HIRI I BEKIM FEHMIUT HIDHET NĖ LUMBARDHIntervista:
Salihu: Bekimi u tėrhoq pėr shkak tė Kosovės
Milazim Salihu
20.06.2010
Bekim Bislimi
Bekim Fehmiu, prej viteve 89-90, ishte te grevat e minatorėve, ėshtė solidarizuar,
ka qenė nė Prishtinė, nė kafenetė e Pallatit tė Rinisė... Nga skena ėshtė tėrhequr
pėr shkak tė ēėshtjes sė popullit tė vet, qė po torturohej, thotė miku i tij,
Milazim Salihu, xhirues filmik.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Salihu, si e keni pritur lajmin pėr vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu?
MILAZIM SALIHU
Rėndė, pabesueshėm
Isha nė Kinemanė ABC, para se tė ik nė shtėpi, dėgjova nga
mediat, mu duk si ėndėrr dhe menjėherė mora nė telefon familjarėt nė Prishtinė,
familjarėt dhe profesorin Fatmir Fehmiu. Bisedoj me tė, ai nuk dinte asgjė dhe
e pyes a je dėgjuar me Bekimin, se zakonsiht nė qershor tė gjithė e prisnim,
si ne nė Kinemanė ABC, si familjarėt.
Mė 1 qershor ka pasur ditėlindjen, 74 vjeē, jemi dėgjuar, ai ska dashur urime
kurrė, por jemi pėrkujtuar
Ai (Fatmiri) tha qė janė dėgjuar dje dhe si zakonisht
e presim kėto ditė, por nuk tregon ditėn kur
Unė e mbylla telefonin dhe insistoj ta marr nė Beograd. Nė Beograd lidhja e
zėnė dhe pas 3-4 minutave lirohet dhe paraqitet bashkėshortja, Branka Petriq,
nė vaj: Milazim, na la Bekimi.
Unė i thashė - si ėshtė e mundur, askush nuk di asgjė... Unė dėgjova nga lajmet,
por ajo tha se ėshtė e vėrtetė dhe se para 40 minutash ka bėrė vetėvrasje. Pata
fuqinė ta lus qė ti lajmėrojė familjarėt nė Prishtinė, sepse nuk dinė asgjė.
Pas 10-15 minutave u pėrhap lajmi, edhe familjarėt e kuptuan se Bekimi na la.
Vėshtirė, por zgjidhja ka qenė e tij. Si gjithmonė, pėr ēdo gjė qė ka zgjedhur
Bekimi, pėr jetėn e vet, pėr aktrimet, pėr rolet, edhe kėtė e ka bėrė nė suaza
tė rolit jetėsor.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ju jeni drejtor i Kompanisė Genci, e cila menaxhon Kinemanė ABC nė Prishtinė.
Pak mė herėt thatė se viteve tė fundit, gjatė muajve tė verės, aktori Fehmiu
ka qėndruar nė Kosovė dhe kryesisht takimet me miqtė i ka zhvilluar nė kėtė
kinema. Si i pėrkujtoni ato ditė?
MILAZIM SALIHU
Bekimi sishte vetėm te kinemaja. Bekimi, prej viteve 89-90 ishte te grevat
e minatorėve, ėshtė solidarizuar; ka qenė nė Prishtinė, nė qendėr, nė ato kafenetė
e Pallatit tė Rinisė, nė ėmbėltorėn Elida, takime, biseda
pas tėrheqjes sė
tij tė fundit, mė 87, kur ėshtė tėrhequr definitivisht, pėr shkak tė arsyeve
tė bėra publike, pėr shkak tė ēėshtjes sė popullit tė vet qė po torturohej.
Prejse ėshtė tėrhequr nga skena teatrore, mė shumė ka ardhur nė Prishtinė dhe
prej atėherė jemi takuar ēdo vit gjatė verės, sepse nė kėto vitet e fundit zakonisht
vinte nė qershor e deri nė fund tė gushtit. Pushimet i pėrfundonte nė Prishtinė
me miq e me dashamirė.
Gjatė kėtyre dhjetė vjetėve, me renovimin e Kinemasė ABC ka qenė ēdo vit pjesė
e kėsaj kinemaje. Tė gjitha takimet, tė gjitha bisedat, gjithė kohėn e lirė
e ka kaluar nė Kinemanė ABC.
Bekimi ka qenė tepėr i madh, tepėr i paarritshėm pėr kėtė komunitet, si artistik,
si politik
Koha do ta tregojė se Bekimi ėshtė i pavdekshėm.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ju keni qenė edhe mik me Bekim Fehmiun. A keni biseduar me tė lidhur me vitet
e vonshme tė jetės sė tij dhe a ka qenė i hapur nė kėtė drejtim?
MILAZIM SALIHU
Bekimi ka qenė i hapur prej lindjes e deri nė ditėn e fundit tė jetės me ēdonjėrin.
Ēdonjėrit, pėr ēka ka dashur tė bisedojė e ta pyesė, ai i ka dhėnė pėrgjigje.
Ka qenė i hapur edhe pėr problemet e viteve 70, viteve 80, me kineastėt, me
Teatrin e Kosovės...
Tė gjitha ato i ka treguar, ua ka treguar miqve, atyre qė kanė qenė tė interesuar
tė dinė se pse Bekim Fehmiu nuk ėshtė prezent nė teatrin tonė, pse nuk ėshtė
prezent nė filmat tanė.
Tė gjithė ata qė kanė biseduar me tė e dinė se Bekim Fehmiu ka qenė i gatshėm
tė punojė, por tė punojė ashtu siē punohet nė botėn e civilizuar, me marrėveshje,
me kontrata, me profesionalizėm. E kėtu nuk e ka gjetur atė bashkėpunim.
Nė vitet e vonshme, pas tėrheqjes, nuk ka dashur mė. Ka pasur lloj-lloj ofertash
edhe prej Shqipėrisė. Bekimi ėshtė zhgėnjyer nė njerėzit tanė e fajtorė janė
njerėzit tanė. Koha do tė tregojė se njerėzit tanė dhe kineastėt tanė janė fajtorė,
sepse nuk kanė qenė pėrgjegjės pėr punėn qė kanė dashur tė bėjnė me Bekimin.
RADIO EVROPA E LIRĖ
A ėshtė kjo arsye pėr tė cilėn Bekim Fehmiu nuk ka xhiruar asnjė film nė gjuhėn
shqipe?
MILAZIM SALIHU
Janė shumė arsye. Profesionalizmi ka munguar te njerėzit tanė. Edhe nė 79-ėn,
edhe nė 80-ėn, nė akademi kur ka ardhur, njėqind herė ėshtė zhgėnjyer nė njerėzit
tanė qė kanė udhėhequr atė akademi.
Njerėzit janė gjallė, mund tė pyeten, pse, qysh, kur
Edhe nė Shqipėri njėjtė, Kujtim Ēashku
me tė gjitha intervenimet e miqve tė
Kujtim Ēashkut, deri te i ndjeri Ibrahim Rugova, kanė insistuar qė ta marrė
njė rol nė filmin e Kujtim Ēashkut Bekim Fehmiu. Ēashku e pranon dhe thotė se
ska pasur mundėsi ta ndryshojė atė qė ka kėrkuar Bekimi...
Pėr atė, Bekimi ska mundur, sepse ai e ka dashur profesionalizmin, i ka dashur
rregullat e botės sė civilizuar. Pėr atė ėshtė Bekim, pėr atė ka luajtur nė
Hollivud, nė Itali dhe gjithkund, sepse i ėshtė ēmuar profesionalizmi dhe niveli.
Te ne nuk e ka gjetur; njerėzit tanė janė ata qė nuk kanė mundur ta ofrojnė
Bekimin. Viteve 90 u shkatėrrua Televizioni i Prishtinės, unė isha atje, humbėm
kohėn dhe le tė bėjmė tani diēka... E kam lutur Bekimin: Bekim a do tė kishe
ardhur me mua tė bėjmė diēka pėr njerėzit tanė tė artit, se tė politikės nuk
na interesojnė, por tė punojmė se jemi pa televizion
Po, tha, gjithkund, por me ty. Kemi shkuar nė Lugano, te varri i Aleksandėr
Mojsiut, me disa miq jemi ulur, kemi biseduar. Nė atė kohė ishte bos i madh
i ashtuquajtur Hajdin Sejdia. Po, tha, unė do ta financoj filmin pėr Aleksandėr
Mojsiun.
E kemi marrė pėrsipėr, kemi ardhur nė Kosovė, kemi biseduar me disa regjisorė,
mos ti cek tashti emrat, dhe asnjėri nuk ka mundur ta kryejė atė punė pėr tė
cilėn jemi marrė vesh.
Edhe Bekimi tha: A u vėrtetove se nuk mund tė punoj kėtu nė Kosovė; a isha i
gatshėm po... Kėto janė tė vėrteta tė gjalla, janė njerėzit gjallė.
E gjithė Kosova kanė qenė miq tė tij; kush ka dashur, ka mundur tė pijė kafe
me tė, tė dialogojė, tė bisedojė, tė interesohet pėr jetėn e tij. Ka qenė i
hapur si me fėmijėn, si me artistin mė tė madh tė Kosovės, si me studentin e
akademisė
RADIO EVROPA E LIRĖ
Jo rrallė nga njerėzit nė Kosovė ėshtė shtruar pyetja se pse Bekim Fehmiu nuk
ka ardhur tė jetojė nė Kosovė. A keni diskutuar ndonjėherė lidhur me kėtė ēėshtje
me mikun tuaj Bekimin?
MILAZIM SALIHU
Po, kemi biseduar. Thoshte se jeton edhe nė Kosovė, familja ėshtė nė Kosovė,
prindėrit janė tė varrosur nė Prizren, njė pjesė e familjes ėshtė nė Prizren,
njė pjesė nė Prishtinė. Ai ēdo vit ishte kėtu.
Unė, thoshte ai, i pėrkas edhe Kosovės, edhe Shqipėrisė, edhe gjithė rruzullit
tokėsor. Familja e tij e ngushtė, dy djemtė i ka nė Amerikė; bashkėshortja,
qė ėshtė aktore, ėshtė ende nė Beograd.
Adresė ka pasur nė Beograd, por ka jetuar edhe nė Kosovė, edhe nė Shqipėri,
edhe nė Evropė. Ku ka qenė e nevojshme, Bekimi ka qenė prezent.
RADIO EVROPA E LIRĖ
A ka ndonjė episod me aktorin Fehmiu qė juve ju mbetet nė kujtesė si diēka e
pashlyeshme?
MILAZIM SALIHU
Po, ishte tranzicioni nė Kosovė, Kosova e shkatėrruar, fillimi i luftėrave nė
Bosnjė, Shqipėria e dalė nga njė sistem
por, nuk kishim shtet.
Kam pasur rast dhe fat nė njė udhėtim nė Itali, nė Aeroportin e Milanos, na
prisnin disa miq pėr disa takime me punė nė Zvicėr, por ishim nė udhėtim nga
Italia
Bekimi e dha pasaportėn, policia e detyroi tė heqė kapelėn, ai e hoqi kapelėn
dhe u ngritėn policia, dogana, u bllokua Aeroporti i Milanos pėr gjysmė ore
pėr tė pirė kafe doganierėt, policėt me Bekim Fehmiun.
Unė, pėr herė tė parė, pėrjetova diēka tė papėrjetueshme. Unė, si shqiptar i
vogėl, pas Bekimit, e pyes se ēfarė po ndodh, a ėshtė e mundur
Unė e dija se
kush ėshtė Bekim Fehmiu, por se e njeh polici, doganieri dhe ēmohet aq shumė,
kurse ne e injorojmė njeriun tonė aty e kuptova. Kjo ėshtė e vėrteta pėr mikun
tim dhe tė tė gjithė shqiptarėve Bekim Fehmiun.
* * *
Lexoni edhe kėto:
Uliksi dhe Hedoni pėr Bekimin - heshtja si protestė
Kolosi i kinematografisė
Ėshtė ndarė nga fjalėt qė pėr aktorin janė mė tė fuqishmet dhe mjeti mė i mirė. Ėshtė ndarė prej tyre dhe i ka shndėrruar nė heshtje, nė protestė, me ērast Hamleti do tė thoshte... 'Ka mbetur heshtja', thotė Uliksi, i biri i legjendės sė filmit, Bekim Fehmiu. Ndėrkaq, i biri mė i ri, Hedoni, ka deklaruar se dėshira e babait tė tij ishte qė Lumbardhi i Prizrenit tė jetė varri i tij
Uliks
Fehmiu: Emrat qė flasin
Qė tė flas pėr babanė tim, Bekimin, sė pari do tė duhet tė flas pėr gjyshin
tim, Ibrahimin, i cili ka lindur mė 1892 nė Gjakovė, nė njė familje tregtare
dhe arsimore. Shkollėn Normale dhe Medresenė e kishte kryer nė Shkup.
Biografia e gjyshit shkurtimisht mund tė tregohet edhe pėrmes emrave qė ua
kishte lėnė fėmijėve tė vet, duke u pėrpjekur qė ata ti kishin vetėm me
kuptime shqiptare, e nė asnjė mėnyrė arabe ose turke.
Vajza mė e madhe quhej Besa, fjalė e nderit, betim dhe njė lloj shenje
mbrojtėse e shqiptarėve; Shpresa do tė thoshte shpresė nė ditė mė tė mira pėr
popullin shqiptar; Bashkim, djali i parė, nė kuptimin e bashkimit tė
shqiptarėve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirė pėr popullin;
Bekim, babai im, donte tė thoshte bekimi i popullit; Afėrdita, agimi ėshtė
afėr pėr popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetės.
Ibrahim Fehmiu me pushkė dhe libėr ishte dora e djathtė e patriotit tė shquar
Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundėr pushtimit turk nė vitin 1912. Si
njė ndėr mėsuesit e parė shqiptar, i kushtohet arsimimit tė popullit tė tij
dhe hapjes sė shkollave nėpėr Kosovė dhe Shqipėri. Pėr kėtė shkak, pushteti
serbo-malazez e dėnon me vdekje.
Nė kohėn e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe
Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vėnė njė ēmim shumė
tė lartė dukatėsh pėr kokėn e tij. Mė 1929 kapet dhe izolohet nė Valevė. Nė
atė kohė, familja e tij jetonte nė Gjakovė, kurse dy vite mė vonė tė gjithė sė
bashku deportohen nė Sarajevė, ku, pėrveē tre fėmijėve tė lindur, nė botė
vijnė edhe bijtė: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi.
Nė vitin 1939, pas okupimit tė Shqipėrisė nga Italia, ata shkojnė nė Shkodėr,
ku gjyshi bėhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij
mė e vogėl, Afėrdita.
Pas rėnies sė Mbretėrisė Jugosllave mė 1941, familja kthehet nė Prizren, ku ai
e vazhdon punėn e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanėt. As
nė kohėn e Jugosllavisė sė re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e
burgosin dhe pas procesit tė montuar ai dėnohet. Pas daljes nga burgu, nė
vitin 1951 ai vdes.
Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur nė Gjakovė mė 1908, e cila e kishte
pėrcjellė vazhdimisht gjyshin nė rrugėn e vuajtjeve tė tij jetėsore dhe babai
im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalė tė mjaftueshme pėr ti pėrshkruar tė
gjitha vuajtjet e nėnės sė tij dhe tė familjes Fehmiu. Qė nga gjysma e
shekullit XX e deri mė sot, pas Aleksandėr Moisiut, ėshtė i pari aktor
shqiptar me kėtė famė ndėrkombėtare.
U
shkollua nė gjuhėn amtare qė nga shkolla fillore deri nė maturėn e gjimnazit.
Pas gjimnazit, babai bėhet anėtar i dramės shqipe tė Teatrit Krahinor, si
teatėr i vetėm profesional nė Kosovė. Akademinė Teatrore nė Beograd e
regjistron nė vitin 1956, nė klasėn e profesorit tė njohur Mate Millosheviq.
E jep provimin pranues dhe pranohet si student i tij, me kusht qė tė mėsonte
gjuhėn serbo-kroate. Teatri i Prishtinės ia ndan bursėn e studimeve, por
mallkimin qė kishin bėrė zotat e politikės ndaj familjes Fehmiu, bie edhe
mbi kokėn e babait tim. Pas dy muajve i ndėrpritet bursa.
Duke falėnderuar rektorin e Akademisė sė Poetėve, Dushan Matiqi, i ndahet
bursa pėr shkollim deri nė fund tė studimeve. Shpejt mėson serbokroatishten
dhe gjatė vitit 1960 bėhet anėtar i rregullt i teatrit mė tė mirė tė vendit,
Teatrit jugosllav tė Dramės.
Deri nė ditėt e sotme, profesorėt e Akademisė e pėrmendin babanė tim si
shembull i njė talenti tė jashtėzakonshėm dhe si njė student i vyeshėm, qė
edhe unė, si student i tė njėjtin fakultet, i kam dėgjuar disa herė ato
lėvdata qė i bėheshin babait tim. Deri nė vitin 1987, kur jep dorėheqje nga
Teatri jugosllav i Dramės, ai kishte luajtur mbi 40 role tė llojllojshme
teatrore, nga tė cilat kishte interpretuar role tė mesme dhe kryesore, duke
hyrė kėtu edhe Atelia 212.
Nė dy pjesė teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviq, pėr Riēardin e
tretė dhe Zbulimin e Dobrica Qosiqit. I realizon filmat: Klakson, Roj,
Vitet e nxehta, Protesti, Depsi, Pavle Pavlloviq etj. Pas suksesit tė
madh tė filmit Mbledhėsit e puplave, nė regjinė e A. Petroviqit, ku luan
rolin e romit Boro i bardhė (filmi fiton dy shpėrblime nė Festivalin e
Kanės-Francė 1967 dhe nominohet edhe pėr Oskar), fillon karriera e tij
internacionale, duke u bėrė ylli i parė botėror nga hapėsirat tona dhe
nėnshkruan njė kontratė disavjeēare me producentin Dino De Laurentis.
Ai bėhet krenaria e ish-Jugosllavisė. Kryesisht xhironte nė Europė, SHBA,
Amerikėn Jugore, Afrikė dhe Azi. Luajti nė gjuhėn shqipe, serbokroate,
maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frėnge dhe italiane.
Spektatorėt edhe sot i shikojnė filmat dhe teleseritė, nė tė cilat luajti ai,
si: Odisea e Homerit, me Irena Papasin; Aventurierėt, ku luajti rolin
kryesor tė Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze); Dezertor me Xhon Hjustonin,
Riēard Krenėn, Rikardo Montalbanin, Ēak Konorsin, Vudi Stroudin etj.
Nė Shtatorin e zi me Robert Shoun, Marta Kelerin; nė Libera, dashuria ime,
me Klaudia Kardinalen; nė Sallon Kiti me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe tė
tjerė. Qė ta fitonte rolin me buxhet tė lartė nė filmin Aventurierėt, nė
regjinė e Luis Xhilbertit, duhej qė ta zotėronte gjuhėn angleze nė njė afat
vetėm prej 10 javėsh, gjė qė pati sukses. Rolin e fitoi nė vitin 1968, po atė
vit kur u linda edhe unė.
Qė tu paraqitej tė ftuarve si ylli i ri i filmit Aventurierėt, krahas yjeve
mė tė mirė tė filmit, si: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest
Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., pėr nder
tė babait tim ishte organizuar njė pranim madhėshtor nė hotelin Pjer tė
Nju-Jorkut, ku ishte paraqitur me veshje kombėtare shqiptare. Xhiroi mbi 50
filma, nė tė cilėt luante kryesisht role kryesore.
Nė shenjė proteste, pėr shkak tė propagandės antishqiptare dhe urrejtjes ndaj
popullit tė tij, babai im mė 1987-ėn nė mėnyrė demonstrative e lėshon pjesėn
teatrore Madam Kolontajn, ku luante Stalinin dhe Leninin dhe pėrshėndetet
publikisht me veprimtarinė artistike nė ish-Jugosllavi. Roli i fundit qė
luajti pėr televizionin italian ishte Shėn Josifi nė filmin Fėmija i emėruar
Jezu nė regjinė e Franko Rosit, i cili ėshtė shfaqur edhe nė televizionin
amerikan.
Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thėnė: Bekim
Fehmiu ėshtė i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili
xhiroi nė Perėndim gati njėzet vjet, duke e depėrtuar perden e hekurt, deri nė
paraqitjen e Gorbaēovit dhe rrėzimin e Murit tė Berlinit. Filmin e fundit
Xhingis Kani e ka realizuar nė vitin 1992 nė regjinė e Ken Anakinit dhe nė
produksionin amerikano-italian.
Pas Aleksandėr Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit XX, babai im ėshtė
aktori i parė internacional shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX. Rėnia
e Jugosllavisė, lufta e tmerrshme vėllavrasėse, shkatėrrimi i Vukovarit,
bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumėvjeēar i Sarajevės, lufta nė Kosovė,
bombardimi i RS tė Jugosllavisė, kanė bėrė qė babai im tė tėrhiqej edhe mė
tepėr.
Ėshtė ndarė nga fjalėt qė pėr aktorin janė mė tė fuqishmet dhe mjeti mė i mirė.
Ėshtė ndarė prej tyre dhe i ka shndėrruar nė heshtje, nė protestė, me ērast
Hamleti do tė thoshte... Ka mbetur heshtja.
Hedoni: Babai do tė prehet nė Lumbardh tė Prizrenit
"Ai
jetoi si samuraj dhe vdiq si njė samuraj! Babai im shkoi me stil tė madh,
ashtu siē edhe jetoi. Unė jam i trishtuar, sepse mė mungon, por jam
njėkohėsisht i lumtur pėr shkak tė tij... Kjo ishte dėshira e tij, dhe unė me
gjithė zemėr e respektoj dhe e mbėshtes".
Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė pėr gazetėn beogradase Alo!, Hedoni, i
biri i legjendės sė filmit, Bekim Fehmiu, i cili tė martėn pasdite bėri
vetėvrasje.
Nė heshtje, gati vjedhurazi vendosi pėr kėtė veprim. Ėshtė shtrirė nė heshtje
nė shtrat dhe vendosi qė nė vete tė shtjerė me armė. Bekimi, mė tė dashurve tė
tij ua la njė letėr lamtumirėse, nė tė cilėn pėr herė tė fundit i porositi se
i do, por edhe i luti ta kuptojnė.
Biri mė i ri i Fehmiut ka thėnė nė njė intervistė pėr "Alo!" se dėshira e
babait tė tij ishte qė Lumbardhi i Prizrenit tė jetė varri i tij.
Gjithmonė i ka thėnė nėnės se kur tė vijė ai moment, hiri i tij tė
shpėrndahet nė Lumbardhin e Prizrenit. E ka dashur atė qytet, ishte shtėpia e
tij tė dytė. Ėshtė shpėrngulur aty nga vendlindja e tij, Sarajeva. Pasi tė
pėrfundojė kremacioni, ne do tė shkojmė atje pėr ta pėrcjellė nė banesėn e
pėrjetshme, tregon dėshirėn e familjes sė tij, Hedoni.
Ai ndan kujtimet pėr babanė e tij nga ditėt e tij tė fundit.
Ai gjithmonė ka thėnė qė nėse nuk ėshtė vital, energjik me trup dhe shpirt,
nuk dėshiron tė jetojė. Dhe, nėse diēka e tillė i ndodh, do tė shtie me njė
plumb nė ballė! Ne nuk e kemi marrė seriozisht, duke menduar se ėshtė tepėr
romantik, por ai ka qenė gjithmonė konsekuent! Vitin e kaluar ka humbur dy
motrat, pėr tė cilat ėshtė shqetėsuar. I ka parė se si vyshken sikur bimėt, tė
vetėdijshme se jeta, tė cilėn e kishin dashur, ka kaluar, por nuk ka mundur
tu ndihmojė, thotė Hedoni.
Dhe, ai mban mend dėshirėn e pashuar tė babait tė tij pėr jetėn, e cila nė
fund tė shkurtit u zhduk pothuajse brenda natės.
Deri para katėr muajsh, nuk ka pasur njeri mė vital se ai. Kur vija nga rruga,
mi merrte ēantat e mia dhe vetė i bartte deri nė katin e nėntė. Ėshtė kėnaqur.
Pastaj, pėsoi njė goditje nė tru dhe ēdo gjė ndryshoi. Ai ishte i pafuqishėm,
u plak pothuajse brenda natės. Lėvizte dobėt, fliste dobėt, nuk ishte mė i
njėjti njeri, dhe kėtė e ndjente. Nuk e ka dashur njė fund tė tillė...,
kujton Hedoni.
Pasi me nėnėn e tij ka gjetur trupin e pajetė tė babait tė tij mbi krevat,
Hedoni thotė se kanė pėrjetuar njė tobogan tė ndjenjave".
Nga ai shok, trishtim, dhimbje e deri te vetėdija se kishte kėrkuar ashtu dhe
pėr kėtė shkak nuk duhet tė vuajnė. Mund tė flas pėr njė vit, pėr tė treguar
se pėr ēfarė do ta mbaj nė mend. Ka aq shumė! Ai ishte njė njeri i rrallė,
thotė Hedoni.
Lajmi tragjik e ka gjetur njė trashėgimtar tjetėr tė Bekimit, tė birin Uliksin,
nė Amerikė.
Ai ishte nė shok mė tė madh! Nuk ishte pranė tij dhe nuk e dinte se ēfarė po
ndodhte, thotė Hedoni, i cili kishte dalė nė aeroport pėr ta pritur tė
vėllanė.
E festoi qetė ditėlindjen e fundit.
Aktori legjendar mė 1 qershor, dy javė para se tė vendoste tė largohej nga kjo
botė, mbushi 74 vjet.
Ditėlindjen e kaluar e festoi qetė... Sikur nuk pati mė fuqi, kujton Hedoni,
duke shtuar se babai i tij kohėt e fundit mezi lėvizte.
Prishtinė: Humbja e njė aktori tė papėrsėritshėm
Vdekja
e aktorit Bekim Fehmiu i ka pikėlluar tė gjithė shqiptarėt; ata e pėrjetojnė
si humbje tė njė njeriu qė i bėnte tė ndjehen krenarė, thonė pėrfaqėsuesit e
komunitetit tė artistėve nė Kosovė.
Bekim Fehmiu ndėrroi jetė nė moshėn 74-vjeēare nė Beograd. Policia dyshon tė
ketė kryer vetėvrasje.
Regjisori Isa Qosja thotė se vdekja e Fehmiut shėnon humbjen e njė aktori tė
papėrsėritshėm.
Lajm i rėndė... shumė i rėndė, pėr komunitetin dhe pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi,
pėr njerėzit e Kosovės. Megjithatė, ishte krenari kur e dėgjonim emrin e tij
nė skenėn ndėrkombėtare... dhe me arsye tė madhe, sepse Bekimi Fehmiu ishte
njė figurė e pazakontė, e veēantė, njė figurė artistike, i papėrsėritshėm.
Nė disa filma ka lėnė freski tė vėrteta. Ėshtė njė humbje tejet e madhe pėr
tė gjithė. Kishte shumė energji, shumė vullnet, shumė fuqi artistike dhe ja...
pėrfundoi nė mėnyrė shumė tragjike, shumė tė rėndė... e habitshme pėr mua,
shprehet Qosja.
Edhe regjisori Ekrem Kryeziu e quan humbje tė rėndė vdekjen e aktorit Bekim
Fehmiu.
Lajmet e kėqija nuk tė kursejnė... e ndjeva veten shumė keq, pėr arsye se u
shua njė yll i kinematografisė sė Ballkanit. Ka qenė dhe do tė ngelė i freskėt
nė mendjen time. Shumė njerėz tonė tė mėdhenj i kanė ofruar shumė, tepėr botės...
E vėrtetė... ėshtė katapultuar aq shpejt nė orbitė, saqė i ka marrė rrėnjėt me
vete. Ai i ka marrė rrėnjėt me vete dhe i ka takuar gjithėsisė, deklaron
Kryeziu.
Lajmi pėr vdekjen e Bekim Fehmiut ėshtė njė kumt i zi, thotė dramaturgu dhe
publicisti Haqif Mulliqi.
Ėshtė njė kumt i zi, tė cilin nuk do tė kisha dėshirė ta dėgjoja asnjėherė.
Bekimin e kam njohur shumė mirė dhe nga afėr. Ėshtė shuar njė prej artistėve
mė tė mėdhenj shqiptarė tė shekullit 20, i cili, objektivisht, na ka bėrė tė
ndjehemi krenarė qė jemi shqiptarė dhe, jo rrallė, ka qenė edhe frymėzim pėr
tė gjithė artistėt shqiptarė, kudo qė kanė jetuar.
Nuk duhet harruar se Bekim Fehmiu ėshtė zhvilluar nė njė rrethanė krejtėsisht
tė pamundshme pėr tu zhvilluar njė artist shqiptar. Kishte sfida tė mėdha nė
jetė..., thotė Mulliqi.
Bekim Fehmiu, gjatė karrierės sė tij, nuk ka luajtur nė ndonjė film nė gjuhėn
shqipe. Por, pėrfaqėsuesit e komunitetit tė artistėve nė Kosovė thonė se,
pavarėsisht nga ky fakt, ai njihet si aktor qė ka shpėrthyer kufijtė nacionalė
pėr tia falur artin botės.
Regjisori Qosja thotė se aktori Bekim Fehmiu ka lėnė gjurmė tė pashlyera nė
kinematografinė e rajonit dhe tė Evropės.
Ai ka lėnė mbresa dhe ka treguar fuqinė artistike, figurėn... Ka treguar
portretin e njeriut tonė, njė portret qė ėshtė vėshtirė ta gjejmė si tė tillė.
Kjo ėshtė ajo qė ka rėndėsi pėr ne. Fatkeqėsisht, skemi pasur rastin qė ta
kemi nė njė projekt tonin. Fatkeqėsisht... nuk kemi pasur mundėsi, thotė
Qosja.
Ngjashėm shprehet edhe regjisori Kryeziu:
Arti ėshtė arti i botės. Me kėtė, nė njėfarė mėnyre, neve na ka madhėruar,
sepse nė kėtė orbitė qė nuk ėshtė mė kombėtare, nė orbitėn e yjeve tė botės, e
kemi edhe ne njė njeri qė e ka pasur zemrėn shqiptare, por qė, fatkeqėsisht,
nuk ka pasur rol nė gjuhėn shqipe. Bekimi ka qenė njė fanar, drejt tė cilit ne
jemi orientuar.
Dramaturgu Mulliqi e vlerėson aktorin e ndjerė si njė figurė qė do tė shėrbejė
si model pėr aktorėt e ardhshėm.
Do tė pretendohet pėr vite e dekada, qė tė arrihet nė atė nivel nga secili
artist, jo vetėm shqiptar, por edhe ballkanas. Nė fakt, madhėshtia e Bekimit
ishte se ai ishte shqiptar, por pėrgjithėsisht u ka takuar tė gjitha kulturave
tė tjera, ku ka participuar, dhe ato kanė qenė tė shumta, thekson Mulliqi.
Bekim Fehmiu ishte aktor dhe personalitet i respektuar nė gjithė Ballkanin dhe
mė gjerė. Mbėshtetės ka pasur dhe ka edhe nė Beograd, ku ka kaluar pjesėn mė
tė madhe tė jetės.
Nė vitin 1987 filloi heshtja e madhe e Bekim Fehmiut. Dramaturgu beogradas,
Gorqin Stojanoviq, qė gjatė gjithė kėtyre viteve ishte afėr Fehmiut, nė kėtė
temė thotė:
Nė vitin 1987, nė kohėn e histerisė antishqiptare qė zhvillohej, ai tha se mė,
jo vetėm qė nuk do tė aktronte, por as nuk do tė paraqitej nė opinion. Shi pėr
kėtė ai nuk vinte as nė premierat tona, thotė Gorqin Stojanoviq.
Filip David, letrar dhe recensent i librave tė Bekim Fehmiut, deklaron:
Sa u pėrket njohjeve me regjisorėt dhe aktorėt mė tė njohur botėrorė, ne kėtu
as qė e kemi ditur madhėshtinė e tij. Bekim Fehmiu ka qenė absolutisht nė
kulmin e kinematografisė botėrore. Ai ka pasur role tė tilla, por edhe ka
njohur personalitete tė niveleve tė tilla.