Nga bashkėpunėtorėt tanė
www.ereniku.net

Tė dashur vizitorė, te gjitha punimet e bashkėpunėtorėve tanė, dhe atyre qė na shkruajnė letėr edhe pėr herė tė parė, te cilat mund t'i lexoni nė kėtė rubrikė speciale, tė rezervuar vetėm pėr ta, do tė botohen pa kurrfarė ndėrhyrje tė redaksisė sė erenikut, ngase mendojmė, se vetėm ashtu, ruhet origjinaliteti i mendimit dhe fjalės sė tyre tė shprehur dhe tė publikuar nė opinionin e gjėrė. /Ereniku nuk mbanė kurrėfarė pėrgjegjėsie.

Vuk Jeremiē

Zhgėnjehet Jeremiēi

29 korrik 2011 nė ora 10:30 pm-N.York/

Ministri i Punėve tė Jashtme i Serbisė, Vuk Jeremiq, ėshtė ndarė i zhgėnjyer me Kėshillin e Sigurimit pėr shkak tė anulimit tė mbledhjes sė jashtėzakonshme pėr Kosovėn, tė cilėn e kishte kėrkuar Serbia. Njė pjesė e ambasadorėve tė vendeve tė KS tė KB-ve nuk pranuan qė tė debatohet deri nė mbledhjen e rregullt qė do tė mbahet nga fundi i muajit gusht.
Pas daljes nga takimi me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė Ban Ki-Mun, shefi i diplomacisė serbe ėshtė shprehur i zhgėnjyer me vendimin e Kėshillit tė Sigurimit pėr tė mos u mbajtur mbledhja pėr Kosovėn, nė tė cilėn do tė debatohej rreth zhvillimeve tė fundit nė Kosovė.
“Me sa e kuptuam ne, tre anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit nuk e pranuan kėrkesėn tonė edhe pse shumica e tyre ishin tė pajtimit qė tė bėhej mbledhja e jashtėzakonshme ku Serbia do t`i adresojė kėtij kėshilli. Ėshtė shumė zhgėnjyese dhe kjo ishte njė tentativė qė tė fshihej nga opinioni ndėrkombėtar dhe nga anėtarėt e OKB-sė njė debat rreth asaj se ēfarė ndodhi nė tre ditėt e fundit nė Kosovė”, ka thėnė Jeremiq.
Ai ka shtuar se mbledhja e KS tė KB-ve pėr Kosovėn do tė mbahet nė muajin gusht, kur do tė paraqitet raporti i rregullt i shefit tė UNMIK-ut.
“Serbia beson se vetėm pėrmes dialogut mund tė zgjidhen problemet, mirėpo disa njerėz mendojnė ndryshe dhe disa nga pėrkrahėsit e unilaterizmit duket se po e pėrdorin tėrė fuqinė e tyre institucionale qė tė vazhdojnė me kėtė situatė”, ka thėnė Jeremiq.
Jeremiq ka shtruar njė sėrė pyetjesh, tė cilat sipas tij duhet tė marrin pėrgjigje: Kush ėshtė personi qė urdhėroi inkursionin e militantėve tė armatosur nė veri tė Kosovės, a e ka ditur dikush nga komuniteti ndėrkombėtar se ēka do tė ndodhė, pse EULEX u largua nga veriu, pse aktorėt e mandatuar me Rezolutėn 1244 kanė dalė jashtė mandatit dhe a duhet tė pėrdoren veprimet e njėanshme qė tė pėrparojnė negociatat.
“Ėshtė shumė zhgėnjyese, por kjo ėshtė bota nė tė cilėn ne jetojmė dhe do tė vazhdojmė tė kėrkojmė njė rezolutė pėr kėtė krizė aktuale dhe pėr problemin e Kosovės nė pėrgjithėsi”, ka thėnė Jeremiq.
Ministri i Jashtėm i Kosovės Enver Hoxhaj nuk u lejua qė tė deklarohej para medieve dhe nuk pranoi tė prononcohej as pėrmes telefonit duke e konsideruar si zgjidhje mė tė mirė qėndrimin larg opinionit.
Ditėn e premte Hoxhaj do tė ketė njė takim mė sekretarin e pėrgjithshėm Ban Ki-Mun ku do tė bisedohet rreth gjendjes se krijuar ditėve tė fundit nė veri tė Kosovės. (Q.Doda/ ereniku.net//KosovaPress/)


                                                             AZEM SYLA

Qazim Doda, New York
Date:Thu, Aug 5, 2010 2:56 am
botuar: E premte, 06 gusht, 2010 10;28 am

                                        Akuzat kundėr Azem Sylės tė fabrikuara nė Serbi

Akuzat pėr vrasjen e spiunėve te UDB-sė janė bėrė shprehi nė fjalorin politik e medial tė Kosovės qė dikur pėrkrahej nga UNMIK-u dhe tani nga EULEX-i, dikush duhet tė bie viktimė dhe tė paguaj pėr fitoren ndaj armikut.


Azem Syla:
Nuk kam qenė pjesėtar i SHIK’ut. Nuk e njoh Nazim Bllacėn dhe nuk e kam takuar asnjėherė.

Pas luftės sė Kosovės, organet e shėrbimit sekret serb publikuan disa emra tė shqiptarėve te Kosovės tė cilėt akuzoheshin si kriminel luftė dhe ishin renditur disa pika pėr tė cilat akuzoheshin ata. Kėsaj liste nuk i shpėtoi as Azem Syla, i cili gjatė luftės sė Kosovės ishte Komandant i UĒK-sė dhe pas lufte nė qeverinė e pėrkohshme u zgjodh ministėr i mbrojtjes sė Kosovės.

Deri nė vitin 2003  agjentėt e shėrbimit sekret serb shpresonin se Azem Syla mund tė kapet i gjallė dhe akuzat kundėr tij nuk dilnin nė skenė. Mirėpo, nė shtator tė vitit 2003, shėrbimi sekret serb publikoi listėn e personave qė kėrkoheshin nė atė kohė ku Azem Syla ishte i renditur nė numrin 114. Atu u shkrua pėr njė akuzė nė tė cilėn thuhej se Azem Syla kishte urdhėruar vrasjen e 800 shqiptarėve tė cilėt nuk kishin pranuar tė anėtarėsoheshin nė Partinė Demokratike tė Kosoves, kjo akuzė nuk ishte marrė si shumė serioze pasi qė flitej pėr vitin 1998 kur kjo parti nuk ekzistonte fare.

 Azemi akuzohej nga ata se ka formuar shėrbimin sekret tė Kosovės dhe merret me shitblerjen e armėve nė mėnyrė ilegale. Dikund rreth gjashtė vite mė vonė e kishin pėrgatitur edhe njė person i cili doli haptas dhe deklaroi se Azem Syla i kishte dhėnė urdhėr pėr likuidimin e Selim Broshės dhe disa oficierėve tė lartė tė shėrbimeve sekrete serbe. Kėtė lajm e morėn me gėzim tė madh mediat nė Kosovė dhe menjiherė filluan tė komentojnė se sa e dėmshme ishte vrasja e bashkėpunėtorėve tė UDB-sė.

Deputetėt qė kishin dhėnė kontribut kundėr Azem Sylės

Nė kėtė lojė u gjetėn edhe dy deputet tė parlamentit tė pėrgjumur tė Kosovės. I pari ishte i njohur si trim i stilit te Hamdia Pozdercit, nuk guxonte kush t’i fliste, i rrafte deputetėt, por edhe politikanėt, e kushdo qė ballafaqohej me tė pėrfundonte i humbur, prandaj me plot-kuptimin e fjalės quhej trim i madh.

Pėrpos trimėrisė pėr rrahje, ai kishte edhe eksperiencė nė vrasje, ku nė tetor tė vitit 1998 e vret Abedin Rexhen – Sandokanin nė momentin kur Kosova mė sė shumti kishte nevojė pėr luftėtarė si ai.Me imunitetin e tij si deputet doli haptas dhe deklaroi edhe njė here se e ka vrarė Abedin Rexhen dhe filloi tė qeshej para kamerave televizive. Megjithatė, ky deputet i pa prekshem nga ligji per krimet e luftės, nga kanuni i Lek Dukagjinit, nga ligjet e Kosovės apo nga Ēfarėdo lloj arsyeje e ndėrgjegjeje ishte flamurtar i nismės sė akuzės kundėr Azem Sylės.

Ndaj tij tregonte maturi dhe respekt kryeministri, kush e di se per Ēfarė arsyeje, kurse kryetari i shtetit doli me njė deklaratė ku nė mėnyrė indirekte e pėrkrahte klanin “Bllaca,” ndoshta e kishte bėrė kėtė verprim sepse nė krye tė klanit ishte deputeti qė ja futi frikėn ne bark me grushtimet e tij te rrufeshme.

Deputeti tjetėr sikur ky i pari, konsiderohej se ishte njė trim i madh, ish i burgosur politik, njeri i aftė dhe sy-patrembur. Kishte aq shumė trimėri sa edhe gjysmėn e vetes sė vet e kishte vrarė pėr qėllimin e tij politik.  Doli me akuzė kinse UĒK-ja e kishte plagosur rėndė, por gjaku i shkoi kot pasi qė u zbulua se pėr tė bėrė njė tė keqe kunder ish ushtarėve tė UĒK-sė deshi tė pėrfundonte jetėn e vet nė nevojtore.

Heroi i trillimit

Personi i tretė qė doli si hero i akuzės kundėr Azem Sylės ishte Nazim Bllaca; njė njeri i shkolluar pėr mesues, por i prirė pėr aventura. Doli me njė CD ku producent dhe regjisor ishin dy deputetėt e lartė-pėrmendur ndėrsa skenari ishte i pėrgatitur kryekėput nga Serbia. Ky person doli me emėr e me mbiemėr pėr tė gjithė ata qė nuk ishin nė taborrin e dy deputetėve tė klanit tė tij. Mė herėt ju kishte kėrkuar njė shumė tė majme tė parave disa njerėzve por nuk kishte pasur sukses, tani doli si burrat dhe akuzat i bėri publike kundėr tė gjithė atyre qė nuk i kishin dhėnė para.

Zhgėnjimi nga kolegėt e partisė

Azem Syla kohėve tė fundit nuk e pati tė lehtė as nga kolegėt e tij partiak, njėri nga kolegėt e tij i dėrgoi forcat policore duke shkelur Ēdo normė morale e demokratike pėr t’i rrahur njerėzit tė cilėt kishin qenė prezent nė atė varrim. Nė kėtė rast, Azemi nuk i shpėtoi gazit lotėsjellės dhe tėrheqjes sė vėrejtjes qė tė jetė mė i kujdesshem nė paraqitjet publike.

Kohė mė parė  disa kolegė tė Azemit kishin dhėnė intervista tek njė ish bashkėpunėtor i Stanishiqit (ish-shef i sherbimit sekret serb). Ata ishin deklaruar si themelues tė UĒK-sė,  por nė bisedė e sipėr ishin sjellur fjalėt ku edhe ky ish bashkėpunėtori i Stanishiqit kishte bashkėpunuar ngushtė me ta. Kjo paraqitje e nervozoi Azem Sylėn dhe me njė deklaratė pėr mediat ishte zotuar se sė shpejti do tė nxjerrin njė libėr ku do tė sqaronte se si ėshtė themeluar UĒK-ja. Libri nuk doli kurrė por tė paktėn u ndalėn tentimet pėr bėrjen e njė historie tė pa qenė. Kjo deklaratė i kushtoi shumė shtrenjtė nė varimin e Ali Aliut.

Azemi  gjithmonė ka qenė njė tip i mbyllur dhe shumė i thjeshtė nė paraqitje duke mos insistuar qė tė dalin nė skenė dhe tė krijojė emėr tė madh nė shoqėrinė ku jetonte. Mirėpo, nėse dikush kishte nevojė pėr pėrkrahjen e tij, ai ishte i gatshėm nė Ēdo moment. Kjo pra e karakterizon moralin e fortė dhe atdhetarizmin e tij.

 Kėrcėnimet dhe akuzat ndaj Azem Sylės pėr vrasjen e tradhėtarėve

Atij iu kėrcėnuan mė herėt por nuk i mori shumė serioze telefonatat e Nazim Bllacės, tė cilat rezultuan nė fund si dėshmi pėr paraqitje tė njė aktakuze. Edhe nėse Azemi akuzohet si njėri nga urdhėr-dhėnėsit e vrasjes sė Selim Broshės apo oficierėve tė UDB-sė qė pėrmenden nė akuzat kundėr tij nuk duhet te merret si njė humbje pėr tė. Ai e ka fatin qė tė akuzohet nga njė grup pėr vrasjen e armiqve tė popullit dhe pėr kėtė gjė duhet tė jetė krenar sepse Ēdo shqipėtar do tė donte tė ketė kėtė fat tė madh.

Nese flitet pėr Selim Broshėn, atėhere duhet tė merret parasysh se Ēfarė ka bėrė ai. Pėrpos pėrgatitjes pėr vrasjen e Vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, ai kishte bėrė kėrdi edhe nė Kosovė, prandaj kushdo qė tė ketė dhėnė urdhėr ose tė ketė shtėnė mbi tė do tė duhej tė dekorohej e jo tė akuzohej. Nė fund tė fundit thuhet se me Selim Broshėn ka qenė edhe nje historian i njohur i Kosovės nė atė moment kur ėshtė bėrė atentati; ai ėshtė akoma i gjallė dhe mund tė deklarohet nėse ekzekutuesi i Selim Broshės ka qenė ai qė paraqitet nė aktakuzėn e klanit “Bllaca.”

Lojėn e serbisė nuk kanė tė drejtė ta bėjnė as EULEX-i e as Klani i Bllacės

Kur pėrmendet shprehja “loja e serbisė, tė sjell prapa nė historinė e kohės sė Millosheviqit ku kriminelėt serb ruheshin, ndihmoheshin dhe trajtoheshin si tė shenjtė, kurse shqiptarėt trajtoheshin si kriminel e popull pa vlera. Prandaj, EULEX-i duhet ta ndryshoj strategjinė e veprimit dhe tė ndėrmarrin masa kundėr atyre qė masakruan civilėt e Kosovės. Poashtu duhet tė merren mė seriozisht nė kthimin e eshtrave tė civilėve shqiptarė tė cilėt u bartėn nė Serbi gjatė luftės sė Kosovės.

Azemi ka forcė morale t’i rezistojė edhe kėtij plani serb, por ata qė po e luajnė lojėn e serbisė dhe flasin shqip duhet tė kenė respekt pėr brezat e tyre tė ardhshėm qė tė mos turpėrohen nga historia. Ėshtė e pa-kuptimtė qė EULEX-i bashkėpunon me kriminel pėr tė dėnuar Ēlirimtarėt, kjo nuk ėshtė e drejtė ligjore qė tė luhet loja “perĒaj e sundo” nga oraganizmat qė erdhėn pėr tė vėnė rendin dhe ligjin nė Kosovė. Ata duhet tė kuptojnė kompetencat e tyre si njė privilegj pėr tė pasur mundėsinė e evropianizimit tė Kosovės.

Azem syla mund tė akuzohet e ndoshta edhe tė dėnohet nga EULEX-i, por vlerat e tij nuk bien asnjėhere, dhe nė histori mbetet si njė atdhetar i pėrkushtuar pėr lirinė e popullit shqiptarė.


Nga Qazim Doda, New York
erenikut: E shtune, 15 maj, 2010
botuar:E shtune, 15 maj, 2010 08:55 am

                              Vrasja e porositur
Llogaritjet e gabuara te njerezve qe nenshkruan marreveshjen e Ohrit sollen deri tek pakenaqesia e madhe e popullates shqiptare ne Iliride. Nuk eshte e rastesishme vrasja e Komandant Kushtrimit, kjo po ndodhe qe te frikesohen shqiptaret nga fuqia e kombinuar shqiptaro - maqedonase. Keshtu ka ndodhur edhe ne Kosove pas luftes se dyte boterore kur eshte vrare Mulla Idrizi, Gjon Serreci e Shyt Mareci, ata qe vrane atdhetaret ishin shqiptare, edhe tash vrasja e Ushtareve te Lirise po ndodh ne pusi te para-pergatitura nga sigurimet shqiptaro - maqedonase.

Deklaratat e porositura
Deklaratat e ngutshme te disa politikanuceve shqipfoles te Kosoves dhe Ilirides nuk dallojne shume nga ato te pasluftes se dyte boterore qe i kishte bere Ali Shukria. Ish ushtaret e UCK-se u quajten edhe kriminel dhe me te marre lajmin se jane vrare kater shqiptare, menjehere nje minister shkoi per te bere dy gjera, e para ishte per t’i kerkuar falje maqedonise se ua kane hargjuar disa plumba dhe e dyta per t’i lavderuar ata qe kinse po vrasin kriminel shqiptar qe e kane kundershtuar nenshtrimin para maqedonasve. Kjo na sjell ndermend edhe fillimin e daljes se UCK-se ne Kosove kur nje politikan shqipfoles i quajti dore e zgjatur e serbise dhe njerez te frustruar, pra pak dallohen keto deklaratat e ketyre shqipfolesve qe folen per rastin konkret ne Iliride.

Dalja ne skene e here pas hershme e grupeve te armatosura ne Iliride
Kjo po ndodhe jo rralle-here ne shenje proteste kunder nenshtrimit dhe per te bere me dije se realizimi i te drejtave kombetare nuk ka marre fund. Politikanet shqiptare te Ilirides jane bere maqedon te mire, ata kur ndodhi rasti i Brodecit u krenuan se kane bere dicka te mire kunder Lirim Jakupit me shoke qe kishin kundershtuar roberine, kuptohej se dicka me e mire nuk pritej nga ata politikan qe ishin ne pushtet. Tash krahu tjeter qe flet ne emer te luftes clirimtare eshte bere edhe ma maqedon se maqedonasit, flet per ish ushtaret e vrare sikur kur flet per pula, nuk reagon, nuk e ve ne pikepyetje koalicionin, nuk ju kerkon falje familjeve te te vrareve, e tere koha ju shkon duke menduar se si t’i thurin fjalet e embela per dashurine ndaj maqedonise.

Arsyet e daljes ne skene te grupeve te armatosura
Eshte shekulli XXI ku njerezit duhet te mendojne se si te udhetohet per ne planetin e henes e jo te mos kene te drejte te udhetojne te lire ne token e vet. Dalja ne skene e disa politikaneve shqipfoles ka bere qe te mendohet per ndonje dalje te grupeve te armatosura ku do te kerkohej e drejta themelore per te jetuar te lire. Duhet te merren parasyshe arsyet se per cfare te drejte duan te luftojne ish ushtaret e UCK-se, kush i cenoi te drejtat e tyre dhe kush eshte duke bere karriere ne emrin e tyre.

Shqiptaret e Ilirides po rrezikohen nga njerezit e tyre
Ne Iliride eshte rrezik i madh nga dy shtresa te njerezve:
Shtresa e pare e njerezve qe rrezikon popullaten shqiptare ne Iliride jane politikanet shqipfoles te cilet mundohen me cdo kusht t’u hyjne ne hater maqedonasve.

Kurse shtresa tjeter jane organizatat fundamentaliste qe nuk perkojne me konceptin per clirimin kombetar dhe integrimin si komb ne evrope.

Krejt kjo po ndodhe ne kohen kur Shqiptaret duhet te shfrytezojne rastin e fitimit te lirise duke e vleresuar luften qe e kane bere dhe duke vazhduar rezistencen aktive ne politike, pra eshte si rezultat i kombinimit te politikes sllave me politiken nenshtruese te shqipfolesve.

Nese vazhdohet me etiketimin e njerezve si Komandant Kushtrimi te cilin e quajten:”trafikues te armeve” duke e minimizuar vleren e tij qe kishte, atehere maqedonasit nuk do te kene te ndalur ne vrasjen e atyre qe duan lirine e vertete.

Enderra e gabuar
Eshte nje rast i mire per politikanet e Ilirides ne pozite dhe ata ne opozite te mendojne si shqiptare qe e meritojne lirine dhe te vleresojne kerkesat e popullit, ata duhet te ndalen nga enderrimet e tyre se do te behen maqedonas te mire sepse kjo eshte e pa-mundur. Ata mund te jene sherbyes te mire te nenshtrimit para nje grushti maqedonas pa e kuptuar se historia do t’i akuzoj per veprimtari antikombetare.


Pėrfaqėsues i klanit apo i Kosovės
Ballafaqimi i Avni Spahiut me tė kaluarėn

Nga Qazim Doda, New York
erenikut: Fri, 13 Mars 2009 00:01:39 -0700 (PDT)
botuar: E premte 13 mars, 2009 12:55 pm

 

Ali Shukrija, Sinan Hasani dhe Azem Vllasi Njeriu i padėshiruar
Njė dekadė pas ēlirimit tė Kosovės, dikujt akoma nuk po largohet nostalgjia pėr Jugosllavine e Titos. Kjo po shprehet haptazi me veprimet e politikės se jashtme tė Kosovės.

Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kosova pėrfaqėsohet nga njė ish shėrbyes i interesave jugosllave dhe kjo po reflekton nė pa-aftėsinė e politikės sė jashtme tė Kosovės.

Tash duhet tė kuptohet realiteti i ri qė ėshtė krijuar nė Kosovė, pra njė liri e plotė dhe njė gjysėm-pavarėsi, por e drejta e vetėqeverisjes ėshtė e garantuar edhe me kushtetutė.

Me popullin e Kosovės mund tė luhet shumė lehtė, sepse mungesa e transparencės i bėn diplomatėt qė tė luajnė ēfarėdo loje dhe tė mos ngacmohen nga populli. Edhe pse shkoi njė dekadė nga ēlirimi i vendit, populli akoma ėshtė nėn mjegullėn e politikės sė dirigjuar nga jashtė, pėrzgjedhja e diplomatėve deri tani u bė ne bazė te interesave tė klaneve politike.

Avni Spahiu

Parashtrohet pyetja se si ka mundėsi qė njė njeri i cili ka punuar kundėr interesave tė atij populli pėr disa dekada, tani tė pėrfaqėsoj po atė popull tė cilin e urrente aq shumė.
Shqiptarėt e Amerikės janė tė indinjuar thellė me pėrzgjedhjen qė e bėnė institucionet e kosovės ku pėrfaqėsues zgjodhėn z.Avni Spahiu.
Z. Spahiu kishte harruar se pikėrisht kundėr shqiptarėve tė amerikės kishte hargjuar shumė energji duke raportuar pėr veprimtarinė e tyre anti-jugosllave apo siq i quante ai armiqėsore.
Kur dikujt i thua armik atėhere vet karakteri njerėzor nuk duhet tė lejoj qė tė insistosh pėr tė pėrfaqėsuar interesat e tij, por ėshtė shumė interesante se dikush e zgjodhi kėtė njeri pėr t’i pėrfaqėsuar pikėrisht kėta njerėz qė i kishte pasur armiq pėr dekada me radhė.


RILINDJA

    Artikulli qė la plagė nė komunitetin shqiptarė tė amerikės
.....kliko mbi foto per pamje tė zmadhuar
Nė njė raport tė tij i cili ishte botuar nė tė pėrditshmen “ RILINDJA” e datės 18. Janar 1984, tejet jo-profesional z. Spahiu kishte shkruar pėr njė demonstratė tė komunitetit shqiptaro-amerikan qė ishte organizuar pėr tė ngritur zėrin kundėr robėrisė sė Kosovės i cili nė titull shkruante:” Armiku-me parulla tė njohura,” duke vazhduar me nėntitull-“ Ekstremistė nga mėrgata armiqėsore shqiptare sulmuan dy reporterė tė TV Beogradid.”

 

 


RILINDJA
Organizatorėt e  asaj demonstrate reagojnė pas njė ēerek shekulli
.....kliko mbi foto per pamje tė zmadhuar
Autori i kėtij shkrimi atėhere shėrbente pėrpos punėve tė fshehta edhe si njė korrespondent i pėrhershėm i gazetės “RILINDJA” e cila shpėrndahej mė mijera ekzemplarė anembanė botės. Pėr pa-aftėsinė e kėtij reporteri nuk duhet tė komentohet shumė sepse duhet te kihet parasysh edukimi i tij qė nuk ka pasur tė bėjė asgjė me gazetarinė dhe ka shėrbyer ndoshta vetėm pse ka pasur dhunti pėr gazetari, mirėpo nuk lejohet nė asnjė mėnyrė qė tė etiketohet dikush si armik vetėm pse kėrkohet liri pėr njė popull tė robėruar.
Nė atė raport z. Spahiu vazhdon duke e minimizuar numrin e demonstrueve nga 2,500 veta nė 150-200 pjesmarrės duke vijuar mė poshtė: Demonstruesit brohoritėn parullat e njohura armiqėsore- Kosova republikė-, -Kosova e lirė-, e tė tjera.”

Ndue Palok Camaj, njėri nga pėrgjegjėsit pėr sigurinė e asaj demonstrate
Me 17 Janar 1984 nė demonstratėn e organizuar nga klubi “Jusuf Gėrvalla” kemi qenė mbi 2500 pjesmarrės nė shenjė solidarizimi me kėrkesat e drejta tė popullit shqiptarė nėn Jugosllavi. Ishte dy vjetori i vrasjes sė vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, poashtu atė javė heroikisht kishin rėnė nė luftė me hordhitė serbe Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Demostrata ishte solidarizim i plotė me kėrkesat legjitime tė popullit shqiptarė nė Kosovė.
Gjatė demonstratės vėrejtėm njė grup prej tre vetash tė cilėt na filmonin pa lejen tonė. Sė bashku me disa bashkėatdhetarė tė tjerė ishim caktuar qė tė merreshim me sigurimin dhe mbarėvajtjen e demonstrates. Ne siguronim qė nė radhėt e demonstruesve tė mos infiltroheshin elemente tė UDB-sė. Unė dhe Prel Caku-Camaj iu afruam atyre tre njerėzve tė pa-njohur dhe pasi i legjitimuam kėrkuam nga ata qė tė mos filmojnė, ata na khyen pėrgjigjen e tyre duke na folur serbisht se nuk ndalin punėn e tyre dhe kėrkuan ndihmė nga policia amerikane qė e vėzhgonte demonstratėn, edhe nga policia amerikane morrėn pėrgjigje negative se nuk do tė kenė ndonjė pėrkrahje. Me tė kuptuar se ata tre ishin gazetar nga Beogradi siq u paraqitėn tek policia ne ua konfiskuam kasetėn qė kishin filmuar dhe dhe si kundėrpėrgjigje ndaj rezistencės sė tyre ne ua thyem kameren . Njėri prej tyre shkoi prapė tek policia dhe kėrkoi ndihmė por prapė u injorua sepse unė ua bėra me dije policėve se ne nuk lejojmė filmime pasiqė UDB-ja i persekutonte familjet e atyre shqiptarėve qė ngrehnin zėrin kundėr pushtimit tė Kosovės. Personi qė kėrkoi ndihmė nga policia qė tė shpėtohen kolegėt e tij  Goran Musiē dhe Goran Miliē kishte qenė njė shqiptar dhe quhej Avni Spahiu.

Pas pak ditėsh na erdhi njė gazetė “RILINDJA” qė botohej nė Prishtinė dhe e pamė artikullin e shkruar pėr atė demonstrate, autori ishte njėri nga ata tre gazetarėt apo oficierėt e UDB-sė e qė quhej Avni Spahiu.
Pas 25 viteve, ky denoncues qė na akuzoi si armiq e antijugosllav sot pėrfaqėson shtetin e Kosovės nė Washington DC.

E ndiejmė veten tepėr tė irrituar si unė ashtu edhe mbarė bashkėkombasit e mi tė cilėt qė nga viti 1981 e deri me 1999 organizuam me qindra demonstrata dhe greva anembanė Amerikės, ndihmuam materialisht dhe me nė fund edhe me ushtarė dhe me mjete tė nevojshme pėr luftėn ēlirimtare. E tash po ai vend tė cilin e deshėm dhe vazhdojmė ta duam aq shumė tė na dėrgojė njė pėrfaqėsues i cili kishte ndjellur urrejtje aq shumė kundėr nesh nuk mund tė quhet ndryshe pėrpos nėnēmim i mėrgatės shqiptare nė amerikė.

Shpresoj se populli dhe institucionet e Kosovės do tė korrigjojnė kėtė lajthitje sepse ai vend nuk e meriton qė tė pėrfaqėsohet nga njeriu qė ka hedhur baltė mbi gjakun e dėshmorėve tanė.

Ahmet ZherkaAhmet Zherka, njėri ndėr udhėheqėsit e demonstratės

Demostrata ishte e organizuar nga klubi “Jusuf Gėrvalla” dhe promotor i saj ishte Radio “Zėri i Malcisė,” me pleq e tė rinjė iu pėgjigjėn kushtrimit sepse ishte pėr lirinė e Kosovės. Nė shenjė proteste pėr vrasjen e Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės qė kishte ndodhur ato ditė dhe dhunės qė ushtrohej mbi popullin e pushtuar tė Kosovės ne filluam tė jemi edhe mė agresiv ndaj Jugosllavėve siq ndodhi edhe me rrahjen e gazetarėve tė tyre e pastaj edhe thyerjen e xhamave tė konsullatės Jugosllave, pra ēfarėdo qė na vinte pėr dore e bėnim kundėr tyre ndaj tė cilėve edhe sot e mbaj akoma tė gjallė urrejtjen e madhe.

Njė njeri qė e ka ndėrgjegjen e pastėrt nuk mundet t’i ketė dy bindje pėr njė tė vėrtetė, pėrderisa ne ma ka quajtur armiq, ne duhet tė mbesim armiq pėr tė. Ai njeri do tė ishte dashur t’u kėrkonte tė falur shqiptarėve tė amerikės sepse ky komunitet ka dhėnė njė kontribut tė pa shembullt nė sensibilizimin e Ēėshtjes sė Kosovės nė tė gjitha instancat e qeverisė amerikane dhe fitoi pėrkrahje tė pa-rezervė nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės.

Avni Spahiu-Diplomat nga Kosova nė SHBA-Uashington

Mirėnjohja e gabuar dhe ballafaqimi i Avni Spahiut me tė kaluarėn
Pikėrisht me 17 shkurt 2009 nė City Hall (bashkinė) nė New York, nga njė grup njerėzish qė nu kishin aftėsi tė kuptonin se cfarė janė duke bėrė, z.Avni Spahiut iu dha njė mirėnjohje pėr kontributin e tij pėr pavarėsinė e Kosovės, ēfarė falsifikimi i historisė qė na e bėn tė ndjehemi tė turpėruar para tė tjerėve.
Z. Spahiu u pyet nėse ka mundėsi tė jepte ndonjė koment rreth veprimtarisė se tij kundėr mėrgatės shqiptare tė amerikės e si argument iu dhurua njė kopje e artikullit tė cilin e kishte shkruar vetė ai, por pėrgjigja e tij tregon se ai nuk ka tė ndalur duke e sharė kėtė komunitet edhe njėhere me fjalėt mė tė ndyera qė nuk i takon njė diplomati t’i pėrdorė nė fjalorin e vet.
Atij iu ofrua poashtu njė mundėsi qė tė kėrkonte falje publike pėr veprimtarine e tij antishqiptare duke u arsyetuar se ka qenė i detyruar tė bėjė veprime tė tilla, por ai nė asnjė mėnyrė nuk pranoi tė kėrkonte falje duke vazhduar me nėnēmim te papėrshkruar.
Shqiptarėt e amerikės kanė dhėnė njė kontribut tė ēmueshėm nė sensibilizimin e faktorit ndėrkombėtar pėr situatėn nė Kosovė, ata po ashtu e kanė ndihmuar ekonomikisht dhe gjatė luftės edhe me armatim dhe ushtarė.
I bie prap pėrgjegjėsia atij klani qė e ka emėruar kėtė njeri dhe nuk e ka marrė parasyshė tė kalaurėn e tij. Artikulli i z. Spahiu kishte pasur aq shumė influencė derisa edhe Kryesia e KK tė LSPP tė Kosovės njė javė mė vonė kishte mbajtur mbledhje enkas pėr ta dėnuar veprimtarinė armiqėsore tė emigracionit shqiptarė nė SHBA.


Zgjidhje e turpit
Nėse merret parasyshė se Kosova duhet tė pėrfaqėsohet nga njė intelektual, atėhere duhet parė realiteti dhe tė dergohet ndonjė intelektual i mirėfilltė, poashtu nėse merret parasysh atdhedashuria atėhere nuk mund tė dikutohet pėr njė njeri tė tillė i cili tėrė dashurinė e tij e kishte harxhuar pėr ata qė e mbanin Kosovėn tė robėruar, pra pėrgjegjėsia e klanit qė e ka emėruar ėshtė shumė e madhe dhe duhet tė pėrdoret ēdo mundėsi pėr tė pėrmirėsuar kėtė gabim./q.doda/


                                Universiteti i Nju Jorkut(NYU) mblodhi studijues tė ēėshtjes shqiptare
                                Konferencė treditore me temen"Shoqėritė bashkėkohore shqiptare nė tranzicion"

 

Qazim Doda
New York 25 dhjetor 2008


Conference_participants_ouside_NYU-for big pict.click over picture     Ditė mė parė, nėn organizimin e Qendrės pėr Studime Eevropiane dhe Mesdhetare nė bashkėpunim me Departamentin e Politikės sė NYU (New York University) u mbajt konferenca treditore ku pjesmarrės ishin dhjetėra studijues shqiptarė nga universitete tė ndryshme tė botės. Ishin pjesmarrės edhe studijues tė huaj, për të ndihmuar pasqyrimin e realitetit nė hapsirat shqiptare.
Kjo ishte e vetmja konferencë e mbajtur ndonjeherė nė SHBA nga njė numėr kaq i madh studijuesish të ēėshtjes shqiptare, derisa Kosova ishte nė agjendėn e diskutimeve tė shumicės së tyre.
Edhe ēėshtja e Ēamėrisė dhe arvanitasve nuk mbeti anash duke u potencuar nevoja e pozicionimit te njė kėndvėshtrimi tė ri ndaj kėtyre problemeve.
    "Konferenca mbi Shoqėritė Bashkėkohore Shqiptare nė Trancizion mblodhi mbi 35 studjues te fushave te ndryshme nga e gjithe bota, SHBA, UK, Shqiperia, Kosova, Franca, Italia, Gjermania, Greqia, Polonia, etj. Gjate zhvillimeve te Konferences ishin te pranishem studjues amerikanė e bashkėatdhetarė, kjo e bėri shumė tė suksesshme nė tė gjitha drejtimet.
    Edhe mbėshtetja e komunitetit ishte shembullore. Veē tjerash vlen pėrmendur ndihma prej 5000 dollarėsh e dhėnė nga njė grup bashkėatdhetarėsh tė organizuar nga Richard Lukaj pėr tė mbuluar njė pjesė tė shpenzimeve tė studjuesve tė ardhur nga larg." tha organizatori i kėsaj konference Dr. Shinasi Rama I cili shtoi se; gjatė konferencės u rrahen aspekte tė ndryshme tė tė gjitha shoqėrive shqiptare nė tranzicion duke filluar nga shteti shqiptar, te Kosova, Maqedonia, Mali i zi, si dhe problemi i Ēamėrisė, arvanitėt etj.Konferenca ishte njė sukses i merituar nė tė gjitha drejtimet dhe kontributi i tė gjithė studijuesve ishte i mahnitshėm.

Shinasi Rama
    I pyetur se si e parasheh tranzicionin nė Kosovė, Dr. Rama tha se politikanėt shqiptarė nė kosovė duhet tė merren seriozisht me sfidat qė po u paraqiten pas shpalljes sė pavarėsisė. Ata sė pari duhet tė marrin nė konsideratė kėrkesat e shumicės shqiptare dhe pastaj duhet tė merren me pakicat sepse nuk mund tė zhvillohet shteti duke u plotėsuar vetėm kėrkesat e pakicės qė bien nė kundėrshtim me realitetin nė Kosovė ku shumica janė shqiptarė. Ėshtė e lehtė shpallja e pavarėsisė nė krahasim me ruajtjen dhe zhvillimin e saj.

    Drejtori i Programeve Masters nė Politikė nė NYU Dr. Shinasi Rama, i cili ishte edhe organizues i kėsaj conference, u shperndau studijuesve tė pranishėm nga njė Ēertifikatė pėr pjesmarrje.
Albanian Journal of Politics ndau ēmimin pėr studimin mė tė mire me temėn: kompetencat politike nė ndėrtimin e institucioneve tė pushtetit lokal tė Kosovės pas pėrfundimit tė luftės. Ky ēmim i takoi Prof. Fred Cocozzellit nga St. Johns University i cili kishte shėrbyer nė Kosovė pėr tė ndihmuar nė organizimin e pushtetit lokal.


Qazim Doda,
10 maj 2007, NY

Mbėshtetje tė fuqishme pėr popullin amerikan

     Me rastin e arrestimit tė katėr shqiptarėve nėn akuzėn e pėrgatitjes pėr kryerje tė  akteve terroriste nė kampin ushtarak Fort Dix tė New Jersey-t, aktivistėt e komunitetit shqiptarė tė Amerikės Hysni Syla dhe Shefki Mexhuani qė nga dita e parė po qėndrojnė nė Cherry Hill, NJ pėr tė pėrcjellur situatėn atje dhe pėr tė kontaktuar me autoritetet vendore.

     Ish komandant i batalionit Atlantiku, Hysni Syla, pati kontakte me shefin e policisė, si dhe me zyrtarė tė bashkisė sė qytetit ku shprehu keqardhjen pėr implikimin e shqiptarėve nė kėtė akt tė turpshėm dhe nė emėr tė popullit shqiptarė shprehu  pėrkrahjen e pa-rezervė nė luftėn kundėr terrorizmit. Nga autoritetet Amerikane mori njė garanci se ky akt nuk do tė ndikoj aspak nė procesin e statusit tė Kosovės dhe imazhi i shqiptarėve nė Amerikė do tė jetė po aq pozitiv sa ishte edhe deri mė tani.

     Shefki Mexhuani i cili kishte qenė njėri ndėr organizatorėt kryesorė tė batalionit Atlantiku deklaroi se disa media e kanė cilėsuar tė dyshuarin Agim Abdullahu se ka qenė snajperist  gjatė luftės sė Kosovės, por e vėrteta qėndron se ky person nuk ekziston nė listėn e ushtarėve tė UĒK-sė qė u nisėn nga Amerika, dhe nuk figuron askund si pjesėmarrės i luftės ēlirimtare tė Kosovės.

..tė arrestuarit:eljivir duka, shain duka, dritan duka, agron abdullahu, shain tatar, mohamad ibrahim schnewer

     Sipas tė dhėnave tė njė dėshmitari qė dėshiron tė mbetet anonim edhe prindėrit e Dritan, Elvir dhe Shain Duka po mbahen nė arrest nga organet Amerikane por nuk ka mė shumė tė dhėna nėse edhe ata janė tė implikuar nė pėrkrahjen e veprimtarisė sė djemve tė tyre.

     “Me organet udhėheqėse tė Cherry Hill-it ramė nė ujdi qė sė bashku tė organizojmė njė demonstratė nė pėrkrahje tė popullit Amerikan nė luftėn kundėr terrorizmit.” Tha Hysni Syla.

     Letėr pėr pėrkrahje tė fuqishme kundėr terrorizmit i ėshtė dėrguar edhe Presidentit Bush, prefektit tė New Yersey-t dhe organeve udhėheqėse tė Cherry Hill-it.

Demonstrata do tė mbahet ditėn e Shtune me19 Maj 2007,  nė orėn 15:00, ftohen tė gjithė shqiptaro-amerikanėt qė tė marrin pjesė nė kėtė demonstratė.

     Pėr mė shumė informata rreth organizimit tė demonstratės dhe vendin ku do tė mbahet ju mund tė kontaktoni kėta numra telefoni: 1 860 625 0347,  1 914 320 0178 dhe 1917 337 1563.

 


 


Loja me pavarėsinė e Kosovės

Plani i Ahtisaarit solli njė befasi tė madhe pėr popullin e Kosovės, nuk ishte ajo qė ėndėrrohej se sė shpejti do tė njihet
pavarėsia e Kosovės dhe nuk u realizua asnjė nga ėndrrat qė u ushqyen nė vitet e pasluftės. Trysnia ndėrkombėtare vuri pikėsynimet e veta qė tė kėnaqė ēdo palė nė mėnyrė tė barabartė pa marrė parasysh faktorin demografik.
     Parashtrohet pyetja se kush u kėnaq nė Kosovė sepse me politikėn zbutėse tė UNMIK-ut gjatė dekadės sė  fundit ndėrroi edhe mentaliteti i shqiptarėve tė Kosovės.
     Nė rend tė parė u kėnaqėn ata qė ishin kundėr luftės ēlirimtare dhe me kėmbėngulje kėrkojnė njė zgjidhje qė do tė ketė prani dhe trysni tė tė huajve nė Kosovė. Pastaj vijnė ata qė janė tė prekur nga gjendja e rėndė ekonomike tė cilėt me vėshtirėsi po mbijetojnė kėtė fillim tė shekullit 21 ku nuk do tė duhej tė ketė probleme tė mbijetesės. Kjo shtresė pėrbėn njė numėr jo tė vogėl tė pėrqindjes sė popullatės dhe pajtohen me ēdo ndryshim vetėm pėr tė siguruar ekzistencėn e tyre pėr jetesė.
Dhe mė nė fund janė shumė tė kėnaqur disa pseudo politikanė tė cilėt ēdo ditė shiheshin nė ekranet televizive si njerėz qė e kanė timonin e Kosovės nė duart e veta. Pėr ta ėshtė me rėndėsi qė tė vazhdojnė njė jetė luksoze dhe tė pėrgėzohen nga pėrkrahėsit e tyre se janė tė shumė dhe tė respektuar  nga populli.

           Qazim Doda, New York
            27 shkurt 2007
                                           A ka luftė nė Kosovė:? - Lufta nė Kosovė nuk guxon as tė mendohet se lere mė tė fillojė, sepse nuk dihet kundėr kujt duhet tė bėhet luftė Janė shumė njerėz qė e sollėn Kosovėn nė kėtė situatė duke filluar nga Serbėt, njė pjesė e tė huajve dhe mė nė fund ishin vetė njė numėr i madh i shqiptarėve qė ishin vėnė nė shėrbim tė tė huajve dhe i rifilluan edhe lidhjet e tyre tė mėhershme me serbėt. Kjo e bėn tė pamundur edhe identifikimin e rrymės sė re qė do tė mundej t’ju kundėrvihej kėtyre njerėzve sepse nė luftėrat qytetare nuk mund tė ketė fitues nė asnjė mėnyrė. Pra, lufta nuk ėshtė njė opsion i dobishėm, mirėpo edhe pėr tė qėndruar indiferent ndaj momenteve ku po vendoset fati i popullit ėshtė njė sfidė e madhe pėr ata qė e duan Kosovėn.

Ēka humbėm nė pasluftėn e Kosovės? - Kėto situata populli shqiptarė i ka pėrjetuar edhe mė herėt por rezistenca aktive e luftėtarėve brez pas brezi e ruajti tė paktėn territorin shqiptarė tė pa nėnshtruar para armiqve. Vetėm pas luftės sė Kosovės, para syve tė botės me dėshirėn e politikanėve tanė tė cilėt u gjendėn tė pa-aftė pėr tė identifikuar veten e tyre se kėnd e pėrfaqėsojnė, na humbėn mė shumė se gjysma e territoreve tona jashtė Shqipėrisė administrative.

Humbja territoriale fillon  nga Lugina e Preshevės, Ilirida, mijėra hektarė nė kufirin me Maqedoninė (Debellde).  Zona me vlerė pėr kulturėn, ekonominė dhe historinė brenda territorit tė Kosovės si dhe Malėsia bashkė me Plavėn, Gucinė dhe Ulqinin. Kjo ėshtė njė humbje e madhe qė brezat e ardhshėm do tė na akuzojnė pse jetuam edhe ne me kėta njerėz kaq tė dėmshėm pėr popullin.

Kultokracia nė Kosovė - Kosova udhėhiqet nga parti pa strukturė partiake sepse vetė partia mė e madhe ka ballafaqime tė paparashikueshme me kultin, pėr kėta njerėz Kosova ėshtė vetėm njė vend ku mund tė luftohet pėr kultin dhe jo fusha ku do tė duhej tė zhvillohej beteja pėr pavarėsinė. Do tė shkojnė dekada tė tėra ku historianėt dhe analistėt e kėsaj kohe do tė mundohen ta gjejnė zanafillėn e virusit tė kultit nė Kosovė sepse sistemi i ri i kultokracisė bėri qė shqiptarėt tė jenė vetėm humbės.

Kjo nuk ndodhi vetėm me parti qė udhėhiqnin pushtetin, sepse edhe opozita ra nė gjumė tė thellė, e cila me mungesėn e tė qenit mė konstruktive i bėri pushtetarėt tė ndjehen tė pa-fajshėm nė qėndrimet e tyre tė cilat nuk ishin nė pajtim me kėrkesat e popullit tė Kosovės.

Identiteti i shqiptarėve

     Nė Kosovė do tė na quajnė forcėrisht Kosovarė, nė Mal tė Zi Malazez, nė Maqedoni Maqedonas dhe nė Luginėn e Preshevės Serbian, kėshtu do tė konfigurojnė nė dokumentet e udhėtimit jashtė vendit, kjo ėshtė dhurata qė na dha bashkėsia evropiane qė edhe identitetin ta ndėrrojmė forcėrisht edhe pse jemi njė popull autokton.

Keqinterpretimi i  kombit dhe shtetėsisė

     Dikur ideja pėr krijimin e shtetit dhe kombit u kuptua ndryshe kur ishte nevoja e formimit tė njė Italie Etnike dhe si rezultat ideja e Mazzinit :”secilit popull shteti i vet dhe secilit shtet populli i vet,” u bė realitet nė atė kohė. Mirėpo, vetėm disa qindra kilometra larg nga vendi ku kjo ide u realizua, keqinterpretimi i saj u bė varr i madh pėr kombin shqiptarė.

Faktori ndėrkombėtar i ndihmuar nga politikanėt e pėrgjumur shqiptarė arriti nė idenė e re qė po e eksperimenton  nė kombin shqiptarė: “Secilit shtet artificial populli shqiptarė dhe secilit shqiptarė shteti i huaj artificial,” Kjo po ndodhė nė momentin kur Evropa dhe SHBA-tė po mundohen tė zgjidhin problemet edhe nė Afrikė dhe Azi duke ju ofruar tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe nė Kosovė njėri ndėr popujt mė tė vjetėr po bėhet viktimė e shijeve sllave.

Simbolet e Kosovės

     Ajo qė nuk ka ndodhur nė asnjė shtet tė botės po eksperimentohet nė Kosovė, simbolet kombėtare janė tė pėrbuzura, ato duhet tė pėrcaktohen nga tė huajt. Kundėrshtimi kryesor nė vetė planin e Ahtisaarit bie kur serbėt lejohen tė trashėgojnė diēka qė pretendojnė se ėshtė pronė e tyre si dhe tė pėrdoren simbolet e tyre kombėtare tė Serbisė, nė anėn tjetėr shqiptarėt duhet tė pajtohen me simbole tė stilit Jugosllav qė nuk mund tė paraqesin asnjė shenjė identiteti se janė shqiptarė. Ky eksperiment edhe nėse pranohet pėr momentin, do tė ketė pasoja nė tė ardhmen dhe len njė derė tė hapur pėr konflikte tė reja nė Evropėn e Re.

Ekzistenca e Shtetit tė Kosovės

     Me planin e Ahtisaarit Kosova nuk pėrmendet si shtet, por i ka tė gjitha atributet e shtetit siē i kishte nė gjirin e vet kushtetuta e vitit 1974, nuk dihet akoma se si mund tė ekzistojė si njė shtet i mirėfilltė kur resurset kryesore qė vinin nga gjigandi i Trepēės janė nė duart e serbėve dhe u jepet e drejta qė nė aspektin ekonomik drejtpėrsėdrejti tė dirigjohen nga Serbia.

Nėse shteti i ri i Kosovės bazohet nė pėrkrahjen financiare nga diaspora ky mund tė jetė njė gabim i madh sepse asnjė shtet nė botė nuk ka mundur tė ekzistojė nga diaspora e vet. Financimi i institucioneve tė Kosovės do tė jetė i pa mundur dhe asnjėherė nuk mund tė ketė qeveri tė pėrsosur.

Propagandimi nė popull se ky plan e ēon Kosovėn drejt rrugės sė pavarėsisė na e rikujton atė shtresėn e politikanėve tė fundit tė viteve tė 80-ta kur deklaronin se ndryshimi i amendamenteve nuk e dėmton Kosovėn dhe kėrkonin nga populli qė tė vazhdonin gjumin e tyre. Vetė mos-bashkėpunimi i ekipit tė unitetit me popullin e Kosovės tregon se nė Vjenė janė luajtur lojėra tė ndyra qė populli nuk duhet tė dijė pėr to.

Ėshtė fatkeqėsi qė nė Kosovėn e pasluftės arritėn tė udhėheqin njerėzit qė nuk kishin dy nga elementet kryesore tė cilat nevojiteshin pėr tė udhėhequr; e para ishte shkollimi adekuat dhe tjetra ishte karakteri i fortė moral qė do tė reflektonte se janė tė pa-korruptuar.

Ushtria e Kosovės  

     Disa politikan qė pretendonin se marrin vesh nė politikė thoshin se TMK-ja do tė jetė ushtria e ardhshme e Kosovės pa e pėrmendur se edhe tash ėshtė ushtria e Kosovės, mirėpo me planin famėkeq tė Ahtisaarit kjo ushtri nuk guxon tė ekzistojė dhe duhet tė krijohet njė ushtri shumetnike qė do tė ketė hierarkinė e pėrzier dhe do tė jetė e kontrolluar nga jashtė. Edhe pse TMK-ja ėshtė shumetnike nuk pranohet sepse ajo ėshtė e krijuar nga ish ushtarėt e UĒK-sė, a nuk tregon kjo njė pėrbuzje tė popullit shqiptarė tė Kosovės?!

TMK-ja duhet tė ekzistojė edhe nėse Forca e Sigurisė sė Kosovės do tė formohet, sepse kjo simbolizon UĒK-nė ka lidhjet shpirtėrore me ēdo shqiptarė qė e deshi Kosovėn e lirė. Duhet tė kihet parasysh se FSK-ja do tė ketė armatim mė tė lehtė se ēdo familje serbe nė Kosovė dhe nuk do tė ketė mundėsi pėr ruajtjen e kufijve tė vendit. Kjo forcė e re ēfarėdo qė tė jetė nuk ka mundėsi tė dirigjohet nga shqiptarėt sepse tė huajt do tė kenė fuqinė e marrjes sė vendimeve.

Dėshmorėt e ri tė Kosovės dhe proceset e montuara politike

     Vrasja e dy qytetarėve tė Kosovės solli nė pikėpyetje autoritetin edhe ashtu tė zbehur tė OKB-sė sepse pėrdorja e plumbave mbi protestuesit paqėsorė ishte jashtė ligjore dhe jo-demokratike. Nuk dihet se nga u mor njė vendim i tillė qė tė vriten shqiptarėt vetėm pse ata e shprehin pakėnaqėsinė e tyre ndaj njė plani qė nėnkupton uzurpimin e lirisė pėr tė vendosur pėr fatin e vet.

Prapė disa nga udhėheqėsit e pėrgjumur tė Kosovės u munduan t’i etiketojnė protestat si tė dhunshme dhe arsyetuan pėrdorimin e dhunės nė protestues qė solli vrasjen e dy  shqiptarėve dhe plagosjen e dhjetave tė tjerėve. Bastisjet e shpeshta dhe arrestimet,  si dhe torturat nė qelitė e burgut i pėrkujtojnė popullit tė Kosovės Serbinė e Vjetėr dhe shqiptarėt e pandėrgjegjshėm qė ishin nė shėrbim tė saj.

Nė vitet e okupimit pushteti i atėhershėm etiketonte rininė studentore si nacionalistė, irredentistė e ēfarė nuk u thoshte vetėm pėr ta arsyetuar dhunėn mbi ta, kurse nė kėto vitet e sė ashtuquajturės liri nė Kosovė dhunuesit e popullit nuk kėrkojnė falje por mundohen tė transferojnė fajėsinė e tyre tek ndonjėri qė ėshtė viktimė e tyre. Nė kėtė rast Albin Kurti po mbahet nė burg pa arsye dhe po i kėnaqė shijet e ish pushtuesve tė cilėt  pėrdorėn ēdo metodė ta likuidojnė nė burgjet e tyre nė Serbi.

Arrestimi i atyre qė vranė qytetarėt e Kosovės dhe sjellja e drejtėsisė nė fuqi tregon se ne mund tė jemi tė aftė pėr tė mbajtur shtetin e Kosovės, tash ėshtė koha kur proceset e montuara politike duhet tė ndalen sepse kjo rini qė po mbahet nė burgje vetėm pse shprehu mendimin e lirė do tė jetė shtylla kryesore e shtetit tė ri.