Shqiptaret e Amerikes
New York
Sali Bollati erdhi ne parade i veshur me nje kostum popullor te folklorit karakteristik te treves shqiptare te Çamerise, sjellur nga Kanadaja, enkas per kete parade.
Bollati, tha: ...kam ardhur me kostumin folklorik, shume te bukur te Çamerise, jo me kostumin e politikanit, që të vi ketu, e të bëjë politik, për partinë, por të tregoje se kemi qene shqiptare, jemi shqiptare dhe do te vdesim kështu shqiptarë".
From: Beqir Sina
to: ereniku
Date: Wed, October 12, 2011 9:30 am
e pergatiti
per botim: Nexhmedin Syla
botuar: e enjte 13 tetor 2011
Festa e Kolombit ose Parada - Dita e Kolombit, kulmon ne qytetin e New
York-ut, metropolin e botes, ku jeton dhe pjesa me e madhe e komunitetit
italian ne SHBA. Ketu mbahet çdo vjet nje parade e cila fton rreth saj
edhe komunitete tjera, dhe ndiqet nga miliona njujorkez nge te dyja anet
e rruges se fameshme "5-th Avenue".. Shqiptaret e Amerikes, duke pare
lidhjet e mira me komunitetin italian, dhe njohjes me kete rast te origjines
se qindra mijera arbëreshëve, qe jetojne per me shume se nje
shekull ne jug te Italise, kan shfrytezuar kete rast, qe urat e mqesise
mes dy komuniteteve te forcohen dhe te rriten.
Shqiptaret, dekaden e fundit kan arritur te behen pjese e kesaj parade, duke prakaluar me te gjitha simbolet tona kombetare, flamurin kuq e zi, dhe veshjet popullore te te gjitha krahinave. Ata kendojne e vallezojne shqip, duke krijuar nje atmosfer te pa pare festive ne qender te New Yorkut.
Kete vit ka qene nje organizate e re shqiptare ne New York, e quajtur "Rrenjet Shqiptare", qe iu bashkua parades "Dita e Kolombit", duke demostruar me flamurin kuq e zi, simbolet tona kombetare ne menyre madheshtore per me shume se tre ore ne segmentin e rruges 5 Avenue, nga 47 street deri ne mbyllje te parades ne 72 Street. Drejtuesit e kesaj organizate Marko Kepi, Dori Nasko dhe Ervin Toro, thane (se ftuan ne kete parade) ku moren pjese qindra te rinje e te reja nga Shqiperia e Kosova, viset shqiptare, dhe ish kongresitin arbereshe Joe DioGuardi, presidentin e Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, kreun e KLD-se, zotin Kreshnik Spahiu, kengetaren nga Kosova Genta Ismaili, kengetaren nga Shqiperia, Çijeta Gjilaga, artistin e mirenjohur shkodran Frederik Ndoci, koreografen Agjelina Nika - drejtuese e grupit te valltarve te qendres kulturore Rozafa, nga Kisha Katolike Zoja e Shkodres, e te tjere.
Ne kete parade si e ftuar nga Shqiperia, parakaloi edhe Aleanca Kuqezi me logon e saj dhe himnin e saj te kenduar nga kengetaria Genta Ismaili, nderkohe, qe e pershendeten festen e shqiptareve edhe lobisti i njohur shqiptare Joe DioGuardi, kreu i KLD-se, Kreshnik Spahiu, veprimtari Mark Gjonaj, Marko Kepi, Ervin Toro, Frederik Ndoci dhe Pjerin Luma.
Shqiptaret zgjodhen te parakalojne kesaj rradhe me moton Çameria eshte Shqiperi.
Ne paraden me moton Çameria eshte Shqiperi mori pjese edhe kreytari i shoqates Cameria ne Amerike, veprimtari i dalluar i çeshtjes çame, ne Shtetet e Bashkuara, zoti Sali Bollati, me gjithe anetaret e familjes se tij dhe veprimtar te tjere te çeshtjes çame. Zoti Bollati erdhi ne parade i veshur me nje kostum popullor te folklorit karakteristik te treves shqiptare te Çamerise, sjellur nga Kanadaja, enkas per kete parade. I cili tha se kam ardhur me kostumin folklorik shume te bukur te Çamerise, jo me kostumin e politikanit te vi ketu e te beje politik, por qe te tregoje se kemi qene shqiptare , jemi shqiptare dhe do te vdesim shqiptare."
Nje grup veprimtaresh çame, erdhen nga shtetet e tjera per te parakaluar me moton Çameria eshte Shqiperi. . Ish kongresisti Dioguardi presidenti i te parit lob shqiptar ne Amerike, foli se, se fundi ka ngritur problemin e minoriteteve, duke theksuar se te drejtat e shqiptareve ne Greqi nuk respektohen, ndryshe nga ato te minoritetit grek ne Shqiperi qe gezon te gjithe te drejtat.

|