E D I T O
R I A L
www.ereniku.net
02 tetor 2007
Editorial:
pėrvjetori tetė i pritjejes dhe
pėrvjetori tetė i komentit:
Dimri po troket,e premtimet...?!!!
.../shkoqitje nga arkivi i ereniku.net /
2 tetor 1999 -U bėnė disa muaj qė NATO-ja dhe forcat tjera nderkombėtare,gjenden nė rolin e
paqėruajtėsve nė Kosovė.Nė kuadrin e forcave tė NATO-s janė edhe forcat
ushtarake tė xhandarmėrisė franēeze tė vendosura nė zonėn veriore tė
Kosovės-Mitrovicė me rrethinė.Pikėrisht aty ėshtė edhe pasuria mė e madhe e
Kosovės -Trepēa e njohur nė mbarė botėn- minierė e pasur me plumb,zink e
ari.Ditėve tė fundit koncentrimi i forcave kriminale serbe,tė cilat me autobusė
tė tėrė kthehen nga Bosnja dhe Serbia,siē tha ditė mė parė Gjenerali Klark;ėshtė
dėshmi e kthimit tė paramilitarėve sėrb nė territorin e asaj pjese tė
Kosovės,gjė qė brengosė ate dhe trupat e NATO-s nė Kosovė. Kur ėshtė fjala pėr
zonėn e Mitrovicės,ekziston edhe njė fakt tjetėr brengosės,gjė qė duhet shiquar
mė realisht edhe nga Klarku dhe Solana e pse jo edhe nga z.Jekson si komandues i
forcave tė NATO-s nė Kosovė. QENDRIMI dhe pėrmbushja e detyrave nga xhandarmėria
franēeze,si pjestare e forcave tė pėrgjithshme ushtarake tė NATO-s nė Kosovė.Ata
tash pėr tash,de facto e de juro,janė pėrkrahės tė hapėt tė kriminelėve
paramilitarė sėrb nė pjesėn veriore tė qytetit.Dėshmohet,edhe hapur,se
hajnė,pijnė dhe rrijnė nėpėr restorantet sėrbe,bashkė me kriminelėt e
luftės.Kohė mė tė madhe ata shoqėrohen me prostitutat e lansuara serbe.Ndėrsa nė
kazermat e tyre dėgjohet me tė madhe -zhurmuese,muzika sėrbe.Po ata xhandar
franēez "ruajtės" paqeje,nė vend tė ndihmės,pėrkundrazi,e pengojnė kthimin e
familjeve shqipėtare nė vatrat e tyre.Pikėrisht ato familje,janė familjet e
kthyera,nga vendet e largėta tė botės si Kanadaja,Amerika,Australia e Zelanda e
RE.Ato u kthyen nė Kosovė,me besimin e plotė nė premtimet e krerėve tė NATO-s,dhe
tė z.Olbrajt,z.Klinton,z.Cohen e z.Bler,tė cilėt ishin nė kontakt tė
drejtpėrdrejtė me ta,nė kampet refugjate nė Maqedoni e Shqipėri.A nuk do tė
ishte mirė,qė pė hir tė mbajtjes sė premtimeve tė tyre,psh,z.Kohen,ta
pėrsėriste,mu nė Prishtinė,atė lojėn e basketbollit me djelmoshat e bukur
kosovarė,ato ditė nė kampin Stankovec tė Maqedonisė? Tash,pikėrisht pjestaret e
NATO-s-forcat franēeze-janė ato,qė nuk e pėrmbushin obligimin e tyre se pėr ēka
janė vendosur nė atė pjesė tė Kosovės.Sot,si tė arsyetohen pengesat e kthimit tė
familjeve mitrovicase nė shtėpijat e tyre,tė cilat,tash pė tash,vetėm mund t'i
shiqojnė,nga anė e tjetėr e lumit si shfrytėzohen nga paramilitarėt kriminel
sėrb. C'ti thuhet asaj familja,qė me besimin nė premtimin e forcave
ndėrkombėtare u kthye nga Kanada apo nga Amerika,nga Australia apo Zelanda e
RE,nga rruga e gjatė plot dhėmbje e lot refugjati,e tė ndalet para oborrit,nė
formėn mė brutale edhe nga xhandarmėria franēeze,pa tė drejtėn e kalimit tė
prakut tė shtėpisė?Keto skena tmerruese pėr qytetarėt e Mitrovicės me
rrethinė,sidomos pėr fėmijė e pleq,janė skena turpi e marrjeje tė"PAQERUEJTESVE"
franēezė,njejt me ato ushtarake kriminale sėrbosllave.Nuk janė tė pa sakta
rrefimet e pleqėve tė Rekės sė Keqe - Malėsia e Gjakovės;se "franēuzat" janė
ata,qė na vunė gurin e ndarjes,qė atėherė,pėrmjedis oborreve tona,vetėm e vetėm
pėr t'ia bėrė qejfin Sėrbisė.Andaj sot,nė prak tė dimrit,tė gjitha familjet,qė
ende pengohen tė hyjnė nė shtėpijat e tyra,me plot tė drejtė pyesin: -Ku ėshtė
premtimi i NATO-s?Ku ėshtė prestigji dhe morali i saj?Ku ėshtė premtimi i
Klarkut e Solanės,zonjės Ollbrajt e zotit Kohen?A ėshtė e mundur vallė,qė me
prestigjin e tyre,tė bėjė lojė forca kriminale paramilitare serbe e prirė nga
njė kriminel lufte Millosheviq,i cili siē duket,sikurse Karaxhiq e Mlladiq,nga
dita nė ditė,sikur e ndjen veten me tė liruar nga akuza e bėrė ndaj tij,prej
organeve nderkombėtare,mbrojtėse tė tė drejtave tė njerėzimit? Kush do t'ua
kthej vallė atyre familjeve shqipėtare nė Mitrovicė e rrethinė,shtėpijat e
uzurpuara nga kriminelėt sėrb?Dimri erdhi e askush nuk e din mė mirė se familjet
kosovare,se sa tė ashpėr e tė vėshtirė janė dimrat ballkanik. / Ereniku.net - Nexhmedin
Syla / 02 tetor 1999 /