Rekė e Keqe
-
GJAKOVE (Shtator
2004) - Bisedimet
rreth ndėrtimit tė ujėsjellėsit regjional nė gjashtė fshatra tė Rekės
sė Keqe u zhvilluan nė KK tė Gjakovės me pėrfaqėsuesit e Ministrisė
sė Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor dhe komunitetit tė kėtij
regjioni.
Kryetari i KK-sė Aēif Shehu paraqiti bindjen e tij se ky projekt duhet
patjetėr tė finalizohet nė mėnyrė qė tė mos humbin mjetet e
siguruara tashmė.
Tenderi pėr fillimin e punimeve nė kėtė projekt veēse ėshtė pėrmbyllur
por pėr fat tė keq punimet nuk kanė mundur tė nisin pėr faktin se me
fshatarėt e Batushės nuk ėshtė rėnė nė ujdi pėr shfrytėzimin e ujėrave
tė burimeve qė vijnė prej andej-tha kryetari i KK tė Gjakovės Aēif
Shehu i cili shprehu gadishmėrinė e tij pėr tė biseduar me pėrfaqėsuesit
e tė gjitha fshatrave nė lidhje me rėndėsinė e madhe tė kėtij
projekti.
Ujėsjellėsi regjional i gjashtė fshatrave tė Rekės sė Keqe ku pėrfshihen
Smolica, Ponosheci, Stublla, Berjaha, Nivokazi dhe Dobroshi ėshtė njė
projekt me rėndėsi tė veēantė pėr shtatė mijė banorėt e kėsaj
ane.
Avdi Gjonbalaj, ekspert pėr ujėra nga Ministria e Planifikimit Hapėsinor
sqaroi pėr pėrfaqėsuesit e komunitetit tė Rekės sė Keqe se ky
projekt parasheh furnizimin me ujė tė kėsaj zone nė sasi prej 13.5
litra ujė nė sekond.
Gani Hoda, projektuesi i projektit tė ujėsjellėsit regjional tė kėtyre
gjashtė fshatrave tė Rekės sė Keqe, ka treguar se disa herė ėshtė
vizituar regjioni nė fjalė ku ėshtė konstatuar se burimet e bardha dhe
tė zeza janė tepėr tė volitshme pėr tė siguruar ujė tė pijshėm
dhe tė mjaftueshėm pėr kėto gjashtė fshatra , pa hendikepuar
furnizimin me ujė tė fshatit Batushė.
Nė takim ishin tė pranishėm pėrfaqėsuesit e tė gjitha fshatrave nė
fjalė pėrveē atyre tė Batushės tė cilėt edhe pse tė thirrur disa
herė, nuk kanė marrė pjesė nė tė tilla takime, duke refuzuar edhe
jetėsimin e kėtij projekti.
Sipas grupit tė inxhinienierėve tė dėrguar nga Ministria e Ambientit,
fshati Batushė e ka tė siguruar ujin pėr pije ndėrkohė qė projektin
e kėtij ujėsjellėsi ata e refuzojnė me arsyetimin se uji ju nevojitet
pėr ujitjen e tokave bujqėsore dhe pėr bagėti.
Sipas Avdi Gjonbalajt, Batusha ka rreth 150 hektarė tokė e cila ujitet
nga pesė kanale ujitės ndaj nuk mund tė refuzohet ky projekt i cili ėshtė
jetik pėr kėto gjashtė fshatra tė Rekės sė Keqe.
Projekti nė fjalė parasheh sigurimin e ujit tė pijes edhe pėr shtimin
e numrit tė banorėve nė 25 vitet nė vijim.Nė kėtė projekt Banka Botėrore
do tė investojė gjashtė milion euro ndėrsa KK i Gjakovės ka siguruar
400 mijė euro.
Kryetari i KK tė Gjakovės Aqif Shehu tha se ky institucion ėshtė gati
pėr fillimin e ndėrtimeve nė kėtė plan i cili prej vitesh ėshtė ndėr
prioritetet e projekteve tė Gjakovės. Ujėrat janė pronė e shtetit
dhe shteti i administron ato-tha z. Shehu.