T E A T E R
www.ereniku.net

          PEJA GATI PĖR KUJTIMIN E VRASJES SĖ JUSUFIT, BARDHOSHIT E KADRIUT
Ereniku, e hėnė, 16 janar , 2012
- Me rastin e 30 vjetorit të vrasjes sė Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, mė 17 janar, nė Teatrin Profesionist tė qytetit tė Pejės "Istref Begolli", do tė shfaqet drama premierė "Kur loti ngrin ndėr qepallė ". Krahas kėsaj, do tė ketė edhe aktivitete tė tjera, midis tė cilave, njė ekspozitė dhe njė orė letrare, e cila do tė organizohet nė Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės, dega nė Pejė.

Drejtori i Teatrit tė Qytetit tė Pejės, Nimon Muqaj ka thėnė se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr kėtė shėnim tė vrasjes sė kėtyre atdhetarėve dhe se pėr realizimin e kėtij pėrvjetori ka pasur ndihmėn edhe tė Drejtorisė Komunale pėr Kulturė.

"Kemi bėrė realizimin e dramės ‘Kur loti ngrin ndėr qepallė’ qė ėshtė realizuar me regjinė e Jahi Jahiut dhe premiera e kėsaj drame do tė shfaqet pikėrisht me datėn e pėrkujtimit tė dėshmorėve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zekės. Disa aktivitete do tė realizohen nė bashkėpunim edhe me komunėn e Deēanit, andaj ne jemi shumė tė lumtur se kemi arritur tė realizojmė njė dramė nė kujtim tė tyre", ka thėnė Muqaj.

Ndėrkohė qė regjisori i dramės, Jahi Jahiu, ka thėnė se janė nė fazėn pėrfundimtare tė pėrgatitjeve pėr shfaqjen, premiera e sė cilės do tė shfaqet mė 17 janar nė teatrin e Pejės.

"Drama ėshtė e pėrpunuar nga tregimi i Ismail Kadaresė, Vrasja, me plotėsime qė i kam bėrė unė me ndihmė tė Nimon Muqajt", ka thėnė Jahiu.

Nė kėtė dramė, rolin e Jusuf Gėrvallės do ta luajė aktori Avdi Gėrvalla, ndėrsa rolin e bashkėshortes sė Jusuf Gėrvallės do ta luajė aktorja Rudina Zhara.

Shėnimi i kėtij pėrvjetorit jubilar tė kėtyre atdhetarėve nė Komunėn e Pejės do tė bėhet me manifestime tė ndryshme.

Nė Galerinė e arteve nė Pejė do tė hapet njė ekspozitė e artistėve aplikativė pejanė, ndėrkaq, edhe Shoqata e Shkrimtarėve, dega nė Pejė, do tė organizojė njė orė letrare kushtuar kėtij manifestimi.

Nga ora 10.00 e 17 janarit do tė bėhen homazhe dhe vendosen buqeta lulesh nė varrezat e vėllezėrve Gėrvalla nė fshatin e tyre tė lindjes nė Dubovik, ndėrkaq nė orėn 12.00 nė Teatrin e qytetit do tė mbahet Akademi pėrkujtimore kushtuar jetės dhe veprės sė kėtyre pishtarėve tė lirisė dhe mė pas do tė bėhet zbulimi i bustit tė Jusuf Gėrvallės para objektit tė Kinoteatrit, i cili mban emrin e tij dhe nė mbrėmje do tė shfaqet premiera e dramės "Kur Loti ngrinė ndėr qepallė".

E njėjta dramė mė 18 janar shfaqet nė Prishtinė, mė 22 janar nė Gjilan, nė kuadėr tė manifestimit "Flaka e Janarit" dhe mė 26 janar nė Teatrin e Kombėsive nė Shkup.

Teatėr - Premierė
29 janar 2007
Halil Haxhosaj
Halil Haxhosaj:
SHTRESIME TĖ RRJEDHĖS ARTISTIKE NĖ SHFAQJE

Mehmet Kraja “Onufri i Neokastrės”, shfaqje premierė nė Teatrin Kombėtar tė Gjakovės nė regji tė Nimon Muēajt
(...kush ėshtė Nimon Muēaj?..kliko)
Shtresimet artistike nė shfaqje

Pas njė pauze, mė nė fund, ne skenen e Teatrit Kombėtar te Gjakovės, u shfaq premiera e dramės sė Mehmet Krajės “Onufri i Neokastrės” nė regji tė aktorit tė kėtij teatri, tash nė rolin e regjisorit, Nimon Muēaj. Ky projekt ishte nje financim nga Ministria e Kultures, rinise dhe sportit te Kosoves, Drejtoria per kulture, rini dhe sport e Gjakoves si dhe nga perkrahja e disa donatoreve te tjere. Aktori Nimon Mucaj edhe mė parė ka treguar talent, madje bukur tė lartė prej regjisori, por mė shumė me tatrot amatore tė Kosovės, si me atė tė Deēanit, Isniqit, Gjakovės, Prizrenit, etj. Madje shumica e shfaqjeve tė inskenuara nga Nimon Muēaj janė dalluar pėr nivelin dhe domethėnien artistike, ku ai me ansamblet e tyre ka marrė pjesė nė shumė manifestime dhe festivale teatrore nė nivel vendi dhe nė nivel federativ nė kohėn e ish Jugosllavisė. Para mėse 20 vjetesh ky regjisor, pra Nimon Muēaj, mu me kėtė shfaqje, pra me dramėn “Onufri i Neokastrės” tė Mehmet Krajės, me ansamblin e Teatrit “Emin Duraku” tė Gjakovės, kishte marrė pjesė nė Kulla tė Vojvodinės dhe kishte korrė sukses tė mirė. Pra, pas mė se 20 vjetėsh, regjisori Muēaj e vė nė skenė prapė kėtė dramė tė M. Krajės, por tash me ansamblin e Teatrit Kombėtar tė Gjakovės, pra me kolegėt e vet aktorė, duke i shtuar edhe aktorė nga Shkupi dhe Tirana. Dhe kėshtu, ky projekt tashmė shtrihet nė dimensione tė tjera, vien nė kohė tjetėr, por nė tė njėjtėn skenė, nė tė njėjtėn sallė tė tė njėjtit pallat tė kulturės, nė Gjakovė.

art-kulturė

Drama “Onufri i Neokastrės” e Mehmet Krajės tematikėn e vet e merr disa shekuj mė parė dhe ngjarja e saj zhvillohet, nė kohėn e mesjetės, diku nė Shqipėri, qė nė atė kohė vetėm sa pėrmendej pa u shėnuar me kufi dhe as me ndonjė emėrtim tjetėr administrativ dhe shtetror. Bile ajo shtrihet nėpėr errėsirat shfarosėse tė kishės ortodokse greke e cila nuk kursente asgjė qė nėpėrmes fesė t’i ēkombėtarizonte shqiptarėt dhe intelektualėt, madje edhe priftėrinj. Kėshtu ndodh edhe me piktorin dhe priftin e njohur Onufrin, fati, krijimtaria dhe jeta e tė cilit janė shtresimet artistike tė konfliktit dramatik tė dramės sė Mehmet Krajės. Ngjarja e dramės sė Krajės kalon nėpėr dy shtresime rrėfimtare artistike qė janė simbiozė e rrjedhės sė njėjtėsuar. Ato janė jeta e Onufrit si piktor, krijues dhe prift nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr ėshtė jeta, vėshtirėsia, krajatat dhe intrigat e tjera qė i shoqėronin veprat e tij artistike nė atė kohė. Rreziku i asgjėsimit tė veprave tė Onufrit dhe zhdukja e tij fizike nga jeta, kalojnė nėpėr tė njėjtin teh, i cili mprehet edhe nga forcat destruktive tė shokėve tė tij piktorė, por edhe nga shenjėstra e kishės greke, e cila nuk kursente asgjė pėr ta zhbirė atė edhe fizikisht.

Aktorėt dhe regjia

Regjisori Nimon Muēaj pėrveē aktorėve tė Teatrit Kombėtar tė Gjakovės, nė dramė angazhoi edhe aktorin tashmė tė mirėnjohur nga Shkupi, Bajrush Mjakun dhe aktorin e pedagogun e Akademisė sė Arteve nga Tirana, Alfred Trebicka. Madje kėtyre ua ngarkoi barrėn kryesore pėr t’i interpretuar rolet: Onufrin Bajrush Mjaku dhe Spiridonisin Alfred Trebicka. Po ashtu nga Tirana angazhoi edhe koreografin Gjergj Prevazi, i cili ėshtė i njohur pėr publikun kosovar, sidomos pėr koreografitė e paharruara me Ansamblin artistik “Shota” nga Prishtina. Andaj, trekėndshit: Mjaku, Trebicka e Prevazi iu bashkangjitėn edhe Hadi Shehu, aktori mė i njohur i Teatrit tė Gjakovės, Ramazan Berkani, Hysen Binaku, Sulejman Lokaj, aktor nė pension, Behar Zenelaj, Arben Lleshi, Vlora Muēaj dhe vajza Rilinda Selimaj. Kėta aktorė, koreografi Prevazi, shkrimtari Mehmet Kraja dhe regjisori Nimon Muēaj pėrbėjnė orkestrėn e shfaqjes “Onufri i Neokastrės”. Dhe kjo orkestėr, nė kėtė ansambel funksionoi mirė nė premierėn e shfaqjes nė sallėn univerzale tė mbushur pėrplot nė Pallatin e Kulturės tė Gjakovės.

Koncepti i regjisorit Muēaj nuk u shmang nga rrėfimi dhe konflikti dramatik i tekstit tė shkrimtarit M.Kraja. Madje nė disa raste dhe momente nė skenė ai u shndėrrua nė figura tė cilat funksionalizoheshin me atmosferėn e shfaqjes, siē ishte ndriēimi me qirinj i cili fillonte nė sallė te ulėset e spektatorit dhe ngjitej deri nė skenė ku aktronin aktorėt. Madje ky ndriēim krijonte atmosferėn e ritualeve fetare nėpėr kisha.  Kėtė koncept regjisori e vijėzon, e ndėrton dhe mbėshtet nė tri grupe tė aktorėve qė janė: Bajrush Mjaku-Onufri- Alfred Trebicka-Spiridonisi dhe Hadi Shehu-Peshkopi, nė grupin e parė, Hysen Binaku, Janisi, Ramazan Berkani-Aleksi dhe Behar Zenelaj-Teodori, priftėrinj dhe ndihmės tė Onufrit e tė Spiridonisit, nė grupin e dytė, ndrėsa nė grupin e tretė: Sulejman Lokaj-Bariu, Vlorė Muēaj-Shėn  Maria, Arben Lleshi-Farėhedhėsi dhe Rilinda Selimaj-vajza, intepretonin ikonat, figurat e pikturave tė Onufrit si dhe popullin dhe traditat e tij. Kjo ndarje e aktorėve i dha mundėsi regjisorit Nimon Muēaj qė ta zhvillojė konfliktin dramatike nėpėr rafsh tragjik, duke e trajtuar dhe ngritur atė nė figuracion shpesh edhe tė dhembjes, madje tė pėrjetimit dhe tė ndijėsimit tek spektatori i Gjakovės, plagėn e masakrimit, maltretimit, vrasjes dhe ekzekutimit tė tij, jo vetėm gjatė epokave historike, por edhe para gjashtė - shtatė vjetėsh nė shtėpitė, rrugėt dhe sheshet e qytetit tė tyre, Gjakovės. Bile, efektin e kėtij elementi regjisori Nimon Muēaj e arriti suksesshėm me ngritje artistike, duke e filluar shfaqjen, madje edhe duke e pėrfunduar atė me skena tė tilla, tė cilat janė pasqyrim figurativ, e pse jo edhe real, i jetės historike tė tragjedisė sonė kombėtare qė nga e kaluara e deri sot. Janė kėto skenat e masakrimit tė popullit, pėrsekutimet, vrasjet, pėrdhunimet e maltretimet, nė njėrėn anė, dhe asgjėsimi, prishja dhe shkatėrrimi i ikonave, figurave dhe pikturave tė Onufrit nga priftėrinjt e fanarit grekė tė kohės, nė anėn tjetėr. Shfaqja e arriti kulmin e vet mu nė fundin e saj kur Onufri u sakrifikua pėr t’i rikrijuar punimet e veta. Regjisori Nimon Muēaj, nė kėtė skenė pėrdori konceptin filozofik e psikologjik tė metempsikozės.

Kėshtu, pėrzgjedhja e aktorėve pėr interpretim tė roleve, ndarja e tyre, mandej pėrdorimi nė nivel i gjuhės skenike e sidomos i interpretimit dhe koreografisė, e bėnin shfaqjen tė rrjedhte si njė mekanizėm i akorduar pėr mrekulli dhe pa kurrfarė pengesash, madje as teprimesh dhe tejkalimesh tė tjera teknike e skenike, e pse jo edhe artistike e konceptuale tė regjisė. Pėr kėtė, Nimon Muēaj edhe kėsaj here me aktorė profesionistė nė njė teatėr po ashtu profesionist, ia arriti qė ta dėshmojė talentin e tij edhe prej regjisori me njė invencion dhe dije tė pasur e kreativitet tė figurshėm artistik tė artit skenik.

Interpretimi, skenografia, muzika ...

Bajrush Mjaku e interpretoi rolin e Onufrit me invencion, kreacion dhe ndijesim prej njė aktori me pėrvojė nė skenat teatrale. Kėshtu ai ishte mishėruar me rolin sa qė edhe pse ekzistonte rreziku i futjes nė grackėn e atmosferės sė realitetit dhe rrėmbimit emocional, kėsaj ia doli me lehtėsi dhe me faqe tė bardhė. Mbase pėrvoja e tij e madhe prej aktori me gjithė atė numėr rolesh, ia lejonin kėtė komoditet pėr ta shprehur talentin dhe individualitetin e tij interpretues. Kėshtu, me rolin e Onufrit ai e shtoi edhe njė interpretim epokal nė piedestalin e realizimeve tė karaktereve tė tij skenike. Onufri i Bajrush Mjakut thoshte, rrėfente, tregonte, krijonte, vendosej dhe zhvendosej nė ēdo kohė dhe hapėsirė nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Gjakovės. Madje, edhe levėzjet skenike, gjuha dhe intonacioni ishin mjete qė e zmadhonin dhe e kultivonin edhe mė shumė figurėn e Onufrit tė Neokastrės nė skenė. Ndėrkaq, Alfred Trebicka nė rolin e Spiridonisti e skaliti mirė anėn tjetėr tė figurės sė shfaqjes, anėn tjetėr tė medaljes sė saj. Ai e kishte studiuar dhe njohur nė thellėsi karakterin e kėtij personazhi, andaj nuk e pati tė vėshtirė tė aktrojė. Gjuha e pastėr, e kulluar, pa teprime interpretimi dhe nė nivel tė konceptit regjisorial e bėn kėtė aktor tė jetė njė akord i mrekullueshėm nė skenė me Bajrush Mjakun. Andaj tandemi Mjaku – Trebicka ishin violinat e para qė tingėlloni mirė e pėr mrekulli tė orkestrės sė shfaqjes. Mbase ky do tė jetė njėri ndėr rolet mė tė dalluara deri mė tash nga ky aktor, sepse ai tregoi edhe dijen dhe pasurinė e madhe jo vetėm prej aktori, por edhe prej pedagogu tė teatrit.

Paraqitja e Hadi Shehut nė skenė, pas mė se gjashtė vjetesh, nė rolin e Peshkopit u duartrokit gjatė nga spektatori nė sallė. Kjo dhe largimi nga skena, madje edhe gjendja shėndetėsore, mbase kanė ndikuar te ky aktor, i cili pati paraqitje tė shkurtėr, por e dha kontributin e vet, edhe pse, siē dukej e kishin kapluar emocionet. Kjo gjė ndodh me aktorėt qė e kanė kaluar njė jetė nė skenė. Rast tė njėjtė pati edhe aktori nė pension, Sulejman Lokaj nė rolin e Bariut, i cili nė moshėn 77 vjeēare u pa se ende mund tė intepretojė role dhe nuk e ka humbur rutinėn skenike.

Role simpatike dhe me kreacione tė mira dhanė edhe Hysen Binaku, Ramazan Berkani, Behar Zenelaj, Vlora Muēaj e Arben Lleshi. Ndėrsa roli i Vajzės intepretuar nga Rilinda Selimaj, ishte simpatik dhe u kordinua mirė me ikonat dhe figurat e tjera nė skenė.

Segment i posaēėn nė shfaqje ishte skenografia dhe kostumet e pėrgatitura nga Petrit Bakalli. Ky mjeshtėr i skenės dita-ditės ėshtė duke e gjetur rrugėn e vet prej skenografi origjinal dhe plot imagjinatė e invencion. Skenografia ishte nė stil modern, pa teprime, glorifikime dhe mbingarkime tė rėnda. Atmosfera e kishės lejonte qė tė shijohet elementi artistikė nė skenė. Paraqitja e pamjes sė kishės, qirinjtė e ndezur, karroca qė simbolizonte edhe shkallėt pėr punė nė freska nga piktorėt, paraqitėn figuracion artistik duke u kordinuar me kostume, me drita dhe me efekte tė tjera teknike nė skenė. Ndėrkaq, muzika e marrė nga opusi krijues i Jan Kukuzelit e Haig Zaharianit nėn pėrzgjedhjen dhe pėrkujdesjen e Gjergj Prevazit, janė kaptinė e veēantė e shfaqjes. Niveli i lartė i kėsaj muzike ishte dakorduar me elemente skenike tė shfajes dhe me konceptin regjisorial tė saj, sa qė ia shtoi edhe mė tepėr vlerėn artistike asaj nė natėn e premierės.

Dhe mė nė fund, edhe njėherė nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Gjakovės, me kėtė formė, ky projekt ia arriti ta tubojė spektatorin e vet, sepse ndihej njė krizė. Pra, kur krijohen dhe realizohen projekte tė kėtilla teatrore asgjė nuk mungon, as lekėt dhe as publiku. Mbase, nė tė ardhmen duhet t financohen projekte t ktilla jo vetm teatrore, por edhe filmike, letrare, botuese, e  tjera. Kjo si duket ėshtė dėshmi e kėsaj kohe.