Halil
Haxhosaj
derguar erenikut: Fri, July 11, 2008 8:09 am
botuar: e premte 11korrik,2008 2 pm

Sylė Arifi: "Kosova shtet i mbikėqyrur", botoi, Shoqata e Intelektualėve e Gjakovės "Jakova", Prishtinė, 2008.
Publicisti dhe analisti Sylė Arifi, pas katėr librave tė botuar deri me tash nė lėmin e publicistikės analitike, doli edhe me librin e tij tė pestė me titull tejet domethėnės e bashkėkohor "Kosova shtet i mbikėqyrur". Domethėnia e titullit, gjegjėsisht e emėrtuesit tė pėrbashkėt e kėtij libri, pasqyron aktualisht situatėn, shkaqet, pasojat dhe dobinė e tentimeve kėsisoj tė subjekteve udhėheqėse e politike tė Kosovės pėr bėrjen shtet tė saj. Kėtij synimi historik e shekullor tė Kosovės pėr mėvetėsi e pavarėsi, Sylė Arifi, nuk i qaset "sa pėr tė thėnė", apo sa pėr tė shkruar, por i rreket punės pėr tė shpjeguar anėt e ndėrlikuara, madje edhe tė shumėllojshme, kahet dhe qėllimet e tė gjitha vendeve e ngjyrave politike qė ndihmojnė, por edhe pengojnė nė sendėrtimin e bėrjes shtet tė Kosovės. Dhe duke e kundruar nga kjo pozitė librin "Kosova shtet i mbikėqyrur" dalin dy fushėveprime nėpėr tė cilat gėrshetohen tė gjitha ngjarjet dhe negociatat pėr bėrjen shtet tė Kosovės qė janė:
I. Konceptet, ndėrtimet, qėllimet, qeverisja, marrėveshjet dhe negociatat
e subjekteve ndėrkombėtare duke filluar nga OKB-ja, UNMIK-u, KFOR-i e deri te
EULEX-i, dhe
II. Aspiratat, tentimet, rropatjet, mundimet, zgjedhjet dhe organizimet
qeverisėse tė subjekteve politike tė Kosovės qė nga lufta e UĒK-sė e deri te
Marrėveshja e Kumanovės, mė 10 Qershor 1999. Nė kėtė binar shkohet edhe mė tutje
qė nga zgjedhjet e para, shpallja e pavarėsisė nga ish Kuvendi i Kosovės, Kushtetuta
e Kaēanikut, Konferenca e Rambujesė e deri te formimi i Kėshillit tė Unitetit
e Grupit Iniciator nė Kosovė.
Mbėshtetja e lėndės sė trajtuar nė libėr mbi kėta dy binarė sjell konceptimin
analist tė autorit, i cili nuk grumbullon material tė pa sistemuar, por e rregullon
lėndėn qė ėshtė mė aktuale dhe mė efikase e domethėnėse pėr ta trajtuar nė veprėn
"Kosova shtet i mbikėqyrur". Nė kėtė aspekt qėllimor gėrshetohet synimi dhe
aktualiteti i trajtimit qė mbėshtetet mbi nominimin "shtet i mbikėqyrur" qė
nuk pėrkon me aspiratat e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi tė tillė, pra pėr
shtet tė kėtillė. Dhe kėsaj, autori Sylė Arifi, ia arrin, madje duke u mbėshtetur
nė fakte, dokumente dhe aktivitete tė pėrditshme tė tė gjitha subjekteve politike,
shoqėrore, madje edhe partiake tė atyre qė veprojnė nė Kosovė. Materialin e
ndarė pėr analizė publicistike, autori e strukturon nė librin e tij "Kosova
shtet i mbikėqyrur", duke e ndarė nė shtatė pjesė dhe nė shumė kapituj e nėnkapituj
qė rekapitullojnė tėrėsinė kompozicionale tė veprės. Ky strukturim kapėrdihet
nėpėr mese, stade dhe situata qė janė evidente dhe tė cilat kanė lėnė, e pse
jo, ende lėnė gjurmė evidente nė politikėn bashkėkohore tė Kosovės nė veēanti,
dhe asaj ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi. Dalja e njė administrimi qeverisės ndėrkombėtar
dhe lindja e njė pluralizmi partiak pas pėrfundimit tė luftės sė udhėhequr nga
UĒK-ja, bėri qė nė fillimet e kėtij pluralizmi tė lindin mospajtime, madje edhe
fėrkime nė mes partive politike tė Kosovės. Kjo reflektohej edhe nė konceptin
e zhvillimit tė luftės politike pėr shtetėsinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Ithtarėt
e LDK-sė dhe tė krahut tė kaluar, nuk pajtohen me konceptin e shpalljes sė shtetit
nga Parlamenti i Kosovės, duke u arsyetuar se pavarėsia e Republikės sė Kosovės
ėshtė bėrė njėherė, pra nė vitin 1990 nė Kaēanik. Kėtė synim autori Arifi e
sqaron duke u mbėshtetur nė aspektin e kohės, efektit tė tij dhe tė hapėsirės.
Andaj, uniteti i subjektit politik e qeverisės tė Kosovės ka peshėn mė tė madhe
nė kalueshmėrinė e pengesave mė tė mėdha pėr bėrjen e shtetėsisė sė Kosovės
shtet i pavarur e jo "i mbikėqyrur'. Por, ai nuk pajtohet qė tė harrohet kontributi
i kėtij koncepti, madje edhe i tė gjithė atyre martirėve, dėshmorėve e luftėtarėve
tė cilėt kanė luftuar pėr Kosovėn shtet i pavarur. Kjo shihet nė disa kapituj
tė veprės, madje duke i cilėsuar edhe emrat e Adem Demaēit, Rexhep Qosjes, Gazmend
Zajmit, Ukshin Hotit, Ali Hadrit, e ndonjė tjetri, deri te Albin Kurti dhe "Vetėvendosje"
e tij.
Nė disa kapituj e nėnkapituj tė veprės dalin nė shesh disa koncepte tė negociatave
pėr Kosovėn qė, nė fakt duken se janė vetėm sa pėr t'u bėrė. Faktori ndėrkombėtar
nuk i ka pėrmbushur premtimet, e pse jo edhe parimet, e strukturuara nė Marrėveshjen
e Rambujesė dhe nė konkludime tė tjera. Kosova nė analizat e Sylė Arifit duket
se ėshtė shndėrruar nė dualizėm tė pėrgjegjėsive, i cili dualizėm shpesh bie
ndesh nė mes tė qeverisjes vendore dhe ndėrkombėtare. Andaj, njėri prej kushteve
mė efikas dhe mė tė pėrshtatshėm pėr shtetėsinė e Kosovės ėshtė referendumi.
Ku kusht do tė jetė mė frytdhėnės sepse Kosova ėshtė rast i veēantė, ėshtė rast
"sui generis", thotė autori Sylė Arifi.
Edhe Plani i Ahtisarit zė njė vend tė duhur nė kėtė vepėr publicistike e analitike
tė autorit Sylė Arifi. Ky Plan duhet patjetėr tė mbėshtetet nga faktori politik
vendor, sepse nėse shndėrrohet nė rezolutė, atėherė e hedh poshtė Rezolutėn
1244, e cila nuk ėshtė zgjidhje e pėrshtatshme pėr statusin e Kosovės, madje
as pėr konceptin "shtet tė mbikėqyrur". Megjithatė, ky Plan mbetet alternativa
kryesore pėr bėrjen e Kosovės shtet!!!. Andaj, Kosova duhet tė ketė sovranitet
qė ta fitojė pavarėsinė e plotė, sepse me marrėveshje me Beogradin nuk u arrit
dhe as qė do tė arrihet ndonjė zgjidhje ndonjėherė pėr Kosovėn. Tė gjitha kėto
dhe shumė analiza tė tjera janė shėnuar nga pjesa e parė e deri nė tė gjashtėn
tė veprės sė Sylė Arifit: "Kosova shtet i mbikėqyrur". Pjesa e gjashtė dhe e
shtatė e kėsaj vepre shfaqin disa mendime, analiza dhe ide qė janė pasqyrim
i gjendjes sė politikės sė Kosovės para, gjatė dhe pas zgjedhjeve tė nėntorit
tė vitit 2007. Nė pjesėn e gjashtė autori shkruan pėr zgjedhjet lokale dhe tė
pėrgjithshme tė nėntorit, pėr ndėrrimin e subjektit dhe tė koalicionit politik
nė skemėn e udhėheqjes vendore si dhe pėr analizėn e koalicionit PDK-LDK. Njė
shtyllė tejet efikase dhe domethėnėse e kėsaj publicistike janė edhe vonesat
nė konstituivin e Parlamentit tė Kosovės, pastaj tė Qeverisė dhe ministrive,
kompletimi i ministrive dhe themelimi i atyre tė rejave, etj. Nė kėto analiza,
autori me njė qasje sintetizuese ia arrin qė t'i shpalosė tė gjitha "hallakamat
politiko-diplomatike" tė asaj kohe vendimtare pėr Kosovėn shtet. Andaj mu pėr
shkak tė kėtyre "hallakamave politike e diplomatike" edhe presidenti Fatmir
Sejdiu kalkulon "gabueshėm politikisht", vonohet konstituimi i Parlamentit tė
Kosovės dhe "zhagitet" shpallja e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės,
konstaton autori Arifi.
Pjesa e shtatė e veprės sė Sylė Arifit "Kosova shtet i mbikėqyrur", ėshtė kulmi
i idesė sė veprės. Nė kėtė pjesė qė pėrbėhet prej 11 kapitujsh e nėnkapitujsh
sendėrtohet aspirata kryesore e shekullore e popullit tė Kosovės pėr vendin
e tyre shtet tė pavarur dhe sovran. Dhe kjo arrihet mė datėn 17 shkurt tė vitit
2008 nė mbledhjen solemne tė Parlamentit tė Kosovės, ku pėrveē deputetėve, me
pėrjashtim tė atyre tė komunitetit serb, merrnin pjesė edhe strukturat qeverisės
ndėrkombėtare, shumė mysafirė dhe figura tė njohura tė popullit tė Kosovės,
Shqipėrisė, Evropės dhe tė botės. Kjo pjesė e veprės fillon me shpalljes shtetit
tė pavarur e sovran tė Kosovės, leximin dhe nėnshkrimin e Deklaratės sė pavarėsisė
dhe miratimin e Flamurit dhe tė stemės sė shtetit tė Kosovės. Autori ėshtė i
vetėdijshėm se akti i shpalljes sė Kosovės shtet i pavarur dhe sovran nuk do
tė shihet mirė nga armiqtė dhe okupatorėt shekullorė. Shteti i Kosovės ėshtė
rezultat i luftės ēlirimtare, i gjakut tė derdhur tė shumė bijve dhe bijave
tė saj. Gjaku i tyre u bė kurorė e shtetit, andaj duhet ēmuar sakrifica e tyre
dhe kurrė nuk duhet nėpėrkėmbur. Kosova shtet sovran dhe i pavarur ėshtė realitet
ndėrkombėtar dhe pjesė e politikės demokratike ndėrkombėtare. Pas shpalljes
sė pavarėsisė disa shtete treguan solidaritetin dhe pajtueshmėrinė me kėtė realitet
dhe ngarendėn qė ta pranojnė edhe zyrtarisht Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.
Andaj, Republika e Kosovės u bė realitet diplomatik ndėrkombėtar sepse u fut
nė agjendėn e shteteve tė njohura ndėrkombėtarisht nga SHBA, Franca, Gjermania,
Italia, Britania e Madhe e shumė vende tė tjera.
Por, pas kėsaj nuk pushuan dhe as qė pushojnė fushatat e kriminalizuara ndaj
shtetit mė tė ri nė botė, Kosovės. Kėto fushata i kurdis pushteti serb, i cili
kurrsesi nuk mund tė pajtohet me kėtė realitet, duke kurdisur skenarė tė ndryshėm
pėr ndarjen e Kosovės. Nė kėta skenarė kriminalė bėn pjesė edhe libri i Carla
Del Pontes, ish-kryeprokurores sė Gjykatės sė Hagės, e cila mundohet tė shpifė
dhe ta shpallė kriminele UĒK-nė, luftėtarėt e saj, madje edhe popullin shqiptar
tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė. Qėllimi i Pontes ishte qė ta barazojė kriminelin,
okupatorin dhe viktimėn, gjegjėsisht ēlirimtarin, thotė autori nė kėtė kapitull
tė veprės sė tij.
Vepra pėrfundon me kapitujt "Institucionet e Kosovės me sovranitet tė kufizuar
shtetėror" dhe "Kushtetuta e Kosovės akti mė i lartė juridik", nė tė cilėt autori
paraqet realitetin e kohės nė shtetin e pavarur tė Kosovės, gjatė periudhės
sė tranzicionit dhe sendėrtimit tė ligjeve nga Plani i Ahtisarit.
Nė veprėn e Sylė Arifit gjenden edhe disa dėshmi, sidomos dokumente dhe mjete
tė tjera me tė cilat autori e begaton atė. Janė pėrfshirė kėtu shumė tė dhėna,
fakte, fotografi, dokumente, pjesė nga shtypi lokal, rajonal dhe botėror qė
paraqesin tė gjitha ndodhitė, krajatat, mundimet, punėt dhe pėrpjekjet deri
nė shtetėzimin e Kosovės. Edhe kėto janė vlera dhe begati tė pamohueshme tė
kėsaj vepre tė autorit Sylė Arifi.

Libri Stinė e vonuar i Mehmet
Bislimit, njė qasje pėr njeriun dhe lirinė e tij
Vepra Stinė e vonuar i Mehmet Bislimit, i cili doli nė shitje ditėve tė fundit,
ėshtė njė libėr poetik qė ka pėr subjekt njeriun e thjeshtė dhe nė thjeshtėsinė
e saj poezia e tij pėr motiv qendror ka dhembjen pėr popullin, urrejtjen e madhe
kundėr pushtuesit dhe shpresėn pėr liri.
Botoi shtypshkronja Shkrola prill, 2008 Prishtinė
derguar erenikut: Sun, May 18, 2008 11:57 am
Kjo pritje e gjatė, me shekuj e gjatė
Shumė herė e larė me gjak
A do tė shpaguhen tė gjitha
Me kaq pak
Tė gjitha
Me kaq pak...
/Autori
/
PARATHĖNIE
Poezinė e Mehmet Bislimit e pėrcjelli
tashti e sa vjet me radhė. Ėshtė kjo njė poezi e natyrshme, e thjeshtė, emocionuese
dhe plot me ndjenjė. Kjo poezi pėr subjekt ka njeriun e thjeshtė dhe i drejtohet
pikėrisht njeriut tė thjeshtė. Nė thjeshtėsinė e saj, poezia e tij pėr motiv
qendror ka dhembjen e thellė pėr popullin, urrejtjen e madhe kundėr pushtuesit
dhe shėrbėtorėve tė tij si dhe shpresėn e sigurt pėr tė ardhmen e ndritshme
nė liri.
Mehmet Bislimi i takon
plejadės sė liridashėsve tė viteve tė tetėdhjeta, tė atyre viteve tė stuhishme
qė shqiptarin e ngritėn nė lartėsinė e emrit dhe nė lartėsinė e tokės sė vet.
Ai i takon gjeneratės sė studentėve tė atyre viteve tė mėdha qė zbritėn nga
shtiza flamurin e urryer tė pushtuesit serb dhe nė vend tė tij e ngritėn flamurin
fitimtar kuq e zi, flamurin e lirisė, tė cilin me guxim e nisen nė ballė tė
betejave tė ardhshme drejt ēlirimit dhe bashkimit kombėtarė. Ai i takon plejadės
sė tė burgosurve politikė tė cilėt qėndruan tė patundur para sprovave tė mėdha
tė historisė me besimin e paluhatshėm nė diellin e lirisė sė popullit tė vet.
Ai i takon gjeneratės sė artė tė veprimtarėve, tė cilėt «luksi» i perėndimit
nuk i tjetėrsoi, pėrkundrazi, ai sė bashku me shokėt e idealit vepruan natė
e ditė me qėndrim tė drejtė e tė paluhatshėm pėr tė dhėnė gjithēka nė shėrbim
tė ēlirimit tė atdheut qė u kurorėzua me luftėn heroike tė Ushtrisė Ēlirimtare
tė Kosovės. Mehmet Bislimi i ndėrgjegjshėm pėr misionin e tij tė luftėtarit
tė lirisė, dėshmoi edhe njė dhunti tjetėr e cila atė e radhiti nė rreshtin e
luftėtarėve qė pėr armė kanė penėn dhe fjalėn e shkruar analitike dhe artistike.
Poeti Mehmet Bislimi shkruan lehtė sepse e njeh jetėn nė thellėsinė e saj shumėdimensionale, kurse nė veēanti i njeh tė dyja faqet e saj: tė bardhėn edhe tė zezėn. Pėr autorin Bislimi, roli i poetit ėshtė mision, ndėrsa ai i poezisė ėshtė mjet sendėrtimi i qėllimit, armė dhe flamur nė duart e popullit:
Kalorės
Mbi shpinė i kam hipur kėsaj nate
Deri me tė zbardhur do ta shalojė
Mbase do ta arrijė cakun
Kohėn e largėt ta afroj
Me kėtė vlerėsim tė lartė tė autorit pėr muzėn poetike, ngadalė e pa zhurmė, kjo poezi po bėhet pronė e lexuesit tonė tė rėndomtė, por edhe pronė e kulturės sonė tė pėrgjithshme. / Kadri REXHA /Doli nga shtypi libri mė i ri me poezi i autorit Mehmet Bislimi - Botoi shtypshkronja Shkrola prill, 2008 Prishtinė/
Mehmet BISLIMI
postuar erenikut:
Sat, April 19, 2008 3:34 pm
botuar:E dielė, 20 prill, 2008 0:00 am NY
LINI GJURMĖT NĖ KOHĖ !
Duke dėshiruar qė ta them fjalėn time pėr romanin mė tė ri tė krijuesit Muharrem Blakaj, pa ekuivok mund tė konstatojmė se si krijues qė tanimė ka kaluar pragun e tre veprave nė gjininė e prozės dėshmohet si i zot i kėsaj gjinie, si mė tė ndėrlikuarėn nga gjinitė tjera letrare qė kėrkon arkitekturėn e njė ndėrtimi tė veēantė mbi njė ngjarje tė caktuar e cila ngėrthen nė vete nė mėnyrėn mė tė pėrsosur transformimin sa mė tė kapshėm pėr lexuesin tė njė realiteti, qoftė ai i hidhur, lumtur, romantik, tragjik, historik, apo edhe filozofik pėr tė shtjelluar e jetėsuar njė ngjarje, qė ka ndodhur brenda njė shoqėrie nė njė kohė tė caktuar.
Futja nė vorbullėn e fushės sė krijimtarisė letrare e cila pėrkon me zhvillimin e ngjarjeve reale tė njė vendi, duke paraqitur po aq besnikėrisht edhe rrethanat shoqėrore tė asaj kohe, bartėsit e atyre proceseve qė nė fakt kėrkon njė punė tė madhe, njė imagjinatė tė thellė krijuese dhe diapazon tė gjerė njohurish. Tėrė ky arsenal letrar i krijuesit ka pėr qėllim renditjen e ngjarjeve besnikėrisht e sipas kohės sė zhvillimit tė tyre, duke jetuar me vetė personazhet dhe duke i dhėnė secilit nė ēfarėdo momenti pozicionet e tyre tė fiksuara e duke mos i ngatėrruar mes vete ata pėr asnjė veēori edhe nga mė e vogla.
Pėrshkrimi i rrethit jetėsor e shoqėror ku veprojnė personazhet deri edhe nė imtėsitė mė tė vogla si dhe pėrshkrimin e tipareve dhe karaktereve tė tyre, qė kompletojnė ēdo personazh tė librit, arrihet nė mėnyrėn mė tė mirė dhe bindėse. Tė gjitha kėto tipare qė pėrmenda bėjnė tė vlerėsohet njė vepėr letrare nga kritika dhe lexuesi. Tė gjitha kėto tipare krijuesi Muharrem Blakaj na i sjell tė bashkuara nė librin e tij tė ri dhe duhet qė nė fillim ta pėrgėzoj pėr kėtė. Kjo punė kolosale, natyrisht se ka reflektimet dhe inspirimet nga rrafshi i literaturės sė shumtė tė kolosėve tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore dhe shqiptare, tė cilėt autori i ka kaluar nėpėr dorė por nuk mbetet peng i klasikes duke kaluar me mjeshtėri kufirin pėr tė hyrė nė modernen. Dhe ky kombinim shumė origjinal ia rrit vlerėn veprės por edhe fuqinė autorit. Romani i autorit Blakaj: " Vrasje brenda germės L", ėshtė i begatė si nga kultura gjuhėsore sidomos me leksikun e tė shprehurit. Gjuha ėshtė mjeti mė i mirė i autorit Blakaj pėr pėrshkrimin dhe shtjellimin e ngjarjeve qė vijnė njėra pas tjetrės pėr tė nxjerrė nė pah njė ngjarje mė tė madhe, mė komplekse ku bartėsit e zhvillimit tė ngjarjes janė personazhe real, por edhe tė imagjinuar, kėshtu duke krijuar portrete parėsore e dytėsore me karaktere tė veēanta, punė kjo e cila do njė imagjinatė tė thellė krijuese si nė njė galeri arti, ku figurat janė nė harmoni tė plotė me njėra- tjetrėn qė ngjarjet i renditė aq harmonishėm.
Autori Blakaj, me veprėn e vet, lexuesin e mirėfilltė e bind katėrēipėrisht se ėshtė i kompletuar me qartėsinė e konceptit, se ka vrarė me punėn e tij krijuese mjerimin brenda njė rrethi tė zbehtė, qė kishin vu shumė nga krijuesit e dikurshėm para mėdyshjes - tė shkruash a tė mos shkruash?! Pėr fatin e kulturės sonė, autori nuk ėshtė viktimė e miklimeve tė nėnės parti,apo shkrimit me porosi dhe me lek nė dorė. Krijuesi Blakaj, nuk ėshtė nga ata, qė ndihen tė vrarė nga zhgėnjimi i tė papriturave, nga ata, qė ishin fare tė papėrgatitur pėr t'u pėrleshur me ndodhitė tė kohės tė cilat furishėm pėrfshinė kombin tonė. Blakaj i zhveshi ata fare lakuriq para ngjarjeve madhore, siē ishin tėrmetet pėr lirinė e atdheut, pjesė e sė cilės ishte edhe vet autori dhe familja e tij, qė mbi kurriz barti po aq burrėrisht hisen e vet tė detyrimeve pėr ēlirimin e vendit tė cilėn e pagoi njė pėr njė dhe atė me shpirt e zemėr!
Autori Blakaj, i vetėdijshėm se obligimet tona pėrballė atdheut nuk kanė pėrfunduar. Tani nga ana e njė kėndvėshtrimi tjetėr, ai paguan taksėn e tij nė misionin e fjalės sė shkruar e cila do tė mbetėt nė letėr pėr brezat qė pasojnė, qoftė si mision, porosi, meditim, vazhdė, apo kronikė e njė kohe me plagė tė shumta. Autori nuk po kursen as kohėn e mbetur, nuk po gjėnė qetėsin shpirtėrore, pa i zbrazur prurjet e veta, duke lėnė gjurmėt e njė kohe tė shkruara, pa dyshim nė shėrbim tė kulturės sonė letrare, por edhe tė historisė mė tė re tė Kosovės, gjithsesi edhe pėr popullit shqiptarė nė pėrgjithėsi.
Ėshtė fakt se krijuesit i gėzohen veprės sė vet, sikurse krijesės natyrale tė tyre. A nuk e ndiejnė kėtė kėnaqėsi bujku me bereqetin e tij ndėr ara, muratori kullės sė gurit qė atė ka ngritur me duart e veta, arkitekti urės qė ka ngritur mbi lum, filozofi saktėsisė sė mendimit, piktori pėrsosmėrisė dhe harmonisė se ngjyrave me plot performancė, skulptori shkrirjes sė madhėshtisė sė heroit nė bronz duke i dhėnė atij mesazhe pėrjetėsie, krijuesit e letrave nė gjininė e poezisė, prozės, dramės, romanit, komedisė, satirės dhe humorit etj. Zoti Blakaj me sukses e dashuri ka kurorėzuar krijesėn e vet nė jetė dhe krijimtari, kėshtu qė meritueshėm ka tė drejt tė gėzohet pėr te. Duke e nxitur lexuesin qė tė krijojė konceptin e tij real dhe tė paanshėm mbi ngjarjet e ndodhitė qė kanė hapėruar sė bashku me ne viteve qė po lėmė pas, qofshin ato tė hidhura apo edhe heroike e legjendare pėr kombin tonė, janė realitete qė na ndoqėn kėmba kėmbės deri tek ditėt e sotme, por qė pa dyshim se do t'i ndjenė edhe ata qė nuk i pėrjetuan e qė do tė vijnė pas nesh nė marshim!...
Pėrshkrimi i kėsaj rruge, siē e pėrshkruan edhe autori Blakaj, ishte me dhimbje e mundime, me plagė e pranga, me burgime e arratisje, me plagė e gjak, me bukė e barot pėr tė shėnuar epokat e triumfit tė bindshėm mbi tė ligėn e shėmtuar qė pushtuesit shekullor mbollėn mbi ne. Brezit tė Blakajt dhe shumė krijueseve dhe atdhetarėve tjerė, qė hise ju ra mėrgimi e katandisja rrugėve tė botės, ju takon qė tė lėmė gjurmėt tė shkruara nė letėr dhe tė mburren sado nė mėnyrė modeste pėr kėto gjurmė. Fundja ne as e kemi nisur tė parėt kėtė rrugė as do tė jemi tė fundit. Qė nga Rilindėsit e deri mė sot, letėrsia jonė shqiptare, apo mė mirė mė thėnė njė pjesė e mirė e origjinės sė letrave tė shkruara nė gjuhėn tonė tė bukur ka varguar nga rrugėt e syrgjynit, pra tė kurbetit tė sotėm por gjithė herė me frymėzimin nga dhe pėr atdheun, pėr vendin dhe populli tanė. Prandaj, porosia e shkrimit tim ėshtė: Lini gjurmėt tuaj tė shkruara nė letėr, qoftė edhe me njė kujtim, shkrim, poezi, ditar, shėnim e diēka tė vogėl! Vetėm gjėrat e shkruara mbesin dhe rrojnė. Qė para erės sonė, kemi shėnime tė ndryshme si ato tė Heraklitit mbi natyrėn bie fjala, por qė nuk kemi diēka mė gjerėsisht tė shkruar pėr Millesh Kopiliqin i cili Sulltanit tė madh tė Turqisė , ia la kokėn nė Kosovė si hipotekė tė historisė!...
Mbi kėtė bazė dua ta pėrgėzoj autorin Blakaj i cili me pėrkushtim tė madh ka shtjelluar, ngjarjet e hidhura por tė vėrteta kur UDB-ja jugosllave me mekanizmat e saja tejet tinėzare, kishte arritur tė depėrtonte thellė nė poret e jetės sonė, duke i vu tė gjithė mekanizmat mbytės e asgjėsues tė kundėrshtarėve tė saj e nė veēanti tė shqiptarėve liridashės e krejt veēantė tė kokave tė kombit tonė siē ishin: Haxhi Zeka, Bajram Curri, Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Fazli Grajqevci, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, Kadri Zeka, Zija Shemsiun e dhjetėra pishtarėve tjerė tė lirisė. Autori, duke e jetėsuar ngjarjen deri nė shkallėn e njė romani i cili do tė jetoj gjatė, duke iu dhėnė fuqi personazheve tė pėrjetėsisė siē janė Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka, me saktėsi dhe pa e devijuar realitetin futet poreve tė veprimit tė Shėrbimeve sekrete tė UDB-sė duke i gjurmuar e denoncuar ato para opinionit tė gjerė.
Pėrfitimi material dhe platforma e dikurshme politike, frymėzimin e krijueseve e turbullonte atė botė me dinar e verė tė kuqe mes prehjeve tjera imorale. Pėr fatin tonė tė mirė, sot poenta e krijuesit tė ri Blakaj, kalon caqet e njė qėllimi pėr tė qenė vetėm emėr krijues. Ky brez, ka qorr njė herė e pėrgjithmonė shabllonet e njė politike tė ndyrė, qė fuste hundėt edhe aty ku nuk e kishte vendin, siē ishte mendimi i lirė i krijueseve nė lėmi tė ndryshme tė artit. Krijuesi, si njohės i mirė i sistemit tė vlerave, di ku ta fokusoj ngjarjen, di ta zbėrthejė atė dhe di t'i japė shpirt asaj, duke e kompletuar me petkat e saj. Autori Blakaj me gjithė kėto peripeci, ka dhėnė vlera nė kėtė lėmi si nė dy veprat e tij tė para: "Misioni Sekret" dhe "Thesaret e Humbura", duke e dėrguar misionin e vet edhe mė tej nė fushėn e letrave me romanin e tij mė tė ri:" Vrasja brenda germės L". Romani plotėson tė gjitha standardet e njė vepre tė lartė letrare dhe jo vetėm qė do t'i qėndrojė kohės, por do jetė ajo shoqėruese e denjė kohės pėr shkak tė kėrkesės sė lexuesit. / Mehmet BISLIMI /

Halil
Haxhosaj
postuar
erenikut: Sun Mar 23 10:23:01 2008
botuar: E hėnė 24 mars, 2008 00:00 am
DINAMIZMI I POEZISĖ DHE I FIGURACIONIT POETIK

Sa herė qė poeti Din Mehmeti paraqitet me vargje poetike nė faqet e shtypi tonė, apo edhe me vepėr poetike, vėrehet nė tė njė dinamizėm poetik si nė vargje poashtu edhe nė figuracion dhe semantikė tė veprės. Ky dinamizėm nuk ėshtė i ngurtė, madje as i shkapėrderdhur, por ėshtė tingėllimė qė pėrkon me kohėn, situatėn dhe intrigat e saj qė ngacmojnė subjektin lirik, nė njėrėn anė dhe receptorin, nė anėn tjetėr. Andaj, kėshtu, mund tė konstatohet se Din Mehmeti jo vetėm qė ka krijuar individualitetin e vet letrar e poetik, por ai ėshtė njėri ndėr krijuesit tonė mė produktiv dhe mė dinamik nė letėrsinė bashkėkohore shqiptare. Ky konstatim rrjedh mu pėr atė sepse, vėllimet poetike tė Din Mehmetit shtrihen duke u kapėrdirė nėpėr dinamikėn e kohės, situatės dhe treguesve tė saj, duke marrė ngjyrė, dinamikė, frymėzim, rrėfim e pse jo edhe pėrjetime lirike. Vetėm kėshtu, lirizmi poetik i kėtij poeti ėshtė i ngrohtė, ėshtė i kapshėm, ėshtė pėrjetues, ėshtė domethėnės dhe ndijesor.
Edhe nė pėrmbledhjen poetike Zjarri i kėngės, poezi, botimet Toena, Tiranė, 2007, rrjedha artistike bėhet duke depėrtuar nėpėr kėto hallka dinamike tė jetės sė njeriut tė poetit dhe botės sė tij reale e poetike. Kjo botė nuk ėshtė statike, ashtu sikurse nuk stagnon as njeriu i saj, ashtu sikurse nuk stagnon as jeta. Ajo ėshtė dialektikė qė merr konceptin e njė refleksioni duke shkuar kah filozofia e receptivit dhe tė nyjave tė saj. Prandaj:
Sa ēel e mbyll sytė
Bėhem zhbėhem
Shtrembėrohem majtas
Drejtohem djathtas ...
(Poezia Pa formė)
Kėshtu poeti ndėrron edhe formėn e rrėfimit poetik, madje edhe nyjėtimin artistik, gdhendjen figurative e metaforike, duke e shtirė atė nė konceptin modern tė dinamikės sė jetės. Edhe kėshtu transformohet jo vetėm subjekti lirik e poetik, por edhe ai real i botės sė Din Mehmetit. Dhe e gjithė kjo shkon ngadalė dhe nė mėnyrė moderne duke vėshtruar nėpėr tė gjitha poret e jetės dhe krajatave tė saj. Dhe nė secilėn prej tyre, tė bardhė e tė zezė, tė ėmbėl e tė hidhur, tė qetė e tė rrėmbyeshme, tė ngritur e tė zbritur, ecet nėpėr rrathėt e stilit posmodern e modern tė shprehjes poetike. Poeti, Din Mehmeti, nė raste tė tilla nuk mėton tė pėrdorė figuracion tė dendur, qė ėshtė quajtur figuracion hermetik, i cili pėrdorej nga disa krijues vetėm pėr tė marrė epitetin e krijuesit modern. Kjo nuk ndodh nė vargjet e poezive tė vėllimit Zjarri i kėngės tė poetit, sepse:
Askush nuk mė thėrret
Askėnd nuk thėrras
Nė qytetin tim
Jam bėrė harresė
thotė ai nė disa vargje tė poezisė Jashtė kohės. Edhe pse ky titull duket jashtėreal, madje edhe jashtėkohor, sipas poetit, poezia nuk ka hermetizėm shprehės e as ngrirje hermetike, ngase
E unė lidhem e zgjidhem
Nė fjalėt e mia.
Dinamika e vargjeve dhe e figuracionit tė pėrdorur nė kėtė vėllim poetik tė Din Mehmetit shtresohet nėpėr shtatė qerthuj poetikė sikur nėpėr shtatė krajatat e jetės, nėpėr shtatė nyjat e lidhjes sė saj me njeriun, nėpėr shtatėdhjetė e shtatė gėzimet e hidhėrimet e saj, nėpėr shtatėqind e shtatėdhjetė e shtatė ngritjet e zbritjet, nėpėr shtatėmijė e shtatėqind e shtatėdhjetė e shtatė ēudirat e tmerret. Vepra hapet me poezinė ēelės Ēkuptim ka ajo kėngė zogu pėr tė vazhduar me qerthullin e parė: Tokė pa qiell, 2. Tė kesh besim nė mua, 3. Jeta ėshtė guxim, 4. Zjarr i zi 5. Boshėsi, 6. Letėr Evropės dhe 7. Nė fund tė mendimit.
Madje ajo kurorėzohet edhe me pėrjetimet dhe ngjyrimet autoktone tė njeriut tė kėsaj treve tė quajtur Kosovė, i cili nė poezinė e Din Mehmetit, quhet Binak Bregu. Kjo figurė e kėtij poeti nuk ėshtė krijuar vetėm nė kėtė pėrmbledhje poetike, por jeton qė nė krijimet e para tė tij. Binak Bregu shfaqet nė veprėn poetike tė Din Mehmetit sa herė qė nė kėto anė fryjnė erėra tė furishme, madje edhe tornado zhbėrėse. Por ai nuk zhvendoset nga toka e tij, nga varret e tė parėve sepse:
Mė thoni ju mua si mund tė pėrshėndetem
Me tė vdekurit tanė qė flenė atje nė breg
Me ata qė e deshėn aq shumė kėtė tokė
E pėr tė derdhėn aq shumė gjak.
Dhe kjo tokė e Binak Bregut qė quhet Kosovė nuk zhbėhet, edhe pse nė tė janė varrosur shumė thasė tė tmerrit, ngase ata nė luftė i pėrcjellė ende zėri i lahutės sė babait, e cila ėshtė kokėzjarrtė pėr njė dritė pėr shpirt. Sepse nėpėr njė tunel tė zi ėshtė nisur pėr tė ardhur njė tren i bardhė si vigan me diell nė ballė dhe atė askush nuk mund ta ndalė ngase ėshtė ėndėrr e jona, thotė poeti. Dhe ky tren mė nė fund mbėrriti nė stacionin e tij nė Kuvendin e Kosovės, mė 17 shkurt tė vitit 2008. Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran qė u njoh menjėherė nga shumė shtete tė tjera tė mbarė botės. Atėherė nė qiellin e shqiptarisė shqiponja me krahun e majtė tė shkoqur nga furtuna qė fluturonte qiellit u ēudit ngase:
Shqiponja u hodh dhe duke lėvizur krahun
e djathtė shpejt
I doli i majti jo i zi por krejtėsisht i bardhė...
thuhet nė disa vargje tė poezisė Krahu i bardhė.
Dinamizmi poetik i vargjeve dhe figurave tė poetit Din Mehmeti nuk ėshtė i mbyllur. Ai mbetet i hapur pėr tė hapėruar nėpėr kohėra dhe hapėsira tė reja. Pėr tė bartur nėpėr to jehonėn dhe mesazhin e vet. Andaj, dinamizmi shpreh dashurinė dhe dėshirėn pėr tu bėrė njė me tė bukurėn, me artin, me poezinė, sepse:
Lamtumirė vėllai im poet
Po ta lė njė fletore tė hapur
Dhe njė laps nė tavolinėn e punės
Qė ta shkruash njė poezi qė do tė jetonte
Nga drita e vet
(Poezia: Nė fund tė mendimit).
Ky ėshtė njė vizion i poetit, i cili ėshtė i pranishėm nė poezi qė nga antikiteti. Andaj, Din Mehmeti ėshtė poet me vargje dhe figuracion dinamik qė shpreh njė vizion poetik tė lirė, modern dhe shumė domethėnės. Alen Boske thotė pėr vizionin e poetit: Shpirti i njė populli pasqyrohet nė poezi mė mirė se nė ēdo formė tjetėr tė artit. Mbase i tillė ėshtė edhe dinamizmi poetik i veprės sė Din Mehmetit nė pėrgjithėsi dhe i asaj Zjarri i kėngės nė veēanti..