Pse shqiptarėt wahhabi
?Fahri Xharra ereniku, 18/10/2011 Ne jetojme nė njė shekull ku fshehja e tė vėrtetės tė mbron mė mirė se ligjet dhe tė siguron mė shumė se pafajsia" - RIVAROL Shqiptarėt myslimanė i kanė praktikuar ato pak rite tė mbetura nga okupimi shumėshekullor turko-mysliman dhe janė ballafaquar me problemet e vėrteta tė jetės, qoftė pėr njė mbijetesė apo njė jetė mė tė mirė. Vlerėsimi i tė huajve ishte se jemi myslimanė tė lehtė. Por, ēfarė u mendua kur na quajtėn myslimanė tė lehtė? Apo ishte thjeshtė njė arsyetim pėr pėrkrahje.Duhet pėrmendur disa nga shumė fakte qė neve na bėjnė myslimanė tė lehtė e tė njihemi dhe tė pranohemi si evropianė tė civilizuar. Por pse ne tė pėrkrahim rrymat mė radikale tė islamizmit?Pse te jemi uahabi ( wahhabi)?Kush janė uahabitė? Si lindi kjo rrymė e skajshmerisė islame? Kush e perkrahė atė? A na duhet neve si musliman te moderuar qė jemi ,dhe si tė tillė na pranon edhe civilizimi Europian,tė ngėrthehemi me rrymat mė tė papėlqyera muslimane nė botė? Shkrimi e ka pėr qėllim,njojhjen me njė rrymė Islame tė krijuar nė Arbinė Saudite,e qė daton bukur moti, rrymė e cila nuk shikohet me sy tė mirė nga njė numėr i madh i shteteve islamike. Si lindi Wahhabizmi? Muhammad ibn Abd al-Wahhab (v. 1792) ishte i pari ekstremist dhe fundamentalist Islamik. (De Long Bas, J.Natana, Islami Wahhabist Oxford 2004) Abdel al-Wahhabi i krahasonte vehten me Profetin Muhamed(?). A.Wahhabii, pika qendrore e lėvizjes sė tij dhe tė reformės ishte parimin qė ēdo ide e shtuar nė Islam pas shekullit tė tretė tė kohės se muslimaneve (rreth 950ps.k) ishte i rremė dhe duhet tė eliminohen. Muslimanėt, qė tė jenė muslimanė te vėrtetė, duhet t'i pėrmbahen vetėm dhe vetėm nė mėnyrė rigoroze besimit origjinal .. Arsyeja pėr kėtė qėndrim ekstremist, dhe pėrpjekjet e Wahhabit dhe reformės se tij, ishin njė numėr i praktikave tė njohura tė kohės tė cilat ai besonte se ishin para-islamike si:lutja e shenjtorėve te ndryshėm, pelegrinazhet nė varre dhe nė xhamitė veēanta, dhe flijimet e ndryshme . Besimtarėt e rinj sekular janė shumė tė anatemuar nga trashėgimtarėt e Wahhabit. Pėrkrahėsit e Wahhabismit janė kundėr modernizmit, sekularizmit dhe te gjitha pėrparimeve tė cilat e kundėrrrymojnė wahhabizmin . Me ardhjen e Wahhabismit si doktrinė u krijua indiferenca pėr gjendjen e tė vejave dhe jetimėve, dėnimi i tradhtisė bashkėshortore nė menyra tė vrazhda , dhe dėshtimi pėr tė ndarė hisen e trashėgimisė nė mėnyrė tė drejtė pėr gratė. Wahhabėt e karakterizojnė gjithė kėte si xhahili ,njė term nė Islam e cila i referohet barbarizmit dhe gjendjes e injorancės qė ekzistonte para ardhjes sė Islamit. Rryma e tij ėshtė edhe sot asmuwahhidun ose unitare ( موحِّدون ) Ēdo gjė tjetėr ata e denonojnė si risi heretike, apobidat. Wahhabitė tronditet mė tej nė butėsinė e pėrhapur nė zbatimin e ligjeve tradicionale islame Vetėm ata qė e ndjekin mesimin Wahhabi janė musliman tė vėrtetė dhe vetėm ata janė nė rrugėn e Allahut (Martin, Richard C., ed., Encyclopedia of Islam and the Muslim World , Macmillan, 2004.) Muhammad ibn Abd al-Wahhab lindi ne vitin 1702 ne qytetin e al-Ujaniah ,ne regjionin Nagjd te gadishullit Arabik,tani veriu i Arabisė Saudite. Familja e tij qe nga gjyshėrit ishte njė familje gjygjėtaresh pėr qeshtje te fesė,nė shkollėn kryesore pėr mendimin legal tė Islamit Sunii. Cilat janė besimet kryesore sipas Muslimaneve Wahhabi? Kurani dhe haditet duhen te lexohen ashtu si jane,pa kurrfare ndryshimi.Gruaja i nenshtrohet burrit dhe ajo e ka vetem lirinė tė jetojė, e tė jetojė per te lindur femijė. Gruas nuk i besohet .Gjykatat muslime duhen te udhehiqen vetėm nga Imamet. Ne Arabinė Saudite gjykatat janė te udhėhequra nga Wahhabitė e mė i fuqishmi ėshtė stėrstėrnipi i tij Abdyl Wahhabi . Sa na japin neve shqiptarėve krenari fetare, nėse ne valavohem me tė gjitha rrymat fetare nė botėn arabe? Wahhabitė e (mashkujt) e kanė edhe veshjen e tyre ,e cila i bėnė qė besimtarėt tė dallohen nga jo vetėm besimtarėt e krishterė por edhe nga ata musliman. Pėr femra mos tė flasim, se ato duhen t`i nėnshtrohen njė regjimi tejet nėnēmues ,e qė pėr botėkuptimet tona shqiptare evropiane janė tė tejkaluara. Ēka na bėnė neve shqiptarėve musliman tė dallohemi nga muslimanėt tjerė tė botės: Martesa ndėrkushėrinjsh: Ėshtė njė fenomen i pėrhapur nė botėn islamike, diku i shprehur mė shumė e diku mė pak. Njė zakon ky shumė i rrezikshėm pėr trashėgimi gjenetike qė praktikohet edhe nė ditėt e sotme. Martesa ndėrkushėrinjsh qėndron nė atė se nėse vajza e vėllait tė babės do tė martohet me dikė tjetėr jashtė familjes, duhet tė marrė leje nga djali i axhės nėse ai ėshtė pėr martesė. Ajo duhet tė marrė bint` amnu-n (djalin e vėllait tė babės) ose nė rrugėn tjetėr tė marrė ibėn khal-in (djalin e vėllait tė nėnės). E gjithė Lindja e Mesme ėshtė e lidhur me kėtė veti tė keqe tė kushtit tė martesės. Nė Siri, martesat mes kushėrinjsh e mbėrrin shkallėn 70%, ndėrsa, nė Egjipt, 80% e martesave ėshtė me kushėrinj. Kurse, kryeqyteti Kajro ėshtė mė shumė i modernizuar nė kėtė aspekt. Nė Palestinen tradicionale, nėse vajza nuk ka ibn-amnu (djali i vėllait tė babės) atėherė duhet tė gjejė martesė me ibn-khal (djali i vėllait tė nėnės). Martesa me shumė gra (poligamia). Ligjet islamike nė shumė shtete e lejojnė martesėn ligjore deri me 4 gra. Shqiptarėt myslimanė kėtė rregull e kanė praktikuar vetėm kur gruaja e parė nuk ka lindur fėmijė. Edhe me kėtė rast janė ndjekur parimet tona. Mbytja e gruas, publikisht me gurė. Jo nė tė gjitha vendet myslimane, por nė ato ku sundon sheriati, praktikohet kjo mizori e sipėrshėnuar pėr gratė moralisht tė pandershme. Sipas kėtij ligji, mjafton vetėm fjala e burrit qė po e mashtron gruaja dhe kėshilli islamik i qarkut e merr vendimin kapital. Ai s`ka nevojė pėr fakte e as pėr dėshmitarė, gruaja e merr dėnimin e merituar. Shqiptarėt myslimanė e kanė zgjidhur ndryshe nga ata kėtė problem: thjesht shkurorėzohen. Gjymtimi gjenital i femrave. Nė botėn islame tė Afrikės, Lindjes sė Mesme, nė disa vende tė Azisė, gjymtimi gjenital i femrave ėshtė krucial nė ritualin qė tregon, sipas besimit popullor, pėr kontrollimin e seksualitetit tė femrės. Mosha e vajzave para aktit tė gjymtimit luhatet varėsisht nga regjionet. Llojet e gjymtimit janė: Excisioni ose sunna, Excisioni ose Klitorideiktania, Infibulacioni dhe Intracisioni. Excisioni ėshtė njė praktikė rituale qė praktikohet nė regjionet myslimane tė Afrikės sahariane, subsahariane si dhe nė Egjipt (95% tė femrave), infibulacioni nė Sudan, etj. Kjo praktikė nuk ka kurrfarė baze kuranore, por disa mundohen ta shpjegojnė ndryshe. Nė njė nga hadithet thuhet synetia ėshtė sunna (obligim) pėr meshkuj e makrumah pėr femra (nder ose njė gjest i lartė i nderit). Pėrndryshe, praktikimi i tillė nė sferėn arabo-myslimane ėshtė kontestuar nė nėntor 2006 nga Universiteti Al-Azhar i Kajros. Vend referimi shumė i rėndėsishėm fetar nė botėn islame Universiteti Al Az-har) ka lansuar njė fatwa (urdhėr) qė ėshtė kundėr gjymtimit gjenital tė femrave, tė kualifikuar si krim i rėndė kundėr njerėzimit dhe njė sulm nė vlerat e larta islamike. Operimet e gjymtimit kryhen nga njerėzit e pakualifikuar dhe nė kushte higjieno-sanitare tė tmerrshme. Ēdo vit, 3 milionė femra tė reja presin pėr aktin e shėmtimit. Pra, edhe kėtė shėmtim shqiptarėt myslimanė nuk e kanė pėrvetėsuar. A duhet te jemi krenar me tė parėt tanė sė paku me atė qė kur e muarrėn islamin nuk iu nėnshtruan komplet diktatit muslimanduke mos i jetėsuar ato qė u pėrmenden mė lartė. Stigmatizimi i femrės myslimane nė Kosovė ėshtė njė fenomen i ri i shfaqur pas luftės sė fundit dhe debati lidhur me shaminė islamike i ka dhėnė shoqėrisė njė dimension tė ri. Pse duhet kaq shumė zhurmė gjėja se pėr mbrojten e nderit tė femrės sonė ,kur ato nė mundėsi tė shprehjės sė lirė kishin jo vetėm tė kundėrshtonin por edhe tė iu thejnė kokat atyre qė mundohen me ēdo kusht t`ikthejnė ato me shekuj prapa. Zonja Wassilia Toukali, presidente e Forumit Mesdhetar tė Grave, Alzher. thoshte: Tė luftosh kundėr shamisė nuk ėshtė tė sulmosh fenė. Ta mbrosh atė ėshtė tė vesh nė pikėpyetje barazinė e femrės dhe tė mashkullit. Shkurt , shqipėtaret paraqiten si popull i kundėrt nga tė gjitha kombėsitė e tjera tė sulltanit .. Kur tė shohėsh ndonjė qė paraqitet me ndonjė pamje fizike tė shkėlqyer , gjithnjė do tė gjesh se e ke parė shqipėtarin . Pėrvec kėsaj , nga tėgjithė popujt e ballkanit vetem shqipėtari ėshtė artist . Posaqėria e pėrsonalitetit tij tė patundėshėm gjithnjė e ēon pėrpara nė mėnyrė tė dallueshme .. (Edith Durham , Brenga e Ballkanit,1909) |