www.ereniku.net

                                                                                     Shqipėria e Kosova, njė? Pėrse jo?!
Blendi Fevziu Blendi Fevziu
05 tetor 2009

Ideja e krijimit tė njė identiteti kosovar, tė ndryshėm nga ai shqiptar nė pėrgjithėsi, dhe si rrjedhojė, ideja e njė shteti kosovar, tė ndryshėm nga ai shqiptar, ka dėshtuar, tashmė 10 vjet pas largimit tė regjimit serb nga Kosova.

“Shqipni etnike, kurrgja tjetėr!”. “Njė komb, njė kombėtare!”. Kėto janė dy nga shumė parullat qė zbukurojnė pjesėn e tribunės ballore tė stadiumit “Qemal Stafa” sa herė qė ekipi kombėtar shqiptar zbret nė fushėn e tij. Mbajtėsit e tyre, njė grup tifozėsh nga Prishtina, qė i kanė dhėnė hov tifozerisė shqiptare nuk janė mė thjesht tė tillė. Grupi “Tifozat Kuq e Zi” ėshtė njė miks mes shqiptarėsh tė Kosovės, Maqedonisė, Shqipėrisė, qė i bashkon njė gjė - tė qenit shqiptar!

Nė fakt, tifozėt pasionantė qė po drithėrojnė edhe Tiranėn e Prishtinėn politike, duket se kanė tė drejtė. 5 apo 6 nga lojtarėt e ekipit kombėtar shqiptar tė futbollit qė zbret nė fushė, janė tė lindur dhe rritur nė Kosovė. Shumė tė tjerė janė pjesė e emigracionit kosovar nė Europė. Ky ėshtė vetėm njė dimension, ai sportiv, por jo i vetmi. Nėse e zhveshim termin “Shqipėri Etnike” dhe e shndėrrojmė atė nė Shqipėri reale, dhe nėse parulla tjetėr, “Njė komb, njė kombėtare” shumėfishohet, atėherė pėrftojmė shumė gjėra tė tjera qė jo gjithnjė bien nė sy: Shqiptarėt kanė tashmė njė kulturė tė unifikuar dhe librat qė botohen nė Tiranė apo Prishtinė shiten nė tė gjitha libraritė e dy vendeve pa dallim; autorėt botojnė nė po ato shtėpi botuese dhe gjuha e shkruar ėshtė absolutisht e unifikuar. Muzika shqipe nė Tiranė apo Prishtinė ėshtė e njėjtė. Sot, e ke tė pamundur tė dallosh nėse njė kėngėtar apo kėngėtare ėshtė nga Prishtina apo Tirana; pėrbėn mision tė pamundur dallimi i muzikės nė njė klub apo televizion tė Kosovės apo Shqipėrisė; me pėrjashtim tė shtypit tė shkruar, media elektronike ėshtė thuajse e unifikuar. Programet e Tiranės shihen nė Prishtinė dhe anasjelltas; personazhet mediatike janė tė pėrzier dhe i gjen nė studiot e tė dy vendeve. Falė televizionit, shqipja e folur nuk i ka dallimet e disa viteve mė parė, ndėrsa distanca fizike ėshtė reduktuar ndjeshėm. Tashmė, kufiri Shqipėri – Kosovė nė Morinė ėshtė i baraslarguar nga dy kryeqytetet, thuajse 2 orė prej secilit.

Por, nėse “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin ēdo ndeshje sloganin e tyre: “Shqipni etnike, kurrgja tjetėr”; nėse ideja e bashkimit flitet thuajse ēdo herė dhe dy vendet po unifikohen gjithnjė e mė shumė rreth gjuhės, kulturės e historisė, cili ėshtė problemi? A mund tė bashkohet Shqipėria me Kosovėn? Mendimi im ėshtė padyshim, PO! Nė njė emision me temėn “Shqipėria e Madhe”, pyetjes se nėse duhet bashkuar Shqipėria me Kosovėn, mbi 5800 veta iu pėrgjigjėn me sms, 93% PO dhe 7%, JO! Diferenca flet vetė. Por, pėr fatin tonė tė keq, shqiptimi, edhe vetėm shqiptimi i termit “Shqipėri e Madhe” i bėn tė tremben pothuaj tė gjithė ata qė e mendojnė apo e dėgjojnė. Katėr ditė mė parė nė njė emision televiziv, ndėrsa Menduh Thaēi po trajtonte projektin e tij politik pėr Maqedoninė, ndėrhyrja e Fatos Lubonjės, qė kjo do tė thotė Shqipėri e Madhe, e bėri tė ndalojė nė ēast dhe ta shqiptojė frazėn standarde: Ne nuk jemi pėr Shqipėri tė Madhe. Atėherė, a duhet tė kemi ne frikė nga bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn? Pėrgjigjja ime ėshtė sėrish JO!

Po kjo ėshtė vetėm njėra anė. Duke hequr defaktorizimin politik dhe presionin ndėrkombėtar, gjithēka tjetėr tė shtyn tė besosh tė kundėrtėn.
Nė fakt, qė prej 28 nėntorit tė vitit 1912, kur Shqipėria fitoi pavarėsinė dhe Kosova mbeti jashtė kufijve zyrtarė tė saj, ideja e bashkimit kombėtar ka qenė ėndrra e ēdo patrioti. Pėr njė kohė tė gjatė Parlamenti shqiptar i viteve ’20’tė zgjidhte edhe deputetė qė pėrfaqėsonin Kosovėn; shtypi shqiptar i asaj kohe i kushtonte shumė vėmendje ngjarjeve atje, ndėrsa shqiptarėt e Kosovės nė vetvete nuk reshtėn sė kontestuari regjimin serb apo jugosllav deri edhe me kryengritje tė njėpasnjėshme. Instalimi i diktaturės komuniste nė Shqipėri e Jugosllavi dhe teoria e internacionalizmit, apo ajo Titiste e bashkim dhe vėllazėrimit, sikur e zbehu disi ndikimin e parė. Nė kėtė terren tė ri, duke nisur qė nga viti 1990, Ibrahim Rugova dhe ndjekėsit e tij e transformuan (me tė drejtė pėr rrethanat), ėndrrėn e bashkimit kombėtar nė atė tė njė Kosove tė pavarur. Pėr t’i shėrbyer kėsaj ideje qė ngjante mė e prekshme dhe mė normale pėr Komunitetin Ndėrkombėtar dhe nuk hapte serinė e rishikimit tė kufijve nė Ballkan, ata tentuan krijimin e njė identiteti kosovar. Njė identiteti qė nuk duket se ka bazė dhe qė sot, 10 vjet pas pavarėsisė de fakto, ngjan mė jorealist se kurrė.

10 vjet mė pas, Shqipėria dhe Kosova janė thuajse dy vende tė unifikuara, edhe pse me elita ende mosbesuese. Nė fakt, elita e vjetėr kosovare, me formim titist dhe nostalgjike pėr Jugosllavinė e vjetėr, e ka tė vėshtirė ta kuptojė realitetin e ri, por elitat e reja qė po krijohen nuk kanė dilemė. Pėr to orientimi drejt Shqipėrisė thuajse ėshtė fakt dhe sot, gjithnjė e mė shumė protagonistėt e elitave tė reja kosovare, janė edhe protagonistė tė shoqėrisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Unė jam i sigurt se sot, shqiptarėt e Shqipėrisė dhe shqiptarėt e Kosovės dinė pėr njėri-tjetrin shumė mė tepėr se sa 10 vjet mė parė, njihen shumė mė mirė se dhjetė vjet mė parė, kanė gjėra tė pėrbashkėta shumė herė mė tepėr se 10 vjet mė parė. Ende sot mė vjen tė skuqem kur kujtoj se sa pak gjėra dhe se sa pak njohje kishim pėr Kosovėn ne qė ishim gazetarė dhe drejtues shtypi nė fillim tė viteve ’90. Thėnė ndryshe, ideja e krijimit tė njė identiteti kosovar, tė ndryshėm nga ai shqiptar nė pėrgjithėsi, dhe si rrjedhojė, ideja e njė shteti kosovar, tė ndryshėm nga ai shqiptar, ka dėshtuar, tashmė 10 vjet pas largimit tė regjimit serb nga Kosova. Po, kemi njė Republikė tė Kosovės dhe njė Republikė tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Por edhe pėr sa kohė do t’i kemi kėshtu? Kemi njė muzikė, njė letėrsi, njė kombėtare, njė media, thuajse njė elitė tė re dhe s’kemi asnjė shkak tė mendojmė se kemi dhe duhet tė kemi dy shtete.

Nuk ka asnjė dyshim qė problemi kryesor nė kėtė rast ėshtė insistimi i Komunitetit Ndėrkombėtar qė kjo tė mos ndodhė dhe defaktorizimi i aktorėve politikė lokalė nėse kjo ndodh. I dyti ėshtė njė problem i zgjidhshėm, qė me emancipimin e mėtejshėm dhe me presionin e shoqėrisė do tė marrė rrugė. Aq mė tepėr qė elita e re politike kosovare, qė vjen nga lufta, pa ndikime titiste ėshtė shumė mė e afėrt me Shqipėrinė se sa ajo e para vitit 1999.
Zhvillimi ekonomik i pėrbashkėt qė vjen nga rruga Durrės–Kukės, do ta imponojė edhe mė shumė atė. Nuk ėshtė ēudi, qė ata faktorė qė besojnė sot se ky pėrbėn njė problem, do ta shohin problemin tek e kundėrta, tek dy Shqipėritė nė Ballkan.

Ndaj, pėr hir tė tė gjithė kėsaj, ne nuk kemi pse trembemi nga fraza Tabu: Shqipėri e Bashkuar, e madhe apo etnike. Tė gjitha ato, reduktohen nė bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn dhe krijimin e njė shteti shqiptar tė vėrtetė, qė pas dhjetė vitesh, ka kaluar shumė pengesa dhe ekziston thuajse si i tillė. Ndaj, nuk ėshtė ēudi, qė nė njė tė ardhme jo tė largėt, parulla “Shqipėri etnike, kurrgja tjetėr” e tifozėve “Kuq e Zi” tė shndėrrohet nė: “Shqipėri etnike, kėtė deshėm…”. (Blendi Fevziu )