|
"Levizja per Bashkim" DEKLARATĖ PĖ MEDIA LB mbėshtet protestėn nė Gjilan Shoqata e tė Shpėrngulurve nga Kosova Lindore (SHSHKL) Vatra nė pėrkrahje tė tė gjitha subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare tė Komunės sė Gjilanit organizon protestė paqėsore kundėr diskriminimit sistematik qė po ua bėn Serbia shqiptarėve tė Kosovės Lindore. Protesta mbahet tė premten, mė 07.10.2011, nė ora 14.00, para Teatrit tė Qytetit nė Gjilan dhe motoja e saj do tė jetė: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janė Kosovė! Lėvizja pėr Bashkim e mbėshtet pa rezervė kėtė protestė dhe i thėrret tė gjithė anėtarėt, mbėshtetėsit dhe qytetarėt qė ti bashkohen asaj. Prishtinė, 6.10.2011 LĖVIZJA PĖR BASHKIM derguar erenikut: Sun, June 1, 2008 6:04 pm botuar: E hėnė 02 qershor 2008 1:20 am Komunikatė pėr zhvillimet nė Maqedoni Zhvillimi i ngjarjeve tė fundit nė Maqedoni edhe njė herė me forcė nxori nė pah politikėn thellėsisht tė gabuar tė partive politike shqiptare nė Maqedoni dhe tė kėshilltarėve tė tyre nė Tiranė e nė Prishtinė. Lufta politike me kutitė e votimeve e humb kuptimin e vet kur paraprakisht dihen humbėsit dhe fituesit. Sido qė tė pėrfundojnė zgjedhjet, tė gjithė a kanė tė qartė se partitė politike shqiptare sėrish do tė bien nė prehrin e partive nacionaliste maqedonase dhe do tė formojnė qeveri me pushtuesit e tokave shqiptare. Kur tė kihet parasysh ky fakt i patejkalueshėm, tė derdhet gjaku pėr njė grimė mė tepėr pushtet, pėr njė grimė mė tepėr privilegj, pėr njė grimė mė tepėr autoritet, kjo i kalon edhe kufijtė e gabimit politik kjo ėshtė ANTINJERĖZORE. Populli
shqiptar duhet sa mė parė tė organizohet qė tiu thotė NDAL! shpėrdoruesve tė
gjakut, ndjenjės dhe vullnetit tė tij! Me shumicė tė ngushtė votash Kuvendi miratoi Ligjin pėr festat zyrtare
Eliminimi i ditės sė Flamurit ėshtė akt antikombėtar24 maj 2008 Kadri REXHA REAGIM Sot me 23 Mai, "Qeveria Thaci" perseri u gjunjezua dhe vetdorezoj statusin dhe ikonen tone24 maj 2008 Gėzim Mekuli
Sot me 23 Mai, "Qeveria Thaci" perseri u gjunjezua dhe vetdorezoj statusin
dhe ikonen tone, Flamurin kombetar, deshirave dhe kerkesave gjeo-politike
serbe.
Qe sot, sipas ketij ligji, Dita e flamurit, 28 Nentori, do te perkujtohet
njesoj si "Shen Gjergji", si dita e te dashuruarve "Shen Valentini", si dita
kunder AIDSit, apo edhe si dita e "jo duhangjinjve".
Po, Kosova vertet po pavaresohet, por kjo pavaresi eshte duke u koncentruar ne
drejtim te gabuar; Kosova nuk po pavaresohet nga Beogradi i Serbise e Beogradi,
Kosova jone po pavaresohet e izlolohet nga Tirana e Shqipetareve.
Por, nese do e pranoj kete "pavaresi" populli shqiptar, mbetet te shihet.
Deklaratė publike
Tė indinjuar thellė me krejt atė ēka ndodhi nė Kuvend e pėrreth tij nė lidhje me ligjin pėr festat, sidomos tė indinjuar me procedurėn antidemokratike, presionin e shantazhin mbi deputetėt e opinionin, Lėvizja pėr Bashkim deklaron: Tė vetėdijshėm pėr pasojat qė do t'i ketė ky ligj antishqiptar dhe antidemokratik, si dhe tė vetėdijshėm pėr pasojat e mundshme juridike, Lėvizja pėr Bashkim nuk do ta respektojė asnjėherė ligjin mbi festat dhe tė gjitha ligjet tjera qė bien ndesh me vullnetin e interesat e popullit shqiptar, si shumicė dėrmuese nė Kosovė. 23.5.2008 Lėvizja pėr Bashkim Thirrje publike deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės Duke pasur parasysh situatėn nė tė cilėn po kalojmė; Duke pasur parasysh rrethanat kombėtare dhe ndėrkombėtare; Duke pasur parasysh rėndėsinė e festave kombėtare e zyrtare pėr kombin si tėrėsi; Duke pasur parasysh se deputetet janė tė zgjedhurit e popullit dhe duhet ta sanksionojnė nė ligje vullnetin e tij; Duke pasur parasysh se pėr hir tė tė tjerėve nuk guxojmė tė pėrēahemi ne, si dhe: Duke pasur parasysh se miratimi i projektligjit pėr festat pa datat kryesore tė kombit shqiptar, do tė sillte njė situatė konfliktuoze brenda kombit: Lėvizja pėr Bashkim u bėn thirrje tė hapur deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės tė mos shkelin mbi ndjenjat dhe vullnetin e popullit - tė mos e miratojnė projektligjin pėr festat zyrtare pa festat tona kombėtare, sidomos pa 28 Nėntorin si festė zyrtare nė Kosovė! 22.5.2008 Kryetari
i Lėvizjes pėr Bashkim Reagim Qytetari pa identitet ...nga tė katėr anėt e botės ( reagime ) A ka shqiptarė nė Kosovėn e Hashim Thaēit?!
Written by Tahir VELIU Me dėshpėrim tė madh mėsova dhe e pėrjetova lajmin mbi
projektligjin e qeverisė sė Republikės sė Kosovės, tė kryesuar nga Hashim Thaēi,
pėr mospėrfshirjen e 28-Nėntorit, ditėn e flamurit kombėtar, ditėn e shpalljes
sė Pavarėsisė, ditėn e daljes publike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe
ditėlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, nė listėn e festave tė
Republikės sė Kosovės. Me tė drejtė shtrohet pyetja; A ka shqiptarė nė Kosovėn e
Hashim Thaēit dhe qeverinė e tij?! Mos vallė tė gjithė "deputetėt" e "popullit"
e kanė ndryshuar kombėsinė, flamurin, madje edhe gjuhėn?! Tė mos pėrfshihet 28 nėntori nė festat zyrtare tė Kosovės ėshtė fyerje e rėndė, e pakuptimtė, ėshtė tradhti dhe kundėrvėnie e hapur ndajė historisė dhe aspitarės sonė shekullore pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Me kryeministėr si Hashim Thaēi, Shqipėria kurrė nuk do tė bėhet SHQIPĖRI. 28 Nėntori festohet kudo nė botė ku ka shqiptar por 28
Nėntori ynė i lavdishėm nuk do tė jetė festė zyrtare e "Republikės sė Kosovės
(shih: Ahtisarit)", kjo jo pse jemi para viteve 1999, kur pushtuesit serb e
patėn ndaluar festimin e kėsaj ditė tė shumėfishtė shqiptare por sepse Hashim
Thaēi me sahan lėpirėsit e tij tė tjerė janė shėndrruar nė njė makineri anti-shqiptare
tė pa parė deri mė sot. Sė pari, flamuri kombėtar u "zhdukė" nga takimet zyrtare
dhe foto montazhet e "udhėheqėsve tanė", pastaj u hoq flamuri kombėtar pėrpara
Kuvendit (shih: skupshtinės) sė Republikės sė Kosovės (kjo e tė gjithėve po, por
jo e shqiptarėve), kurse tash me taktiken e vjetėr serbe, Hashim Thaēi
anashkalon 28 Nėntorit e Flamurit, Pavarėsisė, UĒK-sė, Adem Jasharit dhe tė
gjithė shqiptarėve, duke mos e njohur kėtė datė tė shumėfishtė si festė zyrtare?!
_________________________________________________________________________________ Ku jeni nisur o burra...? Eshtė e tepėrt tė thuhet sa njerėz kanė vdekur dhe janė mbėshtjellur me flamurin kombėtarė. Kundėrshtimi mė i rreptė qė i bėhej Serbisė, bėhej pėrmes flamurit, me te fillonte jeta dhe me te pėrfundonte jeta Agim Vuniqi derguar erenikut: Wed, May 21, 2008 5:11 pm botuar: e enjte 22 maj 2008 3 22 am Ku jeni nisur o burra atdheun me ēlirue, qe besa edhe unė do tė vi me ju, kėshtu nė kėtė frymė u edukuan shumė gjenerata, dhe kėshtu konceptohej atdhetarizmi. Nuk ishte ndonjė gabim tė thuhej se asnjėri nuk mendonte nė krijimin e shtetit tė ri, tė gjithė ishin tė pėrkushtuar nė bashkimin kombėtarė, nuk ishin tė pakta deklaratat e zyrtarėve tė tashėm tė thėna publikisht nė kėtė frymė. Si duket defektet e kėsaj klase politike qėndrojnė mė tepėr nė harresėn e tyre historike, por edhe mosnjohjen e vazhdimėsisė konstitucionale tė Kosovės, mė heret, por edhe nė ish Jugosllavi. Rėndėsia e festės sė flamurit ishte shumė domethėnėse, si nė aspektin kulturor, manifestiv, dhe shumė mė tepėr nė atė kombėtarė. Eshtė e tepėrt tė thuhet sa njerėz kanė vdekur dhe janė mbėshtjellur me flamurin kombėtarė. Kundėrshtimi mė i rreptė qė i bėhej Serbisė, bėhej pėrmes flamurit, me te fillonte jeta dhe me te pėrfundonte jeta. Kosova kishte fituar tė drejtėn e formuesit tė federalizmit Jugosllav dhe tė drejtėn e vetos pėr shkak tė shumicės dominate shqiptare qė jetonte nė Kosovė, dhe lufta politike ndėrlidhej me tė drejtėn e zyrtarizimit tė flamurit, ēdo ngjarje, ēdo manifestim kulturor dhe kombėtarė e kishte vulėn e flamurit. Vazhdimėsia konstitucionale vazhdoi edhe pas shembjes sė krijesės Jugosllavi, shqiptarėt, jo kosovarėt, ashtu siē po u atribohet shpesh ky zullum nga shumė "shahirė", arritėn qė tė mbijetojnė si komb shtetėformues pas pėrpjekjeve titanike tė shumė intelektualėve, tė cilėt arritėn ta mbajnė gjallė vazhdimėsinė kushtetuese, me Deklaratėn e 2 Korrikut dhe Kushtetutėn e Kaēanukut, si dokumente tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e shqiptarėve, e cila u realizua me shumė sakrifica, falė angazhimit tė SHBA-sė, por edhe shumė atdhetarėve tė shumtė tė angazhuar nė forcat e rrezistencės popullore UĒK-sė. Defektet e pasluftės, dhe sjelljet grabitēare tė shumė liderėve partiak, i bėnė tė pafuqishėm pėr tė kundėrshtuar disa nga vendimet e projektit Aahtisari, sidomos kur bėhej fjalė pėr historinė dhe trashigimin kulturore, e mos tė flasim pėr decentralizimin qė ishte dhe ėshtė thembra e Akilit pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr atė arsye kokėdhembjet institucionale nė nivel lokal do tė jenė tė pashėruara. Si duket shumė nga kėta liderė e kanė keqkuptuar teorinė mbi demokracinė, ngase ajo buron nga populli dhe pėrfundon aty, jo si tu teket pėrfaqėsuesve tė cilė kanė bėrė premtime publike, dhe pėr realizmin e tė cilave kanė pėrgjegjėsi tė plotė para elektoratit i cili i ka votuar. Edhepse nė dukje problemi nuk ėshtė aq i madh, ėshtė mė tepėr mospėrfillės dhe shpėrdorim i besimit tė popullit, ngaqė vendimet e rėndėsishme nuk merren pa pajtueshmėri tė plotė qytetare (mos tė them nacionale, ngase ėshtė bėrė term pėr delikuencė?) edhe pėrmes diskutimit tė hapur publik, por edhe me miratimin e institucioneve relevante shkencore, jo me ngritjen e gishtėrinjėve tė ndėrrohet historia, ngase ajo nuk ėshtė dekorative, por ėshtė shumė pėrmbajtėsore dhe e betonuar./av/ _________________________________________________________________________________ E para pėrpjekje e pakundėrshtueshme pėr shkombėtarizim tė shqiptarėve nė Kosovė
Shukri KLINAKU Formulimi i ligjeve ėshtė mjeshtėri e madhe. Duhet gjetur mjeshtri i madh, i cili nė ligjin pėr festat shtetėrore tė Kosovės, ndėrmjet ndalesave qė ngrit Pakoja e Ahtisarit, tė futė edhe 28 Nėntorin si festė kombėtare tė kombit shumicė (absolute) tė Kosovės Nė projektligjin pėr festat nė Republikėn e Kosovės, tė cilin e ka pėrpiluar Qeveria e Kosovės, nuk gjendet 28 Nėntori. Pėr tė gjithė ata qė i lexojnė drejt dokumentet politike kjo nuk ėshtė befasi. Por kjo ėshtė befasi pėr shumė njerėz qė kanė besim te politikanėt qė i kanė votuar. Madje, mund tė jetė befasi edhe pėr disa (shumė) politikanė qė nuk lodhen pėr ti lexuar drejt dhe seriozisht letrat qė i mbajnė nėn sqetull. Tjetėrsimi Qeveritarėt e sotėm dhe tė gjithė ata politikanė tjerė shqiptarė tė Kosovės tė cilėt thonė se kjo ėshtė zgjidhja optimale, apo zgjidhje kompromisi etj., duhet ta dinė se kjo nė radhė tė parė ėshtė pėrpjekja e parė pėr tjetėrsim tė shqiptarėve dhe nė radhė tė dytė zgjidhje naive. Pse tjetėrsim? Sepse, pėr njė pjesėtar tė njė kombi festa mė e madhe ėshtė dita kur ai komb ka arritur njohje ndėrkombėtare me njė organizim sublim, siē ėshtė shteti. Pėr ne shqiptarėt ajo ditė ėshtė 28 Nėntori. Tash njeriu kėtu do tė mund tė numėronte njė mori faktesh historike, politike, etj. , megjithėse pėr to njė politikan modern do tė mund tė thoshte se janė histori e thatė, emocion apo romantizėm. Le ta quajė ky politikan kėtė si tė dėshirojė, por nėse mua njė qeveri ma mohon festėn mė tė madhe tė shqiptarėve, nėse ma shkėput historinė qė e kam mėsuar deri mė tani, nėse ma shkėput emocionin e kujtimit pėr Adem Jasharin e Bahri Fazliun qė vdiqėn me flamurin dhe pėr flamurin kuq e zi, nėse mė bėn privacione tjera tė kėtij lloji, unė i quaj pėrpjekje pėr tjetėrsim. Pse ėshtė naive? Sepse, pėr tu tjetėrsuar (shkombėtarizuar) ne shqiptarėt e Kosovės kemi pasur oferta edhe mė herėt, madje edhe mė tė ėmbla. Me fjalė tjera, pse fatura e shkombėtarizimit tonė u desh tė kushtojė rreth 12000 jetė njerėzish dhe pse e desh tė presim kaq vite, me kaq shumė vuajtje pėr tu shkombėtarizuar, pasi kemi pasur oferta edhe mė herėt. Mashtrimi Politikanėt e Kosovės edhe njė herė i gėnjyen dhe i mashtruan votuesit e vet. Madje, nė lidhje me flamurin politikanėt e Kosovės i kanė gėnjyer dhe i kanė mashtruar edhe bashkėpartiakėt e tyre. Ja dy nga gėnjeshtrat e kėtyre politikanėve: Flamuri kombėtar mbetet kombėtar, ndėrsa ky i kaltri ėshtė shtetėror. Dikush nga politikanėt e ka pėrdorur edhe gėnjeshtrėn tjetėr: Vetėm sa pėr OKB e kemi kėtė, se kuptohet, flamuri jonė ėshtė ai qė ka qenė gjithmonė. Nuk ėshtė befasuese qė kėta politikanė edhe pas aprovimit eventual tė ligjit pėr festa tė vazhdojnė me gjepura tė ngjashme. Pėr shembull, kjo mund tė jetė gėnjeshtra e radhės: Qeveria vetėm si ditė pushimi shtetėror nuk e ka llogaritur 28 Nėntorin, pėrndryshe ne nuk e ndalojmė atė. Qytetari mund ta festojė e tė kėnaqet me tė... Rreziku Tė gjithė shqiptarėt, edhe ata qė i janė druajtur gjėmės sė tjetėrsimit, i janė gėzuar pavarėsisė nga Serbia edhe tė njė pjese tė tokave shqiptare. Mirėpo, nėse qeveria e Kosovės nuk ndėrpret hapat e tjetėrsimit tė shqiptarėve tė Kosovės dhe mė gjerė, e fut Kosovėn dhe mė gjerė nė rreziqe tė mėdha. Sot do tė pėrmend vetėm njė rrezik, qė nuk ėshtė mė i madhi, e ai ėshtė mospranimi i flamurit tė kaltėr. Nė vend qė flamuri i ri tė kuptohet drejt dhe tė pėrqafohet si zgjidhje politike pėr shkėputjen e Kosovės nga Serbia, ky flamur do tė luftohet nga vetė shqiptarėt. Ndėrsa, protestat dhe manifestimet e ndryshme antiqeveritare, tė cilat nuk do tė ndalen, nuk po i llogaris nė rreziqe. Zgjidhja Kuptohet fakti se kjo qeveri ka pranuar Pakon e Ahtisarit dhe nuk do tė ndalem pse, qysh, e ēka ka pėr pasojė kjo, sepse nuk dua tė flas kėtu pėr zgjidhje radikale. Por nėse dėshirojmė tė gjejmė njė zgjidhje tė ēastit dhe tė pjesshme, atėherė duhet tė lidhemi pėr faktin qė formulimi i ligjeve ėshtė mjeshtėri e madhe. Duhet tė shtyhet miratimi i ligjit pėr festat shtetėrore tė Kosovės dhe duhet gjetur mjeshtri i madh, i cili nė kėtė ligj e fut edhe 28 Nėntorin, si festė kombėtare tė kombit shumicė (absolute) tė Kosovės, pėrkundėr ndalesave qė i ngrit Pakoja e Ahtisarit. Pėr kėtė duhet tė angazhohen deputetėt e pozitės dhe tė opozitės nė kuvend. Ndryshe, dėshmorėt e 10 Shkurtit kanė rėnė pėr kėtė ēėshtje; dhe deputetėt e kėtij mandati rrezikojnė qė atyre dėshmorėve tiu bashkohen edhe tė tjerė. /Prishtinė 20.5.2008 / ______________________________________________________________________ Kohė e keqe pėr dijen Jeton Kelmendi, Bruksel Njė ditė moti, kur vlera e kishte fjalėn, dija kishte respektin dhe vendin e merituar nė shoqėrinė tonė. Tani qė kanė kaluar do kohė, e vėrteta duket ndryshe. Nuk ėshtė pėr tė qenė e vėrtet, por po ndodh dhe edhe pse ka shijen e keqe, ka vetėm njė emėr e vėrteta e sodit. Nėse i bėjmė njė vėshtrim sado sipėrfaqėsor, vendit qė kishin njerėzit e dijshėm nė shoqėritė e shteteve tė ndryshme, na del se ata zėnin hapėsirėn e duhur nė hierarkinė e organizuar tė jetės shoqėrore. Mbase dija i krijonte privilegje atij qė e posedonte, qysh nė fazat e para tė organizimit tė shoqėrisė dhe ekzistimit tė shteteve, ky fenomen u pėrcoll deri nė ditėt tona. Me siguri kjo i shėrbeu njerėzimit pėr tė mirė. Derisa nė Greqinė antike, njė njeri i dijshėm konsiderohej elitė e shoqėrisė, nė oborret mbretėrore tė shumė vendeve, njerėzit e dijshėm mbaheshin pėr punė tė zgjedhura dhe pozita tė larta. Kėshtu fjala bie, nėse njė njeri i dijshėm nė njė fushė tė caktuar qoftė shkencore apo artistike, ka pasur njė respekt nga rrethi i tij dhe ka qenė nė pozitėn e merituar, ēka ka reflektuar ai pėr atė shoqėrinė. Mbase kjo nuk do shumė komente. Tė tjerėt do mėsojnė nga ajo menēuri e personit tė caktuar, prandaj derisa e ka vendin nė maje tė piramidės, dihet se shoqėria e ka ardhmėrinė shpresėdhėnėse, gjithsesi punėn mbarė. Edhe nė luftėrat e shumta qė kanė bėrė popujt e ndryshėm, tė dijshmit kanė qėndruar nė krye tė ushtrive, nė krye sepse ata me dije projektonin sukseset dhe fitonin betejat. Pėr veprat qė lanė tė dijshmit nė fushat e ndryshme, art kulturė dhe shkencė, etj, njerėzia mėson brez pas brezi. Edhe ne kishim tė dijshėm, prej Bogdanit, Gjetgj Kastriotit, deri tė Fishta dhe Kadare me shumė tė tjerė, por sikur ka filluar tė rrallohet respekti pėr tė dijshmit. Mbase edhe modernizmi mund ta ketė si parim pėr tė ardhmen, mirėpo vendi im duket ka filluar ta zhvilloj si shkencė. Gjithandej kah shihet dhe dėgjohet, dija ishte gjėja qė mė sė shumti i duhej njeriut, por i duhej tepėr shumė edhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Nėse kthehemi pėr pak, tek koha dhe ditėt tona dhe pa e lodhur fort kokėn me mendua se ēka e solli njerėzimin kaē lartė nė zhvillimin dhe avancimin e jetės si koncept i pėrgjithshėm, ma thotė mendja se ēdo kush duhet ta dijė, thjeshtė ėshtė dija. Koncepti dije, ngėrthen nė vete njė nga mė tė mirat qė ka njeriu, pėr tė notuar nė lumin e madhe tė jetės. Shumė kush e ēmon ngase ta krijon njė pėrparėsi pėr njė rrugėtim mė dinjitoz gjatė jetės, por kjo nuk do tė thotė se po tė jesh i dijshėm, ke rrugėn e hapura gjithkund. Mbase duket paradoksale, por e dijė njė vend, nė tė cilin dija ėshtė tepricė dhe pengesė pėr tė ecur. Dija hap apo mbyll rrugėt Po i vumė re dukuritė e raporteve dije-padije nė shoqėrinė tonė, na del njė shpėrfillje e normales. Se a kemi njerėz tė dijshėm nė shoqėrinė shqiptare, padyshim se po dhe po ne kuptimin e plotė tė fjalės, ngase sot mė shumė se kurrė, njeriu shqiptar ka arritur tė depėrtoj nė analet ndėrkombėtare dhe tė ngritėt pėr ka dija. Kėta tė dijshėm ėshtė e qartė se ku e kanė vendin, mirėpo sa shembuj mund ti marrim pėr dijen dhe tė dijshmit si koncept, ku janė ata. Do tė nisem nga kultura. Kush bėn kulturėn nė vendin tim?, ėshtė pyetja qė duhet bėrė veti, e pastaj ktheu dhe mendo pak dhe pėrgjigju. Derisa Shqipėria e viteve tė tridhjeta kishte mbi pesėmbėdhjetė revista kulturore e letrare, Kosova e sodit nuk e ka asnjė. Kulturėn e drejtojnė si nėpėr komuna, po ashtu edhe nė ministrinė e Kulturės, persona qė lere se nuk janė njerėz tė kulturės, por as konsumues tė saj. Estrada ėshtė gjithēka, nuk ka rėndėsi edhe pse ajo nuk ka asnjė kriter, se pėr vlerėn mos tė flasim mė, por aty investohen shifra tė mėdha parash. Organizimet e pakta qė mbahen nė vend, kanė nivel bizar dhe ato mbahen nėn organizimin e jo kompetentėve. Thjeshtė dija ėshtė armik i atij qė e ka nė ditėt e tona. Po qė i ditur, tė tjetėr do tė urrejnė dhe do tė luftojnė me tė gjitha mėnyrat. Pėr tė pasur perspektivė, mjafton tė jesh i dėgjueshėm dhe ti shėrbesh mirė dikujt. Ky ėshtė realiteti ynė, tani qė padija ja ka zėnė rrugėn dijes. Nė fakt ky ėshtė njė fenomen qė shqetėson njeriun me dije, art dhe kulturė, por nėse ia lėsho syrin shkencės, nuk ėshtė mė mirė. E njėjta gjė ndodh edhe me politikėn, sportin dhe ēdo gjė qė ėshtė pjesė e jetės nė Kosovė. Ky realitet nuk ėshtė mė i mirė sot as nė Shqipėri dhe gjetiu ku jetojnė shqiptarėt. Sa kohė e keqe ka marrė pėr dijen dhe tė dijshmit. Pėr derisa nė vendet qė e kanė punėn mbarė, dija hap rrugė pėr tė ecur pėrpara, tek nė sot, ajo po ti mbyll dyert. Populli shqiptarė kishte disa thėnie tė bukura, qė gjeneratė pas gjenerate u pėrcoll deri tek ne. Ruana Zot nga tė padijshmit, thoshin urtakėt pleq nėpėr odat e burrave, ndėrsa ne gjeneratave dėshmitar tė kėsaj qė ndodh, nuk na mbetet gjė tjetėr pėr tė thėne veē se Shpėtoje Zot dijen nga padija, ktheja pushtetin tė diturit e merrja tė paditurit. Vitet po kalojnė, kurse ndryshim njėherė nuk ka. Qielli ėshtė vrenjtur mbi dijet dhe mot i lig i ka marr terrenit ku dija sundon. Tani po hesht dhe vazhdoj tė pres, eh mos era po e frynė dhe po ua ndėrron polet kėtyre dy fenomeneve, pastaj te vij koha e mirė pėr dijen./jk/ _______________________________________________________________________________________ Varėsia nga Pavarėsia dhe Festimi ilegal i 28 Nėntorit nė Kosovė!
Shkruan: Bardhyl Metaj, Zürich Qeveria e Kosovės vendosi qė 28 Nėntori tė mos jetė festė zyrtare nė Kosovė!
"Dhe ky ėshtė vetėm fillimi... tha nė pėrfundim tė konferencės pėr shtyp,
Kryeministri i Kosovės!" (H. Thaqi pėr RTK, Lajmet Qendrore (19.05 2008)!
Por, qė ta lehtėsojmė pėrmes humorit edhe kėtė sakrificė tė radhės, dhe
tragjikomiken qė mu shpėrfaq, ngase natyrisht se i besova Kryeministrit tonė se
ky ėshtė vėrtet vetėm fillimi...andaj parė gjithherė me ironi e shumė humor,
kamė pėrshtypjen se surprizat e ardhshme tė Qeverisė sė Kosovės sė Ahtisarit, nė
vazhdė tė kėsaj politike dhe vendimit tė fundit, duket se do tė jenė afėrsisht
kėshtu:
Parlamenti i Republikės sė Kosovės njėzėri dhe me duartrokitje frenetike
vendos: 1.1 Shqiptaret e Kosovės, qė nga sot, nuk e kanė (zyrtarisht) Hero kombėtarė, Gjergj Kastriotin Skėnderbeun, shtetas i shtetit fqinj, Shqipėrisė, e as se kanė festė zyrtare, 28 Nėntorin e tij, tė quajtur nė shtetin fqinj, si Nėntori i parė! Andaj, autorizohet Kryetari i Komunės sė Prishtinės si dhe Organizata Hortikultura-Prishtinė, qė nė afat prej 30 ditėsh pas miratimit tė kėtij Ligji, tė kthejnė prej nga ka ardh, pėrmendoren e Heroit tė shtetit fqinj Shqipėrisė, Gjergj Kastriotit - Skėnderbeu! Heroi nė fjalė nuk ėshtė Hero i Kosovės sė Pavarur me Planin e Ahtisarit, dhe as qė ka luftuar pėr njė Kosovė tė tillė multietnike. Pėrmendorja e tij, si dhe tekstet mbi kėtė shtetas tė Huaj, shpallen si non grata, nė sheshet dhe tekstet tona shkollore! Kjo, edhe pėr shkak tė qartėsisė sė orientimit tonė, pėr shtet multietnik, qė pėrkthehet si, anacional!
2. Tė ē`rrėnjosen
e demontohen tė gjitha pėrmendoret e Isa Buletinit nga territori i Kosovės...!
- Me planin Ahtisari! - Raportin e Kai Aides!
- Dhe synimet tona!
Pasojnė nėnshkrimet: E kishte nėnshkruar dhe dėrguar pėr miratim nė Parlament qė mė parė: Joachim Rücker, UNMIK
Kryetari,
Nėnkryetarė: Eqrem Kryeziu, LDK Anėtarė: Sabri Hamiti, LDK Anėtarė: Xhavit Haliti, PDK Nuk pranoi tė Nėnshkruaj: Pėrfaqėsuesi i Minoritetit Serb, kishte dy vėrejtje thelbėsore:
Prishtinė / Zürich, 20 Maj 2008/bm/ Keqkuptimi i shumėfishtė i Kushtetutės sė Kosovės nga Petriti Reagim ndaj artikullit Mos shikoni kisha
e xhamia.. tė z. Petrit Selimi botuar nė Express me datė 16 maj 2008. Ka shumė dallim ndėrmjet atyre qė Petriti me hamendje tė pėrgjumur i quan injorantė tė thejshtė dhe injorancės sė tmerrshme qė ky e ka ndaj kushtetutės mė gjenocidale nė Evropė asaj tė Kosovės. Harrojini kishat, xhamiat, sinagogat dhe organizatat fetare. Vėrejtjet mė tė mėdha ndaj kushtetutės i kanė shumica tjetėr. Me Kushtetutėn e Kosovės parashihet tė zbatohet njė gjenocid i fshehtė duke e shkatėrruar njėsinė bazė tė shoqėrisė Kosovare familjen, qė mund tė pėrmblidhet si vijon: 1) Futja e termit orientimi seksual nga i cili mund tė dalė njė komunitet i veēantė sikur raca, religjioni, nacionaliteti, familja tė cilat Kushtetuta zotohet se do ti mbrojė. 2) Nuk ka pėrkufizim pėr orientimin seksual. Shoqata e psikologėve amerikanė ka dhėnė deri nė 23 pėrkufizime. Homoseksualizmi qė identifikohet me orientimin seksual, ėshtė vetėm njėri nga ato pėrkufizime. I dyti ėshtė marrėdhėnie seksuale njeri-kafshė. I treti quhet Nekrofili ose marrėdhėnie seksuale e njerėzve tė gjallė me ata tė vdekur. Pėrkufizimet tjera me radhė janė tepėr tė ndjeshme. Pėr hir tė gazetės dhe lexuesve nuk mund tė pėrmenden. Mirėpo, secili nga ato fenomene janė tė obligueshme me Kushtetutėn e Kosovės nė kuadėr tė orientimit seksual. 3) Kushtetuta nuk e njeh familjen natyrore. Ajo njeh ēfarėdo familje qė mund tė krijohet nga martesat e qenieve njerėzore me kafshė, qofshin ato tė buta apo tė egra, zvarranikė, me shpezė, insekte, dhe ēdo qenie tjetėr biologjike. 4) Petriti gabon rėndė kur mendon se homoseksualizmi duhet tė fuqizohet me kushtetutė. Ekziston dallim i madh ndėrmjet asaj qė ndodh nė realitet dhe asaj qė duhet tė fuqizohet me kushtetutė. Fuqizimi i homoseksualizmit me kushtetutė nėnkupton se ai komunitet ka plotėsisht tė drejtė ti shpall luftė familjes natyrore dhe argumenton se ajo nuk ka tė drejtė tė ekzistojė, meqenėse ēdo reagim dhe padi e familjes natyrore ndaj sjelljeve tė homoseksualėve (me hatėr apo me zor) nėnkuptohet si urrejtje ndaj njė komuniteti tė tėrė qė mbrohet me kushtetutė. Fuqizimi i homoseksualizmit dhe martesave tė seksit tė njėjtė me kushtetutė do tė thotė se njėra gjini duhet tė asgjėsohet sepse tash e tutje nuk ka nevojė pėr qėnie tjera njerėzore. 5) Kushtetuta legalizon tradhtinė bashkėshortore, ndalon kontrollin mjekėsor qoftė pėr ta testuar shtatzėninė qoftė kontrollin biologjik tė fėmijės. Ndalon po ashtu testin pėr HIV nė bazė tė asaj qė thuhet nė nenin 26, alinea 2, tė drejtėn qė tė ketė kontroll mbi trupin e saj/tij nė pajtim me ligjin, dhe alinea 3 tė drejtė qė tė mos i nėnshtrohet trajtimit mjekėsor kundėr vullnetit tė tij/saj nė pajtim me ligjin. Kjo do tė thotė se mund tė martohesh me dikė qė e ka Sidėn dhe nuk guxoni ta detyroni ta bėjė testin mjekėsor pa lejen e saj/tij. Qėllimi i parė dhe i fundit i kėsaj ėshtė pėrhapja e Sidės epidemisė mė vdekjeprurėrse tė shekullit 21. 6) Kushtetuta nuk e mbron jetėn deri nė momentin e lindjes dhe Petriti gabon kur mendon se aborti duhet tė fuqizohet me Kushtetutė. Petriti duket se nuk e njeh dallimin ndėrmjet legalizimit tė abortit me ligj tė caktuar ose vendim tė gjykatės pėr rastet pėrjashtuese (dhunimet, shtatėzėnia e padėshiruar) dhe fuqizimit tė abortit me kushtetutė. Nė rast se femra nuk e dėshiron abortin, atėherė kushtetuta dhe ligjet duhet ta mbrojnė. Pėr shembull, kohėve tė fundit nė SHBA, burri qė vrau gruan e tij shtatėzėnė u dėnua pėr vrasjen e dy personave, pra edhe embrionit si qėnie njerėzore, pa marr parasysh se aborti nė SHBA ėshtė i legalizuar (por jo me kushtetutė sepse atėherė vrasja e fėmijėve qė ende skanė lindur do tė ishte e obligueshme). Mbrojten e jetės kushtetutat zakonisht e garantojnė qė nga embrioni, porse aborti mbetet tė rregullohet me ligj tė veēantė. Ėshtė vepėr penale dhe e dėnueshme imponimi i abortit ndaj femrės qė e konsideron fėmijėn sakrificėn e saj tė mundishme dhe krenari. Me kushtetutėn e Kosovės si unė ashtu edhe Petriti qė nuk jemi mjekė, mund tė shkojmė nepėr maternitete dhe tė bėjmė vrasje masive tė fėmijėve qė janė nė ditėn e parafundit tė jetės sė tyre mebrionale. Kėtė mund ta bėjmė ndaj kujtdoqoftė, edhe atyre qė janė nė pushtet, pa pasur aspak frikė se mund tė dėnohemi. Ėshtė diēka tjetėr nėse ne duam tė veprojmė kėshtu, por kushetetuta na mbron mbytjen e fėmijėve vetėm pak ditė para se tė dalin nė jetė i identifikon vetėm si abort, pa marr parasysh shkaqet. 7) Nė Nenin 20 tė Kushtetutės, Kosova planifikon ta bartė sovranitetin e saj tek organizatat e ēfarėdollojshme ndėrkombėtare Delijorgjėt e paidentifikuar. Ato organizata do ti zbatojnė eskperimetet qė u pėrmenden mė lartė, prej 1 deri nė 6, plus shumė e shumė tjera. Ata poashtu mund ta sjellin asistencėn teknike dhe punėtorėt nga ēdo cep i botės nėse Kosova nuk ka pėrvojė nė kėtė drejtim. Edhe ky ėshtė njė lloj transferi i kapitalit pėr tė cilin shoqėritė e tyre nuk kanė nevojė, prandaj sillet nė Kosovė si investim i jashtėm i drejtpėrdrejtė. 8) Kushtetuta imponon kufizime tė ashpra nė lirinė e shprehjes, ndėrgjegjjes, mediave dhe mė sė shumti kundėr profesionistėve. Kjo ėshtė e ngjashme sikur nė kohėn e Xhaxhit dhe Stalinit. Petriti e ka lirinė e shprehjes nė Express dhe nė IPKO, me ēka duket se e ka arritur kulminacionin e vet tė lirisė sė shprehjes, dhe hedh baltė ndaj tė tjerėvė duke i quajtur me hamendje tė paturpshme injorantė tė thjeshtė. Sė paku mos tė degjenrohet liria e shprehjes sepse pėr kėtė kanė mė shumė nevojė mediat se sa unė dhe Petriti. 9) Nėse profesionistėt e kalibrit botėror tė sė drejtės kushtetuese u kanė thėnė me sinqeritet se me kėtė kushtetutė Kosova kurrė nuk do tė hyjė nė BE, janė pėrmbajtur dhe u ėshtė dukur banale tė thonė se me kėtė kushtetutė Kosova nuk mund tė hyjė as nė WC tė BE-sė. 10) Nėse dikush ende nuk ėshtė shytur nė analizėn e kushtetutės pėr ēka nuk kėrkohet aq ekspertizė, le ta krahasoj atė me kushtetutat e tė gjitha vendeve qė janė prezentuar nė tė njėjtėn faqe tė internetit. Si alternativė, mund ta krahasoni kushtetutėn tonė me atė tė Millosheviqit tė vitit 1989 dhe shumė lehtė do ta vėreni se kjo Kushtetutė ėshtė mė bizare. Me kėtė kushtetutė Kosova vetėm gjeogafikisht do tė jetė nė BE, ndėrsa si shoqėri kurrė. Vendet e BE-sė kanė ligje pėr mbrojtjen e kafshėve; Kosova ka kushtetutė pėr shfarosjen e njerėzve tė saj. Arsyeja qė mė ka shtyerė tė reagoj ndaj shumė neneve tė kushtetutės ėshtė konstatimi se ēfarė lloj i qėnieve njerėzore dhe me ēfarė lirie tė shprehjes qenkemi ne qė heshtim ndaj eksperimenteve brutale qė parashihen me kushtetutėn tonė, kundėr vetes sonė. Peytje e hapur: Cila ėshtė arsyeja e Petritit dhe tė tjerėve nė pėrkrahje ose kundėrshtim tė kėsaj kushtetute? Me respekt: Isa Mulaj Ekonomist, Hulumtues i Lartė, Instituti pėr Studime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike |