www.ereniku.net


Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes George W. Bush e dekoroi Heroin Amerikan Ervin Dervishi: me medaljet "Ylli i Trimerise" dhe "Zemer e Skuqur"

(pėr pamje tė smadhuar kliko mbi foto)

Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA

 

Fort Worth (TX), shkurt, 2004 -  Djali nga Shqiperia Ervin Dervishi qe u vra me 24 janar ne Irak si efektiv i forcave amerikane ne misionin paqeruajtes, u varros te djelen (1 shkurt, 2004) ne Texas ( Fort Worth )  te SHBA-s, duke u nderuar  me homazhe te veēanta. Gjithashtu, trupat amerikane kane zhvilluar dje nje ceremoni ne Bagdad , per te nderuar kujtimin e Ervin Dervishit, i cili ishte pjesetar i Divizionit te katert te Kembesorise amerikane. Kudo si ne SHBA-s, Irak Shqiperi e Kosove , ushtaret dhe komandantet, qytetaret kane  vleresuar shume shpirtin e tij luftarak dhe vullnetin per te marre pjese ne ēdo mision, pavaresisht rreziqeve.

Pamje nga ceremoniali i varrimit tė Ervinit nė Fort Worth tė Texasit:..kliko mbi foto pėr pamje tė smadhuar:

...pėr erenikun Beqir Sina Fort Worth Texas

Familja Dervishi, ne bashkepunim me disa oficera ushtarak prej dites se hene, kompletoi dhe dokumentacionin e duhur , qe sa me pare te fillonte dhe ceremonia mortore e ushtarit amerikan, djalit te tyre Ervin Dervishi, rene heroikisht ne lufte per lirine e demokracine e Irakut. Grupe femijesh, bashkemoshtar te Ervinit dhe njekohesisht te vellait te tij Saimirit nga shkollat e qytetit, autoritetet vendore e civile,  ushtarake, qytetar te thjeshte, personalitete, te aferm te familjes Dervishi, si dhe kryetari i organizates Gjenerata e Re Shqiptare, ne Shtetet e Bashkuara zoti Shkelqim Berisha, moren pjese ne funeralin dhe varrimin e tij ne Laurel Land Memorial Park and Funeral Home ne Fort Worth(TX).

 

Kostoja e luftes ka qene shume e dhimbeshme te djelen, ne varrezat qytetare te qytetit Fort Worth, kur, edhe u krye varrimi me te gjitha nderimet ushtarake, te heroit shqiptaro - amerikan Ervin Dervishi.

 21 vjeēari ushtari i klasit te pare Ervin Dervishi  i cili u vra ne Irak te shtunen e kaluar, 24 Janar, nderkohe qe kryente nje patrullim ushtarak, dihej se ishte ushtar i Regjimentit te 22-te te Kembesorise se Divizionit te 4-t te Kembesorise nga Fort Hood ne Teksas. Ai u vra nderkohe qe automjeti i tij luftarak i tipit Bradley u godit nga nje rakete antitank. Me kete akt te larte trimerie Ervin  Dervishi dha jeten ne perkushtimin e tij ndaj kauzes se paqes dhe lirise sherbimit te tij ne mbrojtje te asaj kauze qe nderon ate, familjen Dervishi, Shqiperine, qe e rriti po ashtu edhe atdheun e tij me te ri Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

 Ushtarak, qytatar , miqe te familjes Dervishi, te afermit e tij nga Shqiperia, prinderit, nxenes shkollash, koleg te gjithe nga qyteti ne Fort Worth, shoqeruan me te gjitha nderimet ushtarake, per ne banesen e fundit ne varrezat qytetare ne  "Laurel Land Cemetery" trupin me arkivolin e mbuluar me flamurin amerikan, per t'u prehur i qete ne dheun e bekur te Amerikes, trupin e pajete te Heroit me te ri Amerikan, Ervin Dervishit. Toga e pushkatarve shtiu disa here me arme zjarri ne ajer, ne shenje nderimi gjate leshimit te arkivolit dhe mbulimit me dhe ne varrezat e qytetit "  Laurel Land Memorial Park "  ne  ne Fort Worth .

Kortezhi mortor percillte me dhimbje te madhe si per te thene se "Ne jemi te gjithe bashke ne kete ceremoni nderimi per t’u perulur me respekt perpara kujtimit te djalit trim shqiptar qe dha jeten ne Irakun e larget duke luftuar per paqen, per sigurine qe dha jeten duke luftuar ne emer te lirise. Ne jemi sot te gjithe bashke sepse Ervin Dervishi na ben te ndjehemi me dinjitoze ne vendosmerine tone per te qene pjesetar te koalicionit te madh  ne Irak, aty ku luftojne dhe djemte tane nen flamurin e perbashket te shpreses per nje bote me te sigurte, per nje paqe me te qendrueshme kudo ne bote. Ne jemi bashke ne kete dhimbje te thelle, ne jemi bashke ne kete humbje te hidhur sepse na bashkojne motivet dhe shtysa e madhe humane qe e detyroi ushtarin Ervin Dervishi te kembeje jeten e tij me nje kauz fisnike.

 

Ervin Devishi Hero i SHBA-s

 

Ervini futbollist ne vitin 2002 mbaroi Shkollen e Larte Western Hills. Shoket tregojne se ai luante me ekipin e futbollit te shkolles dhe ishte nje nder lojtaret e tij me te mire. Trajneri i ekipit te tij te futbollit Robert Woodhouse, thote se, “Ervini ishte nje udheheqes i vertete. Ai ishte lojtar shume i mire, dinte si t’i bente njerezit per vete”. Kim Beebe, sponsori amerikan i familjes Dervishi, eshte shprehur se “Ervini ishte nje djale shume i embel dhe i edukuar”Ervini nxenes Ervini shquhej edhe si nje nxenes i rregullt dhe i dalluar. Ai gezonte respekt edhe nga drejtues te shkolles, ku ai studioi. “eshte tronditese dhe e trishtueshme,” thote Michael Kaprelian, nje nga mesuesit e Ervinit ne Western Hills. “Ai ishte njeri shume i rregullt, shume i edukuar dhe ishte I shoqerueshem me te gjithe”, vazhdon Kaprelian. Ervini njeri Maureen De Serio, i cili ka jetuar ne te njejtin apartament me familjen Dervishi ne Wacahachie, e kujton Ervinin si nje djale te qeshur dhe te zgjuar. “Vini, [asnje nuk e therriste Ervin] gjithmone fliste dhe i pelqente te lidhte shoqeri me vajzat, por fillimisht e kishte te veshtire, pasi nuk fliste mire anglisht. Ai dhe familja e tij ishin njerez te mrekullueshem, mamaja e tij bente bakllava dhe ne shkonim shume mire”, perfundon ai.

 

Te gjithe ata qe kane veshur nje here ne jete uniformen e ushtarakut e quajne veten e tyre pjesetar te Forcave te Armatosura, Tokesore, marines apo marinar. Duke ditur qe heret a vone mund te vije edhe nje dite si dita e sotme, kur na duhet te nderojme te renet ne lufte. Ushtar Dervishi ishte nje ushtar i Shteteve te Bashkuara dhe ishte nje ushtar i Republikes se Shqiperise. Ishte nje ushtar per nje Irak te lire dhe per nje bote me te paqshme. Ai mbante nje flamur amerikan ne krahun e tij dhe mbante flamurin shqiptar ne zemren e tij. Ashtu siē pritet  ne Regjimentin e 22-te te Kembesorise, njesi e angazhuar ne veprime luftarake me shume se ēdo njesi tjeter e jona, duke luftuar ne menyre te shkelqyer e me trimeri.

 Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes George W. Bush dekoroi Heroin Amerikan Ervin Dervishi me medaljen e bronxet "Ylli i Trimerise" dhe ate "Zemer e Skuqur"

 Per kete akt sublim gjate ceremonise se varrimit, u mbajten fjalime te rastiit nga ushtarak te lart te bazes ushtarake ku ai sherbeu , qytetar, dhe pjestar te familjes. U egzekutuan gjate gjithe udhes per ne varrezat publike muzike funebre dhe arkivoli me trupin e tij e barte  nje skuader ushtaresh te bazes. Arkivoli i tij ishte mbuluar me flamurin kombetar amerikan,  i rrethuar nga nje numer i madh kurorash dhe buqetash me lule te freskta. Ne nje nga sallat e shtepis mortore, u mbajten dhe kumtesa prememorje kushtuar keti j heroi te pavdekeshem. Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes George W. Bush, e dekoroi Heroin Amerikan, me medaljen e bronxet, titulli: Ylli i Trimerise "Purple Heart". Medalja e trimerise si dhe disa ēertifikata nderi, ushtaraket e lart me kete raste ua dorzuan gjate ceremonise mortore, prinderve Kujtimit e Shpreses dhe vellait te tij Saimirit.

Gjate funeralit,  Brig. Gen. Robert Crear, tha se "Ai(Ervini) ishte modeli i ushtarit amerikan, qe prezantoj veten dhe familjen vendin e tij dhe Ushtrine Amerikane ne kete lufte" Ai na dhuroi sakrificen e fundit , te cilen e beri me qellim e lirise se Irakut.

 626 ushtar jane vrare gjate kesaj kohe prej kur ne Irak,  ra dhe rregjimi i Sadam Hyseinit, e forcat e koalicionit moren Irakun nen parrullen"  Operation Iraqi Freedom" :530 nga SHBA , 56 nga Britania e Madhe , 17 nga Italia , 10 nga Spanja , 5 nga Bullgaria , 3 nga Ukraina , 2 nga Polonia , 2 nga Thailanda , 1 nga Danimarka .