E D I T O R I A L
www.ereniku.net

Dora e zeze greke...!!!
18 mars 2011
Vllehėt e sotėm, nė njė pjesė tė madhe duket se kanė harruar paraardhesit e tyre, Mihal Gramenon, Themistokli Gėrmenjin, Kostandin Kristoforidhin, Naum Veqilharxhin, Asdrenin, Spiro Ballkamenin, Kol Idromenon e shumė e shumė tė tjerė qė bėnė histori me pushke e me penė nė emėr tė flamurit tė kombit shqipėtar.
Asnjė nga kėta burra vllehė tė shqiptarizmės nuk ishte grek, ashtu si tė sotmit, qė vetėm pensionin kanė tė tillė.
”Ne vjemi tė gjithėllehėt grekė dhe tė gjithė kemi pasaporta greke e marrim pension nga Greqia”, thonė edhe nė Drenovė.
Himni i flamurit ka lindur pikėrisht nė kėtė fshat, i shkruar nga njė vlleh siē ishte Asdreni.
Poeti dhe publicisti i shquar qė aq shumė vargje i kushtoi ketij vendi, vėshtirė se do tė imagjinonte kur vdiq 66 vjet mė parė, se do tė vinte njė kohė kur pasardhėsit e tij do tė ndiheshin grekė.
Nė Floq, njė tjetėr fshat jo larg Drenovės nuk gjejmė qoftė edhe njė familje tė vetme vllehe. Banorėt thonė se ata janė larguar tė gjithė vit pas viti. Megjithatė, edhe nė fshatin musliman tė boshatisur nga arumunet, grekėt kanė lėnė shenjat e tyre.
”U detyrova qė emrin nga Fahri t’a ktheja nė Vangjel kur shkova nė emigracion, pasi greku nuk mė pranonte me emrin musliman, kėshtu qė ndryshova pasaportėn. Dhashė 7 mijė lekė dhe e ndryshova”, rrėfen njė banor i Floqit.
Nga Floqi, ku dikur jepte mėsim edhe kėngetarja vllehe Eli Fara, kamerat udhėtuan drejt Voskopojės shekullore. Nė fshatin aq shumė tė mpleksur mes historive e pretendimeve greke, arumunėve e shqiptarėve, realiteti ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Boboshticės e Drenovės.
”Faktikisht ne jemi shqipėtarė, jemi me kombėsi shqipėtare dhe mbetemi shqipėtarė. Nuk ka sesi te jemi ndryshe”, thotė disi i tėrhequr e i drojtur pėr shkak tė pozicionit si prift i kishės ortodokse tė Voskopojės At Thomai, edhe ai vlleh, lindur e rritur nė Voskopojė. ”Edhe unė jam vllah, por jam shqiptar. Me aq sa di unė, gjuha vllehe ėshtė latine. Jam vllah lindur dhe banues nė Voskopojė dhe kėtu do tė mbetem”.
Menjėherė pas viteve 90, Greqia vrapoi tė kthente nė grekė edhe popullsinė vllehe, sidomos nė fshatrat pėrreth Korēės, Sarandės, Gjirokastrės e mė tej, duke ofruar nė kėmbim pensione tė majme.
Vllehėt e sotėm, nė njė pjesė tė madhe duket se kanė harruar paraardhesit e tyre, Mihal Gramenon, Themistokli Gėrmenjin, Kostandin Kristoforidhin, Naum Veqilharxhin, Asdrenin, Spiro Ballkamenin, Kol Idromenon e shumė e shumė tė tjerė qė bėnė histori me pushke e me penė nė emėr tė flamurit tė kombit shqipėtar.
Asnjė nga kėta burra vllehė tė shqiptarizmės nuk ishte grek, ashtu si tė sotmit, qė vetėm pensionin kanė tė tillė.
/ereniku.net/e pergatiti per botim:n.syla/

 02 tetor 2007
Editorial:
pėrvjetori tetė i pritjejes dhe
pėrvjetori tetė i komentit:

Dimri po troket,e premtimet...?!!!

.../shkoqitje nga arkivi i ereniku.net /
2 tetor 1999 -U bėnė disa muaj qė NATO-ja dhe forcat tjera nderkombėtare,gjenden nė rolin e paqėruajtėsve nė Kosovė.Nė kuadrin e forcave tė NATO-s janė edhe forcat ushtarake tė xhandarmėrisė franēeze tė vendosura nė zonėn veriore tė Kosovės-Mitrovicė me rrethinė.Pikėrisht aty ėshtė edhe pasuria mė e madhe e Kosovės -Trepēa e njohur nė mbarė botėn- minierė e pasur me plumb,zink e ari.Ditėve tė fundit koncentrimi i forcave kriminale serbe,tė cilat me autobusė tė tėrė kthehen nga Bosnja dhe Serbia,siē tha ditė mė parė Gjenerali Klark;ėshtė dėshmi e kthimit tė paramilitarėve sėrb nė territorin e asaj pjese tė Kosovės,gjė qė brengosė ate dhe trupat e NATO-s nė Kosovė. Kur ėshtė fjala pėr zonėn e Mitrovicės,ekziston edhe njė fakt tjetėr brengosės,gjė qė duhet shiquar mė realisht edhe nga Klarku dhe Solana e pse jo edhe nga z.Jekson si komandues i forcave tė NATO-s nė Kosovė. QENDRIMI dhe pėrmbushja e detyrave nga xhandarmėria franēeze,si pjestare e forcave tė pėrgjithshme ushtarake tė NATO-s nė Kosovė.Ata tash pėr tash,de facto e de juro,janė pėrkrahės tė hapėt tė kriminelėve paramilitarė sėrb nė pjesėn veriore tė qytetit.Dėshmohet,edhe hapur,se hajnė,pijnė dhe rrijnė nėpėr restorantet sėrbe,bashkė me kriminelėt e luftės.Kohė mė tė madhe ata shoqėrohen me prostitutat e lansuara serbe.Ndėrsa nė kazermat e tyre dėgjohet me tė madhe -zhurmuese,muzika sėrbe.Po ata xhandar franēez "ruajtės" paqeje,nė vend tė ndihmės,pėrkundrazi,e pengojnė kthimin e familjeve shqipėtare nė vatrat e tyre.Pikėrisht ato familje,janė familjet e kthyera,nga vendet e largėta tė botės si Kanadaja,Amerika,Australia e Zelanda e RE.Ato u kthyen nė Kosovė,me besimin e plotė nė premtimet e krerėve tė NATO-s,dhe tė z.Olbrajt,z.Klinton,z.Cohen e z.Bler,tė cilėt ishin nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me ta,nė kampet refugjate nė Maqedoni e Shqipėri.A nuk do tė ishte mirė,qė pė hir tė mbajtjes sė premtimeve tė tyre,psh,z.Kohen,ta pėrsėriste,mu nė Prishtinė,atė lojėn e basketbollit me djelmoshat e bukur kosovarė,ato ditė nė kampin Stankovec tė Maqedonisė? Tash,pikėrisht pjestaret e NATO-s-forcat franēeze-janė ato,qė nuk e pėrmbushin obligimin e tyre se pėr ēka janė vendosur nė atė pjesė tė Kosovės.Sot,si tė arsyetohen pengesat e kthimit tė familjeve mitrovicase nė shtėpijat e tyre,tė cilat,tash pė tash,vetėm mund t'i shiqojnė,nga anė e tjetėr e lumit si shfrytėzohen nga paramilitarėt kriminel sėrb. C'ti thuhet asaj familja,qė me besimin nė premtimin e forcave ndėrkombėtare u kthye nga Kanada apo nga Amerika,nga Australia apo Zelanda e RE,nga rruga e gjatė plot dhėmbje e lot refugjati,e tė ndalet para oborrit,nė formėn mė brutale edhe nga xhandarmėria franēeze,pa tė drejtėn e kalimit tė prakut tė shtėpisė?Keto skena tmerruese pėr qytetarėt e Mitrovicės me rrethinė,sidomos pėr fėmijė e pleq,janė skena turpi e marrjeje tė"PAQERUEJTESVE" franēezė,njejt me ato ushtarake kriminale sėrbosllave.Nuk janė tė pa sakta rrefimet e pleqėve tė Rekės sė Keqe - Malėsia e Gjakovės;se "franēuzat" janė ata,qė na vunė gurin e ndarjes,qė atėherė,pėrmjedis oborreve tona,vetėm e vetėm pėr t'ia bėrė qejfin Sėrbisė.Andaj sot,nė prak tė dimrit,tė gjitha familjet,qė ende pengohen tė hyjnė nė shtėpijat e tyra,me plot tė drejtė pyesin: -Ku ėshtė premtimi i NATO-s?Ku ėshtė prestigji dhe morali i saj?Ku ėshtė premtimi i Klarkut e Solanės,zonjės Ollbrajt e zotit Kohen?A ėshtė e mundur vallė,qė me prestigjin e tyre,tė bėjė lojė forca kriminale paramilitare serbe e prirė nga njė kriminel lufte Millosheviq,i cili siē duket,sikurse Karaxhiq e Mlladiq,nga dita nė ditė,sikur e ndjen veten me tė liruar nga akuza e bėrė ndaj tij,prej organeve nderkombėtare,mbrojtėse tė tė drejtave tė njerėzimit? Kush do t'ua kthej vallė atyre familjeve shqipėtare nė Mitrovicė e rrethinė,shtėpijat e uzurpuara nga kriminelėt sėrb?Dimri erdhi e askush nuk e din mė mirė se familjet kosovare,se sa tė ashpėr e tė vėshtirė janė dimrat ballkanik. / Ereniku.net - Nexhmedin Syla / 02 tetor 1999 /