www.ereniku.net

Historiku i fshatit Babaj Bokes

Fshati gjatė luftrave shekullore nuk u kursye asnjėher, koha e perandoris Osmane fillimisht u ndėrroi fenė, mori te rinjt e fshatit me forcė <<Nizan>> (ushtarė te Mbretit)

Mesi i shekullit XIX fshatin e gjeti ne kryengritje kundėr Osmalinjėve. Fshataret nuk u bindėn urdhrave tė Turqis. Fshati pėsoi djegien e shtėpive dhe vrasjen e disa fshatarėve. Fillimi i shekullit XX fshatin e gjeti tė lodhur e tė varfėr por tė fuqishėm pėr tu mbrojtur nga armiqtė e radhės, tash nga Serbia E Mali i Zi.

Fshatarėt nuk pranuan ti nėnshtrohen pushtuesit Serb e Malazez.

Nė vitin 1912, Serbet kėrkuan nga fshatarėt tatimin mbi pronėn d.m.th me forcė tė ju marrin tatimin (Atkupin). Kundėr kėtij vendimi ishin tė gjithė fshatarėt, ndėr ta dallohet Jahė Salihu ku vret 4 pjestar tė ushtris qetnike Serbe. Forca Serbo-Malazeze nga mllefi filluan me vrasjen e banorve dhe djeg’jen e fshatit. Atė ditė pushkatohen para syve tė fshatarve Bajram Musa me te birin Hysen Bajramin,te familjes se Musė Tahirit ndėrsa nga mllefi dhe merzia mė vonė vdes nėna e Hysenit.

Po atė ditė gjat rruges pėr nė Gjakovė vriten bashkfshatarėt Adem Tahiri dhe Zenun Sadiku.

Fshati ishte halė ne sy te pushtetit Serb.

Me 1918 forca te medha Serbe versulen mbi fshat, ku djegin shumė shtėpi, Fshatarėt ishin tė gatshem ti dalin zot vatanit. Kėshtu me 1922 nė Bjshket e Nemuna nė luftė kundėr forcave pushtuese te Malit Zi u vrane disa fshatarė: Misin Muzlia, Hasan Zumberi, Sadri Zenuni, Zenun Balia, Kamber Dema me gru Haten (Hate Ukė Dina).

Kohes se Bajram Currit nuk i mungoi ndihma e fshatareve, si me ushqime, municion dhe ushtarė. Vitet Krajl Aleksandrit 1928-1941 fshatit me forcė i merren tokat, duke u vendos kolon Serb dhe Malazez. Fshati gjaėt kėsaj kohe numronte rreth 60 shtepi .

Lufta e dytė botėrore fshatarėt edhe pse e dinin ku do ti shpi kjo luftė, Ata u bashkuan ne luften kunder nazi-fashistėve. Lufta la pasoja te mėdha. Nė fshat para dhe gjatė luftes vritet Januz Malė Miftari 1937 dhe Sejdė Avdyl Delia nga forcat partizane Serbe. Menjėher pas luftes filloi gjenocidi qe nuk u ndal pėr 50 vite. Partizanet filluan ta vendosnin kolektivizimin, ku banoret e fshatit nuk e pranuan (Kolektivizimin), me qka mori fund pėrhapja e kolektivizimit ne Kosovė.

Viti 1956-1966 dimri i madh pėr shqiptarėt, goditi fuqishem fshatin (Koha e Rankoviqit), bėri njė tė pa parė mbi banorėt e pa fajshem shqiptarė duke kėrkuar armet.

Gjatė torturave te Babariqve dhe Rankoviqit vdes bashkfshatari Sheh Hasan Mehmeti, dhe dhjetra te tjerė tė torturuar nė mėnyra ma te egėra.

Vitet kalojnė tmerri e dhuna nuk ndalet, me 28 Nėntor 1968 nga rinia e fshatit te udhehequr nga mėsuesi Zenel Sadiku, ne mes te fshatit ngrihet Flamuri dhe shkruhet nė muret e xhamisė  “Rroft Dita e Flamurit”.

Nėntorė-Dhjetorė 1981, forcat Serbe prap versulen mbi fshat, kėsaj rradhe me burgosjet e bashkfshatarve Zenel Sadikun mėsues nė shkollen fillore Fahri Hoxha, Hasan Sadriun mėsues, Idriz Hajdarin, Ali Ukėn, Xhevdet Pajazitin, Miftar Meten dhe Ibrahim Sadriun. Grupi i te burgosurve dėnohet me 21 vjet burgim. Nė Janar 1982 burgoset prisi  i fshatit Dervish Avdyli me pretekst qe ka kerkuar Shqipėrin e Madhe.

Vritet ne ushtrin Jugosllave i riu Miftar Tali duke u kthyer ne shtėpi, vritet nga sigurimi i atėhershem ushtarak, vetem e vetem qe nuk ju ėshtė bindur urdhėrave pėr te bashkpunuar me UDB-nė. Qe atėher familja e ti kohė pas Kohe u torturua nga UDB-ja.

Ne pranveren e vitit 1992 ne malet mbi fshat (Boka) nga ushtria Serbe vriten vėllezerit Zenun e Musė Rexhepi. Nėntor 1994 policija Serbe burgosin prap Zebel Sadikun bashkė me shoket Mentor Kaqin dhe Naim Krasniqin. Zeneli denohet me 4 vite e gjysmė burgim.

Lufta e fundit 1997-1999 fshati ishte i rrethuar me rreth te hekurt nga forcat ushtarake Serbe, mirpo banorėt e fshatit i ndihmonin fshatrat pėr rreth ne menyra te ndryshme, dhe shėrbeu si urė lidhėse me Shqipėrin, dhe disa te rinjė rroken armet e Lirisė.

Pas bombardimeve nga forcat ajrore NATO-os, me 26 Mars 1999 fshatarėt dėbohen me dhunė nga fshati, dhe ne mėngjesin e 27 Marsit 1999 fshati u dogjė i tėri dhe i pėrgjante njė gėrmadhe.

Pas kėsaj lufte fshatit i mungonin kėta banorė: Gani Sadriu i vrarė me 17 Mars 1999, Ali Rrustemi i vrarė me 17 Korrik 1998, Muhamet Ali Miftari (70) me 27 Mars 1999 i cili nuk kishte pranuar te largohet nga vatra e shtepis se tij, Shkurte Rexhepi rreth te 80-ave, Ali Hajdar Kameri rreth 60-ave, Zenun Zenun Miftari vritet ne oborrin e shtėpis tij, plagoset Danė Sylė Miftari. Te zhdukur e te gjetur te vrarė: Sheh Ramė Mehmeti rreth (50) me te birin Mehmet Sheh Rama (25), Ismet Zenun Syla (55), Ahmet Mustafė Ahmeti (60), mėsuesi Shaban Bajram Shabani (25) dhe Hamez Hasani rreth 45 vjec ende i pa gjetur.

Sot fshati merr frymė i lirė dhe i ndertuar, por me plagė tė rėnda historike e shekullore.

                                                   Pergaditur nga Muharem Miftari