Nė
Kosovėn e munduar po sos durimi. Ish UĒK-sė i hanė duart, ndėrsa nė skenė
ridel Armata Kombėtare Shqiptare. Njė vend mes luftės dhe paqes. Pėr njeriun
e AKSH-sė, Gafurr Adili, ėshtė koha e Shqipėrisė sė Bashkuar.
Pėrplasja ushtarake ėshtė e pashmangshme. Kosovės nuk duan t'ia japin pavarėsinė.
Shqiptarėt duhet tė bashkohen nė njė shtet tė vetėm. Dhe sipas Gafurr Adilit.
AKSH dhe FBKSH po bėjnė atė qė nuk bėn Tirana, Prishtina dhe Shkupi
Mė sė shumti, opinioni shqiptar brenda kufirit zyrtar do
tė mbante mend emrin e tij pėr shkak tė njė procesi gjyqėsor tė shumėndjekur
nė Tiranė. Ku Gafurr Adili akuzohej pėr "nxitje tė urrejtjes ndėretnike"
bashkė me Idajet Beqirin. Por megjithėse, si thotė Adili, ai arrestim ishte
telekomanduar nga ish kryeministri Fatos Nano me kėrkesė tė ish shokut tė
tij Ali Ahmeti, gjyqi nė fakt i bėri nder. Sepse duke i dhėnė pafajėsinė,
gjykata shqiptare i pastroi emrin dhe i legalizoi funksionin si pėrfaqėsues
politik i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar dhe krahut tė armatosur,
AKSH, njė trupė ushtarake qė pas Marrėveshjes sė Ohrit nė 2001-shin, ėshtė
pare me shumė dyshim, nga ēdo palė zyrtare shqiptare nė Tiranė, Prishtinė a
Shkup. Po ata janė sėrish aty. U desh njė shfaqje e disa djeve me veshje
komandosh dhe maska para dy javėsh (videoja mund tė shihet sot e gjithė
ditėn nė youtube) si reagim ndaj disa tentativave dhe deklatatave tė tė
ashtuquajturės Gardė tė Car Lazarit nė Serbi, qė AKSH tė bėhej temė dite,
bashkė me pavarėsinė e Kosovės. Ky organizim shumėdiskutuar, pak i matshėm
nga ana fizike e hapėsinore, por shumė i sikletshėm pėr politikėn tone
zyrtare (sipas Gafurr Adilit edhe mediat e kanė sabotuar) po del sėrish nė
sipėrfaqe. Jo thjesht duke u deklaruar i gatshėm pėr tė mbrojtur Kosovėn nė
rast sulmi nga serbėt, por edhe pėr t“u vėnė nė dispozicion tė mbrojtjes sė
integritetit territorial. Sepse pėr FBKSH-nė, AKSH-nė dhe Gafurr Adilin, zor
se do tė ketė pavarėsi tė Kosovės: Nė tė kundėrtėn, duhej qė shqiptarėt qė
nė krye tė herės tė luftonin pėr bashkimin mbarėkombėtar nė njė shtet tė
vetėm, pastaj tė kėrkonin integrimin e mėtejshėm. E quajtur herė si
organizatė interneti e herė si grup fantazėm, Fronti dhe krahu i armatosur e
saj deklarojnė prezencėn nė shumė zona tė Kosovės, shtrirjen me degė nė ēdo
cep shqiptar (edhe nė Ēamėri) dhe bindjen se nė ēdo rast, luftėtarėt e ish
UĒK-sė dhe forcat e Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės janė me ta pėr t'u
pėrballur me mė tė keqen. Pėr tė arritur atė qė "shqiptarėt zyrtarė"
hezitojnė ose nuk duan ta bėjnė, bashkimin mbarėkombėtar.
- Zoti Adili, shfaqja nė terren e disa trupave tė Armatės Kombėtare
Shqiptare dhe e juaja nė media ditėt e fundit, shkaktoi njėfarė pėshtjellimi.
Pse kjo shfaqje pikėrisht tani; si e gjykoni situatėn nė Kosovė?
Ėshtė folur e stėrfolur shumė se gjoja statusi i Kosovės do tė pėrcaktohej
gjatė vitit 2006 dhe kjo gjė jo qė nuk ndodhi, por edhe u shty nė pafundėsi:
fillimisht pėr nė mars-prill, pastaj qershor dhe mė tej u tha pas 120 ditėsh
tė ribisedimeve, gjė qė do tė duhej tė ishte pas 10 dhjetorit 2007. Edhe
tani po flitet se do tė shtyhet pėr nė vitin 2008 dhe kėshtu me radhė, vetėm
e vetėm pėr tė mashtruar popullin dhe pėr ta ruajtur "statusquonė" e brishtė
deri nė pafundėsi. Gjatė gjithė aktivitetit tonė mbi pesėvjeēar (nga korriku
2002), kur nė Pallatin e Kongreseve tė Tiranės ėshtė themeluar Fronti pėr
Bashkim Kombėtar Shqiptar-FBKSH) masmedia e shkruar dhe elektronike
shqiptare, rregullisht dhe sistematikisht e ka sabotuar zėrin tonė, zėrin e
ribashkimit kombėtar shqiptar. Por njėsitet elitė tė krahut tė armatosur tė
FBKSH-sė, tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH), nuk kanė dalė pėr kėtė
arsye. Ata u shfaqėn nė ato fshatra tė Besianės (ish Podujevės) ku nuk
mbrohen as nga KFOR e UNMIK dhe as nga TMK dhe SHPK, ashtu siē nuk mbrohen
as fshatrat e Dardanės (ish Kamenicės), ku pėrveē bandave tė "Car Llazarėve"
edhe ushtria dhe xhandarmėria e rregullt e Serbisė futen dhe ushtrojnė dhunė
e represion mbi popullsinė shqiptare tė kėtyre krahinave shqiptare, e pėr
pasojė shqiptarėt e kėtyre krahinave detyrohen tė shpėrngulen dhe tė
vendosen nė Gjilan apo nė Prishtinė.
Nė situatė tė ngjashme, bile edhe mė tė keqe, e kemi edhe nė Kosovėn Veriore,
dhe sidomos nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ku gjatė kėtyre tetė viteve, qė
kur Kosova administrohet (sipas Rezolutės 1244) nga UNMIK dhe KFOR, por
realisht qė kjo pjesė nuk administrohet as nga KFOR as nga TMK e SHPK, kjo
zonė administrohet nga bandat kriminale serbe, tė cilat gjatė luftės nė
Kosovė (1998-1999) kanė bėrė masakra dhe duart i kanė tė lyera me gjak
shqiptaro. Pėr pasojė mbi 80% e shqiptarėve janė shpėrngulur nga aty dhe
janė vendosur nė pjesėn jugore tė Mitrovicės apo nė Prishtinė. Pra, ata
djelmosha trima dhe vasha heroike tė AKSH-sė po mbrojnė kufirin e Kosovės
dhe popullin e pambrojtur tė saj nga njė rrezik i pėrsėritjes sė njė
Srebrenice nė Kosovė. Kurse, dalja ime si zėdhėnės politik i Frontit pėr
Bashkim Kombėtar Shqiptar dhe rrjedhimisht edhe i krahut tė armatosur, AKSH,
konsidtonte me paraqitjen e situatės reale, gjendje kjo qė pėrjeton Kosova
dhe populli shqiptar atje dhe qė nuk i tregohet popullit, por i fshihet nga
politika dhe masmedia e shkruar dhe elektronike e ashtuquajtur "e pavarur".
Kjo masmedia jo vetėm nė Tiranė por edhe nė Prishtinė, nuk po e pasqyron
gjendjen reale atje.
- Tema "AKSH" u shoqėrua me disa reagime, kryesisht negative, nga qarqet
zyrtare nė Prishtinė e Tiranė (Ēeku, Majko)? Si i komentoni kėto reagime?
Sa i pėrket pėrgjigjes, do tė parapėlqeja kundėrpėrgjigjen e kryetarit tė
FBKSH, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica: "Shqiptarėt nuk kanė nevojė t'i mbrojnė
as joshqiptarėt e llojit Majko, as dhėndurėt e sllavėve tė llojit Ēeku dhe
as fakirat e llojit Sejdiu!". Kurse kryeministrit Berisha i rikujtoj se as
unė, qė vitin qė vjen ( mė 15 mars 2006) do t'i mbush plot 30 vjet qė jam
betuar pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar, dhe as ata djelmosha e vasha qė
kanė qenė pjesėmarrės tė tri luftėrave tė dekadės sė fundit, nuk kemi qenė
dhe as nuk jemi aventurierė, por jemi bij e bija tė kėtij populli, qė jemi
betuar se deri nė frymėmarrjen tonė tė fundit tė veprojmė e luftojmė se deri
nė frymėmarrjen tonė tė fundit tė veprojmė e luftojmė pėr ribashkimin e tė
gjitha trojeve dhe popullit qė jeton nė kėto troje shqiptare pėrreth
Republikės sė Shqipėrisė (nga tė gjitha anėt e saj) nė njė shtet tė vetėm
kombėtar shqiptar me emrin Shqipėri. Pastaj tė pasojnė integrimet, qofshin
kėto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike, gjithmonė duke e pyetur
sovranin popull pėrmes formės mė demokratike, referendumit popullor.
- Si u pėrgjigjeni akuzave se AKSH pėrbėhet nga ish luftėtare tė mbetur pa
punė qė u "hanė duart" pėr profesionin e vjetėr?
Mbi 80% e ish-luftėtarėve tė lirisė, ish pjesėtarė tė UĒK-sė, sot janė tė
papunė dhe tė lėnė rrugėve tė Kosovės. Mbi 20% tė popullit nė Kosovė jeton
nė varfėri tė tejskajshme (Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndėrkombėtar,
nė mars 2006). Por kjo nuk do tė thotė se ėshtė kryesorja. Mua mė kanė pas
lutur (nė vitin 2004) qė tė punoja pedagog nė Universitetin e Tiranės,
meqenėse jam magjistėr i shkencave juridiko-ekonomike, bile tė merrja
titullin e doktorit tė shkencave, por nuk kam pranuar, sepse nuk kam kohė,
pasi jam pėrkushtuar qė profesionalisht tė merrem me aktivitet
politiko-kombėtar. Pra, edhe ata qė janė tė organizuar nė radhėt e FBKSH qė
ka njė Platformė Politike, njė Statut, disa rregullore dhe njė Program tė
Veprimit Taktik e Strategjik pėr Ribashkim Kombėtar Shqiptar. ata djelmosha
e vasha tė AKSH-sė qė janė vėnė nė mbrojtje tė kufirit tė Kosovės pėr tė
shmangur ndonjė Srebrenicė e re, nuk e duan as luftėn dhe as vdekjen,
pėrkundrazi, e urrejnė luftėn, sepse e duan jetėn dhe ia dinė vlerėn mė
shumė se ēdokush qė nuk ka ideal. Dhe, ideali ynė ėshtė jeta nė liri dhe
kurrėn e kurrės nėn robėri, nėn pushtimin kolonizimin e pushtuesve dhe
kolonizatorėve sllavo-grekė.
- Sa luftėtarė ka AKSH-ja; ku shtrihet veprimi dhe mbulimi i tyre; si
financohen ata zoti Adili?
Nuk janė nė kompetencat e mia pėrgjigjet dhe as nuk guxoj tė ju pėrgjigjem
nė kėtė pyetje, sepse pėr opinionin kombėtar shqiptar unė jam zėdhėnės
politik i FBKSH-sė, kurse pėr opinionin ndėrkombėtar jam Shef i
Departamentit tė Diplomacisė sė FBKSH-sė. AKSH ka njė Shef tė Shtabit tė
Pėrgjithshėm, i cili pėr AKSH-nė i raporton Kryetarit tė FBKSH-sė, zotit
Bashkim Mitrovica. Kurse me financat merret Departamenti i Financave tė
FBKSH-sė dhe nė mėnyrė mė tė veēantė e tė specializuar, struktura tjetėr e
FBKSH-sė, Fondi Kombėtar Shqiptar qė gjithashtu ka njė shef departamenti, i
cili gjithashtu raporton para Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė.
- Ju i deklaruat trupat e TMK-sė dhe KFOR-it "aleatė"; po nėse ato nuk
pranojnė tė quhen kėshtu nga ju?
As nuk na intereson sesi do tė sillen ato. Ne kemi deklaruar: Le tė shkojnė
trupat e KFOR dhe tė TMK-sė ta mbrojnė kufirin e Kosovės me Serbinė dhe
popullin e kėtyre krahinave, trupat e AKSH-sė do tė tėrhiqen nga aty, nė tė
kundėrtėn jemi kėtu dhe gjithmonė do tė qėndrojmė kėtu, bile shumė shpejt do
tė shkojmė edhe nė veri tė Kosovės, nėse atje deri mė 1 nėntor 2007 nuk do
tė shkojė KFOR dhe TMK.
Nėse nuk do ta pranojnė kėtė ofertė tonėn pėr aleancė, KFOR do tė dėshtojė
me turp mė misionin e tij, sepse ne e dimė qė nė njė sulm tė Serbisė mbi
Kosovėn ,me Serbinė nuk do tė pėrballėn ushtarėt me rrogė (mercenarėt) e
KFOR-it, por do tė pėrballen luftėtarėt (vullnetarėt) e AKSH-sė, kurse
ushtarėt dhe komandantėt e TMK-sė do t'i bashkangjiten "Divizionit Adem
Jashari" tė AKSH-sė.
- Ju punoni e luftoni pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė Shqipėrinė e
Bashkuar, e cila mandej do tė integrohet nė BE; si duhet, sipas jush,
realizuar ky bashkim (nė aspektin ekonomik, politik) nė kushtet dhe raportet
e sotme tė forcave?
Ėshtė njė absurditet dhe rast unikal nė botė qė Republika e Shqipėrisė, nga
tė gjitha anėt tė kufizohet me trojet dhe popullin e vet. Kam bindjen qė
sikur tė mos ishte deti Adriatik edhe Italia do tė mbante tė pushtuara e tė
kolonizuara troje shqiptare.
Gjithashtu, absurditet ėshtė qė ne shqiptarėt tė kemi akademi shkencash, njė
nė Tiranė dhe njė nė Prishtinė, si me nxėnėsit tanė nė Republikėn e
Shqipėrisė tė mėsojnė me njė abetare, kurse nxėnėsit tanė nė Kosovė tė
mėsojnė me tjetėr, ata nėn "Maqedoni", ata nėn Mal tė Zi dhe ata nėn Serbi
(Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc) me abetare tė tjera. Ribashkimi
(territorial) Kombėtar Shqiptar ėshtė i pashmangshėm dhe kam bindjen e
patundur se 100 vjetorin e Pavarėsisė Kombėtare, nė Vlorėn tonė heroike, do
tė kremtojnė tė ribashkuar. Por ne vazhdojmė tė kėrkojmė qė urgjentisht tė
bashkohen dy Akademitė e Shkencave dhe Arteve (ajo e Tiranės dhe e
Prishtinės) dhe tė fillojnė me unifikimin e teksteve mėsimore, me bashkimin
shpirtėror dhe me bashkimin e kapitaleve. Pra FBKSH, njė formacion
mbarėkombėtar shqiptar, i cili nė Kosovė po shndėrrohet nė njė front
mbarėkombėtar shqiptar, i cili nė Kosovė po shndėrrohet nė njė front
mbarėpopullor, dhe tė gjitha strukturat e tij ndėr tė cilat ėshtė edhe AKSH,
Sigurimi Kombėtar Shqiptar (SKSH) dhe Fondi Kombėtar Shqiptar (FKSH) jemi
opozitė e politikės zyrtare shqiptare tė Tiranės, tė Prishtinės, tė Shkupit
dhe tė Podgoricės, e cila kėrkon inkuadrimin copa-copa tė shqiptarėve nė
Bashkimin Evropian.
Ne themi dhe kėrkojmė fillimisht integrimin ndėrshqiptar nė njė komb-shtet
tė vetėm dhe pastaj le tė pasojnė integrimet e tjera, qofshin kėto integrime
ballkanike apo edhe euro-atlantike.
- Cilat janė gjasat reale, nė bazė tė informacioneve tuaja, qė ky bashkim tė
jetė i mundshėm (p.sh. disa zėra nga pala maqedonase janė shprehur mė pare
pėr shkėputjen e territoreve shqiptare e bashkimin me Shqipėrinė, e pjesa
maqedonase me Bullgarinė). Kosova nuk bėhet e pavarur. Para se tė bėhet e
pavarur, mė lehtė dhe mė shpejt ajo mund tė ribashkohet me Shqipėrinė. Qė nė
shtator 2005, pas Kuvendit tė Dytė Kombėtar tė FBKSH-sė tė mbajtur nė
Prizren, pėrmes njė intervistė nė gazetėn "Epoka e Re nė Prishtinė ka
deklaruar " Lufta ėshtė e pashmangshme, sepse nėse bashkėsia ndėrkombėtare
Kosovės do t'ia njohė statusin e shtetit tė pavarur e sovran, luftėn do ta
fillojnė serbėt, dhe nėse nuk do tė ndodhė kjo, luftėn do ta fillojnė
shqiptarėt, sepse jo vetėm popullin shqiptar, por as dėshmorėt nė varrė nuk
mund ta durojnė ripushtimin dhe rikolonizimin e Kosovės nga Serbia.
Nėse shqiptarėt nė Prishtinė do ta shpallin njėanshmėrisht pavarėsinė, edhe
serbėt nė veri tė Mitrovicės do ta shpallin shkėputjen e veriut tė Kosovės,
dhe me kėtė rast bie pėrtokė marrėveshja e Dejtonit, qė pėrcaktohet se
"Lejohet shpėrbėrja e kufijve tė ish republikave tė RSFJ-sė por nuk lejohet
prishja e kufijve tė ish republikave tė RSFJ-sė.
Me kėtė rast do tė rihapet "Kutia e Pandorės", ndryshimi dhe rishikimi i
kufijve nė Ballkan, qė si pasojė do tė na sjellė deri te krijimi i
komb-shteteve etnike nė Ballkan, si: Shqipėria Etnike, Bullgaria Etnike,
Greqia Etnike , Kroacia Etnike dhe Serbia Etnike, dhe pėrfundimisht Ballkani
"fuēi baroti" do tė humbasė epitetin e tillė dhe do tė bėhej njė Ballkan qė
do tė prodhonte paqe e stabilitet edhe pėr Evropėn e Bashkuar. Kjo sepse nė
Ballkan do tė krijoheshin komb-shtetet e balancuara dhe tė drejtat e
minoriteteve nė kėto komb-shtete do tė rregulloheshin mbi parimin-bazė tė
reciprocitetit midis komb-shteteve tė barabarta nė Ballkan.
- Jetoni dhe punoni nė Tiranė. Ēfarė mbėshtetje keni nė Republikėn e
Shqipėrisė pėr misionin qė keni marrė pėrsipėr? Si e vlerėsoni diplomacinė
shqiptare nė ēėshtjen e Kosovės? A mund tė ishte bėrė mė shumė, a duhej
vepruar ndryshe?
Qė nga 25 nėntori 2003, kur dola nga burgu 313 i Tiranės (ku qėndrova i
arrestuar nga 1 korriku i vitit 2003) dhe mė pas fitova (nga gjykata e
Apelit tė Tiranės) edhe pafajėsinė pėr akuzėn e "nxitjes sė urrejtjes
nacionale...", punoj dhe veproj nė Tiranė, por qė realisht nuk jam i kėnaqur
nga politika zyrtare e Tiranės. Kėtė po e ilustroj me disa pikėpyetje:
Pse Parlamenti i Tiranės, krahas komisioneve tė shumta, sė paku tė mos kėtė
njė Komision pėr Ēėshtjen Kombėtare, kur Serbia ka edhe njė Ministri pėr
Kosovėn?
Pse nė bisedimet e Vjenės pėr Kosovėn me Serbinė nuk u fut Tirana, kur dihet
se Serbia Kosovėn e quan "Zemėr tė Serbisė" vetėm pėr periudhėn gati 100
vjeēare qė ka pushtuar dhe pėrpara Kosova ka qenė vilajet me vete me
kryeqendėr Shkupin, si dhe kur dihet fakti se Kosova nuk ka qene shtet dhe
me kėtė rast nuk ka as kor diplomatik qė do tė mund tė pėrballej me
diplomacinė serbe?!
Pse Tirana zyrtare nuk organizon njė Kuvend Kombėtar, ku do tė krijohen
Asambleja Kombėtare Shqiptare, njė organizim mbarėkombėtar, para tė cilit do
tė jepnin llogari tė gjitha partitė dhe institucionet e Tiranės, tė
Prishtinės, tė Preshevės, tė Shkupit dhe tė Podgoricės pėr ēėshtjet madhore
kombėtare shqiptare, qė si kurrė mė parė kėrkojnė rrugėzgjidhje?!
- Cili ėshtė opinioni juaj sot pėr bashkėpunėtorin e dikurshėm Ali Ahmeti;
pėr veprimtarin Albin Kurti, pėr kryediplomatin shqiptar? Kam deklaruar (nė
vitin 2004) se ish bashkėluftėtari im Ali Ahmeti duhet tė hyjė nė librin e
Ginisit, sepse nuk kam dėgjuar, as nga historia jonė kombėtare dhe as nga
ajo ndėrkombėtare, qė dikush tė ketė krijuar njė ushtri ēlirimtare dhe aq mė
tepėr kombėtare, qė kap pushkėn kundėr njė ushtrie tė njė shteti, dhe nga
ana tjetėr njeh sovranitetin e atij shteti kundėr tė cilit rroku armėt. Pėr
Albin Kurtin, tė cilin pėr fatin tim tė keq nuk kam patur rastin qė ta takoj
edhe fizikisht, ushqej respekt dhe konsiderata tė larta. Ėshtė njė atdhetar
i dėshmuar gjatė luftės sė Kosovės, sepse ishte sekretari i zėdhėnėsit tė
UĒK-sė, Adem Demaēi, pėr ēka edhe ka vuajtur 5 vite nė burgjet e Serbisė,
dhe sidomos si lider i Lėvizjes Vetėvendosja u ridėshmua edhe njė here se
ėshtė biri mė i mirė e mė i devotshėm i Kosovės kreshnike.
Kurse, ministrin e Jashtėm Lulzim Basha nuk e njoh. Por njoh veprat e
tij, mbi tė gjitha pėr pasqyrimin e drejtė tė politikės ndėrkombėtare,
ish ministrin Besnik Mustafaj, tė cilin e pėrgėzoj pėr punėn dhe guximin
qytetar qė ka shfaqur pėr sa kohė ishte ministėr i Jashtėm i Republikės
sė Shqipėrisė. /29.10,2007 / |