www.ereniku.net

Eliza Dushku, Ambasadore Nderi e Tiranės nė botė
E Diele, 07 Gusht 2011 16:15
Kliko dhe shiqo: Video
Tiranė – Aktorja me famė botėrore Eliza Dushku do tė jetė Ambasadore Nderi e Tiranės nė botė, e ngarkuar pėr artet, kulturėn dhe turizmin.
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, pas njė takimi tė dielėn nė ambientet e bashkisė me aktoren Dushku, konfirmoi pėr mediat se, ajo pranoi propozimin e tij pėr tė pėrfaqėsuar fuqimisht Tiranėn dhe pėr tė ndihmuar nė vendosjen e saj nė hartėn turistike, artistike dhe kulturore tė botės.
“Jam shumė i lumtur qė Eliza ndodhet sot nė Tiranė dhe besoj se flas edhe nė emėr tė gjithė qytetarėve tė Tiranės qė e kanė pritur kėtė vizitė me shumė kėnaqėsi.
Tė gjithė jemi tė kėnaqur dhe entuziastė pėr vizitėn e saj, qė padyshim qė do tė shėrbejė pėr ta vendosur Tiranėn fuqimisht nė hartėn turistike tė botės”, tha Basha.
Ai vlerėsoi faktin se prezenca e saj nė dokumentarin qė do tė prezantohet nė rrjetet mė prestigjoze tė botės pėr turizmin nė Shqipėri, do tė vendosė Shqipėrinė nė hartėn turistike, artistike dhe kulturore tė botės. Ndėrsa aktorja Eliza Dushku u shpreh e kėnaqur pėr kėtė vizitė nė Shqipėri dhe deklaroi se turin e saj do e fillojė nga qytetit i Korēės, ku do tė paraqitet dokumentari pėr promovimin e turizmit pėr vendin. Mė pas Dushku, do tė vijojė vizitėn e saj nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė.
Aktorja Eliza Dushku ka lėnė pas angazhimet kinematografike nė Hollivud dhe ėshtė rikthyer nė Shqipėri, nė vendin e tė parėve tė saj, por kėsaj here mė njė mision.
Pėr 10 ditė me radhė, e shoqėruar nga njė grup xhirimi amerikan, aktorja 31 vjeēare do tė udhėtoj nėpėr Shqipėri pėr tė dokumentuar bukuritė dhe vlerat e vendit tė origjinės qė e pėrmend me krenari sa herė qė i jepet rasti.
Bashkė me Elizėn nė realizimin e dokumentarit pėr Shqipėrinė do tė kontribuojnė dhe artistė tė tjerė me famė botėrore si soprano Inva Mula, fotografi Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani. Eliza u lind mė 30 dhjetor 1980 nė Boston. Babai i saj ėshtė shqiptar nga Korēa, ndėrsa nėna daneze.