Unė nuk kam dalė
malit pėr tė mirėn time, por pėr tė mirėn e atdheut tim, pėr lirinė e popullit
tim! .
Nė ėshtė Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt ēėshtjen e kufijve tė tokave shqiptare,
Ballkani nuk do tė ketė qetėsi kurrė, dhe pėr kėtė faji do tė bie mbi ju e jo
mbi ne, qė do tė luftojmė pėrherė, deri sa tė ēlirohemi! .
Unė jam mirė kur ashtė mirė Shqipnia! .-
Isa Boletini
Isa Boletinit, kjo figurė markante, qė
zėnė vend tė pa diskutueshėm nė historinė e popullit shqiptarė krahas atyre qė
dhanė aq shumė pėr lirinė e atdheut tonė si Hasan Prishtina, Bajram Curri,
Ismail Qemali, Idriz Seferi e shumė tė tjerė. Isai u rritė me armė nė dorė,
jetoi me te, dhe plot njė jetė rrugėtoi me te drejt shtigjeve tė lirisė. Isai,
armėt e lirisė kurdo herė i kishte gati kundėr pushtueseve tanė. Lindur dhe
rritur nė Boletinin e tij tė lashtė, nė njė familje me tradita atdhedashurie,
trashėguar nga gjyshi Murseli dhe i ati Ademi, tė cilėt nuk kishin pushuar kurrė
sė reshturi pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Nė kushte dhe
rrethana tė atėhershme politike, ekonomike, por edhe rrethana tjera tė traditės
u rrit, burrėrua dhe u kalit Isa Boletini i cili tėrė jetėn e vet ia pėrkushtoi
atdheut.
Fuqitė e mėdha Evropiane me vendimet e tyre tė mbrapshta, rėnduan edhe mė shumė pozitėn tonė, duke mohuar tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje dhe duke ndarė tokat tonė nė favor tė shteteve fqinje! Mbledhja e zezė e Shėn Stefanit e pasuar mė vonė edhe me Kongresin e Berlinit ( 13 qershor 1878 ), ku i vunė thikat mbi tokat tona, megjithėkėtė, populli ynė liridashės kurrė nuk u pajtua ( as sot), me fatin tragjik tė ndarjes sė tokave shqiptare. Kėshtu, nėn trysninė e kėtyre rrethanave diktuese e rėnduese, edhe Isai, me gjithė se i ri nė moshė, ju bashkėngjit rrugės sė pėrpjekjeve pėr ēlirimin e atdheut me plot sakrifica. Ai pėr herė tė parė me armė nė dorė u ndesh kundėr pushtueseve tanė nė betejėn e Slivovės nė vitin 1881, si tė thuash, ai pėr herė tė parė ndjeu erėn e barotit, qė e pėrcolli atė tėrė jetėn.
Isa Boletini mes figurave tė mėdha tė kombit tonė tė cilėt kaluan dekadat maleve dhe dekadat metropoleve tė diplomacive tė mėdha nė shėrbim tė ēlirimit tė vendit tonė, me armėt e lirisė i goditi nė shtat lubitė e Hafėz, Mehmet, Qyrdi, Hilmi, Shemsi, Magjar e Turgut Pashave, Sulltanėt e Krajlėt e pangopur, ndėrkaq mė armėn e diplomacisė, goditėn Portėn e lartė tė Stambollit, Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė... befasuan Vjenėn, Selanikun, Parisin, Bukureshtin, Londrėn e deri nė Uashington! Isa Boletini, luftoi pa kompromis kundėr serbėve dhe malazezėve tinėzarė, tė cilėt pėr ta thyer Isanė e sulmuan me dhjetėra herė, duke ia djegur edhe kullėn e tij rrafsh me tokė... Mirėpo, populli ynė e ngriti kėtė kullė e ngriti dhe e bėri
edhe mė tė madhe se ēishte. Isai, me shėrbimin e tij qė i bėri atdheut, kullėn e tij e shndėrroi nė kullė Legjendė. Sė bashku me kullėn, po rritej edhe emri dhe heroizmi i Isait dhe i popullit shqiptarė nė pėrgjithėsi, qė po vritej e pritej pėr lirinė e vet. Pėrpjekjet e njė pas njėshme tė armiqve tanė tė ndryshėm, me dhelpėri e diplomaci pėr ta komprometuar Isain, duke i ofruar atij ofiqe tė larta, pasuri, flori, tokė e jetė Pashai, sikur shkuan kot, pasi qė Isai kurdoherė ua priste shkurt dhe qartė, duke iu thėnė :
Unė nuk kam dalė malit pėr tė mirėn time, por pėr tė mirėn e atdheut tim dhe pėr lirinė e popullit tim.
Me gjithė presionet dhe pėrpjekjet qė i bėnė Isait, duke e mbajtur pėr disa kohė edhe si lloj pengu nė Turqi, pėrpjekje kėto tė cilat shkuan kot, nga se Isa asnjė herė nuk hoqi dorė nga lufta pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ata provuan me tė gjitha joshjet e tyre, me pasuri e dredhi, se mos Isait po ia mbushnin mendjen qė ai tė qėndronte nė Turqi pėrherė?! Mirėpo, jo, Isai si gjithmonė qetė e me maturi, u pėrgjigj qartė:
Ju falėm nderit pėr kujdesin qė po mtregoni pėr mua, por ma i mirė ashtė pėr mua Boletini im me ata gurė e kepa, se sa e tanė Stambolla juaj. Isa Boletinin, lufta pėr liri tė atdheut e bėri strateg e diplomat, ai artin luftarak e pėrsosi me pushkė nė dorė nėpėr shkrepat e Kosovės martire, aty nė sa e sa beteja tė pėrgjakshme pėrballė lubisė Osmane dhe intrigave Serbo- Malaziase, kurse artin e diplomacisė e mėsoi nga tribuni Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Imail Qemali etj. Aftėsia e Isait prej luftėtari, dhe modestia e tij mė sė njerėzore e bėri atė edhe mė tė afėrt dhe mė me ndikim tek masat e gjėra popullore, prandaj ai i organizonte ato kurdoherė dhe pa as njė kundėrshtim, thjesht Isai posedonte dhunti prej luftėtari, strategu e diplomati, pa dyshim dhunti prej tribuni popullor.
Isai kontribuoi fuqishėm edhe nė pajtimin e gjaqeve dhe ngatėrresave tek populli ynė, me qėllim qė tė krijojė njė unitet sa mė tė madh kundėr armikut, dhe kėtė e bėri duke u nisur nga shembulli personal. Nė njė kuvend qė e kishte thirrur vet Isai, ishin tubuar shumė burra tė asaj ane. Isai vėrejti se aty po mungonte Ahmet Shtitarica dhe pyeti: Burrani, ku ėshtė Ahmeti?. I thanė se nuk kishte pasur guximin tė vinte, nga se ia kishte borxh gjaku! Ta sillni kėtu me njė herė!- urdhėroi Isai, duke shtuar:
Gjak borxh sot na ka vetėm anmiku ynė, ne jena vėllazen e duena me u bashkue e me dek pėr liri tė vatanit... Ai qė mas sotit ngreh pushkė ndėr veti, ka me kenė bash hasmi ynė!... Isa Boletini, ndėr beteja tė pa rreshtuar e detyroi disa herė portėn e lartė qė tė bėj lėshime. Ai e pengoi hapjen e konsullatės ruse nė Mitrovicė, duke likuiduar edhe konsullin e saj Grigori Shēerbinin tė cilin e vrau luftėtari i shquar Gjilanas Ibrahim (Halit) Popoci .
Nė pamundėsi tė pėrvetėsimit tė Isait, xhonturqit i vunė pėrpara njė sėrė sprovash tė rėnda, madje duke ia marrė tė dy djemtė peng, Halitin dhe Tafilin. Isai i palėkundur me kėtė rast u pėrgjigj:
Jam ba gati qė tė dy djemtė e mi ti bėj kurban pėr atdhe, por jo edhe me ia puthun dorėn anmikut tė popullit tim!...
Isa Boletini sė bashku me Idriz Seferin, Ramadan Zaskocin, Hasan Ferrin, Dem Jusufin, Elez Hoxhėn, Hasan Hysė Budakoven e shumė trima tė tjerė morėn pjesė nė dhjetėra beteja pėr shpėtimin e atdheut, ndėr betejat mė tė pėrgjakshme qė Isai qėndroi pa tundur, ishte ajo pėr ta mbijetuar grykėn e Carralevės. Nė kėtė betejė Isai tregoi aftėsitė e njė strategu tė vėrtetė. Me 18 maj 1912, nė njė kuvend qė u mbajt afėr Vushtrrisė, ku ishin tubuar edhe krerė nga Dibra e Shkodra, madje ishte prezent edhe vet sekretari personal i Ismail Qemalit, Isai mbajti qėndrim tė prerė:
Asht i domosdoshėm zgjanimi i kryengritjes sonė nė tokat shqiptare, sot nuk ka me ba sehir, tė tanė duhet me luftue qė tė ēlirohemi sa ma parė!...
Isa Boletinin, lubitė Osmane disa herė e rrethuan me qėllim qė ta likuidonin, atė kėtė nuk e arritėn dot- ndodhte qė Isai edhe plagosej nė luftė e sipėr, por qė kurrė nuk dobėsohej morali i tij luftarak. Ishte i pa thyer dhe shokėve u jepte kurajė siē e thotė edhe kėnga popullore:... Po i lidh plagėt me maramė bini shokė ta bajmė piskamė jem shqiptarė sdorzohna tgjallė pa na ra zjarmi nė qafė. Me 1912 Edit Durham shkruan:
Isa Boletini ishte njė udhėheqės i mirė, i zgjuar dhe humanist i madh i cili donte vetėm lirinė e tokave shqiptare. Luftėtarėt e tij nuk urrenin popujt e tjerė, thjesht, ata dėshironin lirinė pėr popullin e vet
...Ismail Qemali, me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė sė cunguar, kur mori lajmin se po vinte Isa Boletini, mori flamurin dhe i doli vet pėrpara, duke i thėnė:
I madhi Isa, luftėrat tuaja ishin bazė e pėrpjekjeve tė mia pėr pavarėsinė e Shqipėrisė!. Nė prill tė vitit 1913, delegacioni ynė mbėrriti nė Londėr, ku po zhvillohej Konferenca e ambasadorėve. A. Herbert shkruan:
Isa Boletini ishte figura mė piktoreske e kėtij delegacioni dhe e quajti atė Robin Hudi shqiptar!
Nė maj tė kėtij viti Isa Boletini u shpreh qartė edhe kundėr vendimeve tė kėsaj konferencė duke ju thėnė:
Nėshtė se Evropa nuk do ta zgjidhte drejt ēėshtjen e kufijve tė tokave shqiptare, Ballkani nuk do tė ketė kurrė qetėsi dhe pėr kėtė faji do tė bie mbi ju e jo mbi ne, qė do tė luftojmė pėrherė deri sa tė ēlirohemi!.
Nė kohėn kur ushtria Austriake po pėrgatitje pėr tė pushtuar Podgoricėn, forca tė mėdha policore malaziase tė ndihmuara edhe nga konsullata Franceze, tradhtisht e vranė Isa Boletinin me 23 janar 1916 sė bashku me dy tė bijtė e dy nipat e vet si dhe me shokėt e tij: Hajdar e Idriz Radishevėn dhe Nesim Nimanin. Vrasja e pa besė ia ndėrpreu Isait jetėn nė kulmin e veprimtarisė luftarake e diplomatike, ishte vetėm 52 vjeēar... Ai sfidoi tė gjitha kurthet qė armiqtė ia kishin pėrgatitur, dhe me guxim vazhdoi sė marshuari drejt rrugėve tė lirisė. Ai kundėrshtoi fuqishėm vendimet e pa drejta tė Konferencės sė Londrės pėr copėtimin e tokave shqiptare nė dobi tė shteteve grabitqare fqinjė. Ai thoshte:
Unė jam mirė kur ashtė mirė Shqipnia!...
Me rastin e 50 vjetorit tė Shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė 1962, shteti Shqiptar Isa Boletinin e shpalli Hero tė popullit. I tillė ishte Isa Boletini, pishtar i lirisė dhe udhėrrėfyes pėr brezat e ri- Hero i popullit shqiptarė! /23.01.2008,Mehmet BISLIMI/
|
Komente: A mund tė varroset Isa Boletini nė fshatin e tij? |
|
|
|
Postuar nė 09-02-2007 nė orėn 05:10:46 PST nga
lajmi
|
...nga Dardania.de:
Isa Boletini renditet
dhe vlerėsohet si njė ndėr figurat mė tė njohura tė lėvizjes pėr liri e pavarėsi
kombėtare dhe si njė personalitet i lartė i tė gjitha kohėrave.
Isa Boletini lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė vitin 1864. Duke u lindur
dhe rritur nė njė familje me tradita tė larta patriotike e atdhetare, qė gėzonte
autoritet nė tė gjithė rrethinat e Kosovės, qė nė moshė tė re merr pjesė si
luftėtar i Lidhjes sė Prizrenit nė betejėn e Slivovės. Isa Boletini mė 28 Nėntor
1912 sė bashku me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin ngritėn nė Vlorė flamurin
Shqiptar tė pavaresisė. Nė kryengritjen e Carrlevės dhe nė kryengritjet kundra
turqve ka udhėhequr forcat duke qenė komandat i tyre, nė vitin 1913 ka qenė
anėtar i delegacionit shqiptar nė Londėr, ku dhe ka protestuar me forcė kundra
grabitjes sė tokave etnike tė Shqipėrisė. Nė janar te vitit 1916 vritet pabesisht
vetė i tetė nga forcat terroriste serbo-malazeze nė Podgoricė.
Pėr familjen e Boletinėve nuk do tė mjaftonin vetėm mizoritė e masakrat serbe
por ato do tė pasoheshin edhe nga persekutimi komunist nė Shqipėri. Dhe ishte
pikėrisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrės i bėn atentat tė birit
te Isės, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinė ushtarake dhe kishte qenė
Komandant i Njėsive qė mbrojtėn Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja
u bė me urdhėr nga jashte nė bashkėpunim me komunistėt shqiptar.
Nė vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston tė shoqen e Ademit, Adile Boletini
(Bekteshi) me akuzėn pėr veprimtari armiqėsore kundra pushtetit popullor. Mbas
tre muaj nė hetuesi ku u torturua ēnjerėzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli,
dėnohet me 5 vjet heqje lirie, vite kėto qė i kreu plotėsisht. Nė vitin 1947
Ismet Boletini, nip i Isės, mbasi ngre flamurin shqiptar nė trenin Mitrovicė-Beograd,
arratiset pėr Shqipėri, por kėtu dėnohet me 8 vjet burgim dhe vuan dėnimin nė
burgun e Spaēit. Tafil Boletini, i nipi, bashkėluftėtar i Isės, megjithėse i
moshuar, lidhet me tela dhe u dorėzohet jugosllavėve.
Nė Kosovė, i biri i Isės, Asllani var veten nė burgjet titiste, ndėrsa djemtė
e tjerė duke luftuar me armė nė dorė kundėr serbo-malazezėve, vriten dhe ekspozohen
pėr terror nė mes tė Mitrovicės, kurse Skėnderi pushkatohet nė Tivar. Nė vitin
1943 pushkatohet pa gjyq nė Prizren i riu Rasim Dajēi, nip i Isės, nga forcat
sllavo-komuniste me nė krye Shefqet Peēin. edhe ky ushtarak i lartė, akademist.
Njė tjeter nip i Isa Boletinit, qė dėnohet nga diktatura komuniste nė Shqipėri,
ėshtė edhe shkollari akademist Enver Dajēi, zotėrues i gjashtė gjuhėve tė huaja
dhe si njė ndėr firmėtaret e parė qė nėnshkruan Rezolucionin pėr Pavarėsinė
e Kosovės nė dhjetor tė vitit 1943.
Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti njė nip tjetėr i Isės, dėnohet me vdekje, Muja
dhe Kapllani arrestohen dhe dėnohen me nga 20 vjet nė burgjet serbe. Nje nip
tjetėr vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit nė Mitrovicė. Ali Boletini,
nip i Isės, dėnohet me 20 vjet burgim dhe mė pas arratiset pėr Shqiperi.
Kėto vrasje e persekutime ndėr breza me rradhe mbi familjen e Heroit Isa Boletini
dhe tė qindra e mijra shqiptarėve nga dora makabėr e sllavo-komunizmit shqiptar
dhe atij jugosllav deri nė ditėt e sotme janė fakte e dokumenta rrėnqethėse
tė popullit tonė, qė pėrveē vuajtjes dhe dhimbjes qė kanė brenda, kanė lėnė
gjurmė tė thella nė historinė e saj. Nė ēdo pėrvjetor tė shpalljes sė pavarėsisė
krahas patriotėve tė tjerė pėrkujtohet edhe figura burrėrore e luftėtarit tė
madh kombėtar Isa Boletini.
SI U VRA TRADHETISHT ISA BOLETINI NĖ PODGORICĖ
Mbreti i Malit tė Zi Nikolla shumė herė para diplomatėve tė akredituar nė Cetinė
shprehej se Mali i Zi pa Shkodėr nuk mynd tė jetojė! Ai nė fillim tė Luftės
sė Parė Botėrore kishte pushtuar Shqipėrinė e Veriut (Malėsinė e Shkodrės).
Nė mbarim tė qershorit tė vitit 1916 ushtria e tij hyri nė Shkodėr, tash dhe
herėn e parė me 1913. Konsulli franēez me anėn e Prenkė Bibė Dodės e ftoi Isėn
dhe i thotė: Tė fton ambasadori francez nė Cetinė, sipas urdhėrit tė ministrisė
sė Punėvė tė Jashtme dhe na porositi t`ju pėrcjellim me anije lufte nė ēdo vend
neutral qė Ju dėshironi. Ushtria malazeze e komanduar nga gjenerali shqiptarėve
Radomir Veshoviq, i cili bėnte krime ndaj patriotėve shqiptarė. Njė numėr i
madh patriotėsh i interrnoi si: Mehmet Pashė Drallėn, Hil Mosin, Aqif Pashėn,
Luigj Gurakuqin e shumė tė tjerė nė Podgoricė e vende tjera tė Malit tė Zi.
Me kujtimet e veta i nipi i Isa Boletinit, sipas autorit
S. Luarasi, Tafil Boletini nė mes tjerash thotė: Na tue qenė nė Konsullatėn
franceze shihnim konsullin e Malit tė Zi, A. Martinoviqin, tė takohej me konsullin
francez.... Konsulli francez, mbas njė jave, thotė Tafili, i thotė axhės: Tashti
si Shkodra si Cetina njėsoj asht. Ju duhet me shkue nė Cetinė. Ambasadori ynė
atje ka me me i rregullue pėr ndonjė shtet neutral.
Isa Boletini edhe pse e njihte mirė politikėn e Malit tė Zi, pėr fat tė keq
u tradhtua nga konsulli francez Bikok dhe pranoi tė shkoj nė Cetinė. Atje e
pat ftuar gjenerali Filips, nė atė kohė atashe ushtarak i Anglisė nė Cetinė,
kurse mė vonė ish komandant i ushtrive ndėrkombėtare nė Shkodėr. Ai i tha: Tė
vijė mysafir nė Ambasadėn e tyre, dhe ta nxjerrė nga Mali i Zi me aeroplan jashtė
Malit tė Zi. Isa Boletini iu pėrgjegj se kishte qenė nė konsullatėn e tyre
nė Shkodėr, por e kishte gjetur tė mbyllur. Ai i tregoi, pėr fat tė keq se e
kanė ftuar francezėt mė parė, dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė shkelte bukėn e
bujarit! Por, ky i fundit nuk ishte bujar, por tradhėtar. Ai ia dorėzoi Isa
Boletinin me shokė Qeverisė sė Malit tė Zi e cila menjėherė e internoi. Mali
i Zi pak gjėra bėnte pa dijeninė e Rusisė e me siguri edhe kėtu do tė jenė gishtat
e saj, si hakmarrje pėr ngjarjet e vitit 1903 nė Mitrovicė, ku u vra Konsulli
rus i cili ishte vu nė krye tė ushtrisė osmane nė luftė kundėr shqiptarėve kryengritės!
Po ashtu Isa Boletini nuk ishte pajtuar me shumė dėshira tė Cetinės dhe Beogradit.
Isa me shokė pėrsėri u dėrgua nė Nikshiq ku ishte strehuar herėn e parė me 1911,
por tani me qėllime tjera tė errėta. Njė natė sa ishin nė Nikshiq, filloi njė
shamatė nė mes tė ushtrisė nė njėrėn anė dhe xhandarmėrisė nė anėn tjetėr. Ēėshtja
e konfliktit ishin kosovarėt. Aty u ndanė dysh, kush ėshtė kundra dhe kush pro.
Rolin kryesor e luajti pronari i shtėpisė sė banimit,
z.V. Zllatari, i cili kishte pėrkrahje nga opozita e mbretit Nikolla ose simpati
ndaj Boletinit dhe trimėrisė sė tij, ose pėr interesat e veta. Por, mė nė fund
e mbrojti Isa Boletinin me shokė nga ekzekutimi i ushtrisė. Tė nesėrmen ushtria
mori me vete kosovarėt dhe mbėrrini nė Danillovgrad. Pas pak ditėsh, sipas kujtimeve
tė Tafil Boletinit erdhėm nė Podgoricė. Kėtu u vendosėm nė shtėpinė e Lumo-viqit.
Kapterri qė ishim nė kompetencėn e tij thoshte se aty nuk ka vetėm njė vend
fjetjeje, edhepse ishin dy tri dhoma! Kėta kanė protestuar qė tė jenė tė gjithė
sė bashku pėr arsye se ishte Isa i sėmurė. Nė fund kėtu bashkė me Isėn ishin
strehuar edhe Tafili dhe Abdulla Maxhuni. Natėn e dytė organet ekzekutuese donin
ta vritnin Isėn me shokė, por kėtij krimi iu kundėrvua kapterri i cili e ktheu
mbrapa kapitenin e grupit tė ekzekutimit. Isėn e kishte lajmėruar Abaz Selaci
se ēka e pret. Tafili nė kujtimet e cituara thotė: M`u dhimbke axha kur thoshte:
Ah, mos t`u kisha ju me vete sa me qef do t`u linja shpirtin nė dorė. Unė i
kam edhe gjashtė djem tė tjerė e s`kam gajle, po mė dhimbeni ju tre nipat qė
nuk leni mashkull nė shtėpi dhe ajo nanė e shkretė qė jet pa djem ! I thashė
aty pėr aty: Axhė, pėr kėtė punė aspak mos u mėrzit. Nė qoftė se thanė qė ne
tė tre vllaznit tė vdesim pėrnjėherė, ani pra le tė bahet ! Kudo tė ishim larg
njani-tjetrit, vdekja do tė na gjente, pra ma mirė me vdekė gjithė bashkė, kėtu
ndaj teje me nerė. Kėshtu ishte zhvilluar dialogu nė mes tė nipit dhe axhės,
heronjve tė Kosovės, qė ėshtė edhe shembulli mė i madh i rinisė kosovare pėr
gjakun qė po derdhė edhe sot pėr liri. Nė atė kohė nė Podgoricė propaganda e
ndytė e qarqeve qeveritare kishte hap parullėn: Kaēakėt duan ta djegin Podgoricėn...!,
Prandaj pronari Lumoviq i kishte thėnė Isasė: Fati iu pruni nė konakun tim
pėr me shpėtue shtėpinė dhe pasurinė qė duen me plaēkitė e me djeg Podgoricėn!
Herė pas here i ftonin tė paraqiten nė zyra ushtarake. Ēdo herė zyrtarėt na
thonin tė vinim mbas dreke. Ditėn e tretė, me 23 janar 1916, tė dielėn pėrsėri
na ftuan nė Ministri tė Luftės, rrėfen Tafili, te gjenerali Veshoviq, i cili
gjithashtu pėrsėriti fjalėt: Tė vini mbas dreke. Ushtria austriake kishte
hyrė nė qytet. Detyra e mbajtjes sė qetėsisė i ishte besuar kriminelit tė njohur
Savo Llazareviqit me dy batalionė xhandarė. Sipas fjalėve tė Tafilit, rreth
80 xhandarė kishin rrethuar nė tė dy anėt urėn mbi lumin Ribnicė, karshi Prefekturės,
afėr kishės katolike.
Qyteti ishte i mbyllur, pushtet mė s`ka. Dy vėllezėrit e mi, Jonuzi dhe Haliti
me Hajdar Radishevėn, po ktheheshin pėr nė shtėpi te axha, thotė dėshmitari
i tragjedisė Tafili. Patrulla nė krye tė urės, qė po priste ardhjen e axhės,
i ndali me urdhėr tė oficerit. Xhandarėt gati me pushkė pėr tė shti pyetėn:
Kush ėshtė Isa Boletini? Mos shtini se nuk ėshtė me kėta. Kur dėgjoi Jonuzi
shpjegimet qė iu dha oficeri xhandarėve, kishte vrapuar tė kalonte urėn pėr
ta lajmėruar Isėn se ēka kishin pėrgatitur pėr tė. Po pasi e kishin nxanė urėn
kėta tė tre i futėn nė njė shtėpi me roje.
Tue qenė se ura u mbyll, ata nuk u dukėn deri sa hypėn nė urė. Me t`u dukun,
u dha shenjė: Qe Isa Boletini! Dhe mbrapa tij e nxunė edhe hyrjen, rrėfen
Tafili: Axha me Jonuzin e shokėt u rrethuan nė tė gjitha anėt. Oficeri komandues
me zė tė lartė i thirri: Dorėzoni armėt! Dhe axha: Jo besa s`ja kam dorėzuar
as kralit as mbretit. Dhe nxorri shpejt naganten. Pėr rrėfimin autentik pėrsėri
po japim fjalėt e Tafilit: E para shtėnė qe e Niko Buriqit. Nė flakė tė kėsaj
pėrpjekje shtinte axha dhe shokėt e tij pėrreth me nga dy revole nė dorė sa
i zbrazėn tė gjithė fishekėt. Djali i axhės Halili qė erdhi nė atė ēast tok
me Idrizin u vra me njė bombė qė ia pat marrė Niko-xhandari. Kėtu u vra Isa
Boletini vetė i teti: tė bijt dhe Zahidi, dy nipat-Jonuzi dhe Halili, pastaj
Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isasė, djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Blini
dhe Myslim Niman Bala nga Isniqi. Si do tė shohim nė vijim, burimet e kohės
thonė se edhe pala sulmuese pati tetė tė vrarė dhe disa tė plagosur, por numri
i tyre nuk ėshtė gjetur nė dokumenta tė cilat i shfrytėzova pėr jetėshkrim tė
Boletinit me shokė, qė ėshtė vetėm njė shėnim i shkurtėr, sepse pėr tė ėshtė
shkruar shumė dhe nė tė ardhmen do tė shkruhet edhe mė shumė.
Njė kronikė malazeze e asaj kohe nė mes tjerash thotė:
Fillimi i Luftė sė Parė Botėrore dhe okupimi i Malit tė Zi nga Austria e gjeti
Isėn nė Podgoricė. Ka banuar nė anė tė majtė tė lumit Ribnicė, nė qytetin e
vjetėr-sot bulevardi B. Jovanoviq, nė shtėpi tė Lumoviqit. Ministri i ushtrisė
malazeze Radomir Veshoviq ka mbetur nė Podgoricė nė zyrėn e Drejtorisė sė Qarkut
deri sa tė nėnshkruaj kapitullimin e ushtrisė. Ai ka menduar qė tė organizojė
luftėn guerile, dhe pėr kėtė qėllim ka menduar qė Isa mund ta ndihmojė, por
vetėm nė qoftė se do ta vejė nėn komandėn e vet. Pėr kėtė arsye ai kishte urdhėruar
qė tė ftohet Boletini me gardėn e tij pėr t`i ēarmatosur. Kronisti mė vonė shkruan
se pėr kėtė ēėshtje erdhi mė vonė deri nė mosmarrėveshje. Nė qoftė se ka ndodhur
kėshtu pse ata do ta vrisnin qė mė pėrpara gjatė internimit nė Nikshiq dhe Danilovgrad?
Pobjeda e pėrditshme nga Titogradi, mė 26. maj1980 e botoi kronikėn e atėhershme
ku thuhet se ngjarja ishte mė 19 janar. Kurse Tafil Boletini sipas Luarasit
dėshmon se ka qenė me 23 janar, si u shėnua nga historianėt shqiptar. Kronika
e vjetėr thotė se Boletini kishte dėrguar katėr veta si pararojė. Ata kur e
panė se kanė ra nė rrethim hynė nė zyrėn e parė nė tokė dhe u mbyllėn. Kanė
shti nė njerėz nė rrugė! Nga ana tjetėr erdhi Ilija Spasojev Popoviq dhe hodhi
njė bombė dhe ata u vranė?! Banesėn e Isės nga Drejtoria e Qarkut e ndante lumi
Ribnicė. Ai ka dalė nga banesa dhe ka mėsy ta kalojė urėn. Pas tij kanė shkuar
njerėzit e tij. Njėri nga garda e tij sygjeroi: Nuk shkoj, po prit! Gjashtėdhjetė
metra nga Drejtoria e pa se ėshtė i rrethuar. Ka nxjerrė mauzerin nga brezi
dhe ka filluar tė shtijė nė rrugė... Ka vra disa zyrtarė dhe disa viganė
ekstrem-nacionalistė?! Tė rinjtė qė kanė sulmuar nga doganagodina e vjetėr
e Pobjedės e qėlluan dhe ai ra vdekur. Po ashtu u vranė edhe garda e tij nė
urė. Kronisti i kėtyre ngjarjeve ka harruar se nė vend tė rinisė ishte xhandarmėria
ushtarake e mbretit Nikolla, mė i keqi lloj njerėzish nė shėrbimin shtėtėror.
Ata bėnin dhunė edhe ndaj popullit tė vet, jo vetėm tė huajve.
Nė skicėn pėr biografinė e vet kėtė ditė zie tė popullit shqiptar e cek edhe
Millovan Gjillas, njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Titos nė ish-Jugosllavi,
pastaj disidenti numėr njė nga Bota komuniste nė Perėndim. Nė librin e tij
Land Without Justice, New York ( Toka pa zakon ) f. 51 etj. shkruan: Sipas
kujtimeve tė babait tė tij Nikolla Gjillas, kapiten i policisė famkeqe tė lartėpėrmendur
Lufta me vullnetarė tė Isasė nuk zgjati shumė edhe pse ai u mbrojt heroikisht.
Nė sulm u vra udhėheqėsi e me tė edhe tė afėrmit e tij. I plagosur rėndė ėshtė
ēuar nė gjunjė, edhe pse i pafuqishėm tė mbajė pushkėn, ka shti me revolver,
me dėshirė qė sa mė shtrenjtė tė paguaj jėtėn e vet... Millovan Gjillas, nė
vijim i pėrsėrit fjalėt e atit Nikollė: Kam vrapuar nga ai, por shqiptari trim
i pafrenuar e mbėshteti revolverin nė dorėn e majtė tė tij, por nuk pati kohė
qė ta zbrazė. Njė ushtar ia shpejtoi dhe ai ra. Pėrsėri babai ka shpejtuar te
Isa. Ai e ka shikuar me sy tė pėrgjakshėm. Ka fol diēka nė gjuhėn e vet por
babai nuk e ka marrė vesh.
Gjillas shton: Babai e mori mauzerin si kujtimin mė tė madh! Ai nė tjetėr
vend flet se Nikolla Gjillas e pagoi kėtė kujtim me kokė nė vitin 1941 pėr hakmarrje!
Autori i kėtij libri me hollėsi njofton pėr veprat kriminele dhe gjenocidin
e babait tė vet me kolegėt e tij xhandarėt e mbretit Nikolla ndaj popullit shqiptar
dhe atij mysliman.
Nė afėrsi tė kufirit shqiptaro-malazez, nė mes tė Tuzit dhe Podgoricės, nė Cem,
nė varrezat kolektive myslimane tė qytetit pushojnė eshtrat e kryetrimit, personalitetit
dhe protagonistit tė shquar tė Lėvizjes Nacional-ēlirimtare. Sė pari u varros
nė jug tė qytetit tė Podgoricės, mė 25 janar 1916, ku morėn pjesė tė gjithė
shqiptarėt dhe bashkėluftėtarėt e tij. Fjalėn e pėrmotshme e mbajti Nasuf Dizdari
nga Shkodra. Vdekja tragjike nuk e shkėputi shpirtin, shpresėn dhe mesazhin
e tij nga populli ynė. Ai duhet tė jetė inspiracioni mė i madh i brezave tė
ardhshėm. Ai shfaqet nė skenėn e luftės shqiptare me moton: Mė mirė vdekjen
se robėrinė!