www.ereniku.net

Qeverisja ekstorsioniste- qeverisje tipike mafioze! -Kėrcėnimi politik, The Political Extortion, krim politik e tradhti kombėtare

Hamdi Dega
Nju Jork
8 tetor 2008

Deklaratat e sinqerta tė kryeministrit shqiptar Sali Berisha para Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė nė seancėn e 6 tetorit 2008 janė tronditėse pėr ēdo qytetar shqiptar.
Me njė ton triumfalist tė tipit Eureka, ai iu hakėrrye deputetėve tė parlamentit shqiptar se do t'u sillte aty Damir Fazliqin, kryemafiozin dhe terroristin serbo - boshnjak, agjentin dhe nipin e kryeterroristit numėr dy antishqiptar tė tė gjitha kohėrave Stanishiq, i cili ndodhet nė burgun e Hagės edhe pėr krimet pafund dhe gjenocidin, pėr strategjinė e "tokės sė djegur" kundėr vėllezėrve e motrave shqiptare nė Kosovė.
Kryeministri Sali Berisha jo vetėm pranon se e njeh biznesmenin e shumė pėrfolur Fazliq, por pohon hapur se e ka mik.
"Ju falėnderoj pėr kėrkesėn pėr mocion me debat. Madje ju sjell Fazliq kėtu po tė doni. Vetėm pėrgatituni pėr transparencė se nuk do tė hesht mė. Jam detyruar ta mbaja kėtė heshtje, por mezi e kam mbajtur", theksoi Berisha para deputetėve.

"Bėni sa tė doni mocione mosbesimi, por juve s'jua mban. Por ta dini se do tė jetė dita e transparencės, e do tė flas. Mos thoni pastaj se nuk flet kėshtu njė kryeministėr, se do tė sjellė tė vėrteta e fotografi. Unė di shume gjera, po nuk i them", paralajmėroi Berisha, pa pėrmendur emra apo fakte tė tjera, por vetėm se ka dosje.

Asnjė halabak nga ata tė Brakes nuk do tė vepronte nė kėtė mėnyrė me njė qytetar tė thjeshtė e jo me deputetėt e Kuvendit Popullor, altarit tė demokracisė shqiptare, nėse me tė vėrtetė Shqipėria do tė ishte demokraci.

Ky ėshtė poshtėrimi mė i madh qė i ėshtė bėrė ndonjėherė njė parlamenti. Kjo ėshtė pėrdhosja mė e madhe qė i ėshtė bėrė ndonjėherė altarit tė demokracisė shqiptare. Para tyre sharjet dhe kėrcėnimet ndaj deputetit tė opozitės Balla janė njė limonadė. Sikur tė bėhej fjale jo pėr njė kriminel apo terrorist si Damir Fazliq, por pėr baballarėt e demokracisė botėrore Uashingtoni apo Xhefersoni nuk mund tė pėrdorėsh njė gjuhė e tillė halabake. Aq mė pak nga kryeministri i Shqipėrisė. Nėse ėshtė thjesht njė lajthitje e ēastit apo njė shpėrthim emocional, gjėja e parė qė duhet tė bėjė njė politikan ėshtė qė emocionet t'i lėrė nė shtėpi te nipėrit a mbesat apo nėpėr motele dhe jo nė altarin e demokracisė.

Nėse kryeministri i Shqipėrisė di dhe njeh fakte kriminale ose shkelje ligjore dhe nuk i denoncon ato atėherė ai bėn njė krim tė dyfishtė. Si veprimi ashtu edhe mosveprimi pėrballė njė shkelje ligjore ose njė krimi ėshtė krim dhe dėnohet tepėr ashpėr nė ēdo shtet ligjor demokratik.

Po aq, nė mos edhe mė ashpėr ndėshkohet presioni, kėrcėnimi, ekstorsioni politik ndaj ēdo qytetari e aq mė tepėr ndaj deputetėve tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė, qofshin tė krahut tė djathtė apo krahut tė majtė.

Ėshtė fakt i mirėnjohur se jo vetėm Sali Berisha, por edhe ish-kryeministri socialist Fatos Nano disa herė kanė tundur dhe kanė bėrė presione ndaj deputetėve tė kėtij vendi me dosjet e ish-sigurimit tė shtetit komunist, apo tė ish-SHIK-ut tė Gazidedes pėr tė siguruar pėrfitime politike e deri edhe vota jetike pėr politikėn e tyre tė mbrapshtė.

Por, tė shfrytėzosh dosjet, fotografitė apo filmimet e njė shtetasi tė huaj, pėr mė tepėr tė njė ish-agjenti tė UDB-sė tė njė terroristi serbo-boshnjak si nipi i ish-shefit tė UDB-sė serbe Stanishiq, Damir Fazliq kjo ėshtė jo vetėm krim politik, por edhe akt tradhtie kombėtare, ėshtė shkelje flagrante e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, pėr ēka cilido shtetas e aq mė tepėr kryeministri i Shqipėrisė duhet tė pėrgjigjet deri nė konsekuencėn e fundit ligjore.

Ēfarė e pengon kryeministrin shqiptar tė hapė zemrėn e barkun ndaj drejtėsisė e Kushtetutės sė vendit tė tij!? Kush dhe ēfarė e detyron kryeministrin e Shqipėrisė tė mbajė tė fshehtat e njė terroristi e krimineli tė arrestuar, dhe akuzuar pėr krime qė shkojnė nga ekstorsioni ekonomiko-financiar e deri te kontrabanda e armėve !?

Ēfarė kryeministri mund tė jetė ai qė fsheh sekrete dhe dosje tė agjenturave tė huaja pėr deputetėt apo cilindo shtetas shqiptar!? Kush e ka kapur kryeministrin e Shqipėrisė qė nuk guxon tė denoncojė krimin!? Nėse ato qė thotė kryeministri nuk janė tė vėrteta, atėherė ai pėrsėri bėn njė krim tjetėr presion, shtrėngim, ekstorsion politik. Ekstorsioni qoftė ekonomik, qoftė politik ėshtė pėrsėri krim. Ai ėshtė pėrdorur e pėrdoret gjithnjė nga mafia pėr pėrfitime e favore politike, pėr qeverisje pa qenė nė qeveri. Kur ai pėrdoret edhe nga qeveria atėherė kjo qeverisje ėshtė jo vetėm ekstorsioniste, por edhe mafioze ! Si e tillė duhet t'i bėjė shėrbimin e fundit vendit tė vet, tė largohet njė minutė e mė parė nga skena politike dhe t'i dorėzohet drejtėsisė!
ABC-JA E DIPLOMACISE: Te shpartallojme mitet false te " djepit serb "
Hamdi Dega
04 gusht 2008
Nju Jork

Ambasadori i nje vendi me peshe ne Ameriken Latine me tha se vendi i tij brenda dy ditesh do te njophe Republiken e kosoves....deklaroi sot Ministri i Jashtem i Kosoves Zoti Hyseni. Eshte hera e trete ne nje periudhe te shkurter kohe qe shefi i diplomacise se Kosoves jep deklarata te ngjashme....
Zoti Hyseni mos bej me gabime te tilla foshnjarake megjithese je shefi foshnjarak i nje diplomacie bebe... Diplomacia kurre nuk shpall publikisht me tha, i thashe, u thashe, me thane...
E dyta, ambasadoret jane ambasadore, jo kryetare shtetesh... Kane ne dore hapeset e kashtes... Ju si shef diplomacie qendroni dy shkalle mbi ambasadorin... Mos u bej kurre zedhenes ambasadoresh sepse bie tri shkalle nen ta.
E treta, keshillohu e shfrytezo potencialet e medha te intelektualeve kosovare e te huaj si Veton Surroi, per shembull... Krijo pa deklarata publike nje grup keshilltaresh diplomatike, historike, ligjor te se drejtes nderkombetare,... rreth vetes pasi Kosova sot me shume se kurre ka nevoje per nje diplomaci aktive por edhe shume te mencur per te neutralizuar helmin dhe prapaskenat e diplomacine shume te djallezuar serbo- ruse. Shfrytezo potencialet shqiptare te Kosoves, Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi, te diaspores ne sherbim te njohjes nderkombetare te Kosoves...
Lidhu edhe me Ministrine e Arsimit, te Drejtesise, me Akademine e Shkencave, me Universitetin e Prishtines e qendra te tjera shkencore per te drejtuar temat shkencore te studenteve dhe gradave shkencore ne te vertetat historike qe deshmojne te drejtat historike te shqiptareve ne Kosove dhe qe demaskojne shpifjet, sajimet, helmin e propagandes dhe krimet serbe pa fund aty.
Fakte e jo shpifje. Te verteta e jo rrena per shembull per origjinen e manastireve te Decanit , te Gracanices,..... te ndertuara mbi rrenojat e kishave katolike shqiptare atje, te djegura e shkaterruara nga hordhite barbare serbe atje. Duke demaskuar keto mite serbe, bien vete edhe enklavat serbe te ngritura e justifikuara prej tyre....
Te shpartallojme mitet serbe per Kosoven si "djepin e Serbise".... Shume pune e fjale pak, Zoti Hyseni!