www.ereniku.net
Qosja: Lulzim Basha ėshtė vrasės
ereniku.net
19 prill 2011 nė ora 15:42
Njė kandidaturė dhe tri deklarata mė kanė lėnė pa gojė, por pas disa ditėsh, kur njė mik i ēmuar dhe i dashur nga Tirana mė tha tė mos ēuditem se nė kėtė kohė tė gjitha, ama bash tė gjitha, janė tė mundshme, unė e mora veten dhe e bėra kėtė shkrim me tė cilin edhe mė shumė do ta rris numrin e pretorianėve tė sundimtarit tė pėrtashėm, tė cilėt do tė hudhin shumė shigjeta nė kokėn time.
Dhe, pėr titull tė shkrimit e vura, pak tė ndryshuar, pikėrisht togfjalėshin ngushėllues tė mikut nga Tirana: a ėshtė e mundshme? A ėshtė e mundshme tė bėhet njė kandidaturė e tillė dhe a ėshtė e mundshme tė jepen deklarata tė tilla?
Nė vend se nė hetime - kandidat pėr kryetar tė kryeqytetit
Anėtari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Lulzim Basha, ėshtė njėri prej anėtarėve tė rrallė tė kėsaj partie, ndoshta i vetmi anėtar i kėsaj partie, i cili brenda pak vjetėsh i ka ndėrruar tri poste ministrore, kurse tani ėshtė kandidat edhe pėr postin e katėrt pak mė tė rėndėsishėm sesa postet ministrore qė kishte. Herėn e parė ishte ministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; herėn e dytė ishte ministėr i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė; mandej, herėn e tretė, u bė ministėr i Brendshėm; kurse tash, herėn e katėrt, ėshtė kandidat pėr kryetar tė Bashkisė sė kryeqytetit tė Shqipėrisė - Tiranės.
Nė vendet e zhvilluara, sikundėr janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shtetet e Bashkimit Evropian - Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, kėto piruete nėpėr poste tė ndryshme ministrore prej tė njėjtit person sidomos pėr njė kohė ashtu tė shkurtėr, do tė ishin tė pamundshme. Nė kėto vende, me tradita shtetėrore dhe demokratike, asnjė vetje politike nuk shpallet i aftė pėr punė ministrore nė tė gjithė sektorėt shtetėrorė. Jo. Atje shkollimi, profesioni, dhuntia politike organizuese dhe, para tė gjithave, integriteti moral politik, e pėrcaktojnė kandidatin pėr post politik shtetėror. Atje nuk mund tė ketė anėtar partie "tė aftė" pėr tė gjithė sektorėt ministrorė, sepse atje as vetė individėt nuk pranojnė tė bėhen ashtu lehtė tė pėrdorshėm pėr ēdo gjė, as vetė partitė e tyre nuk i pėrdorim ata ashtu lehtė pėr ēdo gjė! Kjo mund tė ndodhė, siē po ndodhė, sot pėr sot, vetėm nė Ballkan, ndoshta vetėm tek ne, ku pėrdorimi dhe poltronizmi janė taktika dhe etika e pėrparimit politik.
Edhe mė e pakuptueshme sesa gatishmėria e Lulzim Bashės qė brenda njė kohe fare tė shkurtėr, brenda disa vjetėsh, tė pajtohet qė tė bėhet ministėr "i aftė", i pazėvendėsueshėm, nė tre sektorė tė ndryshėm shtetėrorė, duke u bėrė ashtu nuse pėr Stasin e Partisė Demokratike, ėshtė pajtimi i tij dhe i udhėheqjes Demokratike qė ai tani tė jetė i propozuar kandidat pėr kryetar tė bashkisė sė Tiranės!
Pse mund tė thuhet kėshtu?
Nė protestat e Partisė Socialiste dhe tė qytetarėve tė tjerė pas 21 janarit 2011 kemi parė mė shumė se tri pankarta nė tė cilat shkruante Lulzim Basha - vrasės! Nė mediat elektronike kemi dėgjuar dhe nė disa gazeta tė Tiranės jo njėherė kemi lexuar se si ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, akuzohej si fajtori kryesor pėr vrasjen e katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit, tė cilėt, siē ėshtė dėshmuar tashmė, janė vrarė prej gardistėve jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė, nė tė cilėn gjendej soditėsi kryesor i protestės, kryeministri Sali Berisha!
T'i lėmė mėnjanė pėr njė ēast ato qė pėr ministrin e Brendshėm, Lulzim Basha, shkruante nė ato pankarta dhe ato qė pėr tė dėgjoheshin dhe shkruheshin nė mediat elektronike dhe nė disa gazeta tė Tiranės, t'i lėmė anash ato dhe tė gjykojmė vetė.
Ėshtė e vėrtetė se gjatė protestave tė 21 janarit Lulzim Basha ishte ministėr i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė.
Ėshtė e vėrtetė se ditėn kur u vranė katėr protestues jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė, Lulzim Basha ishte ministėr i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė.
Ėshtė e vėrtetė se vrasja e atyre katėr protestuesve jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė nuk ka mundur tė ndodhė pa dijen e ministrit tė Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha e, meqenėse ministri tė Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, ėshtė treguar partiak shumė i bindshėm, shumė i dėgjueshėm, shumė i pėrkushtuar ndaj kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė, atėherė mund tė thuhet se vrasja e katėr protestuesve nuk ka mundur tė ndodhė pa qenė i vėnė nė dijeni edhe kryeministri se do tė shtihej me armė ndaj protestuesve.
Kėto tė dhėna, qė janė tė vetmet tė vėrteta pėr mendjen objektive politike, deshėm s'deshėm ne, deshi s'deshi udhėheqja e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, deshi s'deshi kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, deshi s'deshi ministri i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha, e bėjnė ministrin e Brendshėm tė Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Bashėn, kandidat pėr hetim nga Prokuroria e Pėrgjithshme e Republikės sė Shqipėrisė nė lidhje me vrasjen e katėr protestuesve mė 21 janar 2011.
Nė vendet demokratike, nė vendet nė tė cilat, si tha kryetari i Francės, Nikola Sarkozi, protestuesit nuk vriten prej policisė dhe gardistėve, domethėnė prej shtetit, as kur bėjnė protestė tė dhunshme, ministrit tė Brendshėm, Lulzim Basha, tashmė do tė duhej t'i ishte marrė imuniteti i deputetit dhe do tė duhej tė ishte nė dispozicion tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr hetime pėr shkak tė vrasjes sė katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit. Mund tė hamendjesohet se nė njė vend vėrtet demokratik, nė tė cilin institucionet e pavarura janė vėrtet tė pavarura, hetimet ndaj ministrit tė Brendshėm, Lulzim Bashės, tashmė do tė duhej tė ishin kryer dhe ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, tashmė do tė duhej tė ishte duke vuajtur fajin politik, juridik dhe moral pėr vrasjen e katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit.
Por, shikuar nga ana morale dhe humane, ministri i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha, ėshtė fajtor jo vetėm pėr vrasjen e katėr protestuesve dhe keqtrajtimin e shumė protestuesve tė marrė nė hetime a tė burgosur, por edhe pėr vetėvrasjen e para disa ditėve tė birit njėzetedyvjear tė njėrit nga protestuesit e vrarė.
Nuk ka dyshim se tė gjitha kėto tė dhėna janė tė mjafta, madje, mė tepėr se tė mjafta, qė nė njė vend demokratik evropian tė mos i shkojė kujt mendja qė njė zyrtar tė tillė ta propozojė pėr kryetar tė bashkisė sė kryeqytetit apo tė cilitdo qytet tjetėr tė vendit.
Nė ēdo vend demokratik evropian dhe joevropian, propozimi i njė ish zyrtari tė tillė pėr kryetar bashkie tė kryeqytetit a tė cilitdo qytet tjetėr do tė shikohej si provokim qė u bėhet qytetarėve. Ėshtė fyerje pėr ndėrgjegjen e tyre, pėr integritetin e tyre politik dhe moral, ėshtė fyerje pėr qytetarinė e tyre, qė t'u nxirret pėrpara, pėr ta votuar a mosvotuar, zyrtari karriera politike dhe shtetėrore e tė cilit, ndėrgjegjja njerėzore e tė cilit, ėshtė e rėnduar, shumė e rėnduar, prej vrasjes jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė tė katėr protestuesve, prej keqtrajtimit dhe burgosjes sė shumė protestuesve dhe, mė nė fund, prej vetėvrasjes sė birit tė njėrit nga protestuesit.
Si qytetar i Tiranės, natyrisht, me nėnshtetėsi tė Republikės sė Shqipėrisė unė, vetė, e pėrjetoj si fyerje tė ndėrgjegjes dhe tė integritetit tim politik dhe moral kandidimin e ministrit tė Rendit Publik, Lulzim Bashės,pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės. Ēka tė them mė tej? Tė them: nė jetėn tonė politike e shoqėrore, nė totalitarizmin tonė partitokratik, ende tė gjitha janė tė mundshme, prandaj, ja, ėshtė i mundshėm edhe njė kandidim i tillė!
Por, edhe diēka tjetėr do tė jetė e mundshme: kur njė ditė Shqipėria tė bėhet shtet vėrtet demokratik dhe shtet i sė drejtės, nė tė cilin do tė funksionojnė tė gjitha institucionet, prandaj edhe Gjyqėsori, do tė jetė e mundshme, madje, e domosdoshme, qė Lulzim Basha tė gjykohet pėr krimin - vrasjen e 4 protestuesve mė 21 janar 2011.
Tri deklarata tė gabuara
Sė shpejti bėhet njė muaj prej se zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, ishte nė Kosovė pėr vizitė zyrtare shtetėrore. Gjatė kėsaj vizite dyditore, pėrpos tė tjerash, ai dha edhe tri deklarata, qė nuk mund tė harrohen. Nė mediat e Prishtinės vetėm njėra prej tyre - ajo pėr mosndryshim tė kufijve, u pėrimtua kujdesshėm nė disa gazeta, kurse dy tė tjerat po thuaj u heshtėn.
Deklarata e parė: ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, se arrestimet e nėntė pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, me vendimin e EULEX-it, u bėnė nė bazė tė ligjeve tė Kosovės dhe tė ligjeve tė Bashkimit Evropian! Nuk e di, nuk kam lexuar dhe nuk kam dėgjuar, se Bashkimi Evropian ka ligj tė veēantė pėr arrestimin e pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por e di se Republika e Kosovės nuk ka ligj tė tillė. Republika e Kosovės, si me Kushtetutėn e saj, ashtu edhe me ligje pėrkatėse, ka bėrė tė mundshme qė tė nxirren nė gjyq dhe tė dėnohen tė gjithė ata qė bėjnė krime dhe, ashtu, shkelin Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės. Por, si edhe shqiptarėt e tjerė nė Kosovė, ashtu edhe hartuesit e Kushtetutės dhe tė ligjeve tė Kosovės e dinė se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka bėrė luftė ēlirimtare, domethėnė luftė tė drejtė, prandaj pjesėtarėt e saj nuk kanė bėrė krime.
Duke mbrojtur familjen e vet, prindėrit e vet, vėllezėrit e motrat e veta, gruan dhe fėmijėt e vet, duke mbrojtur shtėpinė e vet, duke mbrojtur Kosovėn prej terrorit shtetėror tė Serbisė, prej policisė, ushtrisė dhe paramilitarėve tė Serbisė, ata vetėm sa i janė pėrmbajtur Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, nė tė cilin flitet pėr tė drejtėn natyrore tė popujve pėr vetėmbrojtje. Po tė mos kishte bėrė kėso lufte, tė drejtė, vetėmbrojtėse Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk do ta njihnin Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe nuk do tė organizonin as Konferencėn e Rambujesė nė tė cilėn delegacioni i Kosovės ishte i udhėhequr prej pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė, Hashim Thaēi, as nuk do tė bėnin fushatėn e bombardimeve ndaj objekteve ushtarake, policore tė Serbisė dhe, nė pėrgjithėsi, tė Jugosllavisė sė mbetur.
Po, pavarėsisht prej sa u tha, Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, nuk do tė duhej ta bėnte deklaratėn e sipėrtheksuar edhe pėr njė arsye tjetėr, tė cilėn asnjė diplomat shqiptar a i huaj, si diplomat, nuk do tė duhej ta pohonte. Para se tė ishte nisur pėr vizitė nė Kosovė ai do tė duhej tė ishte bėrė me dije, prej bashkėpunėtorėve tė vet nė Tiranė, se nė Kosovė i madh e i vogėl, jozyrtar e zyrtar, shoqėri e parti, Kuvend e Qeveri janė kundėr kėtyre burgosjeve dhe nė deklarata tė veēanta apo nė kumtesa institucionale i dėnojnė ato, duke i quajtur ashtu edhe si duhet tė quhen ato: tė palejueshme dhe tė papranueshme pėr Kosovėn dhe pėr popullin shqiptar, sepse barazojnė tė pushtuarin, viktimėn me pushtuesin, agresorin, dhe synojnė tė njollosin luftėn ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Si shqiptar qė ėshtė, Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė do tė duhej ta dinte se ēdo pėrndjekje, ēdo ndėshkim, ēdo gjykim tė pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės populli shqiptar e pėrjeton me indinjatė dhe pezėm. Si diplomat, ndėrkaq, Edmond Haxhinasto, do tė duhej tė nderonte ndjenjat e kėtilla tė shqiptarėve tė Kosovės e tė numrit mė tė madh tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe t'u shmangej deklaratave si kjo.
Pėr mė tepėr ai do tė duhej ta dinte se populli shqiptar, jo vetėm nė Kosovė, e pėrjeton me indinjatė dhe me pezėm tė madh terrorizimin e dyfishtė dhe tė dyhershėm qė u bėhet sot dy luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė janė ndėr luftėtarėt mė tė merituar pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės: Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
Deklarata e dytė: Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, duke bėrė nderime te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, se Kosova ėshtė bėrė shtet dhe po ndėrtohet shtet mbi idenė e Ibrahim Rugovės pėr pavarėsinė e saj! Nuk ka dyshim se kjo ėshtė njė deklaratė qė mund tė quhet e pazakonshme pėr dy arsye: e para, mund tė quhet e pazakonshme pėr arsye se, si e tillė, si deklaratė historike, me synim shkencor, bėhet prej njė politikani, nė tė vėrtetė diplomati qė nuk ka tė drejtė tė marrė rolin e shkruesit tė historisė. Diplomatėt e vendeve me tradita shtetėrore, politike e diplomatike, kurrė nuk mund tė dėgjohen duke bėrė hierarki tė tilla nė historinė e popujve e tė shteteve qė vizitojnė.
Ata nuk i lejojnė vetes tė bėhen historianė duke mos qenė historianė; ata nuk i lejojnė vetes tė bėhen historianė duke mos qenė historianė me deklarata tė tilla, qė tingėllojnė aq propagandistike. Dhe, nuk ia lejojnė vetes kėtė rol jo vetėm pse janė diplomatė, por edhe pse nuk e dinė tė vėrtetėn. E dyta, deklarata e Ministrit Edmond Haxhinasto ėshtė e pazakonshme edhe pėr arsye se ajo qė pohohet nė tė nuk ėshtė e vėrtetė. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe kryetari i Kosovės kur Kosova ende nuk ishte bėrė shtet nuk ėshtė njeriu mbi idenė e tė cilit ėshtė fituar pavarėsia e Kosovės dhe me idenė e tė cilit po ndėrtohet shteti i Kosovės. Jo. Jo. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė radhėn e gjatė tė atyre qė kanė krijuar dhe kanė pėrhapur idenė e pavarėsisė sė Kosovės dhe nė radhėn e atyre qė i kanė filluar pėrpjekjet politike pėr pavarėsinė e Kosovės nuk ėshtė kurrkund, kurse nė fund tė kėtyre pėrpjekjeve ėshtė njeriu i fundit. Kjo radhė e gjatė e luftėtarėve politikė pėr pavarėsinė e Kosovės pas Luftės sė Dytė Botėrore fillon me Adem Demaēin, me organizatėn ilegale tė krijuar prej tij dhe vazhdon me tė burgosur tė tjerė politikė e me organizata tė tjera ilegale deri nė vitet nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar kur ideja e pavarėsisė sė Kosovės bėhet ide pothuaj e gjithė popullit shqiptar tė Kosovės e kur fillon edhe krijimi i partive tė para politike shqiptare.
Zėvendėskryeministri dhe ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, do tė duhej ta dinte se nė programin e saj tė parė politik, me tė cilin ėshtė themeluar Lidhja Demokratike e Kosovės, nuk kėrkohej pavarėsi, por autonomi e Kosovės, madje njė autonomi dukshėm mė e ngushtė se ajo e vitit 1974 nė kuadėr tė Serbisė e tė Jugosllavisė. Mė nė fund, LDK-ja me kryetar Ibrahim Rugovėn do tė jetė parti politike shqiptare e regjistruar nė Ministrinė e Drejtėsisė sė Jugosllavisė, me ēka dėshmohet se ideja e pavarėsisė sė Kosovės dhe LDK-ja, se ideja e pavarėsisė sė Kosovės dhe Ibrahim Rugova atėherė, kur radha e ideologėve dhe luftėtarėve politikė dhe jo vetėm politikė pėr pavarėsinė e Kosovės, ishte shumė e gjatė, ende pėrjashtoheshin mes vete!
Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, si politikan dhe si diplomat do tė duhej ta dinte: se te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė Kosovės kur ajo ende s'ishte bėrė shtet, Ibrahim Rugova, atė nuk e ēojnė meritat e vėrteta tė Ibrahim Rugovės pėr pavarėsinė e Kosovės, por propagandat partiake qė aq shumė janė duke e shtrembėruar, duke e falsifikuar, duke e zvetėnuar dhe duke e vjedhur historinė mė tė re tė popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė Shqipėri; se nderime tė shtira, si fryt i pėrkohshėm i kėtyre propagandave dhe allishverisheve partiake para e paszgjedhore te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, janė edhe nderimet qė i bėjnė te varri atij edhe disa vetje qė shumėkush s'ka besuar se do tė shiheshin aty ndonjėherė!
Por, Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, do tė duhej ta dinte gjithashtu se historia shqiptare, historia e Shqipėrisė shtetėrore dhe e Kosovės, njė ditė, pashmangshėm, do tė pastrohet prej gėnjeshtrave, prej shtrembėrimeve, prej zvetėnimeve, prej ndotjeve tė sotme partiake dhe politike. Pėr fat, kriteret partiake dhe politike kurrė dhe kurrkund nuk mund tė bėhen kritere tė pėrhershme tė shkencės. Pėrpos nė kokat e mediokriteteve tė historisė!
Deklarata e tretė: zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, gjatė vizitės nė Prishtinė, se ideja pėr bashkim midis shteteve apo ndryshimi i kufijve ėshtė e dėmshme pėr Ballkanin Perėndimor dhe idetė e tilla Tirana zyrtare nuk i mbėshtet! Edhe kjo ėshtė njė deklaratė fatkeqe e Zėvendėskryeministrit dhe ministrit Edmond Haxhinasto.
Asnjė ndryshim i kufijve nuk mund tė quhet i dėmshėm nė qoftė se popujt qė kanė kufij mes vete pajtohen me atė ndryshim. Pėr popullin shqiptar ndryshimi i kufijve midis Kosovės dhe Shqipėrisė nė asnjė pikėpamje nuk mund tė quhet i dėmshėm as nuk do tė duhej tė quhej i papranueshėm nga Tirana zyrtare sepse ėshtė kufi midis dy shteteve shqiptare. Ideja pėr bashkim kombėtar tė shqiptarėve, prandaj, jo vetėm se nuk mund tė quhet e dėmshme - siē e quajti nė Prishtinė Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto, por do tė ishte shumė e dobishme. Vetėm ajo do tė pėrfaqėsonte zgjidhje tė pėrhershme tė ēėshtjes shqiptare dhe vetėm bashkimi i Kosovės dhe i Shqipėrisė do ta bėnte tė mundshme shprehjen e plotė tė tė gjitha potencialeve natyrore dhe krijuese njerėzore tė Kombit shqiptar.
Nuk ka dyshim se tė tri deklaratat e trajtuara kėtu tė zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, nė Prishtinė, mė 18 e 19 mars, pra, nė prag tė vizitės sė kryetarit (tė paligjshėm) tė Kosovės nė Shqipėri, Behgjet Pacolli, janė deklarata tė paqėndrueshme, madje, tė pavėrteta, kundėrhistorike, qė nuk do tė duhej tė bėheshin. U bėnė sepse zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė edhe ishte dėrguar pėr t'i bėrė ato nė Prishtinė. Dhe, ishte dėrguar prej kryeministrit tė shumėfytyrshėm tė Shqipėrisė, i cili, edhe Kosovėn e flijon pėr hir tė mbajtjes sa mė tė gjatė nė pushtet - nė regjimin e tij autoritar! /Shkrimi ėshtė botuar sot nė Gazetėn Shqiptare/
05 tetor 2009
Rexhep Qosja: Ēfarė fshihet pas skandalit mbi historinė e shqiptarėve
Dy ēėshtje e kanė trazuar
opinion publik shqiptar ditėt e fundit. Ēėshtja e parė i takon botimit tė enciklopedisė
maqedone, ku hasen shtrembėrime tė qėllimta sa i takon historisė sė shqiptarėve
dhe fyerje qė shkojnė deri nė cilėsime "komb barbar", "ardhacakė",
"njerėz tė zbritur nga mali", e tė tjera tė kėtij lloji.
Nga ana tjetėr, ende pa u mbyllur debati mbi kėtė botim, nė media shpėrthyen reagime
tė ashpra mbi njė tekst shkollor, pikėrisht "Historia e klasės 12",
ku vihet re njė politizim i skajshėm i historisė sė ditėve tė sotme, por edhe
keqkuptime tė rėnda pėr ngjarje e personazhe tė historisė tonė nė shekuj.
Ēfarė fshihet pas kėtyre dy ngjarjeve dhe si do tė mund t'i analizonim ato sot,
duke ndjekur ato shtresa tė gjykimit me tė cilat nuk arrijmė tė pėrballemi sa
kohė qė i shohim debatet dhe konfliktet nė sipėrfaqe.
Profesor Rexhep Qosja nuk ishte prononcuar deri mė sot pėr kėto dy ngjarje. Si
ēdo herė, ai parapėlqen tė marrė kohėn e duhur pėr tė mbėrritur nė njė gjykim
final. Dhe, ja tek reagon pėrmes kėsaj interviste ekskluzive, pėr herė tė parė
mbi botimin e enciklopedisė maqedonase dhe rreth skandalit tė tekstit tė historisė
pėr klasėn 12. Linjat e kėsaj bisede janė tė shumta dhe mjaft kurioze. Por, mund
tė veēojmė qė nė krye vetėm disa prej tyre. Ēfarė e cenon tė ardhmen e shqiptarėve
sipas gjykimit tė tij nė kėto kushte ku ndodhemi sot? Pse mendon Qosja se Kosova
do tė bashkohet shumė shpejt me Shqipėrinė dhe pse shqiptarėt e Maqedonisė i duhen
me ēdo kusht shtetit maqedonas? Akademiku kėmbėngul se teksti i historisė botuar
nė Tiranė ėshtė njė kėrcėnim pėr historinė e shqiptarėve dhe nė tė ka aq shumė
linja qė i shėrbejnė si frymėzim akademisė maqedonase dhe simotrave tė saj. Pse
Berisha e shpartalloi Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė? Akademiku thekson se
ky libėr zbulon planet e kryeministrit pėr ta mbyllur historinė e shqiptarėve
me historinė e Sali Berishės dhe tė partisė sė tij. A ishte '97 njė rebelin komunist?
Akademiku Qosja ka njė kėndvėshtrim befasues pėr kėtė ngjarje...
A mund tė themi se shqiptarėt gjenden sot para njė kėrcėnimi serioz sa i takon
historisė sė tyre, traditės, vetė identitetit? Si i komentoni kėto dy ngjarje?
- Enciklopedia e Maqedonisė, qė u botua dhe u pėrurua kėto ditė nė Akademinė e
Shkencave tė Maqedonisė, deshėn s'deshėn ta pranojnė politikanėt dhe intelektualėt
maqedonas, deshėn s'deshėn ta pranojnė politikanėt dhe intelektualėt shqiptarė,
deshėn s'deshėn ta pranojnė politikanėt dhe intelektualėt e popujve dhe tė shteteve
tė tjetra ballkanike, e tregon gjendjen dhe e tregon qėndrimin thelbėsor tė kėtyre
popujve dhe shteteve tė tyre ndaj njėri-tjetrit. I shikuar prej sė jashtmi, prej
sipėrfaqes, ky qėndrim sot duket i mirė, madje i pėrzemėrt, por nė thelbin e vet
ėshtė ai qė ishte tradicionalisht: qėndrim nė tė cilin janė tė pėrmbajtura dyshime,
paragjykime, pėrēmime, mosdurime, kur e kur urrejtje. Janė pak vite prej se shtetet
ballkanike, tė kėshilluara dhe tė kushtėzuara prej SHBA-ve dhe Bashkimit evropian,
kanė filluar tė sillen sadopak normalisht njėri ndaj tjetrit, por gjatė kėtyre
viteve nuk kanė mundur t'i ndryshojnė pėrmbajtjet mendore dhe ndjenjore tė krijuara
me shekuj. Duhen shumė, shumė vite, shumė dhjetėra vite, qė ato pėrmbajtje tė
ndryshojnė - nė qoftė se do tė ndryshojnė plotėsisht ndonjėherė!
Historia e Popullit Shqiptar (drejtimi natyror)12, qė u lėshua nė qarkullim nė
Shqipėri, po ashtu, kėto ditė, krahas lėshimit nė qarkullim tė Enciklopedisė sė
Maqedonisė, e tregon gjendjen politike, intelektuale, shkencore nė Shqipėri. Dhe,
kjo gjendje, fryt i tė cilit ėshtė kjo histori, e shikuar dhe e vlerėsuar prej
anės shkencore, ėshtė dėshpėruese. Stalinizmi nė historiografinė shqiptare, na
e thotė kjo vepėr, jo vetėm nuk ėshtė tejkaluar, por ėshtė ashpėrsuar dhe diletantizuar!
Nė qoftė se autorėt e kėtij teksti nuk kanė menduar se sa e komprometojnė historiografinė
shqiptare me tė, sponsorėt e tij politikė nuk kanė mendur se sa shumė e komprometon
ai tekst politikėn dhe "demokracinė" e tyre. Historia e Popullit Shqiptar
(drejtimi natyror) 12, dėshmon, mė qartė se tė gjitha deklaratat e opozitės gjatė
katėr viteve tė kaluara, se demokracia shqiptare ėshtė njė partokraci e zhytur
nė korrupsion politik dhe intelektual, qė prodhon megakorrupsionin e pėrmasave
tė Gėrdecit, nė nepotizėm dhe, pse jo, nė primitivizėm!
A mund t'i quajmė reminishenca qė vijnė nga Akademia e dikurshme e Beogradit kėto
iniciativa tė akademikėve maqedonas? A ka vend pėr njė shenjė barazimi nė kėtė
mes?
-Tė them sinqerisht, jam i befasuar nga befasia, pra tė pėrsėris, i befasuar nga
befasia, qė shprehin intelektualėt dhe politikanėt tanė pėr shkak tė atyre qė
nė atė Enciklopedi janė thėnė pėr shqiptarėt: pėr shkak tė disa tė pavėrtetave
qė thuhen pėr historinė e shqiptarėve, pėr shkak tė paragjykimeve qė shprehen
aty ndaj shqiptarėve dhe pėr shkak tė disa ngjyresave nėnēmuese ndaj shqiptarėve.
Idetė e tilla, paragjykimet e tilla, ndjenjat e tilla ndaj shqiptarėve nuk paraqiten
pėr herė tė parė nė historiografinė dhe nė publicistikėn maqedone. Ishte njė kohė
kur pushteti maqedon u ndalonte shqiptarėve qė fėmijėt e tyre t'i pagėzojnė me
emrat Shqipe, Liridon, Liridonė, Kastriot, Vlorė, Valbonė, dhe me disa emra tė
tjerė tipikė kombėtarė. Ishte njė kohė kur pushteti maqedon ua rrėnonte shqiptarėve
rrethojat e shtėpive, duke cenuar ashtu rėndė identitetin dhe zakonet e tyre.
Ishte njė kohė kur pushteti maqedon bėnte ēmos pėr tė rrėgjuar sa mė shumė arsimin
e shqiptarėve nė Maqedoni. Ishte njė kohė kur politikanė dhe intelektualėt maqedonė
kishin krijuar njė aleancė tė fuqishme kundėrshqiptare me politikanėt dhe intelektualėt
serbė, sidomos pas vitit 1981, sado jo vetėm pas kėtij viti. Unė, qė kam shkruar
shumė herė kundėr kėsaj politike serbo-maqedone dhe ato shkrime jam detyruar t'i
botoj nė Kroaci dhe nė Slloveni sepse nuk mė botoheshin as nė Shkup, as nė Prishtinė,
e di mirė prej ēfarė idesh, ēfarė paragjykimesh dhe ēfarė ndjenjash pėrbėhej ajo
politikė serbo-maqedone ndaj shqiptarėve. Tė gjitha ato mendime jo shkencore pėr
shqiptarėt, tė gjitha ato paragjykime ndaj shqiptarėve, tė gjitha ato ndjenja
mosdurimi ndaj shqiptarėve nė historiografinė maqedone janė marrė qė herėt prej
historiografisė, prej etnografisė, prej publicistikės, mė nė fund, prej letėrsisė
serbe. Nuk ka dyshim se njė numėr i historianėve, i etnografėve, i publicistėve,
i shkrimtarėve maqedonė janė nxėnės tė vjetėr shpirtėrorė tė shkencės, tė publicistikės
dhe tė letėrsisė serbe. Ne, me tė drejtė po reagojmė ndaj Enciklopedisė sė Maqedonisė,
por nuk po reagojmė ndaj enciklopedive, ndaj historive, ndaj librave tė tjerė
shkencorė, publicistikė e letrarė, qė janė nė qarkullim nė Serbi, tė botuar mė
herėt apo tė botuar tani, e qė janė pėrplot falsifikime tė historisė shqiptare,
pėrplot paragjykime dhe, shpesh, pėrbuzje e urrejtje pėr shqiptarėt. Nė lidhje
me Enciklopedinė e Maqedonisė dua tė shtoj edhe disa mendime. Nė reagimet tona
nė Maqedoni, nė Kosovė dhe nė Shqipėri ndaj Enciklopedisė sė Maqedonisė, pėrpos
paraqitjeve tė drejta, tė arsyeshme, tė nevojshme shkencėrisht dhe politikisht,
kishte edhe diēka qė nuk mund tė quhej pėrkatėse, as mjaftueshėm politikisht e
menēme. Reagimet tona tingėlluan si demonstrim i patriotizmit medial nė vend se
tė ishin demonstrim i vetėdijes shkencore. Nė rastet mė tė shpeshta ne shikuam,
dėgjuam dhe lexuam nė medie ēka mendojnė politikanėt dhe intelektualėt e njohur
mė shumė si njerėz tė politikės se sa tė shkencės pėr Enciklopedinė e Maqedonisė.
Dėgjuam ēka mendojnė ata privatisht. E do tė duhej tė dėgjoheshin: pėr aspektin
shkencor tė asaj Enciklopedie institucionet tona shkencore dhe shkencėtarėt tanė,
kurse pėr aspektin politik institucionet tona politike dhe shtetėrore, ashtu siē
e bėnė ambasada amerikane dhe ambasada britanike nė Shkup. Gjithsesi ėshtė dashur
tė mendojmė nė mos reagimet nė trajtėn e demonstrimit tė patriotizmit medial patetik
mund tė na sjellin mė shumė dėm sesa dobi te ndėrkombėtarėt, tė cilėt me shumė
vėmendje i pėrcjellin sjelljet dhe shprehjet tona ndaj fqinjėve tanė. Enciklopedia
e Maqedonisė, ndėrkaq, mė nxiti tė mendoj edhe pėr enciklopeditė tona tė paqena.
Akademia e Maqedonisė e bėn Enciklopedinė e Maqedonisė. Akademia e Shqipėrisė
ka arritur tė botojė deri tani vetėm dy vėllimet e para tė Fjalorit enciklopedik,
pra tė fjalorit enciklopedik, qė nuk e ka rėndėsinė e enciklopedisė, dhe t'i botojė
aq dobėt sa duhet t'i ruash duart mos po tė priten prej letrės dhe kopertinave
tė tyre - aq janė tė dobėta. Akademia e Kosovės as nuk ka bėrė enciklopedi, as
fjalor enciklopedik. Dhe, as histori tė shqiptarėve, dhe as histori tė Kosovės!
Me kė t'i bėjė? Kjo ėshtė e vetmja akademi nė Ballkan, dhe nė Evropė, qė nė pėrbėrje
tė saj nuk e ka asnjė historian dhe asnjė arkeolog dhe asnjė leksikolog! E pse
nuk e ka asnjė historian dhe asnjė arkeolog dhe asnjė leksikolog? Sepse nė Akademi
ėshtė dashur tė pranohen bashkėpartiakėt, shokėt, miqtė, pjesėtarėt e klanit tė
atyre qė e kanė bėrė shtėpi private Akademinė tani e pesėmbėdhjetė vjet! E me
ta projekte shkencore tė rėndėsishme, siē janė enciklopeditė, historitė e popullit,
historitė e letėrsisė, fjalorėt e gjuhės letrare dhe tė gjuhės popullore, historitė
e artit popullor as nuk janė bėrė, as nuk do tė bėhen. Fatkeqėsisht.
Akademia e Maqedonisė dhe Akademia e Serbisė i pėrkthejnė nė gjuhė tė huaja veprat
historike kombėtare: historitė e popullit, tė letėrsisė, tė arteve tė tjera, tė
artit popullor, tė mitologjisė kombėtare, kurse botimin e atyre pėrkthimeve e
financojnė shteti maqedon dhe shteti serb. Ēfarė pėrkthimesh bėjnė akademitė tona?
Kurrfarė! Botimin e cilave pėrkthime e financojnė institucionet tona shtetėrore?
Temė pėr vajtim!
Ēfarė e udhėheq Ballkanin sot, nacionalizmi apo ėndrra pėr integrim?
-Siē mė duket mua, Ballkanin e udhėheq sot njė dėshirė e madhe, e shprehur me
retorikė dhe me patetikė, pėr integrimet euroatlantike, por pa u liruar prej nacionalizmit
ku mė tė "modernizuar" e ku mė primitiv!
Si e shihni tė ardhmen e shqiptarėve?
-Kam shkruar apo kam folur jo pak herė nė biseda pėr mediat mbi kėtė ēėshtje.
Po pėrsėris ēka kam thėnė: shqiptarėt i shoh, pas disa vitesh, tė integruar nė
Bashkimin Evropian. Shqipėrinė dhe Kosovėn i shoh tė bashkuara, ndoshta edhe pa
kundėrshtimin e vendeve ballkanike, sepse ashtu u lehtėsohen shqetėsimet qė kėtyre
popujve ballkanikė u shkaktojnė dy shtete tė shqiptarėve. Shqiptarėt nė Maqedoni
i shoh si popull shtetformues. Por, mė duhet tė shtoj: pėrfytyrimin tim pėr ardhmėrinė
e shqiptarėve e cenojnė mė pak a mė shumė: propaganda fetare, mjaft e sofistikuar,
nė disa media tė Tiranės, kur e kur edhe tė Prishtinės, qė flet pėr njė racizėm
fetar tė ardhur prej sė jashtmi nė jetėn tonė; mimikria kolektive; korrupsioni
i pandalshėm; shpėrfillja e kulturės nga institucionet politike e shtetėrore;
mafia, gėnjeshtarėt dhe tė papėrgjegjshmit jo aq tė paktė nė politikė; bashkėdyzimi
i primitivizmit dhe stalinizmit nė politikė!
Tė ndalemi tani nė ēėshtjen kryesore. Njė tekst historie pėr shkollat e mesme,
ku gjejmė deformime tė atilla qė akademikėve maqedonas as u kanė shkuar nė mend.
Nė 200 faqet e kėtij teksti, historia e 24 shekujve pėrfshihet vetėm nė 12 faqe.
E nė kėtė hapėsirė mungon tėrėsisht trajtimi i plotė i 14 shekujve, nga shek II
para Krishtit deri nė shekullin XII pas Krishtit, periudhė kjo kur formohen kombet
e gjithė vendeve evropiane, pėrfshirė edhe vendin tonė. Ēfarė pasoje do tė sjellė
ky boshllėk nė mendėsinė e kėtij brezi maturantėsh?
-Boshllėku pėr tė cilin flisni ju, nė kėtė tekst tė historisė nuk cenon vetėm
mendėsinė e brezit tė tanishėm tė maturantėve, formimin historik, kulturor tė
tyre. Ky boshllėk cenon nė tėrėsi historinė e shqiptarėve. Me kėtė boshllėk sikur
u thuhet shqiptarėve, dhe tė huajve, qė do ta kenė nė duar kėtė tekst: shqiptarėt,
iliro-shqiptarėt, nuk kanė vazhdimėsi nė historinė e tyre! Historia e shqiptarėve,
na thotė ky tekst, ėshtė histori e pa vazhdimėsi! Ja njė argument qė historiani
ynė i kėtij teksti u sjell autorėve tė Enciklopedisė sė Maqedonisė dhe autorėve
tė shumtė serbė qė paragjykimet e tyre pėr shqiptarėt t'i stolisin edhe me "argumente",
qė ua dhurojnė vetė shqiptarėt!
Botimi i kėtij teksti dėshmon edhe njėherė se nė Shqipėri historinė e bėjnė politikanėt
dhe politikėn e bėjnė historianėt.
Kjo metodė sundoi plotėsisht vitet e diktaturės dhe vijon tė sundojė nė kėto njėzet
vite tė postdiktaturės. Deri kur mund tė vazhdojė ky absurd shqiptar?
-Historinė e shqiptarėve e bėn populli shqiptar, por historiografinė shqiptare
po e shpėrfytyrojnė, po e shtrembėrojnė, po e falsifikojnė, po e keqpėrdorin rėndė
politikanėt me shėrbėtorėt e tyre historianė natyrisht pėr nevojat e veta. Kėshtu
ėshtė nė Shqipėri dhe kėshtu ėshtė nė Kosovė! Sikur tė kishin njė kulturė historike,
njerėzit e politikės ndoshta nuk do ta lejonin njė shpėrfytyrim, njė keqpėrdorim
tė tillė tė historiografisė e aq mė pak tė jenė sponsorė, ndoshta, urdhėrdhėnės
tė kėtij shpėrdorimi dhe keqpėrdorimi tė shkencės. Po tė kishin kulturė historike
ata do ta dinin se tekstet e shkruara me porositė e tyre dhe pėr glorifikimin
e tyre janė tė pėrkohshme sa edhe ata vetė dhe njė ditė do tė hidhen nė plehun
e historisė. Por mungesa e dijes, e kulturės dhe e etikės nuk u lejon tė shohin
ēka ėshtė e pashmangshme tė shihet. Ky tekst i historisė, me titullin Historia
e popullit shqiptar (drejtimi natyror) 12, tregon qartė se pėrse kryeministri
i Shqipėrisė, Sali Berisha, e shpartalloi Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė,
pse i shkėputi prej saj institucionet shkencore, pse disa akademikėve u mori tė
drejtėn qė tė jenė tė votuar nė organet drejtuese tė saj dhe pse nė organet drejtuese
tė atyre institucioneve, mė nė fund, emėroi kė ai deshi tė emėrohej! I gjithė
ky komplot kundėrdemokratik, kundėrkulturor u bė, pėrpos tė tjerash, pėr t'u krijuar
kushtet qė historia e popullit shqiptar tė mbyllet , pėr brezat e sotėm, me historinė
e Sali Berishės dhe tė Partisė sė tij! Kėso ēudie staliniste nuk ka ndodhur nė
kohėn e diktaturės! Jo. Nė atė kohė tekstet historike e ndalnin historinė nė vitin
e ēlirimit prej pushtimit italian dhe, pastaj, gjerman, domethėnėė nė vitin e
ēlirimit prej fashizmit dhe nazizmit, kurse Sali Berisha e ndal nė derėn e banesės
dhe tė kabinetit tė tij qeveritar!
Ngjarjet e revoltave tė vitit 1997 trajtohen nė kėtė tekst si "rebelim komunist".
Ēfarė pėrfaqėson '97 - a nė vėshtrimin tuaj, tashmė nė distancė dhe a ka nxjerrė
mėsime politika shqiptare nga kjo ngjarje?
Nė vitin 1997 populli shqiptar u ngrit kundėr regjimit autokratik, nė tė vėrtetė
despotik, tė Sali Berishės dhe tė sejmenėve tė tij. Tė gjithė pėrbėrėsit e regjimit
tė tij zbatonin njė teknologji regjimore frikėsuese, shtypėse, kėrcėnuese, fyese,
nė tė cilėn ishin bashkuar dy pėrvoja tragjike: ajo despotike orientale dhe ajo
sovjetike staliniste. Jo rastėsisht mediat britanike pėr Sali Berishėn thoshin:
nė krye tė Shqipėrisė ėshtė gjetur njeriu i shekullit tetėmbėdhjetė, i cili ka
nė dorė mjetet e shekullit njėzet e njė! Nė vitin 1997 populli shqiptar nė tė
vėrtetė bėri revolucion demokratik dhe u ēlirua prej kėtij regjimi. Por, ata qė
erdhėn nė pushtet pastaj, ata nuk ditėn t'i bėjnė njėmendėsi, tė pėrhershme, frytet
e atij revolucioni demokratik. Politika shqiptare, si po shihet, nuk ka nxjerrė
mėsime prej atyre ngjarjeve. Mjerisht.
Si mund ta shpjegojmė trajtimin nė njė tekst historie tė ngjarjeve aktuale, shpesh
ngjarje qė nuk kanė marrė ende as pėrgjigjen e gjykatave?
Pėr njerėzit qė kanė njė dije shkencore, qė njohin sadopak metodologjinė shkencore
tė historiografisė, qė kanė etikė shkencore, ėshtė e ditur se bashkėkohėsia nuk
mund tė jetė objekt i historiografisė. Dhe, nuk mund tė jetė objekt i historiografisė
sepse ėshtė i pamundshėm, ėshtė i munguar, vėshtrimi historik, prandaj edhe trajtimi
shkencor, objektiv i saj. Si mund tė bėsh historiografi ti duke trajtuar tragjedinė
e Gėrdecit kur ende prokuroria nuk e ka hequr prej rendit tė ditės tė drejtėsisė
shqiptare? Si mund tė bėsh historiografi ti duke e trajtuar politikėn gati njėzetvjeēare
tė kryeministrit tė sotėm tė Shqipėrisė kur dihet se ai e furnizonte regjimin
e Millosheviqit me naftėn prej Shqipėrisė,kur dihet se ai me "diplomatėt"
e Kosovės nė Tiranė pėrndiqte ushtarėt e ardhshėm tė UĒK-se, qė kishin ardhur
tė stėrviteshin nė Shqipėri, kur dihet se ai me dhjetēra herė kishte kėrkuar nė
foltoret nė Shqipėri dhe nė foltoret nė Evropė vetėm autonomi pėr Kosovėn, kurse
tani, edhe vetė, edhe pėrmes hyzmeqarėve politikė nė disa media, e thotė tė kundėrtėn?
Si mund tė bėsh historiografi ti duke i trajtuar si tė vėrteta gjithė gėnjeshtrat,
mashtrimet qė shqiptonte tani e njėzet vjet kryeministri i sotėm Shqipėrisė pėr
njėmendėsinė shqiptare, pėr kundėrshtarėt politikė, pėr rolin e krijuesve tė ndryshėm
nė diktaturė e pėr shumė ēka tjetėr? Do bėsh historiografi duke u mbėshtetur nė
thashetheme partiake? Do bėsh historiografi duke u mbėshtetur nė artikuj tė gazetave
partiake? Do bėsh historiografi duke u mbėshtetur nė fjalimet e funksionarėve
partiakė, gjuha propagandistike e tė cilėve nuk ndryshon prej gjuhės propagandistike
tė stalinizmit mbi planet pesėvjeēare? Jo, me tė "dhėna" tė tilla nuk
bėhet historiografi, nuk bėhet shkencė. Me tė dhėna tė tilla bėhet gazetari propagandistike
partiake. Nxėnėsit tanė, maturantėt tanė, lexuesit tanė nė Shqipėrinė shtetėrore
e nė Kosovė e kemi pėr detyrė intelektuale dhe morale t'i mbrojmė prej kėtij helmi
partiak, qė u jepet atyre me titullin e historisė sė popullit shqiptar.
Si do ta portretizonit njė historian model? A mund tė gjejmė sot shembuj tė kėtillė
nė radhėt e historianėve shqiptarė?
Nuk mund tė jesh historian i mirė, historian i rėndėsishėm pėr historinė e popullit
tėnd, nė qoftė se dijen metodologjike, dhe kulturėn historike, dhe dhuntinė krijuese
nuk i mbėshtet nė parime etike. Mė pyesni a mund tė gjejmė historian tė kėtillė
nė radhėt e historianėve shqiptarė? Po. Pa dyshim po. Shqipėria ka historianė
tė shquar. Shqipėria kishte dhe ka njė varg historianėsh, gjuhėtarėsh, arkeologėsh,
etnografėsh shumė tė shquar. Po pėrmend disa historianė tė brezit tė vjetėr. Aleks
Buda, Kristo Frashėri, Arben Puto, Kristaq Prifti-po kėta janė emra tė mėdhenj
tė historiografisė shqiptare. Paskal Milo ėshtė historian i shquar me kulturė,
me dhunti, me etikė shkencore, i cili , mjerisht, ka humbur shumė kohė nė politikė.
Prej brezit tė ri dua tė pėrmend njė historian, qė sot shquan si maje e lartė
nė historiografinė shqiptare: Pėllumb Xhufi. Tė gjithė i nderoj dhe i dua shumė:
me Ali Hadrin ne nė Kosovė na e kanė mėsuar historinė e popullit shqiptar, tė
Shqipėrisė dhe tė Kosovės. U jemi mirėnjohės pėrjetė.
Ėshtė e qartė nevoja qė kanė shqiptarėt pėr njė histori pėrtej politikės. Por,
kur do tė mund ta kenė njė histori tė tillė?
-Njė histori tė tillė, mbipolitike, njė histori vėrtet shkencore, njė histori
tė tillė, tė shkruar me kulturė historike, dhe shkencore nė pėrgjithėsi, me etikė
shkencore, shqiptarėt do ta kenė vetėm kur Shqipėria dhe Kosova tė bėhen shtete
vėrtet demokratike, ēka sot nuk janė. Nuk janė shtete vėrtet demokratike dhe nuk
janė shtete tė pėrfunduara si shtete. Dhe, kur prej politikės tė shkojnė mbeturinat
e diktaturės qė nė pushtet janė ngritur duke kamxhikosur paturpėsisht mbas vdekjes
Enver Hoxhėn, tė cilit i kanė shėrbyer pėrtokas, tė cilin e kanė madhėruar si
hyjni! Domethėnė: Mjerimi moral dhe servilizmi i ri nuk i lejojnė tė shohin se
Perėndia i tyre, Enver Hoxha, i cili e kishte vėnė Shqipėrinė nėn njė regjim dhune
tė pėrgjithshme, qė e dėnon ēdo mendje liridashėse e demokratike, njėkohėsisht
ka bėrė shumė pėr Shqipėrinė: e ka nxjerrė prej prapambetjes sė tmerrshme materiale,
institucionale, arsimore, shėndetėsore, duke e bėrė shtet, tė fortė, tė organizuar
(sado policor), me tė gjitha institucionet mė tė larta tė shtetit anėtar tė OKB-sė,
tė arsimit, tė shėndetėsisė, tė shkencės, tė kulturės. Njė histori tė tillė, shkencore
dhe tė shkruar ndershėm, shqiptarėt do tė mund ta kenė vetėm kur politika shqiptare
tė ēlirohet prej Sali Berishės dhe sali berishave nė politikė, nė historiografi
dhe nė shkencė nė pėrgjithėsi. Dhe, kjo ditė nuk ėshtė larg: mė sė shumti edhe
tre-katėr vjet. (05
tetor 2009,marrė nga: Gazeta Shqiptare)