|
www.ereniku.net Ereniku, e dielė, 01.15.2012 PEJA GATI PĖR KUJTIMIN E VRASJES SĖ JUSUFIT, BARDHOSHIT E KADRIUT
Drejtori i Teatrit tė Qytetit tė Pejės, Nimon Muqaj ka thėnė se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr kėtė shėnim tė vrasjes sė kėtyre atdhetarėve dhe se pėr realizimin e kėtij pėrvjetori ka pasur ndihmėn edhe tė Drejtorisė Komunale pėr Kulturė. "Kemi bėrė realizimin e dramės Kur loti ngrin ndėr qepallė qė ėshtė realizuar me regjinė e Jahi Jahiut dhe premiera e kėsaj drame do tė shfaqet pikėrisht me datėn e pėrkujtimit tė dėshmorėve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zekės. Disa aktivitete do tė realizohen nė bashkėpunim edhe me komunėn e Deēanit, andaj ne jemi shumė tė lumtur se kemi arritur tė realizojmė njė dramė nė kujtim tė tyre", ka thėnė Muqaj. Ndėrkohė qė regjisori i dramės, Jahi Jahiu, ka thėnė se janė nė fazėn pėrfundimtare tė pėrgatitjeve pėr shfaqjen, premiera e sė cilės do tė shfaqet mė 17 janar nė teatrin e Pejės. "Drama ėshtė e pėrpunuar nga tregimi i Ismail Kadaresė, Vrasja, me plotėsime qė i kam bėrė unė me ndihmė tė Nimon Muqajt", ka thėnė Jahiu. Nė kėtė dramė, rolin e Jusuf Gėrvallės do ta luajė aktori Avdi Gėrvalla, ndėrsa rolin e bashkėshortes sė Jusuf Gėrvallės do ta luajė aktorja Rudina Zhara. Shėnimi i kėtij pėrvjetorit jubilar tė kėtyre atdhetarėve nė Komunėn e Pejės do tė bėhet me manifestime tė ndryshme. Nė Galerinė e arteve nė Pejė do tė hapet njė ekspozitė e artistėve aplikativė pejanė, ndėrkaq, edhe Shoqata e Shkrimtarėve, dega nė Pejė, do tė organizojė njė orė letrare kushtuar kėtij manifestimi. Nga ora 10.00 e 17 janarit do tė bėhen homazhe dhe vendosen buqeta lulesh nė varrezat e vėllezėrve Gėrvalla nė fshatin e tyre tė lindjes nė Dubovik, ndėrkaq nė orėn 12.00 nė Teatrin e qytetit do tė mbahet Akademi pėrkujtimore kushtuar jetės dhe veprės sė kėtyre pishtarėve tė lirisė dhe mė pas do tė bėhet zbulimi i bustit tė Jusuf Gėrvallės para objektit tė Kinoteatrit, i cili mban emrin e tij dhe nė mbrėmje do tė shfaqet premiera e dramės "Kur Loti ngrinė ndėr qepallė". E njėjta dramė mė 18 janar shfaqet nė Prishtinė, mė 22 janar nė Gjilan, nė kuadėr tė manifestimit "Flaka e Janarit" dhe mė 26 janar nė Teatrin e Kombėsive nė Shkup./ereniku/ Ismail Kadare: Baladė pėr vdekjen e Jusuf Gėrvallės ereniku, E hėnė, 16-01-2012 botohet na ereniku: Me rastin e 30 vjetorit tė vrasjes sė Jusuf Gėrvallės nga UDBa jugosllave shkuar nga: Ismail Kadare ![]() I Spitali i ri i qytetit tė vogėl Untergrupenbah (ai nė tė cilin dhjetė muaj mė vonė, pikėrisht nė njė ditė tė ngjashme do tė vdiste J.G.) u pėrurua nė mbarim tė dimrit. Ishte ftohtė dhe kishte ende dėborė tė pashkrirė nė kopshtin dhe rrethojėn prej kangjellash tė hekurta. Bardhėsinė e saj, sidomos nė ato vende ku ajo kontrastonte me tokėn e zezė, kronisti i TV e shfrytėzoi me mjeshtėri nė marrjet e tij duke e gėshetuar me kontrastin qė krijonin pėrparset e bardha tė personelit shėndetėsor me kostumet e zeza tė zyrtarėve e tė tė ftuarve tė tjerė nė ceremoni. Ishte pa dyshim njė rastėsi, por nė sfond tė asaj pamje, tingėllonin vėrtet fjalėt e drejtorit tė spitalit, i cili pasi falenderoi qeverinė e Landit tė Baden Vyrtembergut pėr kujdesin e saj dhe pasi i siguroi qytetarėt e Untergrupenbahut se ai bashkė me gjithė personelin tjetėr do tė bėnin ēmos qė tė pėrligjnin kėtė kujdes, e pėrfundoi fjalėn e tij me njė mbyllje disi patetike, qė bėri shumė njerėz tė pėrloteshin. Tė jeni tė bindur tha ai, se nė kėtė spital jeta do tė luftojė kundėr vdekjes, drita kundėr errėsirės, e mira kundėr tė keqes. Do tė luftojmė dhe do tė fitojmė. II Ministrisė sė punėve tė Brendshme tė Landit tė Baden Vyrtembergut, Drejtorisė sė Emigrantėve. Unė i nėnshkruari J.G. ish-qytetar jugosllav me kombėsi shqiptare, me profesion gazetar, i arratisur nga RF e Jugosllavisė pėr arsye politike, duke falenderuar edhe njė herė qeverinė e RF Gjermane pėr dhėnien e strehimit politik, shfaq dėshirėn time qė pėr arsye sigurimi tė vendosem nė Untergrupenbah. Siē kam deklaruar edhe nė kėrkesėn time pėr strehim politik, krahas punės sime si gazetar do tė merrem njėkohėsisht, ashtu si edhe mė parė me letėrsi dhe me muzikė. Me respekt, etj. etj. III Drejtorisė sė spitalit tė Untergrupenbahut. Nė bazė tė shkresės Nr. 311 dt 3. V. 1980 tė Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Landit tė Baden Vyrtembergut, bazuar nė protokollin e bashkėpunimit kulturor midis RF Gjermane dhe Jugosllavisė, nėnshkruar nga qeveritė e dy vendeve (pika 14 C e aneksit mbi kėmbimin e pėrvojės profesionale) mjeku jugosllav G. Vidiē, kirurg, dėrgohet nė spitalin tuaj pėr njė afat njėvjeēar. IV Nga hetimet private pėr G. Vidiqin Vidiq? Ishte njė burrė i gjatė afėr tė pesėdhjetave, apo ndoshta dukej aq pėr shkak tė tėmthave tė thinjur. Ishte profesionist i mirė, madje unė disa herė kisha bėrė me veten time pyetjen: vėrtetė pėrfiton ndonjė gjė tė madhe nė spitalin tonė? Fliste mirė gjermanishten, ishte i rregullt dhe kishte fituar simpatinė e njė pjese tė mjekėve pėr gatishmėrinė qė tregonte pėr ti zėvendėsuar nė rojėn e natės. Nė fillim ne ia kėrkonim me drojtje njė gjė tė tillė, kishim pėrherė frikė se mos abuzonim me gatishmėrinė e tij, por pastaj e kuptuam se e bėnte kėtė gjė me dėshirė. Ska pse tė druhemi, tha njė ditė kolegu ynė. Ai ėshtė i huaj kėtu dhe, nė atė mėnyrė jetese tė mbyllur qė bėnė pėr kalimin e mbrėmjes, roja e natės ėshtė padyshim formula mė e pėrshtatshme, pėr tė pėrdorur njė shprehje tepėr tė kohės. Tjetėr? Ēfarė tė them unė tjetėr? Ishte pėrgjithmonė njė tip i qetė. Veē e kapte njė lloj trazimi, ndoshta kjo sėshtė fjalė e saktė, njė lloj ankthi do tė thosha, ndonėse edhe kjo sėshtė e saktė. Sdi si tua shpjegoj, do ta quaja trazim ndoshta edhe ankth sikur tė mos kishte njė si pikė tė ngrirė nė vėshtrim. Afrohej te xhamllėku i madh i dhomės sė pritjes, ja atje, dhe ashtu pėrhumbshėm vėshtronte rrugėn automobilistike. Nganjėherė tė dukej se priste diēka, apo ndoshta e jepte kėtė pėrshtypje ngaqė ishte i huaj dhe dihet qė pėr tė huaj rruga do tė thotė diēka mė shumė se pėr vendėsin, andej vijnė letrat pėr tė, ndonjė pako pėr Vitin e Ri, lajmet pėr tė vetėt. Ah, me qė ra fjala pėr postėn, desha tė them se ishte veēanėrisht i ndjeshėm ndaj ziles sė telefonit. Madje disa herė, po ta vėreje me kujdes tė jepte pėrshtypjen se ishte nė pėrgjim tė paprerė tė tij. Po kjo ishte gjithashtu e kuptueshme pėr njė tė huaj, megjithėse duhet thėnė se nuk mbaj mend ti kenė telefonuar ndonjė herė tė vetėt, me pėrjashtim tė ndonjė rasti, nė mos gabohem nė kujtesėn time. Dhe ky pėrgjim i telefonit mos u shpeshtua kohėt e fundit? Nuk mund ta them njė gjė tė tillė mė kuptoni, ishte njė gjė tė them e rėndomtė, qė edhe po tė ndodhte vėshtirė se do tė binte nė sy. Njė gjė me tė vėrtetė mund tė ishte pakėz e habitshme, madje qė tė jem i saktė dua tua pohoj se tani qė po e sjell ndėrmend po mė duket pėr herė tė parė e tillė. Por... para se tė vij te kjo, desha tė them se ajo turbullira pėr tė cilėn fola pak mė parė, domethėnė xhamllėku, ngrirja e vėshtrimit, rruga automobilistike, etj. ndodhte sidomos sa herė qė dėgjohej sirena e makinės sė ndihmės sė shpejtė, e asaj qė sillte tė aksidentuarin. Ishte ndonjė kujtim personal, tronditja para operimit tė ngutshėm, apo diēka tjetėr, vėshtirė tė pėrcaktosh. Ai nuk ishte mjek i ri, dorėn e kishte tė sigurtė dhe veē kėsaj, dihet qė operacioni i ngutshėm i njė tė aksidentuari tė mbytyr nė gjak, ka gjithmonė mė pak ankth se operimi i tė sėmurit pėr tė cilin ke ditė qė pėrgatitesh. Kėshtu qė... ah, po e kisha fjalėn te gjėja e habitshme, qė e pėrmenda pak mė parė. Pra, tė gjitha kėto ishin tė shpjegueshme njėfarė soj. E vetmja gjė qė mund tė dukej e habitshme ishte fakti qė kurreshtja e tij pėr telefonin (nuk e di nėse fjala kurreshtje ėshtė e pėrshtatshme pėr kėtė rast), pra kurreshtja e tij pėr telefonin nė vend qė tė zbehej, me afrimin e makinės sė urgjencės theksohej mė tepėr. Kėshtu pėr shembull e mbaj mend fare mirė rastin kur pasi kishte vėnė dorėzat e operacionit dhe maskėn, pėr habinė tonė tė madhe e hoqi nė ēast kėtė tė fundit pėr tė pyetur: Mos po mė kėrkojnė nė telefon? Nė tė vėrtetė zilja e telefonit po binte nė sallon, dhe ai nuk e vuri maskėn vetėm pasi e mori vesh se kėrkonin dikė tjetėr. Po nė ditėn e shtatėmbdhjetė janarit a foli nė telefon me dikė? Me sa di unė, jo. V Nga dėshmitė pėr natėn e shtatėmbėdhjetė janarit. Zigrrid D., gjerman, banor i Untergupenbahut fqinj i viktimės. Ora kishte kaluar dhjetėn. Megjithėse nata ishte e ftohtė kisha dalė nė ballkon pėr tė marrė ajėr tė pastėr. Rruga pėrpara shtėpisė sime ishte e shkretė, kėshtu qė e dėgjova fare qartė gėrvimėn shkaktuar prej hapjes sė garazhit tė J.G. prej nga ai bashkė me dy tė tjerė po nxirrnin makinėn. Njė copė herė u morėn me tė ngaqė siē dukej rruga kishte zėnė akull dhe rrotat rrėshqisnin. Mė nė fund u futėn tė tre nė makinė, por nuk arritėn tė nisen. Dikush u afrua nga e djathta dhe e qėlloi me breshėri makinėn. Pastaj njeriu u largua me vrap. Dy-tri sekonda mė pas, ndoshta nga qoshja prej nga kishte behur ai, ndoshta nga ndonjė tjetėr drejtim qė se vura re, njė tjetėr njeri iu afrua makinės, nuk ishte i pari, sepse ndryshonte nga shtati, veē kėsaj nė vend tė armės automatike mbante nė dorė diēka tė vogėl, me siguri revolver ose bombė. Sa mbėrriti te makina hapi derėn e prasme dhe nė ēast u tėrhoq pas, sepse njėri nga viktimat u rrėzua nė kėmbėt e tij. E kapėrceu me kėmbė trupin e tij dhe nėpėr derėn e hapur vėshtroi njė grimė brenda makinės, pastaj u largua me vrap, njėlloj si i pari. Rruga vazhdonte tė ishte e boshatisur dhe unė hyra brenda pėr ti telefonuar policisė. Nga dėshmia e Peter S., polic. Kur mbėrritėm ne (ora po afrohej njėmbėdhjetės, nė mos gaboj), njėri prej viktimave gjendej ende i rrėzuar pėrdhe, me fytyrė nga toka. Tjetri, ai qė ishte nė timon, dukej menjėherė qė kishte ngrirė nė vend ashtu siē e kishte zėnė ēasti i vdekjes. Njė grua, e shoqja me sa dukej qante me kokėn rrėzuar nė timonin e makinės. I treti, J.G, siē e morėm vesh mė pas vazhdonte tė rrinte gjysėm i pėrkulur te dera e prapme, si njeriu qė bėhet gati tė zbresė. E shoqja i fėrkonte ballin si dhe njėrin krah. Flisnin tė dy nė njė gjuhė tė panjohur (shqip, siē e morėm vesh mė pas). Sipas dėshmisė sė Karl K, ndihmės mjek i spitalit tė Untergrupenbahut. Makina e ndihmės sė shpejtė mbėrriti njė minutė pas asaj tė policisė. Dy nga viktimat kishin vdekur, madje ishin ftohur. I treti J.G. ishte gjallė. Nė kohėn qė po e ngrinim pėr ta vendosur nė makinė ai tha: Dua tė bėjė njė deklaratė gjė qė tregonte se ishte krejtėsisht nė gjendje tė ndėrgjegjshme. Mė vonė thash unė. Do tė keni kohė mė vonė. Ndihej menjėherė qė kishte shumė plumba nė trup. Gjatė rrugės pėrsėriti edhe njėherė dėshirėn pėr tė bėrė deklaratėn. Siē duket njė ide e tillė e lehtėsonte. VI Nga dėshmia e S.G, bashkėshorte e J.G. Sapo u dėgjuan krismat kunata thirri e para: I vranė! Isha e veshur dhe u sula jashtė pa e pritur. Makina ishte disa metra larg hyrjes sė garazhit me faret ende tė ndezur. Po unė nuk i hiqja do sytė nga njė gjė e zezė nė anėn e djathtė tė saj. Kur u afrova dhe pak dallova qė ishte njė trup njeriu i rėnė pėrmbys. Rrėshqita, gati u rrėzova mbi tė. Ishte K.Z. i vdekur. Nuk e mbaj mend si u ngrita. Mbaj mend vetėm se u gjeta te xhami i hapur nga ana e timonit. Ishte kunati i ngujuar nė ndenjėse. Duart i kishte hequr nga timoni dhe i mbante mbi gjunjė. Sytė i kishte tė mbyllur. Tepėr i zbehtė. I futa duart pas zverkut pėr ti kėrkuar plagėt. Skishte. Pa pritur i pash brimat e plumbave nė faqe. Edhe ai kishte vdekur. Brenda nė makinė ishte gjysmė terr dhe nė krye sdallova kurgjė, gjersa ndjeva zėrin e J. qė tha: - Ēikė, qe ku jam. Kėshtu mė thėrriste zakonisht, ēikė. Zėrin e kishte tė qetė tė kthjellėt. Apo ndoshta mu duk ashtu prej fjalėve qė shqiptoi. Kurse mėnyra si qe mbledhur kruspull me njė dorė tė mbėshtetur te shkallina e makinės, jepte nė kundėrshtim me zėrin, njė mundim tė madh. - Oh, - ia bėri kur e preka nė shpatulla, - Aty i kam. Kėshtu mė tha, me siguri pėr plumbat. Pastaj: - Kjo dorė mu mpi. Ma liro pak. - J. mė ndjen? - e pyeta - Nė bark kam tė tjera, - foli ai. - Sdija si tja lehtėsoj dhimbjet. - K. e shoh qė ka vdekur, - tha me vėshtrimin e ngulur nga kufoma nė rrugė. Shife B. te timoni. U mata ti thosha se vėllai ishte gjallė, po nė atė ēast u ndie kuja e kunatės, qė porsa kishte mbėrritur. - Ka vdekur, - tha ai. - Ndoshta jo. Qė nga larg u ndie njė sirenė makine. Duhej tė ishte policia ose ndihma e shpejtė. VII Rruga gjer nė spital ishte vende-vende e mbuluar nga bora. Ashtu pjesė-pjesė e mbuluar, me mpirje riprodhohej ajo mė vonė nė kujtesėn e S.G. Meqenėse nuk e lejuan tė hipte nė makinėn e ndihmės sė shpejtė ajo e ndoqi atė me taksi. Dritat e prapme tė makinės sė spitalit regėtinin si tė ngulura me tyrjelė nė trupin e saj. Ishte e vetme. Kunata kishte mbetur me fėmijėt qė kishin arritur tė dilnin gjithashtu nga shtėpia pėr tė parė ēkishte ndodhur. Pėrpiqej tė kujtonte faktet e ditėve tė fundit, gjėra qė mund tė kishin zgjuar dyshime, fjalė tė J., pėr ndonjė rrezik tė mundshėm, por nuk i kujtohej asgjė. Nuk i kujtoheshin as numrat e telefonave tė miqve, tė njerėzve tė afėrt. Qysh te shifra e tretė binte mjegulla. Pastaj te e katėrta, te e pesta... Shifrat e fundit kėputeshin nė humnerė. I kujtoheshin vetėm ca parandjenja tė kėqija. Por edhe pėr to nuk ishte e sigurtė nėse i kishte dėgjuar diku apo i kishte menduar ajo vetė. Ishte thėnė diēka pėr natėn e 17 janarit. Pėr 17 janarin e vitit 1467. Madje ishte pėrmendur vdekja: Ah, po, njė orė mė parė e kishte pėrmendur J. Sot ėshtė dita e vdekjes sė Skenderbeut. Kėshtu kishte thėnė duke kthyer kokėn nga kalendari ku ishte njė pikturė e Degas, njė balerinė aq e papėrshtatshme pėr ditėn e mbarimit tė kryezotit mesjetar... E megjithatė, tani dukej se pikėrisht ajo balerinė i sulej nga grumbujt e borės ndanė rrugės, drejt xhamit tė veshur tė taksisė si pėr ti kumtuar diēka qė ngjante herė si shpresė e dhimshme, herė si njė hare misterioze. VIII Nė orėn 23.20 J.G. gjendej i shtrirė nė tryezėn e operacionit. Nė kohėn qė narkozdhėnėsi po i afrohej ai i bėri njė gjest me dorė si pėr ta ndalur dhe pėr herė tė tretė tha se donte tė bėnte njė deklaratė nė prani tė mjekėve dhe tė njė pėrfaqėsuesi tė ligjit. E futėn policin Peter S. pasi i veshėn me shpejtėsi bluzėn e bardhė dhe nė prani tė tij e mjekėve tha me njė zė qė pėr herė tė parė jepte shenjėn e lodhjes: Deklaroj se mua J.G., vėllanė tim B.G. dhe shokun i vrau policia e fshehtė jugosllave... pėr tė vetmen arsye se ne luftojmė pėr tė drejtat e shqiptarėve tė Kosovės... dhe qė Kosova tė jetė Republikė... Kaq kisha. Dy mjekėt dhe infermierėt me maskat, qė gjatė deklaratės kishin qėndruar si tė ngrirė, lėvizėn pas fjalėve tė tij Kaq kisha. Nė tė vėrtetė pėrpara se tė vihej re lėvizja vetė, atė e dhanė rrezatimet e bisturive nė duart e tyre. Nė valėn e parė tė turbullirės qė i dha narkoza, i plagosuri i pa fytyrat e mjekėve si tė ngjitura me njėri tjetrin dhe emri Vidiq qė mjeku i parė, qė u pėrkul mbi tė kishte shkruar te jaka, atij duhet ti jetė dukur si Vilhelm ose Vili, pėrndryshe ishte ende nė gjendje tė bėnte sė paku njė shenjė pėr tė shmangur mjekun me emrin e rrezikshėm. Nė tė vėrtetė ia nguli sytė njė grimė pėr herė tė dytė jakės sė Vidiēit(??ē ose q gjithkund), tha mė vonė infermierja Marta H. por nuk pati nė vėshtrimin e tij kurrfarė shenje pakėnaqėsie, pa le pastaj frike ose ankthi. Pati vetėm njė lloj habie, por edhe ajo e lehtė. Qė spati kurrfarė shqetėsimi e pohoi edhe polici Peter S. qė ende skishte dalė nga salla dhe qė, pėr shkak tė deklaratės sė porsabėrė hetonte me kujdes fytyrėn e viktimės. Mungesa e shqetėsimit vėrtetonte se i plagosuri nuk e kishte lexuar saktė emrin e Vidiēit. Habija, pėr tė cilėn foli infermierja dhe qė nuk u kundėrshtua prej policit mund tė jetė shkaktuar prej tėrheqjes sė vėmendjes nga diēka e atypėratyshme, pėr shembull pėrse emri Vilhelm, ose Vili ishte shkruar me njė V dhe jo me W. Nė qoftė se kishte qenė kėshtu, atėherė kishte mundėsi qė nė ēastet e agonisė nė prag tė humbjes sė ndėrgjegjes V-ja ose V -tė sė bashku tė jenė vendosur e zhvendosur shumė herė mbi njėra-tjetrėn, nė pėrfytyrimin e tij me shpejtėsi tė ethshme siē ndodh nė gjendjet delirante. Dhe gjithmonė siē ndodh nė gjendje tė tilla objektet e pėrfytyruara, jo vetėm lėvizin me shpejtėsi tė ēmendur, por me tė njejtėn shpejtėsi marrin forma e kuptime simbolike nga mė tė larmishmet. Ka mundėsi qė kėto V, tė kenė marrė dhjetėra e qindra pamje e kuptime tė ndryshme aty pėr aty, gjithmonė po tė ndjekim kėtė pandehmė, aherė mund tė ketė ndodhur qė midis qindra pamjeve ato V ti kenė ngjarė viktimės, qoftė edhe pėr njė grimė, me dhogat qė vendosin dikur pjerrtasi nė varre, nė vendlindjen e tij tė largėt, pėrpara se i vdekuri tė mbulohej me dhe. IX Nga hetimet krejtėsisht private pėr Vidiēin. Si qėlloi qė Vidiqi kishte roje atė natė? Kishte radhėn e tij apo si zakonisht zėvendėsonte dikė? Nuk mė kujtohet saktė. Zėvendėsimet qė bėnte ishin aq tė shpeshta saq sbinin nė sy si tė tilla. Mė kuptoni ēdua tė them, zėvendėsimet e tij prej kohėsh na dukeshin tė gjithėve si njė gjė normale. Ju kuptova. Tju pyes pėr dicka tjetėr. Atė mbrėmje, kur mori rojen, a ishte nė po atė gjendje si mbrėmjet tjera? Desha tė them na erdhi si zakonisht apo me ndonjė farė nguti, shqetėsimi, apo me atė ndjenjė ankthi pėr tė cilėn folėm para ca ditėsh? Si tė them, nuk vura re njė gjė tė tillė. Mė kuptoni, kur nuk e ke mendjen nė diēka tė tillė. Ju kuptoj. Po mė pas, nė kohėn kur u dėgjua sirena e makinės sė ndihmės sė shpejtė dhe sidomos kur u pa se viktima qė ajo solli nuk ishte thjesht njė i aksidentuar, por njė viktimė e bėrė shoshė nga plumba a pati ndonjė trazim tė veēantė? Si tė them. Kur u dėgjua sirena nuk e pashė. Sdi ku ishte, ndoshta pinte cigare nė sallon. Kurse mė pas, kur e zbritėn tė plagosurin ne ishim aq tė tronditur tė gjithė, sa qė vėshtirė se tronditja e dikujt mund tė binte nė sy. Qyteti ynė ėshtė i vogėl dhe tė masakruar tė tillė nuk tė bie rasti tė shikosh shpesh. E mori vesh Vidiēi ēishte i plagosuri? Pa dyshim. Ai e bėri deklaratėn nė sytė e tė gjithėve midis njė heshtje varri. Nė se ju kujtohet, nė kohėn kur viktima bėnte deklaratėn ēshprehje nė fytyrė kishte Vidiēi! Smund tė them asgjė. Ne i kishim sytė tė gjithė te fytyra e tė plagosurit. Ishte aq tronditėse gjithēka sa qė edhe tani ngjethem ku e kujtoj. Operacioni i parė u bė prej Vidiēit dhe Weberit, asistentit tė tij apo jo? Pas kėtij operacioni J.G. ishte gjallė, dhe pėrgjithėsisht nė gjendje tė mirė. Nė qoftė se Vidiēi do tė donte tė... O, ju lutem zotni mos mė bėni pyetje tė tilla. Unė po ju bėjė njė pyetje qė ėshtė lehtėsuese pėr Vidiēin... Pra nėqoftėse Vidiēi do tė donte ti bėnte atė... ai kishte mundėsi qysh nė operacionin e parė, apo jo? Natyrisht. Atėherė ēndodhi pas operacionit? Si ishte gjendja e tij shpirtėrore? A ndihej mėdyshja, lufta e motiveve, lehtėsi apo zymtėsia? O, ju bėni pyetje tepėr tė vėshtira, zotni. Ju mė premtuat se do tė mė bėni disa pyetje tė thjeshta. Mė falni zonjushe, qė nuk e mbajta dot fjalėn. Ėshtė fjala jo vetėm pėr njė jetė njeriu, ėshtė fjala pėr shumė, shumė mė tepėr, besoni. Ju besoj zotni. A e kėrkoi ndokush Vidiēin nė telefon pas operacionit tė parė? Jo. Po ai vetė a telefonoi? Kaldajisti thotė se ai mori nė telefon dikė nga telefoni i bodrumit. Ka mundėsi tė ketė marrė andej, unė nuk di gjė. Dhe ka folur nė gjuhėn e vet. Unė sdi gjė. Se kam dėgjuar kurrė tė flas nė atė gjuhė. Si ishte gjendja e tij pas telefonimit? Desha tė them gjendja e tij shpirtėrore, aty rreth orės njė pas mesnate? Si tė them... e zymtė. X Na pohimi i rastėsishėm i kaldajistit Johan T. Vidiēi foli nga telefoni i bodrumit nė orėn njė pas mesnate. Duhet tė ishte fill pas operacionit tė parė, sepse nė mėngėt e pėrparses kishte ende njolla gjaku. Zėrin e kishte tė lodhur, tė munduar. Ai sa vinte i dobėsohej, kurse nė fund tė bisedės, vuri dorėzen e telefonit, mbėshteti ballin mbi aparat dhe ndenji mjaft kohė ashtu. Kishte ndjenjėn e njeriut krejtėsisht tė dėrmuar, sa qė nė ēast mu duk se po qante dhe u bėra gati ta pyesja: Ēkeni kėshtu zotni? Por e mbajta veten ngaqė ai nuk mė kishte vėnė re dhe mendova se ndoshta do ti vinte zor qė po e shihja nė njė gjendje tė tillė. XI Nė orėn 1.10 pas mesnate nė kujtesėn e S.G. erdhi numri i parė i telefonit. Pas tij u ēliruan tė tjerėt. Njėri pas tjetrit vinin nga sferat e panjohura ku ishin tėrhequr. Kur ajo formoi numrin e parė ndjeu duartė ti dridheshin dhe vetėm atėherė e kuptoi se sa fort i kishte coptuar gishtat gjatė gjithė kohės qė kishte vazhduar operacioni. Alo, jam S. Tim kunat e vranė para dy orėsh. K.Z. gjithashtu. J.porsa doli nga salla e operacionit. Ėshtė plagosur rėndė. Narkoza ende si ka dalė. Nė orėn 2 ende skishte mbėrritur asnjė nga miqtė. Ishin larg nė qytete tjera dhe koha qe krejt e papėrshtatshme pėr tė nxituar nė rrugėt e akulluara. Norėn 2.30 pritej dalja e narkozės. Norėn 2.40 asaj i dhanė pėrsėri njė qetėsues. Norėn 2.46 u ndie njė gjallėrim pėrpara sallės sė reanimacionit. Ēėshtė? mendoi ajo. Pastaj e bėri pyetjen me zė. Njė ndihmės mjeku i tha qė tė mos shqetėsohej. I plagosuri kishte njė keqėsim tė lehtė dhe po i bėnin njė gjilpėrė. Janė gjėra tė zakonshme pas njė operacioni tė tillė, i tha ndihmėsmjekja. Norėn 2.52 trazimi nuk po qetėsohej nė reanimacion. Norėn 3 ora ngjante si e mbetur nė vend. Norėn 3.10 truri i saj i lodhur kapi fjalėn operacion. Iu desh disa sekonda sa ta dallonte nėse e kishte dėgjuar vėrtet apo ishte brenda mendimit tė saj. Norėn 3.11 e kuptoi tė vėrtetėn dhe pyeti me dėnesė: Pėrsėri operacion? A ėshtė e mundur? A ėshtė e nevojshme? Asnjė nga miqtė nuk kishte mbėrritur ende. Ejani nė sallon zonjė. Ky ėshtė njė operacion i thjeshtė. Shumė mė i thjeshtė se i pari. Ka mundėsi tė ketė ngelur ndonjė plumb i fundit. Mos u shqetėsoni. Norėn 3.15 ajo ndodhej pėrsėri nė kanapenė e sallės sė pritjes. Duart i kishte tė akullta dhe nė mendje iu krijuan prapė zona boshe. Iu duk se qė jashtė u dėgjua frenimi i njė makine, por e harroi sakaq. Njė infermiere, ajo qė i dha qetėsuesin e fundit u ul pranė saj nė kanape. - Nga jeni? e pyeti me dhimbshuri. Nga e folura dihet qė jeni e huaj. - Jam shqiptare nga Jugosllavia tha ajo. Nga Kosova. - Nga Jugosllavia? tha infermierja. Sa mirė paska qėlluar, mjeku qė po e operon burrin tuaj ėshtė jugosllav. - Si??? (Nuk kisha parė ndonjėherė vėshtrim qė mund tė shkatėrrohej nė ēast si nė filmat me tmerre, kishte thėnė infermierja). E ēmendur, gruaja kishte renditur pėrjashta nėpėr korridor, tamam nė kohėn qė mjeku Vidiē sapo kishte dalė nga salla e operacionit dhe po i thoshte diēka njė tė panjohuri. Ajo nuk i dėgjoi fjalėt e mjekut nė fillim, as e njohu tė porsaardhurin, njeriun qė e kishte kėrkuar tė parin nė telefon, nė kohėn kur u bė e aftė pėr njė gjė tė tillė... ajo dalloi vetėm tre gishtat e mjekut tė ngritura pėrpara fytyrės sė panjohurit, siē bėhet nė rastet kur tjetri nuk e kupton mirė gjuhėn. - Ēfarė? pyeste me egėrsi i panjohuri dhe mjeku vazhdonte tė mbante pėrpara tij, skeptėr tė mėnxyrshėm, cfurk tredhėmbėsh tė Posejdonit, tre gishtat e tij. - Tė thashė njė herė, kanė vdekur tė tre. - Ēpo thua rrezikzi, - thirri i panjohuri. Po mua mė thanė se njėri ėshtė gjallė. Nė atė ēast ai ndjeu praninė e gruas dhe iu kthye asaj, pėr ta pėrqafuar, pėr ta ngushlluar, pėr ta pyetur se ēka po fliste ky i ēmendur, kurse e vėrteta siē ia kishte thėnė ajo nė telefon duhej tė ishte krejt ndryshe. Por gruaja nuk shihte kurrgjė. Sytė e saj vėshtronin vetėm njė pikė te jaka e mjekut, atje ku nė njė pllakė tė vogėl plastike blu ishte shkruar emri Vidiē. Ajo e afroi kokėn edhe mė shumė mbi atė pllakėn, pastaj e kapu mjekun nga pėrparsja e bardhė si tė donte ta rrėzonte atė. - Ti e vrave? klithi me zė tė ējerrė. I ti si ga ubio. I bardhė nė fytyrė si gėlqere mjeku u mbajt me njė dorė nga muri, ndėrsa gruaja vazhdonte tė klithte nė gjuhėn serbe. Gjatė gjithė kohės qė vazhdoi kjo skenė e rėndė ai nuk iu pėrgjigj asaj asnjėherė nė sėrbisht, pohuan dėshmitarėt. Ishte tejet i tronditur, dukej ēdo ēast se do tė rrėzohej, gjersa ndėrhynė dhe i larguan gruan. XII J.G. emigrant politik shqiptar i arratisur nga Jugosllavia, me nėnshtetėsi gjermane, gazetar, poet dhe muzikant vdiq mė 17 janar 1982, nė orėn 3.15, pas mesnate, gjatė operacionit. Ky ishte shėnimi pėr mbarimin e tij nė librin e spitalit tė Untergrupenbah-ut. Policia nuk arriti asnjėherė tė zbulonte vrasėsin. Akuzat e bashkėshortes sė tij kundėr mjekut Vidiē, megjithėse tė formuluara nga njė avokat i dėgjuar, nuk u morėn parasysh pėr mungesė provash. Mjeku Vidiē u largua nga Untergrupenbahu qysh tė nesėrmen, nė ditėn e ftohtė tė ngjashme me atė ditė nė tė cilėn kishte ardhur. Veēse nė ndryshim me ardhjen, largimi i tij nuk figuronte nė asnjė shkresė, protokoll, ose shtojcė protokolli. Pėr tė u fol njė farė kohe nė rrethe tė ndryshme, por ato qė fliteshin ishin nė pėrgjithėsi gojėdhėna. Delire tė ndryshme tė sėmurėsh nė spitale psiqiatrike, pendesa, vrasje ndėrgegjesh.etj. u dhanė disa herė si tė tijtė, por asnjėherė nuk u saktėsua kjo gjė. J.G. u varros nė varrezėn e Shtutgartit. Ndėrsa kėrkonin njė tekst sa mė domethėnės pėr ta gdhendur mbi varrin e tij, njerėzit e familjes dhe dashamirėsit e tij dėgjuan me radhė disqet me kėngė e balada qė ai kishte shkruar, kompozuar dhe kėnduar vetė, pjesėn mė tė madhe tė shoqėruara me kitarė. Duke i dėgjuar nė heshtje, ata erdhėn nė njė mendje se shumica e kėtyre teksteve ishin tė pėrshtatshme pėr tu gdhendur nė mermerin e varrit. Kjo binte nė sy kaq qartė, sa qė njė ditė, nė njė nga ato ditė kur e qeshura dhe humori, rifituan mė nė fund tė drejtėn tė pranoheshin nė bisedat pėr kujtimin e tė ikurit, si pėr ta bėrė edhe mė brilante dhembjen, njėri nga miqtė e tij tha se kishin tė drejtė tė akuzonin J. se kishte pėrgatitur ai vetė vrasjen e vet. Teksti i mbishkrimit u zgjodh mė nė fund prej njėrės prej baladave tė tij, por drejtoria e varrezės nguli kėmbė qė tė bėhej njė ndryshim nė tė. Ishte prerja, ose pėr tė pėrdorur njė fjalė mė tė kohės, censurimi i fundit qė iu bė J.G. nė jetėn e tė cilit kishte patur disa herė ndėrhyrje tė tilla, duke pėrfshirė kėtu edhe vdekjen e tij, e cila nė fund tė fundit sishte veēse njė prerje. Teatėr - Premierė 29 janar 2007 ![]() Halil Haxhosaj: Mehmet Kraja Onufri i Neokastrės, shfaqje premierė
nė Teatrin Kombėtar tė Gjakovės nė regji tė Nimon Muēajt Pas njė pauze, mė nė fund, ne skenen e Teatrit Kombėtar te Gjakovės, u shfaq premiera e dramės sė Mehmet Krajės Onufri i Neokastrės nė regji tė aktorit tė kėtij teatri, tash nė rolin e regjisorit, Nimon Muēaj. Ky projekt ishte nje financim nga Ministria e Kultures, rinise dhe sportit te Kosoves, Drejtoria per kulture, rini dhe sport e Gjakoves si dhe nga perkrahja e disa donatoreve te tjere. Aktori Nimon Mucaj edhe mė parė ka treguar talent, madje bukur tė lartė prej regjisori, por mė shumė me tatrot amatore tė Kosovės, si me atė tė Deēanit, Isniqit, Gjakovės, Prizrenit, etj. Madje shumica e shfaqjeve tė inskenuara nga Nimon Muēaj janė dalluar pėr nivelin dhe domethėnien artistike, ku ai me ansamblet e tyre ka marrė pjesė nė shumė manifestime dhe festivale teatrore nė nivel vendi dhe nė nivel federativ nė kohėn e ish Jugosllavisė. Para mėse 20 vjetesh ky regjisor, pra Nimon Muēaj, mu me kėtė shfaqje, pra me dramėn Onufri i Neokastrės tė Mehmet Krajės, me ansamblin e Teatrit Emin Duraku tė Gjakovės, kishte marrė pjesė nė Kulla tė Vojvodinės dhe kishte korrė sukses tė mirė. Pra, pas mė se 20 vjetėsh, regjisori Muēaj e vė nė skenė prapė kėtė dramė tė M. Krajės, por tash me ansamblin e Teatrit Kombėtar tė Gjakovės, pra me kolegėt e vet aktorė, duke i shtuar edhe aktorė nga Shkupi dhe Tirana. Dhe kėshtu, ky projekt tashmė shtrihet nė dimensione tė tjera, vien nė kohė tjetėr, por nė tė njėjtėn skenė, nė tė njėjtėn sallė tė tė njėjtit pallat tė kulturės, nė Gjakovė. Drama Onufri i Neokastrės e Mehmet Krajės tematikėn e vet e merr disa shekuj mė parė dhe ngjarja e saj zhvillohet, nė kohėn e mesjetės, diku nė Shqipėri, qė nė atė kohė vetėm sa pėrmendej pa u shėnuar me kufi dhe as me ndonjė emėrtim tjetėr administrativ dhe shtetror. Bile ajo shtrihet nėpėr errėsirat shfarosėse tė kishės ortodokse greke e cila nuk kursente asgjė qė nėpėrmes fesė ti ēkombėtarizonte shqiptarėt dhe intelektualėt, madje edhe priftėrinj. Kėshtu ndodh edhe me piktorin dhe priftin e njohur Onufrin, fati, krijimtaria dhe jeta e tė cilit janė shtresimet artistike tė konfliktit dramatik tė dramės sė Mehmet Krajės. Ngjarja e dramės sė Krajės kalon nėpėr dy shtresime rrėfimtare artistike qė janė simbiozė e rrjedhės sė njėjtėsuar. Ato janė jeta e Onufrit si piktor, krijues dhe prift nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr ėshtė jeta, vėshtirėsia, krajatat dhe intrigat e tjera qė i shoqėronin veprat e tij artistike nė atė kohė. Rreziku i asgjėsimit tė veprave tė Onufrit dhe zhdukja e tij fizike nga jeta, kalojnė nėpėr tė njėjtin teh, i cili mprehet edhe nga forcat destruktive tė shokėve tė tij piktorė, por edhe nga shenjėstra e kishės greke, e cila nuk kursente asgjė pėr ta zhbirė atė edhe fizikisht. Aktorėt dhe regjia Regjisori Nimon Muēaj pėrveē aktorėve tė Teatrit Kombėtar tė Gjakovės, nė dramė angazhoi edhe aktorin tashmė tė mirėnjohur nga Shkupi, Bajrush Mjakun dhe aktorin e pedagogun e Akademisė sė Arteve nga Tirana, Alfred Trebicka. Madje kėtyre ua ngarkoi barrėn kryesore pėr ti interpretuar rolet: Onufrin Bajrush Mjaku dhe Spiridonisin Alfred Trebicka. Po ashtu nga Tirana angazhoi edhe koreografin Gjergj Prevazi, i cili ėshtė i njohur pėr publikun kosovar, sidomos pėr koreografitė e paharruara me Ansamblin artistik Shota nga Prishtina. Andaj, trekėndshit: Mjaku, Trebicka e Prevazi iu bashkangjitėn edhe Hadi Shehu, aktori mė i njohur i Teatrit tė Gjakovės, Ramazan Berkani, Hysen Binaku, Sulejman Lokaj, aktor nė pension, Behar Zenelaj, Arben Lleshi, Vlora Muēaj dhe vajza Rilinda Selimaj. Kėta aktorė, koreografi Prevazi, shkrimtari Mehmet Kraja dhe regjisori Nimon Muēaj pėrbėjnė orkestrėn e shfaqjes Onufri i Neokastrės. Dhe kjo orkestėr, nė kėtė ansambel funksionoi mirė nė premierėn e shfaqjes nė sallėn univerzale tė mbushur pėrplot nė Pallatin e Kulturės tė Gjakovės. Koncepti i regjisorit Muēaj nuk u shmang nga rrėfimi dhe konflikti dramatik i tekstit tė shkrimtarit M.Kraja. Madje nė disa raste dhe momente nė skenė ai u shndėrrua nė figura tė cilat funksionalizoheshin me atmosferėn e shfaqjes, siē ishte ndriēimi me qirinj i cili fillonte nė sallė te ulėset e spektatorit dhe ngjitej deri nė skenė ku aktronin aktorėt. Madje ky ndriēim krijonte atmosferėn e ritualeve fetare nėpėr kisha. Kėtė koncept regjisori e vijėzon, e ndėrton dhe mbėshtet nė tri grupe tė aktorėve qė janė: Bajrush Mjaku-Onufri- Alfred Trebicka-Spiridonisi dhe Hadi Shehu-Peshkopi, nė grupin e parė, Hysen Binaku, Janisi, Ramazan Berkani-Aleksi dhe Behar Zenelaj-Teodori, priftėrinj dhe ndihmės tė Onufrit e tė Spiridonisit, nė grupin e dytė, ndrėsa nė grupin e tretė: Sulejman Lokaj-Bariu, Vlorė Muēaj-Shėn Maria, Arben Lleshi-Farėhedhėsi dhe Rilinda Selimaj-vajza, intepretonin ikonat, figurat e pikturave tė Onufrit si dhe popullin dhe traditat e tij. Kjo ndarje e aktorėve i dha mundėsi regjisorit Nimon Muēaj qė ta zhvillojė konfliktin dramatike nėpėr rafsh tragjik, duke e trajtuar dhe ngritur atė nė figuracion shpesh edhe tė dhembjes, madje tė pėrjetimit dhe tė ndijėsimit tek spektatori i Gjakovės, plagėn e masakrimit, maltretimit, vrasjes dhe ekzekutimit tė tij, jo vetėm gjatė epokave historike, por edhe para gjashtė - shtatė vjetėsh nė shtėpitė, rrugėt dhe sheshet e qytetit tė tyre, Gjakovės. Bile, efektin e kėtij elementi regjisori Nimon Muēaj e arriti suksesshėm me ngritje artistike, duke e filluar shfaqjen, madje edhe duke e pėrfunduar atė me skena tė tilla, tė cilat janė pasqyrim figurativ, e pse jo edhe real, i jetės historike tė tragjedisė sonė kombėtare qė nga e kaluara e deri sot. Janė kėto skenat e masakrimit tė popullit, pėrsekutimet, vrasjet, pėrdhunimet e maltretimet, nė njėrėn anė, dhe asgjėsimi, prishja dhe shkatėrrimi i ikonave, figurave dhe pikturave tė Onufrit nga priftėrinjt e fanarit grekė tė kohės, nė anėn tjetėr. Shfaqja e arriti kulmin e vet mu nė fundin e saj kur Onufri u sakrifikua pėr ti rikrijuar punimet e veta. Regjisori Nimon Muēaj, nė kėtė skenė pėrdori konceptin filozofik e psikologjik tė metempsikozės. Kėshtu, pėrzgjedhja e aktorėve pėr interpretim tė roleve, ndarja e tyre, mandej pėrdorimi nė nivel i gjuhės skenike e sidomos i interpretimit dhe koreografisė, e bėnin shfaqjen tė rrjedhte si njė mekanizėm i akorduar pėr mrekulli dhe pa kurrfarė pengesash, madje as teprimesh dhe tejkalimesh tė tjera teknike e skenike, e pse jo edhe artistike e konceptuale tė regjisė. Pėr kėtė, Nimon Muēaj edhe kėsaj here me aktorė profesionistė nė njė teatėr po ashtu profesionist, ia arriti qė ta dėshmojė talentin e tij edhe prej regjisori me njė invencion dhe dije tė pasur e kreativitet tė figurshėm artistik tė artit skenik. Interpretimi, skenografia, muzika ... Bajrush Mjaku e interpretoi rolin e Onufrit me invencion, kreacion dhe ndijesim prej njė aktori me pėrvojė nė skenat teatrale. Kėshtu ai ishte mishėruar me rolin sa qė edhe pse ekzistonte rreziku i futjes nė grackėn e atmosferės sė realitetit dhe rrėmbimit emocional, kėsaj ia doli me lehtėsi dhe me faqe tė bardhė. Mbase pėrvoja e tij e madhe prej aktori me gjithė atė numėr rolesh, ia lejonin kėtė komoditet pėr ta shprehur talentin dhe individualitetin e tij interpretues. Kėshtu, me rolin e Onufrit ai e shtoi edhe njė interpretim epokal nė piedestalin e realizimeve tė karaktereve tė tij skenike. Onufri i Bajrush Mjakut thoshte, rrėfente, tregonte, krijonte, vendosej dhe zhvendosej nė ēdo kohė dhe hapėsirė nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Gjakovės. Madje, edhe levėzjet skenike, gjuha dhe intonacioni ishin mjete qė e zmadhonin dhe e kultivonin edhe mė shumė figurėn e Onufrit tė Neokastrės nė skenė. Ndėrkaq, Alfred Trebicka nė rolin e Spiridonisti e skaliti mirė anėn tjetėr tė figurės sė shfaqjes, anėn tjetėr tė medaljes sė saj. Ai e kishte studiuar dhe njohur nė thellėsi karakterin e kėtij personazhi, andaj nuk e pati tė vėshtirė tė aktrojė. Gjuha e pastėr, e kulluar, pa teprime interpretimi dhe nė nivel tė konceptit regjisorial e bėn kėtė aktor tė jetė njė akord i mrekullueshėm nė skenė me Bajrush Mjakun. Andaj tandemi Mjaku Trebicka ishin violinat e para qė tingėlloni mirė e pėr mrekulli tė orkestrės sė shfaqjes. Mbase ky do tė jetė njėri ndėr rolet mė tė dalluara deri mė tash nga ky aktor, sepse ai tregoi edhe dijen dhe pasurinė e madhe jo vetėm prej aktori, por edhe prej pedagogu tė teatrit. Paraqitja e Hadi Shehut nė skenė, pas mė se gjashtė vjetesh, nė rolin e Peshkopit u duartrokit gjatė nga spektatori nė sallė. Kjo dhe largimi nga skena, madje edhe gjendja shėndetėsore, mbase kanė ndikuar te ky aktor, i cili pati paraqitje tė shkurtėr, por e dha kontributin e vet, edhe pse, siē dukej e kishin kapluar emocionet. Kjo gjė ndodh me aktorėt qė e kanė kaluar njė jetė nė skenė. Rast tė njėjtė pati edhe aktori nė pension, Sulejman Lokaj nė rolin e Bariut, i cili nė moshėn 77 vjeēare u pa se ende mund tė intepretojė role dhe nuk e ka humbur rutinėn skenike. Role simpatike dhe me kreacione tė mira dhanė edhe Hysen Binaku, Ramazan Berkani, Behar Zenelaj, Vlora Muēaj e Arben Lleshi. Ndėrsa roli i Vajzės intepretuar nga Rilinda Selimaj, ishte simpatik dhe u kordinua mirė me ikonat dhe figurat e tjera nė skenė. Segment i posaēėn nė shfaqje ishte skenografia dhe kostumet e pėrgatitura nga Petrit Bakalli. Ky mjeshtėr i skenės dita-ditės ėshtė duke e gjetur rrugėn e vet prej skenografi origjinal dhe plot imagjinatė e invencion. Skenografia ishte nė stil modern, pa teprime, glorifikime dhe mbingarkime tė rėnda. Atmosfera e kishės lejonte qė tė shijohet elementi artistikė nė skenė. Paraqitja e pamjes sė kishės, qirinjtė e ndezur, karroca qė simbolizonte edhe shkallėt pėr punė nė freska nga piktorėt, paraqitėn figuracion artistik duke u kordinuar me kostume, me drita dhe me efekte tė tjera teknike nė skenė. Ndėrkaq, muzika e marrė nga opusi krijues i Jan Kukuzelit e Haig Zaharianit nėn pėrzgjedhjen dhe pėrkujdesjen e Gjergj Prevazit, janė kaptinė e veēantė e shfaqjes. Niveli i lartė i kėsaj muzike ishte dakorduar me elemente skenike tė shfajes dhe me konceptin regjisorial tė saj, sa qė ia shtoi edhe mė tepėr vlerėn artistike asaj nė natėn e premierės. Dhe mė nė fund, edhe njėherė nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Gjakovės, nė kėtė formė, ky projekt ia arriti ta tubojė spektatorin e vet, sepse ndihej njė krizė. Pra, kur krijohen dhe realizohen projekte tė kėtilla teatrore asgjė nuk mungon, as lekėt dhe as publiku. Mbase, nė tė ardhmen duhet tė financohen projekte t ktilla jo vetm teatrore, por edhe filmike, letrare, botuese, e tjera. Kjo si duket ėshtė dėshmi e kėsaj kohe. |