4 dhjetor 2007
Adresuar:
Me ngjarjet e fundit nė Maqedoni, Qeveria e Shkupit dėshmoi edhe njėherė se ajo nuk e kanė ndryshuar politikėn e saj, nuk ka bėrė asnjė hap drejt rrugės sė njė shteti ligjor, por mundohet qė problemet e brendshme t`i zgjidh me gjuhėn e armėve.
Aksionet e forcave policore nė vendbanimet shqiptare, arrestimet, bastisjet dhe provokimet e lloj-llojllojshme ndaj shqiptarėve janė vazhdim i politikės represive e cila ėshtė e bazuar nė dhunė, dhe terror shtetėror.
Prandaj, ne, shoqatat dhe asociacionet shqiptare tė poshtė shėnuara, qė veprojmė nė Zvicėr reagojmė ashpėr kundėr kėtyre veprimeve absurde dhe mesjetare dhe njėherit i bashkangjitemi apelit STOP DHUNĖS NĖ MAQEDONI!
Gjendja politike dhe e sigurisė nė IRJM ėshtė jashtėzakonisht e rėndė sepse forcat policore, njėsitė paramilitare tė qeverisė sė Shkupit vazhdojnė edhe mė tutje tė provokojnė lagjet , fshatrat e shqiptarėve etj.
Rast specifik ishte fshati Brodec i cili u sulmua nga tė gjitha anėt me arsenalin mė tė rėndė policor dhe ushtarak, duke vrarė, maltretuar dhe ndėshkuar fėmijė, gra dhe pleq.
IRJM ka bėrė kėrkesė qė tė regjistrohet nė institucionet evropiane dhe euro-atlantike, por ne, ngrisim zėrin dhe kėrkojmė nga kėto institucione tė mos e lejojnė pranimin e IRJM pa i plotėsuar kėrkesat elementare, sepse nė rend tė parė, ajo, duhet tė jetė shtet ligjor dhe demokratik, si dhe duhet tė respektoj tė drejtėn e popullit shqiptar pėr liri dhe barazi.
Pėr kėtė arsye kėrkojmė :
- Lirimin e menjėhershėm tė civilėve tė paraburgosur, pėrmes tė cilėve Qeveria e Maqedonisė kėrkon tė « argumentojė » ekzistencėn e komplotit tė pėrmasave tė mėdha ;
- Tė krijohet njė komision ndėrkombėtar pėr tė hetuar krimin policor nė fshatin Brodec ;
- Tė merren masat ndėrkombėtare pėr ndėshkimin e fajtorėve ;
- Tė rishikohen tė gjitha proceset gjyqėsore dhe tė lirohen tė gjithė tė burgosurit viktima tė proceseve tė montuara ;
- Tė hapet njė dialog i mirėfilltė nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare dhe tu jepet pėrgjigje adekuate tėrėsisė sė problemeve me tė cilat ballafaqohet Maqedonia.
- Me njė fjalė : TI THEMI STOP DHUNĖS KUNDĖR SHQIPTARĖVE TĖ MAQEDONISĖ
Nėnshkruesit e kėtij peticioni janė:
1. Shoqata Atdhetare Liria Kombėtare, Zvicėr Vaxhid Sejdiu, kryetar
2. Lidhja e Arsimtarėve dhe Prindėrve ShqiptarėNaim Frashėri i Kantonit St. Gallen Jakup Hasani, kryetar
3. Bashkėsia Shqiptare, Zvicėr Ahmet Asani, kryetar
4. Shoqata Mėmėdheu, St. Gallen Agush Buja, kryetar
5. Bashkėsia Islame, Zvicėr Rexhail Aziri, koordinator
6. Shoqata e kurbetēarėve nga Shemshova, Zvicėr Mazlam Mazlami, kryetar
7. Shoqata humanitare e Luginės sė Preshevės, Zvicėr Shaip Bajrami, kryetar
8. Shoqata Shqiptare Kėrēova, Vevey Baftir Emrullai, kryetar