Nga bashkėpunėtorėt e ERENIKUT
www.ereniku.net
Tė dashur vizitorė, te gjitha punimet e bashkėpunėtorėve tanė,
dhe atyre qė na shkruajnė letėr edhe pėr herė tė parė, te cilat mund t'i lexoni
nė kėtė rubrikė speciale, tė rezervuar vetėm pėr ta, do tė botohen pa kurrfarė
ndėrhyrje tė redaksisė sė erenikut, ngase mendojmė, se vetėm ashtu, ruhet origjinaliteti
i mendimit dhe fjalės sė tyre tė shprehur dhe tė publikuar nė opinionin e gjėrė.
/Ereniku nuk mbanė kurrėfarė pėrgjegjėsie./
Shqipėria nuk mund tė jetė e cliruar, nėse Ēamėria dhe trevat e tjera tė saj janė ende tė pushtuara
7 korrik 2008

Kėze (Kozeta) Zylo
Vendimet famekėqe tė Konferencės sė Londrės, mė 1913, ishin njė ogur i zi pėr Kombin shqiptar, ogur qė miliona shqiptarė e ndjejnė ende mbi shpinė.
Absolutizmi i vendimeve tė tyre, bėri qė Kosova, Mali i Zi, Dibra, Camėria t'i shkėputeshin trupit meme Shqipėrisė, dhe t'ju dhuroheshin padrejtėsisht shovinistėve fqinjė.
Si rrjedhojė, pushtimi i kėtyre trevave bėri qė tė ushtrohej njė genocid i paparė nė historinė e njerėzimit, me raprezalje, vrasje, gjak, pėrdhunime
Pėr kėto le tė kujtojmė se ēfarė ndodhi nė fund tė shekullit tė kaluar me Kosovėn martire, ku ultranacionalistėt serbė me Sllobodan Millosheviēin nė krye, ushtruan njė genocid tė pashembullt ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Atje u bė njė spastrim etnik, u bėnė krime tė tmerrshme, qė kurrė mendja njerėzore nuk mund t'i marr me mend, ato i ndjen vetėm populli i Kosoves, qė iu vranė, pėrdhunuan, masakruan, prindėrit, gratė, fėmijet e tyre, dėshmi kėto tė jetuara dhe tė para me sytė e tyre.
Sidoqoftė, Kosova mė nė fund e fitoi Pavarėsine, falė Luftės heroike tė UCK-s me popullin e saj luftėtar dhe diplomacisė Amerikane, njė mike e pėrhershme e Shqipėrisė!
Kurse Camėria, ėshtė njė plagė qė kullon cdo ditė gjak, pėr rrjedhojė Shqipėria, nuk mund tė quhet e shėruar, nė rastin konkret akoma nuk ėshtė e ēliruar.
Historia e kafshuar
Shoqata "Ēamėria" nė New York me kryetar z.Sali Bollati, u mblodhėn pėr tė pėrkujtuar viktimat e dhunuara barbarisht nga genocidi grek, me nė krye gjeneralin famėkeq Zervėn, qė udhėhiqte banden kriminale pė tė ushtruar spastrimin etnik nė krahinėn e Ēamėrisė.
Nė mjediset e Institutit "Gjergj Kastriot Skanderbeg" me pronar z.Rrape Ruci, kishte ardhur komuniteti cam per tė pėrkujtuar kėtė ngjarje nga mė tronditėset, pėr tė pėrkujtuar 27 Qershorin e vitit 1944. Kjo ditė e zezė pėrkon me dhunėn, vrasjet ēnjerėzore dhe dėbimin me forcė tė popullit ēam nga Krahina e Ēamėrisė.
Z.Sali Bollati njė intelektual dhe aktivist i palodhur i cėshtjes shqiptare dhe atė ēame, qė mbeti jetim qysh nė moshėn 7-vjecare, nga dora gjakatare e Zerves, na drejtoi nė mjedisin ku do tė shfaqej njė video me dėshmitė e popullit ēam pėr kėtė masakėr barbare!
Aty na uronte mirėseardhjen dhe z.Senko Brahimi sė bashku me familjen e tij, njė tjetėr aktivist i ēėshtjes ēame, i cili me punėn e palodhur tė tij po na njeh me barbarizmin e gjeneralit Zerva, ushtruar mbi popullsinė e pafajshme ēame!
Ndėrsa shikoja dhe dėgjoja tė filmuara dėshmitė e mjaft grave dhe burrave ēamė, valėngjethjeje dhe drithėrrima me pėrshkonin tėrė trupin, pėr cfarė ata kishin parė, pėr tmerret qė vazhdojnė t'i kenė akoma nė sytė e tyre.
Fatkeqesisht kėto dėshmi nuk na janė dhėnė mė pėrpara nga diktatura, nuk i kemi mėsuar nė librat shkollorė, kjo heshtje totale e saj pėr krahinėn e Ēamėrisė bėn qė tė pohosh se: vetė ne e kemi mohuar mė sė pari veten, kėshtuqė duke mohuar vetėveten, grupeve terroriste u lind e drejta ekskluzive pėr tė ushtruar kėto masakra qė kanė ndodhur nė krahinat e saj, pushtuar padrejtėsisht nga shovinistėt fqinjė!
I dėgjoja me njė gjendje emocionale tepėr tė ngarkuar, dhe nuk kishte sesi tė mos ndjeja historinė e popullit tim nė rrugėt e cakėrdisura tė mėrgimit, njėhistori tė kafshuar, tė ndukur sipas epsheve tė historianėve qė i shėrbyen diktaturės dhe qė na e servirnin historinė vetėm brenda bunkierit komunist!
E si ta kuptonte brezi im qė filloi tė ushtronte profesionin nė fusha tė ndryshme, pas viteve 81, veēanėrisht kėtu flas pėr arsimin, meqėnse jam vetė e ketij profesioni, kur kėto nuk shkruheshin, nuk thuheshin, por historia shkruante se si zbuloheshin armiqtė, puēistėt e Kombit, ose gjithė populli duhej tė ishte ushtar dhe tė mbronte vendin nga imperializmi amerikan, imperializėm qė s'e pushtoi kurrė, pėrkundrazi e ēliroi Kosoven, vendin tim nga kthetrat e Serbisė.
Megjithatė, ne qė kemi qenė jashtė burgjeve, jemi tė gjithė mėkatarė, pėr ēfare ka ndodhur me historinė tonė, me bashkatdhetaret tanė, qė u kalbėn burgjeve, u internuan, u vranė, ose shumė intelektualė u dėbuan nga Atdheu dhe nuk u lejuan kurrė, tė vinin nė tokėn qė i lindi dhe rriti ata!
Por sot nuk dua tė largohem nga tema, pavarėsisht se dhe kėto qė pėrmenda mė lart janė nė funksion tė historisė sonė tė shtrembėruar dhe tė pėrēudnuar nga diktatura bizantine!
Populli Ēam dėshmon
Nė video jepeshin me filmime tokat e pasura tė Ēamėrisė, liqenet, pyjet, shtėpitė e bukura me njė arkitekturė tė pėrsosur, por qė fatkeqėsisht tashmė janė nė duart e shovinistėve grekė.
Kėshtu gruaja e moshuar dėshmitare e masakrės, znj, Fatime Isufi, Filat dėshmon:
Kam parė tmerre me sy, mos i paftė as hasmi, kur na dėbuan mė 27 Korrik, kemi ndenjur gjashtė muaj nė buzė tė lumit, nė vapė, nė baltė
dhe fjala i ndėrpritej nė buzė, pasi e pėrjeton pėrsėri atė tmerr qė pa ajo nė atė ditė tė zezė pėr Ēamėrinė, si nė natėn e Bartolomeut.
Z.Mehmet Izeti Sejko dėshmon se erdhėn nga Konispoli nė Vlorė, me plagėt nė trup nga raprezaljet qė u benė ne krahinėn e Ēamėrise
Z.Memo Karameto e pėrshkruan vitin 1944 tė tmerrshėm, pasi familja e tij erdhi fukara, sepse nuk kishin mundur tė merrnin asgjė nga pasuria e tyre, dhe pėr ironi tė fatit dėshmon se dhe shteti nuk ju kishte dhėnė asnjė ndihmė, por pohon se familjet shqiptare na ndihmuan.
Znj.Ilmie Ibrahimi do tė kujtoj strehimin e familjes sė saj nė fshatrat e Peqinit ku ishte mirėnjohėse pėr mikpritjen e tyre.
Z.Shuahip Karamata jep dėshmi rrėnqethėse pėr shtetin diktatorial, pasi ai ndjeu aty tė njėjtėn raprezalje, kėshtu nė vitin 1949 njė pjesė e burrave ēamė u morėn dhe u internuan pasi nuk kishin pranuar t'ju shėrbenin njėsiteve greke. Ata kishin pohuar se do t'i shėrbenin vetėm Shqipėrisė me flamurin kuq e zi perpara!
Pas kėsaj u internuan nė fshatin Lozhan tė Korcės, tė pėrbuzur dhe tė mohuar nga bashkatdhetarėt e tyre!
Nė vitin 1953 vazhdon dėshminė z.Karamata na u hoq nėshtetėsia, gjė qė e pritėm me njė dhimbje tė tmerrshme, pasi kjo ishte nė shėrbim direkt tė qeverisė greke.
Znj.Qefire Sheremeti dėshmon se vjehrri i saj bėri burg, se nuk donte qė tė kishte nėnshtetėsinė.
Z.Mufit Jakupi do tė jepte dėshminė se nė vitin 1951, kur u vu bomba nė ambasadėn sovjetike, i arrestuan dajon e tij, dhe kėshtu filloi pėr familjen e tij njė tjetėr raprezalje, sa arriti qė tė thoshte i detyruar se nuk jam cam!
Ndėrsa z.Mehmet Minga do tė pohonte se nuk ja kishin lėnė vėllain tė ushtronte detyrėn e zv/Prokurorit nė Vlorė, por e morėn dhe e internuan nė Krastė tė Elbasanit.
Pronat e popullatės ēame janė tė pallogaritshme, kėshtu z.Ramadan Matraku dėshmon se i kanė marrė me dhunė 85 dynym tokė.
Z.Kadrie Osmani tregonte tapitė e tokave, qė dhe pse dukeshin tė zverdhura nga koha, ato lexoheshin qartė nė dokument.
Z.Sabri Sulejmani ka 70-80 dynym tokė, ka lėnė shtėpinė dykatėshe, vende turistike.
Z.Ibrahim Braho ka lėnė 45 dynym tokė, anije peshkimi, fabrike vaji, mulli mielli
Znj.Lumturi Mushi dėshmoi se nga pėrkthimet qė ka bėrė nė arshiva dhe nga dėshmitė e gjyshėrve tė saj, tregoi se kishte 125 ha pyll, 3 ha kopshte, mulli vaji
etj
Tė gjitha kėto dėshmi rrėnqethėse, shoqėroheshin me melodinė vajtuese tė bilbilit tė Ēamėrisė, Ēelo Mezani dhe do tė mbylleshin me amanetin e z.Elez Dules se do tė shkonte nė Greqi vetėm me emrin e tij, emėr qė e ka tė pagėzuar nga prindėrit, dhe jo ta ndėrroj sipas orekseve tė ekstremistėve grekė.
Kurse e moshuara znj.Qefine Sheremeti u ka lėnė amanetin djemve, se Ēamėria ėshtė e shqiptarėve.
Dhe ky amanet transmetohet tek vajza e re Enkelejda Sheremeti , qė dhe pse nuk ėshtė lindur nė Ēamėri, ajo do qė ta ruaj tė gjallė vendlindjen e prindėrve, vendlindjen e tė parėve tė saj.
Kėshtu e fokusuar nė dėshmitė e tmerrshme tė dėshmitarėve qė kanė ngelur gjallė, edhe dhoma ku jepej filmimi tė dukej sikur rėndonte nė kėtė pėrshpirtje pėr tė nderuar viktimat, rėndonte sė tepėrmi nga pesha e dhimbjes, nga pesha e lotit tė dėshmitarėve, nga plaga e hapur qė ende rrjedh gjak papushuar nė trupin e mėmėdheut tė shumėvuajtur, qė ende vazhdon tė jetė i pushtuar edhe pse nė shekullin e 21!
27 Qershor, 2008
Staten Island, New York

Nga Keze (Kozeta) Zylo
30 nėntor, 2007
Ne Kishen First Evangelical
Free Church ne Brooklyn te New Yorkut, u festua Dita e Flamurit Shqiptar
Ka vite qe pastori Amerikan Steve Galegor organizon dhe
feston se bashku me shqiptaret, Diten e Flamurit.
Bashkatdhetaret tane te qeshur e te gezuar vinin per te
marr pjese ne perkujtimin e kesaj Dite te Shenjte, qe tashme ne te gjithe
Diasporen shqiptare eshte kthyer ne nje feste mbare popullore.
Ata priteshin nga Pastori amerikan dhe
familja e tij, veshur ne kuq e zi, ne ngjyrat e Flamurit tone, cka ja shtonte
dhe me shume hijeshine ketij mjedisi tejet shqiptar.
Pamja festive, podiumi me flamurin shqiptar
dhe amerikan, tavolinat shtruar me elegance, flisnin qarte per nje amvise te
vertete amerikane, Znj.Galegor qe nuk e ka per here te pare te gatuaje dhe te
shtroje tavolinat per shqiptaret.
Festimi i kesaj dite te shenjte u perkujtua
thjesht dhe me emocion.
Pasi u kendua hymni Kombetar se bashku me
Hymnin Amerikan nen tingujt e pianos te interpretuar nga artistja polake Znj.Eva
Kot, nje zonje amerikane-polake, qe punon ne orkestren e Noregian Christian Home
ne Brooklyn, ne ekran po shfaqeshin pamje filmike nga Memedheu yne i
shumevuajtur nga videoklipi: Sulm e Lot.
Pamjet filmike nen interpretimin e aktorit,
regjizorit, dramaturgut Xhevat Limani sollen prane zemrave tona, historine,
perpjekjet shekullore te popullit tone per ate Flamur deri ne kurorezimin e tij
me 28 Nentor 1912-te.
E ndersa shikonim me lot ne sy, ato
perpjekje titanike te popullit tone, ne ekran shfaqeshin dhe pamje te dhimbshme,
qe me se shumti jua shtonte kuriozitetin femijeve qe kishin ardhur ketu dhe qe
kane lindur ne kete toke te bekuar.
Papritur nje vajze 9 vjecare me shume
delikatese duke ecur drejt tavolines sime, me afrohet dhe me pyet se cdo te
thote okupator, (pushtues), pasi ajo nderkohe po shikonte nje shqiptar, malesor
veshur me kostumin e bukur burrreror, qe po luftonte si dragua me pushtuesit
turq, edhe pse turqet e lidhen ate ne peme...
Pasi i spjegoj fjalen pushtues, e cila
vazhdoi te pyeste me shume me kuriozitetin e saj feminor, donte te dinte dhe per
togfjaleshin Perandori osmane, pasi nuk ndihej mire qe ne kemi qene 5 shekuj nen
roberine osmane. Pra vazhdonte te pyeste ndoshta me e habitur, vertete ne kemi
qene rober te tyre?...Po si!...po kishim shtepi ne atje...po shqip...?
E ku ta kuptonte vogelushja roberine tone...merr
kohe ta kuptosh, sidomos kur ke lindur ne Liri!
Pra, sa shume pyetje do te kene femijet tane,
vecanerisht ata qe lindin dhe rriten ketu, por Dita e Flamurit e kthyer ne nje
feste mbare popullore, sidoqofte sqaron shume pyetje qe ata mund te kene...
Programi festiv
Pastori amerikan Steve Galegor, prezanton
para publikut Z.Qemal Zylo si bashkepunetore te organizimit per kete feste dhe i
jep atij fjalen e pershendetjes per Diten e Flamurit.
Pasi behet nje pershendetje e shkurter jo
me shume se nje minute dhe me shume mesazhe paqesore per ne dhe gjithe popujt ne
bote, u recituan dhe poezi nga bashkatdhetaret tane per Diten e shenjte te
Flamurit.
Keshtu u recitua poezia Flamuri yne nga
vajza shqiptaro-amerikane, Besnike Fecani nje nxenese e shkelqyer ketu ne
Amerike. Interpretimi i saj ne gjuhen shqipe do te me bente dhe me krenare kur
e degjoja, pasi ajo vazhdon ta ruaje me gramatike dhe korrektesi gjuhen e embel
shqipe.
Z.Edmond Ismailati interpretoi poezine nga Fan Noli: Himni
i Flamurit
I degjoja me emocion keto vargje shkruar
nga personaliteti i madh i Kombit tone dhe vecanerisht strofa:
Flamur qė lint Shėn
Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.
eshte nje mesazh i
qarte qe bene te reflektojne shume mendje paksa te coroditura ne keto kohe me
klime jo shume te bute per ne, dhe pse atmosfera globale po ngrohet se tepermi.
Ndersa Z.Genc Gega nje djale korcar,
aktivist dhe patriot solli para bashkatdhetareve nen tingujt e kitares, kengen:
Nuk ka mallkim per Shqiperine te kompozuar nga Z.Ralf Gjoni, e cila u prit me
emocione dhe duartrokitje.
Poezia Heu Kosove i solli publikut emocione
te vecanta, sigurisht qe kjo ka arsyet e veta, pasi populli shqiptar eshte duke
pritur me dite, Diten e madhe, Pavaresine e Kosoves sone! Keshtu vargjet:
Heu Kosove,
Ma blove shpirtin nen mokrrat e Europes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Me therrte gjoksi nga rrjedha e plages,
Per fatin tone, nen kasape te marre
paten efekte te vecanta dritherruese tek
bashkatdhetaret tane.
Autorja e kesaj poezie tha se kam 10 vjet
ne Amerike, qe ne Diten e Flamurit recitoj poezi vetem per Kosoven duke pritur
Diten e Pavaresise se saj, por shpresoj qe kjo te jete e fundit dhe dashte Zoti
qe per pak dite te interpretoj poezine: Dita e Madhe e Kosoves!
Keshtu ish piktori i Kinostudios shqiptare,
Z.Gazmend Grezda, me origjine nga Kosova nuk i permbajti dot emocionet per
Kosoven martire, per Kosoven e tij dhe tonen dhe duke i rene nga shpatullat
autores se kesaj poezie tha: -Jam i sigurte qe se shpejti do te mblidhemi te
gjithe per fitoren e shumepritur te Kosoves.
Nje kenaqesi te vecante solli dhe
prezantimi per12 amerikanet, intelektuale te thjeshte, kokeulur, qe kishin dy
dite qe merreshin me pergatitjet per kete darke nga me te shijshmet, e pohoj nga
me te shijshmet se dhe cmimi $20 dollare per te rriturit dhe per femijet nen
moshen 12 vjec ishte pa pagese, ja shtonte dhe me shume kenaqesine e shijes pjesemarresve.
Mbyllja e kesaj ceremonie te thjeshte, pa
pompozitet, pa fjalime bombastike, por qe perkujtoi me respektin me te madh
Diten e Shenjte te shqiptareve, u be duke vallezuar se bashku dore per dore si
motra dhe vellezer te nje gjaku.
Ja keshtu intelektualet: Znj Mine dhe Agim
Pira, Znj. Violeta dhe Perparim Likollari, Znj.Lumnije dhe Idajet Jenisheri,
Znj.Adelina dhe Imer Lacaj, Znj. Luljeta dhe Shkelqim Mema, Znj. Violeta dhe
Perparim Likollari, Znj.Nexhmije dhe Rustem Xhebexhia, Znj. Mimoza dhe Bedri
Brahimi,K.Rustemi dhe Z.E.Hyseni, A.Shameti, ardhur nga Queensi, Znj.Violeta dhe
Viktor Leli, Znj.Leonora dhe Stefan Ceku, Z.Agron Bega, Z.Perlat Molosiu,
Znj.Ina dhe Andi Pema e shume e shume te tjere u larguan me fjalet dhe
mirenjohje teper te vecante per Ameriken, Pastorin Amerikan Steve Galegor,
Kishen First Evangelical Free Church qe nuk e ka per here te pare qe na jep
mjediset e saj shume te gjera, pa dollare, per ceremonira te ndryshme Kombetare.
Eshte kjo kishe ku mblodhi te gjithe
artistet, kengetaret, shkrimtaret, njerezit e thjeshte te Diaspores dhe mjaft
media amerikane per ti bere homazhe nderimi dhe respekti, kengetares se
mirenjohur shqiptaro-amerikane, te ndjeres Anita Bitri qe se bashku me nenen dhe
vajzen e saj Sibora humben jeten tragjikisht.
Festimi i Dites se Flamurit per kete vit
u pasqyrua ne faqet e gazetave nga gazetari i mirenjohur i Diaspores shqiptare
Z.Beqir Sina dhe se shpejti nga TV Kultura Shqiptare me producentin profesionist
Z.Adem Belliu.
Rrofte Kosova e Pavarur!
Rrofte Flamuri dhe Shqiperia!
Brooklyn, New York
Nentor, 2007 / postuar
për: ereniku.net / Thu, 29 Nov 2007 15:31:44 -0800 (PST) /