Doli nga shtypi libri mė i ri Shteti i Kosovės Realitet Nderkombėtar, AUTOR, SYLĖ ARIFI
DER STAAT KOSOVO EINE NEUE INTERNATIONALE REALITÄT
27 tetor 2010
Sylė Arifi, publicist dhe analist, tani pas gjasht librave tė botuar nė lėmin e publicistikės analitike, doli edhe me librin e tij tė shtat Shteti i Kosovės Realitet Nderkombėtar DER STAAT KOSOVO EINE NEUE INTERNATIONALE REALITÄT Domethėnia e titullit, gjegjėsisht e emėrtuesit tė pėrbashkėt e kėtij libri, pasqyron aktualisht shtetndėrtmin e Kosovės, pėrpjekjet angazhimet dhe sakrificat e shumė gjeneratave, si dhe kontributin e veqant tė faktorit nderkombėtar. Kėtij synimi historik e shekullor tė Kosovės pėr mėvetėsi e pavarėsi, autori i qaset pėr tė shpjeguar anėt e ndėrlikuara, madje edhe tė shumėllojshme, duke analizuar jo vetėm kontributet, por dhe pengesat nė shtetndėrtimin e Republikės sė Kosovės. Ky Librin ka dy fushėveprime nėpėr tė cilat gėrshetohen tė gjitha ngjarjet dhe poqeset nė bėrjen e shtetit tė Kosovės, tani realitet i ri ndekombėtar
Konceptet, ndėrtimet, qėllimet, qeverisja, marrėveshjet dhe negociatat e
subjekteve ndėrkombėtare duke filluar nga OKB-ja, UNMIK-u, KFOR-i e deri te
EULEX-i, dhe
Aspiratat, tentimet, rropatjet, mundimet, zgjedhjet dhe organizimet qeverisėse
tė subjekteve politike tė Kosovės qė nga lufta e UĒK-sė e deri te Marrėveshja e
Kumanovės, mė 10 Qershor 1999. Nė kėtė binar shkohet edhe mė tutje qė nga
zgjedhjet e para, shpallja e pavarėsisė nga ish Kuvendi i Kosovės, Kushtetuta e
Kaēanikut, Konferenca e Rambujesė e deri te formimi i Kėshillit tė Unitetit e
Grupit Iniciator nė Kosovė. Mbėshtetja e lėndės sė trajtuar nė libėr mbi kėta dy
binarė sjell konceptimin analist tė autorit, i cili ka grumbulluar material tė
sistemuar, qė e rregullon lėndėn qė ėshtė mė aktuale dhe mė efikase e
domethėnėse pėr ta trajtuar nė veprėn e tij. Autori Sylė Arifi, punėn e tij
krijuese, nė fushėn e analizave politike, e ka mbėshtetur nė fakte, dokumente
dhe aktivitete tė pėrditshme tė tė gjitha subjekteve politike, shoqėrore, madje
edhe partiake tė atyre qė veprojnė nė Kosovė. Materialin e ndarė pėr analizė
publicistike, autori e strukturon nė librin e tij duke e ndarė nė pesė pjesė dhe
nė shumė kapituj e nėnkapituj qė rekapitullojnė tėrėsinė kompozicionale tė
veprės. Ky strukturim kapėrdihet nėpėr mese, stade dhe situata qė janė evidente
dhe tė cilat kanė lėnė, e pse jo, ende lėnė gjurmė evidente nė politikėn
bashkėkohore tė Kosovės nė veēanti, dhe asaj ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi.
Bashkadministrimi qeverisės vendor dhe ndėrkombėtar dhe lindja e njė pluralizmi
partiak pas pėrfundimit tė luftės sė udhėhequr nga UĒK-ja, bėri qė nė fillimet e
kėtij pluralizmi tė lindin mospajtime, madje edhe fėrkime nė mes partive
politike tė Kosovės. Kjo reflektohej edhe nė konceptin e zhvillimit tė luftės
politike pėr shtetėsinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Andaj, uniteti i subjektit
politik e qeverisės tė Kosovės ka peshėn mė tė madhe nė kalueshmėrinė e
pengesave mė tė mėdha pėr bėrjen e shtetėsisė sė Kosovės shtet i pavarur dhe sa
mė pak "i mbikėqyrur'. Autori,nuk pajtohet qė tė harrohet kontributi i atyre
veprimtarėve politikė e atdhetarė, dėshmorėve, heronjve dhe shumė luftėtarėve tė
cilėt kanė luftuar pėr Kosovėn shtet i pavarur.
Nė disa kapituj e nėnkapituj tė veprės dalin nė shesh disa koncepte tė negociatave pėr Kosovėn qė, nė fakt duken se janė vetėm sa pėr t'u bėrė. Kosova nė analizat e Sylė Arifit duket se ėshtė shndėrruar nė dualizėm tė pėrgjegjėsive, i cili dualizėm shpesh bie ndesh nė mes tė qeverisjes vendore dhe ndėrkombėtare. Andaj, njėri prej kushteve mė efikas dhe mė tė pėrshtatshėm pėr shtetėsinė e Kosovės do tė ishte referendumi. Mungesa e kėtij akti demokratik dhe mė frytdhėnės, solli ecurinė e veēantė qė Kosova ėshtė rast i veēantė, "sui generis", thotė autori. Edhe Plani i Ahtisarit zė njė vend tė duhur nė kėtė vepėr publicistike e analitike tė autorit Sylė Arifi. Ky Plan duhet patjetėr tė mbėshtetet nga faktori politik vendor, sepse nėse shndėrrohet nė rezolutė, atėherė e hedh poshtė Rezolutėn1244, e cila nuk ėshtė zgjidhje e pėrshtatshme pėr statusin e Kosovės, madje as pėr konceptin "shtet tė mbikėqyrur". Megjithatė, ky Plan mbetet alternativa kryesore pėr bėrjen e Kosovės shtet!!!. Andaj, Kosova duhet tė ketė sovranitet qė ta fitojė pavarėsinė e plotė, sepse nė marrėveshje me Beogradin nuk u arrit dhe as qė do tė arrihet ndonjė zgjidhje ndonjėherė pėr Kosovėn. Nė pjesėn e parė autori shkruan pėr, Projektin politik pėr shtetndėrtimin e Kosovės, duke i vlerėsuar lėvizjet politike dhe studentore gjatė shekujve, e deri me sot. Sipas autorit kėto ishin pėrpjekjet historike nga shumė gjenerata qė u kanė ndihmuar ngjarjeve historike pėr shtetbėrjen e Kosovės. Sigurisht se kėto ishin ngjarjet e rėndėsishme politike qė kanė ndihmuar dhe sjellė Projektin ushtarak pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės.
Pjesa e dytė e librit, vlerėson luftėn ēlirimtare tė bėrė nga UĒK-ja si projekti mė vendimtar pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Pėrpjekjet vazhduese pėr liri, barazi dhe pavarėsi tė Kosovės, janė vazhduar nga rrafshi institucional i quajtur, Projekti institucional pėr Republikėn e Kosovės, vlerėsuar si Udhėkryqet pėr pavarėsinė e Kosovės prej shumė vitesh, pjesa tretė e librit. Pjesa e katėr i ėshtė kushtuar Projektit demokratik pėr vetėvendosje tė popullit tė Kosovės, si kriter demokratik me parimin e tė drejtės pėr vetėvendosje politike, pra me Referendum tė vendosė pėr fatin e vet politik populli i Kosovės! Si rrjedhojė e mos respektimit tė aktit demokratik pėr vetėvendosje tė popullit tė Kosovės, ka pasuar Projekti ndėrkombėtar qė Kosova tė shpalli pavarėsinė bazuar nė Planin Ahtisari ! Pjesa e pestė e veprės sė Sylė Arifit pėrbėhet prej disa kapitujsh e nėnkapitujsh, ku sendėrtohet aspirata kryesore e shekullore e popullit tė Kosovės pėr vendin e tyre shtet tė pavarur dhe sovran. Dhe kjo arrihet mė datėn 17 Shkurt tė vitit 2008 nė mbledhjen solemne tė Parlamentit tė Kosovės me shpalljen e shtetit tė Kosovės, leximin dhe nėnshkrimin e Deklaratės sė pavarėsisė, miratimin e Flamurit dhe tė stemės sė shtetit tė Kosovės. Autori ėshtė i vetėdijshėm se akti i shpalljes sė Kosovės shtet i pavarur dhe sovran nuk do tė shihet mirė nga armiqtė dhe okupatorėt shekullorė. Shteti i Kosovės ėshtė rezultat i luftės ēlirimtare, i gjakut tė derdhur tė shumė bijve dhe bijave tė saj. Gjaku i tyre u bė kurorė e shtetit, andaj duhet ēmuar sakrifica e tyre dhe kurrė nuk duhet nėpėrkėmbur. Kosova shtet sovran dhe i pavarur ėshtė realitet ndėrkombėtar dhe pjesė e politikės demokratike ndėrkombėtare. Pas shpalljes sė pavarėsisė disa shtete treguan solidaritetin dhe pajtueshmėrinė me kėtė realitet dhe filluan ta pranojnė edhe zyrtarisht Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.
Andaj, Republika e Kosovės u bė realitet diplomatik ndėrkombėtar sepse u fut nė agjendėn e shteteve tė njohura ndėrkombėtarisht nga SHBA, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e shumė vende tė tjera, pėr ēka deri me sot ėshtė njohur nga 70 shtete tė ndryshme. Por, pas kėsaj nuk pushuan dhe as qė pushojnė fushatat e kriminalizuara ndaj shtetit mė tė ri nė botė, Kosovės. Kėto fushata i kurdis pushteti serb, i cili kurrsesi nuk mund tė pajtohet me kėtė realitet, duke kurdisur skenarė tė ndryshėm pėr ndarjen e Kosovės. Nė kėta skenarė kriminalė bėn pjesė edhe libri i Carla Del Pontes, ish-kryeprokurores sė Gjykatės sė Hagės, e cila mundohet tė shpifė dhe ta shpallė kriminele UĒK-nė, luftėtarėt e saj, madje edhe popullin shqiptar tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė. Qėllimi i Pontes ishte qė ta barazojė kriminelin, okupatorin dhe viktimėn, gjegjėsisht ēlirimtarin, thotė autori nė kėtė kapitull tė veprės sė tij.
Vepra pėrfundon me disa kapitujt "Institucionet e Kosovės me sovranitet tė kufizuar shtetėror" dhe "Kushtetuta e Kosovės akti mė i lartė juridik", ku autori paraqet realitetin e kohės nė shtetin e pavarur tė Kosovės, gjatė periudhės sė tranzicionit dhe sendėrtimit tė ligjeve nga Plani i Ahtisarit, ndėrtimi i tė gjitha mekanizmave shtetėrorė si plotėsim i infrastrukturės ligjore. Hyrjen e EULEX-t dhe shtrirja e tij nė gjithė hapėsirėn e Republikės me vėshtirėsi dhe pengesa nga pakica serbe nėn skenarėt ruso-serbe. Vlerėsohet Rezoluta 1244, jashtė planit Ahtisari dhe nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, me sugjerim tė shfuqizimit tė saj dhe largimit tė UNMIK-t nga shteti i Kosovės. Nė veprėn e Sylė Arifit gjenden dėshmi, dokumente dhe mjete tė tjera me tė cilat autori e pasuron atė. Janė pėrfshirė kėtu edhe zhvillimet politike, institucionale dhe ato nderkombėtare, duke i paragjykuar edhe mendimin e GJND si dhe rezulutes se fundit te miratuar nga Asambleja e pergjithshme e KS tė OKB-es, edhe pas dy vite tė ekzistimit tė Shtetit tė kosovės tani mė si realitet nderkombėtar. (nga: PASTHĖNIE e librit)