Ismail Kadare: Po punohet tė na ndajnė nga Europa
Publikuar:
mė 11 maj 2011
Tiranė, 11 maj - Shkrimtari i madh vjen me tona tė ashpra pėr shqiptarėt dhe
heshtjen ndaj dramės sė Kosovės. Nė librin e ri, hedhur nė treg nga Onufri
vetėm dy ditė mė parė, Kadare flet pėr rimohues shqiptarė, pėr klane brenda
llojit qė ndihmojnė deshqiptarizimin, pėr rikthimin zellshėm tė projektit pėr
ndarjen e dy shteteve shqiptare nga Europa, flet pėr akuzat e Carla del Ponte-s
dhe Dick Martyt dhe nevojėn qė populli shqiptar tė mos pėrfshihet nga paniku,
por tė lejojė hetimin e krimeve nėse ka tė tilla
Ismail Kadare i rikthehet dramės sė Kosovės, bashkė me tė edhe dramės sė popullit
shqiptar. Mbi krimin nė Ballkan; letėrkėmbim i zymtė, botuar nga Onufri
prej dy ditėsh gjendet nė treg. Nė fakt vetė autori e quan njė libėrth. Njė
hyrje e shkruar gjatė muajve tė kėtij viti mes Parisit dhe Tiranės, shpalos
edhe qėllimin e shkrimit tė kėtij libri.
Ėshtė pikėrisht heshtja ndaj dramės sė Kosovės dhe krimeve serbe tė ndodhura
atje, qė nė rrjedhė tė historisė pėrbėjnė krimin mė tė freskėt nė Ballkan. Shkrimtari
shqetėsohet pėr njė tjetėr krim qė ndihmon tė parin, heshtjen e shqiptare. Kjo
hyrje ėshtė njė thirrje dhe njėkohėsisht njė akuzė pėr tė vetėt. Dymbėdhjetė
vite pas ēlirimit tė Kosovės, njė omerta e palejueshme ka lėnė nėn perden
e mjegullės krimet e lemerishme serbe. Kanė heshtur pėr to pikėrisht ata qė
e kishin pėr detyrė ta ngrinin zėrin deri nė kupė tė qiellit: kronistė, akademikė,
historianė, politikanė e publicistė nga tė dyja anėt e kufirit. Opinioni publik
europian dhe ai botėror, pikėrisht ai qė i kishte nxitur qeveritė dhe ushtritė
e vendeve tė tyre tė ngrinin avionė pėr tė bombarduar Serbinė, pas mbarimit
tė luftės e pritėn me padurim dėshminė shqiptare. Ajo dėshmi vononte dhe kjo
ishte me tė vėrtetė dramatike. Nuk ishte thjesht njė vonesė, ishte mė shumė
se kaq, shkruan Kadare nė faqet e para tė librit. Nė faqet qė pasojnė ai i
mėshon veēanėrisht krimit tė madh tė serbėve, atė tė pėrdhunimit tė mijėra grave,
vrasjes sė tyre dhe tė foshnjave. E quan tė pafalshme heshtjen ndaj tmerrit
mė tė madh tė Kosovės, qė do tė ndiqej nga njė tjetėr tmerr: atė tė mosdėshmimit.
Kadare i lidh pashmangshmėrisht me kėtė fakt akuzat e fundit tė bėra ndaj shqiptarėve,
fillimisht nga Carla del Ponte e pastaj edhe nga Dick Marty. I rikthehet tezės
sė librit Mosmarrėveshje, botuar vetėm pak muaj mė parė, ku sipas shkrimtarit
e keqja e shqiptarėve u vjen nga vetja. Kadare flet sėrish pėr klane, pėr rimohues,
pėr njė Shqipėri e kėtė radhė edhe Kosovė tė shitur.
Ndėrkaq tė tjera pasione po shfaqeshin nė Kosovėn e porsadalė nė dritė. Ndėr
to, ishin tri etje tė pashpallura ndonjėherė kaq babėzisht: etja pėr pushtet,
ajo pėr para dhe, e fundit, por jo mė e pakta, etja pėr lavdi. Shqipėria fqinje,
ndonėse shtet gati shekullor, dhe me arsye tė ngjashme pėr tiu ngazėllyer lirisė,
nuk arriti ti rrezatojė diēka mė tė mirė shtetit tė ri shqiptar, ngaqė vetė
vuante nga e njėjta lėngatė, shkruan Kadare.
Ky libėrth, siē e quan autori, vazhdon me pjesėn e letrave drejtuar personaliteteve
botėrore pėr dramėn e Kosovės. Ato kapin njė periudhė ēerekshekullore: 19872011.
Botohet pėr herė tė parė letra e shumėkomentuar qė shkrimtari serb Vuk Drashkoviq
i drejton Kadaresė mė 18 qershor 1987, letėr qė shkrimtari i ka dėrguar Papa
Gjon Palit II mė 15 shtator 1991, letra e dytė qė Kadare i shkruan Presidentit
francez Jacques Chirac mė 12 dhjetor 2001 dhe pėrgjigjja qė ministri i Punėve
tė Jashtme franceze Herve De Charette i kthen shkrimtarit mė 21 maj 1997. Pjesė
e kėtij libri ėshtė edhe njė shkrim qė Ismail Kadare ka botuar nė Koha ditore
dhe Courrier International, shkurt 1999 nėn titullin Kapardisja shqiptare;
njė portret nė grup i politikanėve shqiptarė. Njė shpjegim tė letrave, por
edhe njė opinion mbi ngjarjet e rėndėsishme tė ndodhura sė fundmi nė botėn shqiptare,
shkrimtari e bėn pėrmes njė interviste tė gazetarit Aleksandėr Ēipa, pjesė tė
sė cilės i kemi shkėputur pėr ti botuar nė gazetėn Shqip.
-Duke botuar njė dosier tė tillė pėr krimet nė Ballkan, a mund tė na thoni diēka
mė tepėr pėr lexuesit tanė? Ka ndonjė arsye zgjedhja e kohės sė publikimit?
Sė fundi, a ėshtė e plotė dosja?
-Ka vite qė ka qenė e nevojshme njė dosje si kjo. Madje, ėshtė disi vonė. Nė
Shqipėri ėshtė krijuar njė zakon i keq: sapo shtrohet njė ēėshtje qė duket sikur
ska lidhje tė drejtpėrdrejtė me interesat politike tė ditės, nisin shkrofėtimat:
ohu, ne kemi tė tjera probleme, ky na ngre tė tjera! Problemi i krimit vazhdon
tė jetė nė thelbin e historisė sė Ballkanit, nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit.
Ndaj mendimin e mėsipėrm, pėr kohėn ose pakohėn e dosjes, do ta quaja njė dėshmim
tė ri tė mendjelehtėsisė shqiptare pėr tė mos pėrdorur njė fjalė mė tė ashpėr.
Lidhur me qėllimin e botimit, pėrgjigjja ėshtė e prerė: pajtimi nė Ballkan.
E ky pajtim, nuk mund tė bėhet pa pajtimin shqiptaro-serb.
Ka njerėz qė mendojnė se dosje tė tilla tė rėnda, ėshtė mė mirė qė, nė emėr
tė paqes, tė mbyllen. Unė e nderoj paqen si njė gjė tė shenjtė, por pikėrisht,
ngaqė kam kėtė nderim, mendoj ndryshe. Ėshtė e njohur thėnia se popujt duhet
tė dinė ēka tė kujtojnė, e tė dinė ēka tė harrojnė. Por kjo mund tė ndodhė vetėm
kur ēėshtjet sqarohen.
Pėr fat tė keq, siē u tha, po ndodh e kundėrta. Ndėr problemet qė paraprijnė
paqen, ėshtė ai i krimit.
Bota, ashtu siē njeh krime tė mėdha, ashtu njeh edhe pajtime tė mėdha. Por kėto
tė fundit kėrkojnė shpesh burrėri mė tė madhe se lufta. Unė besoj nė mundėsinė
e pajtimit midis serbėve dhe shqiptarėve. Kjo nuk ėshtė as deklarim diplomatik,
e as njė aspiratė humaniste. Jam shkrimtar dhe, pėrveē ndėrgjegjes sime, skam
as tagėr e as detyrim tjetėr. Jo vetėm besoj nė pajtim, por e quaj atė tė domosdoshėm.
Ėshtė mision i detyrueshėm i dy kombeve. Europa, SHBA-ja dhe njė pjesė e botės
i besuan deri mė sot tė vėrtetės sė njohur dhe e ndėshkuan Serbinė. Kjo e fundit,
mendon ndryshe. Ėshtė punė e saj. Nė qoftė se sot mendohet se, pala shqiptare,
gjithashtu ka bėrė krime, le tė hetohet.
Pra le tė hetohen krimet e gjithkujt dhe tė vihen nė peshore. Tė gjendet pėrpjesėtimi
midis tyre, siē thuhet. Nė fund tė fundit, thelbin e drejtėsisė nė planetin
tonė e pėrbėn pikėrisht pėrpjesėtimi. E shqiptarėt skanė pse tė kenė asnjė
grimė droje nė kėtė rast. Lidhur me pyetjen se a ėshtė e plotė dosja qė po botohet,
do tė thosha jo. E tillė do tė jetė, ndoshta, nė njė botim tė veēantė.
-Vuk Drashkoviē gati ēerekshekulli mė parė ju ėshtė drejtuar, si koleg. Vite
mė vonė, ai do tė bėhej ministėr i Jashtėm i Serbisė. A mund tė na flisni pėr
dialogun mes jush, nėse ka pasur vėrtet dialog?
-Mė 1987-n, kur ėshtė shkruar kjo letėr, nuk mė kujtohet ti jem pėrgjigjur.
Ajo ėshtė botuar sė pari nė shtypin serb. Madje, nuk mė kujtohet ta kem ditur.
Ju mund tė thoni se mjafton kjo arsye, por unė po vazhdoj: edhe po ta kisha
marrė letrėn, nuk besoj se do ti pėrgjigjesha. Shqipėria ishte vend komunist
dhe si njihte zakone tė tilla si letėrkėmbim kolegėsh etj. Veē kėsaj, kontrolli
i pėrgjigjeve, nė raste tė tilla, ta hiqte ēdo dėshirė tė merreshe me to. Pas
vitit 1990, kur e lashė Shqipėrinė, Drashkoviēi, me tė drejtė, sipas mendjes
sė vet, ka kujtuar ndoshta se tani qė isha i lirė, mund ta kryenim dialogun
e munguar. Dhe e botoi letrėn nė shtypin francez, truallin asnjanės pėr dialogun
apo mė saktė dyluftimin tonė shkrimtaror (po tė mė lejohej njė fjalė e tillė).
Ēėshtė e vėrteta, letra e tij nuk ishte nė nivelin qė e kėrkonte pesha e problemit.
Ēėshtja e Kosovės meritonte njė tjetėr rang e njė tjetėr stil, shumė mė serioz.
Nuk do tė desha ta fyej Vuk Drashkoviēin, tani qė ai ndodhet nė rėnie e nė hije,
por nuk e kam marrė asnjėherė seriozisht letrėn e tij. Tė vinte keq qė, njė
shkrimtar i talentuar si ai, kishte rėnė nė psikozėn nacionaliste, pikėrisht,
nė atė pėr tė cilėn mė qortonte mua si kolegu kolegut.
Kam kėrkuar pra, njė rang jo vetėm mė tė lartė, por edhe mė dobiprurės pėr Kosovėn
e pėr gjithė Ballkanin, ēka dokumentohet nė letrat qė po botoni ju, si dhe nė
shumė intervista e shkrime nė gazetat mė tė mėdha tė kohės.
-Nė fund tė letrės, Drashkoviē ju kritikon pėr romanin Krushqit janė tė ngrirė.
Pse?
-Pyetja juaj ka lidhje me thelbin e kėtij dosieri: plojėn nė Ballkan. Po tė
lexohet me kujdes letra e Drashkoviēit, nė tė flitet gjerėsisht pėr krime nė
Kosovė. Ėshtė viti 1987.
Ėshtė mbyllur dosja e pėrgjakshme e Bosnjės dhe Serbia po pėrgatitet pėr masakrėn
e radhės. Letra e Drashkoviēit e tradhton pa dashur kėtė projekt. Gjithēka qė
do tė bėhet, ai e paraqet si njė histori tė kryer ndėrkaq. Veē jo prej serbėve,
por prej shqiptarėve. Mirėpo kujtimi i masakrės sė pranverės sė vitit 1981 ėshtė
bezdisės pėr projektin e ri. Masakra e Prishtinės ka qenė prologu i tragjedisė
sė re nė Ballkan. Si njė proverb i ri qarkullonte shprehja: nė Kosovė nisi,
nė Kosovė do tė mbarojė.
Libri Krushqit janė tė ngrirė flet pikėrisht pėr ngjarjet e 1981. Ndaj ai
ka qenė tepėr i bezdisshėm pėr serbėt. U shkrua fill pas ngjarjeve, nė vitin
1982, dhe u botua njė vit mė pas. I pėrkthyer nė anglisht e frėngjisht e, mė
pas nė shumė gjuhė tė tjera, ai libėr ishte dėshmia e parė dhe e vetme, nė njė
trajtė artistike, e njė masakre tė papėrfytyrueshme mu nė mes tė Europės. Ishte
hera e parė qė bota, nėpėrmjet njė vepre tė tėrė, vihej nė dijeni pėr krimin
jugosllav, shtetit tė pėrkėdhelur prej tė gjithėve si model i liberalizmit.
Nė kėtė kah unė e kuptoj sulmin e Drashkoviēit. Ajo qė skam kuptuar kurrė ėshtė
sulmi, qė mė ėshtė bėrė nga disa bashkėkombės tė mi, letrarė tė Kosovės. Nė
krye tė kėtij sulmi tė palodhshėm kanė qenė S. Hamiti dhe R. Qosja. Dhe nuk
ka ndodhur rastėsisht, nė ndonjė stinė nervozizmi, por nė mėnyrė tė vijueshme,
gjatė 20 vitesh, e ndoshta mė tepėr.
I kam pėrmendur tepėr rrallė kėto sulme, duke i cilėsuar tė pabesa e tė pamoralshme,
sepse nuk kam ditur ēemėr tjetėr tiu vė. Ti mbron Kosovėn, me libra, me letra,
artikuj, intervista, ti shkruan mbi 1000 faqe pėr tė, qė botohen nė dhjetėra
gjuhė, e kėta akademikė vazhdojnė sulmin kundėr teje, kjo ėshtė pėr tė vėnė
duart nė kokė, siē thuhet. Madje i pari, Hamiti, ėshtė pėrqendruar pikėrisht
te Krushqit janė tė ngrirė, duke e quajtur, njėlloj si Drashkoviēi, libėr
pa vlerė. Interpretimi im i kėsaj fushate, qė nuk mund tė nderonte askėnd, e
sidomos dy akademikė tė Kosovės, ėshtė i qartė: mos besoni asgjė nga ato qė
thotė shkrimtari I.K. Ai ėshtė stalinist, ai ėshtė i pabesueshėm. Do tė isha
kurioz tė dėgjoja shpjegimin e palės tjetėr.
-Ēėshtja Dick Marty: si e vlerėsoni reagimin e Kosovės dhe tė Shqipėrisė?
-Kjo lidhet me pyetjen tuaj tė parė, ēėshtjen e krimit. Nė Shqipėri, e sidomos
nė Kosovė, ėshtė dashur qė tė mos mbyllej goja e tė qėndrohej duarkryq, nė kohėn
qė Serbia, fare haptas, e nisi kundėrfushatėn e saj pėr tė pėrmbysur tė vėrtetėn.
Pėr kėtė mbyllje goje, nuk mund tė lajė duart nga faji klasa politike nė Shqipėri
e, sidomos, nė Kosovė.
E bashkė me ta, historianėt, akademikėt, publicistėt, bashkė me institucionet
ku punojnė.
Asnjė vend nuk e lė veten tė kapet nė befasi, siē u kapėm ne, nė kėtė rast.
Nuk ėshtė rasti, nė caqet e kėsaj interviste, tė analizohen rrethanat dhe shkaqet
e plota pėr kėtė. Mund tė thuhet vetėm se bjerrja morale e etja pėr pushtet,
vazhdojnė tė thithin energjinė kryesore shqiptare, kėshtu qė smbetet as vėmendje,
as energji pėr tė tjerat. E kėtu sduhen harruar rimohuesit shqiptarė, tė cilėt
janė tė gatshėm tė mbrojnė ēdo bashkėsi tjetėr nga dhunimi shqiptar (puna ka
arritur deri atje saqė edhe otomanėt, sipas tyre, kanė qenė shpesh viktimat
tona), por veē njė popull sduan ta mbrojnė kurrė, atė tė vetin. Ēėshtja Dick
Marty nuk kishte pse tė krijonte panik nė tė dyja shtetet shqiptare.
Pėr fat tė keq, ndodhi ashtu, sepse skandali u lidh me bezdinė qė mund ti krijonte
njėrit apo tjetrit krah politik. Do tė duhej tė pritej gjithēka me gjakftohtėsi.
Tė hapej menjėherė rruga pėr hetime, madje tė falėnderonim ato organizma ndėrkombėtare,
qė do tė na zbulonin kriminelėt e fshehur mes nesh. Krimi nuk ka atdhe. Kriminelėt
shqiptarė tė ēdo lloji, pėrpara se tė jenė armiq arketipalė tė njerėzimit, janė
armiqtė numėr njė tė kombit shqiptar. Ky do tė ishte i vetmi arsyetim dhe e
vetmja qasje e ēėshtjes.
Pėrrallat e tjera se shqiptari e bėn kėtė gjė, ose nuk e bėn kėtė gjė, janė
veē sofizma tė mjera. Shqiptari mund tė bėjė ēdo gjė tė mirė nė kėtė botė, po
aq sa ēmund tė bėjė ēdo gjė tė keqe nė tė njėjtėn botė. A kishte ngjyra racizmi,
nė mėnyrėn e bujshme, jokorrekte, siē u shpall skandali? Natyrisht qė kishte.
U ngjante rrėfenjave me vampirė e me vrasje rituale, tepėr tė pėrshtatshme pėr
psikoza raciste, siē kishin bėrė racistėt gjermanė kundėr hebrenjve, nė prag
tė Holokaustit.
Nė njė shkrim tė shkėlqyer, tė botuar kohėve tė fundit nė gazetėn Le Monde,
publicisti shqiptar, S. Kryemadhi, me banim nė Belgjikė, ka trajtuar ndėr tė
tjera, pikėrisht kėtė ngjashmėri. Ėshtė disi i habitshėm pėrkimi i akuzės sė
njėjtė pėr trafikim organesh, qė nė vitin 2009 iu bė Izraelit, shtetit patologjik,
sipas antisemitėve. Por Izraeli, i cili ka pėrvojė tė gjatė kundėr shpifjeve
tė tilla, diti tė mbrohet. Njė shembull qė do tė ishte mirė ta ndiqte Shqipėria,
e cila gjithashtu ka histori tė gjatė si gjah i sulmuar, por tepėr rrallė si
njė luan qė kundėrsulmon.
-Ndėrkohė qė Beogradi ngre nė mediume botėrore sajime pėr krimet e UĒK-sė, a
e kanė bėrė detyrėn e tyre kolegėt tuaj tė Kosovės, si akademikė apo shkrimtarė
pėr dėnimin e krimeve monstruoze nė Kosovė, si pėrdhunimet e grave e vajzave
kosovare, vrasjet e fėmijėve?
-Ka kohė qė racizmi antishqiptar ka zėnė vend nė Europė, jo veē nė lajme ēoroditėse,
por nė libra, filma e nė rrėfenja urbane tė pafundme. Sigurisht qė njė pjesė
e fajit bie mbi vetė shqiptarėt. E keqja jonė ėshtė shpėrfillja jonė ndaj akuzave
krejtėsisht tė padrejta, por tepėr dėmtuese. Rimohuesit, qė i pėrmenda pak mė
parė, jo vetėm i duartrokasin kėto akuza, por ēdo pėrpjekje pėr mbrojtje e quajnė
kombėtarizėm tė dėmshėm, madje racizėm! Vite mė parė, njė stuhi racizmi
kundėr shqiptarėve e shkaktoi filmi LAmerika i Xh. Amelios. Opinioni shqiptar
u nda mė dysh.
Shumica u dėshpėruan prej filmit, por tė tjerėt u ngazėllyen prej tij, aq sa
njeri prej rimohuesve nuk e mbajti dot klithmėn nė shtyp: Faleminderit, Amelio.
Nuk do tė rikthehem te racizmi i pėshtirė i kėtij filmi. Dua tė kujtoj vetėm
se nė kohėn kur doli dhe u paraqit nė Festivalin e Venedikut, kryetari i jurisė
sė festivalit, shkrimtari i madh Vargas Llosa (nobelisti i fundit), nė formė
ultimative, me kėrcėnimin se do tė jepte dorėheqje, kėrkoi pėrjashtimin e filmit
nga konkurrimi pėr shkak tė racizmit antishqiptar.
Vargas Llosėn e ndan nga vendi ynė oqeani Atlantik, ska pasur asnjė lidhje
me Shqipėrinė e ska qenė kurrė nė kėtė vend, megjithatė ndėrgjegjja e tij nuk
e pranonte dot atė shėmti. Pikėrisht atė shėmti qė rimohuesit tanė i bėri tė
shkriheshin nga kėnaqėsia.
Qė tė kthehemi te Dick Marty. Edhe sikur tė kishte diēka tė vėrtetė nė akuzat
e tij, madje edhe sikur tė kishte ndodhur vėrtet qė disa kriminelė psikopatė
shqiptarė ta kishin kryer atė tmerr, kishte arsye tė dėshpėroheshim, por jo
tė binim nė panik. Ne kishim dosjet tona ngjethėse, tė cilat pėr turpin tonė
nuk i kemi bėrė tė ditura.
Do tė mjaftonte shifra prej 800 foshnjash shqiptare nėn pesė vjeē tė therur
si derrat, njė pjesė nė sytė e prindėrve, qė bota tė kuptonte se nė cilėn anė
ishte e drejta. Kėtė fakt nuk e ka dhėnė ndonjė politikan, analist a filozof
shqiptar, por gazetari serb Miroslav Filipoviē.
E ka shpallur nė shtypin anglez dhe francez nė vitin 2000 dhe ka bėrė burg pėr
kėtė. Ndoshta gabohem, por emrin e kėtij gazetari hero nuk e kam ndeshur nė
shtypin shqiptar.
Nė qoftė kėshtu, merret me mend shkaku: ky gazetar e ka vėnė nė skajim tė vėshtirė
ndėrgjegjen tonė.
Dhe, sėshtė vetėm kjo. Ėshtė dosja e tė zhdukurve. Ėshtė dosja tjetėr e rreth
20.000 grave e vajzave tė pėrdhunuara, shpesh herė nė sytė e familjarėve, sipas
humanistes shqiptare nga Kosova, Veprore Shehu, e cila disa javė pėrpara ankohej
gjithashtu pėr heshtjen e turpshme. Ne skishim pėrse tė hutoheshim as nga Carla
del Ponte, as nga Dick Marty.
Mjaftonte qė nė peshoren e drejtėsisė tė viheshin foshnjat e vrara dhe gratė
e pėrdhunuara, qė anėn tjetėr tė peshores tė mos e trondiste dot asgjė. Por
ne se kemi bėrė kėtė, sepse, qofshin politikanė apo akademikė, e kemi mendjen,
pėr turpin tonė tė pafund, kundėr njėri-tjetrit.
Pėr ta mbyllur kėtė pėrgjigje jo tė gėzueshme, do tė thosha se Shqipėria dhe
Kosova sot, jo vetėm qė pa asnjė lėkundje duhet tė lejojnė hetimet, por duhet
ti nxitin ato, edhe sikur akuzuesit, dinakėrisht e pa zhurmė, tė tėrhiqen prej
tyre.
E keqja ėshtė bėrė ndėrkaq dhe pėrgėnjeshtrimi duhet tė kryhet.
Tė dy shtetet shqiptare duhet tė kėrkojnė me ngulm tė vėrtetėn. Madje, edhe
po tė jetė se krime tė tilla makabre a tė ngjashme me to kanė ndodhur vėrtet,
kombi shqiptar ska pse tė ligėshtohet.
Duke dorėzuar kriminelėt, ai do tė ndihet mė mirė. Ėshtė emancipimi i brendshėm.
Ėshtė lehtėsimi qė jep nxjerrja e sė keqes. Nė fund tė fundit, shprehja aq e
vjetėr dhe aq e njohur shqiptare pėr ikjen, pėr marrjen e sė keqes, prej kėndej
duhet ta ketė zanafillėn. -Tek ne ka kohė qė ka njė keqkuptim pėr ēėshtjen e
kombit. Kalohet nga njė skajshmėri tek tjetra. -Jo vetėm tek ne. Ndodh kudo,
veēse tek ne, si zakonisht, gjithēka dramatizohet mė fort. Mė lejoni qė kundėr
zakonit tim, tė sjell kėtu njė citim nga teksti monumental Ēėshtė kombi?
i Ernest Renan-it, njė nga autorėt mė tė besueshėm pėr njė nga ēėshtjet mė tė
ndėrlikuara tė kohės. Kombet nuk janė diēka e pėrjetshme. Ato e kanė njė fillim
e do tė kenė njė mbarim. Konfederata europiane ka gjasė ti zėvendėsojė. Por
kjo sėshtė nė rendin e ditės. Sot qenia e kombeve ėshtė njė gjė e mirė, madje
e domosdoshme. Ekzistenca e tyre ėshtė njė garanci e lirisė, e cila do tė humbte
nėse bota do tė kishte vetėm njė ligj e vetėm njė padron.
Duke ndjekur mllefin e pafund, tė shoqėruar nga njė injorancė e pafundme e njė
klani rimohuesish shqiptarė kundėr kombit, vetvetiu bėhet pyetja: nga vjen gjithė
ky duf?
Asnjė vend europian nuk e ka shtruar nė kėtė mėnyrė njė ēėshtje tė tillė. Mos
vallė ne shqiptarėt, pasi u bėmė gaz i botės me atė kinse misionin grotesk tė
mbrojtjes sė marksizėm-leninizmit tė braktisur prej botės, tani na ka marrė
malli pėr ndonjė mision edhe mė tragjikomik: tė ngutemi tė parėt qė ti mėsojnė
botės: o sa mirė ėshtė tė mos kesh komb!
Natyrisht, mė shumė se pėr tė qeshur, ėshtė pėr tė qarė. Ėshtė e tepėrt tė bėhet
pyetja, se mos vallė ėshtė ideja e kombit qė na pengon tė jemi mė tė pasur,
mė tė ndershėm, mė tė pakorruptuar? Gjithkush e kupton se ėshtė e kundėrta,
sidomos pėr korrupsionin, mallkimin tonė tė pėrditshėm.
Ndjesia pėr kombin mund tė quhet e paarsyeshme, siē u tha, donkishoteske, por
ka diēka pėr tė cilėn nuk mund tė fajėsohet kurrė: thelbi i saj ėshtė i painteres.
Kurse thelbi i korrupsionit ėshtė i kundėrt: me interes. Kjo kushtėzon mospajtimin
e tyre jetė e mot.
-Nė shkrimet qė i kanė bėrė jehonė Mosmarrėveshjes, ėshtė pėrmendur ēėshtja
e njė doktrine shqiptare. A kemi ne njė tė tillė, dhe ēmendoni pėr tė?
-Ēdo komb priret tė krijojė njė doktrinė tė vetėn. Zakonisht zanafilla e natyrshme
e saj ėshtė mbijetesa. Por shumė shpejt qėllon qė pėrēudnohet. Nė rastin shqiptar,
lidhja e lirisė me kombin, nė atė kah qė shpjegon Renan, ėshtė tepėr e rrokshme.
Shqipėria i pėrjetoi tragjikisht nė tė njėjtėn kohė: humbjen e lirisė dhe muzgun
qė ra mbi kombin. Nė fillim tė shekullit XX iu kthyen tė dyja; liria, e plotė,
kombi i dėmtuar rėndė.
Nė kushte tė tilla e, sidomos nė kushtet e ekzistencės nė Ballkan tė dy kombėtarizmave
tė skajshme: atij grek e atij serb, ti propozosh shqiptarėve njė acarim, njė
velje ndaj kombit tė vet, do tė ishte, siē u tha, mė tepėr se cinike. Pėr tė
gjykuar mė saktė njė doktrinė ėshtė e nevojshme antidoktrina (nėse ekziston)
e saj. Me plot gojėn, mund tė thuhet: nuk ka njė doktrinė shqiptare kundėr dy
popujve tė Ballkanit: serbeve dhe grekėve. Nėse do tė kishte njė tė tillė, do
tė ishte nė turpin tonė, po tė mos e dėnonim atė.
Ta shkulnim prerazi, pa dredhi, pa kthim. Do tė duhej ta bėnim kėtė jo pėr tu
dukur, pėr reklamė a pėr tė qenė tė pėlqyeshėm ndaj Europės, por sepse njė doktrinė
antiserbe ose antigreke do tė ishte nė thelbin e saj antishqiptare. Pėr moralin
tonė historik, natyrisht, pėr ndėrgjegjen tonė, por nė radhė tė parė, pėr interesat
tona. A ka njė doktrinė antishqiptare te fqinjėt e pėrmendur mė lart? Pėr fat
tė keq po, sidomos te serbėt.
Ajo sėshtė fantazi, ėshtė e shkruar, e formuluar qartė, e botuar, dhe kryesorja,
e padėnuar. Ėshtė doktrina Ēubriloviē, versioni i fundit i njė sėrė programesh
tė ngjashme, e titulluar nga vetė autori Dėbimi i shqiptarėve.
E ngjizur gati nė tė njėjtėn kohė me projektin nazist pėr hebrenjtė dhe, pėr
nga thelbi jo larg atij.
Ky draft famėkeq, i rėnė tani nė koma, pret orėn e saj. Bombat e NATO-s ndėshkuan
Serbinė mė 1999, por jo doktrinėn. Historia e tregoi se doktrina Ēubriloviē,
e shpallur shtatėdhjetė vjet mė parė nga njė akademik gjysmė zyrtar, duke qenė
antishqiptare, ka qenė nė thelbin e saj antiserbe.
Thelbi i saj, siē e tregon titulli i draftit: Dėbimi i arnautėve, trajton
problemin fatal, sipas tij, tė Serbisė: Serbia smund tė ketė jetė normale pa
dėbimin e shqiptarėve me tė gjitha mėnyrat dhe me ēdo mjet: me ushtri, me kėrcėnim,
me reformė agrare, me terror, me polici, me qen. Tė gjitha kėto pėrmenden njė
pėr njė nė kėtė draft.
Pėr tė kuptuar diēka mė shumė nga tragjedia e Ballkanit, Kėshilli i Europės
do tė ishte mirė ta pėrkthente kėtė draft tė zi nė 27 gjuhėt e BE-sė.
Pas leximit tė kėsaj doktrine, sbesoj se do tė gjenden ende trushkulur, nga
ata qė iu pėlqen tė besojnė se duhet marrė me tė mirė Serbia, qė tė heqė dorė
prej Kosovės. Me fjalė tė tjera ti thuhet Serbisė: na fal qė ta shkėputėm
nga kthetrat kėtė popull qė po ia merrje frymėn me kaq zell e nė mėnyrė kaq
tė studiuar.
Doktrinės sė padėnuar i ėshtė bėrė njė rishikim. Nuk shtrohet mė ēėshtja si
mė parė; dėbim, shpėrngulje, spastrim etnik, por tė gjitha kėto zėvendėsohen
nga njė fjalė, qė tingėllon tepėr joshėse pėr shovinistėt ballkanas: deshqiptarizim.
-Ėshtė pėrdorur shprehja Trekėndėshi i Bermudės, midis tė cilit mund tė humbė
orientimin e tė mbytet anija shqiptare.
-Ėshtė folur pėr deshqiptarizimin, kryesisht nėpėrmjet turqizimit apo greqizimit.
Ėshtė fjala pėr tre vendet: Serbinė, Turqinė, Greqinė. Ėshtė shpallur, por duhet
tė jetė e stėrshpallur pėr jetė e mot, se me kėto vende interesat e kėrkojnė
qė Shqipėria tė jetė nė paqe dhe vetėm nė paqe. Me tė vetmin kusht: qė ato gjithashtu
tė jenė nė paqe me tė. Mendimi historik, doktrina shqiptare, nėse do ta quanim
kėshtu, nuk njeh asnjė synim, asnjė program pėr dėmtimin e asnjėrit prej kėtyre
vendeve.
Pėr fat tė keq, nga ana e tyre ka ndodhur dhe ndodh e kundėrta.
Herė veēmas, e herė nė bashkėpunim tė tėrthortė, kėto tre vende kanė marrė pjesė
nė njė program tė vijueshėm antishqiptar: pushtim, shpėrngulje, terror, shuarje
tė identitetit kombėtar, ndalim i gjuhės, pėr tė ardhur gjer te versioni i fundit,
ai qė i pėrmbledh tė gjitha: deshqiptarizimi i zonės shqiptare nė Ballkan. Komisionet
e shumta europiane, ato qė me shumė tė drejtė, po mbikėqyrin mbrojtjen e pakicave
nė rrezik, qoftė etnike, fetare a kulturore, me njė shpėrfillje tė habitshme,
ndjekin kėtė deshqiptarizim.
Ai jo vetėm nuk i shqetėson, por ka gjasė tiu duket njė proces pozitiv nė fundajėn
e shkuljes sė nacionalizimit tė keq nė Ballkan. Kjo mbrapshti nuk mund tė ndodhte
pa ndihmėn e rimohuesve shqiptarė. Herė nėn maskėn e ēmitizimit, herė nė atė
tė luftės kundėr shqiptarocentrizmit, kėta rimohues, mė tė egrit e Europės,
po bėjnė ēmos tė dobėsojnė sistemin imunitar, atė pa tė cilin asnjė komb smund
tė qėndrojė gjatė nė kėmbė.
Nė kėtė klimė ēoroditėse, nė shtypin e Tiranės e tė Prishtinės shfaqen aty-kėtu
projekte tė errėta, si ato qė nisin zakonisht me hamendjen: nė rast se Europa
ose SHBA na braktisin, ku do tė shkojė Shqipėria?
Fill pas hamendjes sė errėt, ėshtė e gatshme dhe krejt befasuese zgjedhja. Duam
sduam, nga e keqja (vėrtet nga e keqja apo ashtu i pėlqen dikujt?), sna mbetet
veē orientimi neootoman! Shkurt, nė rast se Europa dhe SHBA na braktisin, e
paskemi njė zgjidhje! Sado qė mund tė tingėllojė grotesk, ky propozim ėshtė
pėrsėritur pak kohė mė parė nė njė gazetė tė Tiranės. Madje, janė pėrmendur
edhe shtetet e unionit tė ardhshėm turk, si Azerbajxhani, Turkmenistani e
tė tjerė, midis tė cilėve Shqipėria bashkė me Kosovėn, pasi ti thonė lamtumirė
Europės do tė strehohen e do tė gjejnė, mė nė fund, rehat
Siē shihet, projekti
i vjetėr i ndarjes nga Europa nuk po i shqitet Shqipėrisė. Dikush punon pėr
tė, madje me shumė zell. Tė dy shtetet shqiptarė, me sa duket, janė tė verbėr
ndaj shenjave tė tilla. Ndėrkaq, projektuesit nuk rrinė duarkryq: ēdo ditė shkojnė
mė larg, ēdo ditė presin kohėn antieuropiane.
Ora antieuropiane do tė ishte fundi i Shqipėrisė. Qeveritė shqiptare nė Tiranė
dhe nė Prishtinė nuk mund tė bėjnė sikur nuk e shohin ēndodh. Ata nuk mund
tė mos shqetėsohen kur shohin shenjat e para, ndonėse tė ndrojtura tė antiamerikanizmit.
Shqipėria me dy shtetet e saj, nė vend qė sot tė ndihej mė e fortė se kurrė,
ndihet e dobėt. Morali i saj historik ka pėsuar rėnie, busulla e saj ėshtė dėmtuar.
Kadare:Nė 21 janar u vranė
tre njerėz tė pafajshėm
Kadare: Takimi im me Enver Hoxhėn
Enveri mė ka mbrojtur, pasi shkrimtari e ka me vete mbrojtjen. Mbrojtja ime
ngjan me atė qė Hitleri i bėri Jungerit
Nė panairin e librit doli libri juaj mė i ri"Darka e gabuar". Sipas
informacioneve, ky libėr ka shėnuar njė rekord shitjesh, gjė qė hedh poshtė edhe
idenė qė lexuesit shqiptarė nuk janė mė lexues tė mirė?
Mendoj se ky ėshtė njė mendim i gabuar. Pėrgjithėsisht ėshtė njė paragjykim
planetar qė lexuesi i sotėm ka pėsuar njė degradim, bashkė me tė edhe lexuesi
shqiptar. Ky mendim bie ndesh me realitetin. Sot mė shumė se kurrė ka libra qė
botohen, ka letėrsi qė botohet dhe pėr pasojėmė shumė se kurrė ka lexues. Ka
ndodhur njė ndryshim nė ish botėn ish -lindore, ish-komuniste, ku leximi ka qenė
mė i zhvilluar pėrpara, pėr arsye tė kufizimit tė jetės, pėr arsye fatkeqe. Tani
lexohet mė pak, sepse lexuesi ka mundėsi pėr tė ndjekur njė zhvillim kulturor
normal, jo vetėm me leximin. Por lexuesi shqiptar mbetet siē ka qenė, unė e kam
thėnė gjithmonė, njė nga lexuesit mė tė mirė nė Evropė, me njė bonsens tė
zhvilluar. Por pas njė traumatizimi kaq tė gjatė tė njė izolimi tragjik, leximi
pėsoi njė humbje drejtpeshimi. Tani ai ėshtė duke u rikthyer ngadalė. Janė gjėra
qėnuk ndodhin menjėherėsh, por varet edheēfarė i ofrohet lexuesit. Me kėtė libėr
pata pak a shumė lexuesin e mėparshėm, pra njė lexues tė konsiderueshėm. Kuptova
qė bonsensi vazhdon dhe lexuesit nėse i ofrohen gjėra me vlerė, ai do tė
rikthehet: pra nuk ka kokėfortėsi apo braktisje tė letėrsisė.
Darka e Gabuar si vepra mė e arrirė. Keni kulminacion nė mjeshtėrinė e
shkrimit. Ju vetė e keni ndjerė kėtė nė procesin e shkrimit?
Zakonisht ndodh njė gjė e tillė, qė shkrimtari ēdo vepėr tė fundit kur e fillon,
kujton se po bėn njė kulminacion, pastaj shumė shpejt e qorton kėtė mendim dhe e
ndjen shumė shpejt vendin qė ka vepra e fundit, nė kuadrin e veprės sė tij.
Kėshtu qė nė fillimnuk ka vlerė vlerėsimi qė i bėn shkrimtari veprės sė tij, e
fundit ėshtė e favorizuara nė kokėn e tij. Tani qė ka kaluar njėfarė kohe qė
ėshtė botuar vepra, vėrtet ėshtė njė nga librat e mi mė tė mirė.
Ēfarė ndodh nė fillesėn e shkrimit tuaj? E keni ngjarjen nė kokė nga fillimi nė
fund, si lindin personazhet?
Kjo ėshtė njė pyetje nga ato qė quhen profesionale. Zakonisht pėrgjigja ėshtė e
ndryshme, pėr shkrimtarė tė ndryshėm, sepse ashtu ėshtė e vėrteta, por unė do tė
bėja njė ndarje tjetėr. Pėr zona tė ndryshme tė letėrsisė pėrgjigja ėshtė e
ndryshme, sepse nė zona tė ndryshme tė letėrsisė, pra, letėrsisė sė rėndomtė,
letėrsisė serioze mbi seriozen, letėrsisė sė madhe, shpjegimet janė tė ndryshme.
Ligjet e letėrsisė ndryshojnė, sipas kėtyre qė unė i quajta zona tė saj. Ēka
ėshtė ligj pėr njėrėn zonė, nuk ėshtė pėr tjetrėn. Ligjet absolute janė tė asaj
qė quhet letėrsi e madhe. Sa mė e thjeshtė tė jetė letėrsia, sa mė e rėndomtė,
aq mė e shpjegueshme ėshtė. Sa mė e ndėrlikuar tė jetė letėrsia, sa me vlera tė
mėdha, aq mė pak e shpjegueshme ėshtė. Prandaj ēdo shpjegim qė do japė
shkrimtari ėshtė i pasaktė, pėr tė mos thėnė qė duke folur para publikut, ai do
tė thotė me mendjen e tij "o zot ēpo them, nuk po them tė vėrtetėn. Sepse e
vėrteta e krijimit ėshtė shumė e vėshtirė pėr tu shprehur, pėr tu treguar. Dhe
e kam pėrsėritur nė njė ese, ėshtė e patregueshme dhe prandaj ėshtė mendimi qė
kam shprehur dhe unė se ēėshtjet e laboratorit, shkrimtari ska pse pėrpiqet ti
tregojė. Sepse laboratori ka lindur pėr tė dhe do tė vdesė bashkė me tė.
Nė fakt "Darka e gabuar" ka dhe personazhe qė kanė ekzistuar vėrtet...
Po, ėshtė e vėrtetė, po baza nė letėrsi nuk ka asnjė rėndėsi. Nisesh nga njė
fakt krejtesisht i rrokshėm i jetės, nisesh nga njė fakt i shpikur prej teje.
Letėrsia pėrfundon qė pjesa mė e bukur e saj dhe mė me vlerė ėshtė ajo ēka
trillon shkrimtari nė mendjen e vet. Edhe kur bazohet nė njė fakt tė vėrtetė, ka
qindra fakte tė vėrteta tronditėse nė historinė e botės, qė nuk kanė dhėnė
letėrsi, sepse nuk janė trajtuar nga shkrimtarėt. Ka fakte mė tė thjeshta qė
kanė dhėnė letėrsi tė madhe, sepse janė trajtuar.
Ēfarė ndodh me procesin e shkrimėsisė sė Kadaresė, pas njė kulminacioni tė tillė,
siē e quajtėm dhe mė parė, qė ėshtė Darka e gabuar. Ēfarė ndodh me veprėn mė
pastaj?
Mendimi i parė ėshtė qė tashmė unė duhet tė shkruaj njė vepėr sė paku si kjo, po
jo mė pak tė mirė ose sdo shkruaj. Pėr shumė shkrimtarė, mendimi i parė ėshtė
se ndoshta kjo ėshtė vepra e fundit.
Ju e keni menduar kėtė?
Po.
Keqardhje do tė ishte, nėse vėrtet Darka e gabuar do tė ishte vepra e fundit,
tė paktėn pėr mua personalisht, po dhe pėr shumė lexues do tė ishte. Pėr juve,
ndjeni keqardhje nėse kjo do tė ishte e vėrtetė?
Jo, derisa ajo mund tė kthehej nė veprėn e fundit, le tė kthehet: ashtu e
kėrkonte...Kjo botė ėshtė shumė e egėr, bota e letėrsisė. Bota e letėrsisė ėshtė
nga mė tė ashprat, sepse seleksionimi i saj ėshtė mizor, ajo nuk ka mėshirė.
Letėrsia ska mėshirė, nuk mund tė bėsh tolerancė me tė. Ajo qė nuk duhet tė
ekzistojė, le tė mos ekzistojė, ska asgjė tė keqe.
Ju vazhdoni tė shkruani nė kafene. Ėshtė njė pyetje mė tepėr pėr tė shuar njė
kuriozitet. Ėshtė njė mani, supersticion, njė komoditet?
Keni tė drejtė ti pėrdorni tė gjitha epitetet: mani, supersticion, trill,
kapriēo, megalomani, budallallėk, vanitet, tė gjitha janė pėrdorur pėr
shkrimtarėt qė punojnė nė kafene. Nė tė vėrtetė, nuk ėshtė ashtu, mund tė ketė
shkrimtarė qė venė nė kafene, nuk i shtyn asgjė, venė se kėshtu kanė shkuar tė
tjerėt para tyre dhe kanė qenė shkrimtarė interesantė dhe kanė krijuar njėfarė
legjende qė punojnė nė kafene. Kryesisht ca ka krijuar Parisi, Vjena,
kryeqytetet e para tė Evropės. Tani ky universi i kafeneneve po pėrhapet
dalėngadalė nė botė, po pushton vende qė se kanė njohur, por kjo ėshtė... ata
qė janė mėsuar ose ata qė kanė shkuar mė parė nė kafene tė punojnė, ėshtė njė
nga vendet mė komode pėr tė punuar. Nuk ėshtė problemi thjesht siē thuhet, jo nė
shtėpi tė pengon telefoni, tė mungon dikush qė hyn ose del. Jo. Kafeneja ėshtė
njė lloj posti i luftės, atje shkon si ushtari qė shkon nė luftė, ska punė
tjetėr: do tė bėjė luftė ose jo. Atje shkrimtari shkon pėr tė punuar, mendja e
tij zhvishet mė mirė se nė ēdo mjedis tjetėr nga trysnia e kotė e jetės, atje
stereotipet janė tė gatshme, aroma e kafenesė ku hyn kamarieri qė tė njeh pa tė
pyetur: "Zotėri ēfarė doni", e di fare mirė, ta sjell atje, ti punon. Krijohet
njė gjendje pune qė nė njė mjedis tjetėr, do tė kėrkonte disa dhjetėra minuta
ajo qė quhet e famshmja e ardhur nė formė, ose nė mėnyrė mė vulgare frymėzim, qė
pėr mua ėshtė shumė e dyshimtė si shprehje. Ėshtė njė tjetėr gjė qė quhet
frymėzim, sigurisht. Ėshtė diēka po ashtu siē mendohet,jo qė doli hėna, iku hėna
u frymėzua shkrimtari, kėto janė gjėra shumė ..
I keni shkruar tė tėrė librat tuaj atje?
Jo. Nė Shqipėri pėr shembull, nuk punoj dot nė kafene, sepse meqėnėse ėshtė vend
i vogėl dhe njohja ėshtė e tillė, kjo gjė bėhet e pamundur, nuk punohet.
Njerėzit nuk tė shqetėsojnė sigurisht, po mjafton qė tė shikojnė nė dritė tė
syrit dhe nuk shkruhet.
Zoti Kadare, a mund tė ndajmė sonte sė bashku mendime pėr dashurinė, pėr vdekjen
pėr pavdekėsinė e njė shkrimtari. Ju tremb vdekja ju pėr shembull?
Jo. Zakonisht unė mendoj se shkrimtarėt nuk i tremb vdekja, zakonisht. Sigurisht
si grup shoqėror si njė kastė, si ti quajmė njė shoqėri komuniteti njerėzor,
shkrimtarėt janė mė pak tė ndjeshėm, ose krijuesit pėrgjithėsisht nga vdekja,
sepse punojnė me tė, janė mėsuar, shkruajnė pėr tė. Vetė letėrsia ėshtė njė art
qė njė pjesė tė trupit tė saj e ka nė vdekje. Vetvetiu ėshtė shumė e lidhur me
mosjetėn, mos tė pėrdorim fjalėn vdekje. Kėshtu qė derisa punon me kėtė lėndė,
derisa i ke futur duart nė kėtė lėndė, vetvetiu je mėsuar me tė, vetėvetiu.
Flasim pėr dashurinė. Po me dashurinė, a mėsohet shkrimtari. Sa dashuri kanė
veprat e Kadaresė?
Mua disa herė mė kanė bėrė vėrejtjen qė spara ka dashuri shumė. Nuk ėshtė e
vėrtetė, unė mendoj se ka, por ėshtė shumė e vėshtirė pėr tu pėrcaktuar ka a
ska dhe tė bėsh njė gjė jo fort e nevojshme, nė kuptimin qė tė diskutohet njė
gjė e tillė. Unė mendoj se mė kanė kritikuar disa herė qė ka pak femra qė zėnė
vend, ose dhe kur zėnė vend, janė si tė thuash tė pakta, disa janė me defekte,
nuk e di si. Po unė nuk mendoj kėshtu. Mendoj se ka aq sa duhet, unė se kam
menduar fare kėtė pėrqindje se sa duhet tė ketė, sepse letėrsia nuk ėshtė si tė
thuash filxhan kafeje: disa e duan me pak sheqer, disa me shumė. Letėrsia ėshtė
tjetėr gjė. Por pėr shembull, ky libri i fundit pėr fat tė keq ėshtė pėlqyer nga
lexuesi shumė. Po e mendoja njė ditė: ky nuk ka dashuri ose ka pak, ka shumė pak.
Pėr ēudi kėshtu ka qėlluar. Nė librat e tjerė, unė kam personazhe femėrore, kam
histori dashurie, nuk janė zotėruese siē ndodh, po janė pėrsėri zonat e
letėrsisė, zonat e poshtme tė letėrsisė kanė shumė mė tepėr dashuri ose kujtojnė
se kanė.
Zonat e larta bėhen gjithmonė e mė tė vėshtira.
Tė flasim pėr letėrsinė. Ēfarė ėshtė letėrsia pėr juzoti Kadare, ėshtė realitet
i gjithėhershėm apo mė tepėr se kaq, mė pak se kaq?
Letėrsia ėshtė pėr mua njė lloj jete paralele. Disa herė i ngatėrroj me jetėn,
quhet vlerė e letėrsisė sa e pasqyron ose jo jetėn. Unė mendoj se ėshtė pak e
kundėrta, letėrsia nuk ka merak sa e pasqyron ose jo jetėn. Ajo mund tė jetė e
fuqishme, duke e pasyruar jetėn, po dhe aq e fuqishme duke mos e pasur aspak. Me
njė fjalė, marrėdhėniet e saj me jetėn, janė shumė tė ndėrlikuara. Unė njėherė,
diku e kam shkruar: Jeta sa ēėshtė mikja mė e madhe e letėrsisė, aq dhe
armikja mė e madhe e saj. Sepse ajo kur hyn nė mėnyrė tė dhunshme nė letėrsi,
kur e ka pjesėn e vet mė shumė se ēduhet ta ketė, e dėmton letėrsinė. Ashtu
sikurse mungon, e dėmton letėrsinė. Letėrsia ėshtė njė jetė paralele, sepse po
tė ishte pasqyrim i jetės, njerėzit sdo kishinshumė nevojė pėr tė.
Le tė flasim pėr regjime tė ndryshme dhe marrėdhėniet e shkrimtarit. Zoti Kadare,
nė regjime tė ndryshme si ėshtė ky raport, si ėshtė kjo marrėdhėnie?
Kėtu ka shumė diskutime pėr kėtė gjė. Zakonisht unė kam mendimin qė letėrsia nuk
duhet asnjėherė ta quajė veten, ose tė pranojė tė quhet viktimė. Letėrsia
botėrore ka njohur veē regjime tė egra zakonisht. Letėrsia ka 3 mijė vjet qė
ekziston, ndėrsa historia moderne e njerėzimit ka 2 mijėvjeēarė. Ajo zakonisht
ka njohur periudha tepėr tė vėshtira, tepėr tė errėta, ėshtė mėsuar me to.
Letėrsia nuk ka frikė nga regjimet qoftė dhe diktatoriale. Ėshtė ndryshe nga
ēthuhet qė njė ide qė ne do tė ishim shkrimtarė tė shquar, tė mėdhenj, po ne na
qėlloi njė kohė e keqe. Zakonisht ka qenė kohė e keqe pėr letėrsinė, nuk ka qenė
kohė e mirė, zakonisht. Prandaj letėrsia nuk ka frikė nga kjo, letėrsia nuk
ėshtė viktimė. Letėrsia ėshtė po aq e ashpėr sa tirania. Dhe ky ėshtė fakti qė
ajo mund tė luftojė me tė.
A i keni bėrė ju retushime veprės tuaj? Retushime politike?
Ėshtė njė nga spekulimet qė zakonisht bėhen ndaj shkrimtarėve. Janė disa klishe,
njėra nga klishetė qė bėhet sė paku me mua, ėshtė kjo ēėshtja e retushimeve.
Ėshtė njė gjė e pavėrtetė absolutisht nė thelb. Parimi i parė qė ėshtė absolut
pėr tė gjithė shkrimtarėt ėshtė qė shkrimtari ėshtė zot i veprės, bėn ētė dojė
me veprėn e vet, po ndėrkaq ka njė parim moral, qė nuk ėshtė i pari, po qė vjen
paralel me to, ose pak mė poshtė qė epoka historike kur ka kalime dramatike nga
njė epokė nė tjetrėn, sidomos nga njė tirani nė njė demokraci, asnjė shkrimtar
serioz nuk retushon veprėn e tij pėr qėllime politike. Ajo vepėr qė ka nevojė
pėr retushime politike, ajo zakonisht ėshtė e dobėt. Ajo nuk ka nevojė, bie vetė.
Kurse vepra e vėrtetė nuk ka nevojė edhe kur ka mendimetė gabuara politike.
Ashtu ishin mendimet. Shkrimtari ashtu e ka shkruar veprėn dhe nuk ka pse ta
retushojė veprėn, sepse moralisht ėshtė e dėnueshme. Shkrimtari veprėn e ka
publike. Ēdo lexues mund ta krahasojė dhe asnjė shkrimtar nukdo qė tė thotė
lexuesi kėtu paska patur njė mendim prodiktatorial dhe e ka bėrė kundėr. Asnjė
nuk e bėn kėtė gjė. Dhe nė veprėn time nuk ka tė tilla. Por retushime artistike
shkrimtari bėn gjithė jetėn, kur ka mundėsinė ēdo rast tė botojė veprėn e tij
ose ta ribotojė. Nuk ka shkrimtar, vetėm tė jetė ndonjė budalla qė tė mos ta
dijė se ka paragrafė tė dobėt nga ana e teknikės sė tė shkruarit dhe tė mos i
shmangė me rastin e ribotimit. Kėtu janė dy probleme qė janė tė ndryshme nga
njėra-tjetra. Nė veprėn timė ka retushe artistike gjuhėsore dhe nuk ka retushe
politike.
Keni vėllimin e pestė mė duket, ėshtė "Dimri i vetmisė sė madhe". Unė nuk mund
tė them atje se me Hrushovin nė sallė, nuk hyri Enver Hoxha, por hyri Enver
Prifti. Ai ishte siē ka qenė. Nuk mund tė ndryshojė asgjė. As nuk mund tė
ndryshoj fjalėt qė janė kėmbyer, janė historike.Pra unė kur lė personazhin e
atij qė quhet diktator, pėrse do tė kem frikė nga ngjyrime tė tjera tė kohės.
Ėshtė fare pa kuptim, ėshtė nė radhė tė parė njė mashtrim. Ēdo ti ndryshoja
unė "Prillit tė thyer", qė ėshtė njė vepėr me gjakmarrje. Do ti ndryshoja
kėndin e pushkės kur qėllon ai, apo ku di unė, peisazhin e malit ku ecėn, ose
Kush e solli Doruntinėn. Ēfarė do tė ndryshoja, ēfarė mund tė ketė, ku janė
ndryshimet politike. Kur nė kėto vepra ka ngjyrime politike tė theksuara, nuk ka
ndryshime si Dimri i Vetmisė sė Madhe ose romani im i famshėm pėr tė keqDasma,
qė ka marrė namin tani si vepra ime mė e dobėt. Kur unė botoj veprėnmė tė dobėt,
ia jap publikut, nuk i heq asnjė presje, sepse e kam botuar si njė model. Ja njė
vepėr qė quhet e dobėt e imja dhe nuk ka asgjė tė ndryshuar, as teknike dhe as
gjuhėsore. Dhe ka disa vepra dhe romani im i parė Qyteti pa reklama nuk ka
asnjė presje tė ndryshuar. Sepse ėshtė romani im i parė, kur unė isha student 23
vjec. Pra ėshtė i gjithi problem fiktiv i kotė dhe i pavėrtetė nė thelbin e tij.
Ju pėrmendet pak mė parė Enver Hoxhėn. Cila ka qenė marrėdhėnia juaj me tė. Ju e
keni takuar atė?
Njėherė nė jetėn time, midis klisheve qė thuhen se Kadareja hynte dhe dilte tek
shtėpia e Enver Hoxhės. Kam hyrė njėherė nė jetėn time, nė vitin 71, gati 40
vjet pėrpara. Dhe kjo ka qenė e para dhe e fundit. Mund ta kem takuar kur vinte
tek Kongresi i Shkrimtarėve apo nė ditėlindjen e tij, kur shkonin 30 shkrimtarė
dhe i jepnim dorėn tė gjithė.
Mundtė na thoni diēka mė shumė pėr kėtė takim?
Takimin e kam pėrshkruar nė njė si mund ta quaj kujtim- ese. Edhe pėr kėtė ka
patur spekulime. Enver Hoxha, para se tė vdiste, jo ai vetė, ndoshta ai vetė,
por Instituti i Marksizmit i kėrkoi njerėzve qė kishin takuar Enver Hoxhėn tė
pėrshkruanin takimin me tė. Ishte e ēuditshme se tė tėrė ata qė do tė
pėrshkruanin takimin, e dinin se ai tė tėra do ti lexonte vetė. Dhe kuptohet se
si tė gjithė ranė nė njė gjendje jokomode. Tė shkruash, tė bėsh njėfarė portreti
ose njė reportazh tė asaj qė ka ndodhur dhe tė bėsh portretin e tij si e ke parė
ti, duke e diturqė ai do ta lexojė. Dhe unė kam shkruar takimin me tė dhe ėshtė
botuar pas vdekjes dhe kėtu ka qenė pabesia, se u kėrkua para vdekjes dhe e
botuan pa u dhėnė sqarimi se kur ėshtė shkruar. Mirėpo ky fakt ėshtė i njohur
dhe mund tė verifikohet plotėsisht. E kam pėrshkruar mė duket saktėsisht takimin.
Nuk ka elozhe, ka njė pėrshkrim tė saktė, duke thėnė kryesisht pėrshtypjen e
mirė, mund tė them se pėrshtypja ashtu ka qenė. Nuk mund tė them se pata nga ky
takim njė pėrshtypje tė keqe. Takimi ishte dy orė e gjysmė, ku unė kam folur
disa minuta dhe ai ka folur dy orė e gjysmė. Po, ėshtė e vėrtetė.
Ēdo tė thotė kjo, se raporti ėshtė kaq shumėfish sa sigurisht duhet tė ketė edhe
njė domethėnie?
Nėse do kėrkohej njė domethėnie, ėshtė kjo qė ai kėrkoi tė linte njė pėrshtypje
tė mirė, tregoi pėr mbledhjen e Moskės, njė sėrė detajesh shumė interesante,
bėri portretizime tė personazheve, tregoi gjendjen e vet shpirtėrore, trazimet e
tij. Tregoi kujtime nga Gjirokastra, dmth foli, foli vazhdimisht, duke dashur
kryesisht, jam i sigurt qė njė shef shteti, partie, epoke qė do tė merrte emrin
e tij, do tėdėshironte tė linte njė pėrshtypje tė mirė ndaj shkrimtarit. Tani
lind pyetja: por shkrimtari ndaj tij? Fakti qė unė fola shumė pak, do tė thotė
se mesa duket, pėrshtypjen e kisha dhėnė me librat e mia dhe ndoshta nuk e kisha
nė dorė tė flisja ose jo, se dhe nuk mund ti prisja fjalėn, por edhe mund tė
ndėrhyja. Njėherė i thashė: jam dakord me ju shoku Enver dhe aty pėr aty thashė
qė ky njeri ėshtė mėsuar tė dėgjojė kėtė: jam dakord. Njė gjė qė ne e themi nė
jetėn e pėrditshme dhe thashė mė mirė ta kufizoj fare tė folurin dhe e kam
dėgjuar.
Ka njė debat shumė tė madh pėr rishkrimin e historisė, sidomos duke pėrfshirė
periudhėn e komunizmit nė Shqipėri. Si mendoni se ėshtė parė kjo periudhė 18
vite pasi e kemi lėnė?
Diskutimi ėshtė farė i qartė. Sigurishtqė njė epokė e caktuar, qė quhet
plotėsisht e gabuar nė jetėn e njė kombi ėshtė shkruar gabim, sepse ėshtė
shkruar nga fitimtari. Natyrisht qė historia e komunizmit do tė rishihet. Tė
gjitha fazat e komunizmit janė shpjeguar nė mėnyrė tė gabuar dhe e vėrteta duhet
rivėnė nė vend. Forcat shoqėrore qė kanė luftuar nė Shqipėri, lėvizjetkomuniste,
antikomuniste, lėvizja balliste, ajo mbretėrore, tė gjitha kėto janė shkruar
gabim dhe e vėrteta kėrkon qė ato tė rishihen. Prandaj mė duket......................................
kėmbėngulja qė tė mos rishkruhet historia. Cila histori? Kjo pjesė e historisė
natyrisht qė do tė rishkruhet.Pjesa e mbretėrisė ka disa variante, ajo qė ėshtė
shkruar nė kohėn e mbretėrisė. Ndoshta dhe ajo kėrkon retushim. Historia
gjithmonė kėrkon saktėsime tė mėvonshme, nuk ka asgjė tė keqe. Por ajo ka mė pak
nevojė, e aq mė pak ka nevojė historia mijėvjeēare e Shqipėrisė, qė
pėrgjithėsisht nuk e kemi bėrė vetėm. Mė tepėr e kanė bėrė tė huajt se ne,
pėrgjithėsisht ėshtė e saktė. Prandaj kėtu ėshtė spekullimi qė ngatėrrohet termi:
rishkrim i historisė. Thuhet nė mėnyrė mjegullore dhe nuk kuptohet,dikush kupton
njėrėn fazė, dikush tjetrėn. Rishkrimi ėshtė i nevojshėm pėr njė pjesė dhe i
panevojshėm pėr njė pjesė tjetėr dhe rishkrim ėshtė disa herė skandaloz, siē
ėshtė debati qė po bėhet tani, qė unė do ta quaja tė turpshėm, debati pėr
revizionimin e Skėndėrbeut. Nuk kuptohet qėllimi ku ėshtė. Ėshtė shumė i errėt
si qėllim.Nuk kuptohet pse. Nuk kuptohet si dhe cili ėshtė shkaku themelor qė e
shtyn kėtė gjė, nė mos qoftė njė shkak tepėr banal, por i shėmtuar.
Cili ėshtė qėndrimi qė sipas jushpo mban shoqėria shqiptare pėr regjimin e
kaluar?
Qėndrimi duhet tė jetė i qartė, ende nuk ėshtė. Ėshtė e kuptueshme. Ėshtė
kėrkuar nga tė gjitha vendet ish- komuniste tė dėnojnė krimet e komunizmit, si
njė proces qė do tė ēojė kėto vende pėrpara. Ne jemi ndėr mė tė fundit pėr tė
mos thėnė i fundit, prandaj shoqėria shqiptare duhet ta zgjidhė kėtė problem.
Mė lejoni nėse jam korrekte, tė bėj dhe njė lloj paralelizmi. Ju thatė pak mė
parė se keni takuar Enver Hoxhėn dhe raporti i bisedės suaj ka qenė 2 orė e
gjysmė. A mos ėshtė pasqyrim pak a shumė i tė njėjtit fenomen?
Do tė ishte njė mendjemadhėsi nga ana ime, por njė tolerancė e tepruar ishte dhe
shpesh kjo ėshtė folur nė publik: pėrse Kadaresė i janė lejuar ca gjėra qė nuk i
janė lejuar tė tjerėve. Kjo ėshtė e vėrtetė dhe ka dalė njė pėshpėrimė, njė
mendim, qė Kadare ėshtė mbrojtur nga Enver Hoxha. Unė nuk e kam mohuar njė gjė
tė tillė. Ndoshta vjet ose mė parė kam dhėnė intervistė ku mė ėshtė bėrė direkt
pyetja nė televizion dhe kam thėnė: "Po mė ka mbrojtur". Kam shtuar dhe atė: po
nga kush mė ka mbrojtur, nga regjimi i vet, nga besnikėt e vet, nga vetė Enver
Hoxha, nga pjesa e ashpėr e tij, nga pjesae keqe e tij, po kėshtu ėshtė fakti.
Dikush shkruante njė shkrim para ca kohe qė si ėshtėe mundur qė nė "Pallatin e
ėndrrave"hapur del Tirana dhe iu fal kėtij shkrimtari kjo, iu ndalua vepra
sigurisht, po u fal. Pėr kėto gjėra shkojenė pushkatim.
Pyetja sot ėshtė pse ju ka mbrojtur?
Mė ka mbrojtur sepse mesa duket, shkrimtari e ka me vete mbrojtjen. Kjo ėshtė
pak a shumė jo nė atė shkallė si Hitleri me Jungerin, por nė njė farė mėnyrė
ngjan, ėshtė njė farė pasqyrimi, dmth qė njė shkrimtar mund tė ketė mbrojtjen me
vete, shumė mė tepėr se dikush tjetėr. Jam i sigurtė se koha do ta tregojė kur
tė hapen dokumentacionet, ēfarė kishte nė dokumentacion ai pėr mua dhe sa mė ka
toleruar. Mesa duket ka toleruar shumė dhe kjo thuhet tani dhe nga ithtarėt e
tij, si njė gjė qė sa zemėrgjerė ka qenėshoku Enver me Kadarenė dhe sa
mosmirėnjohės ėshtė shkrimtari.. Nuk ėshtė punė mosmirėnjohje kėtu, unė jam
shkrimtar do e them atė qė mendoj. Dhe nė qoftė se jam mbrojtur prej tij, mė ka
mbrojtur pėr interesin e tij dhe jo pėr sytė e bukur tė shkrimtarit.
Ju thatė pak mė parė, nėse do tė hapet dokumentacioni. Nė fakt, ju jeni pro apo
kundėr kėtij debati qė vjen herė pas here nė Shqipėri pėr hapjen e dosjeve?
Absolutisht. Ėshtė barbare tė thuash qė tė jemi kundėr hapjes sė tė vėrtetės,
sido qė tė ketė ndėrlikime ajo. Ėshtė mė mirė gjithmonė ajo tė hapet, sesa tė
rrijė e mbyllur. Tė propozosh mbylljen, ėshtė njė gjė si tė propozosh vdekjen,
dua errėsirėn, dua vdekjen.
Le tė flasim pėr njė moment tjetėr shumė tė rėndėsishėm. Pėr shumė shqiptarė,
se di sa e rėndėsishme ėshtė pėr ju marrja e ēmimit Nobel. Njė nobel i munguar
deri tani pėr ju. Sa e rėndėsishme ėshtė pėr vlerėsimin e veprės suaj?
Po ju them njė gjė tė sigurtė: ėshtė mė shumė e rėndėsishme pėr ju se pėr mua.
Ju, nė kėtė rast jeni shoqėria shqiptare dhe ėshtė e natyrshme. Popujt e
vegjėl,popujt qė kanė vuajtur nga mosnjohja, nga izolimi i japin njė dramacitet
mė tė madh siē duket kėtij ēmimi. Dhe gati- gati e tragjedizojnė ndonjėherė dhe
festa bėhet tepėr e madhe nė rastin pozitiv. Tė them qė shkrimtari vetė nuk e ka
plotėsisht atė qė ka shoqėria, ndoshta duket e pabesueshme, por ėshtė e vėrtetė.
Unė jam profesionist, unė e di se ēėshtė letėrsia qė do tė rrojė, qė nuk do tė
rrojė. Sa rol lot ēmimi Nobel nė kėtė gjė dhe sa nuk lot rol. Pėr shkrimtarin ka
gėzime tė tjera tė mėdha qė ju garantoj qė janė mė tė mėdha se ēdo ēmim qė mund
tė marrė. Kush janė kėto gėzime qė mos tė flasim nė mėnyrė mistike. Gėzimet mė
tė mėdha nė jetėn e njė shkrimtari janė gjetjet e tij, ato qė quhen gjetje.
Xhojsi i ka quajtur epifani, njė gjendje eksitante mendore, kur ai ėshtė i aftė,
truri i tij me njė lehtėsi tė habitshme bėn zbulime ose struktura veprash tė
ardhshme. Sigurisht, ēmimi Nobel ėshtė trill tė them qė aq mė bėn mua, punė e
madhe, ėshtė njė kėnaqėsi tepėr e madhe, ėshtė si tė thuash kurorėzim, po dihet
ndėrkaq qė ka shkrimtarė nobelistė qė kanė qenė shkrimtarė tė mirė, me fat dhe
ai e ka shtuar fatin. Ka qenė shkrimtar jo shumė me fat dhe ai nuk e shton
kollaj fatin. Pas ca kohe, pėrsėri shkon nė statusin e mėparshėm.
Nė fakt, ka ata qė e kanė refuzuar, ka nga ata qė e kanė vlerėsuar vetėm pėr
paratė qė sjell?
Refuzime ka pasur shumė shumė pak, Sartri e ka refuzuar vetėm, Pastėrnakue ka
refuzuar i detyruar nga shteti sovjetik, por nuk ėshtė ajo. Ėshtė kjo mė tepėr
qė ju kujtoj, njė shkrimtar kinez e mori para 4 vjetėsh. Ju siguroj, nuk ia di
njeri emrin atij dhe unė e dija dhe e harrova. Kina nuk e pranoi, e quajti kot,
Franca e quajti shkrimtarfrancez, pastaj doli qė ai vetė tha: nuk jam francez
edhe ju nuk e dini, besoj. E mori njė kinez, i cili nuk u pranua nga asnjė vend,
se si e mori njė zot e di, pa dyshim nuk ishte shkrimtar i keq.
Sė fundmi, keni deklaruar nė shtyp se pėr mosmarrjene ēmimit Nobėl ka
kontribut tė drejtpėrdrejtė ambasadori i Shqipėrisė nė Suedi asokohe. Duket e
pabesueshme, porse pėr kėtė kemi edhe dėshminė publike tė shkrimtares Natasha
Lako. Mund tė na tregoni diēka pėr kėtė?
Njėherė po ju them mebindje, kėshtu ėshtė e vėrteta, se kėtė gjė nuk e kam marrė
ndonjėherė seriozisht dhe fakti qė kjo ka ndodhur nė 94, 14 vjet pėrpara dhe
unė nė intervistat e panumėrta qė kam dhėnėnuk e kam kujtuar kurrė dhe ra
rastėsisht fjala nė Gjirokastėr, tregon se unė vėrtet nuk i kam dhėnė ndonjė
rėndėsi. Jo se dua tė hiqem se qė unė nuk ēaj kokėn pėr gjėra tė tilla. Akti
ėshtė shumė i shėmtuar si dukuri, dukuri shqiptare ku ne nuk duam, nuk kemi
dėshirė tė vlerėsojmė atė qė duhet tė vlerėsojmė, qė ėshtė normale pėr ēdo
popull. Sa mirė shtetet, popujt ēmenden pėr futbollin: ėshtė e drejtė, ėshtė
normale ca thonė ējanė kėtė tė ēmendur. Jo, nuk ka gjė, do qė tė fitojė vendi i
vet. Ndjenja ėshtė e shėndetshme, ėshtė njerėzore. Kur vjen puna, nė disa tė
tjera nuk duan njė pjesė, dhe aq mė keq, kur njė pjesė e shtetit nuk do. Prandaj
nė rastin e njė ambasadori, ai nuk mund tė ndikonte veēse nė qoftė seShqipėria
sa kishte pėrmbysur regjimin dhe mund tė merrej parasysh mendimi shtetėror,
mendim i njė tė vėrtete tė munguar.
Njė fenomen i ngjashėm i ka paraprirė, ėshtė marrja e njė ēmimi prestigjioz nga
ana juaj, International Booker Priser? Nė faqen e internetit vinin pėr
jukomente negative tė vetė shqiptarėve?
Ky ka qenė shembull mė i shėmtuar. Ky ėshtė ēmimi mė i madh qė jep Britania e
Madhe, i dyti pas Nobelit. Pati kėtė tipar qė ēmimi u shpall nė internet, u
shpallen 18 kandidatėt, tre muaj pėrparadhe njerėzit jepnin mendime pėr ta,
ndryshe nga Nobeli qė ėshtė sekret.Isha nė listė, e cila ishte shumė e zgjedhur,
me shkrimtarėt mė tė shquar nga gjithė bota dhe i vetmi shkrimtar qė kishte
komente negative nga vendi i vet isha unė. Sulme tė shėmtuara shumė dhe ėshtė
fati im qė ishin aq tė shėmtuara, sepse ishin tė pabesueshme dhe unė e mora
ēmimin. Ndoshta ka ndikuar pėr tė kundėrtėn. Ai site u ndoq nga mijėra lexues nė
botė dhe ajo u komentua shumė keq pėr popullin shqiptar. Kjo i bėri keq imazhit
shqiptar nė mėnyrė tė padrejtė. Ēfaj ka kombi shqiptar qė dalin ca zuzarė atje,
por nuk mund tua sqarosh tė tjerėve. Nuk doli askush ta kundėrshtonte dhe e
mori Shqipėria atė njollė.
Sė fundmi, pas botimit tė monografisė Skėnderbeu tė Oliver Jens Schmitt ėshtė
hapur njė debat pro dhe kundėr figurės sė Skėndėrbeut. Sipas jush, pse tani ky
debat dhe ēfarė synon?
Debati ėshtė krejtėsisht i gabuar, turpėrues pėr Shqipėrinė, pėr kombin shqiptar
pėr dinjitetin e kombit shqiptar. Do tė kujtohet si njė gjė e neveritshme mė
vonė, siē kujtohen barbaritė e Haxhi Qamilit ose tė Esat Toptanit. Ky ėshtė
njė debat qė pėrsėritet nėpėr shekuj. Problemi ėshtė shumė i thjeshtė. Ėshtė
njė mashtrim kolosal nė radhė tė parė. Skėndėrbeu ėshtė njė figurė qė nuk ka
ēti qortohet. Ka figura kundėrthėnėse nė botė, siē ėshtė Napolon Bonaparti.
Ka lavdi, ka dhe vėrejtje tė shumta. Megjithatė e ka zėnė vendin e tij nė historinė
e Francės, nė qytetet franceze me bustet e tij.Tė kthehemi nė Ballkan, tek i
famshmi Drakula i rumunėve. Ka qenė njė prijės rumun qė ka luftuar nė perandorinė
osmane, por duke qenė tepėr i egėr, e liga, mizoritė e tij e errėsuan figurėn
ndėrsa rumunėt mundohen mėkot ta mbrojnė. Disa natyrisht e kanė mohuar, Evropa
e ka hedhur poshtė me pėrēmim dhe ai ėshtė bėrė simbol i sė keqes. Pra komuniteti
evropian ka qenė i pamėshirshėm me figurat, qė ndonėse kanė kryer njė rol heroik
nga ana e jashtme, kanė qenė tė papranueshėm, saqė janė mohuar. Tani ēfarė ka
bėrė ky Skėnderbeu tė keqe, qė ne shqiptarėt duhet ta vėmė nė diskutim.Dhe del
njė gjerman, nė mėnyrė tė papritur, kur ka nja njėmijė e pesėqind libra pėr
tė dhe ne duhet si servilė tė ulim kokėn tė gjithė dhe tė shohim ēthotė ky
gjerman, kur kemi qindra e qindra libra dhe vlerėsim tė padiskutueshėm pėr Skėndėrbeun.
Ka qenė njė kohė kur ai ishte mė i njohur nė Evropė se nė Shqipėri. Figura e
tij ėshtė zbėrthyer nga tė gjitha anėt. Ēfarė i qortohet Skėndėrbeut? Ėshtė
vėrtet pėr tė vėnė duart nė kokė. Si ėshtė e mundur qė kjo ēmenduri tė ndodhė
nė Shqipėri. Ose kjo lidhet me njė shėmti mė tė madhe, qė neve sot nuk e kuptojmė,
por qė do tė dalė mė vonė. Ėshtė njė lloj pėrpjekjeje pėr destabilizim psikotik
tė brendshėm tė vendit. Se ēfarė ka, ku e gjetėn tė keqen tek Skėnderbeu. Disa
e qortojnė se tradhtoi Turqinė. Del shqiptari, avokat i perandorisė osmane qė
vetė Turqia e ka hedhur poshtė. Ēėshtė kjo Shqipėri e sotme? Disa kėrkojnė
heqjen e tij nga historia e Shqipėrisė dhe vendosjen e Ballaban Pashės nė vend
tė tij: shikoni pra njė kthim kokėposhtė, njė tallje me kombin shqiptar. Kjo
i bėn keq Shqipėrisė, i bėn mirėtė gjithė atyre qė dua ta shohin mundėsisht
kombin shqiptar tė pėrmbysur edhe jashtė Evropės. Ėshtė debat antishqiptar dhe
antievropian. Skėnderbu nuk ėshtė vetėm njeri i shpatės, por edhe i vizioneve
tė mėdha pro-evropiane. Ėshtė vizionari mė modern, jo vetėm i Shqipėrisė, por
edhe i Ballkanit. Ēėshtė Ballkani sot, po psherėtin mezi po pret tė hyjė nė
Europė. Kush nga tė parėt prijės tė Ballkanitktheu sytėnga Evropa. Nuk ka tjetėr
si Skėndėrbeu. (Marrė nga Alsat, Intervistoi Eni Vasili,
Shekulli)/29 Nov 2008/V.I./-/ereniku.net/
Nėntor 2008
Kadare: Ju tregoj kush ma dogji Nobelin
Eshtė kthyer pas 8 vitesh
nė qytetin e tij tė lindjes, nė Gjirokastėr. Gjeniu i letrave shqipe, Ismail
Kadare ka thyer heshtjen e gjatė, duke folur pėr herė tė parė mbi prapaskenat
qė lidhen me nominimin e tij pėr ēmimin Nobel. Nė takimin e organizuar nė ambientet
e Hotel "Ēajupi", shkrimtari u shpreh, se njė ish-diplomat shqiptar
ka qenė ai qė pengoi vlerėsimin e tij me kėtė ēmim. Kadare pohoi njė tė pathėnė
deri dje, duke pohuar se njė ambasador shqiptar nė Suedi u bė shkak qė ai tė
mos vlerėsohej me ēmimin e madh, por pa deklaruar publikisht emrin e diplomatit.
Enigma e lėnė nga Kadare, nė sallėn ku u organizua takimi mbi emrin e ambasadorit
qė guxoi kontestimin e dhėnies sė ēmimit Nobel, u "zbulua" nga vetė
miqtė qė shoqėronin shkrimtarin e madh. Bėhet fjalė pėr Bardhyl Kokalarin nga
Gjirokastra, i cili ka qenė ambasador nė Suedi gjatė viteve 1992-1995. Mėsohet
se Kokalari i kėrkoi zyrtarisht Komitetit tė ēmimit Nobel, qė tė mos vlerėsohej
me kėtė ēmim bashkėqytetari e bashkėkombėsi i tij, Ismail Kadare. Duke iu pėrgjigjur
interesit tė mediave, shkrimtari ka folur pėr shumė ēėshtje qė e kanė vėnė atė
nė qendėr tė polemikave dhe debateve kėto vitet e fundit. Po japim mė poshtė
tė plota pėrgjigjet e Ismail Kadaresė pėr pyetjet qė lidhen me prapaskenat e
ēmimit Nobel, pėrplasjen e tij me Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarėve,
raportin qė ka pasur shkrimtari dhe vepra e tij me diktatorin Enver Hoxha etj.
Z.Kadare, ju jeni nominuar thuajse pėr ēdo vit pėr ēmimin Nobel. Megjithatė
ende nuk jeni vlerėsuar me kėtė ēmim. Sipas jush, pėrse?
Njė ish-ambasador i Shqipėrisė nė Suedi, ka kundėrshtuar nominimin tim me kėtė
ēmim. Ky ishte njė veprim skandaloz, saqė edhe vetė shtypi u mor gjatė me kėtė
ēėshtje. E ē'ėshtė mė e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra.
Njė polemikė e gjatė dhe e ashpėr ishte ajo mes jush dhe Rexhep Qosen mbi identitetin
e shqiptarėve. A keni diēka tė re pėr tė shtuar mbi kėtė debat?
Debatet me Rexhep Qosen mbi identitetin europian tė shqiptarėve, janė tė njohura
nga shtypi dhe nuk kam asgjė tė re pėr tė shtuar. Kam shprehur mendimin tim
se jemi popull europian dhe duhet tė jemi pjesė e familjes europiane. Qose mendon
se jemi gjysmė pėrgjysmė. Nėse turpi nuk do na mbetet pėr ēmitizimin e figurės
sė Gjergj Kastriotit, do na mbetet pėr kėtė ēėshtje. Tė ngresh tezėn se njė
popull e ndryshon identitetin e tij pas njė pushtimi, ėshtė njė gjė e turpshme.
Si i vlerėsoni tezat historike tė hedhura pėrgjatė kėtyre viteve, njė pjesė
e tė cilave e ēmitizojnė figurėn e Heroit tonė Kombėtar?
Kjo dukuri ėshtė njė nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorė qė janė pėrpjekur
ta bėjnė kėtė gjė nė mėnyrėn mė tė pafytyrė. Problemi ėshtė shumė i thellė dhe
themelor pėr kombin shqiptar. Tė ēmitizosh figurėn e Gjergj Kastriotit, do tė
thotė tė bėsh sulm kundėr konceptit tė lirisė. Duan tė na mbushin mendjen se
Gjergj Kastrioti ka qenė njė figurė negative e historisė shqiptare. Kjo ėshtė
njė histori e vjetėr nė shėmtinė e saj. Ka pasur teza pėr kėtė ēėshtje. Teza
e parė ėshtė krijuar nga fqinjėt tanė rreth 200-300 vjet mė parė. Para tyre,
kėtė tezė e kishin ngritur turqit, se pėr ta, Gjergj Kastrioti ėshtė njė renegat,
tradhtar dhe armik. Ka pasur pėrpjekje dhe nga pjesa renegate e popullit shqiptar
qė janė bashkuar me kėtė tezė, se janė tė dėrrmuar nga kjo pjesė. Tė jesh kundėr
Gjergj Kastriotit, do tė thotė tė parapėlqesh robėrinė para lirisė dhe Shqipėria
do tė ishte vendi i parė nė Europė qė do ta bėnte kėtė. Vendi ynė do tė ishte
i pari nė Europė qė do t'i vinte njė njollė tė madhe dhe tė shėmtuar historisė,
qė nuk do tė hiqej nė shekuj. Njerėz perversė me shpirt pseudointelektuali,
janė bashkuar nė kėtė fushatė kundėr Gjergj Kastriotit, i cili ėshtė figura
qė simbolizon bashkimin e Shqipėrisė me Europėn. Fushatė mė tė turpshme nė histori
nuk ka pėr tė pasur dhe nėse e pranojmė, do tė jemi kombi mė pa dinjitet nė
Europė.
A jeni dakord pėr atė qė po quhet shpesh rivlerėsimi i figurės sė Enver Hoxhės?
Jam kategorik ndaj kėsaj ēėshtjeje. Europa ka kėrkuar ashtu sikurse edhe vendeve
tė tjera tė Lindjes, dėnimin e periudhės komuniste. Unė mendoj se ky ėshtė njė
proces qytetėrimi pėr kombin shqiptar. Nuk jam aspak dakord me idenė e rivlerėsimit
tė diktatorit komunist.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)/V.I./Liria/