Kostandini i Madh shkoi nė Bizant me flamur e simbol tė ilirėve, shqiponjėn me dy krerė
Agim Shehu
E hėnė, 24 tetor 2011
ereniku.net /New York/
Tanimė e di gjithė bota se Kostandini i Madh kish tre shekuj qė kish
vdekur kur erdhėn sllavėt aty ku janė mes shqiptarėve dardano- ilirė.
Hollivudi po bėn filmin e bujshėm pėr Kostandinin e Madh qė e jep si serb.
Ekranizohet sipas romanit «Udhėkryqi i Kostandinit» tė shkrimtarit serb Dejan
Stojkoviē, me nxitjen e Universitetit serb mbi 100 milionė dollarė. A e dinė
serbėt se Kostandini i Madh qe shqiptar (ilir)!? Sigurisht kanė aq mėnd sa ta
dinė tė paktėn ata me kulturė, sadoqė kultura u ka zėnė myk tė pashėrueshėm
manastiresh ortodokse (sėshtė dėshmi kryesore, megjithatė sdi nėse serbėt kanė
emėr Kostandin)?!
Paradokset e kosntatimeve serbe!
Tanimė e di gjithė bota se Kostandini i Madh kish tre shekuj qė kish vdekur
kur erdhėn sllavėt aty ku janė mes shqiptarėve dardano- ilirė. Mirėpo, sipas
prejardhjes sė tyre, grabitėsit i ngjajnė ariut tė Uralit qė thotė pėr gorricat
nė dimėr: «Janė pjekur se mė hahen mua»! I ngjajnė po ashtu luanit grabitės nė
ndarjen e gjėrave: «Kjo mė takon mua se unė jam luani»! Tani ky ari e
luan serb doli dhe majė Hollivudit tė legalizojė botėrisht orekset
jashtė ēdo tė vėrtete dhe etike qytetėrimi. Sllavėt si vėllezėrit ortodoksė tė
tyre, grekėt e dinė qė edhe pse kanė shpėrbėrė shumė te e drejta etnike e
shqiptarėve, i shuan e i dėbuan nga shtėpitė e veta, pushtimi i trojeve
sidoqoftė mbetet i lėvizėshėm nga e drejta historike (izraelitėt u kthyen nė
vatrat e tyre pas mėse 2000 vjetėsh dhe nga Shtetet e Bashkuara shteti i tyre u
njoh brėnda 20 minutash). Historia ka ēudirat e paradokset e saj. Athina ngul
kėmbė qė Shkupi zyrtar ta heqė emėrtimin Maqedoni pasi nė njė tė ardhme qė
mund ta sjellė befas historia, i rrezikohet Maqedonia e saj!
Kėtu qėndrojnė dhe pushtuesit shembullorė sllavė. Ata duan ta sigurojnė dhe tė
drejtėn historike kinse ėshtė me ta qoftė pėr trojet e pushtuara, qoftė pėr
ėndėrat qė tė pushtojnė pjesė tė tjera nga fqinji mė i dobėt (gjeografinė e
pushtuar ta betonojnė me historinė e tjetėrsuar).
Skenaristėt serbė e dinė se ska asnjė dokument bindės a gjykim dijetarėsh tė
ēdo kohe qė Kostandinin e Madh ta quajnė serb. Kėtė ngushtėsi argumentimi e
shprehin saktė qoftė dhe pa dashje te gazeta Blic: «Ky Perandor lindi nė qytetin
Nish e kjo ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer pėr tė promovuar trashėgiminė kulturore
serbe nė mbarė botėn». Pra, vetėm pse lindi nė Nish tė cilin sot e kanė serbėt,
Perandori i Madh ėshtė serb(!) Mirėpo me kėtė logjikė do bėhej kėrdia nė
transferimin e personaliteteve tė historisė nga njė komb nė tjetrin. Filozofi
gjenial, Kanti lindi nė Konigsberg, qytet historikisht gjerman (duke parė
synimin e Carėve drejt Bosforit, Bismarku tha: «Rusinė, po zuri Stambollin nesėr
prite nė Konigsberg»! Megjithatė edhe pse se mori dot Stambollin, ajo doli aty
dhe qyteti sot quhet Kaliningrad). Me logjikėn serbe tė filmit, Kanti ėshtė rus!
Don Kishoti nuk do kish guxuar tė bėnte kėtė marrėzi arsyetimi!
Nė vazhdim tė kėsaj logjike ne do na pėrmbyseshin maja historie: De Rada qė
lindi nė Itali sdo quajtur shqiptar! Mirėpo La
Martini i thotė me vlerėsim tė lartė si poet dhe shqiptar se poezia
ka lindur nė brigjet tuaja (Shqipėri) dhe atje duhet tė kthehet. Papa Klement
Albani lindi nė Itali, por ai e pohon veten arbėr, siē mban dhe zyrtarisht e
apostolik mbiemrin Albani dhe emrin Kelmendi. Po ashtu e mbante veten
kryeministri i Italisė, Francesko Krispi. Midhat Frashėri lindi nė Stamboll,
por
kush guxon tė thotė se ai nuk ėshtė ndėr tė mėdhenjtė e
shqiptarėve!..Vėndlindja e Konicės sot ndodhet nė Greqi, por kush mund ta bėjė
grek dijetarin e madh shqiptar?!
Nishi ka qenė vatėr ilire
Nishi ka qėnė vatėr ilire e banuar nga ilirė qė nė kohėt qė smbahen mėnd.
Kostandini i Madh qe nga ky qytet e sadoqė qe Perandor nė Romė, pėr tė mendoi si
bir i pashkėputur prej tij. Si bėri guximin e madh duke zyrtarizuar Krishterimin,
nė rjetin e intrigave pa fund sa vrau birin e pafaj, pastaj tė shoqen e re
fajtore, vendosi tė largohej, tė krijonte njė Romė tė Dytė. Me kėtė bėnte dhe
aktin e madh human nė histori, ndante fenė nga shteti (qendra e fesė rrinte nė
Romė, shteti me atė pėrfaqėsues shkonte gjetkė). Nė fillim Perandorinė e Re
deshi ta themelonte nė vėndlindjen e tij, Naissus (Nish). Por gjykoi si vizionar
i madh se ngulimi i ri perandorak duhej tė qe nė njė pikė strategjike nga tė
gjitha kėrkesat pėr qytetėrimin botėror. Dhe zgjodhi Bizantin nė udhėkryqin mė
tė ēmuar mesdhetar.
Perandorėt e parė tė Romės mbanin pėr flamur shqiponjėn me njė kokė. Perandorėt
ilirė e zėvendėsuan me shqiponjėn me dy kokė, zėdhėnėsen e kryeperėndisė sė tyre,
Zeusit (me kohė, nga simbol fetar shqiponja u bė simbol kombėtar i shqiptarėve).
Kostandini i Madh kur shkoi nė Bizant me vete mori si flamur dhe simbolin e
ilirėve, Shqiponjėn me dy krerė. Ky fakt domethėnės si shpėton as Dante
Aligherit qė te «Parajsa» e Komedisė Hyjnore thotė: «Shqiponjėn Kostantini e
riktheu/ kundėr rymės sė Qiellit (nga lindja nė perėndim-a.sh)
Shpendi hyjnor (shkoi)/
pranė malesh nga kish dalė nė fillim». Noli Kostantinin e Madh e jep si tė
lindur nga shqiponja e kėtij Flamuri kur shkruan pėr tė: «Flamur, qė lind Shėn
Kostantinė/ bashkon Islamnė me Krishterimnė
». Tė parėt e serbėve veshur nė
lėkurė kafshėsh vazhdonin gjuajtjet me kallamė nė moēalet e stepave lindore.
Kurse Nishi qytetar Birit tė madh i ngrinte statujėn bronz (ajo u gjėnd mė 1898
nga arkeologu sllav Vasiē dhe ndodhet nė Muzeun e Beogradit tok me thesare e
dokumente pa fund tė Kosovės). Tani duan tė vjedhin dhe historinė, mirėpo pėr tė
huajin historia ėshtė si magjia, ndjehet po nuk kapet dot.
Nishi i sotėm dikur quhej Naissus
Sllavėt erdhėn nė sh. 6 e lart, nė fillim si shėrbėtorė tė barbarėve, pastaj
vetė si barbarė, pa asnjė ngjashmėri me Perandorėt humanė ilirė tė Romės.
Historiani R. Jenkin te «Bizanti e bizantinizmi» thotė: «Sllavėt e uritur pėr
tokė e me sy nga Iliria qenė grumbulluar gjatė disa 10 vjeēarėve nė mizėri tė
panumurueshme pėrtej Danubit». Tunman shkruan: «Sllavėt mė 548 dogjėn e
pėrvėluan Ilirinė gjer nė Dyrrachium». Pr. Fromer: «Trysnia sllave solli njė
ndrydhje tė ilirėve me ēvendosje drejt jugut
Hapsira dalmate ilire u rrezikua
shumė
Aty gjėndej njėlloj parku kombėtar ilir ku u ruajtėn tė paprekura prej
shekujsh zakonet e doket e lashta tė tyre». E famėshmja Enciklopedia
Didero-DAlamber mė 1778 pėrcakton shtrirjen historike tė Shqipėrisė: «Nė
Perėndim nga gjiri i Venecias, nė veri nga Dalmacia e Bosnja, nė lindje nga
Maqedonia
» (gjėkundi pėr sllavėt, as «Nish» as copė me mish»)!
Nė Perandorinė Osmane me regjistra tepėr tė sakta siē ua donte qeverisja,
Nishi hynte nė Vilajetin e Kosovės. Sot Nishin nė Vojvodinė e ka Serbia e cila
pėr tė ka tė drejtėn pushtuese por jo tė drejtėn historike. Dijetari N. Syme
thotė se «Naissus qe njė nga tri kryeqėndrat e qytetėruara tė Dardanisė
paraantike dhe antike». Dijetari hungarez Jeno Fitz shton se «Mezia Qendrore
merret si vėndlindja e atit tė Kostandinit tė Madh, Konstanciu Klori (Verdhani),
e kjo banohej nga ilirė dardanė kurse vetėm pjesa veriore kish fise trakase si
dhe mesėt». Te «Historia e Romės» historiani francez Viktor Dyruit thotė pėr
pelazgo-ilirėt se «Kėta shtriheshin nga Azia Perėndimore nė Sardenjė e mbase mė
larg, nė Spanjė
». Laruss e v. 1993 thotė pėr Perandorinė e Romės sė vonė: «Dinastia
e re Perandorake u themelua nga bijtė e Danubit, ilirėt e Dalmacisė e tė
Paonisė, njerėz tėr ashpėr, tė papėrshtatur sa duhet me pėrdredhjet e Romės, por
luftėtarė si ata, tė mbrujtur me njė atdhetarizėm tė zjarrtė». Historiani anglez
R. Makmulen, Aurelianin, Perandori i ndritur ilir, e fut nė Shtėpinė
Dardano-Kostandiniene dhe zgjerohet: «Tėrė vija e familjes sė Kostantinit tė
Madh dhe Valentienit pas tij i pėrkiste grupit kulmor - personalitete ilirė
ardhur nga hapsira e sotme e ish Jugosllavisė dhe Hungarisė e po tė pėrdorim
emėrtimin e lashtė, atdheu i tyre qe Iliria
Ilirianėt e shkrinė talentin e tyre
tė vrazhdė dhe vitalitetin gjigand fizik tė tyre pėr shpėtimin e Romės».
Serbėt duke vjedhur Kostantinin e Madh duan tė lartėsojnė shtatin liliput
I ati i Kostantinit tė Madh, Kostanc Klori shkoi si Perandor gjer nė Angli ku
luftoi grabitėsit pushtues tė saj. Aty i takoi tė japė shpirt para tė birit tė
madh tė cilit i dha dhe porositė e fundit prej Perandori. Populli anglez e
varrosi si shpėtimtar nė njė shpellė qė ruhej e i ndizej qiri gjer vonė. Nisur
dhe nga kjo sigurisht, Ēurēilli thotė me vlerėsim se «Perandorėt nga mė tė aftėt
e Romės qenė ilirė» (hollėsi tė shumta tė gjera jep dhe libri shumė i ēmuar «Perandorėt
e Romės» tė studjuesit Qazim Lleshi).
Bashkautorėt ushtarakė Bishop e Kulston flasin pėr «vise danubiane e
transdanubiane si Iliri » (Pushkini kur shkoi nė Vllahi tha se «ishte nė Iliri»).
Historiani i lashtėsisė, U. Sestonin thotė: «Njė numur i madh senatorėsh qenė me
prejardhje ilire e duke nisur nga gjysma e dytė e sh. 3 Perandori qe gjithmonė
nga Iliria». Studjuesi S. Uiliams thotė: «Komandantėt ilirė vėrshuan vrullshėm
gjer nė majat mė tė larta tė pushtetit perandorak kėshtuqė kurora e Perandorisė
mbeti pothuaj pasuri nė duart e kėsaj kaste». Jozef Bidez, jetėshkruesi i
shquar i Perandorit ilir, Julienit, nė Hyrjen e veprės pėr tė shkruan se «15
shekuj mė parė arbėrorėt kishin themeluar bėrthamėn e legjioneve tė Danubit, e
brez pas brezi kėta bij barinjsh e bujqish mbronin kufinjtė e Perandorisė duke i
dhėnė kėsaj dhe komandantė me famė». Studjuesi Zh. Zeiller shkruan se raca e
herėt ilire pėrfaqėsues mė tė saktė sot ka albanėt apo skipetarėt e shton: «Kur
Perandorisė (sė Romės) i dukej fundi i pashmangshėm pas 30 vjet tiranie tė
fundit, ajo u mbajt, fitoi dhe gjallėri tė re me njė rimėkėmbje tė fuqishme pėr
mėse njė shekull, pikėrisht se mori pėrtėritje iliriane tė shtetit perandorak».
Historiani danez E. Kristiensen duke folur pėr Historinė e Romės shkruan: «Trashėgimia
thuajse nė vijimėsi e fronit perandorak nga ana e prijėsve tė shquar ushtarakė
ilirė, si nė gjysmėn II tė sh. 3 e pothuaj nė tėrė sh. 4 qe kushtėzuar nga njė
gjėndje e padurueshme rrokopuje, e krizės mė tė thellė nėpėr tė cilėn po kalonte
Perandoria e Romės qė prej krijimit tė saj nė agimin e Mijėvjeēarit tė I tė Erės
sė Re». Studjuesi anglez Kris Skarr thotė: «Kundėr ēdo parashikimi, Perandoria
dalėngadalė u rifreskua falė sundimit tė njėpasnjėshėm tė perandorėve ushtarakė
me prejardhje nga Ballkani, perandorėve ilirė. Klodi II mundi gotėt (e u
mbiquajt «Goticus»); Aureliani mposhti mbretėrit e Galisė e Palmirės e u u bė
Reformator i Madh i Unitetit tė Perandorisė. Karusi mposhti dallgėt barbare tė
persėve»
Historiani i shquar Vasiliev duke shkruar pėr Perandorėt ilirė tė
Bizantit (familjes Justinian) pėrmėnd «listėn e gjatė tė Perandorėve romakė qė
lindi Siujdhesa e Europės Juglindore e qė falė energjisė sė tyre tė tejzakontė
nė ēastin mė kritik tė historisė sė Romės, u shfaqėn tė aftė ti rikthejnė asaj
paqen dhe njėshmėrinė si Perandori». Nobelisti T. Momsen shkruan: «Shqiptarėt
luajtėn njė rol tė veēantė e tė gjatė nė Perandorinė Osmane, ashtu si tė parėt e
tyre tė lashtė (ilirėt) pėr Perandorinė e Romės kur kjo u ndodh nė tė njejtėn
gjėndje tė shthurjes e barbarisė». Perandorėt ilirė qenė sa trima po aq tė
zgjuar e atdhetarė tė kombit tė vet. Andre Piganjol, historian i lashtėsisė,
thotė: «Perandorėt ilirė e adhuronin Romėn duke qėnė tė bindur se tek mbronin
atė, mbronin njėkohėsisht Atdheun e tyre ballkanik kundėr vėrshimeve tė paprera
barbare».
Nga vetė tė huaj asnjanės mund tė sillen argumente pa fund mbi pėrkatėsinė
iliro-shqiptare tė Kostandinit tė Madh. Pushtuesit serbė pėr shekuj me radhė
kanė shumė gjak shqiptarėsh nė duar e kėtė kėrkojnė ta lajnė me emra tė shquar
shqiptarėsh duke i pėrvetėsuar. 400 vjet mė parė historiani sllav Tomas
Maranoviē e bėnte Skėnderbeun sllav e Frang Bardhi iu pėrgjigj me studimin
shkatėrrues «Apologjia e Skėnderbeut». Figurat e shquara janė piedestali mbi tė
cilin ngrihet lartėsia e vetė popullit. Dante thotė: «O rrėnja ime qė aq lart
arrin»! Serbėt duke vjedhur Kostantinin e Madh duan tė lartėsojnė shtatin
liliput tė sė shkuarės sė largėt tė tyre.
Lartėsia gjeografike e njė vėndi matet te majat e maleve. Lartėsitė e historisė
- te figurat e shquara. Ēabej gjykon: «Historia e njė vėndi ėshtė historia e
personaliteteve». E shkuara me figura tė shquara ėshtė «ēek» banke me tė cilėn
nxirren fitime tė ditės nga historia. Jo kot gazeta greke Nea Ellas shkruante: «Jemi
popull i zgjedhur i botės, jemi tė zotėt tu bėjmė ballė gjithė kombeve tė
vegjėl se kemi volumin dhe nderin e emrit»! Kėtė logjikė e mbėshtet fjala qė
deputeti italian Laurenziano tha nė Parlament mė 1904: «Francezėt qė nė Paris
mendojnė se Epiri i duhet dhėnė Greqisė pėr hir tė Sokratit a e dinė se
Diokleciani, babai i sistemit juridik botėror qe shqiptar»!? Profesori amerikan
Bollduin thotė bukur se «Heronjtė janė majat mė tė larta ku janė drejtuar sytė e
popujve. Tregoni heronjtė e njė kombi tju them se me ēkomb ke tė bėsh»! Ėshtė
e njohur ngjarja: Pėrfaqėsuesi i njė vėndi tė padėgjuar e pyet Margaret Thaēer
se si tė dėgjohej dhe vėndi i tij, e ajo iu pėrgjegj: «Nxirrni njė gjeni,
ndiqeni pas dhe dėgjojani kėshillat»!
Shqipėria, njė vend i vogėl ku mund tė takosh njerėz tė mėdhenj
Shqipėria ėshtė komb i ngushtuar, por personalitetet e pakundėrshtueshėm tė tij
ngrėnė ballin sipėr mjegullės dhe mbi trojet e pushtuara duke pohuar tė vėrtetėn
e kombit tė tyre. Ata pohojnė gjykimin e Hygoit se madhėshtia e njė vėndi nuk
matet me sasinė e popullsisė por me vlerat e tij, e Carmen Moier thotė pėr
Shqipėrinė: «Njė vėnd i vogėl ku mund tė takosh njerėz tė mėdhenj».
Serbėt i kanė vėnė syrin grabitės jo pak, por Perandorit-Shenjtor tė njerėzimit,
Kostantinit tė Madh. Pėrmėndim Revistėn Europa siē e citon Kamarda mė 1884: «Njė
komb qė ka nxjerrė atė kryevepėr tė gjallė si Princeshėn Dora DIstria, ai komb
nuk mund tė quhet i vdekur, as tė dėnohet me ēdukje». E mė tej pėr shqiptarėt: «Dhe
ju, tė cilėve me tė drejtė ju takojnė kėto fjalė keni nxjerrė nė ēdo kohė, edhe
pas tė pavdekshmit Skėnderbe, njerėz shumė tė shquar tė cilėt Europa, me
padrejtėsi jo tė zakontė i kalon pothuaj nė heshtje, ose i vuri pak nė dukje»!
Ėshtė mbresėlėnės gjykimi nė njė vijė i Dora DIstries pėr Kostantinin e Madh,
siē i shkruante De Radės: «Do vijė koha kur populli do ti ngrerė lirisht
Monumentin birit tė Madh tė tij». Barleti te Historia e Skėnderbeut, duke u dalė
pėrpara dhe mashtruesve tė historisė shkruan nė Parathėnie: «Tė hesht pėr tė
vėrtetėn e Atdheut do bėja tradhėti ndaj tij».
Ka kohė qė shovenėt fqinjė janė vėnė nė garė duke na vjedhur hapur si mall pa
zot figurat e shquara si Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, Skėnderbeun,
Kukuzelin, Nėnė Terezėn
e tani sė fundi dhe Kostantinin e Madh. Mirė shteti, por
si hesht Akademia! Ēfarė emri ka ahere kjo heshtje e tyre! Paradoksi -
Akademitė sllave e greke skanė turp qė tė shpifin e grabisin, tanėt skanė turp
qė heshtin! Sami Frashėri porosiste «Gjėnė e tjetrit se duam, por as tonėn se
japim».
Akademia jonė tek hesht nė vijėmėsi pėr kaq raste, duke shitur historinė shet
atdheun. Ēdo Akademi dinjitoze rastin e filmit pėrsllav tė Hollivudit do ta
quante dhunim tė Atdheut pėrmes vjedhjes sė historisė, e do njoftonte sė pari
autorėt e filmit. Mė tej dhe gjykimin ndėrkombėtar. «Qui tacet, consentire
videtur» (kush hesht e miraton tė keqen) thonė latinėt.
|