NĖ VERI OSE DO TĖ SHPALLIM MISION TĖ DISKUTUESHĖM ( I PLOTĖSUAR)
Prishtinė, 1 dhjetor 2008 Koha 14:32
Kryeministri Hashim Thaēi tha se ekziston mbėshtetje e plotė pėr vendosjen e misionit tė EULEX-it nė vend dhe kėrkoi qė ky mision tė shtrijė autoritetin qė ditėn e parė edhe nė veri tė Mitrovicės, sepse nė tė kundėrtėn institucionet e Republikės sė Kosovės do ta shpallin si mision tė diskutueshėm dhe ai do tė jetė i papėlqyeshėm edhe prej popullit tė Kosovės. (Kosovapress)

Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė nxit luftė tė re nė Ballkan

Kėrkesa pėr rishikimin dhe ndryshimin e Marrėveshjes sė Kumanovės paraqet kėrkesė pėr tė mbėshtetur agresionin e ri serb kundėr Kosovės.

Lėshimet qė Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė i bėri klanit ruso-serb, duke miratuar Raportin qė legjitimon shkatėrrimin e sovranitetit tė Republikės sė Kosovės, trimėroi politikėn luftėnxitėse tė Beogradit dhe vuri nė rrezik pėrpjekjet e demokracive perėndimore pėr siguri e paqe nė kėtė pjesė tė Ballkanit Perėndimor.

Dy ditė pas vendimit tė Kėshillit tė Sigurimit lidhur me funksionimin binar tė EULEX-it dhe legjitimimin strukturave komanduese paralele nė Kosovė, Presidenti i Serbisė, Boris Tadiq shpalosi fazėn e dytė tė luftės sė re qė Serbia planifikon tė bėjė nė Kosovė.

Kėrkesa pėr rishikimin dhe ndryshimin e Marrėveshjes sė Kumanovės pėr tėrheqjen e forcave ushtarake dhe tė policisė serbe nga Kosova me qėllim qė tė krijohet “njė mbulesė legjitime” pėr kthimin e aparateve represive serbe nė Kosovė, paraqet kėrkesė pėr tė mbėshtetur agresionin e ri ushtarako-policor serb kundėr Republikės sė Kosovės.

Rreziku me tė cilėn na ballafaqon vendimi i Kėshillit tė Sigurimit imponon njė mobilizim tė gjithanshėm tė shqiptarėve nė Ballkan dhe nė diasporė.

Bashkimi Demokratik Shqiptar thėrret institucionet shtetėrore tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, thėrret forcat politike shqiptare nė Ballkan dhe diasporėn shqiptare qė pėrballė kėtij rreziku tė rreshtojnė veprimtaritė e tyre tė gjithanshme qė nga kjo situatė tė dalim fitimtarė. 

Bashkimi Demokratik Shqiptar u bėn apel tė gjitha shteteve qė nuk e kanė njohur ende pavarėsinė e shtetit tė  Kosovės, e qė janė tė interesuara pėr paqe dhe siguri nė kėtė pjesė tė globit, urgjentisht ta njohin realitetin e ri si masė preventive pėr luftėn e re qė i kanoset Ballkanit Perėndimor.

Njohja e pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės do tė kishte efekte ē’bindėse pėr autoritetet e  Beogradit, tė cilėt, pėr dy dekadat e fundit kanė qenė gjenerator i luftėrave gjenocidale nė kėtė pjesė tė Evropės. 

Bashkimi Demokratik Shqiptar pėrsėrit qėndrimin e vet se vendosja e  EULEX-it duhet tė bėhet nė pėrputhje me vendimet e Bashkimit Evropian dhe nė harmoni tė plotė me aktet themelore tė Shtetit tė Kosovės.

Ēdo pėrpjekje pėr tė  imponuar marrėveshje qė shkon nė kundėrshtim me orientimet e lartpėrmendura ėshtė pėrpjekje pėr tė inkurajuar njė luftė tė re nė Ballkan me pėrmasa shumė mė tė mėdha se luftėrat paraprake..../kumtesë e leshuar dje nga:

Qendra pėr Informim
Bashkimi Demokratik Shqiptar
30 nėntor 2008

Virusi HIV/AIDS rrezikon tė pėrhapet edhe mė shumė nė Kosovė
01.12.2008 12:46 ET Prishtinė
Edhe pse Kosova konsiderohet si vend me shkallė tė ultė tė tė infektuarve me sėmundjen apo "Murtajėn e shekullit", megjithatė ėshtė nė njė rrezik tė shtimit tė numrit tė tė infektuarve mė virusin HIV/IADS, pėr shkak gjendjes jo tė mirė ekonomike e sociale nė vend, vlerėsojnė zyrtarėt shėndetėsorė. (KosovaLive)

Topi lejon 27 qytetarė tė braktisin shtetėsinė shqiptare
Presidenti i Republikės s ė Shqipėrisė, Bamir Topi ka dekretuar braktisjen e shtetėsisė pėr 27 qytetarė shqiptarė.
E hėnė, 01 Dhjetor 2008 09:16
Burime zyrtare nga Presidenca thanė pėr agjencinė e lajmeve NOA se lejimi i 27 shtetasve pėr tė braktisur shtetėsinė shqiptare, u bė me kėrkesėn e tyre.
Presidenca sqaroi se dekreti pėr lejim lėnie shtetėsie u bė nė mbėshtetje tė nenit 92, pika "c", tė Kushtetutės, tė neneve 15, 19 dhe 20 tė ligjit nr. 8389, datė 05.08.1998, "Pėr shtetėsinė shqiptare", bazuar edhe nė propozimin e ministrit tė Brendshėm.
Nga fillimi i kėtij viti, presidenti Topi ka lejuar gjithsej 508 persona qė tė braktisin shtetėsinė shqiptare. Ndėrsa po gjatė kėtij viti qė po mbyllet, ka dhėnė shtetėsinė shqiptare pėr 57 shtetas tė tjerė, kryesisht tė huaj qė jetojnė nė Shqipėri prej vitesh. /NoA/

Negociator i ri pėr bisedimet mbi emrin
Negociator i ardhshėm nė bisedimet mes Athinės dhe Shkupit do tė jetė ambasadori i Maqedonisė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Zoran Jolevski. E hėnė, 01 Dhjetor 2008 10:38
Jolevski zėvendėson ambasadorin, Nikolla Dimitrov tė cilin kohė mė parė e shkarkoi nga kjo detyrė presidenti maqedonas, Branko Cėrvenkovski. Me kėrkesė tė negociatorit tė ri nė bisedimet e ardhshme do tė vazhdojnė tė marin pjesė edhe dy bashkėbiseduesit e deritashėm, Nikolla Dimitrov dhe Martin Protugjer. Qeveria maqedonase, gjatė ditės sė Hėnė pėr kėtė do tė njoftojė edhe ndėrmjetėsin ndėrkombėtar nė bisedimet Athinė- Shkup pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, Matthew Nimetz. /bbc/

...informacione tė hapura:

Thaēi: EULEX qė nė ditėn e parė duhet ta shtrijė autoritetin edhe nė veri tė Mitrovicės
Kryeministri Hashim Thaēi ka bėrė tė ditur se vendosja e EULEX-it do tė fillojė me 9 dhjetor, ndėrsa kėrkoi qė ky mision tė vendoset fillimisht nė veri tė vendit. Ndėrkohė Karen Limdal, zėdhėnėse e kėtij misioni, tha pėr Radio Kosovėn se nesėr do tė fillojė vendosja e kapaciteteve tė para operacionale, ndėrsa pas disa ditėsh do tė bėhet plotėsimi i tyre. Sipas saj shtrirja e plotė e EULEX-it do tė bėhet deri nė fund tė dimrit. Nesėr mė 2 dhjetor, EULEX-i do tė fillojė shenjat e para tė vendosjes, por jo nė gjithė territorin e Kosovės, siē ishte paralajmėruar me miratimin e njė Plani tė Veprimit, kohė mė parė nga Bashkimi Evropian. Njė zėdhėnėse e kėtij misioni Karen Limdal tha pėr Radio Kosovėn se nesėr do tė fillojė vendosja e kapaciteteve tė para operacionale tė EULEX-it, ndėrsa pėr pak ditė do tė bėhet plotėsimi i tij.
Ndėrkaq, kryeministri Hashim Thaēi tha se ekziston mbėshtetje e plotė pėr vendosjen e misionit tė EULEX-it nė vend, por theksoi se ky mision duhet tė shtrijė autoritetin qė ditėn e parė edhe nė veri tė Mitrovicės, sepse nė tė kundėrtėn institucionet e Republikės sė Kosovės do ta shpallin si mision tė diskutueshėm dhe ai do tė jetė i papėlqyeshėm edhe pėr popullin e Kosovės. Hashim Thaēi bėri tė ditur sot se EULEX-i do ta fillojė misionin me 9 dhjetor.
"Nėse EULX-i nuk fillon instalimin qė ditėn e parė, atėherė dua tė them qė kėtij misioni i humb kuptimi. Institucionet e Republikės sė Kosovės do tė kenė qėndrim shumė kritik dhe mėnyra e tė vėzhguarit tė situatės apo e sjelljes oportune do tė jetė e papranueshme pėr institucionet dhe popullin e Kosovės", ka thėnė Thaēi.
Kryeministri tha se ėshtė i vetėdijshėm pėr situatėn mjaft komplekse nė veri, pėr shkak tė funksionimit tė strukturave paralele serbe. Por, ai e cilėson tė papranueshme tolerimin e kėsaj gjendje atje.
"Natyrisht se EULX-i nuk do ta ketė rrugėn e shtruar me lule nė veri. Por kjo gjendje ėshtė krijuar pėr shkak tė kushteve dhe rrethanave edhe tė tolerimit tė strukturave paralele, strukturave jo-legjitime dhe ruajtje sė gjendjes sė status-quo-s. Por vazhdimi i kėsaj gjendje ėshtė i patolerueshėm", ka theksuar kryeministri Thaēi.
Sipas kryeministrit Thaēi, institucionet e Republikės sė Kosovės kanė potencial dhe janė tė pėrkushtuara pėr vendosjen e rendit dhe ligjit edhe vėri.
Nga ana tjetėr, Karen Limdal, zėdhėnėse e kėtij misioni, tha pėr Radio Kosovėn se nesėr do tė fillojė vendosja e kapaciteteve tė para operacionale, ndėrsa pas disa ditėve do tė bėhet plotėsimi i tyre.
"Nesėr, me 2 dhjetor, ne do tė ruajmė atė qė ne e quajmė "nisje tė kapacitetit operacional". Pas pak ditėsh ne do tė jemi operacional me misionin e EULEX-it. Kjo ėshtė pėrkrahur nga vendet anėtare tė BE-sė dhe ėshtė thėnė qartė edhe nė Deklaratėn e presidencės sė radhės, Francės", ka thėnė zėdhėnėsja Limdal.
Ajo tha se shtrirja e plotė e EULEX-it do tė bėhet deri nė fund tė dimrit.
"Siē do tė shihni, anėtarėt e misionit EULEX do tė fillojnė tė zbatojnė mandatin e tyre. Kjo nėnkupton qė zyrtarė tė policisė, zyrtarė tė doganave, gjyqtarė dhe prokurorė do tė fillojnė tė punojnė, por siē thashė mė herėt, tash pėr tash jemi nė fillim tė kapacitetit operacional. Ndėrsa shtrija e plotė e EULX-it do tė bėhet deri nė fund tė dimrit", ka sqaruar zėdhėnėsja Limdal.
Funksionimi i rendit dhe ligjit janė nė mandatin e EULEX-it, i cili duket se nuk do ta ketė punėn e lehtė. Pritet tė shihet funksionimi i kėtij misioni nė terren. Sipas raportit tė Ban Ki Munit, policia, doganat dhe gjykatat nėpėr vendbanimet serbe do t'i pėrgjigjen UNMIK-ut, ndėrsa EULEX-i do tė bashkėpunojė me udhėheqjen shqiptare nė pjesėt e tjera tė Kosovės./rtk/

Daci: Zonės ajrore 25 kilometėrshe duhet ti shtohet edhe ajo tokėsore
Kryetari i LDD-sė Nexhat Daci tha nė takimin e rregullt tė kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, se, reagimet institucionale tė Kosovės janė tejet tė dobėta dhe tė liga, dhe si pasojė e kėsaj po mbėshtetėn kėrkesat e Beogradit nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė. Dhe tani e kemi kėrkesėn e Beogradit pėr ndryshimin e marrėveshjes sė Kumanovės, ku pėr LDD-nė jo vetėm qė duhet tė respektohet vija ajrore 25 kilometėrshe, por duhet ti shtohet edhe ajo tokėsore.
"Kėta muajt e fundit po pėsojmė goditje dhe rrėnje tė vazhdueshme si Republikė, falė mosnjohjes sė mjaftueshme tė problemeve nga Institucionet tona. Dhe po tė vazhdojė kjo politikė e koalicionit qeverisės nuk e di se ku do tė jetė fundi, ngase qytetarėt e Kosovės nuk kanė menduar pėr kėto rrėshqitje tė vazhdueshme tė institucioneve", tha kryetari Daci nė takimin e kryesisė sė LDD-sė, i cili me kėtė rast i njohu anėtarėt e kryesisė sė partisė edhe mbi vizitėn e tij nė Republikėn e Shqipėrisė, ku kishte pasur takime me udhėheqėsit mė tė lartė tė shtetit. Kjo vizitė u vlerėsua lartė nga kryesia e LDD-sė, ku shprehėn bindjen se do tė ndikojė nė ndėrtimin e vazhdueshėm tė raporteve tė shkėlqyeshme mes Kosovės dhe Shqipėrisė.
Lidhur me aktivitetin e Grupit Parlamentar tė LDD-sė i njohu tė pranishmit shefi i kėtij grupi mr. Lulzim Zeneli, i cili u shpreh se Institucionet e Kosovės nuk po respektojnė Kushtetutėn e Kosovės dhe nuk po demonstrojnė sjellje serioze, nė raport me ēėshtje qė kanė pėr qėllim zhvillimin mė tė shpejt tė Kosovės. Kėto komente Zeneli i bėrė pas shtyrjes sė interpelancė sė ministrit tė shėndetėsisė nga ana e kuvendit tė thirru nga GPLDD-sė, njofton Zyra pėr informim pranė LDD-sė. /rtk/

Baliq kritikon institucionet e Kosovės pėr "situatėn brengosėse tė krijuar nė vend"
Zyrtarė tė Partisė pėr Veprim Demokratik (SDA) tė boshnjakėve tė Kosovės, adresuan sot njė varg kritikash ndaj Qeverisė dhe Parlamentit tė Kosovės, pėr siē thanė situatėn brengosėse tė krijuar nė vend. Kryetari i SDA-sė, Numan Baliq, kėrkoi nga institucionet e Kosovės tė arrijnė konsensus partiak, tė kthejnė besimin e popullit dhe tė forcojnė bashkėpunimin me miqtė e Kosovės.
Ai po ashtu kėrkoi shtrirjen efektive tė EULEX- it nė gjithė Kosovėn. I gjithė cikli i zhvillimeve tė fundit politike, nė rrafshin vendor dhe ndėrkombėtare, qė pėr kryefjalė kishte Kosovėn, pėr Partinė e Veprimit Demokratik tė boshnjakėve (SDA), paraqet njė dėshtim dhe pasqyrė jo tė mirė pėr lidershipin dhe institucionet e vendit tonė.
Sipas kryetarit tė kėtij subjekti politik, Numan Baliq, do tė ishte mė mirė qė pas zhvillimeve tė fundit nė Kėshillin e Sigurimit pėr Kosovėn, kryeministri, Hashim Thaēi tė arrinte njė konsensus politik brenda vendit pėr tė dalė nga kjo gjendje aspak e pėlqyer, sesa tė merrej me deklarata tė porositura nėpėr mediume.
"Nė kėtė mėnyrė kanė dėshtuar edhe udhėheqėsit e Kuvendit edhe tė Qeverisė dhe patjetėr qė duhet tė japin llogari dhe shpjegim se pse ka ndodhur kėshtu. Jo duke vizituar mjedise tė ndryshme, ose intervista nėpėr televizione tė porositura, por tė bėjnė atė ēfarė ėshtė e nevojshme", ka thėnė Baliq.
"I gjithė opinioni botėror ėshtė njoftuar, mė vjen keq qė kryeministri nuk ėshtė i informuar. Jo vetėm plani i Ban Ki Mun-it edhe mandati i rezolutės 1244 edhe fakti qė do tė jemi brenda Kėshillit tė Sigurimit tė OKB- sė, por edhe fakti qė ēėshtja e statusit do tė jetė e hapur, ose Kombet e Bashkuara do tė jenė neutral ndaj statusit, pra tė gjitha kėto fakte qė janė mjaftė shqetėsuese, aspak tė lehta ose tė thjeshta", ka thėnė Baliq duke komentuar deklaratat e djeshme tė kryeministri Thaēi se kinse "Plani gjashtė pikėsh i OKB - sė ka vdekur pėr Kosovėn".
Baliq nė fund kėrkoi nga Kuvendi i Kosovės, qė tė zgjidhet sa mė shpejtė ēėshtja e deputetit, Sabit Rrahmani, e cila sipas tij ka ngrirė fatin e njė grupi parlamentar./rtk/

Gjermania nuk planifikon t'i ndalė ndihmat Kosovės
Gjermania e ka kritikuar Kosovėn pėr paraburgimin e tre agjentėve gjermanė, por tha se nuk planifikon t'i ndalė ndihmat pėr shtetin e ri tė Ballkanit.
Agjencia DPA e transmeton zėvendėsin e zėdhėnėsit tė qeverisė, Thomas Steg, tė ketė thėnė nė Berlin se Gjermania ka interes pėr stabilitetin e rajonit dhe tė Kosovės, dhe se nuk e shqyrton "reduktimin e ndihmave si kundėrmasė".
Por Steg shtoi se "ėshtė e zakonshme tė rishqyrtohet ndihma pas njė periudhe tė caktuar".
Qeveria "fuqishėm" e mirėpret lirimin e tre shtetasve gjermanė tė moshės prej 41 deri 47 vjeē, qė punonin pėr shėrbimin e kundėrzbulimit BND, tha Steg, pėr tė shtuar se akuzat kundėr tyre kanė qenė "tė pabaza".
Kosova tha se ata u arrestuan mė 17 nėntor nėn dyshimin se kanė hedhur bombė nė ndėrtesėn e Zyrės Civile Ndėrkombėtare nė Prishtinė./rtk/

Arkivi: lajmeve