www.ereniku.net

DioGuardi : Kurrėsesi nuk ka ndarje tė Kosovės
Nėse ndryshojnė kufijtė e tanishėm nė Kosovė, atėherė do tė bėhen shumė ndryshime tė kufijve nė rajon, prandaj kryetari i Ligės Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, beson se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės.

to ereniku:Date: Sat, October 8, 2011 6:4
From:BeqirS@aol.com


NEW YORK (ereniku) - Ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph J. DioGuardi, Presidenti vullnetar i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit tė parė shqiptarė nė SHBA, thotė se beson fuqimisht se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės. Sipas tij, nėse ndryshojnė kufijtė e tanishėm nė Kosovė, atėherė do tė bėhen shumė ndryshime tė kufijve nė rajon. Ai kėto komente i ka bėrė pas njė takimi qė ka zhvilluar, tė ejeten nė mbrėmje gjatė njė ceremonie me Organizatėn "Shtėpia e Lirisė Shqiptaro - Amerkiane", me qendėr nė Washington - ku zoti DioGuardi, u nderuar mbrėmė pėr herė tė parė me Ēmimin Shqiponja e Lirisė, sė bashku me bashkėshorten e tij Sherley Cloyes - DioGuardi - Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike.

Duke pranuar Ēmimin Shqiponja e Lirisė, lobisiti i njohur DioGuardi, mes tė tjerave ka thėnė se angazhimi i tij pėr ēėshtjen e Kosovės do tė vazhdojė edhe mė tutje, sikur mė parė. Ai rikujtoi se mė 5 janar tė vitit 1992, me kėrkesėn e tij dhe tė Ligės, ish-kongresisti Tom Lantosh e vuri rezolutėn e parė nė Kongresin Amerikan pėr pavarėsinė e Kosovės, duke "ndezur" sipas tij dritėn jeshille pėr rrugėn e gjatė tė pavarėsisė sė saj.

Mė tej ai pėrshkroi punėn dhe aktivitetin e tij pėr pavarėsinė e Kosovės,duke shtuar se ky ishte fillimi i fundit tė Slobodan Milosheviqit dhe fillimi i fundit tė idesė sė tyre pėr Serbinė e madhe, ka thėnė Joe DioGuardi tek sa nenvizoje se edhe tentimet aktuale tė Beogradit pėr tė ndarė njė pjesė tė Kosovės janė tė parealizueshme.

"Tani qė Serbia dėshiron tė futet nė Unionin Evropian dhe ju e dini ēfarė ka thėnė Angela Merkel nė takimin me Boris Tadiqin, qė nėse Serbia dėshiron tė bashkohet me Unionin Evropian, duhet t'i eliminojė tė gjitha institucionet paralele qė i ka krijuar nė Kosovė, tė largohen nga kufiri, jo ndarje tė Kosovės, jo ndarje tė Mitrovicės, jo ndarje tė shqiptarėve dhe serbėve nė veri tė lumit Ibėr", tha DioGuardi.

Ēėshtja ėshtė se tani nuk ka zgjidhje tjetėr, Unioni Evropian duhet ta kuptojė se nėse ndryshohet ndonjė kufi, pa marrė parasysh sa shumė ndryshohet, atje do tė ketė tensione gjithandej ku janė shqiptarėt, duke filluar nė Maqedoni, Luginėn e Preshevės dhe, ndoshta, edhe nė Mal tė Zi, pra nuk guxon tė ndėrrohet asnjė kufi.", ėshtė shprehur lideri i Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane Joseph J. DioGuardi, ish- kongresiti republikan e New Yorkut..

Sipas tij, tani nuk ėshtė koha qė Kosova tė dorėzohet, sepse serbėt duan tė bėjnė diēka qė nuk ėshtė e drejtė dhe nuk do tė ketė pėrkrahje nga bashkėsia ndėrkombėtare, pėr ndarjen e saj - Beogradi tha ai qėndron mbrapa tė gjithė skenarve tė ngjarje nė veriun e Kosovės prej 25 korriut - serbėt janė duke krijuar situtėn e tensionimit pėr tė pėrfituar.

Ish kongresisti Joe DioGuardi, thotė se tani, kur Kosova ėshtė njohur nga Shtetet e Amerikės dhe nga 83 shtete tė tjera, pra 84 shtete gjithėsejt atėhere dhe angazhimi ynė - i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane do tė jetė i fokusuar qė Kosova tė mbetet e bashkuar dhe qė shteti i Kosovės tė forcohet dhe konsolidohet./ereniku/

Kujdes me regjistrimin e popullsisė nė Maqedoni
Kongresisti amerikan Dana Rohrabacher deklaroi se regjistrimi i popullsisė duhet tė zhvillohet duke respektuar rregullat bazė tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe ti mundėsohet shqiptarėve.
Kongresisti amerikan Dana Rohrabacher deklaroi se nė Maqedoni ėshtė i nevojshėm vėzhgimi nga afėr i regjistrimit tė popullsisė pėr shkak tė indikacioneve pėr zvogėlimin e numrit tė popullsisė shqiptare.
Kongresisti Rohrabacher kėtė e ka bėrė tė qartė nė njė takim qė ka zhvilluar nė zyrėn e tij nė Uashington me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane tė kryesuar nga ish-kongresisti Joe Dioguardi dhe bashkėveprimtarė tė tjerė tė kėsaj organizate lobiste shqiptaro-amerikane, bėn tė ditur korrespodenti i agjencisė sė lajmeve INA nė Uashington.
Sipas tij, regjistrimi i popullsisė duhet tė zhvillohet nė atė mėnyrė duke respektuar rregullat bazė tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe ti mundėsohet shqiptarėve pėrfaqėsimi nė tė gjitha aspektet. Ai ka ndarė mendimin pėr mospėrmbushjen e detyrimeve tė kėsaj marrėveshje tė paqes,10 vite nga pėrfundimi i konfliktit tė vitit 2001.
Regjistrimi i popullsisė nė Maqedoni do tė mbahet prej 1 deri mė 15 tetor tė kėtij viti, pas anulimit tė tij mė 1 prill, pėr shkak tė mbajtjes sė zgjedhjeve tė parakohshme.
Kongresisti amerikan Rohrabacher ėshtė informuar edhe lidhur me zhvillimet nė Kosovė, Shqipėri dhe regjistrimin e fundit tė popullsisė nė Mal tė Zi, ēėshtjen ēame, etj.
Kongresmeni republikan i Kalifornisė Dana Rohrabacher ka bėrė tė ditur se ėshtė i gatshėm qė tė punojė me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane pėr shpalosjen e problematikave dhe realiteteve shqiptare nė Kongresin Amerikan. Nė takimin me kongresistin Rohrabacher kanė marrė pjesė edhe Shirly Cloyes Dioguardi, Zef Balaj, Gjergj Dedvukaj, Fero Gjonbalaj, etj. (Beqir Sina/ Washington D.C) /21 Jul 201 1/V.I./ereniku.net/

From:  BeqirS@aol.com
To:  info@ereniku.net:
Tue, September 1, 2009  6:24 am
botuar: E marte 01 shtator 2009 10:45 am

Koha pėr tė sjellur tė vėrtetėn nė buxhet dhe kontabilitet nė Washington

nga Hon. Joseph J. DioGuardi

 

Joseph DioGuardiWASHINGTON D.C: Sipas hulumtimeve tė fundit tė opinionit tė bėra nga CBS/New York Times dhe NBC/Wall Street Journal, preokupimet e publikut me deficitet federale super tė mėdha dhe rritjen e borxhit kombėtar po tejkalojnė ato pėr ekonominė tonė nė rėnje.  Nė vitin 1980, borxhi ynė kombėtar ishte rreth $800 bilionė, i grumbulluar pėr mėse 200 vite.  Nė mė pak se tri dekada nga ajo kohė, ai borxh ėshtė rritur dymbėdhjetė herė.  Borxhi kombėtar do tė tejkalojė $11 trilionė nė vitin 2010, dhe parashihet tė tejkalojė $20 trilionė deri nė 2020. (Edhe sikur ratat e interesit tė qėndronin nė 5 pėrqind, vetėm interesi vjetor i borxhit tonė kombėtar do tė kalonte $1 trilion pėr dhjetė vite.)  Dhe, kjo nuk pėrfshinė problemin madhor qė ne kemi: dhejtra triliona dolloarė tė pallogaritura nė detyrime tė pafinancuara, kryesisht pėr Sigurimin Shoqėror dhe Medicare, gjė qė shpeshė humbė nga debati sa herė qė fokusohemi nė cėshtjen e dificitit dhe borxhit kombėtar.  Edhe me keq, ne po bėhemi peng i vendeve si Kina—sė cilės tani i kemi borxh pjesėn mė tė madhe tė $2 trilionėve ndaj vendeve tė huaja—qė kjartazi nuk ndajnė vlerat amerikane.

   

Dhe, kur tė shqyrtohen numrat e vėrtetė, realiteti ėshtė tejet i hidhur.  Sic raportohet nga Fondacioni Peter G. Peterson, ka njė vrimė prej $56 trilionėve, e cila edhe po rritet, nė financat e vendit tonė, pėrtej borxhit majtė tė debatuar prej $11 trilionėve.  E humbur nė debatin e nxehtė pėr ngritjen e shpejtė tė deficiteve federale dhe borxhit kombėtar gjendet dicka qė tė gjithė Kontabilistėt e Certifikuar Publikė (CPA) e dijnė dhe tė cilėn thuajse tė gjithė politikanėt nuk duan ta njohin—e kjo ėshtė dėshtimi i menaxhimit financiar nė korporatat amerikane as qė i ofrohet kėtij dėshtimi nga ana e qeverisė sė SHBA-ve.  Nė nivel federal, ka njė mori problemesh buxhetore, shumė detyrime tė pallogaritura, dhe manipulime financiare qė do tė fusnin nė burg shumė ekzekutivė tė shoqėrive aksionare publike pėr mashtrime me sigurime.  Sipas mendimit tim, aty edhe ndodhet themeli i fiaskos buxhetore dhe financiare tė SHBA-ve sot—njė standard i dyfisht qė i lejon Kongresit dhe Presidentit t’i rregullojnė numrat ashtu qė kolektivisht tė mos prezentojnė drejtė gjendjen financiare tė qeverisė sė SHBA-ve.

 

Ka kaluar koha e rikthimit tė integritetit tė procesit buxhetor.  “Buxheti i unifikuar,” i cili ishte implementuar nėn Presidentin Lyndon Johnson pėr tė fshehur koston e vėrtetė tė luftės nė Vietnam duhet tė flakėt anash njėherė e mirė.  Duke pėrvjedhur suficite vjetore nė tė ashtuquajturat Trust Fonde si Sigurimi Shoqėror, kundrejtė deficiteve nga tė gjitha aktivitetet tjera tė qeverisė, ne tmerrshėm po e nėnraportojmė deficitin vjetor tė SHBA-ve.  Kjo lejon tė ndodhė njė “Ponzi skemė” tė shkallės sė lartė kundėr gjeneratave tė ardhėshme ende tė papėrfaqėsuara. Reformat buxhetore qė rrodhėn pas “buxhetit tė unifikuar” qė ishte jofer, sic ishin “Ligji pėr Zvogėlimin e Deficitit i Gramm-Rudman” i vitit 1984, apo “Ligji pėr Zbatimin e Buxhetit,” i vitit 1990 (qė tentoi tė krijojė njė sistem tė pagesės (pay as you go, apo paguaj sa harxhon)), kanė dėshtuar pėr tė kontrolluar rritjen e deficitit dhe pėr tė balancuar buxhetin.  Themeluesit tonė do tė duhej tė kishin vėnė njė kriter pėr njė buxhet tė balancuar nė Kushtetutė, por ja qė ata nuk e kanė bėrė kėtė.

Zvogėlimi i deficitit dhe menaxhimi efektiv fiskal kėrkojnė njė proces buxhetor tė drejtė dhe fer dhe kontabilitet objektiv sikur edhe standarde tė raportimit. Por, mbi tė gjitha, kėrkojnė vullnet politik.  Kongresi, i udhėhequr nga parimi bazik pėr rizgjedhje, e bėnė situatėn edhe mė tė vėshtirė duke zvarritur reformat kuptimplota. Secili nė Washington flet pėr deficitin federal, por asnjėri nuk duket se ka ndonjė plan konkret apo qėllim pėr tė zgjidhur kėtė problem.  Cka po mungon ėshtė lidershipi i Kontabilistėve tė Certifikuar Publikė dhe i tė gjithė atyre me ekspertizė financiare (si Kontabilistėt e Certifikuar pėr Menaxhment, Menaxherėt Financiarė Qeveritarė tė Certifikuar, dhe profesionistėt e tjerė financiarė) pėr t’u ngritur si qytetarė tė informuar pėr tė bindur Kongresin se duhet rregulluar politikat fiskale dhe dokumentimet financiare tė qeverisė sonė, dhe pėr tė udhėhequr Amerikėn drejt njė tė ardhme tė qėndrueshme ekonomike.

 

Reforma fiskale mė e rendėsishme do tė ishte konvertimi i sistemit tė tanishėm tė kontabilitetit bazuar nė kesh, qė pėrdoret nė buxhetimin federal dhe procesin e pėrllogaritjeve sot, nė njė sistem tė “principeve kontabiliste pėrgjithėsisht tė pranueshme (GAAP).”  SEC (Komisioni pėr Sigurime dhe Kėmbime) kėrkon qė ky sistem tė zbatohet nga korportat publike, pėrveq 50 shteteve dhe 84,000 qeverive lokale, pėr tė mbrojtur gjeneratat e reja nga shpenzimet e tepėrta qė do u mbesin barrė nga gjenerata e tanishme. Ėshtė koha qė tė ndajmė pėrpunimin e numrave – buxhetin, kontabilitetin, dhe procesin e raportimit—nga politikanėt.  Njė pikėnisje e mirė pėr tė filluar kontrollimin e shpenzimeve federale do tė ishtė pėrdorimi i GAAP nė shqyrtimin e tė gjitha shpenzimeve dhe tė gjitha planeve pėr shpenzime.  Njė tjetėr do tė ishte bėrja e postit tė Zyrtarit Kryesor Financiar (sic edhe kisha propozuar mė 1986) post kabineti (te Presidenti) nė mėnyrė qė tė hiqej nga Departamenti i Thesarit roli i menaxhimit dhe raportimit financiar.

 

Si njė CPA dhe ish-Kongresist qė ka shėrbyer nė Komitetin pėr Operacione Qeveritare dhe atė pėr Banka, dhe tani si njė avokat vullnetar pėr pėrgjegjėsi fiskale, unė fuqishėm besoj se ne duhet tė kėrkojmė pavarėsi dhe objektivitet nė pėrpilimin e politikave monetare dhe fiskale nė mėnyrė qė tė largojmė influencėn politike nga kontabiliteti, raportimi financiar, dhe auditimi qeveritar.  Nė njė koment tė dates 16 korrik 2009 nė New York Times mbi arsyeshmėrinė e pavarėsisė sė Sistemit Federal tė Rezervave (FED), Rob Cox dhe Richard Beales pėrfunduan se, pėr tė siguruar politikė efektive monetare, FED duhet tė largohet nga politika, sepse vendimet e tij mund tė jenė tė papėrshtatshme politikisht.  E njejta duhet bėrė edhe pėr politikat fiskale duke krijuar njė funksion tė ri, sikur ai i FED-it, pėr tė implementuar njė proces tė drejtė tė buxhetimit, kontabilitetit, dhe raportimit.  Kėshtu, mė nė fund mund tė sjellim llogaridhėnie dhe transparencė tek Amerika pėrmes njė sistemi tė llogarive dhe raporteve financiare tė ndėrtuara mbi bazėn e paanėsisė, pavarėsisė, dhe objektivitetit—larg edhe nga tė gjitha konfliktet e mundėshme tė interesit.

Ossining, New York

31 Korrik 2009

Joseph J. DioGuardi, njė CPA dhe ish-Kongresist qė ka pėrfaqėsuar Westchester County, New York, pėr dy mandate (1985-1989), ėshtė njė avokat publik pėr pėrgjegjėsi fiskale si lider i “Besimit nė Qeveri” (Truth In Government), njė organizatė jopolitike dhe joprofitabile.


TĖ SHPĖTUARIT E KOSOVĖS

Shirley Shirley Cloyes DioGuardi
Postuar: Wed, December 3, 2008 1:07 am
Botuar: E mėrkurė, 03 dhjetor 2008 11:15 am

Liderėt politikė tė Kosovės dhe organizatat joqeveritare, qė sollėn mėse 30,000 njerzė nė rrugė mė 19 Nėntor pėr tė protestuar planin “gjashtė pikėsh” tė OKB-sė, duhet tė pėrkrahen nga tė gjithė ata qė u intereson e ardhmja e Evropes Juglindore. Implementimi i planit gjashtė pikėsh – bazuar vetėm nė rekomandimet e Beogradit pėr doganat, kontrollin kufitar, policinė, gjyqėsinė, vendet religjioze serbe, dhe vendosjen e EULEX-it nė Kosovė—do tė cėnonte sovranitetin e Kosovės, do tė minonte pavarėsinė, dhe do tė pėrfundonte shancin pėr tė sjellur paqė dhe stabilitet tė qėndrueshėm nė Ballkan pėr shumė dekada tė ardhėshme. Kundėrshtimi ndaj planit gjashtė pikėsh ishte mesazhi I duhur qė ėshtė dashur tė dėrgohet tek komuniteti ndėrkombėtar. Dhe, le tė shpresojmė qė nuk ėshtė shumė pak shumė vonė.

Korrikun e kaluar, nė artikullin tim “Kosova po rreshqet” kisha thenė se ishte e paqartė se kush ishte nė krye tė Kosovės, qė organizatat ndėrkombėtare kishin mandate konfliktuoze ndėrmjet tyre, qė tė gjitha nga to nuk kishin forcėn e duhur, dhe qė pėrfundimisht askush nuk ishte nė krye tė asgjėje. Mandej kisha theksuar po ashtu se Serbia po merrte hapa tė rendėsishėm me qeverinė e re qe po I conte para interesat serbe nė skenėn e politikės ndėrkombėtare. Me ndihmėn e Rusisė, Beogradi gati krejtėsisht pati sukses nė bllokimin e procesit tė njohjes sė Kosovės, dhe qeveria e Kosovės nė vend se t’I merrte gjėrat nė duart e veta, po pėrulej para dėshirave tė komunitetit ndėrkombėtar.  Kasha paralajmėruar atėherė qė kjo situate po e bėnte “mjaft tė pamundėshme ndonjė pėrgjigje adekuate ndaj veprimeve serbe pėr tė rrėnuar sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės” dhe se derisa kjo gjendje tė ndryshonte, Kosova do tė mbetej “e pavarur vetėm me emėr.”

Qė nga atėherė gjėrat veq sa janė pėrkeqėsuar. Kosova po bie nga kreu i agjendės poltike ndėrkombėtare pėr shkak tė krizės ekonomike nė perėndim, zgjedhjeve presidenciale nė SHBA, dhe luftėrave qė po vazhdojnė nė Irak dhe Afganistan.  Beogradi ka shfrytėzuar kėtė vakuum pėr tė minuar vendosmėrinė e BE-sė pėr tė pėrkrahur mandatet e parapara me planin e Marti Ahtisarit, Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės tė 17 Shkurtit, dhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Vendosmėria e BE-sė filloi tė shkatėrrohet nga frika e vendosjes sė EULEX-it nėpėr gjithė Kosovėn (vecanėrisht nė veri tė lumit Ibėr) dhe hakmarrja e mundėshme nga Rusia.

Nė vend tė insistimit pėr vendosje pa kushte tė EULEX-it, sic parashihet nė planin e Ahtisarit pėr “pavarėsinė e mbikqyrur” tė Kosovės, Sekretari i Pėrgjithshėm Ban Ki-moon iu pėrgjigjė frikės sė BE-sė dhe presionit tė Serbisė. Ai vuri nė pah qėllimin e tij pėr vendosjen e misionit tė BE-sė nėn UNMIK-un.  Nė Tetor, ai bėri thirrje pėr negociata tė reja nė mes Prishtinės dhe Beogradit dhe lansoi planin e tij gjashtė pikėsh si bazė e kėtyre negociatave, plan ky I cili thirrej nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit (rezolutė kjo qė e llogaritė Kosovėn si “province” tė Serbisė dhe jo si shtet tė pavarur.) E gjithė kjo ėshtė dashur tė kuptohet pėr atė qė nė tė vėrtetė ėshtė: njė strukje i perėndimit tek politikat e para-pavarėsisė qė I lejojnė Beogradit tė ketė fjalėn e vet mbi tė ardhmen politike dhe ekonomike tė Kosovės.

Realitetet Shokuese tė Planit Gjashtė Pikėsh

Plani gjashtė pikėsh sfidon elementet esenciale tė njė shteti sovran e tė pavarur. Ky plan do tė vendoste EULEX-in nėn OKB-nė dhe prani e tij nė Kosovė do tė ishte “neutrale ndaj statusit.”  Nė realitet, kjo do t’I kundėrvihej pavarėsisė sė Kosovės dhe do tė zgjaste betejėn serbe pėr kthim tė Kosovėn si province tė tyre. Pikat doganore 1 dhe 31 nuk do tė ishin nėn kontrollė tė qeverisė sė Kosovės e as nuk do tė ishin pjesė e buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės.  Doganat nė veri do tė viheshin nėn kontrollin e serbėve tė Kosovės (dhe perfundimisht Beogradit), dhe tė hyrat nga kėto pika doganore ekskluzivisht do tė pėrdoreshin nga komunat veriore. Pasi qė doganat kontrollojnė rrjedhen e tė mirave dhe shėrbimeve dhe mbrojtjen e kufijve, kjo do tė bėnte ndarjen de facto tė Mitrovicės njė realitet.

Edhe me keq, cdo komunitet me shumicė serbe nė Kosovė ka status special nėn planin gjashtė pikėsh. Kjo nuk pėrfshinė vetėm komunat e parapara me planin e Ahtisarit, por edhe enklavat serbe tė shpėrndara nėpėr gjithė Kosovėn. Nė kėtė komunitete, policėt serbė nuk do t’I pėrgjigjeshin Policisė sė Kosovė por nje polici serb me grade tė lartė I cili do t’I raportonte njė komisioneri policie tė OKB-sė.  Tutje, gjyqėsia do tė punonte sipas rregulloreve tė UNMIK-ut dhe jo ligjeve tė Kosovės, dhe Kisha Ortodokse Serbe e Kosovės do tė ishte e lidhur direkt  me kishėn ne Serbi dhe do t’I jepte llogari qeverisė serbe. Nėse implementohet ky plan, kėto pika do tė krijonin njė system paralel tė bazuar nė ndarje etnike gjė qė do tė thyente shkrimin dhe kuptimin e planit tė Ahtisarit dhe kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.  Kjo do tė bėnte Kosovėn mė pak shtet se qė ka qenė nėn UNMIK-un dhe njė shtet mė tė komplikuar se Bosnja. Marrėveshja e Dejtonit e vitit 1995 e ndau Bosnjėn nė tri territore tė vecanta. Ky plan do tė hiqte njė pjesė tė territorit tė Kosovės, do tė gravuronte pjesėn tjetėr, duke krijuar kėshtu njė problem madhor. Dhe, brenda natės Kosova do tė kthehej nė njė shtet tė dėshtuar, I paaftė pėr tė pėrparuar ekonomikisht apo politikisht.

Kosovarėt po bartin barren e dėshtimit tė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė vendosur EULEX-in. Duke ofruar planin gjashtė pikėsh, komuniteti ndėrkombėtar don qė Serbia tė ndihet fitimtare; don qė t’u jep shqiptarėve tė Kosovės impresionin se ata po pėrkrahen nė mėnyrė qė tė mos ndodhin trazira sociale; dhe don qė tė thotė se politika e tyre gjeostrategjike e mbrojtes kinse po funksionon. Arkitekt I kėsaj strategjie ėshtė Pėrfaqėsuesi I Lartė I BE-sė Havier Solana (I cili ėshtė pėrkrahur shumė nga Ministri I Jashtėm francez Bernard Kouchner, I cili nė cilėsinė e tij si kryesues I rradhės sė BE-sė ka insistuar qė Prishtina ta pranojė planin gjatė pikėsh). Sikur edhe strategjitė tjera tė inspiruara nga Solana nė Ballkan, edhe kjo nuk do tė funksionojė. Pėrkundrazi, kjo do tė parandalojė tė gjithė rajonin nga integrimi nė Evropėn e bashkuar, dhe bile mund tė cojė edhe nė konflikt tė ri.

Plani I Ahtisarit ėshtė I vdekur, dhe Plani Katėr Pikėsh I Qeverisė sė Kosovės nuk mjafton

Ka ardhur koha tė kuptohet se plani I Ahtisarit ka vdekur; ėshtė njė shkrim akademik qė ėshtė I gjallė vetėm nė Kushtetutėn e Kosovės. Mos tė harrojmė se 90 pėrqind e planit tė Ahtisarit ka tė bėjė me serbėt. Por, ėshtė e pamundur qė tė realizohet mandati i Ahtisarit, qė u jep serbėve jo vetėm drejta tė barabarta, por mė shumė tė drejta se secilit nga grupet tjera minoritare nė Evropė, nėse serbėt e Kosovės e kundėrshtojnė atė dhe Beogradi vazhdon t’I kontrollojė ata.  Andaj, Zyra Civile Ndėrkombėtare, qė duhet tė zbatojė planin e Ahtisarit, nuk mund tė bėjė njė gjė tė tillė. Liderėt serbė tė Kosovės veprojnė pa asnjė lloj lidhjeje me qeverinė nė Prishtinė. Kjo I bėnė deklaratat e diplomatėve tė SHBA-ve dhe BE-sė se ata e perjashtojnė ndarjen e Kosoves vetėm fjalė.

Me rėnien e planit tė Ahtisarit, qeveria e Kosovės, qė deri mė tani ka vepruar retroaktivisht dhe nė pajtueshmėri me komunitetin ndėrkombėtar, ka rastin pėr tė shpėtuar Kosovėn. Kundėrshtimi dhe mospranimi I planit gjashtė pikėsh tė OKB-sė dhe propozimi I planit tė saj katėr pikėsh qė thėrret pėr vendosje tė menjėherėshme tė EULEX-it nė tė gjithė Kosovėn dhe qė afirmon bashkėpunimin e vazhdueshėm tė saj me SHBA-tė, BE-nė dhe NATO-n, ėshtė njė fillim I mire, por jo I mjaftueshėm.

Zyrtarėt politikė shqiptarė dėshtuan nė kapitalizimin e ndjenjės pro-shqiptare anekėnd botės pas luftės, kur paten mundėsinė mė tė madhe pėr t’iu kundėrvėnė propagandės serbe, pėr tė shkatėrruar strukturat paralele nė veri, dhe pėr tė vendosur autoritetin e Prishtinės nėpėr gjithė territorin e Kosovės. Nėntė vite pas pėrfundimit tė luftės, euforia fillestare qė erdhi si pėrgjigje ndaj shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės qorroi Kosovėn para kėtij realiteti.  Mungesa e iniciativės nga ana e partive politike tė Kosovės, qė po mėrziteshin mė shumė pėr tė ardhmet e tyre politike nė zgjedhjet e ardhėshme, i mundėsuan serbėve tė konsolidoheshin edhe mė shumė.

Hapat e Ardhshėm pėr Elitėn Politike tė Kosovės

Ėshtė koha qė qeveria e Kosovės tani duhet tė mos pres mė qė komuniteti ndėrkombėtar tė merrė timonin por qė ajo tė merrė hapat e duhur, gjė ėshtė dashur tė bėnte menjėherė pas shpalljes zyrtare tė pavarėsisė mė 17 Shkurt. Disa nga kėta hapa pėrfshijnė:

Cmimi I Mosveprimit pėr Kosovėn dhe Cėshtjen Kombėtare Shqiptare

Nuk ėshtė koha vetėm pėr elitėn politike kosovare qė tė marrė njė qėndrim proaktiv drejtė tė ardhmės sė Kosovės, por pėr tė gjithė politikanėt shqiptar nė Ballkan qė tė ngrihen ndaj Beogradit dhe komunitetit ndėrkombėtar—vecanėrisht pėr ata nė Shqipėri, pėr shkak tė statusit tė saj si shtet sovran me tė gjitha mbrojtjet dhe mundėsitė qė ky status I sjellė. Fatkeqėsisht, Tirana shumicėn e kohės ka heshtur para planit gjashtė pikėsh. Ndėrkohė, politikanėt shqiptarė nė Maqedoni dhe Mal tė Zi janė zėnė ndėrmjet tyre pėr cėshtje politike partiake dhe shumė prej tyre janė blerė nga elita qeverisėse sllave nė kėtė vende. Shumica e diasporas, qė ka qenė kontribuese e madhe materiale dhe politike, thuajse ka rėnė nė gjumė tani duke menduar se Kosova ėshtė pavarėsuar dhe asgje tjetėr nuk nevojitet mė, duke qenė politikisht e fragmentuar dhe duke qenė e fokusuar nė interese individuale tė lidhura me vendlindjet respektive tė tyre nė Ballkan.

Cmimi I mosveprimit shqiptar ka qenė ringjallja e kontrollės serbe mbi jetėrat e njerėzve tė cilėt ka dashur krejtėsisht t’I pėrzė apo eliminojė. Qė kur lufta pėrfundoi nėntė vite mė pare, problemi shqiptar nė mas tė madhe ka qenė problem I marrėdhėnieve me publikun tė cilit I kanė kontribuar edhe politikanėt shqiptarė qė kanė dėshtuar tė pėrgatisin njė kampanjė mire tė organizuar nė emėr tė viktimave tė luftės. Ne nuk mund tė harrojmė se ka shumė pak zyrtarė kyc nė BE qė e dijnė fare mire se cka pėrjetuan Bosnja dhe Kosova nėn Milosheviqin, I cili bėri katėr luftra agresive nė Ballkan duke vrarė mėse 300,000 njerzė duke pėrfshirė edhe 12,000 shqiptarėt e Kosovės, dhe duke zhvendosur mėse 4 milionė njerzė.  Kur fushata e bombardimeve tė NATO-s kundėr Serbisė pėrfundoi nė qershor 1999, Beogradi menjėherė filloi njė fushatė tė marrėdhėnieve publike pėr krijuar njė barazim falso nė mes kriminelėve dhe viktimave tė luftės. Ajo fushatė vazhdoi edhe gjatė gjykimeve nė Hagė tė Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt. Sė fundmi, serbėt me sukses arritėn t’I paraqesin shqiptarėt si njė grup njerzish tė korruptuar qė nuk e meritojnė shtetin. Tė veshur me kostume tė shtrenjėta, zyrtarėt serbė janė paraqitur para komunitetit ndėrkombėtar si krishterė dhe ekspertė politikė. Ata kanė pėr qėllim qė tė paraqesin Kosovėn si njė shtet tė “muslimanėve tė udhėhequr nga kriminelėt.” Beogradi don qė Kosova tė eksplodojė qė ai mandej tė thot “e shihni, Kosova ėshtė njė shtet I dėshtuar.”

Shqiptarėt nuk mund tė vazhdojnė tė jenė pasivė, vecanėrisht para kėrcėnimit tė planit gjashtė pikėsh tė OKB-sė. Politikanė shqiptarė duhet tė insistojnė qė komuniteti ndėrkombėtar tė respektojė sovranitetin e Kosovės, tė njohė faktin se pas gjenocidit qė ka ushtruar mbi shqiptarėt Serbia ka humbur cdo tė drejtė tė intereferojė nė punėt e Kosovės, dhe tė pėrgatisė njė shteg pėrmes tė cilit tė gjitha shtetet e Ballkanit qė I pranojnė vlerat e BE-se do tė mund tė bėheshin anėtare tė saj.  Nėse Kosova ndahet, duhet vėnė re se Bashkimi Evropian ka thyer rregullat dhe vlerat e veta, sepse kjo ndarje do tė ishte njė triumf I dėshirės sė Milosheviqit pėr tė krijuar “Serbinė e Madhe” tė bazuar nė spastrime etnike. Para se kjo tė ndodhė, BE duhet tė ketė parasysh se ndarja mund tė mos pėrfundojė me veriun. Nėse komuniteti ndėrkombėtar dhe shqiptarėt nuk e mbrojnė sovranitetin e Kosovės, serbėt nga komunat tjera mund tė shpėrngulėn nė veri ose marrin kontrollin e Luginės sė Preshevės duke pėrzėnė shqiptarėt nga shtėpitė e tyre atje.

Mbi tė gjitha, ndarja dhe kontrolli I vazhdueshėm I Beogradit mbi tė ardhmen e Kosovės do tė shqipėronte fundin e njė tentimi mėse 100-vjecar pėr tė sjellur liri dhe drejtėsi pėr shqiptarėt ne Ballkan. Ėshtė e rendėsishme tė rikujtojmė paralajmėrimin e Joe Biden tė dhėnė mė 2002, kur kishte thenė se “ne jemi dėshmitarė tė zvogėlimit tė dritės mbi njė vend (Ballkan) pėr tė cilin na janė dashur mėse 500 vjetė pėr tė fokusuar atė dritė.” Ai kishte kėrkuar nga shqiptarėt qė tė punojnė pėr tė mos lėnė fikjen e kėsaj drite qė vėnė nė pah padrejtėsitė qė iu janė bėrė atyre dhe tė punojnė zellshėm kundėr propagandės serbe qė I keqprezanton ata. Pėrndryshe, ai kishte thenė se “botės nuk do t’I interesojė nėse shtatė million shqiptarė po persekutohet” dhe se shqiptarėt po vazhdojnė tė mbesin nė histori si figura tė shahit qė I lėvizin tė tjerėt.

Ossining, New York
22 Nėntor 2008

Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė kėshilltare pėr cėshtje tė Ballkanit pranė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane.


Nė fushatėn pėr presidentė nė SHBA-sė, DioGuardi dhe LQSHA,
zgjedhin tė mbėshtesin John McCain

BEQIR SINA, New York
derguar erenikut: Thu, 8 May 2008 14:06:54 EDT
botuar: E premte 9 maj, 2008 2:27 am

 

Nė takimin fondmbledhės, mbrėmė nė mesin e njė entuziasmi tė fuqishėm elektoral, senatorin republikan i Arizonės, dhe kandidati i vetėm tashmė, nga partija e tij John McCain, i shoqėruar nga bashkėshotja e tij Cindy McCain u takua me shqiptarėt, dhe  u shprehu atyre mirnjohjen e tij grupit tė mbėshtetėsve nga komuniteti shqiptar. Mes grupit tė shqiptarėve, nė Sheraton Hotel", ndodhej presidenti vullnetar i Ligės Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joseph J. DioGuardi(ish kongresmen 1985/1989), bashkėshortja e tij Shirli Cloyes-DioGuard, Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike, anėtarėt e bordit Philip Lala, Gazmend Lita, Besim Malota dhe Tom Lala.  

 
BIG APPLE - MANHATTAN NY : Senatori i Arizonės John McCain, kandidati i Partisė Republikane, zhvilloi takime elektorale gjatė dy ditėve tė  kaluara, nė qytetin e New Yorkut. Qytetin e Rudi Gulianit, ish majorit historik tė New Yorkut, pas ngjarjeve tė 11 shtatorit 2001. Rudi disa muaj mė parė ishte edhe vetė nė garė per president, por tregoi  mbrėmė pėrkrahjen e tij tė madhe pėr senatorin republikan tė Arizonės, dhe kandidatin e vetėm tashmė nga partija e tij John McCain. Ai e bėri kėtė nė njė fushat-fondmbledhėse nė qytetin e New Yorkut, ku siē deklaroi ai kishin  mbledhur njė fond prej afro shtatė miloin dollarėsh. Giuliani, ka qenė kandidati mė i ndershėm pėrsa i takon gjuhės trupore, ka thėnė eksperti i kėtyre ēėshtjeve Patti Wood. Ai thotė se ishte ish-kryetari i bashkisė sė Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili u tėrhoq nga gara disa muaj mė parė(28 Janar 2008), ka veti intersante. Kėshtu qė thotė Wood,"Kur dikush pėrjeton emocion, ai manifestohet nėpėrmjet gjuhės trupore pėrpara se tė shprehet me fjalė."
 Ish-kryetari i bashkisė sė Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili dha fund garės presidenciale pėr nė Shtėpinė e Bardhė, nė javėn e fundit tė janarit tė kėtij viti, tha mbrėmė para rreth njė mijė mbėshtetėsve dhe pėrkrahėsve republikan, tė mbledhur nė njė fushta fondmbledhse nė "Sheraton Hotel" nė New York, se ai po vazhdon  tė mbėshteste pėrpjekjet e senatorit tė Arizonės, John McCain, pėr garėn presidenciale nė Shtėpinė e Bardhė.
Nė takimin fondmbledhės, mbrėmė nė mesin e njė entuziasmi tė fuqishėm elektoral, senatorin republikan i Arizonės, dhe kandidati i vetėm tashmė, nga partija e tij John McCain, i shoqėruar nga bashkėshotja e tij Cindy McCain u takua me shqiptarėt dhe  u shprehu atyre mirnjohjen e tij grupit tė mbėshtetėsve nga komuniteti shqiptar. Mes grupit tė shqiptarėve, nė Sheraton Hotel", ndodhej presidenti vullnetar i Ligės Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joseph J. DioGuardi(ish kongresmen 1985/1989), bashkėshortja e tij Shirli Kloyes(kėshilltare e ēėshtjeve Ballkanike), anėtarėt e bordit Philip Lala, Gazmend Lita, Besim Malota dhe Tom Lala.  
 
 "Prej kur njoftova zyrtarisht tėrheqjen time si kandidat pėr president i SHBA-sė, unė jamė bėrė njė mbėshtetės i fuqishėm i kandidatit John McCian, duke besuar tek aftėsit e tija dhe karakteri i fort pėr tu bėrė presidenti i ardhėshėm i SHBA_sė '', deklaroi Giuliani nė "Sheraton Hotel", nė qytetin e New Yorkut, tek pėrcillej nga thirrjet e fuqishme e mė se 1000 mbėshtetsve. ''John McCain, ėshtė kandidati mė i mirė pėr tė qenė nė krye tė SHBA-sė'', theksoi ai.  Ai tha se me John McCain, kandidat nė zgjedhjet e nėntorit, partia republikane do tė bėjė punėn e vet pėr tė qėnė edhe mė e fortė dhe e bashkuar e pėr tė fituar pėrsėri Shtėpinė e Bardhė, nė zgjedhjet presidenciale tė nėntorit. Ai la tė kuptohet se asnjeri prej dy kandidatėve demokrat nuk ka shance tė bėhet president i ardhėshėm. Duke ironizuar shpesh herė gjatė fjalimit tė tij ai u pa edhe tė sulmoi rreptė me anektoda dy kandidatėt kryesorė demokratė, senatorin e shtetit Ilinois, Barak Obama, ose senatoren e Nju Jorkut, Hillari Klinton.
 
Kandidati republikan pėr president, John McCain, - e udhėheq fushatėn e tij nėn slloganin “Nė Shėrbim tė Amerikės”. Ekspertėt amerikan tė fushtave presidenciale mendojnė se ai ka zjdhur kėtė sllogan, pėr tė nxjerrė nė pah tė kaluarėn e tij e tė familjes sė tij nė shėrbimin ushtarak. Dhe vuajtjet e tij personale nė njė burg tė Sagionit, i sunduar nė atė kohė nga rregjimi komunistė vietnamez. Senatori Mekein foli edhe mbrėmė rreth luftės nė Vietnam, dhe tregojė se krenarė ndihej ai edhe familja e tij sot, pėr atė luftė qė kishte bėrė si njė aviatorė amerikanė, i cili i shpėtojė vdekjes nga torturat. Ai tha se edhe i jati i tij ishte admiral dhe se i biri studionte nė njė Akademi ushtarake. Senatori republikan e Arizonės, kandidati John McCain, pilot i marinės dhe rob lufte gjatė luftės sė Vietnamit, tha se babai dhe gjyshi ishin heronjtė e tij tė parė dhe respekti pėr ta ka qėnė njė prej ambicjeve mė tė mėdha tė jetės sė tij."
 
Senatori i Arizonės ka fituar numrin e mjeftueshėm tė delegatėve pėr tė siguruar emėrimin e Partisė Republikane. Ndėrsa, Partinė Demokrate, senatorėt Hillari Klinton dhe Barak Obama po bėjnėende  fushatė dhe janė nė pozita qė asnjeri prej tyre nuk ka siguruar deri tani numėri e duhur tė delegatėve qė i mbėshtesin ata .  Hillary Clinton thotė se ajo nuk po nxiton pėr t’i dhėnė fund garės sė ashpėr pėr t’u emėruar kandidate e partisė sė saj pėr President tė Shteteve tė Bashkuara. Dhe megjithė zėrat e shtuar qė ajo tė tėrhiqet nga gara, ajo nuk ka ndėrmend ta bėjė njė gjė tė tillė. 

Republican Committee Chairman Vincent D. Reda,Shirli Cloyes DioGuardi, Joseph J. DioGuardi, Philip Lala, John McCain,Tom Lala, Besim Malota, Gazmend Lita dhe kryetari i partise republikane Douglas A.Colety,(Westchester GOP ).