www.ereniku.net

               Ramush Tahiri
Cilat janė mangėsitė e dokumentit tė Treshes pėr Kosovėn

Ramush Tahiri
4 nėntor 2007

Askund nė dokument nuk pėrmendet Kosova shtet sovran dhe i pavarur, askund nuk pėrmendet respektimi i vullnetit tė popullit nė pėrcaktimin e statusit tė Kosovės si dhe askund nuk pėrmendet garantimi i sovranitetit dhe tė integritetit territorial tė Kosovės.

Dokumenti  katėrmbėdhjetė pikėsh i Treshes ndėrmjetėsuese , BE, SHBA  dhe Rusi pėr Kosovėn ėshtė njė dokument i cili dėshiron  ti shpėtojė bisedimet e drejtpėrdrejta nga dėshtimi dhe synon tė ofrojė njė kompromis vetėm sa pėr tė kaluar nė fazėn tjetėr tė administrimit europian tė Kosovės. Nė kėtė dokument pala serbe pikė pėr pikė ka prezantuar vėrejtjet e veta dhe duke e konsideruar si njė material pune, tė vetmin nė tavolinėn e bisedimeve, i ka propozuar dhe zyrtarisht i ka ofruar formulimet e veta tė 14 pikave. Pala serbe qė nė fillim dhe mandej gjatė gjithė tekstit e ka pėrshkuar frymėn se bisedimet po mbahen pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės dhe se ky status do tė pėrcaktohet nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, duke garantuar plotėsisht sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn.

Delegacioni i Kosovės nė bisedime kishte ofruar Traktatin e miqėsisė me Serbinė i cili nga pala serbe ishte injoruar plotėsisht duke u konsideruar i paqenė dhe i pa prezantuar fare. Pas takimit tė fundit duket se edhe Ekipi Negociator i Kosovės e ka marrė seriozisht propozimin e parashtruar dhe i ka bėrė vėrejtjet e veta. Kėto vėrejtje nuk dolėn nė publik pėrveē pjesės qė e deklaroi Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku. Dėshtoi edhe rasti mė i mirė qė kjo temė tė debatohet nė Kuvendin e Kosovės, me faktin qė vet propozuesi e tėrhoqi kėrkesėn pėr debat, duke e ndryshuar tėrėsisht qėndrimin dhe pozicionin vetėm brenda mė pak se njė jave.

Nė vlerėsim  tė kėtij dokumenti tė Treshes, vėrehen pėrplot mangėsi, pasaktėsi dhe paqartėsi, qė e vėshtirėsojnė pozicionin e Kosovės dhe pėrcaktimin e statusit tė saj. Pala kosovare do tė duhej qė me ekspertė tė fushave tė ndryshme ta shqyrtojė dokumentin dhe t’i bėjė vėrejtjet dhe formulimet qė ēojnė nė pėrfundim tė suksesshėm tė bisedimeve dhe nė shpalljen dhe njohjen e Kosovės shtet sovran dhe tė pavarur.

Mestitull

Treshja rishikon pozicionet e palėve

Nė nismė tė dokumentit  theksohet se  “Treshja ka rishikuar pozicionet e dyja palėve, pa paragjykuar nė pozicionet e dy palėve pėr statusin, parimet nė vijim mund tė hapin njė rrugė drejt njė zgjidhje:”

 Ky tekst duhet tė ndryshohet duke u theksuar argumenti se Treshja ndėrkombėtare pėr Kosovėn nuk e ka tė drejtėn dhe nuk ėshtė nė mandatin e saj tė “rishikoj pozicionet e palėve”, pėrkundrazi ajo duhet ti merr parasysh pozicionet dhe qėndrimet e palėve. Gjithashtu  duhet tė hiqet fjalia “pa paragjykuar nė pozicionet e dy palėve pėr statusin” sepse shprehja e qėndrimeve tė Kosovės nė legalitetin dhe legjitimitetin e saj e shpreh vullnetin e popullit, dhe se zgjidhja e drejtė e statusit tė Kosovės nė asnjė rast nuk mund tė konsiderohet paragjykim, me gjithė faktin e mospajtimit tė Serbisė me kėtė, e gjithashtu ėshtė qėndrim politik sidomos pas luftės e gjenocidit tė bėrė nė Kosovė qė  qėndrimet e shprehura tė Serbisė dhe tė Kosovės pėr fatin e ardhshėm tė Kosovės nuk munden tė jenė tė tė njėjtit rrafsh.

Pika njė e dokumentit tė Treshes thotė: “ 1. Beogradi dhe Prishtina do tė fokusohen nė ndėrtimin e natyrės speciale tė marrėdhėnieve ekzistuese mes tyre, veēanėrisht nė dimensionet e tyre historike, ekomomike kulturore dhe humane.”

Kjo pikė duhet tė ndryshohet nė at mėnyrė  qė tė thuhet : “Kosova dhe Serbia shtete sovrane dhe tė pavarura obligohen qė tė respektojnė sovranitetin dhe integritetin territorial tė njeri tjetrit. Kosova dhe Serbia do tė zhvillojnė marrėdhėnie normale fqinjėsore nė bazė tė reciprocitetit nė funksion tė paqes dhe tė stabilitetit nė  Europė.”

Pika dy thotė qė :” Beogradi dhe Prishtina do tė zgjidhnin problemet e tyre tė ardhshme nė njė mėnyrė paqėsore dhe nuk do tė futeshin nė veprime ose prirje qė do tė konsideroheshin si kėrcėnim pėr palėn tjetėr”

Kjo pikė duhet tė riformulohet  nė formėn “ Shteti i Kosovės dhe shteti i Serbisė deklarojnė (ose obligohen) qė do tė zgjidhin tė gjitha problemet e tyre...” (vazhdon deri nė fund teksti).

Pika e tretė thotė tekstualisht se “ Kosova do tė integrohet plotėsisht nė struktura rajonale, posaēėrisht ato qė pėrfshijnė Bashkėpunimin ekonomik.”

Ky formulim nuk do tė thotė asgjė nėse nuk precizohet qė Kosova do tė jetė anėtare me tė drejta tė plota e Bashkimit Europian dhe e NATO-s. Ndryshe  nėse thuhet se Kosova integrohet nė struktura rajonale kjo nėnkupton me Serbinė eventualisht me Maqedoninė ose Malin e Zi, ndėrsa kur konkretizohet se ėshtė fjala pėr bashkėpunim ekonomik, kjo nėnkupton fushat e caktuara qė precizohen nė pikat e tjera tė dokumentit dhe qė ngėrthejnė nė vete lidhjet speciale me Serbinė.

Pika e katėrt qė thotė se “Nuk do tė ketė kthim nė statusin para 1999”, pika e pestė qė thotė se “ Beogradi nuk do tė qeverisė Kosovėn.”, dhe pika e gjashtė qė thotė se “Beogradi nuk do tė rivendosė njė prezencė fizike nė Kosovė” duhet tė hiqen plotėsisht sepse me pėrcaktimin e Kosovės shtet sovran dhe tė pavarur rregullimi i ēėshtjeve tė kėtilla nėnkupton automatizmin qė nuk lejon pėrzierjen nė punėt e brendshme tė Kosovės as tė Serbisė as tė ndonjė shteti tjetėr apo tė ndonjė mekanizmi tjetėr ndėrkombėtar... Mbetja e formulimeve tė 14 pikave si tė tilla do tė ishte njė paragjykim, sidomos koncepti i “rivendosjes sė prezencės fizike tė Beogradit” sepse dihet qė ajo prezencė gjithherė ishte e dhunshme nėn masa policore e ushtarake, dhe kundėr interesave tė popullit shqiptar tė Kosovės dhe kundėr qytetarėve nė pėrgjithėsi.

Mestitull

Rruga e pėrbashkėt me Serbinė

Pika e shtatė e dokumentit tė Treshesh pėrcakton rrugėn e pėrbashkėt tė Kosovės dhe Serbisė duke paragjykuar nivelin e pėrmbushjes sė standardeve dhe duke kushtėzuar.

“ Beogradi dhe Prishtina janė tė pėrcaktuar tė bėjnė progres drejt asocimit dhe eventualisht Anėtarėsimit nė Bashkimin Europian dhe gjithashtu tė ecet progresivisht drejt strukturave euro-atlantike.”

Nė pikėn tetė paraqiten kushte vetėm pėr Kosovėn, dhe shfaqet qėndrim racist ndaj shqiptarėve si popull shumicė nė Kosovė.  Nė kėtė thuhet :”. Prishtina do tė zbatojė masa tė gjera pėr tė rritur mirėqenien e serbėve tė Kosovės sikurse edhe komuniteteve tjera joshqiptare, posaēėrisht nėpėrmjet decentralizimit tė qeverisjes lokale, garancive kushtetuese dhe mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore e fetare.”

Ky tekst do tė duhej tė ishte: “Kosova dhe Serbia do tė duhej tė zbatojnė masa tė gjėra pėr  rritjen e mirėqenies tė tė gjithė qytetarėve pa dallim. Kujdes i veēantė do t’u kushtohet  komuniteteve tė tjera qė nuk i pėrkasin popullit shumicė serbėve nė Serbi, dhe shqiptarėve nė Kosovė posaēėrisht nėpėrmjet decentralizimit tė qeverisjes lokale, garancive kushtetuese dhe mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore e fetare” .

Pika nėntė parasheh ēėshtje qė njėmend janė nė kuadėr tė bashkėpunimit rajonal dhe ndėrmjet dy vendeve por edhe kėtu pala kosovare nė propozimin e saj duhet tė kėrkojė reciprocitetin dhe pozitėn e barabartė ndėrmjet  Kosovės dhe Serbisė. Teksti i kėsaj pike ėshtė :

“ Beogradi dhe Prishtina do tė bashkėpunojnė nė ēėshtjet e shqetėsimit tė dyanshėm, pėrfshirė:

a. Fatin e personave tė zhdukur dhe kthimin e tė zhvendosurve

b. Mbrojtjen e Minoriteteve

c. Mbrojtjen e trashėgimisė kulturore

d. Perspektivat e tyre europiane dhe iniciativat rajonale

e. Ēėshtjet ekonomike, pėrfshirė politikėn fiskale dhe energjinė, tregun dhe harmonizimin me standardet e BE'sė dhe ndėrtimin e njė strategjie tė rritjes sė pėrbashkėt ekonomike dhe zhvillimit nė linjė me iniciativat rajonale ekonomike.

f. Liri tė lėvizjes sė njerėzve, tė mirave, kapitalit dhe shėrbimeve

g. Sektorin bankar

h. Infrastrukturė, transport dhe komunikacion

i. Mbrojtjen e ambientit

j. Shėndetin publik dhe mirėqenien shoqėrore

k. Luftėn kundėr krimit, veēanėrisht nė fushat e terrorizmit,trafikimit tė njerėzve, armėve dhe drogave si dhe krimin e organizuar.

l. Bashkėpunimin mes komunave dhe Qeverisė tė njė prej dy palėve.

m. Arsimin”

Kosova  duhet ta sqarojė dhe ta konkretizojė mirė  alinenė l tė kėsaj pike duke bėrė pėrmirėsimin nė “bashkėpunimin ndėrmjet komunave nga Serbia dhe nga Kosova dhe bashkėpunimin e komunave nga Kosova me Qeverinė e Serbisė dhe bashkėpunimin e komunave tė Serbisė me Qeverinė e Kosovės”. Ky pėrmirėsim duhet tė bėhet qė tė respektohet reciprociteti, dhe tė mos ketė vetėm Kosova obligim ndaj Serbisė por edhe Kosova tė mund tė bashkėpunojė  me komunat me shumicė shqiptare nė Serbi nė bazė tė parimeve tė njejta, dhe tė bėhet precedan edhe pėr Hungarinė, Rumaninė dhe Bullgarinė tė bashkėpunojnė me komunat nė Serbi.

Pika dhjetė qė thotė :” Beogradi dhe Prishtina do tė vendosin trupa tė pėrbashkėt pėr tė implementuar bashkėpunimin” duhet tė hiqet. Dhe kjo tė bėhet sipas parimeve ndėrkombėtare qė vlejnė pėr shtetet e tjera tė Europės .

Gjithashtu duhet tė hiqen pikat 11  qė thotė: “ Beogradi nuk do tė pėrzihet nė marrėdhėniet e Prishtinės me Institucionet Ndėrkombėtare  Financiare(IFI)” dhe pika 12.qė thotė se :” Prishtina do tė ketė autoritet tė plotė pėr financat e saj (taksimin, tė ardhurat publike etj.).” sepse Kosova shtet Sovran dhe i pavarur nuk i ka kufizimet qė dėshirohet t’i imponohen me kėtė marrėveshje, duke paragjykuar nė kėto pėrshkrime se ajo nuk do tė jetė plotėsisht e pavarur. E njejta gjė vlen edhe pėr pikėn 13 qė thotė:” Procesi i Stabilizim-Asocimit tė Kosovės me BE-nė (Tracking Mechanism) do tė vazhdojė pa pengim nga Beogradi.”

Pika 14 thotė se :” Komuniteti ndėrkombėtar do tė mbajė prezencėn civile dhe ushtarake nė Kosovė pasi tė jetė  pėrcaktuar statusi” ndėrsa duhet tė shtohet me kėrkesė dhe nė marrėveshje me Qeverinė e Kosovės.

Pozicioni i Kosovės  nė kėto bisedime duhet tė prezantohet i fortė dhe i palėkundur nga pala kosovare dhe i argumentuar kashi komunitetit ndėrkombėtar dhe karshi pikėpamjeve serbe rreth statusit. Zatėn edhe vetėm kėshtu mund tė mbrohet pozicioni qė del nga vullneti i popullit tė Kosovės

Nė tė gjithė qėndrimin e Kosovės duhet tė dalė fryma qė Kosova nuk ėshtė e detyruar dhe as qė ka nevojė dhe as qė ėshtė nė interesin e saj tė vendosė ēfardo marrėdhėnie tė veēanta me Serbinė tė cilat nuk do t’i kishte edhe me Shqipėrinė, me Malin e Zi, Maqedoninė dhe me vendet e tjera tė rajonit.


Vėshtrim i gjėrė i:
Ramush Tahirit
    23 tetor 2007
Kosova mbetet me Serbinė
               Ramush Tahiri

Bisedimet e drejtėpėrdrejta,  tė tretat me rradhė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, (ndėrkombėtarėt  dhe as serbėt nuk e thonė  asnjėherė ‘bisedimet ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, sepse kėtė e konsiderojnė si prejudikim, qė Kosova e Serbia janė dy entitete tė barabarta, apo qė Kosova ėshtė  apo do tė jetė jashta Serbisė) qė dje vazhduan nė Vjenė, duket se do tė sjellin rezultatet e pritura tė kompromisit tė madh apo tė dhimbshėm, si i thonė disa.

Treshja ndėrkombėtare Bashkimi Evropian, SHBA dhe Rusi para palėve qė mė pėrpara kishte  prezentuar dokumentin 14 pikėsh  nė tė cilin kishte sublimuar pikat e pėrbashkėta qė kanė dalė nga bisedimet e deritashme, Zėdhėnėsi i Ekipit kosovar, Hyseni deklaroi nė Vjenė se pikat janė shqyrtuar porse Kosova mbetet nė  Traktatin e ofruar tė miqėsisė me Serbinė, ndėrsa ministri serb pėr kosovėn Samarxhiq, deklaroi se delegacioni serb i ka bėrė vėrejtjet konrete, dhe  ka shprehur mospajtim qė nė dokument konformė Deklaratės sė Nju Jorkut nuk pėrmendet  Rezoluta 1244, qė ėshtė miratuar nga Treshja, dhe se  ėshtė kėrkuar sqarim pėr pikėn ku thuhet se ‘ Serbia mė nuk do ta sundojė Kosovėn, sepse Serbia nuk dėshironė tė humbė sovranitetin mbi territorin e vet..

Para nisjes Presidenti i Kosovės Sejdiu, kishte deklaruar se nuk dinė dhe se nuk i kanė marrė  tė 14 pikat e Treshes ndėrmjetėsuese pėr pėrafrimin e bisedimeve tė drejtėpėrdrejta, anėtari tjetėr i delegacionit Veton Surroi deklaron se ėshtė nė dijeni pėr pikat,  kryeministri Agim Ēeku tha se pikat nuk e prekin esencėn e Pakos sė Ahtisarit, ndėrsa ministri i jashtėm i Serbisė deklaron se kėto pika u janė dorėzuar nė bisedimet nė Bruksel mė 14 tetor, Sido qė tė jetė kėto takime njėherė u zhvilluan ndėrmjet delegacioneve dhe Treshes veq e veq pėr tė vazhduar me vonė ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės (ku termin duket mė i saktė politikisht dhe juridikisht tė pėrdoret sepse   Kosova bisedon drejtėpėrdrejt me ministrin e Serbisė pėr Kosovėn Samarxhiq, dhe jo me ministrin pėr pakicat Ljajiq, sepse atėherė do tė duhej thėnė se bisedimet zhvillohen ndėrmjet Serbisė dhe delegacionit tė shqiptarėve tė Kosovės) drejtėpėrdrejtė. Beogradi ka ofruar njė dokument tė cilin e quan “95 pėr qind pavarėsi pėr Kosovėn”, duke thėnė edhe ndryshe “mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi” dhe me deklarimin se ata nuk dėshirojnė ti qeverisin shqiptarėt e Kosovės por dėshirojnė ta ruajnė sovranitetin teritorial, dhe se e shohin zgjidhjen nė kuadėr tė Rezolutės 1244 dhe nė kuadėr tė vendimit qė do tė merret nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara...

Ekipi i Unitetit tė Kosovės, pasi mė parė edhe nė Kuvendin e Kosovės e kishte miratuar, me vetėm njė votė kundėr, Pakon e Marti Ahtisarit, qė parasheh njė pavarėsi tė mbikqyrur fuqishėm, njė decentralizim teritorial tė Kosovės tė bėrė ekskluzivisht nė baza tė ndarjes etnike, njė prezencė civile dhe ushtarake ndėrkombėtare, njė obligim qė elementet e Pakos sė Ahtisarit tė pėrshkruhen nė Kushtetutėn e ardhėshme tė Kosovės, dhe tė inkorporohen nė tė gjitha Ligjet e Kosovės, disa prej tė cilave numrohen konkretisht dhe duke u dhėnė tė drejta tė ‘shumicės sė kaulifikuar’ minoriteteteve gjatė miratimit tė Ligjeve nė Kuvendin e Kosovės, ofroi si propozim Traktatin e Miqėsisė me Serbinė...

Traktati i Ekipit Negociator parasheh Konfederatėn me Serbinė

Nė njė analizė tė dokumentit qė Ekipi i Kosovės e morri si dokument tė vetin, pa e kaluar paraprakisht nė Kuvendin e Kosovės e qė e quan “Traktat tė miqėsisė me Serbinė” shihet qė nė kėtė nuk flitet pėr synimin e popullit tė Kosovės pėr tė bėrė Kosovėn shtet Sovran dhe tė Pavarur, antare tė Bashkimit Evropian nė miqėsi tė pėrherėshme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si e kanė zakon tė deklarojnė shpeshėherė pėr marketing tė brendshėm politik. Qė nė nismė tė dokumentit thuhet: “Trojka  (pra jo Treshja) SHBA\BE\Rusi kėrkoi nga udhėheqėsit e Kosovės qė tė mendojnė nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse mbi llojet e marrėdhėnieve qė ne i dėshirojmė me Serbinė”  Pra theksohet se ky dokument ėshtė i imponuar si kėrkesė jo si sygjerim dhe pėr kėtė edhe nuk ėshtė dashur tė dalė fare nė Kuvend.

Dokumenti  vijon: “ Pėr shkak tė historisė tragjike tė kohėve tė fundit, posaqėrisht pas kolapsit tė Jugosllavisė dhe dhunės tragjike tė viteve nėntėdhjeta, nuk ėshtė e mundur qė Serbia dhe Kosova tė mbesin nė tė njejtin shtet.” Nė kaq pak rrjeshta ka aq shumė tė pavėrteta dhe keqinterpretime tė qėllimėshme tė sė kaluarės. Flitet pėr “historinė tragjike” nė vend tė politikės gjenocidiale, shoveniste, shtypėse, shfarosėse kundėr shqiptarėve nė Jugosllavi .  Flitet “tė kohės sė fundit” edhepse dhuna, vrasjet  e masakrimet e djegiet , plaēkitjet... e regjimeve serbe dhe eksponentėve tė tyre ushtarak e policor kundėr shqiptarėve nisin nė masė qė nga viti 1877, pra nga luftat Ruso-turke, ndėrsa shpėrngulja masive me dhunė e shqiptarėve nga trojet e veta qė nga Kryengritja e parė serbe mė 1804, si e dėshmojnė vet dokumentet serbe, ndėrsa okupimi dhe dhuna klasike janė qė nga Lufta e Parė Ballkanike, pra qė nga viti 1912. Mospranimi i kėtij realiteti historik, ėshtė akt i turpshėm e qyqar i Ekipit tė Unitetit (nė servilizėm e nėnshtrim) tė Kosovės. Fjalia  “pas kolapsit tė Jugosllavisė” ėshtė e shkruar nga politika shoveniste serbe e cila pėr shkatėrrimin e dhunshėm tė Jugosllavisė i bėnė tė gjithė bashkėfajtorė, dhe e paraqet si konflikt etnik dhe fetar edhe luftėn e Serbisė  dhe tė regjimit tė saj me Slloveninė, me Kroacinė me Bosnjen e Hercegovinėn dhe sė fundi me Kosovėn,   Dokumenti kosovar  i turpit i shfajėson regjimet serbe nga krimi e gjenocidi nga shpėrngulja me dhunė e popullsisė me qėllim tė spastrimeve etnike tė territorit, i shfajson edhe pėr masakrėn e Srebrenicės, plojėn mė tė madhe nė Evropė pas Luftės sė Dytė Botėrore. E kėtij niveli tė pėrcaktimit ėshtė  fjalia “dhuna tragjike e viteve tė nėntėdhjeta” sepse dihet se kemi tė bėjmė me luftėn e armatosur nė Kosovė tė popullit shqiptar kundėr regjimit serb tė Millosheviqit gjatė viteve 1997, 1998, 1999, pėr luftėn e Ushtrisė  Ēlirimtare tė Kosovės, se kemi tė bėjmė me intervenimin ushtarak tė NATO-s kundėr Serbisė. Ekipi i Unitetit tė Kosovės nė kėtė dokument ėshtė dashtė ti rrespektojė kėto vlera, nėse jo tė popullit tė vet bile ėshtė dashur tė marr e tė pėrshkruaj arsyetimin e vendimit tė NATO-s pėr  sulmet ajrore mbi caqet nė Serbi. Gjithashtu fjalia  se “nuk ėshtė e mundur qė Serbia dhe Kosova tė mbesin nė tė njejtin shtet” ėshtė krejtėsisht e pasaktė dhe shumė e dėmshme jo vetėm politikisht, sepse qė nga viti 1999 Kosova dhe Serbia jetojnė ndaras si dy entitete tė veēanta dhe nė Kosovė ėshtė hequr sovraniteti i Serbisė praktikisht e konkretisht dhe ėshtė bartur nė KS tė OKB-s  sepse me Rezolutė pėr Kosovėn ėshtė vendosur administrata e UNMIK-ut, pa bėrė marrėveshje dhe pa marrė leje paraprake prej Serbisė. Edhe me herėt sė paku qė nga viti 1974 Kosova e Serbia ishin dy entitete shtetėrore e politike tė veēanta nė kuadėr tė RSFJ e cila mė nuk ekziston dhe, kėtė duhet ta dijė mirė profesori i juridikut, presidenti i Kosovės ,e drejta e sovranitetit tė asnjė njėsie federale nuk ėshtė bartė nė njėsinė tjetėr me vullnetin e shprehur lirshėm tė popullit, me gjithė vendimin e manipulluar dhunshėm tė Kuvendit tė Kosovės tė 23 marsit 1989 tė ndryshimeve kushtetuese.

I pasaktė ėshtė edhe konstatimi tjetėr nga Traktati nė tė cilin thuhet; “ Pėr shkak tė gjeografisė dhe interesave tė pėrbashkėta Kosova dhe Serbia duhet tė zhvillojnė njė marrėdhėnie tė re tė bazuar nė lidhje fqinjėsore. Nėse nuk e ndėrtojmė kėtė marrėdhėnie, atėherė rrezikojmė kthimin e dhunės dhe mosmarrėveshjeve tė viteve nėntėdhjeta. Prandaj ne Serbisė i zgjasim dorėn e sinqertė tė miqėsisė...”  Ky konstatim ėshtė shumė i turpshėm sepse e bėnė bashkėfajtor popullin e  Kosovės prandaj edhe nė tekst mė tej thuhet “ne kėrkojmė pajtim tė plotė dhe normalizim tė marrėdhėnieve nė mes tė popujve tanė” edhepse  e vėrtetė historike dhe konstatim i saktė ėshtė se nuk luftuan populli serb dhe ai shqiptar e as populli i Kosovės dhe ai i Serbisė, por populli i  Kosovės i rrjeshtuar dhe i udhėhequr nga UĒK-ja kundėr regjimit shtypės e okupues serb tė Millosheviqit dhe se UĒK-ja luftoi dhe sulmoi caqet e ushtrisė dhe te milicisė serbe e nuk sulmoi asnjėherė popullatėn serbe tė Kosovės as vendbanimet e tyre.  Pse Ekipit tė Unitetit tė Kosovės nuk i shkojnė nė mendje marrėdhėniet e mira fqinjėsore me Malin e Zi me Maqedoninė dhe para se gjithash me Shqipėrinė. Pse Ekipi i Unitetit (fisnor) kosovar nuk e sheh ēėshtjen e Kosovės si pjesė sė pazgjidhur tė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan. Pse Ekipi i Unitetit propozon organe tė pėrherėshme dhe tė pėrbashkėta ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės pėr integrime euroatlantike, pse udhėn pėr Evropė Ekipi (i turpit me kėtė dokument) i Kosovės nuk e sheh nėpėrmjet Tiranės por e sheh nėpėrmjet Beogradit. Pse nuk e sheh nė integrimet me Shqipėrinė por e sheh nė integrimet me Serbinė?

Lidhjet e thella, sipas Ekipit tė Unitetit, me Serbinė

Kėto pjesė tė dokumentit  tė Traktatit tė miqėsisė me Serbinė mė sė miri flasin pėr ate qė juristėt e politologėt e njohin si konfederatė asimetrike. “Kosova dhe  Serbia tanimė ndajnė lidhje tė thella tė bazuara nė histori, ekonomi, kulturė dhe etnicitet.” Kėtė fjali e konstatim me e pasė shkrue edhe nacionalistėt e shovinistėt serbė tė tipit tė  Garashaninit,  Ēubrilloviqit, Ēosiqit... qė bėnė projekte shfarosėse pėr shqiptarėt do t’ia kishin pasur lakmi vetėvehtes. Pikėrisht ėshtė dhe ishte fatkeqėsi pėr Kosovėn dhe pėr shqiptarėt  kėto lidhje me Serbinė edhe fqinjėsore sepse ishin lidhje tė dhunės, tė vrasjeve, plaēkitjeve, djegieve  shpėrnguljeve me dhunė tė pastrimit etnik, tė shfrytėzimit tė resurseve dhe tė pasurisė sė Kosovės. Fjalia se “Ne poashtu duhet tė bashkėpunojmė nė pėrpjekjet  pėr tė ndėrtuar dhe reformuar ekonomitė tona, pėrfshirė zhvillimin e infrastrukturės fizike dhe institucionale, komunikimet, energjinė dhe lirinė e lėvizjes sė njerėzve, mallrave dhe shėrbimeve”  flet pėr mentalitetin e tė robėruarit tė antarėve tė Ekipit tė Unitetit qė e kanė miratuar kėtė dokument sepse  Kosova pasi Serbia ia shkatėrroi infrastrukturėn ekonomike, edhe duke bartur makineritė nė Serbi, edhe duke nxjerrur  tė gjithė punėtorėt shqiptarė nga puna nė vitet tetėdhjetė ...nga Serbia sė bashku me reparacionet e luftės duhet tė kėrkojė edhe dėmėshpėrblimin gjatė periudhės sė  “lidhjeve tė thella” nė vitet 1985- 1997. Kosova sot ka kompatibilitet ekonomik, gjeografik e tjetėr (si thotė Ekipi) mė shumė me Maqedoninė (vargmali i Sharit, flora dhe fauna, me Shqipėrinė e me Malin e Zi dhe interes ekonomik tė shkėmbimit tregtar edhe me Greqinė e Bullgarinė pėrpara se tė kishte me Serbinė.

Fjalia tjetėr nga dokumenti ėshtė krejtėsisht kundėr interesave tė pavarėsisė sė Kosovės dhe  tė funksionimit tė saj si shtet normal. Thuhet “Serbia ka interes tė kuptueshėm nė mirėqenjen e qytetarėve serbė tė Kosovės. Kuvendi i Kosovės tanimė ėshtė pajtuar nė njė varg masash mbrojtėse dhe garancive tė pashembullta pėr komunitetet joshqiptare tė Kosovės.” Duke pėrdorur me qėllim termin “qytetarėt serbė tė Kosovės” nė vend tė termit “komuniteti serb i Kosovės” apo mė drejtė :”pakica serbe nė Kosovė”. Gjithashtu termi “komunitetet joshqiptare tė Kosovės” ėshtė i leksikut tė politikės shoveniste serbe e cila fletė pėr “shqiptarėt e dhunshėm,  ekstremistėė, fundamentalist islamik, qė u shkaktojnė telashe dhe shprehin mosdurim ndaj tė gjitha komuniteteve tjera. Delegacioni i Kosovės edhepse lexon shumė asnjėherė nuk ka parė qė nė Serbi dikush fletė pėr tė “drejtat e komuniteteve joserbe edhepse ato nė numėr dhe nė pėrqindje janė mė shumė se “joshqiptarėt” nė Kosovė dhe asnjėherė nuk fletė a shkruan pėr “qytetarėt kosovarė tė Serbisė” as pėr “qytetarėt shqiptarė tė Serbisė”. Ekipi i Kosovės nuk harron tė pranonė fajsinė dhe deklaron se “mbrojtja e pakicave ėshtė e domosdoshme pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve tona me Serbinė dhe pėr nivele mė tė mėdha tė besimit tė dyanshėm dhe stabilitetit tė pėrgjithshėm “ Ka munguar kėtu, vetėm tė pėrshkruhet edhe veprimi fashist i shqiptarėve ndaj serbėve nė Kosovė qė mė herėt e kishte shkruar anėtari i Ekipit tė Unitetit  Surroi.

Shyqyr qė Treshja nuk e ka mirėpritur propozimin e Ekipit tė Unitetit tė Kosovės  pėr “themelimin e njė partneriteti pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin nė arritjen e standardeve tė larta pėr anėtarėsim nė BE dhe NATO” dhe nė 14 pikat e saja ka paraparė rrugė tė veqanta tė kėtyre integrimeve, sigyrisht duke e lėnė Kosovėn shumė mbrapa Shqipėrisė (edhepse e banuar me mbi 90 pėr qind shqiptarė) dhe Serbisė, sepse Kosova nė arritjen e shkallės sė demokracisė do tė qeveriset sė paku edhe tetė vjetė nga ndėrkombėtarėt.

Kosova nuk kėrkon asgjė dhe nuk e bėnė pėrgjegjėse pėr asgjė  Serbinė, as qė tė kėrkojė falje as qė tė paguaj dėmet as qė tė bjerė para gjykatave nė Kosovė kriminelėt pėr tu gjykuar, por duket se vet kėrkon falje sepse thotė  e zezė nė tė bardhė. “ Me keqardhje ndaj periudhave tė konfliktit dhe luftės qė na ka ndarė ( a ajo pėrpak neve shqiptarėve  na shfarosi, po mos tė ishte intervenimi i NATO-s) nė veēanti ngjarrjet qė kanė tė bėjnė me kolapsin e dhunshėm tė Jugosllavisė nė vitet e nėntėdhjeta (edhepse Ekipi kosovarė e dinė se kemi tė vėjmė me shkatrrim tė dhunshėm e jo me kollaps dhe se pėr kėtė ėshtė fajtor Serbia dhe regjimi i sajė qė bėnė luftė nė gjithė Jugosllavinė duke lėnė sė paku njė qerek milioni njerėz tė vrarė) .

Serbilizmi dhe pėrultėsia deri nė pėshtirosje e Ekipit tė Unitetit tė Kosovės shihet nė kėtė fjali:

“Duke deklaruar dėshirėn e sinqertė pėr t’u konfrontuar me trashėgiminė e sė kaluarės sė fundit me njė frymė pajtimi dhe faljeje, ndėrsa i sjellim para drejtėsisė ata qė kanė bėrė krime tė luftės.

Duke besuar se edhe Kosova edhe Serbia e ndajnė fatin e pėrbashkėt tė integrimit mė tė afėrt nė komunitetin euroatlantik tė demokracive...’

Kėshtu flitet pėr falje dhe pajtim kur Serbia ende flenė mbi eshrat e mijėra shqiptarėve tė vrarė nė Kosovė e tė groposur nė Serbi, kėshtu flitet pėr subjektin politik tė Koshtunicės dhe tė Sheshelit qė e bėjnė politikėn sot nė Serbi  !!!

Testamenti i Ekipit tė Unitetit pėrmblidhet nė fjalinė  “ Duke pranuar se rrethanat e veēanta historike dhe interesat e pėrbashkėta do tė kėrkojnė marrėdhėnie jashtėzakonisht tė  afėrta dhe miqėsore nė mes tė Kosovės dhe Serbisė pėr shumė vite nė tė ardhmen”...

Treshja duke i parė propozimet e Beogradit dhe tė Prishtinė ėshtė munduar tė gjejė pikat takuese dhe i ka gjetur dhe do ti funksionalizojė ato nė ditėt nė vijim. Pasi kėrkohet kompromis i dhimbshėm dhe kėtė e tha edhe miku Kushner nė bisedė me kosovarėt atėherė kjo do tė jetė diēka mė pak se pavarėsia e mbikqyrur sipas planit tė Ahtisarit qė si kėrkesė maksimale e ka Ekipi i Unitetit dhe diēka mė shumė se aut. Me “Traktatin e miqėsisė” parashihen format e bashkėpunimit qė njohėsit e kėsaj lėmie i shohin si n jė konfederatė asimetrike ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė me kushtin qė Serbia nuk do ta sundojė mė Kosovėn qė Kosova mė nuk do tė pėrfaqsohet nė vendimėmarrje nė Beograd, qė serbėt do ta ndiejnė vehten si nė Serbi ndėrsa shqiptarėt do tė kenė protektorat ndėrkombėtar pėrderisa tė “civilizohen dhe tė bėhen tė “padhunshėm” ndaj “joshqiptarėve” tė tjerė nė Kosovė.


DEBAT
14 tetor 2007

         ...nga: Ramush Tahiri
Ēka pas 10 dhjetorit?

Ka kaluar mė se njė vit qė kur nė njė emision nė televizionin publik tė Kosovės anėtari i Ekipit tė Unitetit Veton Surroi jo pa mburraveci, duke dashur tė ironizojė Fatmir Sejdiun, i cili pat deklaruar marsin pėr muajin e shpalljes sė pavarėsisė, kishte  thėnė:  “Unė nuk e dijė ditėn por e dijė orėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės”.

Mė pastaj duke filluar tė shpjegoj se si nė orėn dhjetė mblidhet kryesia e Kuvendit dhe nė orėn 12 Parlamenti i Kosovės  nė mbledhjen solemne ... dhe nė orėn 13 kėtė pavarėsi do ta njihnin SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian...

Kosova me dy tė rinj tė vrarė e me dhjetėra tė plagosur, nė demonstratat paqėsore , ende po e pretė pavarėsinė.

Ekipi i Unitetit me parat e popullit i vazhdon  endjet nėpėr botė, duke mos lėnė asgjė mangut nė deklamimet e veta krekosėse pas kthimit nė Unmikistan . Kėshtu ndodhi edhe dje pas kthimit nga Britania e Madhe, me ministrin e jashtėm tė cilit vend u takuan tė gjithė tokė, si krerėt e fiseve tė Afganistanit, pėr tė mos biseduar asgjė pėr marrėdhėniet bilaterale, as pėr marrėdhėniet ekonomike, as pėr investimin e ndihmėn e kapitalit britanik nė Kosovė, nuk biseduan as pėr lehtėsimin e udhėtimit tė qytetarėve tė Kosovės, as pėr mundėsinė e punėsimit, as pėr marrėdhėniet kulturore, bile nuk u bisedua as pėr vėnien e marrėdhėnieve diplomatike as pėr hapjen e njė zyre tė Kosovės nė Londėr... Tė gjithėn qė e biseduan pesėshja kosovare ishte qė tė mos bėjnė veprime tė njėanshme dhe tė pamatura dhe qė tė mos u shkojė as nė mendje tė shpallin pavarėsinė pa miratimin paraprak tė “miqve ndėrkombėtar”.

Edhe pse e dinė mirė qė Ekipi ynė i ėndrrave, qė i tillė mė as nė zhgjėndėrr nuk do tė jetė pas zgjedhjeve tė 17 nėntorit, asnjėherė nuk e pati e as nuk e ka kapacitetin qė tė bėjė diēka nė interes tė popullit shumicė tė Kosovės, britaniket sė bashku me shefin e zyrės sė tyre tė akredituar pranė UNMIK-ut, me automjetet (CD) tė regjistruara nė Beograd, qė ėshtė shumė aktiv nė bisedė me qytetarėt anekėnd Kosovės, pėr tė ardhmen e tyre e ndiejnė pėr normė simbolike qė kosovarėve tua tėrheqin vėrejtjen qė tė “rrinė nė reshtė tė pritjes” pėr pavarėsi edhe nė vitin 2008.

Pa i dėgjuar deklaratat nga aeroportit nė prani tė shpurave tė liderėve kosovarė, hapat qė do tė ndėrmerren pas 10 dhjetorit pėr tė gjithė tashmė janė tė njohur. 

E tha edhe pėrfaqėsuesi amerikan Frank Visner se pavarėsia e Kosovės do tė mbetet pėr vitin tjetėr, kėshtu qė fjalėt e Kryeministrit Agim Ēeku se pas 10 dhjetorit do tė jenė ditėt e jo javėt kur do tė shpallet pavarėsia nė Kuvendin e Kosovės duken si njė imitim i zbehtė i fjalėve tė Kondoleza Rajsit nė Moskė pas takimit me Putinin se pavarėsia ėshtė ēėshtje javėsh e jo muajsh.

Dy janė faktorė qė e dėshmojnė se pavarėsia e Kosovės nuk do tė shpallet sivjet. Njė ėshtė faktori ndėrkombėtar dhe dy janė rrethanat e brendshme nė Kosovė.

Bisedimet, Kosovė - Serbi, nėn sqetullėn e Treshesh BE, Rusi, SHBA do tė pėrfundojnė deri mė 10 dhjetor kur Grupi i Kontaktit do ti dorėzojė raportin Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-s Ban Ki Mun. Raporti assesi nuk mund tė mbėrrijė dhe tė merret nė shqyrtim pėrpara festave tė Krishtėlindjeve tė cilat nuk do tė pėrfundojnė pėrpara gjysmės sė janarit tė vitit 2008. Nė procedurat nė trupat e OKB-s ky dokument pėr tė hyrė apo jo nė Kėshill tė Sigurimit nuk mund tė vendoset pėrpara gjysmės sė muajit shkurt .. Nė ndėrkohė pasi Kosova u ka hyrė me vullnet procesit tė bisedimeve pėr statusin dhe madje ka prezantuar edhe dokumentet dhe propozimet e saja, assesi nuk pritet qė dikush nga udhėheqėsit e Kosovės tė marrė guximin dhe pa pritur Raportin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-s tė kėrkojė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.

Gjasat janė qė nė Kėshill tė Sigurimit tė OKB-s dikund nė muajin prill ose maj tė nxirret njė rezolutė e re pėr Kosovėn, mė tė cilėn do tė mundėsohet  gjatė muajit qershor ndėrrimi i misionit tė UNMIK-t nė Kosovė me njė mision tė Bashkimit Evropian. Rezoluta e re pėr Kosovėn duke respektuar pikėpamjen e ministrit tė jashtėm francez qė “serbėt assesi tė mos ndihen si humbės” (edhe pse ishin agresor, okupues dhe bėnė gjenocid dhe shpėrngulje masive tė popullsisė me dhunė) gjithsesi do tė thirret nė Rezolutėn 1244, nė parimet e Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn, nė deklaratėn e Nju Jorkut si dhe nė rezultatet e bisedimeve shqiptaro- serbe (ndėrmjet Prishtinės e Beogradit si do tė figuron nė dokument pėr tė mos prejudikuar shtetėsinė e Kosovės).

Nė kėto pėrkufizime Rezoluta e Re e KS tė OKB-s pėr Kosovėn do tė konsiderohej njė ecje pėrpara, me kushtin qė bisedimet tė vazhdojnė pėr ēėshtjet e caktuara edhe nėpėrmjet “organeve tė pėrbashkėta tė pėrhershme” si propozon pala kosovare nė Traktatin e miqėsisė...

Faktori i brendshėm qė do tė ndikojė qė pavarėsia tė mos shpallen gjatė kėtij viti, duke nėnkuptuar se leja pėr ta bėrė njė gjė tė tillė nuk do tė vijė asnjėherė nga miqtė ndėrkombėtar tė Kosovės gjithsesi ėshtė  mbarėvajtja e procesit zgjedhor.

Nėse zgjedhjet mbahen si ėshtė premtuar mė 17 nėntor, atėherė ėshtė e sigurt se mandati i Ekipit tė Unitetit do tė pushojė, dhe gjithsesi  Sejdiu, Ēeku, Berisha, Surroi dhe koordinatori Shala mė nuk do tė jenė nė kėto pozita. Pas zgjedhjeve as qė do tė ketė nevojė pėr Ekip tė Unitetit, por Kosova do tė pėrfaqėsohet nga strukturat qeverisėse, nga Presidenti, Kryeministri dhe ministrat pėrkatės. Me Kornizė Kushtetuese (nėse nuk amandamentohet nė ndėrkohė) parashihet qė Presidenti por edhe Kryeparlamentari propozohen 9dhe zgjidhen) nga partia qė fitoi numrin mė tė madh tė deputetėve. Deri mė 5 dhjetor llogaritet se nuk do tė dihen rezultatet pėrfundimtare tė zgjedhjeve, sepse numėrimi ėshtė mė i ngadalshėm dhe mund tė ketė pėrsėritje nė disa vendvotime pas dy javėsh.

Edhe nėse Mbledhja konstitutive e Kuvendit do tė mbahet pėrpara Krishtlindjeve, kur Babadimri e ka premtuar pavarėsinė dhe ka kėrkuar qė populli i Kosovės tė jetė i gatshėm ta presė atė, koalicioni qeverisės, pėr shkak tė rezultatit tė zgjedhjeve dhe pėr shkak tė ndarjes sė posteve udhėheqėse ndėrmjet partnerėve tė koalicionit do tė jetė shumė i vėshtirė, dhe mund tė ndodhė qė nė muajin e parė mandatari tė mos mundet me e formu kabinetin qeveritar...

Udhėheqja e re e Kosovės e dalė nga zgjedhjet nga vota e popullit, nuk do tė rrezikojė pozicionin nė aktet qė do ta kundėrvinin me bashkėsinė ndėrkombėtare apo qė do ta destabilizonin Kosovėn duke e rrezikuar ndarjen nė vija etnike.

Pra kėta tė Ekipi tė Unitetit, kot  lėvdohen se do ta shpallin pavarėsinė menjėherė pas 10 dhjetorit, sepse ata atėherė nuk do tė jenė nė pozita udhėheqėse. “::Do ta kishim bėrė po ta kishim mandatin dhe besimin e populli” – do tė qaheshin mė pastaj.

Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nė Parlament do tė rrezikonte tėrheqjen e menjėhershme tė strukturave ndėrkombėtare nė Kosovė, tė UNMIK-ut, OSBE-sė, tė policisė ndėrkombėtare dhe tė KFOR-it.

Ato nuk e kanė mandatin tė veprojnė nė Kosovėn e pavarur, nuk e kanė marrėveshjen me Qeverinė e Kosovės, dhe as qė i pranojnė si partnere tė denja, dhe nuk mund tė kenė asnjė marrėveshje pėrpara se vendet individuale tė bėjnė njohjen e Kosovės shtet sovran dhe tė pavarur. Si thotė populli me kėta udhėheqės pavarėsia do tė vijė me Kolendrat greke. Durimi do tė prishet, jo nga fakti se nuk u realizuan premtimet por nga fakti se gjendja do tė bėhet mė e keqe se sa ėshtė tani.