Unė, nuk po besoja akoma pėr atė qė po ndodhte, duke fshirė lotin nė faqe, lotin e dhimbjes dhe tė krenarisė. Por, ishte koha qė ta bindja veten se ėshtė njė realitet, se ėshtė njė e vėrtetė. Flamuri qė mbaja nė duar akoma pikonte gjak lirie. Ishte gjaku i hollė me ngjyrė trėndafili. Gjak i pranverave tė pėrgjakshme, i marseve dhe i nėntoreve tė pėrflakur tė lirisė. E shtrėngova fortė me duar, e putha dhe e mbėshtolla nė trup. Kėtė herė smund tė ma gjakos askush, asnjė armik. Mė shikonte me dashuri dhe mė bindte se kjo qė po ndodhte tashmė ishte e vėrtetė. Unė mezi po e mbaja veten. Pamja e kryeqytetit dhe e gjithė Dardanisė po mė mahniste me begatitė e saj.
Asnjėherė nuk kam pasur njė ndjenjė tė tillė, ndjenjė malli, dashurie, dhimbjeje e krenarie. E diela e 17 shkurtit tė vitit 2008, ishte njė ditė e veēantė pėr mua dhe popullin tim. Ishte ditė e rrallė dimri me mot tė njė pranvere tė hershme. Nė ato ēaste gėzimi i harrova shumė vuajtje tė sė kaluarės dhe iu bashkova karvanit tė gjatė tė dasmorėve, tė cilėt ia thoshin kėngės e po e hidhnin vallen e lirisė. U futa nė mesin e tyre edhe pse mė dridheshin kėmbė. Nė sytė e tyre lexova tė kaluarėn e hidhur dhe tė sotmen e gėzuar. Derisa tė gjithė po festonin, pėr njė ēast mu kujtua se si na kishin larguar me dhunė nga trojet tona. Mu kujtuan vitet nė Amerikėn e largėt, ku bashkė me shumė atdhetarė tjerė kontribuuam sado pak pėr kėtė ditė. Brenda meje zienin mendime tė shumta. U pėrpoqa ta bind veten se tani nuk duhej tė mendoja diē tė tillė ... U ula nė njė ulėse afėr Sheshit Nėnė Tereza, po vėshtroja e po mė kėnaqej zemra me kremten qė po bėhej. Po mendoja nė vete. Pėrse vallė jemi vonuar kaq shumė? Pėrse tė tjerėt na vodhėn padrejtėsisht lirinė? Kėto mendime sikur mi ngacmonin plagėt akoma tė pashėruara. Plagėt qė ende kullojnė gjak. Plagėt e shekujve tė kaluar nė tym e flakė. Ne jemi shqiptarė, jemi pasardhės tė parėve tanė. I pėrkasim vetvetes, kėtij dheu ku jetojmė dem baba dem... Unė vazhdoja me mendime e rreth e qark meje gjithēka shndriste ...Dhe, i falem Zotit qė mė dhuroi njė copė jetė qė ta ndjej dhe jetoj kėtė ditė tė diel, ditė tė shėnuar nė kalendarin tim tė jetės!
BLERIMI I PRANVERĖS 2008
Isuf Grajēevci
Nė Dardani, pikėrisht nė Gllogjanin historik tė Deēanit, pranverat luftonin me jetė-vdekjen e bulimit tė tyre, sepse nuk mund ta duronin mė robėrinė, pėrbuzjen dhe lotin shekullor nė sytė e Lokemadhės. Dhe, Dita e Pranverės sė flaktė po afronte, e trimat e Gllogjanit i priste rrugėtim i gjatė nė tėrė Dardaninė. Grykėhollat dhe gjėrat e tjera i kishin pėrgatitur pėr shtegtim. Nė Lugjet e Shqiponjave, vajtjet e ardhjet e trimave ishin tė shpeshta, saqė formimi i formacioneve, ēetave bėhej sa ēil e mbyll sytė. Sa binte terri, Shqiponjat vėshtronin ēdo lėvizje tė Kuēedrės Plakė. Te ēdo luftėtarė ushtonte klithja e lirisė dhe secili i gėzohej trimėrisė e lavdisė pėr Dardaninė. Orėt, ditėt, javėt, muajt kalonin, e trimat tanė ēdo herė bėheshin mė tė fuqishėm, ndiheshin krenarė si asnjėherė mė parė pėr guximin dhe sakrificėn e tyre. Koha kalonte e populli gjithnjė e mė shumė po luftonte me jetėn dhe vdekjen. Ata, mė smund ta duronin poshtėrimin, nėpėrkėmbjen dhe robėrinė. Ata, vetėm ajka e trimėrisė i mbante me pak shpresė pėr Ėndrrėn shekullore e tokėn stėrgjyshore. Vuajtjet, vajet, vrasjet e pikėllimi i atyre pranverave errėsuan qiellin dhe shi i egėr rigoi gjatė nė kėtė Arbėri. Nėnat dhe gjyshet luteshin pėr mėshirėn e Zotit. Nga lukuni ujqish zymtėsia kishte rėnė nė gjithė tokat Dardane. Re tė zeza e tė kobshme kishin mbuluar qiellin. Ēdo natė sulmohej Dardania nga barbarėt serbė. Kuēedra Plakė kishte zbrazur njė pjesė tė atdheut dhe, shtėpive tė rrėnuara u dilte flaka e hapėsira mbytej nė tym. Por, ajo qė tė tmerronte ishte djegia e kufomave tė vdekura?!... Gjithandej kundėrmonte erė kėrmi!?...
Tashmė lufta zhvillohej mė pėrmasa tragjike, me pėrmasa shfarosėse, gjenocidale ... Luftėtarėt e lirisė pėrballeshin me armikun mė tiran tė shekujve ... Sakrifica dhe rėnia e shumė luftėtarėve tė lirisė do tė jenė gjithherė nė kujtimin tonė nga se ata ishin, janė dhe do tė mbeten trimėria, qėndresa dhe liria e Dardanisė. Ata janė veēantia e kohės dhe e hapėsirės. Dėshmorėt, sot, flasin, kėndojnė, vėshtrojnė ... Vėshtrojnė Lugjet e Shqiponjave, Flamurin qė valon i lirė nė Dardani. E ne qė po e gėzojmė sot kėtė liri, e ndjejmė peshėn e ndjesisė dhe tė flijimit tė tyre. Dhe, sa herė qė i kujtojmė, vizitojmė lapidarėt e tyre vlerėsojmė veprėn madhore, na kaplon ndjenjė lumturie e fuqie. Dėshmorėt e kombit, kudo qė janė nuk janė tė vetmuar. Sot, sikurrė mė parė ata e ndjejnė lirinė, e nuhasin aromėn e saj, sepse ata do tė mbeten pėr jetė tė jetėve Blerimi i Lirisė, Blerimi i Pranverės sė shumėpritur tė Dardanisė. Ata, me gjakun e tyre vizatuan hartėn e saj. Dhe, dėshmorėt janė tė shenjtė dhe tė shtrenjtė sa vetė liria. Dhe, kjo Pranverė e hershme e vitit 2008, Dardanisė i solli Blerimin e Pranverave tė Mėdha, Pranverave tė Pėrgjakshme me shekuj me radhė. Na solli Rrezen e Diellit qė padrejtėsisht na vodhėn tė tjerėt?! Na solli Dritėn e Syrit qė na patė verbuar qė nga viti 1912!? ... Pra, bulo Gllogjan i bekuar, Dukagjin, Drenicė, Llap, Anadrin! Bulo Dardani! Bulo gjithandej vendi im!