Ekskluzive: Intervistė me fotografin Shkėlzen Rexha - Xeni
E enjte, 03-07-2008, 11:00 am
ereniku.net-n.york
INTERVISTĖ
ME FOTOGRAFIN SHKELZEN REXHA - XENI NGA GJAKOVA FITUES I DYFISHTĖ NĖ KONKURSET
PĖR FOTOGRAFI NĖ SHQIPĖRI ''NUMRI I FOTOGRAFIVE TE MIA ĖSHTĖ DISA QINDRA MIJĖRA''
nga Albert Shala
Shkėlzen Rexha - Xeni nga Gjakova ėshtė i shpėrblyer dy herė me vende tė
dyta nė konkursin mbarėkombėtar nė Fier nė Nėntor 2007 dhe atė Ndėrkombėtar
nė Shkodėr nė Galerinė "Zoom IRIS 2008" nė maj 2008. Ai ėshtė ligjėrues i lėndės
sė fotografisė nė Universitetin e Kosovės ne Gjakovė. Pėr Zemra Shqiptare, bėme
njė intervistė me tė.
Si filluat tė fotografoni dhe nė cilėn moshė?
Tė fotografoj kam filluar krejt rastėsisht. Isha ne shkolle tė mesme, pra pesėmbėdhjetė
vjeēar. Ishte njė dite e caktuar nga shkolla pėr shėtitje me shokėt e shkollės
dhe unė kisha marre me veti njė aparat "Berette" tė cilin ma kishte sjellė babai
nga Holanda. Kėshtu gjatė asaj shėtitje i fotografova shokėt e shoqet e mia.
Kjo ishte fillimi, po pastaj?
Ne vitin 1981-1982 diplomova pėr dizajn dhe fotografi ne Universitetin e Prishtinės
te profesor Afrim Spahiu. Kėshtu nga kjo kohe merrem nė mėnyre profesionale
me fotografi.

Kush t'i ka vlerėsuar fotografit e bėra nė atė kohe? Fotografit mi kane
vlerėsuar shoqėria ime qe ka qene nxitje pėr mua qė tė merrem edhe mė seriozisht
me fotografi. Keni fotografuar gjate luftės 1998-1999?
Unė kam fotografuar ne Kishėn Katolike te Shėn Antonit nė Gjakovė tė zhvendosurit
nga lufta qe aty ishin mirėpritur dhe strehuar. Aty ishin edhe dy gazetarė nė
detyrė, Albert Shala dhe Valentina Gjuraj. Te jam i sinqertė fotografit e mia
mė sė shumti qė kam bėrė janė ato tė pasluftės.
Gjakova ėshtė ndėr qytetet mė tė goditura nga lufta. Si fotograf ēka do
tė veēonit pasi nė Gjakovė pas lufte ka pas shumė tubime te pėrmortshme tė viktimave
qė vinin nga varrezat masive tė Serbisė?
Ne kohen e pasluftės te gjitha tubimet e protestat i kam regjistruar, fotografitė
qe i kam bėrė nė Meje tė Gjakovės, dhe mbarė Kosovėn, ku janė disa qindra shqiptarė
tė vrarė janė ato qė mė kanė prekur.
Njiheni si fotograf qe bėni shume fotografi, sa fotografi i keni bere deri
tani?
Numrin e saktė tė fotove nuk e di por ato janė disa qindra mijėra foto.
Ēmimet nė Shqipėri qė i keni fituar nė konkurse pėr fotografi, ēfarė domethėnie
paraqesin ato pėr ju?
Ēmimet janė me domethėnie tė madhe pėr mua sepse ato njėkohėsisht janė ura lidhėse
mes fotografeve nga vende tė ndryshme.
Planet nė tė ardhmen?
Marrja pjesė nė ekspozita ndėrkombėtarė dhe kombėtare ku do tė prezantoj, kulturėn
shqiptare dhe fotot artistike tė realizuara nėpėr Atdhe dhe Evropė. Tani jam
para pėrfundimit pėr shkallėn e tretė (magjistėr) nė dizajn & fotografi./marrė
nga: zemrashqiptare/