www.ereniku.net

             14 Janar 2012-Albin Kurti ose rilindja e njė lideri dhe Vetėvendosjes!
15.01.2012
Nga Elida BUĒPAPAJ
Elida BuēpapajMediat nė Kosovė i kanė bėrė njė mbulim shumė tė mirė protestės tė Vetėvendosjes me moton "Serbia nuk kalon" dhe kjo nė fakt i ndihmon shumė analizat qė do tė vijnė pas 14 janarit 2011. Kamerat i ndoqėn dhe shoqėruan protestuesit nga qendrat e banimit, nga ata u nisėn dhe u bashkuan nė pikat e takimit, kur morėn autobuzat, kur u kontrolluan nga policia, kur organizatorėt bėnin pėrpjekjet e tyre pėr tė dhėnė mesazhe shumė tė qarta, pėr ta mbajtur nėn kontroll qė kjo protestė tė mos degjeneronte nga provokatorė kurrsesi nė dhunė. Ne teleshikuesit i ndoqėm „live" nė kohė reale se si nga tė katėr anėt e Kosovės, bile edhe nga Shqipėria u bė organizimi, me shumė disiplinė, me shumė qetėsi, nė mėnyrė shumė dinjitoze, deri tek pika kufitare e Dheut tė Bardhė apo Merdares, si shprehje legjitime e qytetarėve pėr tė protestuar kur shohin dhe besojnė se janė tė shkelura apo tė nėpėrkėmbura tė drejtat e tyre.

Shqiptarėt e Kosovės mė frymėzojnė gjithnjė respekt, sepse kanė vuajtur si askush dhe prapė kanė mbijetuar, pikėrisht sepse tek ata nuk ėshtė fashitur kurrė ndjenja e protestės, dikur kundėr pushtuesit ndėrsa sot pėr tė parė implementimin e marrėveshjeve qė Kosova dhe Serbia nėnshkruajnė nė letėr qė tė jenė tė pėrmbushura nė realitet.

Protesta e Vetėvendosjes u anatemua qė nė fillim nga politika dhe u pa me dyshim edhe nga faktori ndėrkombėtar, sepse ende nuk ėshtė fshirė nga kujtesa ajo qė ngjau mė 2004 kur gjithēka degjeneroi nė dhunė, flakė e zjarr. Por Kosova ka mėsuar e nxjerrė mėsime, ashtu edhe liderėt e saj.

Hashim Thaēit iu dha rasti pėr t’i dhėnė goditjen rivalit tė tij tė vetėm pikėrisht tek thembra e Akilit, tek siguria dhe stabiliteti i shtetit tė ri tė Kosovės, duke parashikuar njė skenar tė tipit tė 21 janarit 2011 qė u ekzekutua nė Shqipėri kur u sulmuan institucionet e shtetit.

Por protesta e 14 janarit 2012 e Vetėvendosjes ėshtė 180 gradė e ndryshme nga ajo e 21 janarit 2011 qė u ekzekutua nė Tiranė. Ata qė iu bashkangjitėn Vetėvendosjes mė 14 janar e bėnė kėtė pėr tė mbrojtur shtetin e Kosovės, ndėrsa ata tė 21 janarit nė Tiranė pėr tė pėrmbysur njė shtet anėtar tė NATO-s, sipas modelit afrikan, nė vende me diktatura tė degraduara si Libia, Tunizia apo Egjypti.

Organizimi i Vetėvendosjes ishte gati spontan. Mė 14 janar qytetarė nga e gjithė Kosova u drejtuan nė pikat kufitare tek Dheu i Bardhė dhe Merdare. Protestuesit e 14 janarit nuk do tė sulmonin Policinė e Kosovės, nuk do tė sulmonin institucionet e Kosovės, qėllimi i tyre ishte tė mbrojnė shtetin e ri tė Kosovės nga standartet e dyfishta. Sepse liria dhe lėvizja e lirė ka vetėm njė standart. Serbėt janė tė lirė tė hyjnė nė Kosovė, por edhe shqiptarėt duhet tė jenė tė lirė tė qarkullojnė nė Serbi. Mallrat serbe le tė hyjnė nė Kosovė, por edhe mallrat e Kosovės le tė kalojnė nėpėr Serbi. Pra marrėveshja e nėnshkruar midis dy palėve duhet tė ketė vlerė tė njėjtė zbatimi, ku reciprociteti ėshtė kryefjala. Kosova e respekton reciprocitetin me Serbinė, tė njėjtėn gjė duhet tė bėjė Serbia. Nėse Serbia nuk e respekton, atėhere marrėveshja hidhet nė koshin e plehrave, nuk ka vlerė, jo pėr fajin e Kosovės, por pėr shkak tė Serbisė.

Pra, tė manipulosh njė protestė pėr qėllime politike, siē bėri Thaēi, nuk ėshtė as nė favor tė tij, as nė favor tė Kosovės kur atij do t’i duhej qė, pėr tė evituar protesta tė tilla, tė ndėrmerrte veprime serioze si shtet, ashtu si veproi nė verėn e vitit qė shkoi Mimoza Kusari-Lila ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, kur i doli zot njė vendimi tė Qeverisė sė Kosovės pėr masat e reciprocitetit tė shtetit tė Kosovės me Serbinė dhe Bosnjėn. A ju kujtohet se si veproi shteti i Kosovės, kur Serbia nuk respektoi recioprocitetin? Ia bllokoi mallrat e Serbisė. Pra, jo me protesta si veproi vetėvendosja mė 14 janar 2012, por konkretisht, de jure e de facto.

Dhe veprimet e qeverisė sė Kosovės u mirėpritėn jo vetėm nga populli i Kosovės, por edhe nga faktori ndėrkombėtar, ndėrsa Mimoza Kusari-Lila u shpall gati heroinė. Tani mė 14 janar vendin e saj e zuri Albin Kurti.

Pra ēfarė ka ndryshuar tani? Ka ndryshuar se nė verėn qė shkoi ishte qeveria e Kosovės qė mbante qėndrime tė pėrgjegjėshme ndaj fqinjit tė saj problematik, ndėrsa tani qeveria e Kosovės, nė vend qė t’i bashkangjitet Vetėvendosjes, e fokuson Albin Kurtin si njė person problematik qė rrėnon jo vetėm imazhin e Kosovės por edhe rrezikon stabilitetin e saj. Pra qeveria e Kosovės duke e trajtuar Albin Kurtin kėsisoj i humb pikė vetėm vetes tė saj. Dhe kėtė e tregoi 14 janari, tė cilin ne e pamė „live", se si qytetarėt e Kosovės iu bashkangjitėn thirrjes sė Albin Kurtit pa marrė parasysh tė ftohtit dhe acarin dhe pa marrė para sysh thirrjet e faktorit politik kombėtar dhe ndėrkombėtar.

Pėrballja midis policisė dhe Vetėvendosjes, arrestimet, shkopinjtė e gomės, gazi lotsjellės, pompat me ujin e akullt nė kulmin e dimrit dhe pėr pasojė gurėt e protestuesve ishte ajo qė do tė duhej tė evitohej me ēdo kusht, por u duk qartė qė nė krye se Policia e Kosovės kishte marr urdhėr pėr tė demonstruar se e ka nėn kontroll situatėn. Ndėrkohė, tė ngresh shkopinjtė e gomės e gomat e ujit e tė pėrgjakėsh e arrestosh deputetėt e parlamentit tė Kosovės do tė thotė se Policia e Kosovės i tejkaloi kompetencat e veta, sepse tė protestosh ėshtė e drejtė legjitime dhe policia e shtetit ushtron komptetencat e saj legjitime vetėm kur protestat degjenerojnė nė dhunė apo guerrilje urbane. Diēka qė nuk kishte asnė lidhje me 14 janarin e Vetėvendosjes tė Albin Kurtit.

Sepse 14 janari i Vetėvendosjes tė Albin Kurtit shprehte indinjatėn legjitime pėr mosrespektimin nga ana e qverisė tė Serbisė tė marrėveshjes bilaterale tė lėvizjes tė lirė me Kosovėn, ku ndėrsa Kosova e respekton kėtė marrėveshje, Serbia e shkel, dhe qeveria e Kosovės bėn sehir, hesht e rri urtė, si qingj i butė, ndėrsa angazhon policinė e shtetit tė Kosovės dhe tregon dhėmbėt kundėr Albin Kurtit, Vetėvendosjes e protestuesave! Po ēfarė bėhet kėshtu?!

Hashim Thaēi bėri figurė tė mirė para ndėrkombėtarėve, por jo para popullit tė Kosovės, sepse ndėrseu policinė kundėr Vetėvendosjes, protesta e tė cilės nė fakt ėshtė nė mbrojtje tė shtetit tė Kosovės, ku pėrfshihen edhe institucionet e shtetit tė sė drejtės, pra edhe vetė qeveria e Hashim Thaēit.

Vetėvendosja e kaloi njė provim, sepse tė protestosh ėshtė legjitime, por protestat kurrė nuk duhet tė kalojnė nga funksioni qė kanė, dhe Vetėvendosja arriti qė ta ketė nėn kontroll dhe tė mos tolerojė asnjė lloj provokotori tė filtruar nė rradhėt e saj. Kėtė provim e kaloi edhe Albin Kurti me bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė, disa prej tė cilėve janė edhe ata deputetė nė Kuvendin e Kosovės. Ata i ikėn imazhit tė keq tė krijuar prej 2004. Ata u pėrgjakėn, u trajtuan keq nga policia e Kosovės, u arrestuan, por pėrsėri ishin ata qė fituan dhe prej dje, pra, prej 14 janarit 2012, ata rilindėn, ndėrsa Hashim Thaēi sheh tek Albin Kurti njė rrezik jo pėr Kosovėn por njė rrezik real pėr karriken e tij si kryeministėr./burimi: Bota Sot/