Nga bashkėpunėtorėt e ERENIKUT
www.ereniku.net
Tė dashur vizitorė, te gjitha punimet e bashkėpunėtorėve tanė, dhe atyre qė na shkruajnė letėr edhe pėr herė tė parė, te cilat mund t'i lexoni nė kėtė rubrikė speciale, tė rezervuar vetėm pėr ta, do tė botohen pa kurrfarė ndėrhyrje tė redaksisė sė erenikut, ngase mendojmė, se vetėm ashtu, ruhet origjinaliteti i mendimit dhe fjalės sė tyre tė shprehur dhe tė publikuar nė opinionin e gjėrė. /Ereniku nuk mbanė kurrėfarė pėrgjegjėsie./

                               Dialog PO, por ēfarė dialogu?
Driton AVDIU
erenikut, date: Thu, October 6, 2011 5:09 am
boptuar: 06 tetor 2011 08;54 New York

Rrjedha politike e ngjarjeve pas fillimit te “bisedimeve teknike” me Serbinė po e merr drejtimin e vet logjik te zhvillimit tė saj. Ka disa ditė radhazi qė po pėrflitet gjithnjė e mė shumė nė medie se kėto bisedime nga “karakteri teknik” do tė kalojnė nė atė politik”. Tė gjitha forcat politike pa pėrjashtim, nė pozitė dhe opozitė po shpėrfaqin qartazi frikėn e vet infantile nga kėto bisedime tė ”reja” tė paralajmėruara me Serbinė, qė na paskan marrė krejt papritur “karakterin politik”(sic!). Dhe zgjidhja e tyre magjike dihet - pėrsėritja e kėrcėnimeve dhe pėrbetimeve boshe tė shtrirjes sė sovranitetit dhe integritetit territorial nė ēdo pjesė tė Kosovės, rikthimin e sundimit tė rendit dhe ligjit nė veri e deri te thirrjet pėr vazhdimin e aventurave tė aksioneve policore nė veri tė vendit (tė ngjashme me atė tė 25 korrikut) qė edhe me aparat dhune tė shtrijmė sundimin e Kosovės (rendit dhe ligjit) nė atė pjesė tė vendit.
Qėllimisht dhe krejt pa fije turpi kėrkohet nė kėtė mėnyrė (dhe arrihet akoma nė masė tė konsiderueshme) qė tė luhet me njė temė mjaft tė ndjeshme pėr opinionin publik nė funksion tė ‘rritjes’ sė bagazhit tė tyre patriotik. Tė gjithė kėta partizanė tė shtrirjes sė sovranitetit nė veri e kanė tė qartė se vendi ynė nuk e ka kapacitetin e mjaftueshėm qė t’i hyjė e t’i shkojė deri nė fund kėsaj ndėrmarrjeje dhe se ky ėshtė njė folklorizėm i pastėr politik. Kjo, madje, edhe po dėshmohet ēdo ditė. Gjithashtu, kur flasim pėr kėtė ēėshtje, nėse nuk e marrim parasysh ndikimin e strukturave serbe te instaluara nga Serbia atje, strukturave serbe tė pabindura edhe ndaj vetė Serbisė si dhe ndikimin e madh tė faktorėve ndėrkombėtarė me praninė e fortė politiko-ushtarake nė veri e kudo nė Kosovė, bėjmė gabim fillestar nė hapa. Prandaj, kėto thirrje janė mė tepėr shprehje e pėrpjekjeve tė pėrfitimeve politike tė ēastit pėr ndonjė votė mė shumė nė zgjedhjet e ardhshme, sesa pėrpjekje e sinqertė pėr njė zgjidhje tė drejtė e tė qėndrueshme tė kontestit shqiptaro-serb, tė ngelur tė pazgjidhur pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Kėshtu si u shtrua deri mė tani mund tė duket situatė e pashpresė. Por kjo nuk ėshtė ashtu. Kosova nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė saj tashmė ėshtė shkėputur faktikisht dhe juridikisht nga Serbia. Por njė pjesė e mbetur e pazgjidhur e konfliktit qindravjeēar shqiptaro-serb ėshtė natyrisht ēėshtja e tri komunave me shumicė serbe qė sot janė formalisht pjesė e Kosovės. Mirėpo, edhe nė njė pjesė qė sot ka mbetur administrativisht nėn Serbi e qė popullohet me shumicė shqiptare dhe ka vazhdimėsi territoriale me trungun etnik shqiptar nė Kosovė (ku pėrfshihen komunat e Preshevės, Bujanocit e Medvegjės), kemi gjendje tė statusit tė pazgjidhur tė shqiptarėve.
Kėto dy probleme, qė pėrbėjnė njė ēėshtje, kanė ngjashmėri tė madhe si nė natyrė, pėrmasė e gjithashtu, qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme, pėrputhen nė njė pikė tė pėrbashkėt - banorėt shumicė tė tė dy kėtyre zonave kanė shprehur qartė vullnetin e tyre politik qė tė jetojnė me Serbi, pėrkatėsisht me Kosovė. Shqiptarėt kėtė e kanė thėnė qartė me referendumin e vitit 1992 pėr autonomi politiko-territoriale deri nė bashkim me Kosovėn, kurse serbėt e zonės sė veriut po e tregojnė nė vazhdimėsi se nuk duan tė jetojnė nėn autoritetin e shtetit tė Kosovės pėrmes refuzimit kėmbėngulės qoftė edhe pėr prani simbolike tė policėve kufitarė dhe tė doganierėve tė Kosovės ne veri.
Nė tėrė kėtė kompleks kemi njė problem shumė tė rėndė qė godet drejtpėrdrejt nė interesin tonė kombėtar, nė veēanti, dhe atė njerėzor, nė pėrgjithėsi - shpopullimin e dhunshėm tė pjesės sė Mitrovicės pėrtej urės sė Ibrit qė paraqet njė problem nė vetvete, i krijuar si nga indiferenca e faktorėve ndėrkombėtarė, presioni i vazhdueshėm dhe i dhunshėm i strukturave serbe ndaj banorėve shqiptarė dhe pasiviteti e indiferentizmi i strukturave institucionale tė Kosovės. Ēdo zgjidhje qė mund tė kėrkohet pėr qytetin duhet bazuar nė gjendjen demografike tė para ndėrhyrjes sė NATO-s nė qershor 1999. Pra, para ēdo zgjidhjeje eventuale pėr atė pjesė tė qytetit duhet tė fillojė kthimi i banorėve shqiptarė nė pronat e veta nė Mitrovicė. E njėjta vlen edhe pėr fshatrat shqiptare qė janė nė veri e qė pėrbėjnė vazhdimėsi territoriale me trungun etnik shqiptar.
Refuzimi i vazhdueshėm dhe i kotė i dialogut me Serbinė mund tė na sjellė nė njė situatė tepėr tė palakmueshme pėr interesin tonė kombėtar. Serbėt lokal, duke pėrdorur ēdo mjet pėr ta mbajtur gjallė tensionin nė veri nėpėrmjet protestave e barrikadimeve tė vazhdueshme, po e sjellin situatėn, gradualisht, nė pozicionin ku pėr pėrcaktimin e pozitės sė tyre do tė duhet tė fillojė njė dialog politik (dialog qė nuk mund tė sjell zgjidhje tė problemit). Ky dialog natyrisht se do tė arrijė deri te njė propozim pėr njė ‘zgjidhje’ pėr statusin vetėm tė banorėve serbė, pra vetėm pėr njėrėn pjesė tė problemit. Tė gjithė indikatorėt flasin pėr njė mundėsi tė madhe qė Plani i Ahtisaarit tė modifikohet deri nė shkallėn qė nuk do t’u lejonte shkėputje formale banorėve serbė tė veriut, por do t’u mundėsonte njė shkallė tė lartė vetėqeverisjeje nė formė tė njė statusi tė veēantė.
Sot ėshtė momenti ideal qė, nė kėto rrethana, institucionet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės ta ngrenė ēėshtjen e pozitės sė pazgjidhur tė shqiptarėve nė Kosovėn Lindore. Tė gjitha kėrkesat pėr tri komunat serbe nė veri (Leposaviq, Zubin-Potok e Zveēan) mund tė pranohen, nėse tė njėjtat zbatohen edhe pėr shqiptarėt e tri komunave nė Serbi (Preshevė, Bujanoc e Medvegjė). Pra shkallė e njėjtė e tė drejtave politike, kulturore e ekonomike. Ky reciprocitet nė tė drejta pėr banorėt e kėtyre dy zonave do tė ishte njė hap i madh pėrpara drejt relaksimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-serbe. Kjo zgjidhje e pėrkohshme dhe e ndėrmjetme do tė dilte nė fund tė fundit mė i pranueshėm edhe pėr faktorėt e pėrfshirė ndėrkombėtarė nė kėtė mes, sepse do tė garantonte edhe kufijtė e sotėm tė tė dy shteteve, njė element pėr tė cilin aq shumė po na e bėjnė tė qartė ndėrkombėtarėt se sot pėr sot ėshtė i pandryshueshėm.
Sa mė parė qė tė kuptohet se dialogu politik me Serbinė nuk ėshtė ai tė cilit duhet t’i frikėsohemi por mosguximi ynė pėr t’u pėrballur me tė aq mė shpejt do ta gjejmė rrugėn e humbur. Ajo pėr ēka duhet kėmbėngulur ėshtė statusi i pakthyeshėm i Kosovės. Kur jemi tė vendosur nė kėtė, dialogun duhet shikuar si njė mundėsi tė mirė qė institucionet tona ta ngrenė nė bisedime me Serbinė edhe ēėshtjen e pozitės sė pazgjidhur tė shqiptarėve nė Kosovėn Lindore e jo siē po ndodhė nė bisedimet aktuale ‘teknike’ ku flitet vetėm pėr ēėshtjet qė janė brenda kufijve tė Kosovės. Nėse vėrtetė mendojmė se kemi shtet atėherė kjo do tė duhej tė ishte sjellja prej shteti.
/autori ėshtė anėtar i Kryesisė sė Lėvizjes pėr Bashkim/
Prishtinė, 5.10.2011


Driton Avdiu

to: Info@ereniku.net: Fri, August 7, 2009 6:45 am
botuar: E premte, 07 gusht 2009 10;30 am

Kundėrshtimi i idesė sė z. Rohrabaher – Frikė irracionale e konservatorĖve

Tmerri, ferri, luftėrat e reja dhe gjakderdhjet janė “argumentet” qė ia tundin opinionit para syve tė ashtuquajturit analistė tė pavarur – njohės tė rajonit, e deri te politikanėt e niveleve me tė larta, qoftė nė pushtet apo nė “opozitė” sa herė qė shpėrfaqen pikėpamje dhe deklarata tė cilat japin rrugėzgjidhje reale pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptaro-serbe dhe qė me tė drejtė pėrqendrohen nė veriun e Kosovės dhe nė Kosovėn Lindore. Kėto argumente sipas tyre janė ato tė cilat jo vetėm nuk lejojnė tė mendojmė nė drejtim tė “shkėmbimit territorial” nė mes tė Kosovės dhe Serbisė (term ky i cili qėllimisht keqpėrdoret nga tė njėjtit!), por qė duhet hedhur poshtė me automatizėm. Ato “argumente” nė thelb kanė pėr objektiv vazhdimin e status-quos, tė mbėshtetur nė Pakon e panatyrshme tė Ahtisarit. Ky kor konservatorėsh u aktivizua si me sustė menjėherė pas deklaratės sė anėtarit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit Amerikan, z Dana Rohrabaker, i cili e dha njė ide krejt normale dhe tė natyrshme nė rrethanat aktuale me qėllim tė zgjidhjes sė raporteve shqiptaro-serbe nė Ballkan.

            Ky argumentim kundėr idesė sė z Rohrabaker i prek pikėrisht ato tema qė janė shumė tė ndjeshme pėr opinionin tonė dhe ndaj tė cilave ka akoma mjaft rezistencė dhe tė cilat (tani pėr tani) qytetarėt shqiptarė tė Kosovės janė akoma tė papėrgatitur t’i pranojnė. Por a thua historia botėrore e njerėzimit dhe ajo e popullit tonė ėshtė aq e ngurtė dhe e pandryshueshme? A thua kėto ide janė tė tejkaluara dhe tė rrezikshme, siē na trumbetojnė kėta eksponentė? Mėsimet e vjetra, si dhe ato mė tė rejat e tregojnė plotėsisht tė kundėrtėn. Ndryshimet e shumta tė kufijve nė truallin e Evropės nė dy dekadat e fundit, i demantojnė katėrēipėrisht pėrpjekjet e kėtyre pseudoekspertėve dhe politikanėve pa vizion e guxim. Gjermania u bė pėrsėri ajo natyralja mė 3 tetor 1990, pėrkundėr pengesave dhe vėshtirėsive tė shumta. Ēekia dhe Sllovakia u ndanė nė marrėveshje tė pėrbashkėt nė dy shtete tė veēanta mė 1991 pasi erdhėn nė pėrfundim se mė nuk duan tė jetojnė sė bashku. Pastaj Lituania, Letonia, Estonia...

Duhet ta pranojmė hapur se ndėr ēėshtjet tė cilat kanė potencial ta destabilizojė pėrsėri kėtė pjesė tė Evropės ėshtė gjendja e popullit shqiptar sot, pikėrisht pėr shkak tė ēėshtjes sė pazgjidhur kombėtare. Dhe t’i kundėrshtosh pa rezervė idetė qė hapin rrugė pėr zgjidhjen e njė pjese tė kėsaj ēėshtjeje ėshtė t’ia mbyllėsh rrugėn vetes me duart tua. Kėtė sot po e bėjnė politikanėt e Kosovės me qėndrimet e tyre. Pra, ėshtė krejt  irracionale t’i kundėrshtosh thirrjet pėr njė marrėveshje historike shqiptaro-serbe,  marrėveshje e cila, e ndėrtuar mbi parimin e vetėvendosjes, do t’iu jepte fund tensioneve dhe konflikteve ndėrmjet kėtyre dy popujve pikėrisht ngase i zgjidh drejt ēėshtjet e pazgjidhura kombėtare.

E drejta e vetėvendosjes, pra edhe e drejta e shkėputjes sė popullatės kufitare shqiptare e serbe, ka pėr bazė respektimin e ndėrsjellė tė sė drejtės sė dy popujve edhe pėr shkėputje aty ku ata i plotėsojnė kushtet pėr ta shfrytėzuar kėtė tė drejtė fundamentale njerėzore: nė tri komunat me shumicė kompakte serbe nė veriun e Kosovės dhe nė tri komunat me shumicė kompakte shqiptare nė Kosovėn Lindore. Kėtu nuk po flasim pėr ujėra, minerale, autostrada strategjike apo pėr pasuri tjera mbi- apo nėntokėsorė qė do tė mbeteshin nė Kosovė apo nė Serbi. Kėtu po flasim pėr njerėzit qė i gėzojnė kėto tė mira nė truallin e tyre prej shekujsh dhe qė askush nuk ka tė drejtė t’ua mohojė, qofshin shqiptarė apo serbė. Ky ėshtė fundamenti mbi tė cilin duhet tė mbėshtetet zgjidhja e raporteve tė vėshtira historike nė mes tė shqiptarėve dhe serbėve. Kjo ėshtė baza e cila siguron zgjidhje tė drejtė afatgjate pėr tė dy popujt pėr tė krijuar parakushte pėr zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik dhe social nė tė ardhmen. Dhe nėse zgjidhja sigurohet nė kėto baza, atėherė tė gjitha ēėshtjet tjera pėr ujėrat dhe mineralet eventuale qė do tė mbeteshin nė njėrėn apo nė anėn tjetėr tė kufirit shqiptaro-serb do tė ishin vetėm aspekte teknike qė do t’i nėnshtroheshin parimit bazė tė zgjidhjes, pra atij tė vetėvendosjes sė kombeve.

            Ndėr pikėpamjet mė absurde qė u shprehėn kėto ditė ishte edhe ajo se kjo ide shkon nė vijė me pėrpjekjet e qarqeve nacionaliste serbe pėr ndarjen e Kosovės. Shpėrdorimi i termit ndarje barazohet qėllimisht me ėndrrat e kamotshme tė shovinizmit serb pėr copėtimin dhe gllabėrimin e njė pjese sa mė tė madhe tė territorit tė  Kosovės, e tė cilat pėrpjekje nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me zbatimin e drejtė tė parimit tė vetėvendosjes sė kombeve deri nė shkėputje, parim ky qė nuk rrezikon aspak substancėn kombėtare tė shqiptarėve nė Ballkan. Kėto qarqe edhe sot e kundėrshtojnė me ngulm  bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet tė pėrbashkėt. Por ky ėshtė njė proces natyror qė nuk ka tė ndalur.

Por nėse politika shqiptare sillet sikur problemi shqiptaro-serb mė nuk ekziston, derisa shpėrnguljet nga Medvegja, Bujanovci e Medvegja vazhdojnė si pasojė e terrorit serbomadh, duke i lėnė shkret fshatra tė tėra; derisa pronat e shqiptarėve nė pjesėn veriore tė Mitrovicės vazhdojnė t’iu shiten serbėve, apo mbi to ndėrtohen shumėkatėshe nga strukturat paralele serbe tė financuara nga Serbia; - jo vetėm qė rrezikohet tė humbasė pas njė kohe jo fort tė largėt kompaktėsia territoriale shqiptare nė kėto tri komuna tė mbetura nėn Serbi, jo vetėm qė do tė jetė gjithnjė e mė e vėshtirė tė mbrohet qyteti ynė verior qė pėrfaqėson interes kombėtar, por duke refuzuar tė merremi me ēėshtjen e pazgjidhur shqiptaro-serbe, ditė pas dite i hapim terren Serbisė edhe nė pėrpjekjet e saj qė xhepat e banuara nga pakica serbe nė Kosovė t’i forcojė dhe t’i lidhė me njėri-tjetrin dhe, pėrmes aspekteve tė decentralizimit sipas Ahtisarit qė ua ofron kėtė mundėsi, tė krijojnė vazhdimėsi territoriale tė tyre, duke i rrezikuar kėshtu seriozisht interesat tona kombėtare.

            Pėr sa i pėrket qėndrimit tė faktorėve ndėrkombėtarė, ėshtė thėnė shumė herė nga tė njėjtit se ata mbėshtesin ēdo zgjidhje pėr tė cilėn mund tė merren vesh serbėt e shqiptarėt. Prandaj frikėsimi me kartėn e kundėrshtimit tė faktorėve ndėrkombėtarė ndaj ideve qė ēojnė nė “ndarjen e Kosovės” ėshtė njė pėrpjekje e dėshpėruar e qarqeve tė cilat mbijetesėn e tyre politike e sigurojnė vetėm nė terrenin e raporteve tė pazgjidhura shqiptaro-serbe.
/ Autori ėshtė Sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun i Lėvizjes pėr Bashkim/


Driton Avdiu
Driton Avdiu
  erenikut: Sun, March 8, 2009 8:49 am
 botuar: E hėnė 09 mars, 2009 12  pm

VARĖSI E FRIKSHME 

Dy deklarata tė ditėve tė fundit, njėra nėpėrmjet kancelares gjermane Merkel, tjetra nga ish-ambasadori slloven nė Prishtinė, Vojko Volk (sot drejtor politik pėr Ballkanin nė MPJ tė Sllovenisė) dhanė njė sinjal alarmi pėr raportet e skajshme tė varėsisė sė plotė tė politikės zyrtare tė Kosovės me faktorėt e jashtėm. Ato thanė troē diēka qė ėshtė ditur tashmė nė sferat e mirėnjohura me zhvillimet politike nė Kosovė shumė mė herėt, por asnjėherė deri mė tani nuk ėshtė aktualizuar kaq qartė dhe fuqishėm, sidomos nga ana e faktorėve ndėrkombėtarė, e qė tregon edhe pėr njė deficit tė rėndė themelor nė raportet  politikanė tė Kosovės-faktorėt ndėrkombėtarė. Kancelarja gjermane nė njė takim tė mbajtur ditėve tė fundit me gazetarė nė Berlin vetėm sa vėrtetoi raportin e varėsisė sė skajshme tė politikės sė Prishtinės me faktorėt ndėrkombėtarė dhe dėmin potencial qė shkaktojnė kėto raporte aktuale. Ajo kėrkoi vendosmėri nacionale nga udhėheqja e Kosovės qė ta bėjnė atė njė shtet funksional. Merkel u shpreh: “Kurrfarė faktori ndėrkombėtar nuk mund tė nxisė forcat e vendit; njerėzit e Kosovės kėtė duhet ta bėjnė vetė.” Kurse Volk ishte edhe mė i qartė dhe mė i drejtpėrdrejtė. Ai nė njė deklaratė pėr gazetėn sllovene “Dnevnik” tha: “Bėhet fjalė pėr formėn e varėsisė tė cilėn nuk e kam parė askund nė Ballkan. Nė Slloveni nuk ka ekzistuar kurrė kjo varėsi. Gjithēka qė kemi fituar, kemi fituar dhe rregulluar vet, keq ose mirė.” Mė tej ai thekson se kjo varėsi nė Kosovė ėshtė e frikshme.

Dhe ky alarm nė radhė tė parė bie pėr Kosovėn, pėr perspektivėn e zhvillimit tė saj nė tė ardhmen. Alarmi ėshtė i thjeshtė: politika e Kosovės ėshtė e varur dhe e paralizuar nga “kėshillat” e miqve ndėrkombėtarė nė atė shkallė, saqė pamundėson ēfarėdo nisme pėr ndryshim nga faktori i brendshėm “vendim-marrės” politik dhe kėshtu ėshtė krejtėsisht e paaftė tė sillet dhe tė mendojė e pavarur, nė pėrputhje me shtetin e pavarur dhe sovran tė shpallur vetėm njė vit mė parė.

Mė e rrezikshmja ėshtė qė kjo varėsi totale vjen nga ato nivele pėrfaqėsimi politik e institucional qė do tė duhej tė ishin shembull pėr horizont tė gjerė e vizionar qė buron nga mendje tė zgjuara e tė hapura, pėr tė cilat varėsia e nėnshtrimi ndaj “kėshillave tė miqve” jo vetėm qė do tė ishte e huaj si mėnyrė pune, por edhe si mėnyrė e tė menduarit politik. Natyrisht kjo nuk do tė thotė injorim i ndikimit tė faktorėve tė jashtėm apo hapje e vijave tė konfrontimit me ta, por thjesht ndėrtim i qėndrimit tėnd si shtet, jo mbi bazėn e shprehjes inekzistente nė cilindo fjalor politik “miqtė tanė”, por mbi bazė tė njė platforme politike e cila ėshtė rezultat i analizave tė mira tė interesave politike, ekonomike e gjeostrategjike tė lojtarėve tė mėdhenj qė janė aktualisht tė pranishėm nė skenėn ndėrkombėtare (BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia) dhe pėrfitimit tėnd si shtet nga pėrputhja apo pėrplasja e kėtyre interesave pėr dhe rreth Kosovės.

Por nė Kosovė kjo nuk ndodh pothuajse pėr vite me radhė. Pėrkundrazi, fitohet pėrshtypja qė mė i aftė ėshtė ai politikan apo ajo politikė e cila e ka “mė fort” me “miqtė ndėrkombėtarė”. Pra njėsi matėse e (mos)suksesit tė politikės nuk ka qenė sė paku deri mė sot, aftėsia e politikės qė tė pėrballet dhe t’i zgjidhė problemet konkrete tė qytetarėve, por matet me takimet e nivelit tė lartė e jo tė lartė me pėrfaqėsues ndėrkombėtarė tė shteteve tė ndryshme, aq sa lajm i rėndėsishėm pėr politikanėt ėshtė bėrė kėtyre ditėve edhe marrja e meritave tė njėri-tjetrit pėr njohjen e fundit tė Kosovės nga Ishujt Maldive.

 Ky parametėr vlerėsimi edhe ka pasur njėfarė logjike deri nė pėrfundimin e luftės mė 1999 kur me tė vėrtetė ēdo takim i cilitdo nivel me pėrfaqėsues tė jashtėm jepte njėfarė shprese nė opinion e brendshėm (sado qė edhe kjo keqpėrdorej shumė nga politikanėt e ēdo krahu pėr ruajtjen e status-quosė nėn Serbi), por ndryshimi i madh i rrethanave politike pas kėtij viti ka bėrė qė ky “parametėr” tė mos mund tė pranohet sot, sidomos kur jemi nė periudhėn e pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe njohjes sė kėsaj pavarėsie nga shumė shtete anembanė botės. Njė shtytje plotėsuese pėr demagogjinė e kėtij parametri nė kėtė drejtim e dhanė me qėndrimet publike tė tyre kancelarja gjermane dhe ish-ambasadori slloven nė Prishtinė.

Shembuj tė kėsaj varėsie tė pėshtirė janė tė panumėrt dhe, ēka ėshtė mė skandalozja, kjo varėsi nuk ėshtė e plotė vetėm nė raport mė ēėshtjet politike me peshė, siē ėshtė “hartimi” i deklaratės sė pavarėsisė sė 17 shkurtit tė cilėn institucionet e Kosovės e kanė pėrkthyer, kurse Deklarata si e tillė ėshtė hartuar - servuar nga lart (lexo: lart nga kodra “Arbėria” nė Prishtinė), por edhe nė ēėshtje t’i quaj kushtimisht mė “tė lehta” (kujto kėtu pėrpjekjen e katėrt tė njėpasnjėshme dhe tė pasuksesshme nga ana e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės pėr emėrimin e Avokatit tė Popullit, qė nuk po mund tė realizohet qė nga viti 2006). Pėr tė vazhduar mė tej me fusha tjera me peshė qė ndikojnė drejtpėrdrejt nė jetėn e qytetarit tė Kosovės, siē janė decentralizimi i pastėr etnik dhe asimetrik duke u thirrur nė bashkėjetesė e shumetnicitet, miratimi absurd i njė statusi special pėr kishat dhe manastiret mesjetare serbe, mbrojtja e tė cilave nuk ka lidhje nė thelb me “mbrojtjen e trashėgimisė kulturore serbe”, por ėshtė kryekėput imunizim politik i kėtyre objekteve tė kultit, emėrimet nė nivele tė larta politike qė duhet tė bėhen doemos me aminin e ndėrkombėtarėve, apo marrja e vendimeve qė prekin nė thelb identitetin kombėtar tė Kosovės (aprovimi i ligjit pėr simbolet dhe festat zyrtare nė Kosovė) me tė cilat sė paku formalisht Kosova zhvishet nga ēdo gjurmė sado e vogėl shqiptare nė simbolet pėrfaqėsuese tė saj.

Vargani i kėtyre shembujve ėshtė i pafund, por porosia qė ato pėrēojnė nė opinion ėshtė e qartė: paaftėsi, lakmi e pafre pėr pushtet dhe mohim i plotė i tėrė sakrificave dhe pėrpjekjeve tė derisotme tė popullit shqiptar pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar nga ana e krerėve institucionalė.

Tė gjitha veprimet e dėmshme tė politikės nė raport me faktorėt ndėrkombėtarė vishen me formulime boshe dhe pa pėrmbajtje tė tipit tė “integrimeve euro-atlantike” tė cilat i aspiron Kosova e qė nė fakt janė njė maskė pėr servilitetin e pakusht tė politikanėve tė Kosovės ndaj ndėrkombėtarėve. Mirėpo defekti qėndron nė bazėn e kėtij konstruksioni akrobatik. Pėr tė qenė e aftė qė tė hyjė nė rrjedhat e integrimeve evropiane dhe atlantike tė cilat edhe duhet t’i synojmė pa asnjė dyshim, sė pari duhet qė nė rregullimin kushtetues tė Kosovės tė pėrcaktohet qartė bartėsi i kėtij sovraniteti qė do ta ēonte vendin drejt kėtyre integrimeve. Kjo nė Kushtetutėn e Kosovės qėllimisht ėshtė lėnė pezull, pikėrisht pėr shkak tė moszgjidhjes pėrfundimtare tė raporteve shqiptaro-serbe, raporte kėto qė vetėm sa komplikohen edhe mė me shpikjen e kategorisė sė komunitetit/komuniteteve nė tė gjitha aktet juridike tė Kosovės ahtisariane.

E ardhmja jonė do tė jetė shumė e pasigurt gjithnjė pėrderisa ta kemi nė pushtet njė udhėheqje tė kėtillė politike ēfarė e kemi ne tani, udhėheqje e cila nuk di t’u thotė JO miqve tanė ndėrkombėtarė as atėherė kur PO-ja e tyre ka pasoja fatale pėr popullin tonė.

Kambanat e alarmit po bien pėr tė gjithė ne: duhet ndėrmarrė diēka qė kjo gjendje tė ndryshojė...

/Driton Avdiu - Sekretar pėr Marrėdhėnie me publikun i Lėvizjes pėr Bashkim/


Driton AvdiuDriton Avdiu
derguar erenikut: Thu, July 24, 2008 1:12 pm
botuar: E shtunė, 26 korrik,2008 9:00 am
STATUS QUO-JA E RE - RREZIK PĖR TĖ ARDHMEN E VENDIT

Nuk ėshtė e largėt koha, bile na kujtohen fare mirė betimet e pėrbetimet e politikaneve aktualė se bisedat qė udhėhiqeshin me Serbinė nuk kishin tė bėnin fare me statusin, por me pozitėn e "komunitetit" serb nė shtetin e Kosovės. Bisedimet vazhdonin, ndėrsa pushtetmbajtėsit trumbetonin se nė kėto "bisedime teknike" nuk po bisedohej pėr statusin. Por ēfarė doli nga kėto bisedime tė njohura? Doli njė pako, nė fakt njė propozim-pako, e cila kishte referenca ekskluzive nė raport me shtetin e ardhshėm qė do tė dilte nga ajo pako dhe qė nė fakt e gjymtonte qė nė themel funksionalitetin e kėtij shteti. Pra, me njė fjalė, prekte drejtpėrdrejt nė statusin e Kosovės.
Shkėputja juridike e Kosovės nga Serbia pas 17 shkurtit ėshtė vėrtet arritje qė duhet tė pėrshėndetet, por nga ana e pozitės ndėrkombėtare tė Kosovės pas kėsaj date, ky akt krijoi njė ndėrlikim edhe mė tė madh institucional dhe juridik, me efekt tė drejtpėrdrejtė praktik edhe nė jetėn e qytetarėve tė Kosovės. Kjo mund tė mbėshtetet nė njė fakt tė thjeshtė: nė efektin qė ka ky status jo i njohur si shtet i pavarur nga tė gjitha shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian. Kjo ndikon nė procesin e pėrafrimit tė Kosovės drejt mekanizmit tė stabilizim-asociimit. Kėtu nuk po flasim pėr kushtet praktike qė duhet t'i pėrmbushė Kosova nė kuptim tė plotėsimit tė kritereve te veta tė brendshme ekonomiko-politike qė shtron ky proces para secilit vend-kandidat, por pėr pengesat serioze politike qė dalin nė kėtė rrugėtim pėr shkak tė mosnjohjes sė Kosovės si shtet nga sė paku pesė shtete anėtare tė bllokut.
Tani edhe pse de jure e pavarur nga Serbia, pas shpalljes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur, tė kushtėzuar dhe tė kufizuar (gjithmonė sipas Pakos sė Ahtisaarit e cila konfliktin shqiptaro-serb e lė tė pazgjidhur nė thelbin e tij), prania e misioneve civile ndėrkombėtare nė Kosovė vetėm sa shtohet nė numėr dhe raportet ndėrmjet tyre janė tė papėrcaktuara akoma qartė edhe sot e kėsaj dite. Pėrveē kėsaj, rikonfigurimi i tėrė i pranisė civile ndėrkombėtare nė Kosovė (sepse ėshtė absurde tė pretendohet qė po rikonfigurohet vetėm UNMIK-u, por bashkė me tė edhe ICO dhe EULEX-i, pėrderisa kėta tre mekanizma po krijojnė raporte te reja ndėrmjet tyre qė nuk ishin tė parapara madje as sipas zgjidhjes sė propozuar tė Ahtisaarit), nė njėfarė mėnyre po ia hap derėn gjashtė kėrkesave tė ish-ministrit serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq tė drejtuara nė adresė tė Ban Ki Munit, pėr t'iu ndalur nė ndihmė "nevojave tė komunitetit serb" nė gjashtė fusha kyēe qė shkojnė nė njė vijė me "ndarjen funksionale" ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė.
Pra, as ndarja e sanksionuar sipas Pakos sė Ahtisaarit nė mes tė popullit shqiptar dhe pakicės serbe, sado qė ėshtė e thellė dhe e ashpėr, sipas pikėpamjes sė zyrtarėve serbė nuk garanton mbrojtje tė mjaftueshme tė interesave tė pakicės serbe nė Kosovė. Prandaj Serbia shkon edhe njė hap mė larg. Dhe ēka ėshtė mė interesantja, pėr ta bėrė kėtė hap Serbia pėrdor elemente qė gjenden nėpėr tėrė pakon e propozuar tė Ahtisaarit. Pikėrisht rreth kėtyre pikave pritet tė pėrqendrohen tani bisedimet e reja "teknike" ndėrmjet Republikės sė Serbisė dhe autoriteteve tė Kosovės dhe qė do t'i "facilitojė "(lexo shqip: lehtėsojė, ndihmojė) shefi ri i UNMIK-ut Lamberto Zanier, njė diplomat karriere i specializuar me diplomė akademike nė parandalimin e konflikteve.
Duke qenė mė shumė dėgjues dhe zbatues tė "kėshillave tė miqve ndėrkombėtarė", duke mos ofruar asnjėherė nė kėto nėntė vjet qė nga paslufta e kėndej asnjė nismė, ide apo platformė e cila do tė ishte ndryshe nga dėshirat dhe interesat e ndėrkombėtarėve dhe e cila do tė ishte nė funksion tė interesave tė pėrgjithshme por edhe tė pėrditshme tė qytetarit te Kosovės, veprim ky qė do tė ishte mė se normal pėr pėrfaqėsues tė denjė tė popullit, - udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės po hyjnė nė njė valle ku nuk do t'i kenė gjithmonė afėr pėr t'i mbajtur pėr dore "miqtė ndėrkombėtarė" (fundja deklarojnė gjithnjė se pėrfaqėsojnė njė shtet tė pavarur dhe Sovran). Pra po futen nė njė terren mjaft tė rrėshqitshėm dhe tė paparashikueshėm politik, pasojat e tė cilit pėrsėri do t'i vuajė mė sė shumti populli shqiptar i Kosovės.
Natyrisht se as kėto "bisedime teknike" nuk mund tė jenė tė frytshme, sikurse ato tė parat, por ekziston mundėsi reale qė kryetari dhe kryeministri i Kosovės, duke mos bėrė asgjė, pėrveē fjalėve dhe deklaratave dhe duke vazhduar dėgjueshmėrinė e pafund dhe tė pakusht ndaj "miqve ndėrkombėtarė", tė forcojnė rrethana tė njė status quoje tė re, e cila vetėm sa do ta thellojė mjerimin ekonomiko-social, ngecjen e vazhdueshme nė zhvillimin e pėrgjithshėm politik, kulturor e shėndetėsor tė shoqėrisė sė lodhur tė popullit shqiptar tė Kosovės, nė njėrėn anė, dhe do t'i mbajė tė gjalla, e bile edhe do t'i rrisė orekset serbomėdha ndaj Kosovės nė njė moment tė volitshėm pėr Serbinė, nė anėn tjetėr.
Kjo status quo, jo vetėm qė nuk iu shkon pėr shtati interesave tė vendit nė tėrėsi, por as vendosjes sė njė stabiliteti tė qėndrueshėm e afatgjatė nė kėtė kėnd tė Evropės Juglindore nė pėrgjithėsi. Por duke shkelur kaherė nė interesat kombėtare e publike, kėto figura dyshoj se do tė jenė nė gjendje ta bėjnė ndonjė kthesė pėr tė mbarė. E kėtė kthesė mund ta bėjnė vetėm njerėzit e pakėnaqur tė Kosovės qė nuk janė pak, tė organizuar nė subjekte qė nuk mund ta pranojnė vazhdimin e mospėrfilljes sė vazhdueshme tė interesave tė qytetarėve tanė.

/Driton Avdiu,
Sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun i Lėvizjes pėr Bashkim/