Nga bashkėpunėtorėt tanė
www.ereniku.net
Histeria shqiptare
Dukagjin Alimusaj
Dukagjin AlimusajE shtunė, 27 gusht, 2011, ora: 00:02am
Kėrkesa e autoriteteve shtetėrore turke ndaj pushtetarėve tanė pėr largimin nga librat shkollore tė historisė tė atyre pjesėve qė sipas mendimit tė tyre paraqesin fyerje pėr popullin dhe shtetin turk u bėnė shkas qė shoqėria jonė tė ngritet nė kėmbė pėr tė kundėrshtuar kėtė kėrkesė tė huaj por edhe pėr tė shtypur thirrjen vendore pėr rishikimin e historisė shqiptare. Reagimi i islamofobėve dhe turmės proletare ndaj vizitės sė ministrit turk tė arsimit nė vendin tonė, gjatė sė cilės u artikulue kjo kėrkesė, ishte sa vajtues aq edhe qesharak. Mė sė shumti pėrshtypje nga kjo valė e patriotizmit arkaik mė ka lėnė njė fjali e njė historiani qė thoshte: Krejt botėn e japim, e Skėnderbeun s’e japim! Kjo deklaratė ilustron mė sė miri se sa tragjiko-komike ishte kryengritja anti-turke e radhės dhe kryqėzata kundėr asaj pjesė tė shoqėrisė sonė, e cila nė vazhdimėsi ėshtė duke kėrkuar rishikimin e historisė shqiptare. Sepse nė njerėn anė ajo tregonė mjerimin intelektual tė shumė prej atyre individėve qė kanė diplomė universitare pėr shkencėn e historisė, tė cilėt janė aq tė prapambetur sa ta ngulfatin vetė evoluimin akademik pėrmes deklaratave politike, nė vend qė tė ndėrmerrnin nisma tė reja pėr thellimin e hulumtimeve rreth sė kaluarės sonė. Ndėrsa nė anėn tjetėr ekspozon karikaturėn donkishoteske tė mendėsisė komuniste qė ka njė pjesė e konsiderueshme e shoqėrise sonė, e cila e rishfaqi agresivitetin e saj mė tė lartė.

Nuk ka dyshim se shfaqja e histerisė sė islamofobėve dhe turmės proletare ishte njė pasqyrim i anės mė negative qė ka kombi shqiptar, ngase pėrmes saj u dėshmua edhe njėherė sesa shumė vuan kjo pjesė e shoqėrisė sonė nga mediokriteti, intoleranca dhe racizmi. Por, pėrkunder kėsaj, ky reagim histerik ėshtė i kuptueshėm, sidomos nga ana psikologjike. Sepse ai i pėrngjanė reagimit tė njė fėmije tė adoptuar qė nuk dėshironė ta pranoj tė vėrtetėn, kur prindėrit e tij ia tregojnė historinė e prejardhjes. Si pasojė e ballafaqimit me realitetin e ri, ai fėmijė shumė lehtė mund tė pėsojė shok traumatik dhe ēarje nė dysh tė personalitetit tė tij, ku njėra anė e shtynė drejt sjelljeve agresive ndaj rrethit familjar e shoqėror, kurse ana tjetėr ndikon nė zbutjen graduale tė agresivitetit dhe nė pranimin e sė vėrtetės. Ngjajshėm, edhe shoqėria jonė ėshtė duke pėrjetuar shok traumatik, ngase e ka tė vėshtirė qė tė pajtohet me faktin se prindėrit e saj tė vėrtetė nuk ishin vetėm kalorėsit kristian por edhe kalorėsit islamik. Pėr pasojė tė kėsaj tani kemi ndarjen e shoqėrisė nė dysh, ku nė njerėn anė janė islamofobėt, tė cilėt e dinė tė vėrtetėn por nuk duan ta pranojnė sepse mendojnė se kėshtu do tė dėshtonte kryqėzata kundėr myslimanėve, si dhe turma proletare, reagimet agresive tė sė cilės janė rezultat i dijes sipėrfaqėsore qė burimin e ka tek injektimi i mendjes sė saj me helmin islamofobik tė historiografisė komuniste. Tė dyja kėto grupe tani janė tė bashkuara rreth kauzės sė ngulfatjes sė anės tjetėr tė shoqėrisė sonė, ku bėjnė pjesė ata qė kėrkojnė rishikimin e historisė, pajtimin me tė vėrtetėn dhe shėrimin e kombit shqiptar nga helmimi islamofobik. 

Sa i pėrket kėrkesės sė autoriteteve turke pėr ndryshimin e teksteve tė historisė duhet thėnė se ajo ėshtė njė kėrkesė legjitime, e cila paraqet njė sfidė qė nuk duhet refuzuar. Ajo ēka ka rėndėsi nė kėtė rast ėshtė qė tė filloj njė proces gjithėpėrfshirės qė si synim do tė ketė pėrpunimin e tė kaluares sė pėrbashkėt tė shqiptarėve dhe turqve, proces ky qė mund tė zgjasė shumė. Nė kėtė drejtim ėshtė e domosdoshme qė tė formohet njė Institut Shqiptar nė Stamboll qė do tė shėrbejė si punėdhėnės pėr studiuesit e rinjė nga trojet tona, tė cilėt me punėn e tyre mund tė ndihmojnė shumė jo vetėm nė pastrimin e teksteve shkollore tė historisė nga fyerjet eventuale ndaj popullit turk por edhe nė pastrimin e teksteve shkollore tė historisė sė popullit turk nga fyerjet eventuale ndaj popullit shqiptar. Kuptohet qė buxheti ynė ėshtė i kufizuar, mirėpo mė mirė ėshtė qė tė lihet mangu njė ambasadė nė ndonjė vend qė nuk ka rėndėsi parėsore pėr shtetin tonė dhe me kėto mjete tė formohet ky institut qė do tė mund tė kthehet nė njė ambasadė tė kulturės shqiptare nė ish kryeqytetin osman. Dhe puna e kėtij instituti nuk ka pse tė reduktohet vetėm nė largimin e fyerjeve nga tekstet shkollore dhe nė hapjen e rrugės pėr njė rrėfim tė ri historik, por ai mund tė ndihmojė shumė edhe nė ringjalljen kulturore e politike tė bashkėkombasve tanė qė jetojnė nė shtetin turk dhe nė pėrmirėsimin e mėtutjeshėm tė marrėdhėnieve miqėsore qė ekzistojnė mes dy popujve tanė. Pra kėrkohet qė autoritetet tona ta marrin seriozisht idenė pėr rishikimin e historisė dhe tė krijojnė kushtet e nevojshme pėr ata njerėz, tė cilet kanė vullnet dhe guxim intelektual pėr t’ju rrekur kėtij misioni fisnik.

Pėrndryshe, thirrjet pėr rishikimin e historisė shqiptare janė tė hershme dhe ato burojnė nga segmente tė rėndėsishme tė shoqėrisė, pra janė thirrje autoktone dhe pėrgjigja pozitive ndaj tyre shkon nė interes tė kombit tonė. Duhet tė kuptohet se kėto thirrje nuk kanė tė bėjnė vetėm me pėrkushtimin e autorėve tė tyre ndaj tė vėrtetės, por ato kanė tė bėjnė veēanėrisht me ndihmesėn qė mund tė jap ballafaqimi kritik me tė kaluarėn historike nė nisjen e njė procesi tė katharsisit shoqėror, pėr tė cilin kanė shumė nevojė shqiptarėt e sotėm. Mė sė miri do tė ishte sikur ky ballafaqim tė kishte nisur qysh para njė shekulli, pra qysh nė kohėn e ndarjes sė shqiptarėve nga shteti osman, dhe po tė kishte ndodhur kėshtu, atėherė sot nuk do kishim gjithė kėtė histeri shoqėrore. Por fatkeqėsisht kjo nuk ka qenė e mundur, sepse pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare, shumica e tokave tona janė pushtuar nga armiqtė sllavė dhe grekė, pushtim ky qė nuk u ka lejuar tė parėve tanė qė tė merren me ballafaqimin kritik mė tė kaluarėn historike, dhe kjo nuk ka qenė e mundur qė tė bėhet as nė shtetin e pavarur shqiptar pėr shkak tė sundimit tė tij pėr njė periudhė shumė tė gjate nga prototipėt mė shembullor tė shqipėfolėsve antishqiptarė, pra nga prijėsit e komunistėve, tė cilėt kanė bėrė ē’mos pėr shlyerjen e kujtesės sonė kolektive. Sidoqoftė, rrota e historisė nuk mund tė kthehet mbrapa, prandaj tani ėshtė momenti i duhur pėr ballafaqimin kritik me tė kaluarėn e kombit shqiptar.

Duhet ta kuptojmė se kur flasim pėr rishikimin e historisė fjala nuk ėshtė pėr ndryshimin e sė kaluarės apo pėr mohimin e fakteve dhe ngjarjeve historike, por pėr tė kundėrten e kėsaj, pra ėshtė njė thirrje qė shoqėria jonė tė jetė e hapur ndaj prurjeve dhe intepretimeve tė reja, tė cilat ndihmojnė qė rrėfimi i ri historik tė ndėrtohet mbi tė vėrtetėn, dhe nė bazė tė kėsaj pastaj tė bėhet rishkrimi i historisė. Ose, nėse procesi i rishikimit rezulton me vulosjen pėrfundimtare tė rrėfimit tradicional, atėherė nuk do ketė nevojė pėr rishkrim tė saj, pra edhe nė njė rast tė tillė rezultatet e procesit do tė jenė pozitive, pasiqė kėshtu do tė shuhen tė gjitha dyshimet se historiografia komuniste qėllimisht e ka injektuar helmin islamofobik nė rrėfimin historik. Nė kėtė kuptim duhet shtuar se nuk ka arsye pėr shqetėsim tė askujt dhe as tė atij historianit tė pėrmendur nė krye tė kėtij shkrimi sepse askush nuk e ka qėllimin pėr t’ja marrė Skėnderbeun, kėtė simbol tė shpikur nga rilindasit shqiptarė me synimin pėr ringjalljen e popullit dhe tė manipuluar nga komunistėt antishqiptarė me qėllimin pėr shtypjen e popullit, por fjala ėshtė pėr vlerėsimin e drejtė tė rolit tė njėrit prej prijėsve politik tė paraardhėsve tanė, pra tė Gjergj Kastriotit. Dhe nėse historianėt tanė mendojnė se qenkan thėnė tė gjitha ēka kanė qenė tė rėndėsishme qė tė thuhen pėr atė periudhė historike, atėherė pse tė mos merren me hulumtime tė reja pėr, ta zėmė, adetet kulinare tė neoilirėve dhe osmanėve? Pse tė mos hulumtohet mė shumė pėr gjellėrat e sofrės shkupjane dhe tė sofrės krutane tė asaj kohe?

Nė vazhdim tė kėtij shkrimi e kam ndėrmend qė ta marrė njė shembull ilustrues pėr tė provuar rėndėsinė qė ka rishikimi i historisė, i cili nuk do tė jetė nga periudha e pushtimit osman por nga njė periudhė shumė e hershme e historisė sonė. Fjala ėshtė pėr njė figurė tė rėndėsishme nga historia e paraardhėsve tanė tė lashtė: Aleksandrin e Maqedonisė. Dihet se shqiptarėt janė krenar pėr veprat dhe lavdinė e kėtij mbreti legjendar, i cili arriti qė tė shtrijė sundimin e tij mbi pothuajse tė gjithė botėn antike, duke mundėsuar pėrhapjen e civilizimit helenik nė tokat e pushtuara nga ushtria maqedone. Nė anėn tjetėr jo shumė prej shqiptarėve e kanė tė njohur tė vėrtetėn e pranuar botėrisht se Leka i Madh nuk ka qenė heteroseksual, ndėrsa edhe ata qė e dinė mundohen me e mohue tė vėrtetėn, dhe bile ka individė tė tillė qė janė tė gatshėm me shpėrnda flakaresha retorike ndaj atyre qė guxojne pėr ta pėrmendur kėtė fakt historik.

Lexuesit e kėtij shkrimi kanė tė drejtė qė tė pyesin se ēka ka lidhje seksualiteti i njė prijėsi antik me shqiptarėt e sotem dhe pse po u dashka qė tė theksohet kjo nė librat e historisė?!

Pėrgjigja ėshtė kjo: kur shoqėria shqiptare ta lexoj e rilexoj se njėri prej heronjėve me te lavdishėm tė lashtėsisė nuk ishte heteroseksual, atėherė kjo do ndihmoj edhe nė pranimin nga ana e kėsaj shoqėrie tė atyre pjesėtarėve tė saj, tė cilėt kanė tė njėjtat prirje seksuale si kryetrimi maqedonas. Dhe kur tė ndodh kjo, atėherė nuk do kemi demostrim tė budallallėkut kombėtar, siē ishte rasti me reagimin qytetar kur njė shqiptar deklaroj haptazi nė televizion se ėshtė homoseksual, pra nuk do kishim protestimin e lezhjanėve kundėr njėrit prej bashkėqytetarėve tė tyre, tė cilėt donin ta vetėdijėsonin opinionin publik pėr prejardhjen shkodrane tė tij, vetėm pse ai e shpalli publikisht orientimin e tij seksual. Nė vend tė kesaj, do tė kishim njė reagim paksa mė tė butė tė shqiptarėve kryelartė qė do tė mund tė dukej kėshtu disi: Klodi, it’s ok to be gay sepse edhe Leka i Madh ishte kėshtu si ti! Mos u mėrzit sepse edhe Gjergji i Vogėl ka mundėsi tė ketė qenė si Leka! Pernime, nuk ka kurrfarė arsye qė tė protestojmė kundėr teje sepse edhe shumė kryetrima tė tjerė mund tė kenė qenė si Gjergji!

Pra, rishikimi i historisė mundėson hapjen e rrugės pėr lindjen e njė rrėfimi tė ri historik dhe pėr ēmontimin e miteve tė rrejshme, tė cilat kanė ndikuar negativisht mbi shoqėrinė tonė, ngase kanė prodhuar individė kryelartė por tė pafuqishėm, nė vend qė tė ndodhte e kundėrta. Nuk ka asnjė arsye tė qėndrueshme pėr ta kundėrshtuar kete ide sepse ēuarja e saj deri nė fund do ta ndihmoj ndėrtimin e njė shoqėrie tė hapur dhe pėrparimin e shteteve shqiptare. Shqiptarėt e kanė rastin pėr tė dėshmuar se janė tė aftė pėr tu anėtarėsuar nė familjen e kombeve tė lira tė kėsaj bote, ku individėt nuk gjykohen sipas asaj se kush janė por sipas sipas pėrkushtimit qė kanė ndaj vendit dhe shoqėrisė sė tyre. Dhe nė kėtė drejtim shkonė edhe gadishmėria pėr ballafaqimin kritik me tė kaluarėn, proces ky qė do na ndihmoj shumė pėr kuptuar mė mirė se nga kemi ardhur dhe kah duhet te shkojmė.

Si pėrfundim me duhet ta pranoj publikisht se nuk do e besoja kurrė po tė me thoshte dikush nė tė kaluarėn se rrėnjet e islamofobisė janė kaq tė thella nė shoqėrinė tone. Por tashmė jam bindur plotėsisht, dhe me vjen shumė keq pėr kėtė realitet tė hidhur! Dua tė mbetem me shpresėn se pjesėtarėt e ushtrisė kalorsiake tė fjalės sė lirė nuk do tė tremben para tėrbimit tė islamofobėve dhe turmės proletare por do vazhdojnė me kėrkimin dhe shpėrndarjen e sė vėrtetės dhe me pėrpjekjet pėr hapjen e mendjeve dhe zemrave tė bashkėkombasve tanė. Duke e treguar tė vėrtetėn pėr historinė shqiptare mundėsohet shėrimi i histerisė shqiptare, dhe kėshtu parandalohen ēarjet nė ndonjė vend tė ndieshėm tė atyre shqipeve qė kanė mbetur akoma skllevėr tė mediokritetit, intolerancės dhe racizmit. Prandaj ka shumė rėndėsi qė Gjenerata Newborne ta mbaj tė ndezur flakadanin e lirisė intelektuale dhe ta vazhdoj guerriljen akademike. Thuaje fjalėn tėndė, oj rini! Pėr tė mirėn e atdheut dhe kombit shqiptar! /Dukagjin Alimusaj, 26.08.2011/

kthehu te: hyrja-fillimi