Nga bashkėpunėtorėt e ERENIKUT
www.ereniku.net

Tė dashur vizitorė, te gjitha punimet e bashkėpunėtorėve tanė, dhe atyre qė na shkruajnė letėr edhe pėr herė tė parė, te cilat mund t'i lexoni nė kėtė rubrikė speciale, tė rezervuar vetėm pėr ta, do tė botohen pa kurrfarė ndėrhyrje tė redaksisė sė erenikut, ngase mendojmė, se vetėm ashtu, ruhet origjinaliteti i mendimit dhe fjalės sė tyre tė shprehur dhe tė publikuar nė opinionin e gjėrė. /Ereniku nuk mbanė kurrėfarė pėrgjegjėsie./

Nga Tomorr TOPLICA
25 tetor 2007

                              KOSOVA LINDORE DHE ĒAMĖRIA 

        KOSOVA LINDORE

          Krahina shqiptare e Kosovės Lindore ėshtė skaji mė veri-lindor i Shqipėrisė
BujanovciEtnike dhe shtrihet nė drejtimin veri-jug, duke filluar nga qyteti i Medvegjės, nėpėr Bujanoc, vazhdon nė Preshevė dhe mbaron nė kufi me Maqedoninė.
Nė perėndim kufizohet me Kosovėn, kursen ė lindje me komunėn e Vrajės.  Gjatė gjithė historisė, qėnga koha ilire e deri mė sot kjo krahinė ka qenė dhe ėshtė e banuar me shumicė tė popullsisė shqiptare. Pas mbarimit tė Luftės II Botėrore, me pėrdhunė ėshtė shkėputur nga Kosova dhe i ėshtė aneksuar Serbisė. Kosova Lindore ėshtė e banuar me rreth 100.000 banorė, prej tė cilėve mbi 90% janė shqiptarė.

Shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit e Medvegjės - Kosova Lindore, me Referendumin Popullor tė mbajtur mė 1 dhe 2 mars 1992, u deklaruan pėr Autonomi Politike e Territoriale me tė drejtė ribashkimi me Kosovėn, por nuk i qėndrojnė sa duhet besnik kėtij referendumi dhe nuk punojnė sa duhet pėr zbatimin nė praktikė tė tij. Nuk bėri punė dhe nuk solli asnjė pėrparim e pėrmirėsim politiko-ekonomik as lufta e UĒPMB-sė dhe Marrėveshja e Konēulit e 12 majit 2001.

          Si nė tė gjitha trevat shqiptare, edhe nė Kosovėn Lindore pas shembjes sė sistemit njėpartiak u formuan shumė parti politike, tė cilat nuk i kanė sjellė deri mė tani ndonjė dobi tė madhe kėsaj krahine. Nuk mund tė quhet demokraci as atdhetarizėm, por ėshtė bajraktarizėm, karrierizėm, egoizėm e marrėzi formimi i 7-8 partive politike nė tri komunat e vogla tė Kosovės Lindore!

Parku qytetit-Bujanovc

          Paria politika e Kosovės Lindore bėri edhe njė gabim tė madh politik, historik e kombėtar kur ia ndėrroi emrin vendit nga Kosova Lindore nė "Lugina e Preshevės", duke mohuar kėshtue edhe faktin se ėshtė pjesė e shkėputur me dhunė nga Kosova. Emėrtimi i vendit Kosova Lindore filloi tė pėrdoret menjėherė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore kur Serbia e ndau kėtė territor nga Kosova dhe ia bashkangjiti me dhunė ushtarako-policore shtetit serb. Dhe pėr tė treguar se kjo krahinė ishte dhe ėshtė pjesė pėrbėrse e Kosovės, banorėt dhe politikanėt kombėtarė, historianėt dhe tė tjerėt e emėrtuan vendin si Kosova Lindore. Sipas onomastikės, emri i vendit, i tokės, trevės apo krahinės ėshtė tapia e njė vendi. Nuk ka dėshtim mė tė madh se tė heqėsh dorė nga emėri i vendit, qė dėshmon tapinė e pronėsisė historike dhe etnike, siē ka ndodhur dhe po ndodhė aktualisht me heqjen e emėrit tė vendit Kosovė Lindore dhe futjen e konceptit me kuptim gjeografik "Luginė", pėrkatėsisht "Luginė e Preshevės”. Vetė emri Kosovė Lindore nėnkupton se ky vend ėshtė pjesė integrale, por e shkėputur, e Kosovės dhe rrjedhimisht duhet tė bashkohet me tė.

          Por ajo qė ėshtė edhe mė paradoksale dhe qė nuk do asnjė koment, ėshtė fakti se paria politike e Kosovės Lindore organizoi nė mars 1992 njė goxha Referendum, pėrmes tė tė cilit populli i kėsaj ane u deklarua pėr Autonomi Politike e Territoriale me tė drejtė bashkimi me Kosovėn, kurse po nė kėtė dokument tė kėtij farė referendumi u hoq emri i vendit: Kosovė Lindore dhe u zėvendėsua me emrin "Luginė e Preshevės"! Pra, hipokritėt politikė tė kėsaj krahine nė njėrėn anė deklarohen "pėr bashkim me Kosovėn", kursen ė anėn tjetėr nuk duan ta quajnė veten Kosovarė dhe vendin e tyre Kosovė Lindore! Pra, de facto, janė kundėr kėtij bashkimi! Kjo ėshtė njė demagogji e tejdukshme, njė antishqiptarizėm i hapur dhe njė veprimtari e dėnueshme antikombėtare.

          Aspak mė mirė nuk vepruan luftėtarėt e lirisė tė UĒPMB-sė, tė cilėt e pranuan nė heshtje kėtė ndėrrim emri tė krahinės nga paria politike, duke mos e emruar Ushtrinė me emrin kombėtar: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės Lindore, por e emėruan me njė vargan tė tėrė emrash e germash, si UĒPMB! Kjo vėrteton shkurtpamėsinė dhe mungesėn e pjekurisė politike dhe kombėtare tė kėtyre luftėtarėve.

          Nė kėtė mėnyrė, si paria politike, ashtu edhe paria ushtarake, hoqėn dorė nga tapia pėr vendin e tyre dhe nga e drejta legjitime pėr bashkim natyror me Kosovėn, sepse deri mė 1992 ata ishin vetė Kosova, pjesė e trungut tė Kosovės, me emėr e mbiemėr. Me vetėdije apo pa vetėdije ata e flakėn tej konceptin dhe emrin Kosovė Lindore, emėr i cili pėr dekada me rradhė kishte hyrė nė Abetare, nė librat shkollorė e studimorė, nė librat e historisė, tė etnografisė dhe gjeografisė.

          Koncepti gjeopolitik e antikombėtar “Lugina e Preshevės” do tė pėrligjėsohet veēanėrisht me Marrėveshjen e Konēulit, mė 12 maj 2001 dhe me rastin e formimit tė tė ashtuquajturit Kėshillit Koordinues tė Pėrfaqėsuesve Politikė Shqiptarė tė Luginės sė Preshevės,  mė 1 gusht 2002.

            Nga vetė pėrmbajtja e konceptit gjeopolitik  tė mėsipėrm del qartė se shqiptarėt, pikėrisht bajraktarėt e tyre nė rend tė parė, kanė hequr dorė nga argumenti i prekshėm i tapisė sė vendit. Koncepti “Kosovė Lindore” ngėrthente nė vete kėtė tapi tė pronėsisė, kurse koncepti “Lugina e Preshevės” nuk tregon pėrkatėsinė e tapisė. Ajo mund t’i takojė, dhe do t’i takojė atij vendi dhe atij kombi qė ėshtė mė i forti. Duhet gjak tjetėr qė  t’i rikthehet  tapia e vendit amė, Kosovės, sepse liderėt e saj politikė e luftarakė kanė hequr dorė nga tapia e saj historike dhe etnike kosovaro-shqiptare!

          Partitė politike tė Kosovės Lindore zhvillojnė njė politikė jo serioze. Ata herė e  njohin herė nuk e njohin si shtet tė tyre Serbinė, herė dalin herė nuk dalin nė zgjedhjet e shtetit serb! Ėshtė patriotike tė mos e njohish Kushtetutėn e Serbisė, por ėshtė papjekuri politike dhe paradoksale qė tė dalėsh nė zgjedhjet serbe tė organizuara nė bazė tė po asaj Kushtetute! Disa parti shqiptare tė Kosovės Lindore nuk kanė njė politikė stabile dhe parimore kombėtare. Por pėr kėtė akt ato nuk janė tė vetme, sepse fajin kryesor e kanė  qendrat e politikės shqiptare: Tirana, Prishtina dhe Tetova, nga ku i morėn instruksionet partitė politike tė Kosovės Lindore qė ato duhet tė dalin nė zgjedhjet e 21 janarit 2007 nė Serbi! Edhe pse mbi gjysma e popullsisė shqiptare tė Kosovės Lindore i bojkotoi kėto zgjedhje, humbės dolėn shqiptarėt, sepse u thellua hendeku i pėrēarjes ndėrmjet partive politike, si dhe brenda popullit shqiptar tė krahinės.

          Ardhmėria e Kosovės Lindore ėshtė jetėsimi i Autonomisė Politiko-Territoriale, brenda Serbisė, si fillim dhe pastaj bashkimi i kėsaj Krahine Autonome me shtetin amė - Kosovėn.

            ĒAMĖRIA

          Thesprotia  ishte emri i vjetėr i pjesės jugore tė Shqipėrisė me emrin  Ēamėri.

Ēameria RROOOON

Krahinė qė pėrbėn pjesėn mė jugore tė trevave tė banuara prej shqiptarėve. Shtrihet gjatė bregdetit Jon dhe nė veri kufizohet me Republikėn e Shqipėrisė dhe me Maqedoninė. Nė jug pėrfundon nė qytetin e Prevezės, te gjiri i Artės.

                Thesprotėt e vjetėr i perkasin popullit Pellazg. Ishin tė njė gjaku dhe kishin tė njejtėn gjuhė me popullin e Kaonisė dhe tė Mollosisė. Pėrveē thesprotėve nė Ēamėrinė antike banonin edhe fiset tjera pellazgo-ilire si: Mollosėt, Dodonėt, Kaonėt, Kasopianėt, Efyrianėt etj. Thesprotėt (Ēamėt) pėr shumė kohė u qeverisėn nga krerėt e tyre dhe pastaj u pushtuan nga sundimtari i Mollosėve, Pirrua dhe mė vonė iu aneksuan shtetit pellazgo-maqedonas tė Lekės sė Madh.

                Emri Ēam lidhet me emrin antik tė lumit Thyamis (Kalama) qė e pėrshkon. Nė kohėn antike Ēamėria ishte banuar prej fisit ilir tė Thesprotėve. Historia e saj bėn pjesė nė historinė e Epirit antik. Mė vonė kaloi nėn sundimin e Romės dhe tė Perandorisė Bizantine. Nė fillim tė shekullit XIII ishte pjesė e Despotatit tė Epirit, kurse nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV bėnte pjesė nė Despotatin shqiptar tė Artės tė prirė nga Gjin Bue Shpata, Pjetėr Loshi, Gjon Zenebishi etj.

          Mė 1449 Ēamėria u pushtua nga Perandoria Osmane.  Nė shekullin XV u bė shesh i luftės kundėr vėrshimit osman, nėn udhėheqjen e feudalėve tė familjes Zenebishi. Nėn sundimin osman, Ēamėria bėnte pjesė nė Sanxhakun e Delvinės si dhe tė Janinės dhe u bė shesh i kryengritjeve anti-osmane nė shekullin XVI e fillim tė shekullit XVII.

Keshtjella Ali Pashes-Janina

                Nė shekullin XVIII filloi islamizimi i njė pjese tė mirė tė popullsisė. Njė pjesė e popullsisė sė Sulit dhe tė Pargės, pėr t'i shpėtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur nė ishujt e Greqisė. Edhe nė Ēamėri u pėrforcua nė shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalėve ēifligarė vendas, tė cilėt u bėnė faktorė politikė me rėndėsi nė luftėn pėr pushtetin lokal, deri sa Ēamėria ra nėn sundimin e Ali Pashė Tepelenės, sundimtarit tė Pashallėkut tė Janinės. Nė vitet 1820 - 1850 Ēamėria u pėrfshi nė kryengritjet e mėdha anti-osmane. Mė 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave tė andartėve grekė u pritėn me armė nė dorė nga popullsia.

          Gjatė viteve l878-81, degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Ēamėri morėn pjesė nė luftėn e pėrgjithshme tė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e paprekshmėrisė dhe tėrėsisė sė trojeve amtare. Ēėshtja Ēame u ngrit me forcė nė periudhėn pas Kongresit tė Berlinit (1878) kur u kėrkua qė Ēamėria tė coptohej dhe t'i kolonte Mbretėrisė Greke. Forcat atdhetare pa dallime shoqėrore e fetare nėn udhėheqjen e Lidhjes sė Prizrenit, si njė trup i vetėm, u bėnė ballė pretendimeve grabitqare greke si dhe Fuqive tė Mėdha. Nė luften pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore shqiptare u shqua biri i madh i Ēamėrisė Abedin Dino, politikan, diplomat dhe erudit i shquar i kombit shqiptar, i cili nė krye tė lėvizjes bėri tė mundur qė Ēamėria pėr 35 vjet tė mos bėhej pre e pretendimeve grabitqare.Gjatė kryengritjeve shqiptare tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shekullit XX , Ēamėria ka qenė fushė veprimi e ēetave patriotike dhe e njė vargu komitetesh kombėtare. Gjatė Luftės Ballkanike 1912-1913, nė Ēamėri vėrshuan trupat greke. Nė ndihmė tė popullsisė vendase qė kishte rrokur armėt, nga qeveria e Vlorės u dėrguan forca ushtarake, por me vendim tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, mė 1913, Ēamėria iu aneksua shtetit grek.

          Pas Luftės sė Parė Botėrore (l9l4-l8), qeveritė e ndryshme greke shpėrngulėn me forcė me mijėra banorė tė popullsisė shqiptare myslimane pėr nė Turqi, me pretekstin se pėr shkak tė fesė sė tyre ishin "turq".  Qeveritė e ndryshme greke prej atėherė deri mė sot, me metodat mė mizore kryen masakra, spastrime etnikofetare, ndaluan shkollat nė gjuhėn shqipe dhe mohuan ēdo tė drejtė njerėzore, duke grabitur tokat me lloj - lloj menyrash dhe duke mbjellė terror psikologjik.

          Nė mars tė vitit 1913 u masakruan 72 intelektualė dhe personalitete tė Ēamėrisė. Nė vitet 20-tė u shprnguleėn me dhunė rreth 15.000 muslimanė ēamė, duke i kėmbyer me grekė tė Anadollit. Nė vitin 1940  ndanė nga familjet 6.000 burra nga 15 – 70 vjeē dhe i internuan nė ishujt e Egjeut pa asnje shkak ku vdiqėn nga torturat mbi 500 vetė.

                Nė periudhėn 27 qershor 1944 - 13 mars 1945 u krye spastrimi etnikofetar pėrfundimtar i mbi 50.000 shqiptarėve ēamė tė religjionit musliman nga trojet e tyre me gjenocid tė pashembullt, ku humbėn jetėn rreth 9.000 vetė dhe vdiqėn rrugėve pėr nė Republikėn e Shqipėrisė, nga uria dhe sėmundjet, rreth 2400 tė tjerė. Popullsia e Ēamėrisė ishte rreth 93 % shqiptare, ndėrsa pjesa tjetėr pėrbehej nga grupe tė tilla si grekė, vllehė dhe romė etj.

                Nė periudhėn mes viteve1913-1944 gati 850.000 shqiptarė ēamė janė dėbuar me dhunė nė drejtim tė Turqisė, Shqipėrisė dhe vendeve tjera tė Ballkanit dhe Europės.

          Qendrat e banuara kryesore tė Ēamėrisė janė: Filati, Gumenica, Paramithia, Margėlliēi, Parga, Preveza, Arta, Janina, Kosturi, Konica, Florina, etj.

                Nga gjiri i populli shqiptar tė Ēamėrisė kanė dalė figura tė ndritura tė kombit shqiptar si: Pirro i Epirit, Pjetėr Losha, Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishi, Marko Boēari, Foto Xhavella, Luli Ēapari, Osman Taka, Ēelo Mezani,  Maksim Artioti, Muhamet Kyēyku, Hasan Tahsini, Abedin Dino, Elena Gjika (Dora D'lstria), Kolė Idromeno, Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko),... etj.

                Sot nė Ēamėri banojnė Arvanitėt dhe Shqiptarėt ēamė ortodoksė, por pa tė drejtė arsimi nė gjuhėn amtare, pa tė drejta kombėtare dhe njerėzore dhe pa tė drejtė tė deklarimi tė identitetit tė tyre kombėtar. Kurse popullsia ēame e besimit musliman u dėbua tėrėsisht nė vitin 1945 nga ushtria shovenisto-fashiste e Greqisė.

          Fillimisht nė Ēamėri duhet tė kthehen, tė riatdhesohen Ēamėt e dėbuar me dhunė ushtarake, dhe t'u kthehen pronat e tyre tė gjithė refugjatėve ēamė dhe pastaj Ēamėrisė t'i njihet e drejta e Krahinės Autonome Politiko-Territoriale brenda Greqisė, me perspektivė pėr Referendum e Vetėvendosje demokratike dhe bashkim me Shqipėrinė. / postuar pėr ereniku.net /24 tetor 2007/


.....shkruan: Tomorr TOPLICA
                     
08 tetor 2007

ZARET U HODHĖN…, AKSH EKZISTON

Mė 3 tetor 2007, nė Lajmet Qendrore tė Radiotelevizionit tė Kosovės (RTK), u paraqitėn filmime tė shkurtuara nga njė Reportazh shumė mė i gjatė i daljes nė skenėn politiko-ushtarake shqiptare tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH).

Lajmi shumė shpejt mori dhenė. Disa reaguan, disa heshtėn. Disa u gėzuan, disa u tmerruan. Disa u befasuan, disa u shqetėsuan. Disa u aktivizuan, disa u neutralizuan. Disa u trimėruan, disa u frikėsuan.

Reaguan kundėr, por nė mėnyrė konstruktive, ashtu siē ua don interesi momental dhe ashtu siē ua kėrkon pozita pushtetare qė mbajnė: Kryetari i Kosovės – Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari Kolė Berisha, Kryeministri Agim Ēeku, Ministri i Brendshėm Blerim Kuēi dhe ndonjė tjetėr qė unė ende nuk e kam dėgjuar apo parė nė televizion. Kėto reaguan kundėr, por reaguan me takt dhe me demagogji njėkohėsisht.

Reagoi edhe njė partiēkė e vogėl e Kosovės, qė veten e quan Lėvizja Kombėtare pėr ”Ēlirimin” e Kosovės (LKĒK), e cila reagoi me njė ton sa nėnēmues aq edhe mospėrfillės, duke e konsideruar si diēka ”tė parėndėsishme” daljen publike tė pjesėtarėve tė Armatės Kombėtare Shqiptare. 

Reagoi edhe KFOR-i, duke u zotuar se do ta mbrojė “stabilitetin dhe paqėn” nė Kosovė dhe se nuk ka nevojė pėr forca tjera ushtarake nė Kosovė pėrveē tij.

Deri tani bilanci i reagimit apo mosreagimit tė pushtetarėve e politikanėve shqiptarė nė Shqipėrinė e Robėruar ėshtė ky: Pozita e Prishtinės u deklarua kundėr. Opozita e Prishtinės heshti, ose e injoroi faktin. Pozita dhe opozita shqiptare e Shkupit heshti ose e injoroi ngjarjen. Heshtėn edhe liderėt shqiptarė tė Kosovės Lindore dhe tė Malėsisė sė Madhe.

Nė Shqipėrinė e Lirė (londineze) reagoi Kryeministri i Shqipėrisė. Reagoi kundėr AKSH-sė, duke i quajtur ushtarėt, luftėtarėt e lirisė e tė bashkimit kombėtarė, ēlirimtarėt e Shqipėrisė Etnike hiē mė pak se  "aventurierė"! 

Ish-Kryeministri ”socialist” i Shqipėrisė, Pandeli Majko, reagoi kundėr dhe reagoi shumė ashpėr, antishqiptarisht e nė mėnyrė ofenduese, duke i quajtur pjesėtarėt e AKSH-sė, ushtarėt e Shqipėrisė Etnike - "njerėz me thasė nė kokė"!

Pėr tė tjera reagime nė Tiranė nuk ka njohtime, por kjo nuk prish punė. Mjaftojnė kėto reagime qė tė konkludojmė  se reagimet anti-AKSH ishin mė tė forta nė Tiranė se nė Prishtinė apo gjetiu.

Reagime tė ndryshme sigurisht qė do tė ketė edhe nė tė ardhmen dhe vazhdimisht. Do tė ketė reagime pro et contra (pėr dhe kundėr) nga pushtetarė e jo pushtetarė, nga plotikanė e jo politikanė, nga intelektualė e krijues tė ndryshėm, nga njerėz tė thjeshtė e nga njerėz tė ndėrlikuar, nga miq e armiq tė kombit tonė, por reagimi kryesor, relevant dhe vendimtar ėshtė dhe do tė jetė reagimi dhe qėndrimi i popullit shqiptar ndaj AKSH-sė, qėndrimi I kombit shqiptar ndaj vetvetes dhe ndaj lirisė e bashkimit tė Shqipėrisė Etnike.

Kombi shqiptar do tė jetė ai qė do ta vulosė tė ardhmen e tij, tė Atdheut tė tij dhe fatin e AKSH-sė. Tė tjerat s’kanė rėndėsi. AKSH nuk duhet tė merret shumė me reagimet e pushtuesve sllavo-grekė dhe lakejve tė tyre shqipfolės, antikombėtarė, antishqiptarė e mercenarė. Pėrgjigjja mė e mirė ndaj tyre ėshtė vazhdimi i luftės ēlirimtare, ėshtė bashkimi i popullit, ėshtė fitorja mbi robėrinė, ėshtė liria e Shqipėrisė Etnike. Me qentė qė lehin gardhiqeve dhe me ujqėrit qė ulėrijnė nė dritė tė Hėnės AKSH-ja nuk duhet tė merret aspak, sepse harxhon kohė dhe energji panevojė. Nė luftė e sipėr ata do tė dėrrmohen e asgjėsohen vetvetiu.

*****

Populli shqiptar i Kosovės ende nuk ka reaguar. Ai vetėm hesht dhe nė heshtje e pėrkrah AKSH-nė dhe i gėzohet jo vetėm daljes sė saj publike, por edhe forcimit dhe rritjes sė vazhdueshme tė saj. Populli hesht, ai ėshtė si vullkani para shpėrthimit. Populli do ta thotė fjalėn e tij i fundit, por kėtė herė do ta thotė rrast fjalėn dhe vullnetin e tij pėr vetėvendosje dhe bashkim kombėtar tė Shqipėrisė Etnike.

Tė njėjtin qėndrim, tė pėrkrahjes nė heshtje tė AKSH-sė, ka edhe populli shqiptar nė Shqipėrinė londineze, nė Iliridė, nė Kosovėn Lindore, nė Malėsi tė Madhe e anembanė Shqipėrisė Etnike dhe nė Diasporė.

Jo rastėsisht rapsodi popullor kėndoi e kėndon vazhdimisht: “…sėrish vjen Marsi e sėrish vjen Stina…”, sepse urtėsia e intuita popullore e di dhe e ndjen se liria nuk erdhi me ardhjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nė Kosovė. Populli e di se amaneti i Adem Legjendarit dhe shokėve tė tij ende nuk ka shkuar nė vend, ende nuk ėshtė realizuar, sepse Kosova jo vetėm qė nuk ėshtė e bashkuar me Shqipėrinė, jo vetėm qė nuk ėshtė shtet i pavarur, por ēka ėshtė mė tragjike, ajo ende ėshtė pjesė e Serbisė, e ndarė, me plagė tė vjetra e tė reja  dhe e qeverisur nė emėr tė saj nga UNMIK-u!

*****

Daljes sė AKSH-sė nė skenė iu frikėsuan liderėt, qeveritarėt, pushtetarėt dhe politikanėt anacionalė tė tė gjitha ngjyrave. Ata qė folėn dhe ata qė heshtėn. Pse vallė?

Sepse nuk e kanė ndėrgjegjen e pastėr. Sepse nuk kanė ndjenja dhe vetėdije kombėtare shqiptare. Sepse janė kundėr bashkimit kombėtar, janė kundėr vullnetit dhe vetėvendosjes sė popullit, janė kundėr bėrjes sė Shqipėrisė Etnike! Dhe mbi tė gjitha, ata reaguan instiktivisht, pa menduar, pa analizė, nga frika, sepse nuk e kanė popullin me vete. Se po ta kishin mbėshtetjen e popullit, atėherė nuk do tė kishin nevojė aspak qė tė merren me AKSH-nė, por do ta injoronin daljen e saj publike dhe do t'ia lenin policisė qė tė merret me atė ēėshtje. Por jo, ata reaguan shpejtė dhe reaguan shumė ashpėr e tė frikėsuar, duke e shndėrruar paraqitjen e AKSH-sė nė njė problem ”destabilizues”, ”kėrcėnues”, nė njė ēėshtje politike dhe ushtarake.

*****

Zaret u hodhėn…, thotė njė fjalė, mė nė fund AKSH-ja doli nga ”interneti”, siē shpreheshin deri dje gojėkėqinjtė, dhe u paraqit nė dritė tė Hėnės. Nesėr do tė dalė edhe nė dritė tė Diellit, kurse pasnesėr do tė shndėrisė nė dritė tė Lirisė dhe tė Shqipėrisė Etnike. Zaret u hodhėn…,AKSH doli nga irealiteti nė realitet, ajo ekziston.

Zaret u hodhėn, ”loja” filloi, kthim prapa nuk ka. Pas kėsaj paraqitjeje publike AKSH nuk mund tė hy pėrsėri nė ”internet”, por do tė qėndrojė aty ku e ka vendin, aty ku ka qenė gjithmonė, qė nga formimi i saj – nė gjirin e popullit liridashės e atdhetar shqiptar. Do tė qėndrojė nė ballė tė popullit pėr liri, vetėvendosje e bashkim kombėtar tė Shqipėrisė Etnike.

Zaret u hodhėn, AKSH foli, AKSH u duk. Por vallė, ē’ishte kjo e folme dhe kjo e dukme? Improvizim apo Realitet?

Improvizimi ėshtė trillim, sajim, shpikje aty pėr aty pėr tė dalė nga situata e papritshme. Improvizimi ėshtė gjindshmėri, aftėsi, veprim i paplanifikuar qė mė parė, por qė bėhet aty pėr aty pėr tė dalė nga kriza momentale.

Improvizime, zakonisht, bėjnė aktorėt nė skenėn e teatrit, tė cilėt kur harrojnė tekstin e dramės, dialogun apo monologun, ata aty pėr aty, pa u hetuar nga publiku, me mjeshtėri dhe pa belbėzuar, vazhdojnė aktrimin duke improvizuar, duke sajuar tekst tė ri tė vetin, por qė i pėrshtatet motivit tė aktit tė dramės, tragjedisė apo komedisė qė luhet nė skenė.

Improvizimi ėshtė zotėsi dhe aftėsi krijuese e aktorit, politikanit, liderit, oratorit, ligjėruesit dhe tė gjithė njerėzve, kur bėhet nė kohėn dhe nė ēastin e duhur, pėr tė dalė nga situate e palakmueshme, e paparashikueshme. Improvizimi ėshtė njėfarė Plani B i tė gjithė veprimtarėve artistik, politik e ushtarak.

Improvizimi ėshtė domosdoshmėri, por nuk ėshtė frytdhėnės nėse shndėrrohet nė shprehi, sepse improvizimi nuk ėshtė art, nuk ėshtė politikė dhe nuk ėshtė plan strategjik ushtarak. Me improvizime konstante nuk bėhet art, nuk bėhet politikė,   nuk bėhet luftė dhe as nuk fitohet liria.

I mbetet AKSH-sė qė ta vėrtetojė nė tė ardhmen e afėrt se paraqitja e saj nuk ishte improvizim por realitet. Se nuk  ishte demagogji por defilim real atdhetar, luftarak e ēlirimtar.

Vetėm koha dhe populli do ta vėrtetojnė nėse dalja nė publik e AKSH-sė ishte Improvizim apo Realitet.

Megjithatė, zaret u hodhėn…, kėtej e tutje mė nuk do tė ketė gjumė mbi dafina, shpirtrat u trazuan, kėmbanat ushtuan, ora filloi tik-takun e saj historik drejt Shqipėrisė Etnike./postuar: 08 tetor 2007/


Shkruan: Tomorr TOPLICA
04 tetor 2007
 
                                   FAKTORIZIMI I LUFTĖS ĒLIRIMTARE PĖR SHQIPĖRINĖ ETNIKE
 
Ngjarjet po rrokullisen me njė shpejtėsi marramendėse nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike. Si rezultat i kėsaj forcat politike dhe ushtarake shqiptare duhet jo vetėm tė mbajnė hapin me kėto ngjarje, por nė tė shumtėn e rasteve ato duhet t'i parashikojnė kėto ngjarje, tė jenė njė hap pėrpara tyre dhe tu prijnė atyre ngjarjeve.
Ka ardhur koha qė kėto forca kombėtare tė fillojnė tė krijojnė ngjarje, tė udhėheqin me ngjarjet dhe jo vetėm t'i komentojnė ngjarjet e ndodhura qė mė parė, me ose pa dijeninė e tyre, sepse nė kėtė mėnyrė populli mendon se detyra kryesore e tyre ėshtė propaganda dhe komentimi i ngjarjeve qė kanė ndodhur e qė po ndodhin pėr ēdo ditė.
                 Aktualisht lufta pėr ribashkimin e Shqipėrisė Etnike po vazhdon tė injorohet nga faktori i brendshėm politik dhe nga faktori i jashtėm politik! Ka ardhur koha qė Lufta Ēlirimtare pėr Shqipėrinė Etnike tė faktorizohet.
                 Tė jeshė faktor do tė thotė tė jeshė Zot i vetvetes, Zot nė shtėpinė tėnde dhe Zot nė atdheun tėnd. Dhe askush tė mos bėjė asgjė pėr ty, nė shtėpinė tėnde dhe nė atdheun tėnd pa marrė paraprakisht lejen dhe pėlqimin tėnd. Tė jeshė faktor do tė thotė tė pyetesh, tė jeshė i fortė, tė jeshė dikushi dhe tė tjerėt tė kenė konsideratė pėr ty dhe pėr popullin tėnd. Do tė thotė qė mos tė tė shpallin tė vdekur pėr sė gjalli!
                 Me faktorizim nuk kuptohet vetėm dijenia e popullit dhe e bashkėsisė ndėrkombėtare se ekziston aspirata, ideali dhe synimi i Kombit Shqiptar pėr ēlirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike. Nuk mjafton qė ata kanė informacion e njohuri pėr Platformėn dhe Programin Politik-Kombėtar tė disa grupeve, partive, fronteve, organizatave e shoqatave patriotike shqiptare dhe pėr planin strategjik ushtarako-ēlirimtar tė tyre pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike.
                 Faktorizim do tė thotė tė bėhesh legjitim, tė fitosh legjimitetin e popullit  pėr udhėheqjen e kombit nė luftėn e madhe pėr ēlirim e bashkim kombėtar.
                 Faktorizim do tė thotė kur Qeveritė shqiptare, Kuvendet shqiptare dhe partitė mė relevante shqiptare tė pozitės dhe opozitės nuk ndėrmarrin asnjė hap konkret me rėndėsi jetike e madhore pėr kombin, pėr Atdheun dhe pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare - pa u konsultuar me forcat politike dhe ushtarake shqiptare qė veprojnė e luftojnė pėr bashkimin kombėtar tė Shqipėrisė Etnike, pra, pa marrė mendimin dhe pėlqimin edhe tė tyre.
                 Faktorizim do tė thotė kur tė deleguarit special tė qeverive tė Bashkimit Evropian dhe tė SHBA-ve, para marrjes sė vendimeve pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare, trokasin rregullisht edhe nė ”derė” tė forcave politike kombėtare dhe tė Ushtrisė Kombėtare pėr tė marrė edhe pikėpamjet, mendimet dhe qėndrimet e tyre politiko-ushtarake pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare, pse jo, edhe pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės.
                 Faktorizimi bėhet vetėm me veprime konkrete nė terren. Faktorizimi i Luftės Ēlirimtare pėr Bashkim Kombėtar bėhet pėrmes demonstrimit tė forcės politiko-ushtarake tė forcave tė organizuara kombėtare si nė teori ashtu edhe nė praktikė. Deri tani faktori politik atdhetar ka demonstruar vendosmėri, atdhetari e pjekuri politike, pėrmes teorisė kombėtare dhe propagandės intenzive disa vjeēare. Kurse faktori ushtarak nuk e ka demonstruar forcėn dhe pjekurinė ushtarake pėrmes praktikės luftarake. Kėtu ēalon puna: krahu politik ka ecur shumė pėrpara, kurse krahu ushtarak ka ngecur shumė prapa.
                 Qė tė bėhet faktorizimi politiko-ushtarak i Luftės Ēlirimtare tė kombit tonė pėr ribashkim kombėtar dhe formimin e shtetit tė Shqipėrisė Etnike, duhet qė sa mė parė qė tė jetė e mundur tė bėhet lidhja organike ndėrmjet teorisė dhe praktikės, tė bėhet aktivizimi paralel i tė dy krahėve: politik dhe ushtarak.
                 Aktivizimi i krahut ushtarak bėhet pėrmes demonstrimit tė forcės luftarake nė terren, me veprime e aksione konkrete ushtarake kundėr forcave ushtarako-policore tė armikut.
                 Gjatė veprimtarisė sė saj, ēdo organizatė politike apo ushtarake ka Programin Politik, i cili paracakton edhe format, metodat dhe fazat nėpėr tė cilat do tė kalojė veprimtaria apo lufta e asaj organizate. Por, shpesh, me kalimin e kohės, gjėrat ndryshojnė shpejtė dhe nė mėnyrė tė paparashikueshme, prandaj nė tė kėtilla raste organizata duhet tė ecė me kohėn, t’i pėrshtatet kohės dhe tė dalė nė ballė tė kohės pėr tė udhėhequr me ngjarjet qė ka sjellė, papritmas, koha. Ky veprim ndryshe quhet kapėrcim apo djegėje e etapave tė luftės politike dhe tė luftės sė armatosur tė organizatės. Kjo shtron edhe ndryshimin urgjent tė disa pikave organizative dhe ekzekutive tė Programit politiko-ushtarak tė organizatės pėr t’iu pėrshtatur kohės dhe qė tu pėrgjigjet kėrkesave tė kohės. Nėse nuk i pėrshtatesh kohės dhe nuk i pėrgjigjesh kohės nė kohėn e duhur, koha tė shkel dhe atėherė ekzistenca e veprimtaria e asaj organizate bėhet e pavlefshme.
                 Si rrjedhim i rrokullisjes rapide tė ngjarjeve nė trojet e Shqipėrisė Etnike, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare, konsideroj se forcat politike kombėtare duhet tė koncentrohen plotėsisht nė forcimin e krahut ushtarak kombėtar. Pa njė Ushtri Mbarėkombėtare tė fortė, Fronti Ēlirimtar Kombėtar do tė mbetet njė organizatė politike e margjinalizuar, e papėrfillshme nga populli dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, kurse Programi i tij do tė jetė i parealizueshėm.
                 Tanimė nuk ėshtė koha e pritjes, por ėshtė koha e veprimit, ėshtė koha e luftės, e cila po na troket nė derė dhe ne nuk guxojmė qė tė mos ia hapim derėn me kohė. Ne nuk duhet qė tė mos jemi tė pėrgatitur kur tė vjen ajo kohė, nėse duam vėrtetė qė tė fitojmė.
                 Koha e bėn tė vehten, ne e bėjmė tonėn vetėm duke ecur me kohėn nė kohė.
 /postuar:3 tetor 2007/

Tomorr TOPLICA: 
  14 shtator 2007

FAKTORI I BRENDSHĖM SHQIPTAR DHE I JASHTĖM NDĖRKOMBĖTAR

                 Bėrja apo mosbėrja e Shqipėrisė Etnike, nė rradhė tė parė varet nga faktori i brendshėm politik, varet nga pjekuria politike e kombėtare e popullit shqiptar. Varet nga uniteti ynė i brendshėm, varet nga organizimi ynė politiko-ushtarak dhe nga vendosmėria e gatishmėria jonė pėr tė luftuar deri nė fund, me tė gjitha mjetet, pėr ta ēliruar dhe ribashkuar Shqipėrinė Etnike.                   Mandej, nė rradhė tė dytė, por shumė i rėndėsishėm, vendimtar po aq sa i pari, ėshtė edhe pėrkrahja, ndikimi dhe ndihma qė do tė na japė faktori i jashtėm politik pėr ta pėrfunduar e konsoliduar luftėn dhe fitoren tonė pėr Shqipėrinė Etnike.
 
                 Ashtu siē ia imponoi lufta e UĒK-sė faktorit ndėrkombėtar intervenimin e NATO-s kundėr ushtrisė serbe, poashtu, nė tė ardhmen, ne duhet, me luftėn tonė kėmbėngulėse, t'ia imponojmė po kėtij faktori politik tė jashtėm qė tė intervenojė nė Ballkan dhe> ta pėrkrahė e ta zgjidhė pėrfundimisht ēėshtjen kombėtare shqiptare, me formimin dhe njohjen e Shtetit Kombėtar Shqiptar - Shqipėrisė Etnike. 
                 Shqipėrinė londineze, me gjithė luftėrat e parreshtura ēlirimtare tė popullit shqiptar, e ndihmoi qė tė bėhet shtet Austro-Hungaria dhe e mbrojtėn nga zhbėrja (Traktati i fshehtė i Londrės i vitit 1915) disa vite mė vonė SHBA-tė me Presidentin Wilson. Ky ėshtė fakt historik. Kosovėn e ēliroi Amerika (SHBA) dhe Anglia pėrmes intervenimit dhe bombardimeve tė NATO-s kundėr Serbisė dhe UĒK-ja me luftėn e saj heroike. Dhe sot janė po kėta faktorė politik qė formojnė dhe shformojnė shtete: SHBA, NATO dhe BE. Me bėrjen e Kosovės Shtet do tė zgjidhet njė pjesė e ēėshtjes sonė kombėtare, e cila do tė jetė njė shtytje e madhe pėr tė ecur mė shpejt e mė lehtė pėrpara nė zgjidhjen e tėrėsishme e pėrfundimtare tė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan.
 
                 Prandaj politika shqiptare, gjithė forcat e organizuara legale e ilegale shqiptare, nuk duhet ta injorojnė kėtė tė vėrtetė, nuk duhet qė tė sillen mosmirėnjohės pėr ndihmėn kolosale qė kanė dhėnė kėta faktorė politik dhe aleatė tė kombit tonė, nė rradhė tė parė pėr mbijetesėn tonė dhe nė rradhė tė dytė edhe pėr bėrjen shtet tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.                   Atdhetarėt, revolucionarėt e luftėtarėt shqiptarė anembanė Shqipėrisė Etnike nuk janė tė kėnaqur fare me Kosovėn e pavarur dhe me disa tė drejta njerėzore, politike e kulturore qė kanė fituar shqiptarėt nė Maqedoni, Serbi apo Mal tė Zi, por ata janė tė vetėdijshėm se realiteti i ri, i jashtėm, qė u krijua nga viti 1990, nuk pėrputhet aspak me realitetin dhe mentalitetin e vjetėr qė ende dominon nė mesin e popullit shqiptar nė nivel mbarėkombėtar. 
                 Mentaliteti bizantino-otoman i principatave, feudeve e pashallėqeve ende dominon nė mendjet e shqiptarėve kundrejt aspiratės dhe idealit pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Shqiptarėt kanė tė drejtė tė mos jenė tė kėnaqur me sjelljen e faktorėve politik ndėrkombėtarė ndaj ēėshtjes shqiptare, por sė pari ata duhet tė jenė tė pakėnaqur me vetveten e tyre, sepse deri tani kanė bėrė shumė pak pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Faktori politik i jashtėm, bashkėsia ndėrkombėtare, nuk mund tė luftojė pėr Shqipėrinė Etnike, kėtė duhet ta bėjė vetė kombi shqiptar, me njė zė dhe si njė trup i vetėm. Kurse faktori i jashtėm dhe aleatėt tanė mund vetėm tė na pėrkrahin dhe ndihmojnė pėranėsh nė luftėn dhe rrugėn tonė tė ligjshme drejt Shqipėrisė Etnike.
 
                 Ne duhet tė kemi besimin se po kėta aleatė natyrorė do tė na ndihmojnė, kur tė piqen kushtet, edhe pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Ata nuk deklarohen para kohe, por kur tė vi momenti historik, ata do tė reagojnė nė stilin qė vetėm ata e dinė. Nėse pėr njė ēast do ta  rikujtonim tė kaluarėn e pa shpresė dhe tragjike tė kombit tonė kėto 100 vitet e fundit dhe ndihmėn direkte e indirekte qė na kanė dhėnė faktorėt ndėrkombėtarė antisllav, atėherė do tė kuptonim mė mirė tė sotmen dhe tė ardhmen tonė.                   Po ashtu, nėse do tė bėnim njė analizė tė gabimeve politike qė bashkėrisht i bėmė, tė pėrēarjes dhe mosunitetit tonė, nė tė gjitha kthesat historike dhe nė tė gjitha hapėsirat shqiptare, atėherė do tė kuptonim se faktori ndėrkombėtar, aleatėt tanė natyrorė, megjithatė, na ndihmuan mė shumė se sa e meritonim. Sepse nė disa raste ata kanė bėrė mė shumė pėr ne, se sa ne pėr vetveten. Kush e njeh mirė historinė shqiptare, ballkanike dhe europiane e di mirė kėtė gjė.
 
                 Tė gjithė nė rradhėt e Shqiptarėve ankohen dhe hedhin "gur e dru" mbi ndėrkombėtarėt se nuk lejuan apo nuk lejojnė qė populli shqiptar e posaēėrisht ai i Kosovės tė vetėvendosė pėr fatin e tij. Dhe tė gjithė harrojnė, apo mė saktė nuk janė tė sinqertė dhe bėhen sikur harrojnė se, kombi shqiptar nė tėrėsi dhe pjesėt e tij nė veēanti: nė Kosovė, Iliridė, Malėsi tė Madhe e nė Kosovėn Lindore vetė e kanė fajin, sepse nuk kanė kėrkuar me vendosmėri e me gjithė mend Vėtėvendosje dhe Bashkim Kombėtar. Ata kanė kėrkuar herė republikė, herė shtet, herė autonomi e herė bashkim me Shqipėri.
Kurse klasa politike e Shqipėrisė vetėm ka pėrkrahur teorikisht kėto kėrkesa tė shqiptarėve jashtė saj dhe kurrė Kuvendi, Qeveria apo populli i saj nuk ėshtė deklaruar vetė se ėshtė pėr ribashkim kombėtar dhe pėr Shqipėrinė Etnike.
 
                 Edhe ato deklarime qė i kanė bėrė deri mė sot, kanė qenė me njė gjysmė zėri dhe gjysmake. Tė gjitha deklarimet dhe referendumet qė kanė mbajtur Shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė e Kosovės Lindore pėr do farė republikash e autonomish politiko-territoriale, mė pastaj vetė i kanė braktisur ato ide dhe nuk kanė vepruar konform atyre vendimeve qė kanė marrė.
 
                 Pastaj kėto referendume e deklarata pėr shtete (tė Kosovės), pėr republika autonome (tė Iliridės), pėr autonomi politiko-territoriale (tė Kosovės Lindore) nuk kanė pasur fare tė bėjnė me tė drejtėn e Vetėvendosjes pėr Bashkim Kombėtar. Pra, Shqiptarėt e Shqipėrisė londineze apo Shqiptarėt e Shqipėrisė sė robėruar Verilindore, kurrė kėto 20 vitet e fundit nuk kanė kėrkuar Vetėvendosje pėr Bashkim Kombėtar. Kėtė e kanė kėrkuar dhe e kėrkojnė vetėm disa grupe dhe organizata herė ilegale e herė legale, tė cilat nuk janė pėrfillur e pėrkrahur nga shumica dėrrmuese e popullit shqiptar kėtej e andej kufirit shqiptaro-shqiptar.
 
                 Prandaj ėshtė jo korrekte, joserioze dhe jo fitimprurėse qė ne tė rrijmė ditė e natė duke qarė e vajtuar se jemi pėr Vetėvendosje e Bashkim Kombėtar, por ja qė Europa e bota nuk na lejojnė. Me luftėn tonė pėr Vetėvendosje, pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike ne do tė kishim mundur qė faktorit politik ndėrkombėtar t'ia imponojmė zgjidhjen e ēėshtjes sonė kombėtare, por njė gjė tė tillė Shqiptarėt nuk e bėjnė, sepse kjo punė do sakrifica e flijime, kurse Shqiptarėt ende nuk janė tė gatshėm qė t'i bėjnė kėto sakrifica  nė shkallė kombėtare, si njė trup i vetėm, si komb. Kjo do tė thotė se populli ynė ende nuk ėshtė nė nivel tė detyrave tė tij, vetėdija kombėtare e tė cilit ende nuk mjafton pėr pėrmbushjen e njė vepre aq madhore, siē ėshtė ribashkimi kombėtar - bėrja dhe formimi i Shqipėrisė Etnike.  
                 Ende, mjerisht, ka shumė shqiptarė (ndoshta gjysma e kombit) qė rrudhin krahėt, ngrysin vetullat dhe thartojnė fytyrėn kur ua pėrmend nevojėn dhe domosdoshmėrinė  pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Njė realitet tė kėtillė ne ose e dimė e nuk e pranojmė, ose nuk e dimė. Por ama, tė jemi tė sigurt se kėtė gjė faktorėt relevantė ndėrkombėtarė dhe aleatėt tanė natyrorė e dinė. Nėse ne nuk e njohim vetėveten, tė jemi tė sigurt se tė tjerėt na njohin shumė mirė.
 
                 Shkurt e shqip, kombi shqiptar, deri mė sot, e ka dėshmuar me vepra se ende nuk ėshtė i gatshėm tė luftojė (me tė gjitha mjetet) dhe ende nuk ėshtė i pjekur pėr tė bėrė Shqipėrinė Etnike. Kur tė jemi gati dhe kur tė piqemi, atėherė gjėrat do tė ndryshojnė brenda ditės, kurse qėndrimi i faktorėve politik ndėrkombėtar do tė ndryshojė brenda natės nė favor tė zgjidhjes sė Ēėshtjes sonė Kombėtare.
 
                 Ta ndryshojmė vetveten, qė tė ndryshojnė edhe tė tjerėt. Atė qė na takon qė ta bėjmė ne pėr veten tonė, nuk duhet tė presim qė tė na e bėjnė ndėrkombėtarėt. Parazitizmi ėshtė sėmundje nga e cila duhet tė ruhemi. Dhe mbi tė gjitha, liria fitohet e nuk dhurohet. Liria e sjellė nė pjatė nga tė tjerėt, ėshtė gjysmėliri, ēerekliri, gatiliri, liri e rrejshme…, ėshtė neokolonializėm ose robėri e re.

                 Pra, bashkėveprimi, ndėrlidhja dhe bashkėpunimi ndėrmjet faktorit tė brendshėm politik shqiptar dhe faktorit tė jashtėm politik ndėrkombėtar do tė jetė vendimtar pėr bėrjen apo mosbėrjen e Shqipėrisė Etnike. /postuar: 11 shtator 2007/


Shkruan: Tomorr TOPLICA

LUFTĖS I PRINĖ DHE LUFTĖN E FITON - AI QĖ IA FILLON I PARI !
(Koment)

Shkaktar pėr tė shkruar kėtė Koment u bė Deklarata e Zėdhėnėsit Politik tė FBKSH-sė me titull: Rradhėn e ka FBKSH dhe askush tjetėr…, tė datės: Tiranė 23 gusht 2007

Pajtohem me Deklaratėn e FBKSH-sė, por edhe nuk pajtohem. Pajtohem se shumė organizata e parti kanė gabuar dhe e kanė lėnė luftėn pėr bashkim kombėtar nė mes tė rrugės. Por nuk pajtohem me FBKSH-nė se ata nuk kanė mė tė drejtė tė vazhdojnė luftėn pėr bashkim aty ku e kanė lėnė. Pajtohem se askush nuk duhet ta pengojė e sabotojė luftėn e FBKSH-sė, por as FBKSH-ja nuk ka tė drejtė qė dikujt tjetėr t'ia ndalojė organizimin dhe luftėn pėr bashkim kombėtar.

Qė nė hyrje tė Deklaratės Zėdhėnsi Politik i FBKSH-sė ankohet se kėtij Fronti nuk i janė bashkangjitur ”forcat progresiste e atdhetare shqiptare”. Sė pari ne nuk e dijmė cilat janė ato forca progresiste e atdhetare shqiptare. Sė dyti ne nuk e dijmė a u ka bėrė thirrje direkte pėr bashkėveprim, bashkėpunim, bashkim apo shkrirje FBKSH-ja me gojė, me shkrim apo me letra tė hapura nga interneti. Sė treti ne nuk e dijmė cilat kanė qenė kushtet qė ka shtruar para kėtyre forcave FBKSH-ja pėr bashkim-shkrirje nė FBKSH, sepse bashkim pa kushte dhe pa interes reciprok nuk ka. Sė katėrti ne nuk e dijmė se FBKSH-ja me veprimtarinė e saj kombėtare a ka mundur qė tė fitojė besimin e kėtyre ”forcave progresiste” qė t’i bashkohen Frontit, qoftė me kushte, qoftė pakushte. Sidoqoftė e vėrteta, edhe nėse kėto ”forca progresiste e atdhetare shqiptare” nuk shprehin vullnetin e gatishmėrinė qė t’i bashkohen FBKSH-sė, pėr shkaqet dhe arsyet qė vetėm ata i dinė, atėherė kjo nuk i jep tė drejtė FBKSH-sė qė t’i etiketojė ato, apo t’ua marrė tė drejtėn e veprimtarisė kombėtare sot, apo tė luftės sė armatosur nesėr. Bashkimi luftarak bėhet me vullnet, me besim reciprok e bindje tė plotė dhe jo me detyrim, me dhunė, me kėrcėnime e shantazhe. FBKSH-ja nuk ka nevojė qė t’i lusė dhe as t’i presė forcat tjera tė organizuara politiko-ushtarake qė kėto t’i bashkohen FBKSH-sė, sepse ndoshta do tė duhet tė presė me dekada apo tėrė jetėn. FBKSH-ja, nėse ėshtė ajo qė thotė se ėshtė, atėherė ajo duhet tė veprojė e vetme e konkretisht dhe ta marrė situatėn nė duartė e veta, pa pritur qė dikush apo disa t’i bashkohen kėtij Fronti dhe AKSH-sė. E kaluara e ka vėrtetuar se forcat e organizuara patriotike e luftarake shqiptare jo vetėm qė nuk i bashkon paqa, por nuk i bashkon as lufta. Kush ka kujtesė tė freskėt nga luftėrat e viteve 1998-2001 e di mirė kėtė mosbashkim tragjik tė shqiptarėve!

Lufta ēlirimtare nuk pyet pėr rradhė, siē shkruan nė fund tė Deklaratės Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė, kur shprehet se: ” Rradhėn e ka Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) dhe askush tjetėr. Tė gjithė ata qė kanė qenė nė skenėn politike para tri luftėrave tė fundit, si dhe tė gjithė ata qė kanė qenė nė skenėn politiko-ushtarake gjatė tri luftėrave tė fundit dhe nė skenėn politike pas tri luftėrave dhe qė jo vetėm kanė dėshtuar por edhe kanė penguar, sabotuar dhe dėmtuar ēėshtjen madhore kombėtare tė rrinė urtė e tė mos pengojnė dhe sabotojnė FBKSH-nė dhe strukturat e tij. Nėse nuk mund tė na ndihmojnė, duke na ndenjur nė krah,le tė rrinė prapa krahėve tona dhe le tė mos gabojnė tė na dalin pėrpara qė tė na pengojnė e sabotojnė, sepse ndėshkimi dhe gjaku i dėshmorėve tė kombit shqiptar ka mė ndėshku shumė, shumė rėndė.”

Rradhėn pėr luftė ēlirimtare dhe pėr Shqipėri Etnike e ka Populli. Rradhėn e kanė tė gjithė ata shqiptarė, grupe, parti e ”ushtri” qė kanė ndėrgjegje tė zhvilluar kombėtare dhe qė nuk e durojnė mė tej copėtimin e Shqipėrisė Etnike. Rradha dhe e drejta pėr tė luftuar pėr Atdhe nuk humb kurrė, pavarėsisht se mund tė kesh dėshtuar njėherė apo disa herė. Gabimet dhe dėshtimet janė pėr njerėz. Vetėm Zoti ėshtė i pagabueshėm. Vetėm tradhėtarėt dhe spiunėt nuk kanė tė drejtė morale pėr tė luftuar pėr Atdhe. Por vetėm morale, sepse tė drejtė njerėzore e ligjore kanė tė gjithė, pa pėrjashtim, tė luftojnė pėr Atdhe me qėllim qė Atdheut e popullit t’ia paguajnė dėmet qė i kanė shkaktuar nė njė kohė tjetėr. Ka plot raste nė historinė tonė dhe atė botėroere qė njerėz tė caktuar kanė jetuar si agjentė, kanė luftuar si luanė dhe kanė rėnė si heronj nė luftė pėr ēlirimin e atdheut tė vet. Tė kujtojmė kėtu vetėm Mojsi Golemin e Dibrės, tė cilit Skėnderbeu ia fali tradhtinė, kurse Mojsiu si shpėrblim pėr kėtė falje mbinjerėzore tė Gjergjit, luftoi pastaj me forca edhe mė tė shumėfishuara kundėr armikut derisa u zu rob nga osmanllinjtė dhe vdiq si hero. Shembuj tė kėtillė ka sa tė duash, por unė nuk do ta lodhė mė tej lexuesin e nderuar me histori, sepse histori kemi lexuar tė gjithė, por shumė pak janė ata liderė qė kanė mėsuar diēka nga historia jonė e bujshme, sepse jemi dėshmitarė okular se historia e dėshtimeve po na pėrsėritet pėrditė para hundėve tona dhe ne nuk po pėrmirėsohemi e nuk ndėrmarrim asgjė konkrete, por vetėm grindemi e sulmojmė njėri-tjetrin me njė egėrsi qė do tė na e kishte zili edhe armiku sllavo-grek!

Lufta pėr liri ėshtė njė lloj gare nė mes organizatave, grupeve, partive apo "ushtrive" shqiptare, sepse ajo njėherit ėshtė edhe luftė pėr pushtet pas luftės. Bajrakun, udhėheqjen e luftės e merr ai grup apo ajo "ushtri" qė ia fillon e para luftės sė armatosur konkretisht, nė terren. Tė tjerėt pastaj munden vetėm t'i bashkangjiten kėsaj lufte, por nuk munden t'i prijnė. Vetėm kujtoni fatin e FARK-ut tė Bukoshit. UĒK-ja u ngritė e para nė luftė dhe i takoi asaj qė t'i prijė luftės, kurse FARK-u mbeti nė bisht tė luftės, sepse i kapi armėt shumė vonė. Dhe t'ju kujtoj edhe atė se kur nisi lufta nė Iliridė, UĒK(Kombėtare) ishte dy-tre hapa para AKSH-sė, e nisi e para luftėn dhe i priu asaj deri nė fund, pavarėsisht humbi apo fitoi. Kurse AKSH-ja filloi aksionet luftarake me njė vonesė tė madhe, kur veē u ndėrpre lufta dhe u nėnshkrua Marrėveshja e Ohrit.

Tė kthehemi edhe mė prapa nė histori dhe tė kujtojmė Luftėn Nacionalēlirimtare nė Shqipėri. Luftėn e fituan partizanėt sepse u treguan mė tė aftė nė organizim, mė guximtarė dhe nisėn luftėn tė parėt kundėr nazifashizmit. Kurse ballistėt jo vetėm qė ia nisėn mė vonė, por nuk ia nisėn fare luftės, ata vetėm bėnin plane pėr pushtet pasi tė kryhet lufta dhe e dijmė ku pėrfunduan.

Tė vijmė pak mė afėr, nė fillim tė viteve ’90. Popullin e bėri pėr vete partia e parė e themeluar pas rėnies sė komunizmit nė ish-Jugosllavi, Lidhja Demokratike e Kosovės, e themeluar nė Dhjetor 1989. Sepse ishte e para parti legale demokratike. Popullin e bėri pėr vete dhe e udhėhoqi I.Rugova, sepse ishte i pari lider partie qė pati guximin dhe vullnetin t’i prij asaj partie, kurse Rexhep Qosja nuk pati vullnetin t’i prij LKD-sė dhe humbi, sepse kur atij iu kujtua se populli ka lider jo tė aftė ishte shumė vonė dhe partia e tij LDB nuk fitoi asnjė mandat nė zgjedhjet e lira parlamentare. As edhe njė Adem Demaē nuk mundi ta eliminojė nga skena politike Ibrahim Rugovėn, sepse ishte i vonuar. Pra, vonesa ėshtė nėna e dėshtimit dhe humbjes. Lideri i zgjuar duhet tė kapė flamurin udhėheqės i pari, nė kohėn e duhur dhe nė vendin e duhur.

E njėjta gjė do tė ndodhė edhe nė luftėn e nesėrme pėr bashkim kombėtar. Ajo "Ushtri", ai Front apo ajo Parti qė do t'ia kėrcasė e para luftės sė armatosur pėr Liri e pėr Shqipėri Enike, ajo ushtri e parti do ta udhėheqė deri nė fund kėtė luftė, sepse do tė jetė disa hapa pėrpara se ushtritė e partitė tjera qė do tė tentojnė tė futen nė luftė vetėm pėr tė udhėhequr e pėr tė marrė komandėn e luftės. Kjo ka tė bėjė me ēėshtjen e organizimit. Organizatori mė aktiv dhe mė i zhdėrvjelltė fiton. Por njėherit ēėshtja e udhėheqjes sė politikės dhe luftės ka tė bėjė shumė edhe me  psikologjinė e popullit. Populli shkon vetėm pas atij qė ia nis i pari luftės ēlirimtare, sepse kėshtu i del nami (fama), bėhet idol, idhull, legjendar,… Populli pėrkrah ata mė guximtarėt qė ia fillojnė tė parėt.

Kėtu nuk kemi tė bėjmė me karrierizėm, kėtu kemi tė bėjmė me aftėsi organizative, mobilizuese dhe guxim. Cila "ushtri", front apo parti qė i ka dhe do t'i ketė kėto tri cilėsi, ajo do tė prij dhe do tė fitojė pėrkrahjen e popullit. Mbaheni mend mirė kėtė gjė. Vonesat paguhen me dėshtim dhe me mos pėrkrahje tė popullit. E njėjta gjė do tė ndodhė edhe nė tė ardhmen: Ai qė do ta fillojė i pari luftėn, ai do ta udhėheqė atė, pavarėsisht a do tė jetė fillimisht mė pak nė numėr dhe mė dobėt finansiarisht apo nė armatim se "ushtria" apo partia tjetėr qė nis luftėn mė vonė, sepse do tė ketė pėrkrahjen e fortė tė popullit. Kėtė tė vėrtetė historike tė mos e harrojė askush, as FBKSH-ja dhe AKSH-ja.

E vetmja TAPI pėr udhėheqje tė luftės e tė popullit, ėshtė vetė LUFTA e armatosur qė njė popull dhe njė ushtri i bėnė armikut pushtues.

Toplicė, 24 gusht 2007

P.S.
Siē del nga tė gjitha shkrimet, deklaratat e komunikatat e FBKSH-sė, kam ardhur nė pėrfundim se Kryetari dhe Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė kanė Kėshilltarė (nėse kanė) jo tė zgjuar, jo largpamės, jo vizionarė dhe jo guximtarė! Fitorja ėshtė e vizionarėve dhe e guximtarėve.