O K B
www.ereniku.net

Serbia shpėrndan pamflete nė Nju Jork-kundėr pavarėsisė sė Kosovės
BEQIR SINA, New York
erenikut: Date:Wed, Sep 8, 2010 11:28 am
botuar:
E enjte, 09 shtator, 2010, 2;38 am
Jeremiē :  "Duke pasur parasysh rezistencėn me tė ciln po ballafaqohemi nuk ėshtė e vėshtirė tė konkludosh se misioni ynė(kupto i Sėrbisė nesėr) ėshtė nė kufirin e tė pamundurės.  Por, nuk do t'i lejojm vetes qė tė mos bėjm tė gjitha pėrpjekjet e mundshme, tė mos shfrytėzojm cdo mjet diplomatik, qė tė mos takojm cdo njeri qė ėshtė i gatshėm tė na dėgjoj dhe tė bėjm pėrpjekje qė me forcėn e argumentit t'a bindim nė drejtėsin e qėndrimeve tona"
OKB - NJU JORK : Nė Nju Jork, nga burime konfindeciale  mėsohet se mbrėmė se "nė kutitė postare tė disa Ambasadave dhe  Misoneve tė Pėrhereshme, zyrave konsullore  diplomatike, po qarkullon njė pamflet - letėr, me logon e Ministrisė sė Jashtme tė Serbisė dhe firmėn e shefit tė diplomacisė Serbe, Vuk Jeremiē
     Pamfleti i diplomacisė Serbe, shpėrndarė nė Nju Jork, u kėrkon "lėmoshė", kėtyre vendeve tė votojnė pro nė seancėn e Asamblesė sė Pėrgjithsme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Ajo u bėnė thirrije tė gjitha vendeve anėtare tė Kombeve tė Bashkuara qė " Mė 9 shtator , kur mendohet se do tė do tė hyjė nė rend tė ditės Rezoluta pėr Kosovėn, tė cilėn e ka paraqitur Serbia, me pėrkrahjen e Rusisė por me tekstin e cili ėshtė ndryshuar pas pėrpjekjeve tė BE-s, dhe SHBA-ės pėr t'a ndaluar futjen e saj nė rend tė ditės gjatė punimeve tė Sesionit tė 65 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, vota juaj pro saj thuhet nė pamflet e shėprndar, nga diplomacia Serbe, " nė kėtė mėnyrė praktikishtė do tė dalim nga ky problem." 
     Ka indikacione se edhe disa diplomatė shumė tė afėrt dhe miq tė vjetėr tė Sėrbisė, po punojnė dhe kan bėrė tentativa qė tė pengojnė aktivitetin lobues tė krerėve mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės, Presidentit tė saj Fatmir Sejdiu dhe Ministrit tė Jashtėm zotit Skėnder Hyseni, dhe Shqipėrisė, Zėvendėskryeministrit Ilir Meta, tė  cilėt janė duke zhvilluar kėto ditė njė lobizėm tė fuqishėm kundėr rezolutės serbe pėr Kosovėn, e cila pritet tė shqyrtohet nesėr nė  Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, kėtu nė New York.
    Megjithė aktivitetin "diversionist" tė Serbisė, diplomatėt e huaj "Miratimin e rezolutės serbe nė Asamblen e Pėrgjithshme tė OKB-s, e shohin si mision i pamundur - tė Sėrbisė pėr tė penguar shtetin e Kosovės. Kėshtu, sipas disa mediave pro serbe, thuhet se "ėshtė shprehur me tė mbėrritur nė Nju Jork, ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbis, Vuk Jeremiē, pas ka pasur mė shumė se 40 konsultime zyrtare, mes diplomatve serb zhvilluar nė Nju Jork, dje edhe sot, me prfaqsuesit e shteteve tė OKB-s, qė do tė marrin pjesė nė takimin e nesėrm ku nė rend tė ditės parashihet se do tė futet votimi i Rezolutės Serbe pėr Kosovėn".
      Shefi i diplomacisė Serbe, Jeremiē, citohet tė ketė thėnė se "I kemi informuar bashkėbiseduesit me pėrmbajtjen e mendimit kėshilldhėnės tė vendimit tė GJND-s, i cili nė asnjė segment, sipas tij nuk i ka dhėnė tė drejtėn Prishtinės pėr shkputje nga Serbia", shprehet shefi i diplomacisė serbe Jeremiē.  
   Ai ka pranuar se  "Duke pasur parasysh rezistencėn me tė ciln po ballafaqohemi nuk ėshtė e vėshtirė tė konkludosh se misioni ynė(kupto i Sėrbisė nesėr) ėshtė nė kufirin e tė pamundurės. Por, nuk do t'i lejojm vetes qė tė mos bėjm tė gjitha pėrpjekjet e mundshme, tė mos shfrytėzojm cdo mjet diplomatik, qė tė mos takojm cdo njeri qė ėshtė i gatshėm tė na dėgjoj dhe tė bėjm pėrpjekje qė me forcėn e argumentit t'a bindim nė drejtėsin e qėndrimeve tona", thekson shefi i diplomacis serbe, duke folur jo mė  me gjuhėn e tij si zakonisht shum tė ashpėr politike.

Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves, Skender Hyseni, takoi sot ne Nju Jork Sekretarin e Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-moon.
Hyseni kerkon zevendesimin e Rezolutes 1244
UNITED NATIONS NY: Mon, Aug 2, 2010 12:48 pm - Ministri Hyseni dhe Sekretari i Pergjithshem Ki-moon kane folur per nje game te gjere ēeshtjesh ne lidhje me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit, pranine e UNMIK-ut, zhvillimet e pergjithshme ne Kosove, njohjet, bashkepunimin rajonal, veēanerisht ne kontekstin e ri qe eshte krijuar pas dhenies se mendimit keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
    Ne kete takim, Ministri Hyseni ka kerkuar zevendesimin e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. Ne kete kontekst, Ministri ka thene se, kerkesa per zevendesim te Rezolutes 1244 nuk drejtohet kunder UNMIK-ut, i cili ka kryer nje mision te mire ne Kosove, porse kerkesa mbeshtetet ne ndryshimin rrenjesor te rrethanave pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves dhe pas Mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
    Nga ana e tij, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se ka thene se, zevendesimi i Rezolutes eshte nje ēeshtje qe duhet te shqyrtohet nga Keshilli i Sigurimit, dhe i cili eshte kompetent per te vendosur per kete.
Po ashtu, Ministri Hyseni ka bere te qarte qellimin final te Republikes se Kosoves per t'u bere anetare e Organizates se Kombeve te Bashkuara. Sekretari Ki-moon, nga ana e tij, ka thene qe eshte i njohur me aspiratat per t'u bere anetar te Kombeve te Bashkuara.
     Gjate dites, Ministri Hyseni do te vazhdoj serine e takimeve me perfaqesues te perhershem nga vende qe ende nuk e kane njohur Republiken e Kosoves, si dhe me perfaqesues te organizatave te ndryshme nderkombetare, qe kane misione prane Organizates se Kombeve te Bashkuara.
   Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun, ua ka shperndare vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit raportin e tij te rregullt per Kosoven.Ne raport vleresohet se gjendja e sigurise ne vend eshte e qendrueshme, por terhiqet verejtja qe te mos nenvleresohet jostabiliteti ne veri. / ereniku / beqir sina /

Ekskluzive: Ja pėrmbajtja e Raportit tė Ban Ki-moonit

Raporti pėr Kosovėn i sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-moon, iu ėshtė dorėzuar tė hėnėn shteteve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit.

E martė, 25 Nėntor 2008 09:47

Telegrafi ka siguruar kopjen e kėtij raporti – ku sekretari Ban jep instruksione pėr rikonfigurimin e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė dhe modalitetet qė duhet ndjekur nė kėtė proces – duke u bazuar nė negociatat qė janė zhvilluar me Beogradin rreth kėsaj ēėshtjeje. Raporti do tė diskutohet mes shteteve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit, ndėrkaq mė pas do tė caktohet data e mbledhjes sė kėtij kėshilli, ku do tė diskutohet ky raport.

Pėrmbajtja e raportit:

• Janė zhvilluar diskutime, pėr tė pasqyruar synimin tim tė paraqitur nė raportin e 12 qershorit para Kėshillit tė Sigurimit pėr misionin e administratės sė OKB-sė nė Kosovė pėr qasjen neutrale tė OKB-sė ndaj statusit.

• Pėrfaqėsuesi im special ka kėshilluar se dialogu dhe konsultimet me tė gjitha palėt janė zhvilluar nė Beograd dhe Prishtinė, pa paragjykime lidhur me qėndrimin e tyre pėr ēėshtjen e statusit dhe nė frymėn e Kartės sė OKB-sė. Tė gjithė kanė vazhduar tė kėrkojnė pėrparim pragmatik nė kuadėr tė diskutimeve me pėrfaqėsuesin tim special, sa u pėrket gjashtė pikave, tė nėnvizuara nė raportin tim tė 12 qershorit. Jam mirėnjohės pėr pėrkushtimin e tyre pėr tė arritur njė pėrparim tė tillė dhe mezi pres vazhdimin e dialogut pėr kėto dhe ēėshtjet tjera.

• Siē ėshtė bėrė e qartė nė raportin tim mė 12 qershor, tė gjitha aranzhimet lidhur me gjashtė pikat do tė aplikohen, pėrderisa tė mos fillojnė tė funksionojnė mekanizmat relevant pasues. Nė kėtė kontekst, unė nėnvizoj se tė gjitha palėt e kanė pranuar rikonfigurimin e pranisė ndėrkombėtare, ashtu siē ėshtė paraparė nė nenin 16 tė Raportit tim mė 12 qershor, i cili ėshtė nė pėrputhje me situatėn e evoluar nė Kosovė dhe qė i mundėson BE-sė qė tė marrė pėrsipėr njė rol mė tė madh operativ nė Kosovė, nė veēanti nė fushat e policisė ndėrkombėtare, tė drejtėsisė dhe tė doganave.

• Rezultatet e kėtyre diskutimeve janė shpalosur. Pėrderisa janė arritur rezultate pėr disa nga gjashtė ēėshtjet, tė tjerat do tė kėrkojnė vazhdimin e diskutimeve.

1. Policia

a.) Diskutimet kanė nxjerrė nė sipėrfaqe synimin e pėrbashkėt tė pėrgjithshėm pėr implementimin e sundimit tė ligjit nė tėrė Kosovėn. Kjo do tė siguronte mė mire mbrojtjen e tė gjitha komuniteteve, administrimin koherent tė drejtėsisė kriminale, zbatimin jodiskriminues tė ligjit kriminal dhe ofrimin e plotė tė shėrbimeve policore, me respektimin tė plotė tė tė drejtave tė njeriut tė tė gjitha komuniteteve.

b.) Nė pėrputhje me praktikat mė tė mira ndėrkombėtare, shėrbimi policor duhet tė pasqyrojė tė gjithė shoqėrinė dhe shėrbimet policore tė bazuara nė komunitet, pėr aq sa ėshtė e realizueshme dhe e pėrshtatshme, duhet tė ofrohen nga pjesėtarėt e komuniteteve lokale. Pėr kėtė arsye, vėmendje e posaēme do t'i kushtohet, nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare, kushteve tė punės sė oficerėve serbė tė policisė sė Kosovės, nė vendet e tyre tė punės. Sa i pėrket kėsaj, tashmė janė duke u zhvilluar diskutime aktive.

c.) Stacionet dhe nėnstacionet nė rajonet e pakicave janė hapur nė tė gjitha komunat.
Nėnstacione shtesė do tė hapen, varėsisht nga kėrkesat e sigurisė dhe ato operative. Stacionet dhe nėnstacionet do tė mbesin nėn zinxhirin ekzistues tė komandės dhe do tė monitorohen nga policia ndėrkombėtare.

d.) Pėrfaqėsuesi im special, nėpėrmjet komisarit tė tij tė policisė, do tė iniciojė emėrimet nė funksionet e larta, nė pėrputhje me ligjet e zbatueshme, tė oficerėve serbė tė policisė sė Kosovės me pėrvojė tė pėrshtatshme, tė cilėt ndėr tė tjera do tė kenė obligime dhe pėrgjegjėsi, tė cilat ndėrlidhen me aktivitetet nė terren. Kėta oficerė do t'i raportojnė oficerėve tė lartė tė policisė ndėrkombėtare nė Kosovė, nėpėrmjet kanaleve ekzistuese tė komandės.

e.) Tė gjitha detyrat policore nė Kosovė do tė monitorohen ndėrkombėtarisht, siē ėshtė arritur pajtimi me aranzhimet aktuale dhe atyre nė tė ardhmen. Vėzhguesit ndėrkombėtarė tė policisė do tė vendosen nė tė gjitha stacionet dhe nėnstacionet, nė tė gjitha rajonet dhe departamentet. Kėta monitorė do tė kenė strukturė tė pavarur komanduese dhe vija tė raportimit, e cila aktualisht pėrfundon me PSSP-nė. Krahas monitorimit tė sundimit tė ligjit, roli ndėrkombėtar do tė mbikėqyrė edhe trajtimin korrekt tė oficerėve tė policisė nga radhėt e pakicave dhe mbrojtjen e kushteve tė punės, nė pėrputhje me udhėzimet ekzistuese. Do tė pėrgatitet edhe njė pako e trajnimit, pėr t'u siguruar se monitoruesit ndėrkombėtarė kanė aftėsitė e duhura.

2. Doganat

a.) Kosova do tė vazhdojė tė funksionojė si njė rajon i vetėm doganor.

b.) Oficerėt ndėrkombėtarė tė doganave, tė emėruar nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė (1999), do tė rikthehen nė portat 1 dhe 31. Modalitetet e stacionimit tė tyre, sa mė shumė qė ėshtė e mundshme do tė pasqyrojnė modalitetet e konceptit tė menaxhimit tė kufijve tė integruar tė Evropės dhe kjo mund tė pėrfshijė edhe bashkėrenditje tė pikave doganore. Ata do tė aplikojnė procedura nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, pėrfshirė kėtu edhe "Protokollin ndėrmjet administratės tatimore tė Republikės sė Serbisė, qė vepron pėr Ministrinė e Financave dhe Shėrbimit tė Doganave tė UNMIK-ut, tė cilat veprojnė pėr misionin e pėrkohshėm tė administratės sė UNMIK-ut nė Kosovė, pėr kooperim dhe asistencė tė ndėrsjellė administrative pėr Tatimin nė Vlerėn e Shtuar dhe ēėshtjet e tatimeve indirekte, tė cilat ndėrlidhen me transportin e mallrave pėrtej vijės administrative kufitare", e me kėtė edhe tė anekseve, e gjithashtu "Minutat e pajtuara tė takimit bilateral nė kontekstin e negociatave pėr zgjerimin e CEFTA-s" nė vitin 2006.

c.) Do tė aplikohen tarifat, tė cilat janė nė pėrputhje me kodin e doganave tė rregullores 2004/1 tė UNMIK-ut.

d.) Do tė nevojiten negociata tė mėtutjeshme mes palėve relevante negociuese, pėr tė arritur pajtimin dhe pėr tė pėrcaktuar modalitetet pėr operim pėr riaktivizimin e pikave doganore, tė pėrmendura mė lart. Kėto diskutime gjithashtu do t'i adresohen edhe distribuimit tė tė ardhurave doganore, tė grumbulluara nė pikat 1 dhe 31, tė cilat gjithashtu duhet t'i kontribuojnė edhe zhvillimit tė komuniteteve lokale.

3. Drejtėsia

a) Diskutimet kanė dhėnė shenja edhe pėr pranim tė gjerė tė parimeve bazė, duke pėrfshirė edhe sundimin e ligjit qė tė aplikohet nė tė gjithė Kosovėn, dhe qė drejtėsia tė jetė nė dispozicion tė tė gjithėve, pavarėsisht etnisė, komunitetit apo lokaliteteve. Kėto parime mbėshtesin funksionalizimin e njė sistemi koherent tė drejtėsisė, pėrfshirė ēėshtjet civile dhe kriminale dhe ato tė policisė nė tė gjithė Kosovėn.

b) Pas diskutimeve pėr zhvillimin e kėtyre parimeve, ndėrtesa e gjykatės nė veri tė Mitrovicės ka kohė qė ėshtė vėnė nė funksion tė limituar nėn kontrollin e UNMIK-ut, duke zbatuar vetėm ligjet e UNMIK-ut dhe i mbėshtetur nga stafi i UNIMK-ut deri nė 60 ditė nga dita e hapjes sė gjykatės. Njė plan periodik ka ofruar njė kornizė pėr veprimet e tanishme dhe tė ardhshme tė drejtėsisė.

c) Gjatė fazave pasuese, gjykatėsit dhe prokurorėt lokalė do tė emėrohen nė pajtueshmėri me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė (1999). Pėrzierja e gjyqtarėve dhe prokurorėve lokalė tė emėruar nė kėto faza do tė reflektohet nė komunitet dhe nė juridiksionin e vendosur territorial, ku ata do tė shėrbejnė.

4. Transporti dhe infrastruktura

a) Diskutimet kanė dhėnė shenja tė pranimit tė nevojės pėr bashkėpunim tė ngushtė mbi ēėshtjet e mėdha infrastrukturore (rrugė, hekurudhė, ujė, energji elektrike), rrjedhėn e trafikut dhe tregtinė, si dhe mbi ēėshtjet shumė tė rėndėsishme praktike siē ėshtė identifikimi i kualifikimeve. Shumė prej kėtyre ēėshtjeve janė tė rėndėsisė qenėsore pėr qytetarėt e tė gjitha komuniteteve, dhe mungesa e aranzhimeve praktike bashkėpunuese shkakton probleme tė mėdha.

b) Duke pasur parasysh kėtė, Raporti im i kaluar ka dhėnė shenja se njė komitet i bashkėpunimit teknik do tė themelohet nga Pėrfaqėsuesi im Special pėr t'iu adresuar tė gjitha ēėshtjeve relevante. Njė komitet i bashkėpunimit teknik ėshtė themeluar, por nuk ka arritur ndonjė pėrparim praktik. Mirėpo, Qeveria e Serbisė nė diskutimet e fundit, ndėrsa ka ritheksuar qėndrimin e saj mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės, ka shfaqur shenja se do ta riforcojė kėtė propozim, nė mėnyrė qė ēėshtjet tė mund tė adresohen mė konkretisht. Pėrfaqėsuesi im special do tė sigurojė dialog tė mėtejmė.
Progresi nė kėto fusha nuk ėshtė vetėm ēėshtje e sigurisė qė do tė mirėpritet nė Evropė, por nė veēanti do tė jetė njė zhvillim i mirėpritur pėr tė gjitha komunitetet nė Kosovė.

5. Kufijtė

Shumė prej ēėshtjeve relevante me menaxhimin e kufirit do tė adresohen nga procesi i komitetit teknik pėr transport dhe infrastrukturė. Nė tė kundėrtėn, dhe siē ėshtė theksuar nė Raportin tim tė mėhershėm, nė pajtueshmėri me Rezolutėn 1244 (1999), KFOR-i si prezencė ushtarake ndėrkombėtare, vazhdon ta pėrmbushė mandatin e tij tė sigurisė nėpėr tė gjithė Kosovėn, pėrfshirė kėtu edhe respektimin e kufijve, nė bashkėpunim me organizata tjera ndėrkombėtare.

6. Trashėgimia serbe

a) Mbrojtja ndėrkombėtare e Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė duhet dhe do tė vazhdojė. Diskutimet kanė treguar mbėshtetje universale pėr parimin e mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore dhe trashėgiminė e Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė.

b) Nėn rrethanat e tanishme dhe duke marrė parasysh rolin e statusit neutral tė OKB sė nė Kosovė, konsideroj se dialogu i vazhdueshėm ėshtė i nevojshėm nė Beograd dhe Prishtinė. Kėtu duhet pėrfshirė edhe Kisha Ortodokse Serbe, aktorė relevantė ndėrkombėtarė dhe aksionarė tjerė. Kjo do tė themelojė njė kornizė tė miratuar brenda sė cilės mund tė adresohen ēėshtje tė vazhdueshme si dhe tė sigurohet qė Kėshilli i Evropės dhe procesi pėr rindėrtim i UNESCO-s tė vazhdojė.

c) Agjenda do tė pėrfshijė zbatimin e marrėveshjeve mbrojtėse pėrreth vendeve tė Kishės Ortodokse Serbe, aktiviteteve tė ndėrlidhura me mirėqenien e murgjve dhe murgeshave, siē ėshtė lirimi i Kishės Ortodokse Serbe nga TVSH-ja, Taksa e Akcizės dhe obligimeve Doganore, modaliteteve pėr rindėrtimin e vendeve fetare nga Kisha Ortodokse Serbe si dhe ēėshtjen e kthimit tė artefakteve arkeologjike.

Pėrgatiti: Gent Prokshi


Kėshilli i Sigurimit nė New York, diskutoi sėrishė pėr Kosovėn 

Beqir SINABEQIR SINA, New York
derguar erenikut: Mon, 21 Apr 2008 22:13:52 EDT
botuar: E marte, 21 prill, 2008 9:24 am

Analistėt: Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka nxjerrė nga loja Kėshillin e Sigurimit

United Nations (UN) NY:  Seanca ishte pjesė e takimeve rutinė, tė cilat mbahen nė kuadrin rezolutės 12-44, rezolut kjo qė nuk ėshtė shfuqizuar ende, megjithėse, Kosova ka shpallur pavarėsinė e vet. Nė kėtė kontekst, edhe takimi i sotėm, ishte i thirrur nga Rusia, e cila ėshtė kryesuese e rotacionit tė KS-sė. Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, u mblodh pėr tė diskutuar situatėn nė Kosovė, gjatė tre muajve tė fundit, periudhė kjo qė pėrfshin situatėn para dhe pas shpalljes sė pavarėsisė,(65 ditėt e pas shpalljes). Kreu i UNMIK-ut, Joachim Reucker, raportojė  pėr gjendjen nė Kosovė, ku paraqiti para Kėshillit tė Sigurimit raportin pėr Kosovėn, nė emėr tė misonit tė UNMIK-ut, nė Kosovė. 
 
   Ryker nė Kėshillin e Sigurimit ngriti edhe ēėshtjen e zgjedhjeve serbe nė Kosovė mė 11 maj, si dhe  prezentojė tė gjitha ngjarjet, tė cilat janė zhvilluar nė Kosovė, nga mesi i dhjetorit 2007 deri nė fillim tė marsit tė kėtij viti. Njė ēėshtje tjetėr pėr tė cilėn diskutojė shefi i Misionit tė OKB-sė nė Kosovė ishte edhe rikonfigurimi i UNMIK-ut. Kjo pas shpalljes sė pavarėsisė dhe pėrfundimit tė periudhės tranzitore 120 ditėshe, gjatė sė cilės UNMIK-u do tė duhej t'i kalonte pėrgjegjėsitė te institucionet e Kosovės dhe misioni i Bashkimit Evropian.
 
Ndėrsa, anėtarėve tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit ne seancė tė mbyllur i'u adresua edhe kryeministri i Kosovės z.Hashim Thaēi. Zoti Thaēi prezantojė para anėtarėve tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit nė seancėn e mbyllur zhvillimet aktuale politike nė Kosovė. Ai foli pėr tė arriturat e institucioneve demokratike tė Kosovės, pėrkushtimin e vendosur tė qeverisė pėr respektimin e tė gjitha minoriteteve, si dhe perspektivėn perėndimore tė shtetit tė ri, tė Kosovės.
 
Hashim ThaēiKryeministri Thaēi, raportoi pėr zhvillimet aktuale politike nė Kosovė, tė arriturat e institucioneve demokratike tė Kosovės, pėrkushtimin e vendosur tė qeverisė sė Kosovės pėr respektimin e minoriteteve si dhe perspektivėn perėndimore tė shtetit tė ri tė Kosovės.Fjala e tij fokusohej nė konsolidmin e shtetit tė ri, prespektivėn e shtetit tė ri, sukesin e pėrbashkėt tė shtetit tė ri, dhe arritjet e pėrbashkėta nė Kosovė.
 
 Mes tė tjerave Thaēi, raportojė edhe pėrcaktimin e qeverisė sė tij pėr vendosjen e njė rendi ligjor dhe demokratik, nė baza multietnike si edhe orientimi i Kosovės, drejt integrimit tė saj nė strukturat evroatlantike, NATO, BE si dhe nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, ishin prezantimi i Kryeministrit tė Kosovės, zotit Hashim Thaēi para Kėshillit tė Sigurimit, tė cilat, ai i quajti si njė "histori e suksesėshme", dhe si njė krenari e shprehur nga tė gjitha ato vende, tė cilat, e kanė njohur deri tani pavarėsinė e Kosovės. Zėrin e Beogradit nė seancėn e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, e paraqiti presidenti Boris Tadiq.

  Ndėrkaq, njohės tė sė drejtės ndėrkombėtare, thonė se Kėshilli i Sigurimit ka rastin e fundit qė tė dalė juridikisht nga qorrsokaku i futur nė lidhje me statusin e Kosovės. Juristėt kosovarė thonė se shpallja e pavarėsisė de facto e ka shfuqizuar Rezolutėn 1244, por, sipas tyre, pėr tė dalė nga situata e krijuar, KS duhet ta shfuqizojė vetė rezolutėn.
  Vazhdimin e diskutimeve tė Kėshillit tė Sigurimit ēdo tre muaj pėr Kosovėn, edhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj, juristėt dhe njohės tė sė drejtės ndėrkombėtare nė Kosovė e vlerėsojnė si diēka qė nuk i sjell asnjė dobi realitetit tė ri tė krijuar nė terren. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka nxjerrė nga loja Kėshillin e Sigurimit. Megjithatė, mbetja nė fuqi e Rezolutės 1244, sipas juristėve kosovarė, i lė njė shteg Kėshillit tė Sigurimit, qė edhe mė tej tė mblidhet pėr Kosovėn,ēdo tre muaj - mbledhje kėto qė, sipas tyre, destinim kanė dėshtimin. 

Ashtu, si dhe nė takimet e mėparėshme, tre muaj mė parė kur u mbajtė edhe takimi i fundit nė KS-it, nėn drejtimin e rradhės tė ambasadorit tė Libisė,analistėt thonė; se nuk presin asgjė konkrete nga takimi i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr Kosovėn i mabajtur sot nė New York.Ata e shohin kėtė takim tė Kėshillit tė Sigurimit, sikur ėshtė vetėm njė takim tjetėr nė vazhdimėsinė e mbledhjeve qė ka mbajtur deri tash Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara.
 
Njė analistė kosovar ėshtė shprehur se edhe pėrkundėr faktit qė Kosova ose problemi i Kosovės i kaloi konturat e kėtij mekanizmi ndėrkombėtar, megjithatė kemi ende nė fuqi rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, e cila ėshtė obligative nė Kosovė dhe nė kėtė kuadėr obligon shefin e UNMIK-ut tė raportojė pėr zhvillimet nė terren. Ai thotė se ėshtė e pamundur qė nė Kosovė tė funksionojnė dy misione ndėrkombėtare, UNMIK-u dhe EULEX-i.
 
Konferenca e shtypit:

 

  Ne sesionin e sotem tė KS, i cili u zhvillua prapa dyerve tė mbyllura, kryeministri I Kosoves Hashim Thaq tha se vlerėson lartė rolin e Komunitetit Nderkombėtar dhe tė KS nė cdo fazė tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Siq e dini vazhdoi ai, me 17 shkurt tė kėtij viti, ne shpallem Pavarėsinė ė Kosovėsnė linjė me Planin e Presidentit Ahtisari dhe brenda kėtyre 8 jave numer I konsiderueshėm I vendeve njohen pavarėsinė e Kosovės duke ofruar njeheresh mbėshtetjen e tyre nė ndertimin e shtetit multietnik demokratik.

 

   Sidoqoftė pavarėsia nuk i ka zgjidhur problemet tona siq ėshtė varfėria dhe papunėsia dhe mu pėr kėtė nevoiten investime dhe zhvillim ekonomik. Fatmirėsishtė Kosova ka BLUEPRINTIN – PLANIN pėr ti zgjidhur problemet e ky ėshtė Plai I Ahtisarit, I cili pėrmban parametra tė gjėrė pėr mbrojtjen e tė drejtave, kulturesdhe identitetit tė minoriteteve dhe tėrė shoqėrisė sonė, pėr Implementimin e tė cilave kemi ndermarrė hapat menjėherė, siq janė aprovimi i 19 ligjeve qė dalin nga kjo pako nga Parlamenti kosovar, kemi miratuar Kushtetuten e Re Demokratike Pėr permbushjen e obligimeve nga Plani i Ahtisarit lypset gjithashtu gatishmėria e popullit pėr tu pajtuar.

 

    Ne jemi duke pėrmbushur obligimet tona lidhur me prezencen nderkombėtare, ku kem mirėpritur Zyren e Pėrfaqėsuesit tė lartė tė BE pėr implementimin e Planit tė Ahtisarit. Gjithashtu jemi tė vetėdijshėm sė Serbia ka vėrejtje nė Pavarėsinė e Kosovės dhe jemi tė gatshėm pėr ndertimin e raporteve tfqinjėsore me Beogradin edhe pse Beogradi po vazhdon me avazin e vjeter duke inkurauar serbet qė jetojnė nė Kosovė qė tė refuzojnė integrimin dhe bashkėpunimin me institucionet dhe strukturat kosovare. Nė fund kryeministri Thaqi falenderoi KB dhe Komunitetin Nderkombėtar pėr gjithė atė qė ka bėrė pėr Kosovėn dhe popullin e Kosovėsnė sherimin nga plagėt e luftės dhe ndertimin e institucioneve demokratike.

 

    Shpėrbėrja e Jugosllavisė solli sfida tė mėdha pėr Kėshillin e Sigurimit dhe Komunitetin Nderkombėtar, process ky qė u pėrmbyll me Pavrėsinė e Kosovės dhe shpresoj se me pėrmbylljen e kėtij kapitulli tė dhimbshėm tė historisė do tė punojmė sė bashku pėr tė siguruar qė involvimi I Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ėshtė ėshtė trėgim I sukseshėm, ku sė bashku mund tė sigurojmė qė trashėgimia e KB ėshtė nė paqe, siguri dhe demokraci, pėrfundoi kryeministri Thaqi .

 

Ndersa Tadiqi ftoi vendet tė cilat tashmė e kanė njohur Kosovėn e Pavarur, qė ta rishqyrtojnė vendimin e tyre dhe kerkoi vazhdimin e bisedimeve .

 

  Ai kerkoi gjithashtu qė tė ndalohet transferi I autorizimeve te UNMIK –ut tek institucionet kosovare dhe tek Misioni I UE si dhe qė ti lejohet Serbisė mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lkale me 11 maj nė Kosovė gjė kjo qė nuk u perfill nga shumica dhe atij ju kerkua qė tė nderpres kete aktivitet dhe siq ishte shprehur Ambasadori Amerikan “ta harroj”sepse zgjedhjet lokale serbe tė organizuara nė Kosovė do tė jenė jolegale, sepse atje tani ėshtė krijuar njė realitet I ri tė cilit Serbia duhet ti adaptohet medoemos. Vlenė tė theksohet se Raporti I Sekretarit Gjeneral si dhe fjala e kryeministrit Thaqi ishte mirėpritur nga pjesa mė e madhe e KS.

 

   Gjithashtu u potencua se nė tė ardhmen roli I UNMIK – ut do tė zbehet ndersa institucionet tjera do tė forcohen, dmth Institucionet Kosovare dhe Misioni I UE. Cdo zhvillim dhe aktivitet qė do tė bėhet nė tė ardhmen nė Kosovė duhet ta kėtė pėr bazė Pavarėsinė e Kosovės, pra dhe Serbia nė cdo lloj bisedimesh dhe marrėveshje me Kosovėn, ku s’do mend se do tė kyqėn nė tė ardhmen e afert duhet ta kėnė Pavarėsinė pėr bazė, pėrfundoi Ambasadori I SHBA – ve Zalmai Khalilzad


Thaēi: Kosova e gatshme pėr njohje ndėrkombėtare
 
BEQIR SINA, Nju Jork
17 janar, 2008
 
Kryeministri Thaci nė OKB
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi deklaroi se Kosova ėshtė e gatshme pėr njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė. Ai kėto komente i bėri nė aeroportin ndėrkombėtar JFK nė New York,
 

"Kosova ėshtė e gatshme pėr njohjen  ndėrkombėtare tė pavarėsisė, institucionet e reja tė Kosovės janė shumė tė pėrgjegjshme dhe tė pėrgatitura qė me hapa konkretė tė fillojnė zyrtarizimin e pavarėsisė”, theksoi kryeministri i ri i Kosovės, Hashim Thaēi.

Ai mes tjerash la pėr tė kuptuar se Kosova do tė ketė pavarėsi tė mbikqyrur tė bazuar nė dokumentin e ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtar Marti Ahtisarit.

“Kosova do ta implementojė dokumentin e ish-presidentit tė Finlandės,  Marti Ahtisari, qė ėshtė njė dokument i mirėfilltė pėr tė ndėrtuar shtetin e pavarur, sovran dhe demokratik, nė mėnyrė qė tė hapen perspektivat pėr integrim nė strukturat e BE dhe nė NATO", theksoi kryeministri Thaēi.

Shumica e ambasadorėve tė vendeve perendimore kanė kėrkuar qė seanca e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr tė arriturat nė Kosovė tė jetė e hapur.

Korrespodenti i agjencisė INA njofton se kryeministri i Kosovės si pjesėmarrės i seancės i ka dėrguar njė letėr kryesuesit tė seancės, ambasadorit tė Libisė, Giadalla Ettalhi pėr tė marrė tė drejtėn e fjalės siē thuhet “nė emėr tė popullit dhe institucioneve tė Kosovės”. Ky i fundit ka miratuar kėrkesėn e kryeministrit tė ri tė Kosovės.

Pėrveē raportit tė radhės tė Sekretarit Ban Ki Moon, nė  agjendėn e diskutimeve tė 15 vendeve anėtare do tė jetė edhe fjala e shefit te UNMIK-ut Joachim Ruecker, qė pėrfshin periudhėn e kaluar tremujore.

Kroacia, Vietnami, Libia, Kosta Rika dhe Burkina Faso janė pesė vendet e reja anėtare jo tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit, mandati dyvjeēar i tė cilave filloi mė 1 janar. Pesė vendet e tjera anėtare jo tė pėrhershme janė Belgjika,Indonezia, Italia, Panamaja dhe Afrika e Jugut, ndėrkaq vendet anėtare tė pėrhershme janė SHBA,Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina.


Nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, mbrėmė  u diskutua pėr raportin e fundit pėr Kosovėn
 
BEQIR SINA, New York,

Raporti i fundit, raporti i  suksesshėm qė i hap perspektivė edhe vendimit
ndėrkombėtar pėr statusin e  Kosovės - Pavarėsinė e Kosovės

United Nations (UN) New York : Kėshilli i Sigurimit i  OKB-sė tė mėrkurėn mė
16 janar 2008, diskutojė pėr Kosovėn. Ambasadorėt e  Kėshillit tė Sigurimit,
pasi mė parė kishin rėnė dakord pėr formatin e  kėsaj  mbledhjeje, pėr tė qenė
pjesėrisht e hapur, nė dy pjesė njė e hapur,  e njė e mbyllur. Gjithashtu
takimi i sotėm trajtojė edhe raportin tre mujor  tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė
OKB-sė, Ban Ki Moon, i cili ndodhej nė njė  vizitė zyrtare nė Madrid. Nė
raportin mbi gjendjen nė Kosovė gjatė tre muajve tė  fundit, Sekretari i
pėrgjithshėm, Ban Ki-Moon, ka vlerėsuar se ėshtė “pak e  mundshme tė mbahet
status-quoja”
 dhe pėr kėtė shkak, prioritet kryesor pėr  Kėshillin e Sigurimit dhe
bashkėsinė ndėrkombėtare, duhet tė jetė vazhdimi i  procesit pėr pėrcaktimin e
statusit tė ardhshėm tė Kosovės.
 
  Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, shqyrtojė edhe raportin  e
UNMIK-ut, pėr situatėn nė Kosovė, tė mbajtur nga  i  dėrguari i  posaēėm tė OKB-s
nė Kosovė, kryeadministratorit civil  zoti Joachim  Ruecker. Debatin  e
drejtojė Presidenti i rradhės i Kėshillit tė Sigurimit  pėr muajin janar,
ambasadori libian, Giadalla Ettalhi. Nė fillim ai u kėrkojė  ambasadorve tė KS tė
miratojnė axhendėn pėr formėn e kėtij takimi.

     Mirpo, ashtu edhe si pritej qė edhe nė kėtė debat  rreth raporteve u
shfaqėn mospajtime ndėrmjet vendeve perėndimore qė  kryesoheshin nga Shtetet
Bashkuara tė Amerikės, Britania e Madhe dhe Franca, si  dhe ato antitudė tė
Rusisė, e raportit qė lexojė Serbia, pėr shpalljen e  njėanėshme tė pavarėsisė sė
Kosovės, ashtu edhe pėr tė ardhmen e misionit tė  OKB-sė ne Kosovė dhe pėr
vendosjen e misionit tė BE-sė atje. Nga ana tjetėr  fjalimi i ambasdorit tė Rusisė
Valdimir Churkin, synojė qė Rusia edhe njė herė  para Kėshillit tė Sigurimit,
tė kėrkojė, qė tė riaktualizojė propozimin e  Moskės pėr vazhdimin e
bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit. Siē dihet,  vendet pėrendimore, nuk kanė
arritur ende qė tė miratojnė njė rezolutė nė  Kėshillin e Sigurimit, sipas sė
cilės do tė zėvėndėsohej Rezoluta 1244 dhe do tė  vendosej misioni i ri i BE-sė.
Ato tani po provojnė qė kėtė proces ta zgjidhin  jashtė Kėshillit tė Sigurimit.

Ambasadori libian nė fillim tė debatit me dyer tė hapura  ka kėrkuar ashtu si
ishte caktuar qė mė parė, t'i ipej fjala presidentit tė  Serbisė, Boris
Tadiq, qė tė flasė nė mbledhjen e Kėshillit tė  Sigurimit.

"Nė emėr tė popullit tė Sėrbisė, tha presidenti serb  Tadiē, u deklarojė se
ne nuk do t'a njohėm kurrė pavarėsinė e Kosovės.  Presidenti serb, nė raportin
e tij para Kėshillit tė Sigurimit, ka bėrė edhe njė  herė thirrje qė tė hidhet
poshtė ēfarėdolloj deklarate e njėanshme pėr  pavarėsinė e Kosovės, duke u
kujtuar atyre se rezoluta 1244 e OKB-sė, i garanton  Serbisė sovranitetin e saj
territorial."
  "Pėr dy vjet Serbia, tha ai u bė pjesė e bisedimeve pėr Kosovėn,  bisedime
ku Serbia solli njė numėr propozimesh, tė cilat, i referoheshin  zgjedhjes sė
problemit tė Kosovės. Ne jemi pėr njė zgjedhje substanciale pėr  Kosovėn, e
ngjashme me atė qė Kina po pėrdorė pėr Hong Kongun dhe ishujt Macao,  ose si ai
i Finlandės me Aaland Island.Serbia, nuk do tė njohė pavarėsinė e  njėanėshme
tė Kosovės, dhe e sheh atė si shumė tė rrezikėshme. Ne do tė mbrojmė  me tė
gjitha mėnyrat ligjore, diplomatike sovranitetin dhe integritetin tonė 
territorial, por, nuk do tė pėrdorim dhunėn apo luftėn pėr tė mbajtur Kosovėn”, 
theksoi Tadiē, duke nėnvizuar se pėr kėto arsye, ne ju kėrkojm tė ndaloni 
inkurajimin e kryerjes se njė akti tė njėanėshėm pėr pavarėsinė e Kosovės." ka 
insistuar nė fjalėn e tij Tadiq.
   Mbas fjalės sė presidentit tė Serbisė, Tadiē, seanca u  nderpre dhe u
zhvillua me dyer tė mbyllura. 
   Nė seancėn e dytė, njė diplomat i tha  axhensinė sė  lajmeve nė gjuhėn
shqipe nė Maqedoni INA,., se me shumė interes u pritė nga tė  pesėmbėdhjetė
anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit, raporti i tė dėrguarit tė  posaēėm tė OKB-s nė
Kosovė, kryeadministratorit civil Joachim Ruecker, mbi  aktivitetet  e UNMIK-ut
dhe situatėn nė terren nė Kosovė.  "Raporti, i  Kryeadministratorit civil
Joachim Ruecker, kishte tė bėjė me procesin e  standardeve pėr Kosovėn,
standardet pėr funksionimin e institucioneve  demokratike, sundimin e rendit dhe
ligjit, ekonominė e tregut dhe  pėr  situatėn aktuale",. Shefi i Misionit tė OKB-sė
nė Kosovė, Joackim Ruecker,  paraqiti njė raport tė zgjeruar pėr situatėn dhe
proceset nė Kosovė. Besohet se  ky tė ketė qenė raporti i fundit i njė
pėrfaqėsuesi tė Misionit tė OKB-sė nė  Kosovė, pasi ai do tė zėvėndėsohet shumė
shpejt nga misioni i Bashkimit Evropian  .
  Kryeministri i Kosovės z Hashim Thaēi :  Mendoj se ky  raport do tė jetė
raporti i fundit, raporti i suksesshėm qė i hap perspektivė  edhe vendimit
ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės

Ndėrkaq, pas kėsaj  Kėshilli i Sigurimit, ambasadorėt e saj  qė debatuan, pak
mė vonė., dėgjuan edhe kryeministrin kosovar, zotin Hashim  Thaēi . Ai foli
nė njė seancė me dyer tė mbyllura. Kryeministri i Kosovės,  Hashim Thaēi, ka
thėnė se procesi negociator ėshtė konsumuar dhe tani ėshtė koha  pėr vendime.Pėr
 axhensinė sė lajmeve nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni INA,  kryeministri i ri i
Kosovės, zoti Hashim Thaqi, tha se ai prezantojė edhe njė  herė atė realitetin
pozitivė tė Kosovės. Ai tha se  nė raportė foli rreth  arritjeve qė ka bėrė
Kosova, gjatė kėtyre tetė viteve. Sidomos, atyre qė kanė tė  bėjnė me
implementimin e palnit tė Ahtissarit, pėr tė bėrė Kosovėn e pavarur,  shtet sovran e

demokratik. Mėnyrėn sesi Kosova, do tė marrė pėrgjegjėsit e saj  dhe sesi si ajo
do tė funksionojė si shtet i pavarur.
Ne, tha ai treguam me anė tė kėtij raporti se i kemi realizuar  premtimet
tona, ashtu si edhe kemi marrė edhe premtime nga komuniteti  ndėrkombėtar. Ne
kemi vizionin tonė pėr njė shtet demokratik, sovran e i  pavarur, shtet ky qė
synon tė integrohet nė tė gjitha sturkturat Euro-Atlantike  -Naton e  tė tjerat.
Nė Nju Jork, me kėtė raport  tha Thaqi, kemi  ardhur kėtu tė prezantojmė
vullnetin dhe dėshirėn e qytetarėve tė Kosovės. Tė  flasim qartė se Kosova ėshtė e
gatėshme tė bėjė shtetin e saj, ėshtė unike pėr  tė shpallur sė shpejti
pavarėsinė e saj. Ēka e presim edhe nga shumė vende, tė  cilat janė pėr njohjen e
pavarėsisė sė Kosovės.
      Mirpo, tha kryeministri i Kosovės, Thaqi,  defenitivisht, puna e
pavaėrsisė sė Kosovės ėshtė punė e kryer pėr ne. Shpallja  e pavarėsisė sė Kosovės
ėshtė njė akt qė do tė ndodhė shumė shpejt. Dhe do tė  them se do tė ndodh me
njė njohje rekord tė atyre vendeve, tė cilat, do tė  njohin pavarėsisė e
Kosovės. Pavarėsisa e Kosovės, sipas tij ėshtė nė rrugė tė  sigurt, ėshtė pavarėsi e
tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, garanci pėr liritė e  tė drejtat e tė gjithė
qytetarėve tė Kosovės, pavarėsisht se janė minoritetet  kėto apo shumica.
Kosova do tė jetė njė vend i mudėsive tė barabarta pėr tė  gjithė popullin e
Kosovės. Do t'i kushtojmė shumė rėndėsi tė drejtave tė  minoriteteve, pėr t'i
siguruar ata se do tė kenė tė gjitha tė drejtat si ēdo  qytetar i Kosovės.
 
 Ndėr tė tjera ceku ai se "Gjithmonė, i kam besuar tė drejtės  sonė pėr liri
e pavarėsi. Pėr kėtė edhe kemi luftuar si popull duke sakrifikuar  pėr kėtė
ditė, ndaj edhe e meritojmė kėtė ditė. Lufta e UĒK-sė, dhe e gjithė  popullit tė
Kosovės, bėri qė njė ditė tė dėgjohet dhe tė respektohet zėri i  popullit tė
Kosovės, pėr liri e pavarėsi." pohojė Thaqi, pėr axhensinė sė  lajmeve nė
gjuhėn shqipe nė Maqedoni INA,.,
 
   Gjatė ditės sė sotme, Kryeministri i ri i Kosovės z Hashim  Thaqi, ėshtė
takuar ish-ambasadorin Richard Holbrook, dhe ambasadorin Frank  Vizner, si dhe
ambasadorėt e Kroacisė, Vietnamit, Libis, Kosta Rikės dhe Burkina  Fasos, tė
cilat janė pesė vendet e reja anėtare jo tė pėrhershme tė Kėshillit tė 
Sigurimit, mandati dyvjeēar i tė cilave filloi mė 1 janar 2008. Ai takoi sė  fundi
ambasdoren e Britanisė sė Madhe. Ai i tha nė fund se ėshtė biseduar pėr kordinimin e hapave tė mėtutjeshėm,  pėr
shkak tė shpalljes sė pavarėsisė, dhe njohjen e menjėherėshme tė saj "  Synimi
i kėtyre takime ishte qė tė gjendej njė gjuhė e pėrbashkėt nė kėtė  drejtim,
ēka edhe mendohet se duhet tė jetė arritur." ka pėrfundar Kryeministri  i ri i
Kosovės z Hashim Thaqi./postuar për ereniku.net /16 janar 2008/


Skandal i bujshėm i  Ambasadori rus pranė OKB-sė Vitali Ēurkin 
 
nga BEQIR SINA, Nju Jork,20 mars 2007
Kosova ka  shėnuar pėrparim nė fushėn e rendit e ligjit dhe ndėrtimin e njė shoqėrie funksionale
 

UNITED NATIONS - NEW YORK : Njė raport mbi pėrmbushjen e standardeve nė Kosovė, iu paraqit dje pas dite nė Nju Jork, Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nga Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe nga Presidenti i Kosovės z Fatmir Sejdiu . Raportit mbi shkallėn e pėrmbushjes sė standardeve nė tre muajt e fundit, hartuar nga misioni i OKB-sė dhe institucionet vendase, iu bashkėngjitė edhe fjala e presidentit tė Kosovės nė njė seancė tė posaēme mbajtur dje pasdite nė Kėshillin e Sigurimit. Raporti i  Shefit tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe fjala e presidentit Sejdiu janė shoqėruar edhe me dy takime tė ndara tė tyre me  sekretarin e pėrgjithshėm, Ban Ki Moon, dhe disa nga ambasadorėt e vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit.

 

 

 



 
Kėshilli i Sigurimit nė dy takime tė mbyllura ka diskutuar pėr Kosovėn
 
Nė takimin e parė shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker, foli pėr ecurinė e pėrmbushjes sė standardeve dhe gjendjen nė Kosovė. Ai theksoi se ėshtė  shėnuar pėrparim nė fushėn e rendit e ligjit dhe ndėrtimin e njė shoqėrie funksionale nė Kosovė. I pyetur pas takimit nėse ēėshtja e Kosovės do zgjidhet deri nė qershor, Ryker tha se "nuk mund tė spekuloj pasi kjo i takon Kėshillit tė Sigruimit". Ryker kėmbėnguli se shtyrja e pėrcaktimit tė statusit mund ta bėjė tė pamundur menaxhimin e situatės nė terren. Raportimi i shefit tė UNMIK-ut, ėshtė kundėrshtuar nga ambasadori rus nė OKB, Vitali Ēurkin, sipas tė cilit raportimi i z. Ryker "ka qenė i njėanshėm". Pėrfaqėsuesi rus tha se nė shoqėritė multietnike duhet tė kihet parasysh vullneti i grupeve etnike dhe jo vetėm i shumicės dhe sipas tij "ky aspekt i ēėshtjes sygjeron vazhdimin e bisedimeve". Disa agjenci lajmesh njoftojnė se ambasadori rus nė shenjė kundėrshtimi me zotin Ryker lėshoi takimin. Zėdhėnėsja e Misionit rus nė OKB, Maria Zaharova nė njė prononcim pėr njė axhensi lajmesh citohet tė ketė mohuar braktisjen e takimit nga ana e zotit Ēurkin. Nė takim merrte pjesė dhe presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu derisa nga pala serbe ishte dhe shefja e Zyrės kordinuese serbe pėr Kosovėn, Sanda Rashkoviē Iviē.
 
 Ambasadori rus pranė OKB-sė Vitali Ēurkin  lėshoi nė mėnyrė demostrative takimin
 
 Ambasadori rus pranė OKB-sė u largua nė mėnyrė demonstrative nga senca e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ku po diskutohej pėr tė ardhmen e Kosovės duke e akuzuar mė pas shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker, se me raportin e tij po luan rolin e avokatit tė pavarėsisė sė KosovėsSenca mė e fundit e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ku po diskutohej pėr tė ardhmen e Kosovės, u shoqėrua me njė skandal tė bujshėm. Ambasadori rus pranė OKB-sė Vitali Ēurkin u largua nė mėnyrė demonstrative dhe dukshėm i zemėruar prej kėsaj seance, pas raportimit tė shefit tė UNMIK-ut, Joakim Ryker, nė lidhje me gjendjen nė Kosovė.
 
Duke pėrdorur fjalė tė ashpra Ēurkini e akuzoi Rykerin pėrpara gazetarėve se nuk ėshtė i paanshėm. Ai e akuzoi Rykerin se po bėhet avokat pėr pavarėsinė e Kosovės. Deklaratat e Rykerit ishin "tejet tė njėanshme dhe nuk i hynin nė punė askujt", - tha Ēurkini. Nė vend qė tė diskutonte pėr tė ardhmen e Kosovės, Rykeri "predikonte" pėr pavarėsinė, tha ambasadori rus pranė OKB-sė. Ēurkin theksoi se pėr shkak tė paanshmėrisė sė Rykerit nuk mund tė rrite pa reaguar nė Kėshillin e Sigurimit. Mė pas ai e quajti largimin e tij si diēka normale, duke thėnė se atij i duhej tė shkonte nė njė takim tjetėr, ndėrkohė qė punimet e seancės sė KS i kishte ndjekur zėvendėsi i tij.
 
Rykeri vetė i hodhi poshtė akuzat pėr njėanshmėri. Ai tha se vetėm kishte bėrė tė qartė qė Kėshilli i Sigurimit duhet tė marrė sė shpejti njė vendim nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės, sepse pėr kėtė janė duke pritur edhe banorėt e Kosovės.Rusia nuk ėshtė dakord as me planin e paraqitur prej Ahtisarit pėr njė pavarėsi tė kufizuar tė Kosovės. Pas deklaratave tė MPJ rus Sergei Lavrov, edhe Ēurkini e akuzoi Ahtisarin se e ka kapur problemin sė prapthi, dhe se "nė vend qė tė bazohet tek mirėkuptimi dhe rėnia dakord pėr zgjidhje tė pranueshme, ka startuar mė herėt se sa duhet me planin e tij dhe ka filluar tė mbrojė idenė e pavarėsisė sė plotė tė Kosovės."
 
UASHINGTON
 
Shtetet e Bashkuara hodhėn poshtė thirrjen e Rusisė pėr largimin e kryendėrmjetėsit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, Marti Ahtisari. Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Sean McCormak pėrsėriti mbėshtetjen amerikane pėr Ahtisarin dhe tha se po nxisin miratimin e shpejtė tė rezolutės, pavarėsisht kundėrshtimit tė Serbisė. "Mendojmė se zoti Ahtisari po bėn njė punė shumė tė mirė nė njė ēėshtje tepėr tė vėshtirė. Ėshtė koha qė tė kemi ndonjė zgjidhje tė mundshme pėr ēėshtjen e Kosovės", tha McCormak.
 
VJENĖ
 
Zyra e kryendėrmjetėsit Marti Ahtisari hodhi poshtė kėrkesėn ruse pėr vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit. Bisedimet mes dy palėve "janė shterur" tha Remi Dourlot, zėdhėnėsi i zotit Ahtisari nė Vjenė.
 
BRUKSEL
 
"Nėse Rusia vonon, dobėson apo pėrdor veton ndaj planit tė Ahtisarit druhem se dėshira deri tani e pėrmbajtur e shqiptarėve tė Kosovės pėr ecje tė shpejtė drejt pavarėsisė do tė shpėrthejė nė dhunė", deklaroi ish diplomati amerikan Richard Holbrooke. Hoolbroke gjatė qėndrimit nė Bruksel ka theksuar se "Rusia duhet tė jetė e ndėrgjegjshme pėr pasojat e veprimeve tė saj nė Nju Jork", duke e akuzuar Moskėn pėr pėrfshirje me mbėshtetėsit e linjės sė ashpėr nė Beograd.