Prapaskenat e zgjedhjes sė Pacollit President i Kosovės
www.ereniku.net
speciale:
Prapaskenat e zgjedhjes sė Pacollit
23/02/2011 09:15
Kosova zgjodhi institucionet e saj, por jo gjithēka shkoi ashtu siē duhej,
tė paktėn jo gjatė zgjedhjes sė presidentit tė vendit.
Pėr herė tė parė u vunė nė pah pėrplasjet ndėrmjet anėtarėve tė Partisė
Demokratike tė Kosovės, ndėrkaq qė po pėr herė tė parė faktohet ndėrhyrja e
faktorit ndėrkombėtar nė ēėshtjet madhore pėr Kosovėn siē ėshtė presioni pėr tė
votuar pro zgjedhjes sė Behgjet Pacollit president.
Proēesi pėr zgjedhjen e presidentit tė Kosovės u zhvillua nė tri raunde. Ndėrsa
nė sallėn e Kuvendit po qėndronin vetėm deputetet e pozitės, nė dy raundet e
para zoti Pacolli me votat qė po merrte nuk ishte i afrohej aspak postit tė
presidentit tė Kosovės.
Njė pauzė e shkurtėr tė cilėn kryetari i Kuvendit e cilėsoi jo kushtetuese duket
se ndryshoi gjithēka.
Kryeministri Thaēi mblodhi deputetėt e tij pėr atė qė u quajt konsultė partiake.
Nė kėtė kohė kishin filluar dilemat e vetė Behgjet Pacollit i cili priste nė
seancėn e Kuvendit. Ai ishte nė dilemė tė tėrhiqej nė raundin e tretė apo tė
provokonte zgjedhjet e jashtėzakonshme duke hyrė pa numėr tė mjaftueshėm votash
nė raundin e tretė.
Konsulta e kryeministrit Thaēi me deputetėt e tij pason njė shkėmbim mesazhesh
mes ambasadorit amerikan Christopher Dell, kandidatit pėr president Behgjet
Pacollit dhe kėshilltarit tė jashtėm tė zotit Pacolli.
Mesazhe telefonike tė regjistruarara nga kamerat televizive dhe tė faktuara nga
fotoreporterėt kosovarė tregojnė mė sė miri se si Behgjet Pacolli pak minuta
para se tė niste votimi nė raundin e tretė merr garancinė nga Christopher Dell
se nė raundin e tretė do tė pėrfundojė gjithēka.
Nė mesazhin qė Chris Dell ia dėrgon Behgjet Pacollit shkruan se Jakup Krasniqi e
Fatmir Limaj, pra dy kundėrshtarėt e Pacollit janė kėrcėnuar dhe gjithēka do tė
pėrfundojė mirė. Behgjet Pacolli u zgjodh nė raundin e tretė. Por nėnkryetari i
PDK-sė, Fatmir Limaj e deklaroi votėn e tij kundėr dhe mohoi kėrcėnimet nga
ndėrkombėtarėt.
Por ndryshe nga Chris Dell ish ambasadori i Anglisė, Andy Sparks la sallėn e
Kuvendit shumė mė herėt.
Ndėrsa ishte opozita kosovare ajo qė e kundėrshtoi shumė ashpėr mėnyrėn e
zgjedhjes sė kreut tė AKR-sė president, duke e konsideruar atė si jo tė denjė
pėr ti pėrfaqėsuar qytetarėt e Kosovės.
Pas marrjes sė detyrės sė presidentit, Behgjet Pacolli nuk u paraqit para
gazetarėve. Ai duket se kishte harruar se stafi me tė cilin punon ishin
pėrgatitur pėr tja uruar ndėrkaq kjo buqetė me lule nuk dihet se ku mund tė
pėrfundojė.
Por nė rrugėt e Prishtinės ka filluar festa e simpatizantėve tė AKR-sė dhe kreut
tė saj, Behgjet Pacolli i cili pėr pesė vjet do tė jetė president i Kosovės./tch/
Botuar: 23 Feb 2011
Tregimi tjetėr

Ai (Dell) po thotė shko fol me Hashimin dhe vendosni. Ai pėrkrah vetėm vendimet qė i merrni ju dy... Tė askujt tjetėr. Ai (Dell) i thotė jo Jakupit...
Atė qė nuk e kanė fokusuar kamerat televizive, e sjell Expressi pėrmes fotografive. Njė betejė e vėrtetė me mesazhe telefonike ėshtė zhvilluar nė prapaskenė, pėrderisa ishte e paqartė nėse do tė arrinte Kryetari i AKRsė tė zgjidhej President. Protagonistė janė Behgjet Pacolli, Kėshilltari i tij, Essad Puskar, Chris Dell. dhe Nexhmedin Spahiu.
Njė betejė e vėrtetė ėshtė zhvilluar nė prapaskenė, pėrderisa ishte e paqartė nėse do tė arrinte Behgjet Pacolli tė zgjidhej President.
Fotoreporteri i gazetės Express, Petrit Rrahmani ka arritur tė sjellė njė tregim tjetėr pėr ditėn e votimit nė Parlament me personazh Behgjet Pacollin, Christopher Dellin dhe kėshilltarin e Kryetarit tė AKRsė, Essad Puskar.
Rrahmani ėshtė gjendur njė kat sipėr tyre dhe ka arritur ti fotografojė mesazhet telefonike qė ata shkėmbenin.
Essad Puskar ka qenė i ulur pranė Ambasadorit Amerikan duke u bėrė kėshtu urė lidhėse mes Shefit tė tij dhe Dellit.
Nė kėtė tregim, ndonėse nuk ishte prezent, u gjend edhe Nexhmedin Spahiu. Prej diku larg Parlamentit, mbase nga Mitrovica, ai e porosiste Behgjet Pacollin qė tė ketė kujdes nga Hashim Thaēi.
Mesazhet e shkėmbyera
1. Mesazhi i Esad Puskarit pėr Pacollin:
BP (Behgjet) jam me Chrisin (Dellin), ai po pyet a ėshtė SLS nė pyetje apo kush.
2. Mesazhi i Pacollit pėr Dellin, pėrmes Esad Puskarit:
Dell, nuk ėshtė SLS, por njė fraksion nga PDK. Por duket se raundi i parė i votimit ishte votė e revoltės.
3. Mesazhi i Pacollit pėr Dellin pėrmes Esad Puskarit:
Pyete Dellin ēfarė tė bėj nė raundin e 3tė (tė votimit)
4. Mesazhi i Esad Puskarit pėr Pacollin:
Ai (Dell) po thotė shko fol me Hashimin dhe vendosni. Ai pėrkrah vetėm vendimet qė i merrni ju dy... Tė askujt tjetėr. Ai (Dell) i thotė jo Jakupit. Nėse do tė dalėsh mė mirė nė raundin e dytė (tė votimit), ai thotė tė vazhdosh.
5. Mesazhi i Esad Puskarit pėr Pacollin:
Dell (po thotė) mė nė fund, Fatmiri dhe Jakupi u frikėsuan nga kėrcėnimi. Ai mendon se tani do tė kryhet.
6. Mesazhi i Nexhmedin Spahiut pėr Pacollin:
Bėja me dije Hashimit se sfiton ti, nuk do ti ketė votat e AKRsė pėr Qeveri. Loja me Demaēin ėshtė e Hashimit (e ka shti nkurth Vetėvendosjen). Mos u tėrhiq para raundit tė tretė se qėllimi ėshtė me tfrikėsu qė ti mu tėrhjekė.... (express)/V.I./Liria/