Vetėvendosje
www.ereniku.net

Konjufca: Mė goditėn ēizmet e Policisė , pėr t’ia liruar rrugėn Serbisė
ereniku, 14 janar 2012
Informacionet më të reja, pas pas ores 10 pm New Yorku /Prishtine:22 e 30'/
Nėnkryetari i Kuvendit tė Kosovės, Glauk Konjufca ėshtė nė mesin e personave tė shumtė qė tė shtunėn kanė pėsuar nga dhuna e Policisė sė Kosovės. Konjufca ka pėrshkruar pėr portalin Indeksonline momentet e arrestimit tė tij dhe dhunėn e Policisė .
“Kam qenė nė krye tė turmės tek Dheu i Bardhė , dhe Policia ka ndėrhyrė dhunshėm. Mė kanė kapur dhe mė kanė tėrhequr zvarrė disa metra. Pastaj, mė kanė goditur, fillimisht nė bark. Pėr tė ma vėshtirėsuar frymėmarrjen. Kanė pasuar disa goditje nė kokė . Kam pėrshtypjen dhe nga shenjat e di qė mė kanė goditur me cizme nė kokė . Mė pas mė kanė dėrguar nė njė objekt tė Policisė , ku mė kanė trajtuar mirė . Nė stacionin policor nuk mė kanė keqtrajtuar. Nė orė n 22:00 mė kanė liruar, pas diku 4 orė mbajtje”, ka thėnė Konjufca.
Numri dy i Kuvendit tė Kosovės ka thėnė se qeveria e ka treguar tė shtunėn se pė r t’ia liruar rrugėn Serbisė , ėshtė e gatshme tė shkelė mbi trupat e qytetarėve tė Kosovės. Konjufca ka konfirmuar pėr portalin Indeksonline gjithashtu se janė liruar tė gjithė deputetėt e Lėvizjes si dhe Shpend Ahmeti dhe Fisnik Ismaili.

BBC: Nė Kosovė, u arrestuan 5 deputetė
ereniku, 14 janar 2012
Ngjarjet e ditės sė shtunė nė Kosovė janė pėrshkruar edhe nė mediat ndėrkombėtare. Pothuajse tė gjitha mediat e fuqishme kanė raportuar pėr protestėn dhe pėrleshjen ndėrmjet policisė dhe Vetėvendosjes nė dy pikat kufitare.
Madje BBC i kushton njė pjesė tė rėndėsishme lajmit tė arrestimit tė pesė deputetėve tė Lėvizjes Vetėvendosje, nė mesin e tė cilėve edhe Nėnkryetari i Kuvendit tė Kosovės, nga radhėt e Vetėvendosjes, Glauk Konjufca.
Edhė agjencitė e tjera me rreth 70 artikuj, sikurse Reuters e AP e media tjera kanė raportuar gjatė tėrė ditės pėr ngjarjen.

Ramadani: Fajtor nuk ėshtė Vetėvendosja, por Serbia
ereniku, 14 janar 2012
Sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani ka thėnė se problemi nuk ėshtė tek Vetėvendosja, por tek strukturat paralele tė Serbisė.
Ai i ka gjykuar edhe zhivvilimet e sotme tek dy pikat kufitare dhe nuk ėshtė pajtuar me mėnyrėn e reagimit tė Policisė. "Personalisht mendoj se ne Kosovė nuk ėshtė problemi Vetevendosja!, por strukturat ilegale tė Serbisė. Nuk bėn tė rrihen brutalisht njerėzit kėshtu, pavarėsisht a kanė zgjedh mėnyrėn e duhur pėr tė protestuar. Sepse, mėnyrėn mė tė keqe e kanė zgjedhur serbėt nė veri...besoj kėtė e dinė tė gjithė", ka thėnė Ramadani pėr Indeksonline.

Mbi 140 tė arrestuar
ERENIKU: MEDIAT RAPORTOJNE TE DHENA SE:
- Intervenimi i Policisė sė Kosovės ndaj protestuesve tė Lėvizjes Vetėvendosje, tė cilėt ishin nisur nė drejtim tė vendkalimeve kufitare me Serbinė, nė Merdare dhe te Dheu i Bardhe, thuhet se rezultoi me arrestimin e mbi 140 protestuesve.
Zyrtarėt e Policisė sė Kosovės thanė se gjatė intervenimit ka pasur tė lėnduar, si nga ana e protestuesve ashtu edhe nga radhėt e pjesėtarėve tė policisė.
“Policia e Kosovės njofton se nė magjistralen Prishtinė - Podujevė janė arrestuar 112 persona kurse nė vendkalimin kufitar Dheu i Bardhė janė arrestuar 34 persona deri nė kėto momente”, bėri tė ditur Sadriu, duke shtuar se janė lėnduar 28 policė tė Policisė sė Kosovės.
Arrestimi i anėtarėve tė Vetėvendosjes u konfirmua dhe nga aktivisti Xhelal Sfeqla.
Emrat e konfirmuar (deri nė kėto momente) tė tė arrestuarve si dhe emrat e disa prej tė lėnduarve

1. Hysen Durmishi (Merdarė)
2. Salih Zyba (Merdarė)
3. Gani Krasniqi (Merdarė)
4. Naser Shatri (Merdarė)
5. Fisnik Ismajli (Merdarė)
6. Blerim Manqastena (Merdarė)
7. Durim Jasharaj (Merdarė)
8. Arbėr Zaimi (Merdarė)
9. Shpend Ahmeti (Merdarė)
10. Frashėr Krasniqi (Merdarė)
11. Naim Bunjaku (Merdarė)
12. Pėllumb Xharra (Merdarė)
13. Kushtrim Morina (Merdarė)
14. Liburin Aliu (Dheu i Bardhė)
15. Alban Krasniqi (Dheu i Bardhė)
16. Afrim Hoti (Merdarė)
17. Taulant Kurti (Merdarė)
18. Blerim Sallahu (Merdarė)
19. Visar Ymeri (Dheu i Bardhė)
20. Aida Derguti (Dheu i Bardhė)
21. Boiken Abazi (Dheu i Bardhė)
22. Ismajl Kurteshi (Dheu i Bardhė)
23. Albana Gashi (Merdarė)
24. Premton Ibėrdemaj (Dheu i Bardhė)
25. Glauk Konjufca (Dheu i Bardhė)
26. Bekim Zeqiri (Merdarė)
27. Gėzim Prestreshi (Merdarė)
28. Genc Musa (Merdarė)
29. Fidan Prokshi (Merdarė)
30. Petrit Bajraktari (Merdarė)
31. Bleron Azizi (Merdarė)
32. Fitim Rrahmani (Merdarė)
33. Nora Osmani (Merdarė)
34. Gėzim Hajdini
35. Dren Elshani (Merdarė)
36. Arlind Mangjuka (Merdarė)
37. Mirlinda Krasniqi (Merdarė)
38. Shpresa Sejdiu (Merdarė)
39. Pajtim Elshani (Merdarė)
40. Glauk Elshani (Merdarė)
41. Fidan Ademi (Merdarė)
42. Xhevdet Abazi
43. Kushtrim Avdimetaj (Merdarė)
44. Ilir Uka (Merdarė)
45. Fadil Hajdari (Merdarė)
46. Ibrahim Miftari (Merdarė)
47. Besim Ferizaj (Merdarė)
48. Arsim Termkolli (Merdarė)
49. Miftar Mehmeti (Merdarė)
50. Ilir Salihu (Merdarė)
51. Bekim Sylejmani (Merdarė)
52. Arbėr Hasanaj (Merdarė)
53. Arben Hasani (Merdarė)
54. Flamur Hasani (Merdarė)
55. Ahmet Hasani (Merdarė)
56. Gėzim Latifi (Merdarė)
57. Besart Shala (Merdaėr)
58. Jeton Shala (Merdarė)
59. Gėzim Jelliqi (Merdarė)
60. Halit Memaj (Merdarė)
61. Sabri Bajraktari (Merdarė)
62. Fanol Shala (Merdarė)
63. Agim Lajthiza (Merdarė)
64. Ilir Dibrani (Merdarė)
65. Gėzim Hyseni (Merdarė)
66. Shaban Feraj (Merdarė)
67. Sabri Hasani (Merdarė)
68. Erblin Alia (Merdarė)
69. Kushtrim Krasniqi (Merdarė)

Janė qindra tė lėnduar nga gazi lotsjellės.
Nė vazhdim janė emrat e protestuesve me lėndime tė rėnda fizike:
1. Glauk Konjufca
2. Hysen Kaqiku
3. Besfort Morina
4. Alban Jupolli
5. Burim Hoqa
6. Valdrin Ahmeti

Lėvizja VV lėshon komunikatėn e dytė
Saturday, 14 January 2012 17:13
Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka lėshuar njė komunikatė tė dytė si mė poshtė:
“Sot, mė 14 janar, aktivistė dhe qytetarė tė shumtė janė nisur pėr tė bllokuar paqėsisht pikat kufitare Merdarė dhe Dheu i Bardhė.
Pėrkundėr ndalesave tė shumta nga Policia e Kosovės, mijėra protestues kanė arritur nė afėrsi tė pikave kufitare Merdarė dhe Dheu i Bardhė. Policia e Kosovės ka vendosur shumė pika kontrolli me qėllim qė tė vėshtirėsojė dhe tė vonojė protestuesit qė t’i bashkohen protestės paqėsore.
Gjithashtu, autoritetet kufitare kanė provuar tė ndalojnė ardhjen e mbėshtetėsve tė protestės nga Tirana, ku ata kanė qėndruar nė zonėn neutrale pėr disa orė. Vendosmėria e tyre ka bėrė qė autoritetet kufitare t’jua lejojnė hyrjen nė Kosovė, dhe ata tani, janė duke udhėtuar pėr t’iu bashkangjitur protestės. Ndėrkohė qė njė grup i mbėshtetėsve tė protestės nga Maqedonia janė kthyer nė pikėn kufitare nė Glloboqicė, pjesa tjetėr e tyre kanė kaluar pikėn kufitare nė Han tė Elezit dhe i janė bashkangjitur protestės tek Dheu i Bardhė.

Rreth orės 14:00 afėrsisht 3.000 protestues janė mbledhur nė afėrsi tė pikės kufitare Dheu i Bardhė. Ata kanė arritur tė bllokojnė nė mėnyrė paqėsore njėrėn korsi tė rrugės pėr tė zbatuar reciprocitetin dhe po vazhdojnė protestėn.

Rreth orės 12:00 Policia e Kosovės ka filluar intervenimin e dhunshėm ndaj protestuesėve nė Besianė, tė cilėt ishin tė ulur nė tokė. Policia ka sulmuar protestuesit paqėsor duke pėrdorur sprucues, gaz lotsjellės dhe topa uji. Gjithashtu policia kanė ushtruar edhe dhunė fizike ndaj protestuesėve duke pėrdorur shufrat e gomės. Ėshtė konfirmuar qė katėr protestues janė nė QKUK. Ata janė: Hysen Kaqiku (1958), Besfort Morina (1988), Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983).

Gjatė intervenimit kujdestarėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! kanė punuar vazhdimisht pėr tė mbajtur nėn kontroll protestuesit, duke iu bėrė thirrje qė tė mos reagojnė ndaj provokimeve tė policisė.

Deri tani, kemi informacione se janė arrestuar rreth 50 protestues, por ne kemi vetėm emrat e tetė prej tyre:

-Hysen Durmishi,
-Salih Zyba,
-Gani Krasniqi,
-Naser Shatri,
-Fisnik Ismajli,
-Blerim Manqastena,
-Durim Jasharaj,
-Skėnder Merturi.


Pavarėsisht pėrpjekjeve tė Qeverisė pėr tė ndaluar protestėn paqėsore nė mbrojtje tė vendimit tė Kuvendit tė Kosovės pėr reciprocitet me Serbinė, protestuesit nuk janė zmbrapsur.

Nė kėto momente, protestuesit nė Besianė janė riorganizuar dhe po vazhdojnė protestėn paqėsore.

Lėvizja VETĖVENDOSJE! iu bėnė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė t’i bashkohen protestės qė t’ia marrim Serbisė pushtetin nė Kosovė.
Gjithashtu i bėjmė i thirrje Policisė sė Kosovės qė tė mos zbatojė urdhrat e padrejta tė Qeverisė sė Thaēit, por vendimin e drejtė tė Kuvendit.
14 janar 2012
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Sekretariati pėr Media dhe Komunikim”
Intervista:
/marrė nga kosovapress/ 

Nėse Serbia mendon tė rikthehet nė Kosovė, atėherė “Vetėvendosja” shndėrrohet nė mekanizėm ēlirimtar

Glauk Konjufca

Glauk Konjufca
- Njėri nga drejtuesit e Lėvizjes “Vetėvendosje!”, Glauk Konjufca, nė njė intervistė pėr Kosovapress ka thėnė se pjesėmarrja nė demonstratėn e 3 marsit do tė jetė edhe mė e madhe pėr faktin se me plumba dhe vrasje nuk mund tė ndalet shprehja e vullnetit politik tė popullit, pėrkundrazi kjo formė nxit mė shumė vendosmėrinė e pėr arritjen e synimeve. Sipas tij, demonstrata do tė jetė paqėsore sikurse kanė qenė deri tani dhe nuk do tė jetė pėr cak okupimi i institucioneve siē kanė propaganduar partitė politike pėr 10 shkurt.  

Kosovapress: Sa ėshtė pėrgatitur Lėvizja “Vetėvendosje!” pėr demonstratėn e 3 marsit?

Konjufca: Kemi bėrė pėrgatitjet e nevojshme pėr zhvillimin paqėsor tė demonstratės sė 3 marsit, pėrveē informimit tė aktivistėve dhe ndarjen e detyrave dhe pėrgjegjėsive pėr secilin nė lidhje me demonstratėn. Po ashtu kemi marrė edhe disa veprime tjera shtesė, siē ėshtė pėrpilimi i manualit pėr qėllimet politike tė demonstratės dhe si tė demonstrohet. Ky manual ėshtė shtypur nė disa dhjetėra mijėra kopje dhe do t’iu shpėrndahet demonstruesve dhe kėtė manual do tė publikojmė nė media njė ditė para demonstratės.  Kjo bėhet me qėllim qė tė jetė edhe njė element i kontrollimit sa mė tė mirė tė demonstratės dhe i parandalimit tė ēfarėdo infiltrimi tė mundshėm, nėse ka dikush qėllime tė kėqija pėr tė prishur skenarin tonė.

Kosovapress: Ēfarė moto ka demonstrata dhe cila do tė jetė kjo formė paqėsore e protestimit?

Konjufca: Paqėsore do tė jetė nė kuptimin qė nuk do tė lėndohet askush, cak i demonstratės nuk do tė jenė okupimi i institucioneve, siē kanė thėnė kėta institucionalistėt dhe partitė politike pėr 10 shkurt. Unė ju them se askush prej stafit njerėzor tė UNMIK-ut dhe institucioneve vendore nuk do tė rrezikohet. Pėrndryshe motoja e demonstratės ėshtė kundėr pakos sė Marti Ahtisarit dhe pėr vetėvendosje, pra kundėr Grupit Negociator, i cili po vazhdon negociatat me Serbinė dhe jemi kundėr ēfarėdo negociate para se tė realizohet vullneti politik i popullit. Pra, qėllimet politike janė qė tė njihet nė mėnyrė tė pakushtėzuar e drejta pėr vetėvendosje popullit tė Kosovės, e cila e drejtė duhet tė realizohet nėpėrmjet referendumit, ku tė gjithė qytetarėt do tė merrnin pjesė. Vetėm kjo mėnyrė do tė ishte njė rezultat, nga i cili  mandej do tė mund tė merrnin vizėn institucionet e vėrteta tė Kosovės pėr tė mbrojtur interesat e qytetarėve.    

Kosovapress: Pas 10 shkurtit ėshtė hera e parė qė “Vetėvendosja” takohet me Shėrbimin Policor tė Kosovės. A keni arritur ndonjė marrėveshje?

Konjufca: Jo nuk ka pasur marrėveshje, sepse me sa kam kuptuar unė policia nuk erdhi pėr tė arritur marrėveshje, por pėr t’u informuar me natyrėn dhe mėnyrėn e zhvillimit tė demonstratės. Nė atė takim SHPK-nė e kemi informuar aq sa e kemi informuar edhe popullin e Kosovės, qė nėpėrmjet mediave kemi treguar se demonstrata e 3 marsit nuk do tė ketė pėr qėllim hyrjen nė institucione apo okupimin e tyre. Pastaj ua kemi bėrė tė ditur trajektoren e marshit demonstrues paqėsor, pikėnisjen dhe pėrfundimin. Ndėrkohė qė pėrveē tė tjerave, skenari jonė do tė ketė edhe detajet e veta teknike, tė cilat nuk mund t’i bėjmė publike 100 pėr qind, sepse mendojmė se do tė mund tė shfrytėzoheshin qė tė pengohet demonstrata jonė pėr t’u realizuar. Pra, qėllimi jonė ėshtė qė tė realizohet skenari i Lėvizjes “Vetėvendosje”, sepse kjo ėshtė mėnyra mė e sigurt qė askush prej njerėzve tė mos pėsojė. 

Kosovapress: Do tė thotė ky takim se kemi filluar tė pranoni SHPK-nė si institucion?

Konjufca: Faktikisht ne mė parė pranojmė popullin si institucion. Institucioni i parė nė Kosovė duhet tė jetė vullneti i popullit, e qė aktualisht nuk ėshtė kėshtu. Meqė vullnetin e popullit ne e konsiderojmė institucionin kryesor, atėherė ēdo kush ėshtė pjesėtar i tij dhe nė tė ardhmen ka vendin nė gjirin e popullit. Prej kėtij populli janė edhe pjesėtarėt e SHPK-sė dhe ne kemi biseduar me ta vetėm se mendojmė qė si shqiptarė qė janė kanė pėrgjegjėsi morale qė gjatė zhvillimeve tė ardhshme tė dinė si tė veprojnė dhe nė momentin vendimtar tė pozicionohen nė anėn e popullit pėr vetėvendosje dhe kundėr pakos sė Ahtisarit. Pėrderisa ekziston kjo hapėsirė dhe kjo shpresė qė ata njė ditė do tė mund tė vetėdijesoheshin politikisht, do tė ekzistojė edhe hapėsira e komunikimit, por gjithmonė duke i respektuar kushtet tona, qė do tė thotė pa prezencėn e eprorėve tė tyre ndėrkombėtarė.

Kosovapress: Nga demonstrata e 10 shkurtit janė me dhjetėra tė plagosur dhe dy tė vdekur. Ēka nėse policia intervenon si atė ditė?

Konjufca: Asgjė, vetėm se unė mendoj se ky sistem i padrejtė ia pėrshpejton fundit vetvetes dhe definitivisht e motivon popullin edhe mė shumė pėr domosdoshmėrinė e ndryshimit tė kėtij regjimi tė padrejtė. Regjimi vetėm vazhdon tė tregojė fytyrėn e tij tė vėrtetė, pėrderisa kjo i ngrit tensionet dhe vjen deri tė njė vetėvrasje e kėtij sistemi.

Kosovapress: Doni tė thoni se tani keni pėrkrahje mė tė madhe?

Konjufca: Natyrisht qė do tė kemi, sepse prej se ėshtė krijuar “Vetėvendosja” nuk i ka rėnė pėrkrahja ndonjėherė, por nė vazhdimėsi jemi duke u rritur, aq mė tepėr qė tash po mbahen nė burg padrejtėsisht njerėzit qė demonstruan paqėsisht, ndėrsa nė burg do tė duhej tė ishin kriminelėt, ata qė plagosėn e qė vranė. Mirėpo kėto veprime kriminale tė kėtij regjimi edhe mė shumė i kanė bindur dhe i kanė qartėsuar politikisht njerėzit, prandaj mendoj se pjesėmarrja nė demonstratė do tė jetė edhe mė e madhe.

Kosovapress: Ju tani jeni para njė situate tė re, meqė ka edhe tė vdekur. Mendoni tė ndryshoni formėn e demonstrimit?

Konjufca: Jo nuk do tė ndryshojmė, por do tė vazhdojmė me kėtė formė paqėsore tė demonstrimit. Mirėpo, duhet tė dinė se asnjė populli nuk mundet pandėrprerė t’i shkelet vullneti politik, bile aty ku kanė filluar tė pėrdoren armėt kundėr popullit, vullneti i tij veē sa ėshtė forcuar edhe mė shumė. Sikurse ka ndodhur edhe nga pėrpjekja e Serbisė pėr tė na shtypur me armė, qė nxiti edhe mė shumė vendosmėrinė e popullit tonė pėr ēlirim.

Kosovapress: Meqė pritni pjesėmarrje mė tė madhe, sa ka rrezik qė demonstrata t’ju dalė nga kontrolli?

Konjufca: Nuk ma merr mendja qė do tė dalė nga kontrolli, sepse kemi bėrė pėrgatitjet e nevojshme, numri i kujdestarėve do tė jetė mė i madh, por edhe kemi vėrejtur se te demonstruesit ekziston njė gatishmėri tejet e lartė qė t’iu pėrmbahen skenarit organizativ tė Lėvizjes “Vetėvendosje!”. Dihet fare mirė se nė demonstratėn e 28 nėntorit gjithēka ka shkuar nėn kontrollin e duhur dhe ajo ēka ka ndodhur ka qenė e paraparė nė skenarin tonė, por kjo nuk ndodhi edhe me 10 shkurt, sepse policia e ndėrpreu marshin tonė me plumba dhe gjak. Ne jemi qė kjo tė mos pėrsėritet mė 3 mars dhe tė realizojmė skenarin tonė, ku masa do tė jetė e dėgjueshme ashtu siē ka qenė mė 28 nėntor.

Kosovapress: Bisedimet nė Vjenė janė para pėrfundimit dhe dokumenti i Ahtisarit nė mars pritet tė shkojė nė Nju Jork. Cili ėshtė efekti i demonstratave nė kėtė kohė dhe ēka mund tė ndryshohet me to?

Konjufca: Duhet tė pėrmend ato qė ka thėnė Ismail Qemajli, se njė popull qė hesht edhe vdes. Nė momentin qė Serbia po bėn demonstrata pėr tė riokupuar Kosovėn, ne duhet tė bėjmė demonstrata kundėr planeve tė Serbisė, si dhe kundėr pakos sė Ahtisarit qė pėrmban nė masė tė madhe kėto plane serbe pėr tė copėtuar Kosovėn nėpėrmjet decentralizimit, pėr tė zhdukur kulturėn dhe historinė tonė mesjetare si popull autokton i Kosovės. Ne mendojmė qė kėto plane duhet tė kundėrshtohet me demonstrata sa mė masive tė mundshme dhe prej tyre ka vetėm gjėra pozitive dhe asgjė negative pėr Kosovėn. Populli tregon nėpėrmjet kėtyre demonstratave qė ėshtė kėtu, qė ėshtė i zėshėm dhe qė nuk do tė pranojė ēfarėdo plani, pėrveē ato plane me tė cilat ai pajtohet. Ndėrsa kėta negociatorėt s’po e pyesin popullin me ēka pajtohet dhe me ēka nuk pajtohet, por po vendosin vetė me disa grupe qė kanė krijuar dhe popullit nuk po i jepet e drejta pėr tė shprehur mendimin e tij.

Kosovapress: Nga partitė politike qė bėjnė pjesė nė Grupin Negociator, jeni cilėsuar si njerėz ekstremistė, radikalė, tė papėrgjegjshėm qė po veproni kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Si i komentoni kėto?

Konjufca: Kėtyre njerėzve liria iu duket kategori radikale pėr arsye se ata tashmė kanė hequr dorė prej vullnetit tė popullit dhe janė absolutisht instrument i UNMIK-ut dhe i interesave tė caktuar tė disa ndėrkombėtarėve. Si tė tillė kėta negociator dhe parti politike, vullnetin e popullit e shohin si kategori tė skajshme, do tė thotė si diēka ekstreme, kurse pėr Lėvizjen “Vetėvendosje!”, realizimi i pakusht i tė drejtės sė popullit pėr vetėvendosje ėshtė njėra nga gjėrat mė normale dhe parakusht i demokracisė. 

Kosovapress: Janė disa demonstrues tė burgosur nė mesin e tyre edhe Albin Kurti. Kėto burgosje ju i keni cilėsuar si politike. A i keni vizituar ata, ēfarė trajtimi po iu bėhet?

Konjufca: Disa prej tė arrestuarve qė u patėn dėnuar me nga 40 dhe 15 ditė burg po vuajnė dėnimin, ndėrsa shpesh herė nė burgje ka pasur raste tė provokimit tė hapur nga institucionet e burgut. Kemi pasur pėrsėritjen e fenomenit tė ofrimit nė shujta tė produkteve serbe, por aktivistėt kanė refuzuar kėto produkte duke kushtėzuar me grevė urie dhe mandej drejtoria e burgut ka vendosur qė tė heqė kėto produkte tė Serbisė. Ndėrsa sa i pėrket Albin Kurtit, ju e dini qė vetėm iu ka vazhduar paraburgimi prej 30 ditėve dhe tani ėshtė nė burgun e Pejės. Ne nuk kemi shkuar ta vizitojmė, sepse nevojitet njė vendim special i gjykatės, e ne nuk mund tė marrin vendime tė tilla prej institucioneve qė nuk janė tė popullit, por kam pėrshtypjen qė edhe Albinit nuk do t’i vinte mirė tė bėnim njė gjė tė tillė.  

Kosovapress: A keni pėrkrahjen e organizmave tjerė politik dhe shoqėror tė Kosovės pėr demonstratėn e 3 marsit?

Konjufca: Sa mė lart qė ngjitesh nė parti politike pėrkrahja ėshtė mė e vogėl, kurse nė majėn e kėsaj piramide ne kemi kundėrshtarėt, mirėpo sa mė poshtė kėsaj piramide partiake, baza e anėtarėsisė sė zakonshme nėpėr komuna dhe fshatra tė ndryshme ėshtė shumė e madhe, sepse nuk janė tė afėrt me krerėt e kėtyre partive. Kėta njerėz na ndihmojnė nė mėnyra tė ndryshme dhe marrin pjesė nė masė tė madhe nė demonstratat tona, por mė shumė do tė marrin pjesė nė tė ardhmen, sepse fenomeni i shkėputjes sė krerėve tė partive politike prej popullit po rritet. Meqė kėtyre negociatorėve nuk ėshtė duke iu interesuar dhe mbrojtur interesin politik tė popullit, kėta njerėz qė kanė votuar ndonjėherė pėr ndonjė parti politike po ofrohen me Lėvizjen “Vetėvendosje!”.

Kosovapress: Ju thatė se nuk keni arritur ndonjė marrėveshje me policinė. Ēka nėse bllokohet rruga si mė 10 shkurt dhe nuk lejohet marshimi i protestuesve?

Konjufca: Nėse policia do tė bllokojė rrugėn, unė mendoj se aktivistėt do tė duhej tė synonin ta merrnin rrugėn, sepse ajo ėshtė hapėsirė elementare publike ku masa ka tė drejtėn e demonstrimit. Kjo pėr faktin se mandej nuk na mbetet ndonjė vend tjetėr ku do tė mund tė demonstronim, por me kėtė veprim ky regjim politik qė ėshtė antidemokratik shndėrrohet nė tiranik, e cila ėshtė faza mė e rėndė e njė diktature, sepse qytetarėve pėrpos qė iu mohohet vullneti politik, mohohet edhe e drejta njė elementare civile me tė cilėn kthehemi nė shekujt e mesjetės. Mirėpo kjo do tė pėrshpejtojė fundin e kėtij procesi politik, sepse pakėnaqėsia ėshtė nė rritje tė madhe.

Kosovapress: Deri kur do tė demonstroni dhe a ėshtė kjo mėnyra e vetme pėr realizimin e synimeve qė ka “Vetėvendosja”?

Konjufca: Ne do tė demonstrojmė deri nė momentin kur tė tjerėt tė na pranojnė tė drejtėn tonė si popull, pėr tė shprehur tė papenguar mendimin dhe vullnetin tonė politik, dhe tė ndėrtojmė institucione tė cilat janė reflektim i kėtij vullneti. Mendojmė qė kjo ėshtė njėra ndėr format e domosdoshme tė konfirmimit dhe imponimit tė vullnetit politik tė popullit. Natyrisht qė kėtė e kemi thėnė edhe me parė, se nė raport me pushtetin e brendshėm shfaqin vullnetin tonė nė kėtė mėnyrė, pra me demonstrata paqėsore, por nėse mendon Serbia qė nė Kosovė mund tė rikthehet prapė, atėherė Lėvizja “Vetėvendosje!” automatikisht shndėrrohet nė mekanizėm ēlirimtar dhe do tė kėrkojė prej popullit mobilizim tė pėrgjithshėm. /Intervistoi: Kreshnik Llabjani/marrė nga kosovapress/.


Dy me njė?
Mė mirė ėshtė tė mos na njohė fare Serbia e tė mos kemi ulėse nė OKB, por as tė mos kemi ndarje tė brendshme nė Kosovė, sesa anasjelltas. Nuk ėshtė thelbėsore se kur do tė nisin shtetet e mbetura tė Ballkanit perėndimor tė integrohen nė BE, por ēfarė do tė ngjajė para integrimit e pėrgjatė rrugės drejt integrimit. Kosova, Shqipėria dhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, duhet t’ia bėjnė tė qartė faktorėve ndėrkombėtarė qė integrimi duhet tė jetė i njėkohshėm dhe se nuk janė dakord me hyrjen e Serbisė nė BE para Shqipėrisė dhe Kosovės.

Tomislav Nikoliqi e vuri popullin serb para zgjedhjes: ose BE-ja, ose Kosova. Tomislav Nikoliqi i humbi zgjedhjet. Ai po bėnte fushatė me zgjedhjen e tij (Kosovėn) nė kuadėr tė zgjedhjes qė ai besonte se ndodhet para popullit serb (ose BE-ja, ose Kosova). Nė pranverėn e vitit 2008, zgjedhjet nė Serbi i fitoi Boris Tadiq, i cili vazhdon tė jetė kryetar i Serbisė.

Mirėpo, pse fitoi Boris Tadiqi? Pėr shkak se ishte proevropian? Sepse, ndryshe prej Nikoliqit, ishte pėrcaktuar pėr BE-nė? Aspak. Boris Tadiq fitoi meqė e refuzoi dilemėn qė e ngriti Nikoliq. Tadiq nuk e zgjodhi BE-nė, pėr dallim nga Nikoliq qė e zgjodhi Kosovėn, por ai e zėvendėsoi operatorin OSE me atė DHE. Nuk u pėrcaktua pėr BE-nė nė udhėkryqin e Nikoliqit ‘BE-ja OSE Kosova’, por e shpalli inekzistent atė udhėkryq, duke i marrė vetėm elementet e tij, tė cilat i vendosi nė njė marrėdhėnie komplemetare: ‘BE-ja DHE Kosova’.

Boris Tadiqi e kishte kuptuar mirė se Perėndimi nuk po i bėnte trysni serioze Serbisė pėr ta pranuar Kosovėn, ndėrkohė qė ia linte shtegun hapur asaj pėr nė BE (sigurisht me qėllimin qė ta largojė Serbinė prej Rusisė). Tadiqi nuk e lėshoi shansin. Popullit serb i tha qė Serbia mund ta ketė edhe BE-nė, edhe Kosovėn. Dhe, siē e dimė, Tadiqi fitoi. Vetėm pėr shkak se nuk e pėrjashtoi BE-nė, anipse e donte Kosovėn jo mė pak se Nikoliqi, ai u bė kryetar i Serbisė. Pasoi mbivlerėsimi i dytė kapital qė Perėndimi ua bėri ndryshimeve nė Serbi. Pas mbivlerėsimit tė zėvendėsimit tė Milosheviqit me Koshtunicėn nė tetor tė vitit 2000, u mbivlerėsua edhe zėvendėsimi i Koshtunicės me Tadiqin. Tė gjithėve na kujtohet Javier Solana kur s’pėrmbahej dot nga gėzimi qė dėshironte ta ndante me tė gjithė me rastin e fitores sė Tadiqit.

Nė Serbi realisht nuk ka parti tė majta, kurse liberalėt i marrin rregullisht vetėm pak pėrqind. Nė Serbi nuk ka trashėgimtar tė Dimitrije Tucoviqit e pothuajse as tė Vladimir Jovanoviqit e Milan Piroqancit. E gjithė skena politike atje ėshtė e trashėgimisė sė Nikola Pashiqit: orientim nacional-shovinist, i cili hegjemonisė serbe ia ndryshon vetėm petkun kohė pas kohe. Por, cili ėshtė petku mė i ri i aspiratave tė Serbisė? Cilat janė synimet konkrete tė Serbisė sė sotme, tė Serbisė sė Boris Tadiqit? Duke lexuar dhe analizuar deklaratat e tij dhe tė zyrtarėve tė tjerė tė lartė serbė, duket qė Serbia deri nė vitin 2013 apo 2015 i ka tri qėllime kryesore politike qė lidhen me Kosovėn. Serbia dėshiron qė:
1) Tė mos detyrohet ta pranojė Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur;
2) Ta sajojė njė entitet autonom serb brenda Kosovės tė ngjashėm me Republikėn Serbe nė Bosnje;
3) Tė bėhet anėtare e BE-sė (gjithsesi para Kosovės).

Kur i kemi parasysh edhe qėndrimet ndėrkombėtare dhe rregullat e BE-sė, nuk duket qė ėshtė reale tė pritet qė Serbisė t’i pėrmbushen tė trija kėto objektiva afatmesme. Mirėpo, edhe nėse plotėsohen cilatdo dy prej kėtyre, kjo do tė paraqesė fitore tė madhe pėr Serbinė dhe lajm tė keq pėr Kosovėn.

Rreziku mė i madh pėr Kosovėn ėshtė nėse nga kėto tri aspirata, Serbisė i plotėsohen e dyta dhe e treta. Njė situatė e kėtillė pas katėr a pesė vjetėve ėshtė shumė e mundur. Po qe se i kujtojmė deklaratat e nėnpresidentit amerikan Joseph Biden (pėr ‘pavarėsinė e pakthyeshme’ dhe atė tjetrėn se ‘Kosova nuk do tė ndahet’) si dhe zėrat nga Brukseli pėr perspektivėn evropiane tė Serbisė, bėhet e qartė qė pėrmbushja e objektivit dy dhe tre tė Serbisė nė lidhje me Kosovėn paraqet kėrcėnim serioz. Pra, Serbia do tė mund ta pranojė Kosovėn e pavarur pas disa viteve, porse pėr shpėrblim asaj mund t’i lejohet sajimi i njė Republike Serbe brenda Kosovės dhe anėtarėsimi nė BE para Kosovės. Kombinimi i ‘pavarėsisė sė pakthyeshme’ (Biden) me tolerimin e Serbisė qė hėpėrhė tė mos e njohė pavarėsinė (sėrish, Biden), rezulton me pavarėsinė e pakthyeshme tė Kosovės qė Serbia e njeh mė vonė. Ndėrkaq, deklarata qė ‘Kosova nuk do tė ndahet’ tregon qė Joseph Biden konsideron qė Kosova sot nuk ėshtė e ndarė. Ashtu sikurse qė pėr Bosnjen e ndarė pėrbrenda nė dy entitete thonė se nuk do ta lejojnė ndarjen, ngjashėm po sillen edhe pėr rastin e Kosovės. Kemi tė bėjmė me dy kute tė ndryshme: gjersa pėr neve dallimi cilėsor ėshtė ndėrmjet Kosovės sė ndarė nė terren (siē e kemi tashmė), nė njėrėn anė, dhe integrimit tė veriut dhe enklavave, nė anėn tjetėr, pėr ndėrkombėtarėt dallimi ėshtė ndėrmjet ndarjes dhe ndarjes sė brendshme – p.sh., nė rastin e Bosnjes, ndėrmjet shpartallimit tė Bosnjes dhe Bosnjes sė tillė ēfarė ėshtė sot. Sėkėndejmi, pėr ndėrkombėtarėt njė autonomi territoriale serbe brenda Kosovės me tė drejtė vetoje ende nuk paraqet njė Kosovė tė ndarė.

Serbia sigurisht do qė Republika Serbe nė Bosnje t’i bashkohet asaj, mirėpo edhe kontrolli i tėrė Bosnjes nėpėrmjet elementit serb atje ėshtė mjaft i volitshėm pėr Serbinė. Fundja, pasojat e kėsaj po i ndjen edhe Kosova: mosnjohja e pavarėsisė nga Bosnja e deri te pengesat nė qarkullim tė njerėzve e tregti tė mallrave janė pasojė e vetos sė Republikės Serbe atje. E njėta gjė do tė mund tė pėrsėritej edhe nė Kosovė nėse vazhdohet me kėtė nonshalancė tė institucioneve tė Kosovės – edhe nė Kosovė Serbia do ta zėvendėsojė ndarjen e Kosovės me ndarjen e brendshme tė Kosovės, gjė qė i ofron Serbisė kontroll mbi Kosovėn nėpėrmjet vetos sė serbėve lokalė.

Pėr mė keq se kaq, me qėllim qė e gjithė kjo t’i shitet popullit sa mė kollaj, fitorja 2:1 pėr Serbinė do tė mund tė tempohej asisoj qė tė tre golat tė ngjajnė brenda njė periudhe tė shkurtėr. Pra, Serbia e sajon entitetin autonom territorial brenda Kosovės, por nė tė njejtėn kohė e njeh Kosovėn e pavarur e cila bėhet anėtare nė OKB, porse Serbia hyn edhe nė BE. Nė kėtė mėnyrė Serbia do tė mund ta kushtėzonte Kosovėn edhe nga lart, edhe nga poshtė: me veton e autonomisė sė serbėve nė Kosovė (sikurse Bosnjen me veton e Republikės Serbe atje), dhe me veton e saj nga lartėsia e vendit anėtar tė BE-sė (sikurse Sllovenia qė ia bėn Kroacisė e Greqia Maqedonisė).

Megjithėkėtė, pse duket qė Boris Tadiqi thuajse nuk po i jep aq zor krijimit tė Republikės Serbe nė Kosovė? Sepse, aktualisht, po i jep zor decentralizimit Sadri Ferati, ky ministri ynė qė thotė ‘unė vetėm po e zbatoj ligjin’. Boris Tadiqi, gjersa vazhdon t’i financojė strukturat e Serbisė nė Kosovė, po pret qė njėherė Sadri Ferati t’ia zbatojė decentralizimin, nė mėnyrė qė ky pastaj ta bėjė vetėm edhe njė mbindėrtim tė vockėl nė formėn e kantonizimit tė Kosovės dhe, asisoj, Republika Srpska 2 nė Ballkan do tė jetė gati. Gjithsesi, mė mirė ėshtė tė mos na njohė fare Serbia e tė mos kemi ulėse nė OKB, por as tė mos kemi ndarje tė brendshme nė Kosovė, sesa anasjelltas.

Nuk ėshtė thelbėsore se kur do tė nisin shtetet e mbetura tė Ballkanit perėndimor tė integrohen nė BE, por ēfarė do tė ngjajė para integrimit e pėrgjatė rrugės drejt integrimit. Kosova, Shqipėria dhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, duhet t’ia bėjnė tė qartė faktorėve ndėrkombėtarė qė integrimi duhet tė jetė i njėkohshėm dhe se nuk janė dakord me hyrjen e Serbisė nė BE para Shqipėrisė dhe Kosovės. Pėr fillim, meqė Serbia nuk e njeh Kosovėn dhe nė kushtetutėn e saj thuhet qė Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, Kosova (por edhe Shqipėria) do tė mund tė kalonin nė kuvendet e tyre nga njė rezolutė pėrmes sė cilės e sqarojnė se nuk e njohin Republikėn e Serbisė (pėrkatėsisht e tėrheqin njohjen e saj). (Albin Kurti)/20 Jun 2009/V.I.

Hajde me shuplaka

12.06.2009
nga Albin Kurti
Tė hėnėn, Martti Ahtisaari vjen nė Prishtinė. Nuk e dimė se kė krejt do ta takojė dhe ēfarė ai do tė bėjė e thotė nė Kosovė. Por, sikurse edhe shumė pashallarė, vezirė e sulltanė tė tjerė para tij, e tė cilėt kėsaj radhe na vijnė ...

... nga perėndimi e jo nga lindja si dikur, ai do ta mbajė njė fjalim nė njė seancė gjithsesi solemne tė Kuvendit tė Kosovės. Nga deputetėt e Kosovės nuk kėrkohet tė thonė ose bėjnė asgjė pėrveēse tė jenė tė gatshėm, si pėrherė, pėr duartrokitjet e tyre. Pas fjalive tė caktuara tė Martti Ahtisaarit atyre do t’u jepet sinjali qė tė duartrokasin: ndonjėherė ca mė gjatė, nganjėherė fare shkurtimisht, kurse, sė paku njė ose dy herė, edhe tė ngriten nė kėmbė gjersa duartrokasin.

Pieter Feith e Tina Kaidanow, tė ndjekur nga suflerėt e tyre Sejdiu e Thaēi, do ta kenė detyrėn e sinjalizuesit: ata e diktojnė momentin e fillimit tė duartrokitjes si dhe ritmin e saj, ashtu siē bėhet me audiencėn nė njė talk show. Ndėrkaq, duke pėrcaktuar se kur duhet ngritur nė kėmbė deputetėt dhe kur duhet ulur ata, do tė na e dhurojnė njė imazh qė i ngjan asaj valės sė tifozėve nė tribunat e stadiumeve tė futbollit. Deputetėt sigurisht qė e dėgjojnė Ahtisaarin porse ata, me shumė vėmendje, i shikojnė pikėrisht kėta katėr sinjalizuesit. Nganjėherė, deputetėve edhe u kthehet shikimi, lehtas dhe papritmas, mu sikurse te filmi i Ridley Scott, atėherė kur Hannibal Lecter (Anthony Hopkins) kthen kokėn pėr ta shikuar inspektorin Renaldo Pazzin (Giancarlo Giannini), nė skenėn kur ata ndjekin arien operistike “Vide Cor Meum” (libreto nga “La Vita Nuova” e Dantes).

Ministrat, nė momentet e qetėsisė, do tė jenė duke pohuar me kokė fjalimin e Ahtisaarit, dhe do tė duken si peshat e atij kandarit qė refuzon tė stabilizohet. Kurse, nė periudhėn tjetėr, duke u ndodhur prapa shpinės sė Ahtisaarit, ministrat pėr deputetėt shėrbejnė si pasqyra tė shenjave pėr duartrokitje tė katėr sinjalizuesve. Ministrat janė ajo banda qė me porosinė “hajde me shuplakė, hajde me shuplaka” e shndėrrojnė sallėn e kuvendit nė tubim njerėzish tė djersitur nga fėrkimi i sqetullave, tė mėrdhezur nė fytyrė nga temperatura e ngritur, dhe tė ngazėllyer nga valėzimet e dhjamit tė trupave tė tyre. Salla e Kuvendit tė Kosovės, kjo saunė e njerėzve me duar tė ėnjtura, ėshtė pasuruesi kryesor i spektaklit pėr Kosovėn e varfėr. Nga kėso njerėzish tė padinjitet e tė shitur pėr karrige e privilegje, popullit tė Kosovės, i duhet tė ndjehet i pėrfaqėsuar e i udhėhequr. Pra, janė kėta paria institucionale e Kosovės qė paguhen nga qytetarėt e Kosovės pėr t’u mashtruar e vjedhur prej tyre. Dhe, e gjithė kjo pari nuk ėshtė shitur pasi qė i ka marrė postet qė i gėzon tani, por para se t’i ketė marrė ato. Ata u shitėn pėr t’u ngjitur nė pozita, e zbritėn pazarin fare poshtė, dhe tash veēse vazhdojnė tė pėrulen pėr tė mbetur lartė aty ku janė.

Pėrderisa qytetarėt e Kosovės do ta pėrcjellin kėtė maskaradė prej kuvendi nėpėr televizione, nė tė vėrtetė, ėshtė Kosova ajo qė do shitet shpejt dhe kollaj si asnjėherė mė parė. Dhe atė, nė mėnyrė tė dyfishtė: territori i saj me decentralizimin e ministrit Sadri Ferati, kurse pasuritė e saj me privatizimin e ministrit Ahmet Shala. Sadri Ferati do qė tė sajojė komuna me shumicė serbe pa u njohur Kosova nga Serbia, pa u shpėrbėrė strukturat e saj nė Kosovė dhe pa u integruar veriu, ndėrsa Ahmet Shala do qė t’i shesė tė gjitha ndėrmarrjet shoqėrore e publike tė Kosovės ‘mė lirė se badihava’, pa i pyetur qytetarėt dhe pa i marrė njė herė ato 450 milionė tė ndėrmarrjeve tė shitura deri mė tani.

E drejta e vetos pėr deputetėt serbė nė Kuvendin e Kosovės qė do tė mund tė vazhdojnė tė dirigjohen nga Serbia, lidhjet horizontale ndėrmjet komunave me shumicė serbe dhe lidhjet e tyre vertikale me Beogradin, dhjetėra mijėra hektarė tokė brenda sė cilave do tė serbizohet trashėgimia kulturore ortodokse, shuarja e TMK-sė dhe njė FSK si aneks i policisė por pa tė drejtė intervenimi, pjesėmarrja nė borxhin e jashtėm tė Serbisė pa na i paguar ajo dėmet e luftės, dhe ICO-ja me fuqi ekzekutive mbi ēdo institucion tė Kosovės, qė tė gjitha kėto, janė peshqesh nga Plani i Ahtisaarit. Ky ėshtė njė ēmim aq i lartė pėr pavarėsinė saqė, nė fakt, nuk kemi tė bėjmė pėrnjėmend me pavarėsi. Kosova u shpall e pavarur porse kjo ėshtė njė pavarėsi pa substancė – pavarėsi pa sovranitet dhe integritet territorial, pavarėsi pa zhvillim ekonomik dhe me histori e identitet tė mohuar. Disi ngjashėm sikurse ta kishim kėrkuar njė gotė me ujė duke besuar qė kjo e nėnkupton ujin nė gotė, porse kemi fituar vetėm gotėn dhe shpresėn se do tė bjerė shi.

Tė hėnėn qė vjen, Martti Ahtisaari arrin nė Prishtinė pėr t’u duartrokitur nga ata qė realisht s’bėjnė punė tjetėr: deputetėt e Kuvendit tė Kosovės. Tė hėnėn qė vjen, Martti Ahtisaari do tė vijė e do tė shkojė. Ashtu sikurse edhe Joseph Biden dhe shumė tė tjerė para tij. Ne, qytetarėt e Kosovės, do tė vazhdojmė tė jetojmė nė kėtė mjerim prej nga nuk na nxjerr kush, nėse nuk e nxjerrim ne vetveten: duke u ngritur kundėr gjithė kėtyre padrejtėsive e poshtėrsive.


Arsyetimi ligjor per mospranimin e seances se mbyllur?

PARA PANELIT KĖSHILLDHĖNĖS PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT NĖ KOSOVĖ
THEMELUAR SIPAS RREGULLORES SĖ UNMIK-ut 2006/12

  NUMRI I RASTIT 04/07
MON BALAJ, [I VDEKUR]
ARBEN XHELADINI, [I VDEKUR]
ZENEL ZENELI, dhe
MUSTAFĖ NERJOVAJ
Paraqitės:

PARAQITJET PĖR TĖ DREJTĖN E SEANCĖS SĖ HAPUR NĖ EMĖR TĖ PARAQITĖSVE
19 MARS 2009
PAUL TROOP
JUDE BUNTING
Tooks Chambers
The Chambers of Michael Mansfield QC
8 Warner Yard
London EC1R 5EY
Telephone: 020 7841 6100
Facsimile: 020 7841 6199
Reference:


II. HYRJE
1. Aplikantėt kėrkojnė shtyerjen e seancės dėgjimore tė caktuar pėr 19 mars 2009. Pėr shkak tė vendimit shumė tė vonshėm tė Panelit pėr ta mbajtur seancėn private e jo publike, vendim ky i marrur nga Paneli njė natė para seancės, nuk ka qenė e mundur pėr Aplikantėt t’ia dorėzojnė kėtė kundėrshtim Panelit. Tash ėshtė po ashtu e vėshtirė pėr Panelin qė ta aranzhojė seancėn publike pėr rastin nė ditėn kur ajo ėshtė caktuar tė mbahet. Pėrkundėr kėtyre fakteve, Aplikantėt janė unanim nė dėshirėn e tyre tė fortė pėr tė pasur seancė publike pėr kėtė rast. Pėrderisa janė tė frustruar me shtyerjen e mėtejme, mė shumė do tė preferonin qė seanca dėgjimore tė shtyhet nė mėnyrė qė tė mundėsohet organizimi i seancės publike. Pėr kėto arsye, ky aplikacion kėrkon qė seanca e caktuar pėr 19 mars 2009 tė shtyhet dhe tė aranzhohet njė seancė tjetėr publike.

  2. Aplikantėt nuk do tė marrin pjesė nė seancė private dhe nuk ia kanė dhėnė lejen pėrfaqėsuesve tė tyre ligjor pėr tė marrė pjesė nė seancė tė mbyllur. Katėr personat e nominuar do tė marrin pjesė nė seancė vetėm sa pėr tė treguar respekt pėr Panelin dhe pėr t’i ndihmuar atij dhe pėrfaqėsuesve tė tyre ligjor nė aranzhimin e seancės publike. Megjithatė ata nuk pajtohen dhe nuk do tė marrin pjesė nė seancė tė mbyllur.

  III. FAKTET RELEVANTE
  3. Mė 29 tetor 2008, Paneli i ka informuar pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve se do tė ketė seancė tė hapur dėgjimore nė muajin janar tė vitit 2009, nė datėn dhe vendin qė do tė caktohet.

  4. Mė 7 nėntor 2008, z. Clutterbuck nga Paneli i informoi pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve se Paneli ka vendosur tė mbajė seancė publike dėgjimore nė njė datė qė do tė caktohet nė muajin janar 2009 dhe kėrkoi nga avokatėt e Aplikantėve qė tė tregojnė se cialt data do t’iu pėrgjigjeshin mė shumė atyre.

  5. Mė 13 nėntor 2008, pėrfaqėsuesi ligjor tė Aplikantėve kontaktuan me z. Clutterbuck nga Paneli duke kėrkuar nga ai qė tė jap indikacione se sa mund tė zgjasė seanca nė mėnyrė qė pėrfaqėsuesit ligjor tė aplikantėve ta kenė tė mundur tė tregojnė se nė cilat data nuk mund tė marrin pjesė, si dhe tė tregojė nėse Paneli do tė jap udhėzime pėr seancėn dėgjimore.

  6. Pasi qė nuk kishin marrė pėrgjigje nė kėrkesėn e tyre, mė 14 dhjetor 2008, pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve e pyetėn z. Clutterbuck nga Paneli nėse ka ndonjė informatė pėr sa i pėrket datės sė seancės publike. Mė 5 dhjetor 2008, z. Clutterbuck deklaroi se ai nuk ishte duke u marrė mė me rastin dhe i kėshilloi pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve ta kontaktojnė z. Ryan tė Panleit. Nė ditėn e njėjtė pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve kontaktuan z. Ryan i cili deklaroi se seanca publike dėgjimore ėshtė caktuar pėr 15 janar 2009. Kjo datė ėshtė caktuar pa i konsultuar pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve dhe ishte datė kur asnjė prej tyre nuk ishte i lirė pėr shkak se kishin zotime tė paracaktuara profesionale pėr atė ditė.

  7. Mė 14 janar 2009, Paneli i informoi pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve se seanca publike dėgjimore do tė mbahet tė enjten mė 19 mars 2009

  8. Pėrmes letrės qė mbanė datėn 27 janar 2009, e cila ka arritur pėrmes postės elektronike nė ditėn pasuese, pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve kanė marrė njoftimin formal se Paneli ka vendosur qė ta mbajė seancėn dėgjimore publike tė enjten mė 19 mars 2009.

  9. Mė 3 mars 2009, Paneli i shkroi pėrfaqėsuesve ligjor tė Aplikantėve pėr t’ua konfirmuar se seanca publike dėgjimore do tė mbahet mė 19 mars 2009 dhe se vendi i mbajtjes sė kėsaj seanca do tė konfirmohet sė shpejti.

  10. Mė 12 mars 2009, Paneli i informoi pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve se seanca do tė mbahet nė Auditoriumin e EULEX-it, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinė, siē ėshtė quajtur mė parė Salla e Kinemasė dhe Selia kryesore e UNMIK-ut.

  11. Nė ora 11:16 mė 18 mars 2009, njė ditė para datės sė mbajtjes sė seancės, pa njoftim apo konsultė paraprake, dhe pa i dhėnė fare mundėsi Aplikantėve qė tė japin mendimet e veta, Paneli i informoi pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve se seanca do tė jetė e mbyllur. Komunikata pėr shtyp e cila ishte lėshuar pėr kėtė ndryshim i ishte bashkėlidhur kėsaj informate. Nė tė shkruhej, inter alia:
“Seanca ka qenė dashur tė mbahet nė Sallnė e Kinemasė nė ish Selinė kryesore tė UNMIK-ut, tash nėn pėrgjegjėsinė e EULEX-it. Paneli ka qenė i informuar se EULEX-i e ka tėrhequr pranimin e tij pėr ta mbajtur seancėn aty, pėr shkak se nuk mund tė garantojė pėr sigurinė para, gjatė dhe pas seancės. Pėr mė tepėr Paneli ėshtė njoftuar nga UNMIK-u se bazuar nė vlerėsimet e veta tė gjendjes sė sigurisė, nuk mund tė garantojė sigurinė as nė ndonjė vend tjetėr tė propozuar si alternativė nga Paneli. Fatkeqėsisht seanca dėgjimore nuk mund tė mbahet siē ishte planifikuar. Paneli e ka konsideruar ēėshtjen dhe ka vendosur se, pavarėsisht pengesės sė shfaqur, seanca duhet tė mbahet sipas orarit. Megjithatė, nė rrethanat aktuale Paneli ėshtė i detyruar qė tė konkludojė se ballafaqohet me rrethana tė jashtėzakonshme, dhe se Neni 16.1 i Rregullores 2006/12 pėr Themelimin e Panelit Kėshildhėnės pėr tė Drejtat e Njeriut thotė si vijon: “Seancat dėgjimore tė Paneli Kėshildhėnės do tė jenė tė hapura pėrveē nėse Paneli vendos ndryshe nė rrethana tė jashtėzakonshme.”, qė e shtyn Panelin tė vendos se seanca dėgjimore nuk do tė jetė e hapur.
Seanca dėgjimore do tė mbahet siē planifikuar tė enjten mė 19 mars 2009 nė ora 10:00. Vendi i mbajtjes sė seancės do tė jetė dhoma e mbledhjeve tė Panelit. Hyrja do t’u lejohet vetėm palėve dhe pėrfaqėsuesve tė tyre.”

  12. Dhoma e mbledhjeve tė Panelit gjendet nė Selinė Administrative tė UNMIK-ut.

  13. Nė ora 12:42, Paneli i informoi pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve se “UNMIK-u nuk e lejon publikun tė marrė pjesė nė seancė” kėshtu qė vetėm katėr personat aplikues do tė lejohen tė marrin pjesė nė seancė, ku nuk do tė lejohen madje as familjet.

  14. Nė ora 12:54, pėrfaqėsuesit ligjor tė Aplikantėve i shkruan Panelit ku thanė:
”Ju faleminderit pėr njoftimin tuaj. Ne do tė takohemi me Aplikantėt sot nė ora 17:00. Nė mėnyrė qė ata tė jenė nė gjendje tė vendosin se si tė vazhdojmė tutje, do tė ju ishim mirėnjohės nėse do tė na jepni mė shumė informata. Sikur qė Paneli e di, e drejta nė seancė publike ėshtė e drejtė themelore qė mund tė mos respektohet vetėm nė rrethana tė limituara, tė jashtėzakonshme, dhe nėj e drejtė e cila ėshtė shumė e rėndėsishme pėr aplikantėt individual, posaēėrisht kur e kemi parasysh natyrėn e rastit tė tyre.
Pėrderisa Paneli sigurisht qė i ka marrė vlerėsimet e UNMIK-ut dhe EULEX-it pėr sigurinė, ne ende nuk i kemi parė kėto. Do tė kishte qenė ndihmė pėr ne nėse kėto vlerėsime do tė na jipeshin nė mėnyrė q tė jemi nė gjendje tė vendosim nėse do tė bėjmė apo jo paraqitje nė Panel nėse seanca e mbyllur duhet tė mbahet. Posaēėrisht do tė ju ishim mirėnjohės pėr vlerėsimin e sigurisė tė bėrė nga UNMIK-u dhe korrespodencėn tjetėr mė tė. Duket e ēuditshme tė mos ketė njė vend nė Kosovė tė cilin UNMIK-u nuk mund ta konsiderojė tė sigurtė. Siē jeni nė dijeni, ne nuk jemi konsultuar e as qė na ėshtė dhėnė rasti tė paraqesim mendimet tonė para se tė merret ky vendim. Aktualisht nuk juemi nė dijeni se ka ndonjė brengė pėr sigurinė.

  Informatat pėr vendet tjera tė mundshme pėr mbatjtjen e seancės do tė kishin qenė po ashtu tė dobishme. Siē mund tė jetė nė dijeni Paneli, pėr arsye tė objektivitetit dhe pėr t’iu shmangur dukjes sė anshmėrisė, do tė preferonim qė seanca tė mos mbahet nė ndėrtesėn e Pėrgjegjėsit nėse kjo ėshtė e mundur.

  Po ashtu do tė kishte qenė e dobishme qė t’i kemi informatat tė cilat do ta zvogėlonin mungesėn e seancės sė hapur nėse seanca e mbyllur ėshtė e paevitueshme. Per shembull, gjykatat dhe tribunalet tjera kur kanė brenga pėr sigurinė ofrojnė seanca publike duke lejuar transmetimin e seancės, pėrmes internetit ose pėrmes transmetuesve publik.

  Nėse i ndihmon sado pak Panelit, unė dhe z. Bunting mund tė jemi fleksibil pėr t’i lehtėsuar aranzhimet alternative. Ne do tė kthehemi tė shtunėn, por mund tė marrim pjesė nė njė ora tjetėr gjatė sė enjtes, edhe nė mbrėmje, ose nė ēfarėdo kohe gjatė sė premtes.

  Pres pėrgjigje nga ju sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur.”

  15. Nė ora 15:35, Paneli ua dėrgoi kėtė pėrgjigje pėrfaqėsuesve ligjor tė Paraqitėsve:
“Paneli ėshtė i vetėdijshėm pėr faktin se, kur vendos pėr tė mbajtur seancė dėgjimore (gjė qė i lihet atyre nė diskrecion), seanca do tė jetė publike, pėrveē nė rrethana tė jashtėzakonshme. Nė kėtė rast, Paneli ka vendosur se seanca do t’i shėrbejė interest tė drejtėsisė. Deri vonė, nuk ka pasur rrethana tė jashtėzakonshme, dhe Paneli ka punuar nė bazė tė asaj se seanca do tė jetė e hapur.

  Kemi kėrkuar njė vend tė pėrshtatshėm. Opcione tė ndryshme janė trajtuar. Paneli ėshtė njoftuar tash sė voni pėr gjetjet e autoriteteve kompetente se pėr arsye tė sigurisė seanca nuk mund tė jetė e hapur nė asnjė prej vendeve tė propozuara. Paneli nuk mund t’i mėdysh kėto gjetje. As qė mund t’i injorojė ato. Marrė parasysh kohėn e shkurtėr qė ka mbetur para mbajtjes sė seancės, Paneli ėstė ballafaquar me dy opsione: tė mbajė seancė tė mbyllur, pėr tė cilėn beson se nuk ka brenga sigurie, ose ta anulojė seancėn.

  Paneli ka vendosur pėr seancėn e mbyllur. Kjo seancė do t’ia mundėsojė Panelit pėr tė marrė disa qartėsime pėr ēėshtjet ligjore dhe faktike pėr rastin, dhe nė kėtė mėnyrė tė vazhdojė t’i shėrbejė drejtėsisė. Paneli nuk mund tė mos marrė parasysh ekzistimin e rrethanave tė jashtėzakonshme, qė ia pamundėsojnė mbajtjen e seancės sė hapur.

  Paneli nuk e kupton se si seanca nė zyren e tij mund ta krijojė pėrshtypjen e mungesės sė paanshėmrisė. Ėshtė praktikė e zakonshme pėr gjykatat ose komisionet pėr aneksa tė mbajnė seanca nė ndėrtesat ku ata i kanė zyret.

  Paneli e ka marrė nė konsideratė kėrkesėn tuaj pėr t’i lejuar mediat ta transmetojnė seancėn. Meqenėse rrethanat e jashtėzakonshme e kanė shtyrė Panelin pėr tė vendosur ta mbajė seancėn e mbyllur, nuk ka hapėsirė pėr ta bėrė kėtė.

  Transmetimi i seancės do tė kishte qenė i pranueshėm nė rast tė seancės sė hapur, por kjo ėshtė nė kundėrshtim me idenė e seancės sė mbyllur.”

  IV. LIGJI RELEVANT

  A. Rregullorja e UNMIK-ut Nr 2006/12

  16. Neni 14 i Rregullores 2006/12, thotė:

“Seancat verbale
Kur ėshtė nė interes tė drejtėsisė Paneli kėshilldhėnės mban seanca verbale.”

17. Neni 16 thotė:
“Seancat publike dhe qasja nė dokumentet e deponuara nė Panelin kėshilldhėnės
  16.1 Seancat e Panelit kėshilldhėnės janė publike pėrveē nė rastet e jashtėzakonshme kur Paneli kėshilldhėnės vendos ndryshe.”

  B. Rregullat e Procedimit tė Panelit Kėshilldhėnės pėr tė Drejtat e Njeriut

18. Rregulla 34 e Rregullave tė Procedimit thotė:

  “2. Paneli mund tė vendos, ose mbi kėrkesėn e njė pale apo me propozimin e saj, tė mbajė njė seancė mbi meritat nėse e konsideron se kėtė e kėrkon shkarkimi i funksioneve tė saj nėn Rregulloren 2006/12.”

  19. Rule 40 states:
“Karakteri publik i seancave
Nė pajtim me nenin 16.1 tė Rregullores Nr. 2006/12, seancat duhet tė bėhen nė publik, vetėm nėse Paneli nė situata tė jashtėzakonshme vendos ndryshe.”

  20. Rule 49 sets out:
“Ēėshtjet qė nuk rregullohen nga Rregullat e Procedimit
Ēėshtjet jo tė qeverisura nga Rregullat e tanishme procedurale duhet tė vendosen nga Paneli, cilat duhet tė bazojnė vendimin tyre nė dispozitat e Rregullorės Nr. 2006/12 dhe, aq sa ėshtė e mundur, nė rregullat e Gjykatės tė Gjykatės Evropiane tė Drejtave tė Njeriut.” (kursivet tonat)

  C. Rregulloret e Gjyqėsore tė Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e njeriut 21. Rregullorja 63 e Rregulloreve Gjyqėsore tė Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut ofron: “Karakterin Publik tė shqyrtimit

  1. Shqyrtimet/seancat duhet tė jenė publike sipas paragrafit 2 tė kėsaj rregullore, pėveē nėse Oda nė rrethana tė veēanta vendos ndryshe, qoftė nga propozimi i vet saj ose me kėrkesė tė njė pale ose tė ndonjė personi tjetėr qė ka lidhje.

  2. Shtypi dhe publiku mund tė pėrjashtohėn nga e gjitha ose nga njė pjesė e shqyrtimit/seancės nė interes tė moralit, rendit public ose sigurisė nacoinale nė njė shoqėri demokratike, ku ketė e kėrkojn interesat e tė miturve ose mbrojtja e jetės private tė palėve, ose nė masėn e domosdoshme sipas mendimit tė Odės nė rrethana tė veēanta ku publikimi do tė dėmtonte interesin e drejtėsisė.”

  3. Ēfarėdo kėrkese pėr shqyrtim qė mbahet nė kamerė sipas paragrafit 1 tė kėsaj Rregullore duhet tė pėrfshijė arsyet dhe tė specifikoi nėse kjo ka tė bėjė me tė gjihtė ose vetėm me njė pjesė tė shqyrtimit/seancės.” (kursivet tonat.)

  D. Konventa Evropiane e tė drejtave tė njeriut

  22. Ėshtė e qartė se Rregulla 63 e Rregullave gjyqėsore tė Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut substancialisht reflekton Nenin 6 tė Konventės ndėrkombtare e cila konstaton: “Nė pėrcaktimin e tė drejtave dhe obligimeve tė tij civile ose tė ndonjė dėnimi penal kundėr tij, secili ka tė drejtė nė korrektėsi dhe seancė publike brenda njė kohe tė arsyeshme nga njė tribunal i pavarur dhe i paanshėm i themeluar me ligj. Gjykimi duhet tė shqiptohet publikisht por shtypi dhe publiku mund tė pėrjashtohen nga i tėrė gjykimi ose nga njė pjesė e tij nė interes tė moralit, rendit publik ose sigurisė kombėtare nė njė shoqėri demokratike ku interesat e te miturve ose mbrojtja e jetės privatė tė palėve e kėrkon ketė, ose nė masėn e domosdoshme sipas mendimit tė gjykatės nė rrethana special ku publikimi mund ta paragjykojė interesin e drejtėsisė.” (kursivet tonat.)

  23. Neni 10 i Konventės ėshtė gjithashtu relevant dhe ofron:

  “1. Secili ka tė drejtėn pėr liri dhe shprehje. Kjo e drejtė duhet tė pėrfshijė lirinė tė mbash opinione dhe tė pranosh dhe tė japėsh informata dhe ide pa ndėrhyrje tė autoritietit dhe pa marr parasysh kufijtė. Ky nen duhet tė parandalojė Shtetet nga kėrkimi i licensimit tė transmetimit, televizionit apo ndėrmarrjeve tė kinematografisė.

  2. Ushtrimi i kėtyre lirive, derisa kjo mban detyrat dhe pėrgjegjėsite, mundė tė jetė subject I formaliteteve tė tilla, kushteve, kufizimeve ose denimeve sic janė pėrshkruarar me ligj dhe janė tė nevojėshme nė njė shoqėri demokratike, nė interest ė sigurisė nacionale, integritetit territorial ose sigurisė publike pėr parandalimin e anomalive ose krimit, pėr mbrojtjen e shėndetit ose moralit, pėr mbrojtje tė reputacionit ose tė drejtave tė tė tjerve, pėr parandalimin e mbulimit tė informacionit tė pranuar nė confidence, ose pėr mbajtjen e autoritetit tė paanshem tė gjyqėsorit.”

  V. E DREJTA PĖR SEANCĖ PUBLIKE

  24. Seanca publike ėshtė “ ligjė themelor i siguruar nė Nenin 6” tė Konventės Evropiane.

  25. Ligjet nė vijim mund tė nxirren nga jurisprudenca/sistemi ligjor e/i Nenit 6:

  25.1: “...vetėm masat qė kufizojnė tė drejtėn e tė mbrojturit e qė janė pikėrisht tė nevojshme janė tė lejueshme nėn Nenin 6 (1). Pėr mė tepėr, nė mėnyrė qė tė sigurohet qė i akuzuari tė pranoj gjykim korrekt, ēdo vėshtirėsi e shkaktuar ndaj tė mbrojturit nga limitimi i tė drejtave tė tij duhet tė kompensohet mjaftueshėm nga procedurat e pėrcjellura prej autoriteteve gjyqėsore”

  25.2. “tė gjitha tė dhėnat normalisht duhet tė paraqiten nė seancėn publike, nė praninė e tė akuzuarit, duke kėndvėshtruar edhe argumentet kundėrshtuese.”3

  25.3. Qėllimi i seancės publike ėshtė qė tė ruaj kundėr administratės sė drejtėsisė nė fshehtėsim dhe pa shqyrtim publik, si dhe tė mbroj besueshmėrinė e publikut.”

  25.4. “ Gjyqi thekson se mbajtja e seancės gjyqėsore nė publik ėshtė pjesė themelore e siguruar nė Nenin 6. Ky karakter publik mbronė palėt kundėr administratės sė drejtėsisė nė fshehtėsi pa hetim publik; gjithashtu ėshtė njė prej mėnyrave qe mban/mbron besueshmėrinė nė gjykata. Duke e bėrė administratėn e drejtėsisė transparente, publiciteti do tė kontribuonte nė arritjen e qėllimit tė artikullit 6(1), qė do tė thotė gjykim korrekt, sigurimi i tė cilit ėshtė ligj themelor i ēdo shoqėrie demokratike...”5

  25.5. Pėrjashtimet e dalura nė Nenin 6 (1) duhet tė jetė “e kontrolluar me pėrpikmėri”.

  26. Jurisprudenca e Nenit 10 e Konventės Evropiane ofron drejtimet e rradhės:

  26.1. Lirija e tė shprehurit, e mborjtur sipas Nenit 10 (1) ėshtė njė prej “ themel esencial i shoqėrisė demokratike”. Prandaj, ēdo kufizim duhet tė jetė “ bindshėm i themeluar” nėn Nenin 10 (2), me barrėn e dėshmisė qė bie mbi palėn qė kėrkon tė arsyetojė pengesėn.

  26.2. Nėn Nenin 6 dhe 10 tė Konventės Evropiane, ekziston njė regull gjenerale dhe e fuqishme nė favor tė publicitetit tė pakufizuar tė ēfarėdo veprimi nė gjyq.

  26.3 Regulla e thjeshtė ėshtė se shtypi, si “ rojtar i publikut”, mund tė raportoj ēdo gjė qė ndodh nė gjykatė. Si pasojė, kufizimet e tė drejtave tė mediave nėn Nenin 10 duhet tė shqyrtohen me njė kujdes tė veēantė.

  26.4. Ligji mbi gjyqėsinė e hapur vendos gjykatėsit si dhe tė gjithė pjesėmarresit nė gjyq nė njė shqyrtim tė thellė. Shkėlqimi i publicitetit tė bashkėkohshėm siguron se gjyqet janė tė drejtuara nė mėnyrė tė rregullt. Ėshtė kontroll i vlefshėm nė procesin gjyqėsor. Debati i mirėinformuar publik ėshtė i rėndėsishėm pėr tė gjithė kėto ēėshtje. Raportimi i njėkohshėm i gjykimit promovon besimin publik nė administrimin e drejtėsisė. Ai promovon vlerat e sundimit tė ligjit.[1]

  26.5. Kur ka pasur ndėrhyrje me tė drejtėn nga Neni 10(1) right, nuk ėshtė e mjaftueshme qė “ėėshtja e saj bie nė njė kategori tė caktuar ose qė ka qenė e ėprfshirė nė vendim ligjor tė formuluar nė terma tė pėrgjithshėm apo absolute; Gjyqi duhet tė jetė i bindur se ndėrhyrja ka qenė e domosdoshme marrė parasysh faktet dhe rrethanat mbizotėruese nė rastin specific para tij.”[2]

  26.6. Kur shqyrtohet domosdoja e ndėrhyrjes, Gjyqi i Strazburgut nuk do tė pyes vetėm nėse standardet e aplikuara nga autoritetet kombėtare kanė qenė nė pajtueshmėri me Nenin 10, por po ashtu nėse ato “janė tė bazuara nė vlerėsim tė pranueshėm tė fakteve relevante.”[3]

  26.7. Masa deri nė tė cilėn vendimi kufizues mund tė ketė shprehje nė tė ardhmen, apo tė ketė efekt ngrirjeje”, ėshtė relevant pėr vlerėsim sipas Nenit 10(2) assessment. Kur rregulla e ka kėtė efekt, kjo tregon se kufizimi ėshtė shkelje.[4]

  VI. PARAQITJET

  A. Rėndėsia e pėrgjithshme e seancės sė hapur

  27. Ėshtė parim themelor i sundimit tė ligjit qė drejtėsia nuk duhet vetėm tė bėhet, por edhe tė shihet se po bėhet.

  28. Kur ravijėzohet ligji pėr seancat e hapura, ėshtė vlerėsuar sė ėshtė e dobishme tė konsierohet logjika prapa kėtij parimi themelor:

  28.1. Nė mungesė tė qasjes publike nė gjykatė dhe pa ofrim tė informative tė mbėshtetshme pėr seancėn gjyqėsore, thashethemet dashakėqija dhe tė dėmshme mund tė shpeshtohen pėrbrenda komunitetit;   28.2. Ėshtė e rėndėsishme pėr publikun ta dijė identitetin e tė akuzuarve pėr akte jo ligjore dhe tė pamoralshme. Kjo ia mundėson publikut ta rregullojnė sjelljen e tyre;

  28.3. Publikimi i njėkohėshėm i seancės gjyqėsore i inkurajon anėtarėt e publikut tė sjellin dėshmi qė mund t’i ndihmojnė tė dyja palėve. Dėshmitarėt okularė tė cilėt nuk janė kontaktuar para seancės mund tė lexojnė pėr seancėn dhe tė paraqesin informata tė reja;

  28.4. Ekziston njė interes i thellė publik nė njohjen e identitetit tė atyre qė kanė kryer krime, ose tė cilėt janė pėrgjegjės pėr shkeljen e instrumenteve tė tė drejtave tė njeriut;

  28.5. Dėshmitarėt dhe avokatėt janė mė pak tė prirur tė japin informata tė gėnjeshtra nėse e dijnė se komentet e tyre mund tė pubikohen nė plotni.

  B. Rėndėsia e seancės publike nė rastin aktual

  29. Kėto parime tė pėrgjithshme tė ligjit dhe logjikės duhet tė aplikohen me mė shumė rreptėsi nė kėtė seancė, marrė parasysh rėndėsinė e qartė, kushtetueses tė kontekstit actual tė kėsaj seance:

  29.1. Ky rast ka tė bėjė me llogaridhėnien, si legale ashtu edhe atė politike. Mė 10 shkurt 2007, Paraqitėsit kanė marrė pjesė nė demonstratė pėr ta kundėrshtuar mungesėn llogaridhėnies demokratike nė institucionet politike tė Kosovės. Sor, ata i janė drejtuar Panelit pėr ėt siguruar llogaridhėnien pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut sė cilės i janė nėnshtruar ata. Aspekti qendror i llogaridhėnies ėshtė proces publik.

  29.2. Njė prej elementeve kryesore tė kėtij rasti ėshtė dėshtimi i UNMIK-ut pėr tė realizuar njė dėgjim tė drejtė dhe publik pėr tė marrė nė shqyrtim ankesat e Paraqitėsve pėr shkeljen e tė drejtave tė tyre fundamentale. Do tė ishte e pamėshirshme dhe ironike nėse dėgjimi pėr tė shqyrtuar kėtė ankesė nuk do ishte as i drejtė, e as publik.

29.3. Pohimet e bėra nė kėtė rast janė mė se serioze. Zyrtarėt e UNMIK-ut akuzohen pėr vrasjen dhe gjymtimin e qytetarėve nė rrugėt e Prishtinės. Paraqitėsit akuzohen pėr shkaktim tė pėrdorimit tė dhunės kundėr tyre si pasojė e sjelljes sė tyre. Albin Kurti dhe udhėheqėsit e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! akuzohen se mbajnė pėrgjegjėsi pėr vdekjen dhe lėndimin e Paraqitėsve. Ėshtė mė se e rėndėsishme qė kėto akuza tė provohen nė mėnyrė tė hapur, ashtu qė t’i mėnjanojmė thashethemet dhe spekulimet.

29.4. Prandaj, dėgjimi publik ėshtė nė interes edhe tė Paraqitėsve edhe tė PSSP-sė. Ai do tė mundėsonte tė hulumtohen nė mėnyrė tė plotė dhe tė konsiderohen siē duhet dėshmitė kundėr tė dyja palėve.

29.5. Paraqitėsit ankohen, gjithashtu, se hulumtimi i ngjarjeve tė 10 shkurtit 2007 ka qenė i mangėt dhe i pamjaftueshėm. Nėpėrmjet kėtij dėgjimi tė hapur dėshmitarėt qė nuk kanė qenė tė kontaktuar nga hetuesi kryesor mund tė paraqiten pėr tė ofruar dėshmi tė reja rreth ngjarjeve tė lidhura me ankesėn.

C. Rėndėsia e dėgjimit publik pėr paraqitėsit individualė

30. Pėrveē dobive praktike, dėgjimi publik ka rėndėsi shumė tė madhe pėr Paraqitėsit nė kėtė ēėshtje:

30.1. Zenel Zeneli ėshtė 28-vjeē. Mustafė Nerjovaj ėshtė 20-vjeē. Tė dy janė tė rinj dhe kanė pėsuar lėndime tė tmerrshme mė 10 shkurt 2007. Nėse dėgjimi mbahet i mbyllur, ata do tė detyrohen t’i rikujtojnė ngjarjet e asaj dite pa pėrkrahjen e anėtarėve tė familjeve dhe tė dashurve tė tyre nė gjykatė;

30.2. Duke i mbajtur seancat tė mbyllura, familjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit janė tė detyruara, si rrjedhojė, tė zgjedhin njė pėrfaqėsues tė vetėm pėr tė marrė pjesė nė dėgjim. Tė gjithė anėtarėt e kėtyre dy familjeve kanė qenė njėsoj tė prekura nga ngjarjet tragjike tė 10 shkurtit 2007, dhe tė gjithė anėtarėt e kėtyre familjeve kanė interes tė thellė dhe personal nė zbulimin e sė vėrtetės pėr shkakun e vdekjes sė tė dashurve tė tyre. Mbi ēfarė baza Paneli mund tė arsyetojė pėrfshirjen e atit tė Mon Balajt nė dėgjim, por jo edhe tė kushėririt tė tij, Labinot Balaj, i cili ka qenė me Mon Balajn kur ishte vrarė? Mbi ēfarė baza Paneli mund tė arsyetojė pėrfshirjen e atit tė Arben Xheladinit nė dėgjim, por jo edhe tė shoqes sė tij, Arlinda Xheladini, e cila ėshtė detyruar tė kujdeset vetėm me forcat e saj pėr birin e tyre tė vogėl si rezultat i vrasjes sė tė shoqit?

30.3. Familjet e tė katėr Paraqitėsve kanė qenė tė rrethuara me thashetheme dhe spekulime pėr shkak tė ngjarjeve tė 10 shkurtit 2007. Pėr Paraqitėsit janė bėrė aluzione se ata nė njė farė mėnyre kanė vepruar gabimisht ose nė kundėrshtim me ligjin, ashtu qė dhuna e pėrdorur kundėr tyre mund tė ketė qenė e arsyeshme ose e pafajshme. Ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr tė gjitha familjet qė atyre t’u jepet mundėsia pėr tė pastruar publikisht emrat e tyre dhe pėr tė rehabilituar veten e tyre nė sytė e komunitetit tė gjerė;

30.4. Ky spekulim pėrkeqėsohet me dėgjim tė mbyllur. Paraqitėsit, dhe familjet e tyre, janė natyrisht tė shqetėsuar se nėse pajtohen pėr tė marrė pjesė nė dėgjim tė mbyllur kjo do krijonte pėrshtypjen nė sytė e publikut tė gjerė se ata janė nė njėfarė mėnyre fajtorė, ose se kanė diē pėr tė fshehur.

31. Pėr kėtė arsye, me respekt pohojmė se njė dėgjim publik ėshtė i rėndėsisė primare pėr Paraqitėsit dhe familjet e tyre, por edhe pėr komunitetin nė Kosovė.

D. Mungesa e nevojės sė rreptė

32. Paraqitėsit e mbrojnė qėndrimin se dėshmia e “nevojės sė rreptė” nuk ėshtė bėrė, pėr arsyet nė vijim:
32.1. Ėshtė tepėr befasuese qė papritmas njė ditė para dėgjimit nuk mund tė gjendet asnjė vend nė tėrė Kosovėn qė mund tė akomodojė njė dėgjim publik pėr 60 njerėz dhe tė ruajė sigurinė e tyre;

32.2. Edhe pse janė kėrkuar kopjet e vlerėsimit tė sigurisė tė UNMIK-ut dhe EULEX-it, ato nuk janė dhėnė. Pėr pasojė, Paraqitėsit nuk janė nė gjendje tė dorėzojnė materiale para Panelit nė lidhje me vlerėsimet nga UNMIK-u ose EULEX-i;

32.3. Paneli ka dėshtuar tė japė arsye pėr vendimin e tyre. Pėr tė bėrė njė shmangie aq tė skajshme nga parimi i drejtėsisė publike dhe transparente ėshtė detyrė e Panelit tė shqyrtojė me kujdes arsyet e dhėna dhe tė ofrojė njė vendim tė arsyeshėm pse njė dėgjim publik ėshtė “rreptėsisht i nevojshėm”. Nuk duket se Paneli i ka bazuar vendimet e tyre nė vlerėsime tė pranueshme tė fakteve.

E. Nuk ka justifikime pėr pėrjashtimin e shtypit

33. Lėnia jashtė edhe e publikut, edhe e shypit nuk duket se ėshtė proporcionale. Prova e proporcionalitetit kėrkon qė mjetet e adoptuara tė jenė nė mėnyrtė tė rreptė proporcionale me qėllimin qė synohet tė arrihet. Nėse ka pasur kėrcėnime nga publiku, as kjo nuk e arsyeton pėrjashtimin e publikut. Pėrveē kėsaj, nėse publiku pėrjashtohet nga dėgjimi, ėshtė e nevojshme tė ndėrmerren tė gjithė hapat pėr sigurimin e transparencės sė seancave. Kėtė detyrė mund ta marrė pėrsipėr shtypi, ose kjo mund tė realizohet me transmetimin e seancave. Paneli i ka refuzuar masat e tilla.

34. Ky vendim do tė ketė efekt tepėr shqetėsues. Ai do tė bėjė tė pamundshėm ēdo diskutim publik tė kėtij dėgjimi. Nga ky kėndvėshtrim, tė arsyetuarit e Panelit ėshtė shumė i mangėt: letra e 18 marsit 2009 deklaron vetėm se “Transmetimi … ėshtė nė kundėrshtim me idenė e dėgjimit tė mbyllur.” Kjo logjikė ėshtė thjesht e pamjaftueshme pėr tė pėrmbushur standardet e rrepta tė ekzaminimit qė kėrkohen nė jurisprudencėn e Gjykatės Evropiane.

F. Udhėzimet e paraqitėsve

35. Paraqitėsit e ankesės njėzėri konsiderojnė qė dėgjimi publik me praninė e shtypit ėshtė i rėndėsisė mė tė lartė. Pėr kėtė arsye, ata nuk dėshirojnė tė jenė tė pranishėm nė dėgjimin privat pėr pranueshmėrinė dhe cilėsinė e ēėshtjes dhe nuk do t’i lejojnė pėrfaqėsuesit ligjorė tė Paraqitėsve t’i drejtohen Panelit pėr pranueshmėrinė dhe cilėsinė nė dėgjim privat. Edhe pse janė tė vetėdijshėm se shtyrja e dėgjimit do tė jetė e dėmshme pėr ta, ata janė tė gatshėm tė presin pėr njė dėgjim publik derisa UNMIK-u, EULEX-i dhe/ose Qeveria e Kosovės tė jenė nė gjendje t’i shqyrtojnė problemet e sigurisė dhe tė identifikojnė njė forum ku Paneli mund tė mbajė dėgjim publik nė Kosovė. VII. Pėrmbledhje

36. Pėr arsyet e sipėrpėrmendura, Paneli ftohet me respekt tė shtyjė dėgjimin dhe tė sigurohet qė njė dėgjim publik mund tė mbahet pėr kėtė ēėshtje.

    PAUL TROOP
  JUDE BUNTING
  Tooks Chambers
  19 March 2009

                                                             Strukturat paralele tė Serbisė

Sejdi veseliLėvizja VETĖVENDOSJE
erenikut: Sun, March 15, 2009 5:48 pm
botuar:    E hėnė, 16 Mars, 2009 12:00 am
Nė qershor tė vitit 1999 ka ndryshuar natyra e pranisė sė Serbisė nė Kosovė. Pėrderisa para kėsaj kohe Serbia nė Kosovė ishte e pranishme nėpėrmjet ushtrisė e policisė, okupimit e gjenocidit, pas vitit 1999 ajo ėshtė e pranishme nėpėrmjet strukturave paralele shtetėrore brenda Kosovės. Pra, prania e shtetit serb nė Kosovė nuk ka pushuar – ajo vetėm ka ndėrruar formė.

Vetė UNMIK-u nėpėrmjet Rezolutės 1244 i ka konsideruar kėto struktura tė Serbisė si ilegale, por nė tė njėjtėn kohė UNMIK-u gjithnjė e ka toleruar ekzistencėn dhe veprimtarinė e pranisė institucionale tė Serbisė brenda vendit tonė. UNMIK-u ka ditur gjithēka pėr karakterin armiqėsor tė veprimtarisė sė kėtyre strukturave kundėr vullnetit tė popullit tė Kosovės. Nė njė dokument qė ish PPSP, Joachim Rucker, ia ka dėrguar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė vitin 2006, shpjegohet qartė jo vetėm veprimtaria e strukturave paralele, por madje edhe vendnodhja e tyre fizike (objektet dhe ndėrtesat) nėpėrmjet fotografive. Kjo e ngarkon UNMIK-un me pėrgjegjėsi tė dyfishtė: ai ka ditur gjithēka pėr strukturat paralele, i ka konsideruar ato ilegale, por i ka toleruar dhe shpeshherė bile edhe ka bashkėpunuar me to.

Tė njėjtė gjė sot po e bėn ICO dhe EULEX-i. Nė Planin 6-Pikėsh tė OKB-sė i arritur nė bashkėpunim dhe negociata me Serbinė, thuhet qė EULEX-i duhet tė shtrihet nė Kosovė “duke marrė parasysh qėndrimet e faktorėve relevantė nė terren”. Disa terrene kontrollohen nga strukturat paralele tė Serbisė. Javėn e kaluar, pas protestave tė punėtorėve serbė tė gjykatave nė veri tė Mitrovicės, EULEX-i paralajmėroi se do tė negocojė dhe bisedojė me strukturat paralele. Kurse vetė shefi i EULEX-it dhe ish komandanti i KFOR-it, Yves de Kermabon, nė fillim tė misionit kishte thėnė qė “ne do tė bisedojmė me tė gjithė”, duke i pėrfshirė edhe strukturat paralele tė Serbisė. Kjo do tė thotė qė nė vend se EULEX-i e institucionet e Kosovės tė merren me shpėrbėrjen e strukturave paralele tė Serbisė, ata po i pranojnė kėto struktura si partnerė relevantė tė barabartė.

Tolerimi i strukturave paralele ėshtė inkurajim i tyre. Kėtė tolerim, strukturat e Serbisė nuk e shohin si gjenerozitet tė institucioneve tė Kosovės ndaj tyre por si arritje tė kėmbėngultėsisė sė tyre. Goran Bogdanoviqi dhe Oliver Ivanoviqi dikur ishin nė institucionet e Kosovės. Ata janė investim 10 vjeēar i institucioneve tė Kosovės, porse tash punojnė pėr Serbinė kundėr Kosovės. Strukturat e Serbisė ua kanė bėrė serbėve tė Kosovės integrimin e tė panevojshėm dhe tė pamundshėm. Ata i mbėshtesin serbėt financiarisht mė shumė sesa institucionet e Kosovės pėr lojalitetin e tyre por, para sė gjithash, i kėrcėnojnė e frikėsojnė ata nė mungesė tė kėtij lojaliteti. Njerėzit e strukturave paralele nė Kosovė paguhen 50% mė shumė sesa kolegėt e tyre nė Serbi, gjė qė ėshtė tipike pėr admnistratorėt kolonialė. Ėshtė e kotė tė privilegjohen serbėt pėrderisa i kanė strukturat e Serbisė mbi kokė. Nė anėn tjetėr, nuk mund tė ketė investime serioze ekonomike nė Kosovė qė do tė pėrkthehej nė mirėqenie tė shtuar tė qytetarėve pėrderisa Kosova ka struktura paralele brenda.   

Strukturat paralele tė Serbisė nė Kosovė nuk janė kurrfarė institucionesh anonime, por garnitura njerėzish konkretė tė paguar nga Serbia pėr tė zhvilluar veprimtari tė hapur armiqėsore kundėr Kosovės. Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka arritur t’i sigurojė emrat kryesorė tė personave tė cilėt janė bartėsit konkretė tė funksioneve nė strukturat shtetėrore tė Serbisė qė veprojnė brenda nė Kosovė. Nėse institucionet e Kosovės janė, siē po na thotė pėrditė Hashim Thaēi, pėr zbatimin e Kushtetutės, atėherė kėta njerėz konkretė po e shkelin atė pėr ēdo ditė. Qenia e tyre, vetė ekzistenca e tyre, madje mė parė edhe se funksionimi e operimi i tyre, janė shkelje tė ligjit dhe krim nė Kosovė. Ja ku janė emrat – nevojitet vetėm veprimi. Por nėse, nė tė kundėrtėn, Qeveria nuk ėshtė pėr tė ndėrmarrė asgjė, atėherė, le tė tregojė, e tė mos i mashtrojė qytetarėt e Kosovės qė ėshtė pėr njė rend juridik nė Kosovė dhe kundėr strukturave tė Serbisė. Le t’iu tregojė qeveria qytetarėve nėse ėshtė pėr apo kundėr kėtyre strukturave tė Serbisė me veprime konkrete.


                                               Kundėr eksterritorialitetit nė Prizren

erenikut: Mon, March 16, 2009 4:04 pm/pz/
botuar: E marte 17 mars, 2009 2:23 am/nyork/

...kliko mbi foto per zmadhim
Tė shtunėn, mė 14 mars 2009,  nė lokalet e Shoqėrisė Kulturore-Artistike ‘Agimi’ nė Prizren u mbajt tryezė e rrumbullakėt e organizuar nga Qendra e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Prizren. Tema qė u trajtua nė kėtė tryezė kishte tė bėnte me eksterritorialitetin e kishave ortodokse tė ashtuquajtura “serbe”, me theks tė veēantė tė atyre nė Prizren.

Fjalėn hyrėse e mbajti Albin Kurti, me ē’rast foli pėr dimensionin historik dhe politik tė eksterritorialitetit, rrezikun qė i kanoset kėtij qyteti nė tė ardhmen nga ky proces, 8 zonat e veēanta tė cilat kanė pėr qėllim mosfunksionalizimin dhe destabilizimin e jetės nė qytet. Albini inkurajoi pjesėmarrėsit tė vinin me ide pėr tė ndėrmarrė ndonjė hap konkret rreth parandalimit tė zbatimit tė kėtij projekti. Aktivistja e VETĖVENDOSJE!-s Aida Dėrguti, duke e analizuar retrospektivėn historike tė kėtyre objekteve si joserbe, tha se Serbia pėrmes kėtij procesi ka pėr qėllim ta ndėrtojė “tė drejtėn” e saj historike nė Kosovė. Fillimisht nga pjesėmarrėsit fjalėn e mori Enver Bejta, bashkėpunėtor i pavarur shkencor pėr histori nė Institutin pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės nė Prizren, njohės i mirė i periudhės sė Perandorisė Osmane dhe i osmanishtes. Ai e trajtoi aspektin historik tė secilit monument pėrkatės nė Prizren dhe theksoi se shumica nga kėto ishin monumente mikste tė ndėrtuara gjatė periudhės sė sundimit otoman dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė quhen serbe. “Duke qenė tė tilla, qytetarėt e Prizrenit do tė iritohen sepse p.sh. brenda Manastirit tė Engjujve tė Shenjtė pėrveē varrit tė Dushanit, gjendej edhe varri i njė anėtari tė familjes sė njohur tė Balshajve”, tha Bejta. Ai e cilėsoi Prizrenin si njė vend ku tė gjitha fetė kanė ecur si valė deti, duke e vėnė nė pah traditėn e tolerancės sė shqiptarėve nė kėtė qytet. Nė fund tė fjalės sė tij, Enver Bejta propozoi qė shqiptarėt ortodoksė nė Kosovė dhe ata qė vijnė nga Shqipėria apo gjetiu, ta kėrkojnė Kishėn e Shpėtimit pėr t’i kryer ritet fetare, e cila kishė, qė nga themelimi ka qenė shqiptare. Aziz Morina, intelektual i qytetit, foli pėr autoktoninė e shqiptarėve nė kėtė vend dhe njėkohėsisht shprehi habinė e tij pėr mospunėn e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės dhe asaj tė Shqipėrisė, nė krahasim me atė tė Serbisė. Ai tha se vetėm si tė bashkuara, Akademitė Shqiptare mund ti bėjnė ballė fabrikimit tė gėnjeshtrave historike tė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė. Parim Kosova, mbikėqyrės i kompleksit tė Lidhjes Shqiptare nė Prizren, foli pėr atė se si rrjedhat historike ndikuan nė trashėgiminė kulturore tė shqiptarėve e posaēėrisht nė Prizren.

Propozime u dhanė edhe nga pjesėmarrėsit tjerė. Publicisti dhe gazetari Adnan Abrashi tha se eksterritorialiteti tashmė ėshtė realitet administrativo-juridik dhe se Plani i Ahtisaar-it ėshtė instaluar nė Kushtetutė dhe nė Deklaratė tė Pavarėsisė. “Tashmė Policia e Kosovės ka filluar qė t’i ruajė kėto objekte tė kultit dhe ėshtė shtuar prania e tyre pranė kishave e manastireve si dhe patrullimet nėpėr qytet. Ky nuk ėshtė vullneti i qytetarėve andaj duhet pėrgjigjur me mosdėgjueshmėri qytetare. Mediat duhet tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė informimin e qytetarėve” – theksoi Abrashi. Naser Ilazi, pėrfaqėsues i AAK-sė, tha qė defekti ėshtė politik dhe se me eksterritorialitetin ėshtė gabuar sikurse edhe me decentralizimin. Bylbyl Duraku, nga Shoqata e ish tė Burgosurve Politikė, theksoi se ka njė projekt tė pėrgjithshėm tė shkombėtarizimit nė Kosovė pjesė e sė cilit ėshtė edhe serbizimi i trashėgimisė kulturore. “Problemi ėshtė shumė serioz andaj mbase duhet mobilizuar pėr veprime edhe mė aktive se padėgjueshmėria qytetare” – tha Duraku.

Nė fund, Albin Kurti tha se ėshtė e rėndėsishme qė konflikti historik midis shqiptarėve dhe Serbisė (tė cilin Plani i Ahisaar-it duke e trajtuar si konflikt etnik e shpie drejt ndarjes sė Kosovės) kurrsesi tė mos shndėrrohet nė tė ardhmen nė konflikt fetar. Tė gjithė pjesėmarrėsit u pajtuan se duhet tė ngrihet zėri pėr kėtė ēėshtje, por edhe duhet organizuar pėr aktivitete nė kundėrshtim tė eksterritorialitetit qė sajon dhjetėra ambasada tė Serbisė anekėnd Kosvės. Duke shpresuar qė fryma e kėsaj tryeze tė bartet edhe tek qytetarėt, ajo u cilėsua si njė fillim i mbarė pėr angazhimin qė na pret tė gjithėve.

Qendra e VETĖVENDOSJE!-s nė Prizren
15 mars 2009