www.ereniku.net

TE LAHEMI BASHKE PER TE KURSYER UJIN DHE PER TE PERBALLUAR KRIZEN
E shtunė, 15 gusht, 2009
Kriza ekonomike botėrore mund tė ketė njė pėrfitim pėr Shqipėrinė kryesisht nė biznesin e pasurive tė paluajtshme. Nė momente kur ky treg po vuan nga njė krizė besimi nė SHBA apo nė Evropė, Shqipėria ėshtė ende nė hapat e parė tė kėtij tregu, por qė ky element mund tė kthehet nė njė avantazh pėr Shqipėrinė. Ekspertėt e kėtij tregu e konfirmojnė kėtė fakt duke thėnė se mjaft investitorė tė huaj po kthejnė vėmendjen nga Shqipėria pėr tė investuar nė tregun e pasurive tė paluajtshme. Ilir Konomi, pronari i kompanisė “Albania-Estate”, thotė se kohėt e fundit nė Shqipėri po mbėrrijnė investitorė tė huaj. “Ende Shqipėria ėshtė nė fillimet e saj me tregun e huaj. Por afrimi i krizės do tė sjellė edhe njė vėmendje mė tė madhe drejt vendit tonė pasi ēmimet janė mė tė lirat tė mundshme nė Evropėn Lindore. Tregjet e mirėnjohura pėr pronat nė lindje si Bullgari, Rumani, apo edhe Kroaci e Mal i Zi janė bėrė edhe mė tė vėshtira pėr investitorėt, individė tė huaj. Nė qoftė se quan me “biznese tė huaja” kompanitė e real estates me kapital tė huaj qė operojnė kėtu pėrgjigja ėshtė po. Ndėrsa kompani tė huaja ndėrtuese apo investitorė numėrohen ende me gishta. Ka interes tė vazhdueshėm pėr tė blerė sipėrfaqe toke pėr ndėrtime tė mėvonshme apo pėr spekulim nė kuadėr tė afrimit tė Shqipėrisė me pjesėn tjetėr tė Evropės”, - thotė Konomi.
Ai thotė mė tej se Shqipėria ėshtė ende larg kėsaj krize tė mundshme dhe pėr kėtė jep disa arsye. “Shqipėria ėshtė ende larg dhe e paintegruar mirė me tregjet ndėrkombėtare. Ulje ēmimesh apo staniacion ėshtė ende pėr t’u sqaruar nė vendin tonė.

Emigrantėt shqiptarė kanė qenė ata qė kanė qenė blerėsit mė aktivė nė tregun vendas. Kėta do tė shoqėrohen me pasoja pėr shkak tė veshtirėsive qė do tė kalojnė ekonomitė e vendeve fqinje, Greqi apo Itali. Dy mund tė jenė pasojat qė kjo mund tė sjellė: E para (ka filluar tė ndihet), duke parė pasigurinė, vendet ku punojnė e banojnė, emigrantėt tėrheqin kursimet nga bankat dhe po mundohen tė investojnė nė real estate nė Shqipėri. E dyta: rėnia e ekonomive qė do tė prekė sė pari fushėn e ndėrtimit ku janė pėrqendruar njė pjesa e konsiderueshme (nė mos pjesa mė e madhe emigrantėve shqiptarė), do tė rezultojė nė rėnie tė tė ardhurave pėr shkak tė rritjes sė papunėsisė nė mes emigrantėve ose edhe punė gjithmonė edhe mė sezonale. Pėr kėto arsye ata mund tė marrin nė konsideratė tė rikthehen nė vendin tonė. Dhe pėrkohėsisht kjo lėvizje mund tė shėrbejė si amortizim pėr kėtė rėnie nė shitjet e apartamenteve”, - thotė Ilir Konomi. Sipas tij, kėto arsye ndikojnė qė nė Shqipėri tė mos ketė ulje ēmimesh nė fushėn e ndėrtimeve. “Nuk bėhet fjale ende nė Shqipėri tė ketė ulje ēmimesh, por nuk do tė jetė larg kur presioni nga tregu financiar dhe kėrkesa e ulėt tė rezultojė nė staniacion apo ulje ēmimesh… Nė kėto vitet e fundit bankat shqiptare kanė financuar projektet nė fushėn e ndėrtimit, si edhe blerjet e apartamenteve. Pikėrisht bankat janė shumė mė konservatore tani. Ndėrtuesit kanė dhėnė shenja mungese likuiditetesh sė fundmi. Dhe kjo ėshtė e mjaftueshme qė bankat tė kuptojnė “stopimin” e shitjeve”, - mendon Konomi. Ai shton se nė tregun shqiptar mund tė gjesh prona me ēmime mė tė leverdishme, kryesisht nė zonat bregdetare tė jugut. “Ēmimet nė Sarandė apo Vlorė nė vijė tė parė me detin lėvizin nga 550- 800 euro pėr 1 metėr katror. Ndėrtime tepėr cilėsore, me koeficient tė ulet shfrytėzimi dhe me hapėsira tė organizuara nė trajtėn e njė kompleksi lėvizin nga 850-1000 euro pėr 1 metėr katror, madje edhe mė lart”, - shtoi Konomi./Scanderbeg Parma/