Nė botėn e poezisė
www.ereniku.net

Poeti ėshtė pasqyra e shpirtit tė popullit tė tij. / Balzak /
Bashkim Buxhovi:
HAMĖZ PAS HAMĖZE, E LEKĖ PAS LEKE...

 

 

 

 

Ah mos t’ishte nė gjak tradhėtija,
lum do t’bėnte gjithė shqiptarija...
Me burr-trimat qė ka pasė kjo anė,
askund n’botė s’ka lindė ndoj nanė...
Qė do t’lindė mė t’madhin mbret,
nėna Lekėn ndjeu n’bark tė vet...
Shumė e Lekat qė erdhėn pas tij,
n’besė u prenė, dhe ranė n’tradhėti...
Askund n’botė s’gjindej njeri,
qė t’thei sulltanin me gjithė ushtri...
Kėtij barbari qė Europa i dridhej,
gjerė n’ėnderr Skenderbeu i shtihej...
Kėsi si Hamza dhe Moisiu i Dibres,
N’ēafė i muarren trojet e shqipes...
Hamėz pas Hamėze, e Lekė pas Leke,
Na ranė hise gjatė tėrė ksaj jete...

Bashkim Buxhovi,30 qershor 2011/ereniku.net/

MOS LENI...
Mos leni kukuvajken qė t’na kukasi mė mbi qati,
se ky zog i ferrit mė ndjellkeqi ėshtė ndėr shpendi,
pėr sherr pėrgjon vdekjen me atė shqisė tė fortė qė ka,
tė thuash se pėr meleq tė vdekjes, rrolin ia kan nda...
Mos leni as kumrinė pas vdekjes, t’vajtoi fat’n e zi,
se zė i saj ngjall vuajtje dhe mallė tek ēdo njeri,
shekujt ia ndėrruan melosin qė kishte pasė mė parė,
dhe ia kthyen nė melodi vaji qė s’dėgjohet pa tė qarė...
Mos leni shqiponjen pa dėgjuar kur t’fishkėllon,
se kėshtu ajo mysafirit mirėseardhje i dėshiron,
por n’ iu mbusht kujt mendja t’prekė qerdhen e saj,
i mjeri ai pėr veti, nga kthetrat s’ka kush t’ia ndajė...
Bashkim Buxhovi

MĖ E SHENJTA SHENJTNI...
Kush bėn roj vallė tek dyert e ferrit,
Qė na lėshoi mbrend dreqėr njėmijė?
Asgjė tjetėr ai mos paft pos territ,
shpirti tij kurrė mos ndjeft dashuri ...
Ē’dreqėr kėta janė qė na bėnė tėrbi?
Qė helm nė shpirtė ore po na lėshojnė,
Vėllau nė vėllaun shef armik’n e tij,
“Shehidninė” gjerė po ia premtojnė...
Po si mund t’pjellė dy armiq njė nėne?
Nėnė, qė ju ushqyeka me tė njėjtin gji...
Me njė ninulė n’gjum qė ju ka vėnė...
Dhe me t’njejtėn gjuhė ju rrėfeu histori...
Mos t’iu mashtrojnė mė ore tė uruar,
se mė t’shenjtėn ndėrt t’shenjtit shenjtni,
para syshė e keni, kėtė vend t’bekuar,
shenjtni qė hak ka, pėr te t’bihet fli...
Bashkim Buxhovi

IDE E MALLKUAR!...

Njė ide njof tmerrsisht tinėzare
qė shpejt rritet, e ka hije t’zezė,
e gjithė tjerat s’don t’i njef fare,
dhe pėrqarje veē din me ndezė...

Nuk guxoj as ti jap emėr,
nga ithtarėt qė t’vrajnė pėr te,
mė vjen keq qė i kam t’njė gjaku,
dhe njė gjuhė nėne e flasim ne...

Shpesh mendoj, vallė ē’levėrdi,
kemi pasė ndojherė prej saj?
Qė kurrė nė jetė s’na dha liri,
Pos robnisė qė e lamė me vajė...
Bashkim Buxhovi

Bashkim BuxhoviBashkim Buxhovi
Bashkim Buxhovi eshte i lindur nė Prizren nė vitin 1957-tė.
Shkollėn fillore dhe tė mesmen i kreu nė Gjakovė, ndėrsa studimet e fakultetit ekonomik i pėrcjelli nė Prishtinė.
Si ushqim shpirti e kishte krijimtarinė muzikore, artistike dhe letrare.
Nė lëminë e muzikės kontribuoj duke marrė pjesė me kompozimet e tij nė festivalet e kėngės popullore dhe argėtuese qė mbaheshin ēdo vit nė Gjakovė, dhe nė Akordet e Prishtinės.
Ndėrsa artit dhe letėrsisė iu kthye furishem, nė vitet e fundit (2006-2010) duke botuar romanet e veta: “Sateliti i planetit tė humbur”, “Jeta nė tri botėra” , “Pėrvetėsuesi i medaljonit tė Akilit”, dhe “Testamenti i njė Amazone”, sė pari nė mėrgim, e pastaj edhe nė shtėpinė botuese “Faik Konica” nė Prishtinė (komedinė fantastike nė dy pjesė: “Sateliti i planetit tė humbur”). Shkruan dhe poezi.


E marte, 05 prill, 2011
Tetė poezi nga Haxhi Muhaxheri
krijuesi Haxhi Muhaxheri
KUR MĖ RRĖMBEN FJALA

Kur mė rėmben fjala
Mė vėrshojnė gėzimet
Sikur tė gjitha tė dashurat
Ti kisha pranė

Kur fjala mė ēalon
Dehem e bėhėm tapė
Si tė kisha pirė
Helmin e kėsaj bote

Kur mė buzėqesh fjala
Diellėzohem lartėsohem
Si ti kisha pėrmbysur
Tė gjitha perandoritė

  UNĖ DHE KĖNGA*
Do tė varrosemi
Kur tė na lindin
Tė vdekurit
Pėr tė lindur
Kur tė vdekurit
Tė na varrosin
*Kjo poezi mori ēmimin e tretė nė manifestimin
"Sofra poetike e Drenicės" ne vitin 1995


  LIRIKĖ ME PĖRDHUNĖ

Tė kujtohet ndajnata
kur nė kryqėzim sysh
lexoja biografinė tėnde
dhe fjalė e ndryrė nė gojė
qėkurthi e ruajtur vetė pėr ty
qė edhe sot mendoj
se kurrė nuk ta thashė vetė
po zėri i brėndisė
ai zė qė dėgjohet
vetėm nė ligjerim zemrash

Tė kujtohen fjalėt tua tė brishta
dhe bisedat e amullta
kur me plot mund
pushtoja foltoren e bindjes
dhe fillonte kėnga e psherėtimave
kėnga qė aq shumė ia pate frikėn
po edhe dashur e ke aq sa unė
dhe pas tė gjithave mė pate thėnė
se tash ke gjetur
princin mbi kalė tė bardhė
yllin e dashurisė

E unė tretėsha nė mendime
sa herė dėgjoja radion
tė fliste pėr atdheun
pėr dhunėn
qė u bėhej vėllezėrve tė mi
dhe i mllefosur tė pata pyetur
si tė mendoja pėr yllkėn e dashurisė
kur populli vuan pėr dritėn e lirisė
tė drejtėn e harmonisė kozmike
Mars, 1991

LETĖRKĖMBIM

Mora letrėn tėnde shkruar me fjalė malli
fjalė zemre pėr mua yllin e dashurisė sate
dhe si i krisur zura tė bisedoja
me fotografinė tėnde vendosur mbi tavolinė
dhe mallkoja ditėt qė pa ty mė gdhijnė
Mike
Tė ne punėt prapė nuk venė mirė
dorė e hekurt
pareshtur mbi kokat tona rėndon lėndon
ushtaret kthehen nė arkivole pėrsėri
e ne presim Ēmimin Nobel
pėr mendjen e durimit

Me vite prita tė mėsoja
e ende nuk e di
durimi ėshtė pjellė e vdekjės
a vdekja pjellė e tij

E di moj
do tė thuash durimi ka kufij
po polemi di mė mirė se ne tė dy
a duhet flijuar a pritur pėr lirinė

Do mė pyesje pėr ditėn e gėzimit
e vėshtirė ėshtė pritja pėr ty
tė bėj benė
nuk do tė vonoj shumė
vadja e dasmės sė madhe
Gusht, 1991

UJK MĖ ĖSHTĖ BĖRĖ VETJA

Pėrditė zgjohem me mendjen nė ty
Shtegun mbuluar e ka bloza e dėshirės
Mė pėrvlon malli
E veten ngushlloj me letra dashurie
Mė kot mundohem tė mėsoj
Kobi je ti qė mė sillėsh vėrdallė
A fati im i ēalė
Qė mė shpie drejt ēmendisė
Lule ferri je a lule parajse
Bukuri vėrbuese
A kumt orėsh tė liga
Lojtare netesh tė humbura
A sėmundje qė nuk shėrohesh
Pjellė mortore a gjemb durimi
Ēelės enigmash a neperkė syri
Si ta kuptoj moj
Mė thuaj
Mė shanė
Pse me emrin tėnd
Pagėzoja yjtė lumenjtė pėrrallėzat
Pse...

Mė qeshen
Pėr lutjet e mesnatės
E psherėtimat krismė qielli
Pėr ėndrrat e harlisura
E lotin e buzėqeshur
Pėr ditet qė mė iknin
Sy njerėzve tė hekurt

Dhėmbet u ranė sė qeshuri
E Peruni i Madh
Hiqte valle mbi kockat tona

Ti nuk erdhe e dashur
E nė shpirt
Termete shkaktuar mė ke

Ti duhej tė vije
Bashkė me pranverėn
Dhe kėngėt e tė lashtave

Portė e hapur tė pret
Dhe karafil i vyshkur
Nė dorėn time

Eja e dashur
Eja
Ujk mė ėshtė bėrė vetja
Prishtinė, 1995

  GJURMĖ

Me kohėn nė hapėrim
pėr tė lėnė gjurmė
nė pemėn e jetės

Grurisht
duhet kėnduar
diellit legjendave

Me fjalė ndėrtoni
ura mbi brigje
ura dashurie

Nė gjuhėn
e yjve tė baladave
rrėfehuni

Pėr tė dėshmuar
me emrin
Edhe ne gurin e varrit
RILINDJA, 10.11.1988

ATLANDIDA E RE

Urime Veneci shekullin e dhjetė
mbi ujė
kujdes njėzetenjėshin
nuk u besohet mė
pellumbave tė bardhė
banorėve tė parė
nė sheshin Santa Maria Sallita
uji po han tokėn tuaj
e njė ditė do ta pėrpijė
se bashku me 46 ishujt
dhe Urėn e Psherėtimave
qe tė krijohet Atlantidė e re
Veneci
1995


  URATĖ*

Zotynė
Pranoje Lutjen time
Diell tė ketė
Nė Mendjen e Durimit
Orėbardhat ta shpejtojnė
Ditėn e gėzimit
Lulet e kėsaj toke
Ilirisht
Uratė le ti kėndojnė bashkimit
Nuse e Ujrave
Tė na i gėzoj shtėpitė
Circe Jona
Tė na i mbėltoj dashuritė
Ėndrrmirat
Tė na i zgjedhin Fatitė
Kėngėt tona
Ti pushtojnė lartėsitė
Amen
*Kjo poezi mori Ēmimin e parė nė
„Takimet e Gjeēovit" nė Zym tė Kosovės,nė vitin 1994


....MOS,BACA NUK VDES

(Din Mehmetit)

Nėse ėshtė ndarė prej nesh
ju lutem,mos mė tregoni
Ai ėshtė gjallė midis GURONAVE
Ai ėshtė gjallė midis KULLAVE
Ai shtegton shekujve tė JUNIKUT
nėpėr bjeshkė ia dėgjoi Zėrin:
"Krismė ėshtė EMRI IM"

Nexhmedin Syla
nga pėrmbledhja:"Lisat e PIRROS"1999

Poeti ėshtė pasqyra e shpirtit tė popullit tė tij. / Balzak /



Njė takim i tillė me armikun tonė, qė nuk na njeh pavarėsinė, dokumentat, mallin ... dhe mbi tė gjitha nuk jep pėrgjegjėsi pėr krimet e luftės nė Kosovė do tė thotė trathti ndaj shqiptarėve
Meta vizitoi Beogradin,u takua me kreret serbe,qane hallet e sikletet dhe u bene me miq se c'qene.Per Kosoven Beogradi zyrtar ruan qendrimin qe kane mbajtur edhe te tjeret para tyre,falja per krimet makabre nuk duket ne horizont.Asnje fjale per c'kane bere e sajur ndaj njerzve te pafajshem,vetem biseda,buzeqeshje idealesh dhe shtrengime internacionaliste duarsh.Proletaret sllave dhe ata shqiptare mendojne per leninizmin tragjik,harrojne se kohet kane ndryshuar dhe bota ka ndryshuar…..Miqesia duhet,eshte e nevojshme sidomos per Ballkanin e trazuar nga sllavo-greket dhe binzantizmat e tyre skicofrenike.
Miqesia i ofrohet miqve fisnike dhe jo barbareve.



Miqesi serbesh
nga: Shahin KOLONJA
Na u ngrit nje trap nga "varri",
tule e dhjame nga Skrapari.

Ne nje dite te bukur marsi,
miqesine me serbet mbarsi.

Duam miqesine tuaj,
boll n'a mbajtet per te "huaj".

Keni vrare e keni prere,
pas ti leme si perhere.

Keshtu foli Iliri i Mones,
me fort i m'shoi kumones.

Me vete kam porosine,
se Saliu do fqinjesine.

S'ka gje per c'ka keni bere,
zere se s'kemi qene te tere.

Sot duam t'ju kemi miq,
per gosti edhe per fiq.

Qeshet serbi si finok,
une te vras,ti me quan shok.

Barbarine mbi ju tregoj,
ky miqesine me numeroj.

I perze me fis e fare,
tek une prape keni ngare.

Hej ti djale nga Skrapari,
do t'ju vras kur te vi behari.

Barbarine e kam ne gjak,
do ndez vendin tym e flak.

Por e bej se fort ju dua,
prandaj mos me akuzo mua.

Kur te ma thote prape truri,
serish mbi ju do te valoje druri.

Ti keto mos i quaj krime,
se te bej cope,therrime.

Ti serish tek une do te vish,
vere me mua do te pish.

Keshtu e ka fara juaj,
shiteni lire tek te huaj.

Dhe Enveri keshtu ish
si ty tamam,me syrin pish.

Komunist apo bolshevik
me ne mbetesh vetem mik.

Kominterni e ka thene
shqiptare gjalle mos leme.

Edhe ne kete gej beme,
shime si gruri ne leme.

Komunist Saliu,trim,
qe flet si sek-vetetim.

Erdhi troke,u be i pare,
mbeti hipur prape ne kale.

Ne e duam dhe e mbeshtesim,
na ndihmon,pa buke s'mbesim.

Nuk na le kurre ne balte,
se juve ju drejtojne grate.

Hajde te ngreme nje kupe
qe miqesine shihni me lupe.

Kerkoni gjelpere ne kashte,
prape do ju nxjerrim jashte.

Ne mbetemi te gjithe njelloj,
kanibalizmin kemi ne soj.

Nuk duam shqiptare ketu,
gjithmone do te japim dru.

Por ju rolin luajeni mire,
jeni komuniste te "dlire".

C'ju duhet kombtarizmi,
le te rroje internacionalizmi.

Le te rroje ne jete Rusia,
tym e flake te behet shtepia.

Tani djali i Skraparit,
mbetesh si lulja janarit.

Miqesine kerkon ku s'ka,
do te majmesh me para.

Nuk can koken per Atdhe,
se Moniken prane e ke.

Hani,pini e derdellisni,
per "miqesine" pellisni.

Gomare jeni,keni mbetur,
antishqiptare gjak-tretur.


 

NJOHJA E UNIVERSIT

- Avdylselam Eminit, dėshmorit
tė Universitetit tė Tetovės!
(vrare më: 17.Fror, 1995)

Shkronjat shqipe ishin gjithmonė tė pėrgjakura
Ato krijuan me gjak fjalėn - Ballkan
Shkronjat shqipe edhe nė fund tė shekullit XX
krijuan me gjak edhe fjalėn - Universitet!
Librat shqipe ishin gjithmonė tė pėrgjakura
se tingujt e Shqipes buronin nga aorta e zemrės
Aty ku buron e vlon gjaku i dashurisė arbėrore!
Tingėllonin prore me buzė e gojė pėrgjakura-
Fjalėt shqipe Kėngėt shqipe edhe shiqimet shqipe!

Me gojė tė pėrgjakur gjithmonė folėm e kėnduam
Nė vend tė vajzės arbėrore -
Avdylselami puthi plumbat e armikut
dashuroi vdekjen pėr Jetėn e Universitetit
e -
kėnga e lashtė mori dhenė e mori botėn
edhe ujėrat me tallaze tė shkumbėzuara:
"O nuk po muj baclok me folė,
Se m'ka ra do gjak nė gojė!" - britėn
Bjeshkėt e Nemuna me Hysen Bajrin
jehonėn e tyre e pėrciellen bjeshkėt britmėn
nė Kalanė e Tetovės - e
britėn gurėt nė themele tė Universitetit
nga Pollogu e valet atllantike tė gjuha e atllantėve

Bota pėrjetoi Pėrmbytjėn e Madhe atėbotė,
Bota ėshtė pėrmbytur por jo Atllantishtja!

Me buzė tė pėrgjakura puthėm Gurin themeltar
me dashurinė e parė -
me gishta tė pėrgjakur shfletuam Historinė e Gurtė!
Sepse shkronjat shqipe tė gjithė i patėn gjak -
edhe kengėt tona shqipe tė gjithė i patėn gjak
edhe si njerėz tė kėsaj bote qorre na kanė gjak

edhe gojėn edhe librin u dasht ta hapim me gjak
edhe shkruam e lexuam vaje prore me lot nė sy
edhe Universitetin shqiptar u dasht ta hapim me gjak
sepse ua kanė dro shkronjave tė para ballkanike!

Universi ėshtė i madh tė njihet kaq shpejtė!

Nezir Myrta
Njujork, 17. Fror, 1995.

Adem Jashari me mitraloz

-GJAKU I SHQIPES-

Adem Jasharit

Vret e pret dieg gjallė barbari,
Prekaz i Drenicės kallet zhari!
O ku jeni, bret Adem Jashari
Nė armė sot ju thrret Kosova!

Britma vdekje kahdo buēasin!
Ēetnikėt therrin grinė vrasin!
Troje trime mbrojnė Prekasin!
Kosova tha: Ademo u ēlirova!

E di kulla kush mbetėt gjallė!
Njė mbeti, shkaut i bėn ballė!
Gjaku im Ballkan ka me kallė!
Hej! Kosova ka Jasharaj plot!

Reshė ushtarė lirie Qyqavica,
Gjithė shqiptaria sot Drenica!
Ringjallė bėrtet Azem Galica!
Gjakun Shqipes ia marrim sot!

Digjet zjarr e flakė Dukagjini!
Nė ballė lufte Shqiponja prini!
Tmerrin armikut kudo ia shtini,
Dragoj Dragobie ep Gjakova!

Nga Prekazi deri tej Gllogjani,
Lidhen shqipet nė besė vatani!
Kuēedra zezė kurr nuk prani,
Adem Jashari u ēlirua Kosova!

Syri i Shqipes nuk rrin nė hak!
Meidan armiku bėmė ēdo prak!
Lidhur Besa-Besė fėmij e plak!
Dardania - Kushtrim Kombėtar!

Shqipja i dridhi flatrat abėrtare!
Rrufeja mbi kuēedrėn barbare!
Botėn e dridh zemra shqiptare!
Gjaku i Shqipes ngritet nė altar!


Nezir Myrta(mars, 7. 1998)


....MOS,BACA NUK VDES

(Din Mehmetit)

Nėse ėshtė ndarė prej nesh
ju lutem,mos mė tregoni
Ai ėshtė gjallė midis GURONAVE
Ai ėshtė gjallė midis KULLAVE
Ai shtegton shekujve tė JUNIKUT
nėpėr bjeshkė ia dėgjoi Zėrin:
"Krismė ėshtė EMRI IM"

Nexhmedin Syla
nga pėrmbledhja:"Lisat e PIRROS"

QINDRESA

Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnė
Gjithė pėrrallat e kohės sė re,
Si n’dimen bora dhenė, kryet na zbardhojnė
Vjetet e kujdeset ne !
Me lule t’ershme e larca mė dukej shtrue
Bota sa ishe i ri ;
N’gaz m’shkonte jeta, s’m’epej kurrėm’u ankue
Kurrė zemra s’m’ndjellte zi.
Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore
Janė zhdukun e kanė tretė ;
Idevet t’bukura, shpresavet lulzore
Veē nji qėllim i nalt t`ban me durue,
E zemren ta forcon
ndėr kundėrshtime s`vyen kurrė me u ligshtue
Mjer'ai qė nuk qindron!

Luigj Gurakuqi

Kur vriten poetėt

(Poetėve kosovarė vrarė nga okupatori serb)

Kur vriten poetėt
shterren burimet
thahen lumenjt
ujvarat murosen

Kur vriten poetėt
zogjėt plagosen
lulet plandosen
Pranverat sosen

Kur vriten poetėt
dielli e humb rrugėn
ditėt errėsohen
botės i kj(q)ahet nėna.

Nexhmedin Syla nga libri"Lisat e Pirros"

ERENIKU

Bjeshkėt ia falėn bukurinė
JUNIKU -lashtėsinė
Gjakova-madhėshtinė
DRINI -ardhmėrinė

U R A

Mbi te kaluan
shekujt tė pėrgjakur
tė shtypur e tė pėrflakur
sulltanė e pashallarė
carė e barbarė
bishtleshė e tatarė
armiq e tradhtarė
hajdut e zagarė
pisė e zuzarė
qenė e gomarė.

N.Syla nga:"Lisat e Pirros"1999

E G Z I S T E N C A

Shungullojnė shekujt nė lėkundjet e lashtėsisė
Lėngon Ballkani nė t'kurrjet e I L I R I S E
Toka mban, thellė nė gji
ėmblemin M I J E V J E C A R !

N.Syla nga:"Lisat e Pirros"1999
Home
Kthehu