Muzika-tradita
www.ereniku.net

Iso - Polifonia shqiptare
- një larmi kulturore dhe një trashëgimni e pasur, shpirtërore dhe materiale që merret në mbrojtje nga Qeveria Amerikane

Nga BEQIR SINA, /11 gusht 2006/ Nju Jork / WASHINGTON D.C /
Në një notë të Departamentit të Shtetit, thuhet se :" Byroja Edukimit dhe Çështjeve Kulturore në Departamentin e Amerikan të Shtetit, shprehimisht deklaron se i ashtuquajturi Fondi i Ambasadorve për Mbrojtjen e Kulturave për këtë vit u jep çmimin e ruajtjes 87 projekteve të mbrojtjes kulturore në 76 vende të botës. Fondi i Ambasadorve për Mbrojtjen e Kulturave, është i formuar nga Kongresi Amerikan në vitin 2001 , për t'u ardhur në mbrojtje vendeve më pak të zhvilluara në ruajtjen e vlerave muzeale, të lashta e historike dhte të gjitha forma që shprehin traditën.
" Ne kemi themeluar "Fondin e Ambasadorve për Mbrojtjen e Kulturave" duke treguar rëndësin që i kushton Kongresi Amerikan, dhe përpjekja në mbrojtjen e traditave të kulturave tjera duke demostruar vleftësim dhe respekt për çdo kulturë në botë" thotë Asistent Sekretari i Shtetit për Edukim dhe Çështjet Kulturore, z Dina Habib Poëell." Në gjashtë vjet, ky fond ka çmuar e grarantuar ruajtjen 379 objekteve nga 108 vende, duke illustruar faktin e sipërcituar, për pasurimin e mëtutjeshëm të të gjitha kulturave.Fondin e Ambasadorve për Mbrojtjen e Kulturave është në mbrojtjen e çdo trashëgiminije kulturore përkrah përmes ekspertëve të ndryshëm dhe trajnime për të arritur një përvojë më të madhe në fushën e kulturës. " thotë, Dina Habib Powell.
Fondi i Ambasadorve për Mbrojtjen e Kulturave, për vitin 2006 kap shumën e 3 milion dollarëve amerikanë, i me një shpërndarje gjeografike në mbrotjen e muzeumeve, pasurimin e arshivave, restaurimin e ndërtesave historike, dokumenete etnografike.


+ Restaurimin e dy Xhamive në Ishullin Pemba në Tanzania , ndërtuar nga Sëahili dhe Persian arkitekturë. Datonë aty nga shekulli 17th - 18th ;

+ Ruajtjen e 50 mosaikve që datojnë aty nga shekulli 5th deri tek 10th në qtetin Forgotten në veri të Sirisë.

+ Dokumentat traditicional të muzikës iso-polifoni , muzik unike shqiptare e njohur edhe nga UNESCO


+ Rikonstruimin e shtëpive që datojn 1500 para Krishtit (BC) deri 400 pas Krishtit (AD) në qytetin arkeologjik Chiripa, në Bolivi;

+ Rikonstrumin e Nag Bahal Hiti, një sistem ujorë që datonë aty 500 vjet mbas Krishtit (AD) sot, është një burim i rëndësihëm për qytetarët në Patan pjesë e kryeqytetit Kathmandu, e njohur si "Valley Ëorld Heritage Site" në Nepal;

+ "Konservimin" e koleksioneve "Buddhist Sutra" në Kinë nga Dinastia "Ming dhe Qing" të shekullit 15th dhe 16th

+ Rajtjen e Nabataean të periudhës 1 shekull para Krishtit(1st century BC) në shpellat e Beidha në Jordani të ngjashme me ato që gjenden në Pompeii dhe Alexandria.

Iso - Polifonia shqiptare
Për iso-polifoninë toske studiesit shqiptarë e të huaj thonë se:" do të theksonim se ajo këndohet nga krahu i djathtë i lumit Vjosa e deri në Shkumbin. Muzika iso-polifonike e Përmetit, Leskovikut, Kolonjës, Korçës, Devollit, Mokrës, Oparit, Skraparit, Shpatit, Myzeqesë, Librazhdit, Gramshit, Beratit na paraqiten pak a shumë si një temë me variacione, ku tema është tipi tosk i polifonisë. Iso-polifoninë toske e gjejmë edhe jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, në të quajturën “Maqedoni toske”, ku futen shqiptarët që banojnë në pjesën lindore të liqenit të Prespës, në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit dhe në anën e majtë të Drinit të Zi në rrethinën e Strugës të cilët këndojnë me një, dy dhe tre zëra.


Konkretisht në fshatrat Frëngovë, Ladorisht (Radonisht), Kolisht, Zagrajani, fshatra të cilët janë në drejtim të Mokrës së sipërme; në fshatrat e Prespës-Kranjë, Arvat, Gërncan, Belloceika e poshtme, Belloceika e sipërme, Nakolec, Lubojna, Asamati që shtrihen në zonën gjeografike në kufi me Shqipërinë dhe Greqinë dhe që njihen në popull për këtë fakt edhe me emrin “treshi”; si dhe në rrethinat e Manastirit (Bitolës) si në fshatin Kishof etj. Tipi tosk i iso-polifonisë konstatohet edhe për Çamërinë. Ashtu si dhe në iso-polifoninë labe, iso-polifoninë toske e konstatojmë si tek burrat ashtu edhe tek gratë dhe gati në të gjitha llojet e gjinive, duke filluar nga krijimet poetike me ngarkesë mitologjike e rituale, vallet, baladat e këngët historike, lirike, të dashurisë, të kurbetit, vajet, bejtet, etj,.

Polifonia është kënduar në ç’do vend dhe rast, gëzim apo fatkeqësi. Sipas Çabej: melodinë toske të vërtetë më vjen t’a përshkruaj më mirë me dy atributet elegjiake dhe ekspansive”. Përsa i përket polifonisë me vegla në iso-polifoninë toske, do të theksonim se ekzistojnë një sërë formacionesh popullore me vegla tradicionale që luajnë në polifoni. Siç janë ato çame me iso-polifoni.


S P E C I A L E
Pas suksesit nė Eurovizionin 2004, kthehet nė atdhe Anjeza Shahini
TIRANEMaj 2004 - Pasi i siguroi Shqipėrisė njė vend nė finalen e europianit tė vitit 2005, qė do tė zhvillohet nė Ukrainė, Anjeza Shahini kthehet nė atdhe. Entuziazmi pėr prezantimin e saj tė parė nė arenėn ndėrkombetare mblodhi si rrallėherė qindra, mijėra shqiptarė pėr tė thirrur nė kor emrin e saj. Zėri i Anjezes arriti tė marrė pikėt e vendeve tė largeta si Finlanda apo Suedia, por edhe mbėshtetjen e mbarė shqiptarėve kudo ndodhen jashtė kufijve. Vendi fqinj Maqedonia, dha piket maksimale per kengen shqiptare, kurse Greqia dha 10 pike. Vendi i shtate ne eurovizon, ka qene nje fitore si per vendin tone ashtu edhe per kengetaren e re 18 vjecare. Shqipėria e shtata nė Evropė: Triumfi i Anjeza Shahinit, merr 106 pikė Sukses nė pjesėmarrjen e parė nė Eurofest. Si e komentuan Saraēi e Deda perfomancėn e Shahinit. Anjeza Shahini ka fituar 106 pikė nė Festivalin Evropian. Ajo e ka renditur Shqipėrinė nė vendin e shtatė tė kėtij Festivali, duke i siguruar pjesėmarrjen nė finale vitin e ardhėm dhe njė imazh mjaft pozitiv vendit tė saj.Me kėngėn “Imazhi yt” ajo ėshtė renditur ndėr vendet e vlerėsuara mė sė shumti nė kėtė Festival me njė diferencė tė ngushtė pikėsh me konkurrentėt qė ishin para saj. Ndėrsa ka mundur tė rrėmbejė shumė vlerėsime pozitive nga mediat e interesuara menjėherė pas mbylljes Festivaalit tė 49-tė Evropian. Pikėt maksimale nė vlerėsimin final Shqipėria i ka marrė nga televotuesit e Maqedonisė, tė cilėt i kanė dhėnė asaj 12 pikėt e mundshme. Greqia dhe Malta e kanė vlerėsuar me 10 pikė, ndėrsa Serbia me 8 pikė, ndėrsa Zvicra e Suedia me 7 pikė. Anjeza Shahini ka lėnė pas vetes konkurrentin nga Gjermania, nga Bosnja dhe nga Spanja.

Folklor

Kėngė Nizamėsh

Mbeēė more shokė

Mbeēė, more shokė, mbeēė
Pėrtej Urės sė Qabesė
Falėm me shėndet nėnesė,
Kąun e zi le ta shesė.

Nė pyestė nėna pėr mua
I thoni qė u martua.
Nė pyestė se ē'grua mori
Tre plumba te kraharori,

Nė pyestė se ē'kalė hypi
Atje tek hypėn meiti.
Nė pyestė se ē'krushq i vanė
Sorrat e korbat qė e hanė.

Shenim:
Ura e Qabese gjendet ne shkretetirat e Azise. Kenga kendohet ne nje kor lab (lab quhen shqipetaret e disa krahinave te Jugut te Shqiperise si Vlora, Gjirokastra, Mallakastra etj,) qe ngjan me koret antike greke te tipit te Eskilit. Zerat qe rrjedhin e njekohesisht vajtojne jane kaq prekes saqe lotet cdokujt qe kete e degjon i dalin vetvetiut. Absolutisht nje nga perlat e folklorit shqiptar e cila ne thjeshtesine e vet mbart nje peshe tmerrsisht te madhe dhimbjeje. Shiko edhe "Autobiografia e popullit ne vargje", Ismail Kadare.

Analizė nga Ismail Kadare
Qarkullimi i kėngės popullore shqiptare nėpėr truallin perandorak osman, ėshtė njė dukuri e mahnitshme. E thjeshtė si njė lule e egėr, me njė tekst tė kursyer prej shtatė-tetė rrjeshtash, e pajisur me melodi gjithashtu tė thjeshtė dhe disa herė me njė skicė lėvizjesh pėr valle disi tė papritur, e vetme midis propagandės zyrtare, pasthirrmave, bejteve, ekstazės fetare, e huaj, e pangjashme me to, gjithsesi e ēuditshme, - kjo kėngė vėrtitej midis kėsaj bote mistike, pa u pėrēudnuar aspak prej saj. Qė nga kufijtė e largėt perandorakė ajo udhėtonte drejt truallit lindor, Shqipėrisė ose qė nga Shqipėria nisej drejt kufijve mė tė largėt. Vetė fakti qė e bėnte lirisht kėtė udhė tregon se ē'kockė e patretshme ishte ajo pėr makinėn shkombtarizuese otomane dhe me ē'brumė tė pavdekshėm qė ngjizur. Siē thotė studiuesi ynė V. Sejko pėr kėngėt e largimit, ato ishin "kėngė tė vjetra shqiptare, qė luftėrat dhe rrebeshet kanė marrė nėpėr kėmbė e pėrplasur vend e pavend ashtu si rrungaja kur merr pėrpara lymin e arave qė gėrryen".
Nė kėngėt e largimit, ato tė mėrgimit ushtarak (tė nizamėve), janė ndėr mė tė bukurat. Sipas shembullit tė gjithė sistemit poetik popullor ato gjithashtu janė tė plota nė vetvete, njė ushtarologji e vėrtetė ku gjendet gjithēka qė ka tė bėjė me shėrbimin e detyruar ushtarak duke u nisur nga shpallja e dekretit pėr mobilizimin, zyrat e rekrutimit, ndarja me tė afėrmit e nisja e rekrutėve dhe gjer te buka e kazermės, stėrvitjet nė rėrat e pėrvėluara tė Arabistanit dhe vdekja larg.
Kjo enciklopedi e tėrė dhimbjesh, kurorėzohet pėrzishėm me kėngėn e Urės sė Qabesė, pa dyshim mė tė bukurėn e kėngėve tė nizamėve dhe njė nga margaritarėt e rrallė jo vetėm tė poezisė sonė, por tė poezisė popullore botėrore nė pėrgjithėsi. Teksti i saj i thjeshtė pėrbėhet nga fjalėt e njė ushtari qė po jep shpirt diku nė rėrat arabike, pranė Urės sė Qabesė, siē e tregon shkurt fillimi i vjershės.

Mbeēė, more shokė, mbeēė
Pėrtej Urės sė Qabesė

(A nuk ėshtė pėrtej jetės, nė zonėn e vdekjes, kjo "pėrtej Urės sė Qabesė"?) Nė dy rrjeshtat qė pasojnė ka nė njėrin njė dėshirė, nė tjetrin njė porosi:

Falėm me shėndet nėnesė,
Kąun e zi le ta shesė.

Pra nė pjesėn e parė tė kėngės kemi njė ushtar qė po vdes, njė nėnė qė po e pret mijėra kilometra larg dhe njė ką tė zi, qė duhet tė shitet menjėherė. Kjo shitje ėshtė porosia e parė e ushtarit qė po vdes. Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm se me vdekjen e tij do tė ndryshojė krejtėsisht raporti ekonomik nė familje. Ai nė Jemenin e Afrikės dhe Kąu i zi nė luginėn e fshatit e kanė mbajtur gjallė gjer atėherė familjen. Tani ushtari po vdes, ndaj kąu duhet tė shitet pėr tė pėrballuar pėrkohėsisht jetesėn. Prandaj dhe vargjet janė tė prerė, tė kursyer, gati-gati tė thatė si njė kuitancė, pusullė e shkruar shpejt e shpejt pėrpara se dora tė ngrijė.
Dhembja ėshtė e fshehur tani. Ajo pikon paksa vetėm tek folja "mbeēė", qė pėrsėritet dy herė dhe tė ngjyra e kąut. Kalimthi, gati-gati rastėsisht, midis kėsaj pusulle ekonomike poeti anonim ka hequr njė penel, ku na kujton se objekti i shitjes, kąu, ka ngjyrėn e zisė. Nėnvizime tė tjera s'ka sepse ato janė tė panevojshme.
Kurse nė pjesėn e dytė tė vjershės dhembja vėrshon hapur.

Nė pyestė nėna pėr mua
I thoni qė u martua.

Vargjet kanė njė brengė ējerrėse, por tė tėrthortė, tė pėrzier me ironi, me njė nėnqeshje tė ftohtė, tamam nėnqeshje tė vdekuri. Ē'mund tė kishte ėndėrruar mė tepėr njė nėnė shqiptare, qė ka djalin ushtar nė Jemen, veēse martesėn e tij dhe ē'mund tė ish mė e kundėrt se martesa se kjo shkretėtirė shterpė arabike, ku s'ka as hije, as drurė, pa le dasmė dhe riptodhim njerėzor. Nė kėtė pėrplasje tė ėndrrės me realitetin qėndron tragjedia. Dhe ushtari vazhdon amanetin, ose mė saktė antiamanetin e tij duke nisur ēdo rrjesht me fjalėt dėrrmuese "nė pyestė". Nė qoftė se nėna do tė kėrkojė hollėsira pėr dasmėn e tij, atėherė pėrse tjetėr mund tė pyesė veēse pėr nusen, pėr kalin, pėr krushqit? Dhe ushtari i jep pėrgjigje pėr tė tria:

Nė pyestė se ē'grua mori
Tre plumba te kraharori,

Dhe tani qė nėna e mori vesh tė vėrtetėn, le ta pijė kupėn e helmit deri nė fund, le tė marrė vesh cili qe kali i dhėndėrisė dhe cilėt qenė krushqit e tij.

Nė pyestė se ē'kalė hypi
Atje tek hypėn meiti.

Dhe ja fundi i gjithēkaje dhe fundi i kėngės:

Nė pyestė se ē'krushq i vanė
Sorrat e korbat qė e hanė.

Ata qe e dinė ē'ėshtė dasma shqiptare me nusen e bardhė si tė qendisur me brymė e argjend, me veshjen e dasmorėve plot fustanella e mėngore e qeleshe tė bardha gjithashtu, me orizin, kuajt, muzikat, kėngėt kristaline, vetėm ata mund ta marrin me mend se ēdo tė thotė qė nė vend tė kėtyre krushqėve e dasmorėve rrezėllonjės tė jenė njė grumbull korbash me krokamė.

Nė kėtė kėngė flitet pėr vdekjen, por vdekja s'pėrmendet. Pėrkundėrazi sundojnė fjalėt martesė, grua, kalė, krushq. Ceremonia e dasmės dhe vdekjes janė tė shkrira si nė njė plan tė dyzuar. Dhe ēuditėrisht mbi "humorin e zi" sundon dasma. Me gjenialitet poeti anonim e ka ndriēuar zinė me dritė, pėr ta bėrė jo mė tė lehtė, por mė tė pėrzishme. Nga drita dhe bardhėsia dhembja ėshtė dyfishuar, trefishuar dhe kryesorja gjithēka ėshtė bėrė mė e vėrtetė. Sikur tė kishte mundėsi qė tė krijohej njė anketė me gjithė nėnat shqiptare qė kanė qarė djemtė e pamartuar, do tė dilte se parafytyrimi i dasmės qė nuk u bė, midis zisė dhe vdekjes, ka qenė me siguri mė i pėrgjithshmi te ato.
Pėrse i pėrket vendit ku mund tė jetė krijuar kėnga, nė truallin brenda kufijve apo Jemenin e largėt, apo nė hapėsirėn midis Jemenit dhe Shqipėrisė, kjo ėshtė vėshtirė tė gjendet. Natyrisht, ėshtė mė e besueshme qė kėnga tė jetė e krijuar kėtu, po s'pėrjashtohet mundėsia qė tė jetė lindur edhe atje. Mė tepėr ka mundėsi qė pjesa e parė e kėngės, ku flitet pėr shitjen e kąut tė zi, tė jetė krijuar nė Jemen, kurse pjesa e dytė, ajo e dasmės makabre, nė Shqipėri dhe koha i ka bashkuar vetvetiu tė dyja. Te kjo hamendje tė ēon vetė pėrmbajtja e tekstit. Nė pjesėn e parė sundon zėri i ushtarit, brenga e tij, halli ekonomik. Nė pjesėn e dytė, pavarėsisht se vazhdon tė flasė ushtari, sundon dhembja e tė tjerėve, kryesihst e nėnės, pėr vdekjen e ushtarit. Nė pjesėn e parė halli ekonomik e superon dhembjen e vdekjes sė njeriut, ndaj ėshtė mė e besueshme qė kjo pjesė tė jetė krijuar prej ushtarėve shqiptarė nė Jemen. Kurse nė pjesėn e dytė dhembja e vdekjes sė njeriut e superon anėn ekonomike, ndaj kjo pjesė mund tė jetė krijuar nė Shqipėri. Sepse s'ka se si tė mendohet qė njerėzit kėtu, kryesisht nėna, pavarėsisht nga mjerimi ekonomik, tė fillonin kėngėn e trishtueshme pikėrisht me shitjen e Kąut. Me njė fjalė, nė qoftė se vazhdojmė pandehmat, nė secilėn pjesė, secila palė mendon pėr tjetrėn dhe jo pėr vetveten.
Megjithatė s'pėrjashtohet mundėsia qė ky lloj arsyetimi mund tė jetė paksa metafizik, po tė kemi parasysh se mekanizmi poetik popullor ėshtė tepėr i komplikuar dhe ai ka aftėsi tė habitshme pėr tė shkrirė kohėrat, hapėsirat dhe zėra brezash tė tėrė njerėzorė nė poemat e tij. Kėshtu ka ndodhur ndoshta edhe me kėngėn e Urės sė Qabesė.
Kjo kėngė ka vetėm 12 rrjeshta. Nė qoftė se ndonjė ditė popujt qė kanė vuajtur dikur nėn sundimin otoman, do tė binin nė marrėveshje pėr tė ngritur njė monument tė pėrbashkėt pėr kujtim tė miliona bijėve tė tyre tė vdekur gjatė shėrbimit ushtarak nė ushtrinė shumėkobėshe osmane, vėshtirė se mund tė gjendet njė tekst mė universal pėr t'u gdhendur mbi kėtė monument se kėnga shqiptare e Urės sė Qabesė.


Home
Kthehu