Pėr herė tė parė qė nga themelimi i Radio Televizionit tė Kosovės (RTK), Zyra e Auditorit Gjeneral (ZAGJ) ka filluar auditimi nė televizionin publik tė Kosovės,ndėrkohė qė drejtues tė RTK-sė mohojnė njė gjė tė tillė. Nga ana tjetėr partitė opozitare thonė se ēėshtja e emėrimit tė bordit ėshtė politizuar, ashtu siē ėshtė i politizuar edhe vet ky televizion. RTK vetėm pėr vitin 2007 ka inkasuar nga qytetarėt e Kosovės pėrmes KEK-ut mbi 7 milion euro.
RTK-ja ėshtė themeluar fillimisht pėrmes njė Memorandumi tė Mirėkuptimit midis EBU-sė (Unioni Evropian i Transmetimeve) dhe OSBE-sė (Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė) nė vitin 1999, mirėpo nė televizionin publik tė Kosovės pėr herė tė parė qė nga themelimi i tij, Zyra e Auditorit Gjeneral ka filluar auditimin, edhe pse drejtues tė RTK-sė, thonė se njė gjė e tillė ende nuk ka filluar, por pritet qė kjo tė bėhet gjatė kėtij muaj. Kjo zyre nuk ka kryer auditime nė vitet e kaluara nė RTK, por tash auditimi pėr vitin 2007 ėshtė nė proces e sipėr.
ZAGJ ėshtė duke kryer auditimin e RTK-se, por ėshtė ne proces e sipėr kėshtu qe nuk kemi mundėsi tiu informojmė pėr mė shumė informata pėr momentin. Gjithashtu, Zyra e Auditorit Gjeneral nuk ka kryer Auditime ne vitie e kaluara pėr RTK-ne, por pėr vitin 2007 auditimi ėshtė nė proces e sipėr, ka thėnė Bekim Ismaili ushtrues detyre nė Zyrėn pėr Informin nė ZAGJ.
Ndėrkaq, qė drejtues tė RTK-sė i kanė thėnė Kosovapressit se ende nuk ka filluar auditimi pėr vitin 2007 nga Auditori Gjeneral , por njė gjė e tillė do tė ndodhė gjatė muajt prill. Nė prill tė vitit 2008 sėrish sipas ligjit nė fuqi pėr RTK-nė, Auditimi i jashtėm do tė filloj nga Auditori Gjeneral, pas aprovimit tė raporteve financiare nga Bordi i RTK-sė, ka thėnė Vjosa Dobruna, kryetare e Bordit tė RTK-sė.
Sipas saj, Bordi i Radio Televizionit tė Kosovės (RTK) ēdo vit kontrollon dhe aprovon raportet financiare te RTK-sė, nė pėrputhshmėri me rregulloren e UNMIK-ut 2001/13 dhe pastaj me Ligjin mbi Radiotelevizionin e Kosovės No. 02/L-47. Prej vitit 2003, Radio Televizion i Kosovės bėn auditim tė jashtėm nga auditor tė pavarur dhe gjerė mė tani raportet origjinale, tė cilat i distribohen institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare botohen nė ėeb- site e RTK-sė dhe nuk ėshtė gjetur asnjė parregullsi, ėshtė shprehur Dobruna.
RTK gjatė vitit 2007 ka inkasuar nga qytetarėt e Kosovės pėrmes Korporatės Elektroenergjetike 7.183.277 euro, ndėrkaq deri me tani pėr vitin 2008 KEK ka inkasuar 150.310 euro ndėrsa kanė mbet pėr tu inkasuar edhe 857.614 euro
Edhe partitė politike vendore konsiderojnė se nuk ka asgjė tė keqe dhe ėshtė obligim i ēdo institucioni publik qė tė bėjė auditimin.
Fehmi Mujota, nga Partia Demokratike e Kosovės (PDK) konsideron se nuk ka asnjė institucion publik qė guxom qė mos ti nėnshtrohet procesit tė auditimit nga Zyra e Auditorit Gjeneral.
Konsideroj se nuk ka asnjė institucion publik qė guxon tė mos i nėnshtrohet procesit tė auditivit, ėshtė shprehur Mujota.
Edhe ish-kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, i cili vije nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės thotė se ēėshtja e auditivit duhet bėrė nė ēdo institucion publik.
Sa i pėrket auditivit nė RTK kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet bėrė rregullisht nė ēdo institucion buxhetor tė Kosovės. Andaj, auditimi duhet bėrė gjithmonė, ka thėnė Kosumi.
Nėnkryetarja e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Besa Gaxherri, ka vėnė nė dukje se Auditori Gjeneral duhet bėjė auditivin e RTK-sė.
Duhet tė ketė auditim nga Auditori Gjeneral nė RTK, kur kihet parasysh se ėshtė televizion publik, ka nėnvizuar Gaxherri.
Sidoqoftė, nė qershor tė vitit 2001 Rregullorja e Transmetimeve e UNMIK-ut 2001/13 krijon formalisht RTK-nė si transmetues tė shėrbimit publik me njė Bord jopolitik tė Drejtorėve qė aktualisht pėrbėhet nga Vjosa Dobruna, kryetare dhe gjashtė anėtarė: Milazim Krasniqi, Nuhi Rexhepi, Boris Bergant, Snezhana Karaxhiq, Friedhelm Frischenschlager dhe Uros Lipuscek.
Mirėpo, ēėshtja e emėrimit tė anėtarėve tė rinj tė Bordit tė RTK-sė, ka mbetur nė sirtaret e Kuvendit tė Kosovės, gati pėr dy vite.
Esat Brjashori, kryetar i Komisionit pėr media, thotė se komisioni qė drejton ai do ta diskutojė ēėshtjen e bordit tė RTK dhe do tė merret nė mėnyrė tė pėrkushtuar.
Mund tė them se ēėshtja e Bordit tė RTK shumė shpejt do tė gjendet nė tavolinėn e komisionit pėr media, sepse televizioni publik ėshtė shumė i rėndėsishėm, ka nėnvizuar Brajshori.
Edhe Fehmi Mujota i PDK-sė, pohon se Kuvendi shumė shpejtė do tė merret mė ēėshtjen e emėrimit tė anėtarėve tė Bordit tė RTK-sė.
Mirėpo, ish-kryeministri Bajram Kosumi, nuk ka informacione se pesė ėshtė zvarritur aq shumė ēėshtja e emėrimit tė anėtarėve tė Bordit tė televizionit publik.
Ai ka thėnė se kjo ēėshtje ėshtė paksa e politizuar, ashtu siē ėshtė i politizuar edhe vet televizioni publik.
Besoj se kjo ēėshtje ėshtė pak e politizuar, ashtu siē ėshtė e politizuar edhe vet RTK. E di se politizimi ėshtė i keq, sepse RTK ėshtė televizion publik, dhe e di se nuk bėnė tė jetė kėshtu, por konsideroj se Kuvendi duhet ta fus nė agjendė ēėshtjen e emėrimit tė Bordit tė ri RTK-sė. Asnjėherė nuk ėshtė dhėnė informata konkrete se pse po ndodhė kjo zvarritje, por fakti se dy herė ėshtė filluar procedura dhe janė ndryshuar ekipet dhe kandidatet, tregon se ka njė politizim tė kėsaj ēėshtje, ka vlerėsuar Kosumi.
Edhe Besa Gaxherri mendon se nė Kosovė gjithēka ėshtė e politizuar, e nė veēanti mediat.
Zvarritja e emėrimit tė Bordit tė RTK-sė tė qonė nė njė konkludim se kjo qeveri, duke mos ndėrmarrė hapa mė tė shpejtė pėr pėrzgjedhjen e bordit, pretendon ti zgjedhė njerėzit qė i kontrollon. Mendoj se duhet tė punohet qė ky televizion tė jetė i pavarur, e qė fatkeqėsisht RTK ėshtė njė nga TV me tė varura, ka theksuar Besa Gaxherri.
Ndryshe, RTK ėshtė televizioni publik i Kosovės, i cili qė nga themelimi ka bėrė vetėm auditive tė jashtme, por Zyra e Auditorit Gjeneral pėr herė tė parė ka filluar auditivin nė kėtė medium publik./marrë nga Kosovapress/