www.ereniku.net
Halil
Haxhosaj
Erenikut: Sun, October 5,
2008 12:14 pm
Botuar: E hėnė, 06 tetor, 2008 12:20 pm
VEPĖR E NJĖ RĖNDĖSIE TĖ VEĒANTĖ
Shkrimtari, poeti dhe publicisti, Albert Shala, opusit tė tij letrar ia shtoi
edhe veprėn me titull "Kadri Kusari, Dushi, i pathyeshmi i Gjakovės". Vepra trajton
njė kohė tė luftės sė lėvizjeve ilegale tė shqiptarėve tė Kosovės nė pėrgjithėsi
dhe tė Grupit tė Gjakovės nė veēanti, pas luftės sė ashtuquajtur nacional ēlirimtare,
kundėr okupatorit serbosllav komunist. Kjo vepėr ėshtė, pra, njė pėrkushtim pėr
jetėn, veprėn dhe aktivitetin revolucionar tė trimit, patriotit dhe luftėtarit
tė pathyeshėm tė kauzės kombėtare Kadri Kusarit, i njohur nė Gjakovė me nofkėn
Dushi. Autori Albert Shala paraqet figurėn e kėtij veprimtari dhe patrioti nėpėrmes
dėshmive, pėrkujtimeve dhe disa dokumenteve tė tjera. Dhe kėsaj ia arrin me sukses.
Vepra "Kadri Kusari, Dushi, i pathyeshmi i Gjakovės" u pėruruar me pjesėmarrjen e njė numri dashamirėsh tė letėrsisė, bashkėveprimtarėve, familjarėve dhe ish nxėnėsve tė Kadri Kusarit. Pėrurimi u organizua nga Klubi letrar "Gjon Nikollė Kazazi", Drejtoria pėr arsim e kulturė e Gjakovės dhe nga Shtėpia Botuese "Gjakova 2000". Pėr rėndėsinė e veprės, pėr gjuhėn, stilin tematikėn, shtrirjen, kohėn dhe tė dhėnat historike foli recensenti i librit, Prof. Dr. Masar Rizvanolli. Ai nė mes tė tjerash theksoi se vlerat e kėsaj vepre janė evidente, nga se figura e Dushit ėshtė paraqitur nėpėrmes tė rrėfimeve nė formė kujtimesh nga disa bashkėveprimtarė, bashkėpunėtorė, bashkėqytetarė dhe njerėz tė cilėt kanė punuar apo edhe kanė qenė nė afėrsi tė kėtij patrioti tė pathyeshėm. Kėtu, ka edhe shkrime letrare kushtuar figurės sė Kadri Kusarit, siē janė poezitė pėrkushtuese pėr tė tė shkruara nga Ali Podrimja, Rexhep Ferri, Albert Shala etj. Poashtu nė faqet e kėsaj vepre pėr herė tė parė janė botuar edhe disa vargje tė tij, tė cilat janė dėshmi e njė intelektuali dhe krijuesi. Emri dhe fama e Kadri Kusarit ėshtė e madhe, ashtu siē ishte i madh edhe ideali i tij prej luftėtari dhe veprimtari pėr ēlirimin e Kosovės nga sundimi serb. Edhe pse ishte profesor i diplomuar qysh nė ato vite, ai nuk e duroi dot sundimin e egėr sllavokomunsit serb, por u ngrit nė luftė kundėr tij. Bashkė me grupin e parė tė kundėrshtimit tė kėtij pushteti antishqiptar organizoi shumė aktivitete qė janė tė njohura pėr gjeneratat e atėhershme. Nė Grupin e Gjakovės bėnin pjesė edhe Xajė Nura, Hyda Dobruna, Teki Dervishi, Din Spahia, etj. tė cilėt u dėnuan pėr tė ashtuquajturėn "luftė anti jugosllave". Por, asnjėri prej tyre nuk u gjunjėzua, sepse lufta e tyre dhe organizimi pėr rezistencė ndaj pushtetit socialist Jugosllav u bė gurrė frymėzimi pėr gjeneratat e tjera tė Gjakovės dhe mė gjerė. Prandaj, Gjakova krenohet me emrin, punėn dhe veprimtarinė patriotike tė kėtij kolosi tė luftės pėr liri dhe pavarėsi. Edhe ky libėr i Albert Shalės ėshtė njė dėshmi, mbase edhe nismėtare, nė paraqitjen, ndriēimin dhe lartėsimin e figurės sė madhe e kolosale tė Kadri Kusarit, theksoi ndėr tė tjera recensenti M.Rizvanolli.
Pėr vepėr, pėr vlerat e saj dhe pėr disa dimensione tė veprimtarisė sė Kadri Kusarit folėn edhe Xajė Nura, bashkėluftėtar, bashkėveprimtar dhe bashkėvuajtės i burgut, pastaj, Sokol Dobruna e Muhamet Rogova, ish nxėnės, profesori Ismail Koshi, ish koleg si dhe F. Gaxha dhe G. Muhaxhiri, e disa tė tjerė. Secili nga kėta pėrkujtuan figurėn e Kadri Kusarit, duke treguar ndonjė dromcė nga jeta, e sidomos nga vepra e tij revolucionare dhe patriotike. Ndėrkaq, vargjet dhe disa fragmente nga libri deklamoi recituesja Kaltrina Rudi, e cila e shtoi edhe mė shumė seriozitetin dhe ngrohtėsinė e pėrurimit tė veprės sė Albert Shalės "Kadri Kusari, Dushi, i pathyeshmi i Gjakovės.
Nė fund autori Albert Shala, duke i pėrshėndetur tė pranishmit shpjegoi pėr punėn, mundin dhe pėrpjekjet e tij pėr ta shkruar kėtė vepėr. Ai tha, nė mes tė tjerash, se me kėtė vepėr jam munduar qė sado pak t'i dalim borxhi kėtij patrioti, luftėtari dhe intelektuali, Sa ia kam arritur kėsaj le ta thonė lexuesit. Ai, njėherit, falėnderoi ata tė cilėt e mundėsuan botimin e veprės, si dhe posaēėrisht shprehi mirėnjohje pėr kryetarin e komunės sė Gjakovės, zotėriun Pal Lekaj dhe Drejtorinė pėr arsim e kulturė, tė cilėt nuk hezituan ta pėrkrahin financiarisht botimin e librit.
Halil Haxhosaj
Recension
Teatėr - Premierė
derguar erenikut:
Mon, June 30, 2008 8:07 am
botuar: E hėnė, 30 qershor, 2008 2:40 pm
TEKSTI I DRAMĖS DHE TEKSTI I SHFAQJES TEATRORE
Azem Shkreli: "Varri i qyqes", dramė, regjia: Zana Hoxha-Krasniqi, interpretoi Trupa e Teatrit Kombėtar tė Gjakovės.
Mė nė fund, pra nė fund tė kėtij muaji, tė muajit qershor, muajit tė gjashtė tė viti 2008, Teatri Kombėtar i Gjakovės e realizoi premierėn e tij tė parė pėr kėtė vit, gjegjėsisht, pėr kėtė sezon teatral. Dhe e vuri nė skenė njė dramė tė shkrimtarit tonė tė njohur, madje edhe modern, tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare, dramėn "Varri i qyqes" tė Azem Shkrelit. Drama e Shkrelit edhe si vepėr letrare e gjinisė sė dramės shėnon njė kulm nė letėrsinė tonė. Madje, kjo dramė ka pasur disa inskenime deri me tash nė disa skena tė teatrove tona. Dhe gjithmonė ka shėnuar suksese. Madje suksese tė mėdha, qė ende sot e kėsaj dite mbahet nė mend, siē pati shėnuar edhe inskenimi i saj, nė Teatrin e Prishtinės, nga Isa Qosja, nė vitet e '80-ta tė shekullit tė kaluar. Drama e Azem Shkrelit "Varri i qyqes" atėbotė kishte njė mesazh, madje interpretim dhe porosi pak sa mė tė guximshme. Mbase, mu pėr kėtė edhe ishte e suksesshme. Por, suksesi nuk qėndronte vetėm nė njė aspekt. Ai bashkėdyzohej me tekstin letrar, me qasjen regjisoriale, me interpretimin brilant tė aktorėve, sidomos tė Gjergjit nga Skėnder Tafaj dhe Marisė nga Melihate Ajeti, pėr skenografinė dhe sidomos pėr kostumet. Dhe kėtė dramė tė Azem Shkrelit e zgjodhi pėr inskenim edhe Teatri Kombėtar i Gjakovės, duke ia besuar regjinė regjisores Zana Hoxha-Krasniqi.
Teksti letrar i dramės - teksti i adaptuar i shfaqjes
Nė natėn e premierės sė shfaqjes, drama e Azem Shkrelit "Varri i qyqes" nuk u lexua besnikėrisht nga regjisorja Zana Hoxha-Krasniqi. Nė pllakatin dhe nė katalogun e shfaqjes premierė shkruante se Zoga Ēeta e kishte bėrė adaptimin bashkėkohor (sic) tė tekstit letrar tė dramės sė Shkrelit. Pra, shfaqja "Varri i qyqes" kishte njė tekst tjetėr, apo thėnė ndryshe ishte adaptuar bashkėkohėsish pėr kėtė shfaqje. E shkrimtari Azem Shkreli i mbush tamam 11 vjet e disa ditė qė kur ka vdekur dhe ėshtė varrosur nė dheun e Kosovės, por jo si "varr i qyqes". Pra, ai ėshtė shkrimtar i Letėrsisė bashkėkohore shqiptare, madje duke u renditur nė majat e piramidės sė saj. Regjisorja Zana, e lė tekstin e dramės sė Shkrelit dhe e bėn shfaqje tekstin e adaptuar tė Zogės, i cili kishte qėllim ta shfaqė humbjen e Gjinit, djalit tė Gjergjit, luftėtar dhe i burgosur, dhe Marisė, nėnės sė tij, pas nėntė vjet kėrkimesh dhe rropatjesh me ankthin pėr gjetjen e eshtrave tė tij. Dhe kėshtu zhvillohet shtjella e rrjedhės dramatike e shfaqjes "Varri i qyqes" nė natėn e premierės sė saj. Dhe kjo rrjedhė ėshtė e thjeshtė, e drejtpėrdrejtė, pa shtresime e mbingarkime mizanskenike, madje as teprime tė tjera. Shfaqja, pra shfaqja e jo drama, fillon me skenėn e gjetjes sė gėzhojave tė fishekėve tė zbrazur nga disa njerėz, qė kėtu janė mė tepėr pushtetarė tė tanishėm, tė cilėt dikur kishin udhėhequr ekspedita ndėshkuese ushtarake gjatė njė lufte. Dhe nė mesin e shumė fotografive tė tė vrarėve e tė tė zhdukurve ėshtė edhe ajo e Gjinit, e cila paraqet njė enigmė edhe pėr ta. Kjo enigmė shkakton disa dilema qė nė mesazhin e shfaqjes dalin paksa me konotacione tė vrazhdėt, si: nė kėtė luftė mė shumė kishte vėllavrasje, eshtrat e tė humburve a mbesin "varreza qyqesh", i kujt ėshtė Gjini, a ėshtė djali i Gjergjit, etj?. Por, dramatikja e shfaqjes rrjedh kah zgjidhja e nyjės sė ngjarjes. Nėnė Maria, e ka tė regjistruar thellė nė ndėrdijen e vet kėtė ngjarje, e cila sa herė qė i kujtohet, e maltreton, e dėrmon, madje edhe e sfilit deri nė maksimum. Bile, ajo trashet kur burri i saj Gjergji, i kthyer pas nėntė vjetėsh prej burgu, kėrkon ta dijė saktėsisht ngjarjen e humbjes sė djalit, Gjinit. Ai pajtohet qė t'ia gjejė eshtrat. E sa herė qė kujtohen kėto gjėra, gjegjėsisht sa herė qė bisedohet pėr kėto ngjarje nė mes bashkėshortėve, nė prapaskenė defilon figura e Gjinit, qė ėshtė kulmi i realizimit skenik nė natėn e premierės sė kėsaj shfaqje. Dhe ngjarja e shfaqjes mė nė fund mbaron kur Maria rrėfen pėr djegien e shtėpisė bashkė me Gjinin brenda. Simbolikisht Gjergji me hedhjes e sakos sė tij shėnon varrin e djalit, edhe pse lė pėr tė kuptuar se nuk e dėshiron njė pėrfundim tė kėtillė. Tė njėjtėn gjė e bėn edhe nėnė Maria. Prandaj, brenda kėsaj njėsie kohore tė shfaqjes prej mė pak se 40 minutash rrjedh tėrė koncepti regjisorial i Zana Hoxhės-Krasniqit nė inskenimin e kėtij teksti nė adaptim bashkėkohor nga Zoga Ēeta.
Rolet dhe skenografia
Inskenimi i njė drame nė teatėr ėshtė punė kolektive. Aty gėrshetohet teksti i dramės, koncepti e puna regjisoriale, rolet dhe interpretimi nga aktorėt, skenografia, kostumet, muzika, dritat dhe efekte tė tjera. Qė nė fillim duhet pranuar se kėto elemente kanė funksionuar si njė ansambėl i dirigjuar mirė nė shfaqjen "Varri i qyqes" tė regjisores Zana Hoxha-Krasniqi.
Rolet i interpretuan: Ēun Lajēi, Gjergji, Myrvete Kurtishi (Doajene e Teatrit Kombėtar, kėshtu shkruante nė pllakatin dhe katalogun e shfaqjes), rolin e Marisė, pastaj Nimon Muēaj, Ramazan Berkani e Behar Zeneli, oficerė dhe nėpunės tė tjerė, si dhe Besnik Krapi nė rolin e Gjinit, por pa tekst. Ēun Lajēi e Besnik Krapi ishin mysafirė bashkė me regjisoren Zana Hoxha-Krasniqi, ndėrsa tė tjerėt aktorė tė Teatrit Kombėtar tė Gjakovės. Secili aktor shfaqi aftėsitė e veta interpretuese varėsisht prej hapėsirės sa kishte personazhi i rolit tė tij nė shfaqje. Andaj, rolet kryesore i patėn Ēun Lajēi dhe Myrvete Kurtishi. Edhe njėri edhe tjetri treguan aftėsitė e veta prej aktorėve tė dėshmuar, por si duket kreativitetin e tyre interpretues herė-herė e pengonte, mbase, tema tepėr e ndjeshme qė kishte shfaqja pėr publikun e Gjakovės. Kėshtu, duke e ditur se, diku nė mesin e spektatorėve nė sallėn universale tė Pallatit tė kulturės, gjendej ndonjė prind, nėnė apo baba, qė kishte pėrjetuar diēka tė tillė nė luftėn e fundit, kėta dy aktorė ndodhte tė emocionoheshin herė-herė dhe tė "rrėshqitnin" sado pak nga niveli i interpretimit tė tyre. Mirėpo, fatmirėsisht kjo gjė vėrehej vetėm pak nė diksion ndonjėherė, por edhe nė lėvizjet nė skenė. Nga pėrvoja e Ē. Lajēit dhe M. Kurtishit, kjo nuk zgjaste dhe, madje, as qė lente gjurmė dalluese. Kėtė aftėsi e kanė vetėm aktorėt me pėrvojė, por nuk mund tė thuhet sė kėto ishin rolet mė tė mira interpretuar nga ata, nė karrierėn aktoreske edhe tė njėrit edhe tė tjetrit, edhe pse do tė mbahen nė mend.
Ndėrkaq, interpretimet e N. Muēajt., R. Bėrkanit, B. Zenelajt dhe tė B. Krapit ishin nė nivelin e hapėsirės sė roleve tė personazheve qė kishin pėr tė realizuar.
Njė anė e veēantė dhe shumė funksionale e shfaqjes "Vari i qyqes", ėshtė skenografia e punuar nga Petrit Bakalli. Bakalli ėshtė njėri nga skenografėt mė tė mirė tė Kosovės. Skenografia e kėtij mjeshtri secilėn herė ėshtė mė e lehtė, mė figurative, mė funksionale dhe mė moderne. Pra, nuk ėshtė skenografi e rėnduar me bagazh tė njė peshe tė rėndė, por ėshtė njė figuracion artistik qė shfaqjes i jep poetikė, e pse jo e bėn shumė funksionale. Hapėsira e skenografisė sė Bakallit shtrihej nė dy dimensionet skenike: nė skenė dhe prapaskenė. Tė dy rrafshet kishin lidhje, por edhe pavarėsi njėri prej tjetrit. Skena ishte njė dhomė e zakonshme e njė shtėpie tė djegur nė luftė dhe e meremetuar pas lufte. Dritaret e dhomės simbolikisht shfaqnin karakteristikat e dritareve tė dhomave tė vjetra gjakovare, por edhe grilat e dritareve tė burgut, nė mendimet e Gjergjit. Ky kombinim nė simbiozė, funksiononte suksesshėm figurativisht. Prapaskena ishte elementi mė i qėlluar dhe mė i suksesshėm i shfaqjes. Kėtu zhvillohej ngjarja e "kaluar" e cila defilonte nė kujtesėn e Marisė. Ky defilim nuk ishte artificial nė skenė. Ai nuk bėhej vetėm sa pėr tė mbuluar ndonjė efekt mizanskenik, apo tjetėr, por sa herė qė funksiononte shndėrrohej nė figurė artistike. Dallimi nga skena bėhej me njė ngritje qė nuk paraqiste vrazhdėsi, por funksionalizohej mirė me kujtimet e personazheve kryesorė. Edhe vendosja e fotografive tė tė zhdukurve shfaqte pėrditshmėrinė tonė nė Gjakovėn dhe Kosovėn e nėntė vjetėve pas luftės. Poashtu, kėtu shkriheshin dhe funksionalizoheshin mirė dhe kordinueshėm edhe dritat nga Nafi Baraku dhe efektet muzikore nga Trimor Dhomi. Edhe kostumet e punuar nga Vesa Kraja patėn efektin e tyre nė realizimin e konceptit regjisorial tė shfaqjes nė tėrėsi dhe tė mesazhit tė saj.
Dhe krejt nė fund. Salla universale e Pallatit tė Kulturės nė Gjakovė nė natėn e premierės ishte gati e mbushur. Teatri Kombėtar i Gjakovės, sidomos menaxhmenti i tij, duhet ta "vejė vath nė vesh" kėtė gjė, nėse dėshiron ta ruajė publikun e vet, tė cilit ia ka lakmi ēdo teatėr i qyteteve tė Kosovės, e pse jo edhe mė gjerė. Andaj, duhet tė orientohet nė zgjedhjen e teksteve letrare tė dramave origjinale, por edhe tė dėshmuara pėr repertorin e vet, e jo tė merr tekste nga letėrsia e huaj tė disa autorėve plotėsisht tė panjohur pėr publikun e Kosovės, siē ka vepruar nganjėherė. Me siguri se salla universale e pallatit nė raste tė tilla do tė mbushej e stėrmbushej si nė kohėrat e arta tė kėtij Teatri Kombėtar.
Halil Haxhosaj-shenim
derguar erenikut:
Sun, 11 May 2008 23:36:00 +0200
botuar: e enjte, 15 maj, 2008 3:40 am
LIRIA
NĖ POEZINĖ E SOTME SHQIPE
Nuk ka poet qė nuk ka shkruar ndonjė varg pėr
lirinė. Disa prej tyre kanė shkruar poezi, himne, ditirambe, poema, madje edhe
vepra tė tėra kushtuar lirisė
Liria nė poezi tonė, sidomos nė atė tė sotmen
kalon nėpėr disa rrathė, depėrton nėpėr disa sfera, apo, pse jo, edhe kapėrcen
nėpėr disa kapėrcalle kohore tė gjysmės sė fundit tė shekullit tė kaluar dhe
deri sot.
Andaj vetvetiu lindin pyetjet:
A ka pasur liri nga poetėt pėr ta shkruar poezinė?
A ka pasur dhe a ka gjithashtu liri nė poezinė e sotme shqipe, gjegjėsisht nė
vargjet e saj dhe sa ka liri nė poezitė pėrkushtuese pėr betejat, luftėn,
dėshmorėt e heronjtė e rėnė nė luftėn pėr liri?
Pėr ti shkoqitur sadopak kėto situata, kėta
rrathė dhe kėtė ekzistencė duhet hulumtuar nėpėr poret e zhvillimit tė poezisė
sonė pas tė ashtuquajturės Luftė e Dytė Botėrore. Dhe kėtu dalin dy rrugė, apo
mė mirė tė shprehemi, dalin dy kahe tė rrugėtimit tė lirisė nė poezinė e sotme
shqipe:
1. Rruga e lirisė nė poezinė e poetėve tė Shqipėrisė.
2. Rruga e lirisė nė poezinė shqipe tek poetėt e Kosovės.
Fati historik e deshi qė shqiptarėt e tė dy
anėve tė kufirit, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, tė mbesin nėn tė njėjtin sistem
shoqėror pas Luftės sė Dytė Botėrore, nėn sistemin socialist. Dhe raportet e
artit nė pėrgjithėsi dhe tė poezisė nė veēanti natyrisht qė kėrkojnė qasje tė
reja. Poetėt duhej patjetėr tė ndėrrojnė metodėn letrare dhe tė shkruajnė pėr
luftėn, betejat e saj, pėr partizanėt e partizanet, pėr heronjtė e dėshmorėt,
pėr komunizmin e komunistėt, pastaj pėr reformėn agrare, kooperativizmin nė
Shqipėri, e deri pėr vėllazėrim-bashkimin, tė drejtėn e femrės, shkollimin,
luftėn kundėr analfabetizmit e tė tjera nė Kosovė. Andaj, nė vargjet e poezive
pėrkushtuese pėr lirinė mė shumė ndihet fryma e tillė se sa frymon liria nė to.
Liria ishte gjėja mė e arrirė, ajo ishte grada mė e lartė e arritur ndonjėherė
dhe kurorėzohej me fitoren e komunizmit dhe socializmit. Vetėm poezitė kushtuar
partisė, socializmit, kooperativizmit, tharjes sė kėnetave, aksioneve tė rinisė
nė Shqipėri, luftės partizane, betejave tė Sutjeskės, Neretvės, Dervarit, por
edhe asaj tė Carralevės, vėllazėrim bashkimit, Boros e Ramizit, Landovicės, e
pse jo edhe Titos, nė Kosovė, konsideroheshin poezi me vargjet mė tė mira nė tė
cilat frymonte liria. Dhe nė pyetjen e parashtruar del vetvetiu pėrgjigjja. E
tillė ėshtė liria nė vargjet e poezive me tematikė, semantikė, motive dhe
frymėzime tė kėtilla.
Nė poezinė e krijuar nė Shqipėri liria sa vjen e shtresohet nėpėr tė gjitha
poret e jetės socialiste, kooperativizmit e deri te reformat nė arte, kulturė,
letėrsi dhe nė jetė. Andaj lindja e metodės sė socrealizmit nė letėrsi
shndėrrohet nė dogmė letrare. Ata qė duan tė bėhen poetė patjetėr duhet tė japin
provimin pranues me tematikėn ideologjike tė kėsaj metode letrare. Kėshtu lindin
poetė e shkrimtarė socrealistė tė cilėt janė kreatorė tė poetikės socialiste nė
Shqipėri. Liria e poezisė sė tyre frymon nėpėr poret e luftės sė klasave,
ndėrtimit tė fshatit socialist, njeriut tė ri tė zhveshur nga besimet fetare,
pronės shoqėrore e shumė e shumė temave tė tjera. Kurse, liria e shprehur
ndryshe nė vargjet e atyre pak poetėve tė guximshėm nuk zgjat shumė, sepse ata
burgosen bashkė me vargjet e veprat e tyre dhe dėnohen me shumė vjet heqje
lirie. Dhe lind e ashtuquajtura poezi disidente me poetė tė tillė si Kasėm
Trebeshina, Bilal Xhaferri, Frederik Rreshpja, Visar Zhiti, Havzi Nela, etj.
Klasa e kėtyre poetėve dėnohet dhe persekutohet edhe nė mėnyra tė tjera. Liria e
shprehur nė vargjet poetike tė tyre, demaskohet edhe nga kolegėt e tyre. Andaj
nuk ėshtė e rastėsishme thėnia e Mitrush Kutelit nė testamentin e vet se
krijuesit tė cilėt shpreheshin tė lirė nė vargjet e tyre, jo vetėm qė dėnoheshin
nga partia e shteti, por edhe nga vetė shkrimtarėt. Profesionalizmi nė
letėrsi, nė vendin tonė ėshtė, hė pėr hė, njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė
e hidhur. E hidhur, them, pėr atė qė sdi marifete e hipokrizira. Terreni i
letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt, se u bėn
hije. Dhe kur nuk u bėn hije do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi.
Krijuesit e kėtij terreni tė letėrsisė e gjenin rrugėn mė tė mirė pėr tė
mėnjanuar tė tillėt qė i pengonin nė realizimin e famės sė tyre prej
shkrimtarėve socrealistė nė sistemin totalitar komunist..
Ndėrkaq, nė Kosovė, gjetja e lirisė nė poezinė e
viteve tė 70 tė shekullit tė kaluar bėhej nė njė formė tjetėr. Kjo formė pak nga
pak kaloi nė metodė e cila kishte njė shtrirje bukur tė madhe nė kėtė kohė.
Mbase ajo ishte metoda e pėrdorimit tė njė figuracioni tė dendur metaforik nė
poezi. Prandaj ėshtė krejt e natyrshme qė nisi tė kultivohej kjo mėnyrė e
shprehjes poetike nė poezinė shqipe tė Kosovės sa qė gradualisht nisi tė
shndėrrohej nė poetizim hermetik. Ky hermetizėm siē ėshtė vėrejtė me kohė
qe sa i mirė aq edhe i rrezikshėm.
Por, pas ngjarjeve tė vitit 1981, pra pas
demonstratave tė studentėve, ndėrroi shumėēka edhe nė poezinė e poetėve tė
Kosovės. Ajo pak liri qė frymonte nė vargjet e saj tash nisi edhe mė shumė jo
vetėm tė stėrkeqet, por edhe tė zhduket. Nė faqet e disa gazetave dhe revistave
letrare filloi njė kontrollim qė i kanosej lirisė sė poezisė. Kėshtu, prapė nisi
censurimi i vargjeve qė shprehnin heroizmin dhe pranonin kėrkesat historike tė
demonstruesve studentė dhe tė demonstratave. Dhe shumė nga organizatorėt u
burgosėn dhe u dėnuan me burg. Ata nga qelitė e burgjeve serbosllave kėrkonin
liri. Lirinė mė tė shenjtė e gjenin nė vargjet e tyre qė i shkruanin mė shumė nė
mendje se sa nė letėr. Dhe kėshtu lindi poezia e burgjeve nė vargjet e tė cilės
shkruhej pėr lirinė. Kėta poetė e krijues pas daljes nga burgjet i botuan veprat
e tyre. Mbase kėshtu nuk ndodhi nė burgjet e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės sepse
nga ato dolėn me tonelata letėr tė letėrsisė sė shkruar nėpėr burgjet enveriane.
Dhe liria nė poezinė e sotme shqipe nisi tė
frymojė pas viteve tė 90 tė shekullit tė kaluar edhe nė Kosovė, edhe nė
Shqipėri. Poetėt u ēliruan nga prangat e partishmėrisė nė art, u ēliruan nga
ideologjia, nga figuracioni bardh e zi. Tash nuk ekzistojnė shabllone qė
krijonin vlerėn ideologjike dhe partiake tė poezisė. Liria nisi tė vėrshojė nė
vargjet e poetėve. Ata nuk jepnin mė llogari ideologjike pėr figuracionin e
pėrdorur dhe pėr tematikėn e shprehur nė poezitė e tyre.
Por, pėr Kosovėn kjo nuk zgjati shumė. UĒK-ja ia
filloi luftės. Andaj poetėt duhej ti mobilizonin figurat e tyre nė mbėshtetje
tė kėsaj lufte. Ushtarėt e kėsaj ushtrie ishin kreatorėt e njė lirie tė re, tė
cilėn e sollėn nė Kosovė. Tash liria e vargjeve poetike frymon bashkė me kėta
luftėtarė, dėshmorė, martirė dhe heronj. Duke shkruar vargje pėr Adem Jasharin,
Xhevė e Fehmi Lladrovcin, Komandant Kumanovėn, Luan e Shkėlzen Haradinajn, Agim
Ramadanin e Sali Ēekun, Prekazin, Gllogjanin, Izbicėn, Reēakun, Kosharėn,
Pashtrikun, Shalėn e Llapin, etj, bėhet njė farė portretizimi a biografi e
kėtyre martirėve. Dhe duhet theksuar se poezitė kushtuar kėtyre ngjarjeve dhe
personaliteteve, fatkeqėsisht, nuk janė gjithherė nė nivelin e duhur artistik,
ngase janė shkruar pa u ndier shpirtėrisht siē e kėrkon frymėzimi i vėrtetė pėr
hartimin e krijimtarisė sė mirėfilltė poetike. Sepse pėr tė shkruar poezi
pėr ngjarje tė ashtuquajtura tė mėdha dhe njerėz tė dalluar nuk do tė thotė se
ke krijuar poezi tė realizuara artistikisht. Kjo ndodh se poezia nuk ėshtė vetėm
shprehje e mendimit, por mbi tė gjitha ėshtė shpalosje e ndjenjave me mjete tė
zgjedhura artistike, me metafora dhe figura tė tjera stilistike.
Si do qė tė jetė megjithatė ky ishte dhe ėshtė
njė kėngėtim pėr njė liri nė poezinė tonė bashkėkohore, pavarėsisht nga mungesat
qė mund tė ketė ajo. Edhe poezia si edhe vetė liria frymon ndryshe, rrjedh
ndryshe dhe kumbon ėmbėl. Edhe kjo ėshtė liria e poezisė bashkėkohore shqipe.
Andaj,
edhe njėherė nė fund ia vlen tė konstatohet se nuk ka poet qė nuk ka shkruar
ndonjė varg pėr lirinė. Disa prej tyre kanė shkruar, por edhe shkruajnė poezi,
himne, ditirambe, poema, madje edhe vepra tė tėra kushtuar lirisė.