Shqiperia
ime apo eshte Shqiperia e Edi Rames dhe Sali Berishese dielė, 19 qershor, 2011 at 11:15am shkruan: Ilirjan Blloshmi Shqipėria gjendet nė njė udhėkryq ku fati do tė varet nga kahu qė do tė zgjedhin udhėheqėsit politikė nė vend, ndėrsa Komisioni Europian nuk mund tė bėjė asgjė, pėrveē se tė pikturojė atė ēfarė do tė shohė deri nė 12 tetor. Nė fillim tė viteve 2006, kur shkova pėr herė tė parė nė GJERMANI, njė ditė tek barisja nė njė nga stacionet e metrosė te keti vendi, mė kapi syri njė pllakat tė madh qė mė tėrhoqi vėmendjen. Ishte monumenti i Leninit rrėzuar pėrtokė, kapur pas qafe me litar dhe nėn tė me shkronja tė mėdha fjalėt: Nuk ka perandori tė pėrjetshme. Miku qė mė shoqėronte e vuri re habinė time kalimtare dhe duke soditur edhe ai pllakatin, me gjysmė buzagaz mė pyeti: Pse a nuk ėshtė kėshtu? Ska dyshim qė kėshtu ėshtė, - iu pėrgjigja. - Asnjė shtet apo sistem shoqėror nuk i shpėton dialektikės sė historisė. Miku im, njė malėsor nga veriu i Shqipėrisė, i dashuruar e krenar pas atdheut tė dytė, nuk e ngau mė tej bisedėn. Tė gjithė ėndėrrojnė ! Ka njerėz qė ėndėrrojnė me sy hapur, ka njerėz qė ėndėrrojnė ndėrsa flenė duke hedhur shkelma, ka tė tjerė qė ėndėrrojnė pa dashje, madje duke e refuzuar ėndrrėn e tyre tė paqėllimtė. Kjo e fundit, zakonisht quhet makth.(kete te po shikojne shqiptaret per 20 vite demokraci) Tė tjerė e shohin edhe realitetin si njė ėndėrr, qė u kalon para syve pa kuptuar, njėsoj si njė film i gjatė plot ngjyra, qė edhe ekziston edhe nuk ekziston. Qeveria e korrupsionit kete nuk e thash une e thote opozita . Arritje ne luften kunder korrupsionit nuk e thash un e thote maxhoranca .Historitė me ėndrra janė thėnė e stėrthėnė nga ata qė quhen psikoanalistė. Ėndrra ėshtė njė gjė e bukur, madje edhe kur ėshtė makth. Ėshtė njė pjellė e fantazisė, gjėsė mė tė bukur qė ka shpikur ndonjėherė mendja e djallėzuar njerėzore dhe pikėrisht prandaj me tė merren tė tėrė, tė marrė, doktorė, filozofė, gra qė shikojnė filxhanin e kafesė, fallxhore rome, teto ndėr provinca tė harruara dhe kohėt e fundit edhe politikanė e njerėz tė mediave Nuk ėshtė ne qėllimi tim qe me kėtė qė do ta them mė poshtė ti detyroj tė tjerėt tė mendojnė si unė, kurrėsesi, por ama nuk mund ta marrė me mend se ka politikanė qė frikėsohen nga vdekja, se ka tė tillė qė frikėsohen ti bien malit pėrmes qoftė natėn ose ditėn, vetėm pėr ate se diku nė mes tė tij do hasėsh nė tė papritura, ose pse nė thellėsit e tij gjendėn puse kėnetash, ku ske rrugė tjetėr nga tė kalosh duke iu rėnė pėrmes. Mirėpo, tė mbytėsh nė kėnetat politike pėr shkak tė pėrkuljeve tė imponuara gjatė ecjes sė njeriut nėpėr labirinthėt e kėsaj bote, ėshtė padyshim vetėvrasje e rėndė, meqė se shpirti tė del prej gazepit, do tė pėrpelliqesh i tėri me baltėn e rėndė tė tyre qė ėshtė mjaftė vėshtirė qė ta pastrosh vetėn ndonjėherė. Ndonėse pėrzgjedhja e rrugės politike e cila ėshtė pėrplotė me rreziqe pėr shkakun se ke qenė kurreshtarė, ose pse nuk i ke parė mė herėt tė papriturat e saj, ėshtė verbėri, or shok?! Dhe, si tė mos jetė vėrbėri pėr politikanin i cili me vetėdije ose pa tė bie nė heshtje mediokre dhe nuk e gjykon me asnjė fjalė krimin e shumllojshėm i cili ndodhė brenda kombit tė cilit i takon, krim i llojllojshėm i cili ndodhė para syve tė tij, si nuk ėshtė vdekje pėr sė gjalli pėr ate i cili i thotė vetės i arsimuar e nė asnjė mėnyrė nuk e ngritė zėrin kundėr formave tė ndryshme tė dhunės e cila manifestohet brenda shoqėrisė pjestarė i tė cilės je edhe vetė, dhe pėr tė qenė tragjika intelektuale edhe mė e rėndė disa edhe e pėrkrahin ate, qoftė duke heshtur, qoftė duke iu bėrė ane. Si nuk ėshtė vėrbėri intelektuale dhe politike kur i shkolluari pajtohet dhe nuk lufton kundėr dukurive negative nė shoqėri si dhe kundėr tė kėqijave siē janė; gėnjeshtrat, shpifjet, tė pavertetat, dhuna nė familje, vrasja e fjalės dhe e mendimit tė lirė, mjerisht, edhe tė pėrgjakura gjatė viteve tė fundit, kundėr vrasjeve me motive hakmarrėse, etj, e qė tė gjitha kėto tė pėrdorura haptazi dhe shpeshherė si mjet disiplinues?! E, pra, ēmund ti thotė ndėrgjegjės sė vetė ai politikan i cili nuk e lufton as dukurinė e drogės dhe tė prostitucionit brenda shoqėrisė ku jeton, por e ulė kokėn duke u shtirė se nuk sheh asgjė se ēpo ndodhė nė afėrsi tė tij, i fut veshėt nė lesh dhe ecėn i lakuar rrugėve tė lagjės tė cilit fėmijtė i fishkėllojnė pas, e ai gjithnjė mbarohet duke harruar se ėshtė shqiptar! E nisa kete retospektive te keti shkrimi me nje ndjenje morali jo per faktin se nuk e pelqej politiken apo politikanet por per tu percjell nje mesazh sado simbolik qe ata te reflektojne .. Qe te gjithe jemi deshmitare qe gjatė kohėve tė fundit, e kanė polarizuar shoqėrinė shqiptare nė ekstrem, nė debatet midis njerėzve kam hasur, gjithnjė e mė shpesh, polemika tė mbėrthyera tek binomi Berisha-Rama. Ndėrkohė qė fanatikėt, militantėt e servilėt e tė dy palėve i kam parė tė verbuar edhe mė nė dashuri-servilizmin pėr liderin e tyre karizmatik, ata mė racionalėt e tė zhgėnjyerit jo rrallė i kam parė tė debatojnė edhe ata me emocione tė polarizuara mbi kėta dy personazhe, rreth temės se cili prej tė dyve ėshtė mė i rrezikshėm pėr demokracinė dhe lirinė, madje duke u shtyrė deri edhe nė peshimet se cili ndėr tė dy ėshtė mė delirant, paranojak, mitoman e megaloman. Kete jave pame nje tjeter fasade, vendimin e kolegjit zgjedhor per te percaktuar se kush do te jete kryebashkiaku i tiranse per kater vitet e radishes,(nuk me intereson se si eshte marre ky vendim i hairit apo i pahirit ajo qe me interson dhe me shqeteson eshte qe te funksionojne si duhen institucionet) Replikat jan nga me te ndryshmet vendimi i kolegjit tregoi se ekziston shteti ligjor gercet maxhoranca, Qytetari ka humbur besimin tek drejtesia therrasin avokatet dhe deputetet e PS Njė nga mė evidentet ėshtė se Rama po bėn 16 vjet nė politikė nga tė cilat, 10 i ka pasur nė pushtet. Bonaparti qėndroi 10 vjet nė pushtet, ndėrsa Hitleri vetėm 11. Sikur Rama tė fitonte edhe njė mandat tjetėr do regjistronte (ndoshta jo pėrfundimisht) 14 vjet nė pushtet . Po detyrohemi ti shėnojmė piketat e karrierės politike tė Rames, ashtu sikurse shėnoheshin dikur pėrvjetorėt e Partisė sė Punės dhe Enver Hoxhės nė malin e Dajtit, me numra romakė dhe musolinianė. Nga ana tjeter dime qė nė ditėt e para tė qeverisjes pas rėnies sė komunizmit, Berisha u shqua si njė autoritarist qė donte tė kapte dhe keqpėrdorte pushtetin e drejtėsisė. Me kėtė ai i bėri njė tė keqe tė madhe Shqipėrisė. Bėri qė ajo tė humbiste shansin e shkėputjes nga tradita e shėmtuar komuniste e partisė-shtet qė kontrollon dhe vendos pėr gjithēka. Nė sajė tė kėtij devijimi qė mban ekskluzivisht markėn politike tė Berishės e kompani, Shqipėria hyri nė rrugėn e pluralizmit dhe tė demokracisė, por jo nė atė tė lirisė. Mungesa e drejtėsisė sė pavarur, bėri qė demokracia nė Shqipėri tė distancohej shumė shpejt nga liberalizmi, zgjedhjet nga drejtėsia dhe pushtetet e dala prej tyre nga ligji dhe liria. Ishte ky zhvillim fatal qė e ka bėrė sot Shqipėrinė njė shtet aq tė korruptuar sa po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė tė ndash kufijtė mes mafies dhe politikės kete nuk po e them un por duhet te pranojme qe eshte realiteti. Shqipėria e Sali Berishės dhe Edi Ramės sot po vazhdon kapitalizmin anarkik, tė informalitetit Nė kapitalizmin anarkist shteti e ligji nuk kanė kontroll as mbi territorin as mbi ekonominė, pėrkundrazi ata punojnė thjeshtė nė interesa tė oligarkėve qė kanė kapur shtetin duke e mbajtur atė qėllimisht tė dobėt. Po kush humbet ketu? Si gjithmone populli e ha kete nuk po e them un por duhet pranuar po ju mos u merzisni sepse. Qė ne kemi njё shtet, pėrkundėr pėshpėrimave qytetare se te ne nuk ka njė tė tillė, kjo ėshtė e sigurt, por ka njė dallim, sepse pёrkundёr arsyes publike tё ekzistencёs sё tij, ky shtet funksionon nė formėn e njė organizmi privat. Njerėzit hanė, pinė, marrin frymė, gėzohen, nё verё edhe nё dimёr, marrin pjesё, shijojnё hapёsirёn dhe trishtohen pёr rrjedhėn e pashlyeshme tё kohёs, nėn hijen e ēadrės sė shtetit tё tyre. Fakti qё te ne shteti ngjan me njė biznes privat, nuk ėshtė aq i thjeshtė sa njė vėmendje aktorėsh, pėr tė mos qenė realitet Pėr mė tepėr nė zgjedhjet e fundme nė Shqipėri, deviza politike e sistemit tė dekoruar nga dyshja e Rama-Berisha nxori nė shesh argumentet e pamohueshme, se proceset demokratike nė Shqipėri janė vetėm njė maskė e rrezikshme e demokracisė sė premtuar, qė nė esencė nuk duron, as nuk pranon asnjė mendim a ide tė ndryshme, qė shfaqen nga tė tjerėt (qoftė edhe pėrbrenda kokės sė partisė perkates), qė janė nė funksion tė mbrojtjes sė interesit tė pėrgjithshėm tė kombit dhe tė shtetit, por kėto i shpallė frakcioniste, antikombetare dhe tė huaja pėr qeniet e tyre , tė normativizuar sipas logjikės utopiste-ideologjike dhe burokratike tė sistemeve totalitare, qė nė mėnyrė permanente prodhojnė vetėm dėshtime dhe divergjenca nė sferėn e normatives dhe reales, midis reales dhe sė mundshmes, midis programeve dhe veprave. Nė relacionet e kėtilla mjetet shndėrrohen nė qėllim, dhe stimulojnė ndėrgjegjėn se, qėllimi i justifikon tė gjitha mjetet, edhe nė rastet kur ato nuk janė nė pėrputhje me parimet e moralit qoftė indvidual, grupor apo kolektiv tė njė rendi tė caktuar shoqėror./Tirana Opserver/ereniku.net/ |