HASAN PRISHTINA
Publikuar mė datė 2008-08-013 13:09:44



Kujtesa historike

Nė 135- vjetorin e lindjes sė atdhetarit, deputetit, ideologut, diplomatit dhe arsimdashėsit tė shquar demokrat e largpamės, Hasan Prishtina

( PJESA E DYTĖ)

Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI

HASAN PRISHTINA
TRURI I LĖVIZJES KOMBĖTARE SHQIPTARE
(1908- 1933)

Mue n’idenė teme patriotike nuk ka mujtė as nuk do tė
mujė me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė
tanė armiqve! Ka me mė shtrue vetėm vdekja! ...Hasan Prishtina

Ideologu kryesor i Lėvizjes Kaēake

Hasan Prishtina pėr asnjė ēast nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen kombėtare. Tashmė, ai ishte truri i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrkrah dy burrave tė mėdhenj tė kombit, dy drenicasve tė pandarė, Hasan Prishtinės dhe Azem Galicės, qėndronin edhe dy burrėresha sypatrembura, Igballe Prishtina dhe Shotė Galica. Kėto bashkėshorte e bashkėluftėtare besnike, pos aksioneve luftarake, nėpėr fronte e beteja, ndihmonin edhe nė organizimin e pėrhapjes sė diturisė e tė gjuhės amtare nė masat e gjera popullore. Sa e sa libra e abetare arritėn t’i shpėrndajnė anė e kėnd trojeve tona tė mbuluara nga terri i natės pesėshekullore aziatike.

Lufta e Parė Botėrore, nė tė cilėn morėn pjesė 74 milionė ushtarė, mori fund nė nėntor tė vitit 1918. Ajo u kushtoi popujve 10 milionė tė vrarė, 21 milionė tė plagosur, afėr 8 milionė tė zėnė robėr dhe 3.5 milionė invalidė tė rėndė tė luftės (Dr. Xheladin Shala, “Marrėdhėniet shqiptaro-serbe (1912 - 1918)”, Prishtinė, 1990, fq. 341).

Pas Luftės sė Parė Botėrore, disa popuj fituan lirinė dhe pavarėsinė, kurse disa tė tjerė ranė nėn robėrues tė rinj. Shqiptarėt, pas gjithė atyre luftėrash dhe pėrpjekjesh pėr ēlirim kombėtar, pėrsėri mbeten tė robėruar. Kėsaj here vatrat e tyre i shkeli njė pushtues i egėr e barbar, qė shqiptarėt e njihnin prej vitit 1913.

Secilėn dramė politike tė Evropės gjatė historisė (Luftėn ruso-turke, dy luftėrat ballkanike dhe Luftėn e Parė Botėrore) Serbia e ekspansioniste i ka shfrytėzuar pėr zgjerimin e kufijve tė vet nga tė gjitha anėt. Kėshtu, edhe krijimin e shtetit tė parė tė sllavėve tė jugut ajo e konsideronte si rast pėr tė shtrirė pėrfundimisht pushtetin e saj mbi Slloveninė, Kroacinė, Bosnjė e Hercegovinėn dhe mbi territoret e tjera joserbe (Tomisllav Marēinko, Luftėrat dhe zgjerimi i kufijve tė Serbisė, gazeta “Bashkimi”, nr. 2, Prishtinė, mė 12. III. 1991).

Kėshtu, pa humbur kohė borgjezitė serbe- kroate- sllovene, mė 1 dhjetor 1918 formuan shtetin e pėrbashkėt me emrin Mbretėria SKS, e cila mė vonė shndėrrohet nė Jugosllavi monarkiste. Themelimin e saj e nėnshkruan: Nikolė Pashiqi pėr serbėt, ndėrsa Ante Trumbiqi pėr kroatėt dhe sllovenėt. Mbret u zgjodh Aleksandėr Karagjorgjeviqi.

Nė kuadėr tė kėtij shteti, ku dominonte elementi serb, u pėrfshi edhe territori i Kosovės. Banorėt e saj (me pėrjashtim tė serbėve dhe malazezve) sėrish i ndoqi fati i eksploatimit dhe mohimit tė tėrėsishėm tė tė drejtave kombėtare (Miodrag Nikoliq, Njėqind vjet nga lindja e Zef Lush Markut, “Rilindja”, mė 24.X.1985).

Posaēėrisht shqiptarėt iu nėnshtruan njė terrori dhe zullumi tė tmerrshėm. Mbi ta u vėrsulėn xhandarė e banda plaēkitėse, ushtarė e xhelatė tė tėrbuar. U krijua njė gjendje e vėshtirė dhe e padurueshme. Filluan rrahjet, maltretimet, burgosjet, plagosjet, vrasjet, internimet, zhdukjet masive e deri te djegia e fshatrave tė tėra. Shkollat qė ishin hapur nė gjuhėn shqipe, nė zonėn austro-hungareze, u mbyllėn menjėherė. “Me njė fjalė, populli shqiptar u gjend nė situatė mjaft tė vėshtirė dhe iu ekspozua formave mė brutale tė shfarosjes dhe shtypjes, duke mos gėzuar as tė drejtat mė elementare dhe demokratike” (Dr. Jusuf Bajraktari, Rrėnjėt historike tė autonomisė nė Kosovė “Rrjedhat”, nr. 1, Poneshevc, 1990).

Ēetat e lirisė, tė udhėhequra nga Azem Bejtė Galica, e kuptuan se armėt nuk duhet hequr nga supi. Pėrkundrazi, ato duhej shtrėnguar edhe mė fuqishėm, duhej organizuar edhe mė mirė nė luftė kundėr njė pushtuesi barbar e tė pamėshirshėm. Kėshtu, nė Drenicė ende valonte shqipja e lirė. Organet e pushtetit tė ri e kishin tė vėshtirė tė depėrtonin nė kėto vise sepse: “Atje ekziston njė ēetė (Ēeta e Azem Bejtė Galicės - vėrejtja e autorit, B.T.) me 50 - 60 shqiptarė tė armatosur, e cila qysh nė fund tė tetorit (1918) shetiste dhe kontrollonte nėpėr terren duke i dėbuar kryetarėt e komunave qė i kishte vendosur pushteti serb, nėn moton: “Qysh ju mund tė vendosni pushtetin serb kur kėtu do tė jetė Shqipėri...”. Sipas mendimit tė naēallnikut tė Zveēanit, derisa kjo ēetė nuk ēarmatoset, pushteti nuk mund tė hyjė nė Drenicė, respektivisht nuk mund tė ketė autoritet”(Bogumil Hrabak, “Reokupacia oblasti srpske i crnagorske države”, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė, 1968, f. 271).

Kėto qė thoshin organet pushtetmbajtėse ishin tė vėrteta. Azem Bejta me ēetėn e tij, qė nga momenti kur Kostė Peēanci dhe forcat franceze e tradhtuan nė Pejė, doli nė Drenicė dhe i filloi aksionet luftarake. Tė gjitha organet lokale, kryetarėt e komunave dhe rretheve qė i kishte vendosur Serbia i ndoqi dhe i dėboi. Me sugjerimet qė i mori nga Komiteti i Kosovės e veēan nga Hasan Prishtina, ai inicioi formimin e ēetave tė tjera. Kėshtu brenda pak ditėsh kudo ndihej zėri i kryengritėsve, tė cilėt nė ēdo vend e nė ēdo rrugė zhvillonin luftime guerile.

Mbretėria SKS qė nga themelimi nėpėrmes politikės agrare, me kolonizimin e kėtyre trojeve me elementin sllav, hartoi programe pėr serbizimin e territoreve tė Shqipėrisė Etnike.

Nė tė vėrtetė kėto plane ekzistonin qysh nė vitin 1912, por luftėrat e ndėrprenė zbatimin e tyre. Mirėpo, si akt zyrtar, u shpall mė 25.II.1919, kur u miratuar Dekretligji pėr zbatimin e reformės agrare.

Pėrkundėr kėtyre masave represive, forcat kryengritėse po vepronin kudo. Numri i tyre ishte rritur shumė. Nė ndėrkohė Azem Bejtė Galica ra nė kontakt me ideologėt e Lėvizjes Ēlirimtare, me Hasan Prishtinėn, me Hoxhė Kadriun, me Bajram Currin, me Sadik Ramėn etj. dhe ia kishin filluar pėrgatitjeve pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme nė Kosovė kundėr pushtuesit serb.

Brenda njė afati tė shkurtėr u grumbulluan forca tė mėdha, tė cilat vetėm pritnin shenjėn e fillimit tė kryengritjes. Kėto pėrgatitje, rekrutimi i tė rinjve dhe mobilizimi i burrave pėr luftė, i ka paraqitur mjaft mirė dhe kėngėtari popullor:

Kush po zhdirgjet Qyqavicės
Luftėtarėt e Azem Galicės
Shumė ushtrinė e ka tubue
trup Drenicėn e kanė trupue
se n’Ēubrel kokan shkue
lypin djem henez me shkrue,
mbret Azemin dojnė me e vnue.
Azem Bejta ni mbret i ri
Sadik Rama pasha i tij
S’i kanė shoktė nė shtatė krali..

Siē po shihet, idelogu kryesor i Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė viteve 1918- 1924, e cila mė shumė njihet me emrin Lėvizja Kaēake, ėshtė i palodhuri Hasan Prishtina...

Kryeministri largpamės qė donte bashkim kombėtar e jo gjakderdhje vėllazėrore

Qė nga shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 Nėntor 1912, Hasan Prishtina ishte i brengosur pėr copėtimin e Trojeve Etnike Shqiptare. Lėri Kosovėn dhe trojet e tjera, qė pėrherė ishin tė gjakosura me pushtuesit grabitqar, por edhe kjo gjysmė Shqipėri ishte katandisur keq. Ruaje Zot Shqipėrinė nga shqiptarėt!- do tė lutej me plot tė drejtė mendjendrituri ynė, Faik Konica. Nė tė vėrtetė, shqiptarėt dallkaukė tė atyre ditėve, tė vitit 1921, ishin bėrė varrmihės tė vetvetes. Kabinetet qeveritare ndėrroheshin pėr ēdo ditė. Ishte bėrė mishmash i vėrtetė, ku nuk e njihte qeni tė zonė. Veprohej sipas interesave klanore, fisnore, krahinore, fetare e individuale. Edhe dora e huaj ishte e pranishme nė ato gatime.

Hasan Prishtina nuk pushonte sė vepruari nė rrugėn e nderit kombėtar. Ai mori pjesė edhe nė pėrgatitjen e Kongresit tė Lushnjės (1920) dhe, qė nga prilli i vitit 1921, ishte zgjedhur deputet i Dibrės nė Parlamentin Shqiptar.

Nė kėto rrethana shqetėsuese, Hasan Prishtina, pėrpiqej tė bėjė ē’ėshtė e mundur pėr tė shpėtuar nga Shqipėria gjysmake. Mė 8 dhjetor 1921, Kėshilli i Lartė ia besoi formimin e Qeverisė. Kryeministri i ri, me vizione tė qarta tė bashkimit kombėtar e formoi kabinetin e tij me kėtė pėrbėrje:

1. Luigj Gurakuqi- ministėr i brendshėm,
2. Fan S Noli- ministėr i jashtėm,
3. Zija Dibra- ministėr i luftės,
4. Hoxhė Kadriu- ministėr i drejtėsisė,
5. Koēo Tasi- ministėr i financave,
6. Kristo Dako- ministėr i punėve botore dhe
7. Haki Tefiku- ministėr i Arsimit Publik.

Mirėpo, kabineti i tij nuk u pėlqye nga Ahmet Zogu dhe esadistėt, andaj qė tė mos vinte deri te gjakderdhja vėllazėrore, ai tėrhiqet, duke dhėnė dorėheqje pas katėr ditėsh. Zogu nuk u kėnaq me kaq. “Armiqėsia e Zogut ndaj grupit prokosovar nė Shqipėri vazhdoi edhe pas periudhės sė marrjes sė pushtetit, nė dhjetorin e vitit 1924. Ai i kishte premtuar Beogradit se do ta ndalonte Komitetin e Kosovės; disa nga udhėheqėsit kryesorė tė kėtij Komiteti, si pėr shembull, Hasan Prishtina, ikėn nė Vjenė. Zogu arganizoi njė atentat pėr ta vrarė atė nė Vjenė mė 1828, por pa sukses. Edhe Hasan Prishtina pėrgatiti njė kundėratentat pėr tė vrarė Zogun, por edhe ai dėshtoi; pastaj po atė vit Hasan Prishtina u dėnua nga Zogu me vdekje, nė mungesė”(Noel Malcolm: KOSOVA- Njė histori e shkurtėr, Prishtinė-Tiranė, 2001).

Pra, Ahmet Zogu vazhdoi ndjekjet dhe dėnimet e atdhetarėve shqiptarė, duke i shpallur si antikomėtarė. Kėshtu, pėr vrasjen e Hasan Prishtinės, u premtuan 2000 franga ari si shpėrblim. Tė njėjtėn gjė e kishte bėrė edhe me Azem Galicėn, tė cilin e kishte dėnuar me vdekje, nė mungesė.

Hasan Prishtina ishte i vendosur nė rrugėn e tij atdhetare e revolucionare. Nuk i trembej aspak vdekjes. Kjo u vėrtetua edhe kur e njė ditė marsi 1922, i rrethuan befasisht. Ishte vetėm me tė shoqen, Igballėn. I rrokėn armėt dhe i zunė pozicionet. Nė ndėrkohė ai u ul dhe, me gjakftohtėsi mahnitėse, e shkroi Testamentin, me tė cilin tėrė pasurinė e vet ia linte shkollės shqipe. Mirėpo, derisa Hasani e shkroi testamentin, Igballja me armė nė dorė kishte ēarė rrethimin.

Nė Zonėn Neutrale tė Junikut (1921- 1923)

Nėn presionin e Fuqive tė Mėdha, dhe tė luftėrave tė pandėrprera nė Kosovė, nė muajin dhjetor 1921, u formua e ashtuquajtura “Zona Neutrale e Junikut”. Ky territor i lirė pėrfshinte kėto fshatra: Junik, Mulliq, Batushė, Brovinė, Ponoshec, Bobaj- Boks, Popoc, Shishman e Koshare (Liman Rushiti, Po aty, f. 184). Nė tė u vendos pushteti nga ana e popullit vendės, nga shqiptarėt dhe gėzonte autonomi tė plotė. Si shumica e ēetave kaēake, edhe Ēeta e Azemit kaloi atje. Me veti i kishte edhe dy gratė: Shotėn e Zojėn dhe u vendos nė shtėpinė e Tafė Hoxhės.

Nuk kaloi shumė kohė e nė Zonėn Neutrale tė Junikut erdhi edhe Hasan Prishtina qė u vendos te Salih Bajrami- Berisha (Mr. Ibrahim Ēitaku: AZEM GALICA dhe veprimtaria luftarake e ēetave kaēake tė Drenicės, Prishtinė, 1996, f. 387).

Kryengritėsit, herė- herė, dilnin edhe jashtė territorit tė vet. Kėshtu ngjau edhe nė fund tė vitit 1922, kur u vendos tė sulmoheshin forcat qeveritare zogiste. “Mbledhja u mbajt nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės e tė Azem Galicės. Para se tė niseshin pėr kėtė sulm, Hasan Prishtina para mė se 1200 kryengritėsve te Kroni i Gjocės, nė Junik, mbajti njė fjalim tė zjarrtė. Pas fjalimit kryengritėsit menjėherė u hodhėn nė sulm, dhe qysh nė ditėt e para tė janarit 1923, ata morėn Tropojėn, mandej krejt Hasin, rrethuan qendrėn e prefekturės-Krumėn, sulmuan forcat e xhandarmėrisė nė Krahinėn e Nikaj- Mėrturit dhe arritėn deri nė breg tė Drinit. Luftimet mė tė rrepta qė u zhvilluan ato ditė, ishte sulmi rreth Krumės qė u zhvillua nga dy drejtime. Njėrėn anė e drejtoi Azem Galica, ndėrsa anėn tjetėr Sadik Rama”(Mr. Ibrahim Ēitaku: Po aty, f. 418).

Azem Bejtė Galica, siē ėshtė parė edhe nga kėrkesat e tij, drejtuar Qeverisė serbe, ishte dashamirės i madh i arsimit. Sa shumė e ēmonte menēurinė! “Thuhet se Skėnderbeu, kryoxhakut e vente Kokė Malqin, si plak tė menēur, afėr tij Lekė Dukagjinin, si burrė tė Kanunit e nė vendin e tretė ulej vet. Azem Galica, ndėrkaq, nė vend tė madh e qitke Ramadan Shabanin, si mendar, ngat tij Hasan Prishtinėn, si dijetar e tė shkolluem e nė vend tė tretė u ungjke vet. Megjithatė, nė Drenicė, zakonisht thuhej: Ku t’ungjet Azem Bejta, ėshtė vendi i madh” (Dr. Mehmet Rukiqi: “Krijues dhe bartės tė tregimeve popullore nė Drenicė, Prishtinė, 1998, f. 65”).

Kryetrimi e donte shkollėn dhe librin nė pėrgjithėsi, veēmas atė nė gjuhėn amtare. Kėtė mė sė miri e vėrteton letra e njė mėsuesi serb, Milivoje Bozovica, i cili i mėsonte nxėnėsit shqiptarė, nė gjuhėn serbo-kroate, nė shkollėn fillore tė Turiēecit. Ai shkruan: “Njėherė, papritmas pas Luftės sė Parė Botėrore, shkova pėr ta vizituar vėllanė, i cili atėherė punonte nėpunės i komunės nė Runik. Nė katundin Qubrel, papritmas njerėz tė armatosur dolėn nga mali, mė lidhėn dhe filluan tė mė maltretojnė. Kur erdhi Azem Bejta mė pyeti kush jam e ēka jam. Unė ia thashė tė vėrtetėn se jam mėsues fshati. Ai pastaj urdhėroi tė mė zgjidhin dhe m’u drejtua:

-Ne, miku im, nuk jemi kundėr mėsuesve, por kundėr borgjezisė serbomadhe. Merre kutinė dhe mbėshtille njė cigare. Pastaj mė uroi udhė tė mbarė dhe suksese tė mėdha nė shkollė” (Nebil Duraku, “VUS”, Zagreb, 9.VI.1971, nr. 997).

Nė “Zonėn Neutrale tė Junikut”(1921- 1923), me iniciativėn e Hasan Prishtinės, Bajram Currit dhe Azem Galicės u hap shkolla pėr tė rritur. “Shkolla e katundit Golaj nė Has qe kthyer nė njė “shkollė komitash”. Atje, me pushkėn nė njėrėn dorė e nė tjetrėn librin, shquhej midis luftėtarėve tė lirisė sė Kosovės sokolesha dhe komita e vjetėr kombėtare, Shota, e cila pėr gjashtė muaj mori dėftesė pėr klasėn e tretė. Ajo u thoshte shokėve: “Jeta pa dije ėshtė si lufta pa armė”. Ėshtė pėr tė shėnuar se pėr mbarėvajtjen e Ēetės nė mėsime vazhdimisht interesoheshin vetė Hasan Prishtina e Azem Galica (Ajet Haxhiu, Po aty, f. 184).

Se Hasan Prishtina arsimin e kishte nė qendėr tė vėmendjes tregon edhe Apeli i tij i fundit, i vitit 1931, dėrguar sekretarit tė pėrgjithshėm tė Shoqatės sė Kombeve, Enrik Drumandit nė Romė, i shkruan nė Vjenė, nė gjuhėn frėnge, ku pika e parė u kushtohet shkollave shqipe: Afėr njė milion shqiptarė tė banuar nė Kosovė dhe Maqedoni nuk kanė asnjė shkollė nė gjuhėn e tyre amtare. Ju ėshtė ndaluar tė themelojnė shkolla me mjete private” (Dr. Izber Hoti: Nė udhėkryqet e historisė dhe tė historiografisė shqiptare, Prishtinė, 2003, f. 14).

Pasi e bėri edhe njė vit e ca nėpėr Malėsi, sidomos nė Zonėn Neutrale tė Junikut, Hasan Prishtina dhe disa atdhetarė tė taborit tė tij, largohen fare nga Shqipėria...Edhe aktiviteti i tij nė ilegalitet, pati efekte pozitive. “Sė bashku me Bajram Currin punoi aktivisht nė pėrgatitjen e revolucionit tė 1924-ės. Njėkohėsisht mbante lidhje me ēetat kryengritėse kosovare nga tė cilat s’e shkėputi kurrė vėmendjen, sepse i konsideronte tė domosdoshme pėr ekzistencėn e lėvizjes kombėtare shqiptare nė Kosovė. Hasan Prishtina mendonte se ndryshimi i regjimit nė Tiranė do tė ndikonte pėr realizimin mė me me siguri tė kushteve pėr ēlirimin e Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare tė mbetura nėn zgjedhėn serbe”(Marenglen Verli: Nga Kosova pėr Kosovėn, profile biografike, vėllimi i parė, Tiranė, 2006, f.244).

Ai, nė mėrgim, u vu nė krye tė organizatės “Komiteti i Ēlirimit tė Kosovės” dhe besnikėrisht pėrcolli rrjedhat e ngjarjeve nė Kosovė dhe nė trojet e tjera shqiptare, qė po vuanin nėn barbarinė serbe. Pėr tė gjitha kėta raportonte nė Lidhjen e Kombeve dhe nė organet mė tė larta evropiane.

Atentati kobtar nė rrugėn Ēimisku nė Selanik

Paralajmėrimi i Hasan Prishtinės se Ahmet Zogu ėshtė i dėmshėm pėr kombin dhe vendin, andaj duhet qėruar nga faqja e dheut, doli i saktė. Matjani i tėrbuar, nuk zgjodhi mjete e metoda pėr tė ardhur nė pushtet. Me pėrkrahjen e serbėve e mundi Qeverinė e brishtė tė Nolit dhe u vėrsul mbi atdhetarėt e vėrtetė. Hasan Prishtinės po i thaheshin krahėt. Mė nuk i kishte Azem Galicėn, trimin qė, pėr tė gjallė e kishte paralajmėruar e kėrcėnuar Ahmet Zogun dhe pėrkrahėsit e tij se, “nji kime floku tė kresė me m’ja luajt Hasan Prishtinės e Bajram Currit, qe besa tanė bejlerėt, bashkė me princin e tyne Zogun kam me i varė nėpėr rrugė!”(Ajet Haxhiu: Po aty, f. 149). Madje ai qe caktuar tė bėnte atentat nė tė, por pėr shkak tė rrethanave tė krijuara ai vendim nuk u ekzekutua. Pra, pas njė epopeje tė lavdishme ishte shuar edhe Zona e lirė e Drenicės e njohur mė shumė si ARBĖRIA E VOGĖL (1923- 1924). Atij tashmė i mungonin edhe shumė e shumė tė tjerė, i mungonte Avni Rustemi (1895 - 1924), i mungonte Luigj Gurakuqi (1879- 1925), i mungonte Bajram Curri (1862- 1924)...

Jeta e atdhetarit tė madh shqiptar nė mėrgim po vėshtirėsohej dita- ditės. Nė gjurmė tė tij ishin lėshuar shumė shpirtshitur, tė cilėt e ndiqnin kėmba- kėmbės. “Kėshtu, vetėm nė Vjenė, pėr vrasjen e Hasan Prishtinės, dėrgohen, sė paku pesė atentatorė qė dihen: Pjetėr Kallmeti (nėntor 1927), Ibrahim Lika- Lisi, Kruja (janar 1928), Hasan Sedi (shkurt 1928), Ibrahim Tabaku (prill 1928) e ndoshta, diku nė atė kohė, edhe Hasan Kosova” (Dr. Tahir Abdyli, Po aty, f. 283). Kjo edhe e detyronte qė shpesh t’i ndėrronte vendbanimet, por jo edhe bindjet dhe qėndrimet. Kudo qė shkonte, nė Gjermani, nė Francė etj. punonte dhe vepronte nė tė mirė tė ēėshtjes kombėtare. Zėri i tij, pėrmes Memorandumeve e peticioneve tė ndryshme, depėrtoi edhe nė Lidhjen e Kombeve. Sa ishte nė Paris fati e goditi pamėshirshėm. Atje i vdiq bashkėshortja dhe bashkėveprimtarja, Igballe Prishtina. Ky qe grushti mė i rėndė i jetės pėr kėtė vigan tė papėrkulur. Kėtė mė sė miri e dėshmon letra e datės 8 qershor 1931, tė cilėn Hasani ia dėrgoi Zonjės Maria Urban nė Vjenė:

“ Zonjė
Unė e humba gruan time, ajo vdiq, mė goditi njė e keqe e madhe, mė dėrmoi njė e keqe e paparė, vėrtet jam fatkeq. Gjithmonė besoja se unė do tė vdisja para saj, por vaj, ajo vdiq para meje duke lėnduar zemrėn time e duke mė lėnė nė njė situatė tė pamėshirshme. Ah, ēfarė fati tmerrshėm, ēfarė goditje mizore. Nuk e di se si do tė jetė e mundshme t’i qėndroj kėsaj ēmendie qė po ma gėrryen zemrėn nė njė mėnyrė tė pabesueshme. Nuk po gjej kurrfarė ngushėllimi. Prej sot nė kuptimin e plotė tė fjalės jam fatkeq.

Tė fala Z.,burrit tuaj, ua puth sytė fėmijėve.
Pranoni nderimet e mia tė pėrzemėrta.....Hasani


P. S. Nė kėtė moment e mora letrėn tuaj, ju falėnderohem Zonjė, Edhe njėherė po ua pėrsėris njė fakt, vėrtet jam mjaft fatkeq. Urban beu mė shkroi pėr ėndrrėn qė e kishte parė para disa ditėsh pėr gruan time”.

Sė fundi, i lodhur, i mėrzitur, i vetmuar, i demoralizuar dhe i thyer shpirtėrisht, u dėbua nga Vjena dhe u vendos nė Selanik, nė banesėn ku jetonin e ėma dhe i vėllai, Ymeri. Ishte mesi i vitit 1933. Pas po e ndiqte edhe hija e tradhtisė. Spiuni i regjur, Ibrahim Ēelo nga Resnja e Maqedonisė, i cili kishte mbi gjashtė muaj qė po e pėrcillte, e nuhati dhe e gjeti edhe kėtu. Siē duket ai kishte informacione tė sakta dhe erdhi pikėrisht ato ditė kur Hasani ishte larguar nga banesa e tė vėllait dhe ishte vendosur nė njė banesė..

Mė 14 gusht 1933, nė rrugėn Ēimisku tė Selanikut, derisa po shėtiste, Ibrahim Ēelo i doli Hasan Prishtinės pas shpine dhe e qėlloi me katėr plumba. Trimi e kishte parė, por i kishte besuar. E pagoi me kokė sinqeritetin e tij prej atdhetari besnik.

Sipas njė varianti tjetėr vrasja kishte ndodhur kėshtu: “Njė shqiptar i bėri shoqėri pėr tė pirė njė gotė me tė nė kafenenė “Astoria” tė Selanikut, pėr sapo u ulėn, ai nxori revolen dhe i zbrazi gjashtė plumba nė trup”(Noel Malkolm: Po aty, f. 299).

“Hasan bej ėshtė vrarė nė ēastin kur ka dalė nga kafeneja “Astorija” nė shoqėri me vrasėsin dhe ishte nisur tė shkonte tek i vėllai Omer Fevzi Prishtina, i cili banonte nė Selanik, nė rrugėn “Pavle Melasi” nr. 24. Vrasja ka ndodhur nė mėnyrė tė befasishme dhe nė rrethana tė jashtėzakonshme. Hasan bej dhe vrasėsi i tij kanė qenė ulur dhe kanė biseduar nė tė njėjtėn tavolinė nė kafenenė e pėrmendur...(Prof. dr. Liman Rushit: Vrasja e Hasėn Prishtinės sipas gazetės serbe “Politika”, revista KOSOVA nr. 28, Prishtinė, 2006, f. 336)

Krismat e kėtij atentati jehuan larg e larg. Reagimet qenė tė ndryshme. Tirana dhe Beogradi vrasjen e festuan si fitore tė madhe. Kjo tregon se sa i rėndėsishėm ishte Hasan Prishtina.

“Hasan Prishtina pati njė jetė me shumė peripeci. Armiqtė politikė i bėnė katėr herė atentate, dy herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė dhe gjashtė herė u dėnua me vdekje (xhonturqit njė herė, Esat Toptani njė herė, serbėt njė herė, qeveria e Ahmet Zogut tri herė” (Marenglen Verli: Po aty, f. 247).

Pėr njė kohė, emri dhe vepra e tė madhit Hasan Prishtina, i cili, pėrveē veprimtarisė sė bujshme politike, njihet edhe si autor i shumė artikujsh dhe i njė pėrmbledhjeje kujtimesh pėr Kryengritjen antiosmane tė vitit 1912, sikur mbetėn nėn tisin e harresės.

Nė vitin 1977, me njė ceremoni zyrtare, eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri. Ata u varrosėn nė Varrezat e Dėshmorėve, nė Kukės, nė qytetin e Heroinės Shotė Galica. Me dekret presidencial nr. 435, datė 26.01.1993, atdhetari dhe luftėtari Hasan Prishtina ėshtė dekoruar me Urdhrin e Lirisė tė Klasit tė Parė, me kėtė motivacion:”Udhėheqės dhe organizator i shquar i kryengritjeve gjithėkombėtare pėr pavarėsinė qė sollėn krijimin e shtetit shqiptar nė vitin 1912”.

Nė Kosovė puna qėndroi mė ndryshe. Patriotin demokrat, Hasan Prishtina, populli e mbajti nė mendje e nė zemėr. ”Hasan Prishtina, ose Hasėn Beg Vushtrria, siē quhet nga shumė tregimtarė, zė vend tė denjė nė tregime popullore. Krijuesit dhe bartėsit s’mund ta fshehin krenarinė e tyre, me rastin e tregimit, sepse ai ishte me origjinė nga Polaci i Drenicės. Njihej si luftėtar i penės dhe i pushkės qė nga vitet 1908- 1933. Ishte direk i tė gjitha ngjarjeve, i luftėrave dhe i rezistencės, deri nė shpalljen e Pavarėsisė mė 1912, dhe mė tutje. Luftoi pėr njohjen e Shqipėrisė dhe bashkimin e tokave shqiptare, pėr arsimin dhe kulturėn shqiptare. Ndihmon moralisht dhe materialisht hapjen e shkollave shqipe. Ishte iniciator pėr dėrgimin e nxėnėsve kosovarė nė Normalen e Elbasanit”(Dr. Mehmet Rukiqi: Po aty f. 123).

Mirėpo, pushteti antipopullor sllavo-komunist e anatemoi dhe e ndaloi dhunshėm. Emri dhe bustet e tij nėpėr shkolla e institucione tė tjera ishin caqe tė vandalėve mesjetarė tė stepave karpatiane.

“Ideologu e luftėtari i madh shqiptar, Hasan Prishtina, veprėn e vet tė madhe pėr ēlirimin e atdheut e nisi dhe e sosi me mjete tė pastėrta. Pėr bashkimin dhe organizimin e shqiptarėve pėr kryengritje tė pėrgjithshme pėrdori mjetin mė tė fuqishėm qė kishte- besėn shqiptare. Me kėtė institucion tė lartė shpirtėror gjithmonė Hasani i kreu me nder e me sukses. Ishte njeri i besės, ndaj kishte autoritet tė burrat e dalluar tė kohės nė tė gjitha viset shqiptare” (Faton Mehmetaj- Fitnete Ramosaj: DEĒANI- Monografi, Zgjimi, Deēan, 1997, f.161).

Sot ėshtė koha qė kjo figurė e shquar dhe e nderuar kombėtare, tė vlerėsohet drejt dhe t’i jepet vendi i merituar nė histori e nė Altarin e Pavdekėsisė. Emri dhe fotot e tij nėpėr shkolla, rrugė e institucione, nuk mjaftojnė. Jo, jo! Ai meriton mė shumė. Ai dhe vepra e tij duhet pėrkujtuar e nderuar me konferenca e simpoziume shkencore dhe duhet pėrjetėsuar nė lapidarė e nė shtatore madhėshtore anė e kėnd Trojeve Etnike Shqiptare. Nė kėtė vazhdė u shkrua edhe ky shkrim modest pėrkujtimor, pa mėtuar tė thuhet diē e re, tė cilin dua ta pėrmbylli me mendimin e tij antologjik: “Dhe para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė dhe mos e harroni atė kur jepni mendimin tuaj!”.


LITERATURA

1. Abdyli, dr. Tahir: Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908- 1933, Prishtinė, 2003.
2. Abdyli, prof. dr. Ramiz: Lėvizja Kombėtare Shqiptare 1908- 1910, Libri 1, Prishtinė, 2004.
3. Bajrami, dr. Hakif: Pse Hasan Prishtina mė 28 Nėntor 1912 nuk ishte nė Kuvendin e Vlorės, Kosova nr. 24-25, Prishtinė, 2003.
4. Bajrami, dr. Hakif: Qėndrimi i Jugosllavisė Monarkiste ndaj arsimit dhe kulturės sė shqiptarėve nė Kosovė (1918- 1941), revista Kosova 12, Prishtinė, 1983.
5. Berisha, Sheradin: Kryengritja shqiptare e vitit 1915, Epoka e re, 7 shkurt 2006.
6. Bajraktari, dr. Jusuf: Rrėnjėt historike tė autonomisė nė Kosovė “Rrjedhat”, nr. 1, Poneshevc, 1990.
7. Fahri Buēinca, “Rilindja”, mė 30. X. 1979.
8. Culaj, Mr. Lush: Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės 1918-1924, Prishtinė, 1997.
9. Culaj, dr. Lush: Shqipėria dhe problemi kombėtar 1918- 1928, Prishtinė, 2004.
10. Ēitaku, mr. Ibrahim: AZEM GALICA dhe veprimtaria luftarake e ēetave kaēake tė Drenicės, Prishtinė, 1996.
11. Ēeku, Ethem: Struktura politike e ilegales sė Kosovės, Tiranė, 2006.
12. Duraku, Nebil: “VUS”, Zagreb, 9. VI. 1971, nr. 997.
13. Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shtetit: Hasan Prishtina (Pėrmbledhje dokumentesh 1908- 1934), Tiranė, 1983.
14. Grup autorėsh: Vushtrria me rrethinė, Vushtrri, 2003.
15. Grup autorėsh: Historia e popullit shqiptar 8, Prishtinė, 2003.
16. Haxhiu, Ajet: Hasan Prishtina dhe Lėvizja patriotike e Kosovės, Tiranė, 1964.
17. Haxhiu, Ajet: Shota dhe Azem Galica, Tiranė, 1976.
18. Hoti, dr. Izber: Nė udhėkryqet e historisė dhe tė historiografisė shqiptare, Prishtinė, 2003
19. Hrabak, Bogumil: Reokupacia oblasti srpske i crnagorske države, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė, 1968.
20. Koliqi, prof. dr. Hajrullah: Shkollat dhe arsimi nė Kosovės nė vitet 1915 - 1918, “Shkėndija”, nr. 4, Prishtinė, 1994.
21. Kadishani, Jetish: Sadik Rama-Gjurgjeviku 1872- 1944, Prishtinė, 2003.
22. Luarasi, Skėnder: Isa Boletini, Tiranė, 1971.
23. Mehmetaj, Faton-Ramosaj, Fitnete: DEĒANI- Monografi, Zgjimi, Deēan, 1997.
24. Malcolm, Noel: KOSOVA- Njė histori e shkurtėr, Prishtinė-Tiranė, 2001.
25. Marēinko, Tomisllav: Luftėrat dhe zgjerimi i kufijve tė Serbisė, gazeta “Bashkimi”, nr. 2, Prishtinė, mė 12. III. 199).
26. Nikoliq, Miodrag: Njėqind vjet nga lindja e Zef Lush Markut, “Rilindja”, mė 24. X. 1985.
27. Osmani, dr. Jusuf: Vendbanimet e Kosovės- Drenica, Prishtinė, 2005.
28. Prishtina, Hasan: Njė shkurtim kujtimesh pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912, Shkodėr, 1921.
29. Prifti, Akademik Kristaq: Pavarėsia dhe shteti shqiptar, Kosova nr. 24-25, Prishtinė, 2003.
30. Rushiti, dr. Limon: Lėvizja kaēake nė Kosovė (1918 - 1918), Prishtinė, 1981
31. Rushiti, dr. Liman: Rezistenca e popullit shqiptar kundėr pushtuesve serbo- malazezė 1912- 1914, Kosova nr. 24- 25, Prishtinė, 2003.
32. Rushiti, prof. dr. Liman: Vrasja e Hasan Prishtinės sipas gazetės serbe “Politika”, revista KOSOVA nr. 28, Prishtinė, 2006.
33. Rukiqi dr. Mehmet: Krijues dhe bartės tė tregimeve popullore nė Drenicė, Prishtinė, 1998.
34. Skėndi, Eqber: Hoxhė Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinė, 1992.
35. Shala, dr. Xheladin: Marrėdhėniet shqiptaro-serbe (1912 - 1918), Prishtinė, 1990.
36. Tahiri, Bedri: Azem Bejtė Galica, Prishtinė, 1995 (ribotim 2007).
37. Verli, Marenglen: Nga Kosova pėr Kosovėn, profile biografike, vėllimi i parė, Tiranė, 2006.