www.ereniku.net

Dom Lush Gjergji kryetar i Kosovės

Sadri Ramabaja
21 dhjetor 2007
 Nėse nata e gjatė osmane e shtyri epokėn shqiptare tė Rilindjes Kombėtare pothuajse pėr Kolendrat greke, duke shndėrruar popullin shqiptar si njėrin prej popujve me njė civilizim tė lashtė, nė popull pothuajse somnambul, nata e komunizmit, e veshur me veladonin e mendėsisė bizantine dhe sllave, po e gėrryente ngadalė e prajshėm kujtesėn historike pėr t`i pėrgatitur shtratin procesit tė shpėlarjes sė trurit. Si njėra edhe tjetra epokė e marrėzisė, tashmė i takojnė historisė.

1.Pas ēdo marrėzie vjen epoka e arsyes
Duke shfrytėzuar tė drejtėn qė ia garanton Korniza Kushtetuese, PDK-ja, pra Hashim Thaēi, duke pėrzgjedhur kandidaturėn e Dom Lush Gjergjit pėr kryetar tė Kosovės, do t`i bėnte njė shėrbim tė madh spektrit politik qė pėrfaqėson, historisė dhe mbi tė gjitha tė ardhmes sė Kosovės.
Kosova tashmė ėshtė pėrballė kthesės historike. Kėsaj pjese tė Shqipėrisė natyrore sėrish po i bie tė sfidojė epoka. Sfidimi i llojit tė vet ėshtė vetė orientimi i saj jo vetėm politik, por edhe civilizues.
Nė kėtė rrafsh Thaēi pėrmes kėtij akti ka mundėsi ta pasurojė trashėgimin tonė, po njėkohėsisht tė japė njė shembull se si ajo trashėgimi pozitive mund tė kultivohet edhe nė rrethana tė jashtėzakonshme.
Kosova dhe mbarė Shqipėria para sė gjithash ėshtė pjesė e gjeografisė dhe civilizimit evropian. E tillė duhet tė ruhet dhe tė trashėgohet edhe tek brezat tjerė. Nė kėtė kuadėr, angazhimin e Unionit Evropian nė Kosovėn e passtatusiane, e shoh si tė rėndėsisė sė veēantė.
Humanisti i madh i Evropės, Erazmo Roterdami, duket se nė qaste tė ngjashme historike, si kėto qė po kalon kombi shqiptar nė pėrpjekje pėr tė pėrmbyllur epokėn e shtetformimit, kishte deklaruar se, pas ēdo marrėzie vjen epoka e arsyes.
Nėse nata e gjatė osmane e shtyri epokėn shqiptare tė Rilindjes Kombėtare pothuajse pėr Kolendrat greke, duke shndėrruar popullin shqiptar si njėrin prej popujve me njė civilizim tė lashtė, nė popull pothuajse somnambul, nata e komunizmit, e veshur me veladonin e mendėsisė bizantine dhe sllave, po e gėrryente ngadalė e prajshėm kujtesėn historike pėr t`i pėrgatitur shtratin procesit tė shpėlarjes sė trurit. Si njėra edhe tjetra epokė e marrėzisė, tashmė i takojnė historisė.

2. Epokės sė marrėzisė i erdhi fundi
  
  Epokės sė marrėzisė i erdhi fundi, duke ia lėshuar kėshtu vendin epokės sė arsyes.
Nė kėto rrethana, politikanėt shqiptarė qė ndodhen nė ballė tė proceseve historike, pavarė sisht se si e qysh janė gjetur nė kėto pozicione, duke vlerėsuar politikisht gjithnjė nė dobi tė interesave jetike tė kombit, do tė mund tė kalonin edhe sfidėn e radhės.
Kėsaj klase politike, duke u pėrcaktuar fuqishėm pėr ruajtjen e unitetit nė veprim drejt krijimit tė shtetit tė Kosovės, do t`i mjaftonte kaq pėr tė hyrė nė histori si klasė e ndėrgjegjshme pėr misionin qė ka marrė.
Kosova ka vjet, fatkeqėsisht, nė ndėrdije, qė ka kultivuar filozofinė e zėvendėsimit tė reales me irrealen, tė politikanit me simbolin, tė mekanizmave shtetformues me ata fiktivė etj. Kjo filozofi, herė-herė, gabimisht vlerėsohej e vlerėsohet si moderne, evropiane etj. Ky gabim i kushtoi Kosovės me humbjen e tetė viteve tė shtrenjta. Nė esencė, besoj se edhe lidershipi i PDK-sė ėshtė dakord me mua, deri tashti kishim tė bėnim me filozofinė e mekanizmave parashtetėrorė. Nė shumė fusha bėnim jetė irreale, ėndėrronim lirinė, por jetonim nė pushtim klasik. Themi se jemi evropianė nė kuptimin mė pozitiv tė kėsaj fjale, por sillemi jo rrallė si aziatikė… Ndėrkaq tashti,kur jemi nė prag tė formimit tė shtetit, kjo frymė do tė duhej tė kapėrcehej.

  3. Koha ėshtė pėr veprime politike qė mbėshteten nė arsye
Koha ėshtė pėr veprime politike qė mbėshteten nė arsye. Pikėrisht duke pasur parasysh kėto sfida,dua tė bėj publik,nė cilėsinė e qytetarit tė lirė,njė propozim timin qė shkon nė adresė para sė gjithash tė PDK-sė dhe lidershipit tė saj, nė adresė tė forcave politike tashmė parlamentare, por edhe tė mbarė popullit.
Nė procedurė tė pėrshpejtuar, qė nė seancėn e parė tė Kuvendit tė ri, nė radhė tė parė PDK-ja, por mė pas edhe si koalicion dhe si klasė politike nė tėrėsi, do tė ishte e udhės tė propozohej dhe zgjidhej kryetari konsensual.
Njė figurė poliedrike e pėrmasave evropiane, siē ėshtė Dom Lush GJERGJI, do t`i plotėsonte tė gjitha kriteret pėr tė sfiduar epokėn kosovare. Prandaj Dr. Lush Gjergji do tė duhej tė ndėrrojė pozitėn e misionarit fetar me atė tė politikanit. Tek personaliteti i Dr.Lush Gjergjit mblidhen nė njė kultura dhe historia shqiptare, dija dhe urtėsia, por edhe guximi, si veti qė sigurojnė garanci pėr pėrballje sfiduese me epokėn.
Dom Lush Gjergjit dua t`i kėrkoj falje, paraprakisht meqė nuk e kam konsultuar as herėn e parė kur kam bėrė pėrpjekje ta publikoj kėtė propozim kėtu nė mediat e Kosovės, e as tashti kur po e rimarr kėtė ide sėrish nė dorė.
Kisha katolike shqiptare, si institucion i respektueshėm, besoj se do tė duhej t`ia falte Kosovės, politikės shqiptare, qoftė edhe pėr njė periudhė, kėtė burrė tė tokės qė e lindi dhe e mėkoi tė kėtillė si ėshtė. Nė historinė tonė nuk ishte vetėm Noli si njeri i Kishės, qė krijoi presedan,duke dalė nė ballė tė popullit nė periudha tė ndjeshme historike. Model i llojit tė vet, para Nolit, ishte Pjetėr Bogdani. Prishtinės po i afrohet mundėsia reale dhe e mirė qė ta vazhdojė kėtė traditė.
/ texti; marrė nga: kosovapress / fotot i pergatiti ereniku.net / 21 dhjetor 2007/